Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U arrestua nga SPAK/ “Cinco Cavalli” distancohet nga ish-pronari: S’ka më lidhje me ne!

28 July 2025 at 13:25

Biznesmeni Ermir Ndreaj u arrestua pak ditë më parë nga SPAK në kuadër të një operacioni të kryer në bashkëpunim me autoritetet europiane, ku u godit një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës, duke sekuestruar kokainë me vlerë tregu prej 411 milionë eurosh. Sipas SPAK, ky grup i strukturuar kriminal vepronte përmes një organizimi të […]

The post U arrestua nga SPAK/ “Cinco Cavalli” distancohet nga ish-pronari: S’ka më lidhje me ne! appeared first on BoldNews.al.

Elezi: Spitali i Tetovës shpall konkurs për 119 punësime, zgjidhet çështja e personelit mjekësor me kontrata në vepër

24 July 2025 at 13:37

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, sot ka njoftuar se është shpallur konkurs për 119 punësime të reja të përhershme në spital, me të cilin siç tha, do të zgjidhet çështja e personelit mjekësor të cilët me vite kanë punuar me kontrata në vepër.

Ai theksoi se ky konkurs është më i madhi për nga punësimet me vendim, që nga themelimi i spitalit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ashtu siç paralajmëruam, sot zyrtarisht Spitali i Tetovës ka shpallur konkurs për punësimin 119 kuadrove të reja shëndetësore, ndërsa pjesa e ngelur administrative do të shpallet për një kohë të shkurtër nga agjencioni i administratës. N funksion të përforcimit të kapacitetit të spitalit, ky konkurs përbën numrin më të madh të punësimeve me vendime të përhershme, që nga themelimi i Spitalit të Tetovës.

“Pozita e shpallura përfshijnë: mjekë të profileve të ndryshme, motra medicinale dhe infermierë, teknik laborantë dhe personel laborantë mjekësor, si dhe personeli administrativ. Ky konkurs është hap i rëndësishëm për avanimin e sistemit shëndetësor”, tha Elezi.

Ai theksoi se gjatë procedurave administrative nuk do të ketë ndikime politike dhe se gjatë punësimit do të merren parasysh përvoja dhe kualifikimet e kandidatëve./Telegrafi/

The post Elezi: Spitali i Tetovës shpall konkurs për 119 punësime, zgjidhet çështja e personelit mjekësor me kontrata në vepër appeared first on Telegrafi.

Agon Elezi zyrtarizohet te Sarajeva

16 July 2025 at 22:37

Pasi ndërpreu kontratën me klubin gjerman Bochum, anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Agon Elezi, ka nënshkruar marrëveshje me Sarajevën deri në vitin 2028. 24-vjeçari rikthehet në rajon pas një eksperience në Kroaci dhe Gjermani, duke shpresuar në më shumë minuta loje, njofton Telegrafi.

Mesfushori shkupjan, Agon Elezi është zyrtarisht futbollist i ri i FK Sarajevo. Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut ka firmosur kontratë deri në vitin 2028 me klubin boshnjak, duke u bërë një nga përforcimet kryesore të verës.

Elezi së fundmi ishte pjesë e klubit gjerman VfL Bochum, me të cilin ndërpreu bashkëpunimin si lojtar i lirë. Në sezonin e kaluar, ai ishte i huazuar te Gorica në Kroaci, ndërsa pas rikthimit në Gjermani, vendosi që për më shumë hapësirë të rikthehet në futbollin e rajonit.

24-vjeçari është produkt i akademisë së FC Shkupit, ku edhe hodhi hapat e parë në karrierë. Nga aty, ai kaloi te Caen në Francë, por nuk arriti të konsolidohej dhe më pas vijoi rrugën me Vëllazërimin, Skënderbeun e Korçës dhe më pas me sukses te Varazhdin në Kroaci – periudhë që i hapi rrugën drejt transferimit në Bundesligë.

Rikthimi në Ballkan për Elezin është një tjetër sfidë, ku me fanellën e Sarajevës synon të rigjejë formën më të mirë dhe të kontribuojë në sukseset e klubit të njohur boshnjak. /Telegrafi/

The post Agon Elezi zyrtarizohet te Sarajeva appeared first on Telegrafi.

Drejtorët e Ballukut “vjedhin” shqiptarët, qytetari: Abuzim! Më erdhi 500 mijë fatura e energjisë për majin

By: Oldi
5 July 2025 at 12:50

Një qytetar nga Tirana ka denoncuar një skandal të vërtetë përsa i takon faturimit abuzues të energjisë elektrike. Qytetari në denoncimin e tij thekson se punonjësit e KESH dhe OSHEE nuk kontrollojnë më sahatet në terren por vendosin faturime me shifra të paimagjinueshme. Sipas tij, në muajin maj fatura e energjisë ka arritur deri në […]

The post Drejtorët e Ballukut “vjedhin” shqiptarët, qytetari: Abuzim! Më erdhi 500 mijë fatura e energjisë për majin appeared first on BoldNews.al.

“Vendimet e tij po rrezikojnë seriozisht Kosovën”/ Kurti sfidon BE dhe SHBA-në flet eksperti i sigurisë: Po vijon të…

1 July 2025 at 17:42

Më herët Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar qeverinë Kurti kundër një hapi të tille duke thënë se ky veprim do te sillte tensione në veri dhe minim të paqes dhe stablitetit në rajon.

Qeveria e Kosovës po hedh këtë të martë gurthemelet për dy ura të reja mbi lumin Iber që sipas tyre do të shërbejnë për lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve.

Pavarësisht paralajmërimeve të njëpasnjëshme për të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara, Albin Kurti vijon të sfidojë komunitetin ndërkombëtar.

Bedri Elezi, ekspert i sigurie, i ftuar në një intervistë televizive u shpreh se kryeministri i Kosovës me këto akte të pa konsultuara me ndërkombëtarët po krijon premisa, të cilat mund të kenë pasoja për venin.

Ai theksoi se ndërtimi i tyre nuk mund të bëhet pa një konsultim paraprak me aleatët perëndimorë, si SHBA dhe Bashkimi Evropian.

“Albin Kurti po vijon të përçajë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Vendimet e tij po rrezikojnë Kosovën. Të gjithë po bëjnë përpjekje, që mos të ketë eskalim të situatës së sigurisë në veri. Kjo nismë e ndërtimit të urave të mbetet si një përpjekje dhe mos të shkohet më tej pa një konsultim me BE dhe SHBA.”, tha ai.

Kosova vazhdon të mbajë gjallë ngërçin politik, pasi që prej shkurtit, deputetë nuk po arrijnë të konstituojnë Kuvendin e ri.

Plot 40 herë ka dështuar përpjekja e tyre për konstituimin e Kuvendit dhe palët kanë hedhur akuza ndaj njëra tjetrës, por gjithsesi barra kryesore në këtë proces bie mbi partinë fituese, e cila ka ngulur këmbë dhe nuk propozon një emër tjetër për kryetare Kuvendit, përveç Albulena Haxhiut, emri i së cilës po kundërshtohet nga spektri opozitar.

Për këtë çështje, Elezi tha se çdo deputet ka përgjegjësi dhe obligim të votojë pro funksionimit të institucioneve.

“Çdo deputet që merr besimin e qytetarëve ka obligim për krijimin e institucioneve. Nëse nuk do kemi angazhim konkrete për krijimin e institucioneve, atëherë e prekim interesin drejtpërdrejtë të Kosovës”, theksoi ai.

The post “Vendimet e tij po rrezikojnë seriozisht Kosovën”/ Kurti sfidon BE dhe SHBA-në flet eksperti i sigurisë: Po vijon të… appeared first on Sot News | Lajme.

Kurti sfidon BE dhe SHBA/ Eksperti i sigurisë: Vendimet e tij po rrezikojnë seriozisht Kosovën

1 July 2025 at 17:36

PRISHTINË- Pavarësisht paralajmërimeve të njëpasnjëshme për të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara, Albin Kurti vijon të sfidojë komunitetin ndërkombëtar.

Qeveria e Kosovës po hedh këtë të martë gurthemelet për dy ura të reja mbi lumin Iber që sipas tyre do të shërbejnë për lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve.

Më herët Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar qeverinë Kurti kundër një hapi të tille duke thënë se ky veprim do te sillte tensione në veri dhe minim të paqes dhe stablitetit në rajon.

Bedri Elezi, ekspert i sigurisë, u shpreh për “Balkan Update” në ABC News se kryeministri i Kosovës me këto akte të pa konsultuara me ndërkombëtarët po krijon premisa, të cilat mund të kenë pasoja për venin.

Ai theksoi se ndërtimi i tyre nuk mund të bëhet pa një konsultim paraprak me aleatët perëndimorë, si SHBA  dhe Bashkimi Evropian.

“Albin Kurti po vijon të përçajë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Vendimet e tij po rrezikojnë Kosovën. Të gjithë po bëjnë përpjekje, që mos të ketë eskalim të situatës së sigurisë në veri. Kjo nismë e ndërtimit të urave të mbetet si një përpjekje dhe mos të shkohet më tej pa një konsultim me BE dhe SHBA.”, tha ai.

Kosova vazhdon të mbajë gjallë ngërçin politik, pasi që prej shkurtit, deputetë nuk po arrijnë të konstituojnë Kuvendin e ri.

Plot 40 herë ka dështuar përpjekja e tyre për konstituimin e Kuvendit dhe palët kanë hedhur akuza ndaj njëra tjetrës, por gjithsesi barra kryesore në këtë proces bie mbi partinë fituese, e cila ka ngulur këmbë dhe nuk propozon një emër tjetër për kryetare Kuvendit, përveç Albulena Haxhiut, emri i së cilës  po kundërshtohet nga spektri opozitar.

Për këtë çështje, Elezi tha se çdo deputet ka përgjegjësi dhe obligim të votojë pro funksionimit të institucioneve.

“Çdo deputet që merr besimin e qytetarëve ka obligim për krijimin e institucioneve. Nëse nuk do kemi angazhim konkrete për krijimin e institucioneve, atëherë e prekim interesin e drejtpërdrejtë të Kosovës”, theksoi ai./abcnews.al

“Lutja para Seancës së Kuvendit”

By: KultPlus
1 July 2025 at 11:30

Nga poezitë aktuale të Agron Elezit:

(Shkruar nga Muharrem Elezi – shkrimtar, nënkryetar i lidhjes se shkrimtarëve të Kosovës, dega në Gjilan)

Në traditën e poetëve të mëdhenj, nga Homeri te Dante, nga Naimi te Migjeni, poezia nuk ka qenë vetëm zbukurim i fjalës, por një akt profetik edhe i ndërgjegjes shoqërore. Kjo poezi e Agron Elezit, “Lutja para Seancës së Kuvendit”, qëndron në të njëjtën linjë të thirrjes së ndërgjegjes kolektive përballë krizave historike, politike dhe morale.

Në një aktualitet ku institucionet kosovare janë në bllokadë për shkak të egos së ngushtë të liderëve, poeti ngre zërin si zë i ndërgjegjes kombëtare, duke e kthyer lutjen e tij në një manifest politik shpirtëror. Ai e percepton poezinë si lutje, por lutja këtu është një akt publik, një gjest i madhërishëm poetik që i tejkalon muret e parlamentit dhe flet me gjuhën e zemrës ndaj një kombi që rrezikon të vetëshkatërrohet nga Brenda; jo më nga pushtuesi, por nga mosmarrëveshjet mes bijve të vet.

Poema ka një strukturë lutëse, por ritmike dhe e qëndrueshme, si një psalm i shekullit XXI. Ajo përbëhet nga një seri thirrjesh drejtuar Zotit, ku çdo varg është një element moral, institucional dhe filozofik:

Na jep busullën e së vërtetës
drejt yjeve të mrekullive të mbijetesës

Kjo është një gjuhë e cila kombinon metaforën biblike me shqipen e gjallë dhe të thellë gegë. Një zgjedhje stilistike që nuk është rastësore, por me vetëdije të qëllimshme, për ta rrënjosur poezinë në realitetin autentik shqiptar.

Thelbi i kësaj poezie është një klithmë, jo vetëm lutje. Një klithmë që ngrihet nga vetëdija e një populli që, edhe pasi ka dalë nga skllavëria shekullore, rrezikon të fundoset nga mosmarrëveshjet e brendshme, nga inati politik dhe nga etja për pushtet.

Pyetja që ngrihet nëntekstualisht është tronditëse:

“Si është e mundur që pas shekujve të dhimbjes, prap po përsëritet historia?”

Poeti, si një orakull modern, paralajmëron se mungesa e burrërisë për të falur, mungesa e dinjitetit për të respektuar, dhe verbëria e lakmisë për pushtet, po i kthen shqiptarët mbrapsht; nga ëndrra e shtetit në makthin e përçarjes.

Ky tekst nuk është vetëm një poezi, por një program etik, një vizion utopik i mundshëm për politikën shqiptare, ku “qeverisjet shërbejnë, e nuk sundojnë”. Kjo është një poetikë e drejtësisë dhe urtësisë, e cila synon të kujtojë se kombi pa drejtësi, pa mëshirë dhe pa përulësi, është një anije pa drejtim.

Lutja para Seancës së Kuvendit” është një poezi me potencial institucional, e cila mund të lexohet në fillim të çdo seance parlamentare jo si rit fetar, por si akt i vetëdijes kolektive. Ajo është dëshmi se poeti, me intuitën e tij, është më aktual se vetë politikanët. Poeti sheh më larg sepse e ndien më thellë. E pikërisht kjo është vlera e veprës: nuk jep zgjidhje teknike, por jep shpirt dhe busull morale – atë që politikës së sotme shqiptare i mungon më së shumti.

Në fund, kjo poezi është një akt shprese, por edhe një akt ndërgjegjjeje historike. Një pasqyrë e gjendjes sonë politike, por edhe një dritë e mundësisë që zëri i poetit të bëhet zëri i arsyes në Kuvendin e Kombit.

Ashtu qoftë!

Lutja Para Seancës së Kuvendit

O Zot!
Udhëheqna me ernat e arsyes
dhe velat e përgjegjësisë
me ligjet që nuk vrasin, por shërojnë
Udhëheqna drejt ishujve të paqes dhe dashurisë
me qeverisjet që shërbejnë, e nuk sundojnë

Shpëtona o Zot
Nga mjerimi i stuhive mendjemëdha
nga valët e liga të lakmisë dhe mashtrimit
Mos lejo djalli me na çmend e me na përça
me vorbullat joshëse të tradhëtisë dhe tundimit 

Na jep busullën e së vërtetës
drejt yjeve të mrekullive të mbijetesës:
Na jep urtësi me folë
e guxim me vepru
Zemër me shërby
e shpyrt m’u mëshiru
Thellësi me peshë t’votës
e lartësi prej shenjtori
Na jep burrni me falë, Zot
e dinjitet me respektu

Na i bo sytë largpamës si t’shqiponjës
mos me lanë mendjen e ultë n’maxhe t’bukës
Na i bo veshët të mprehtë si t’ujkut
me i dëgju edhe djallëzitë ma t’thella t’nëntokës

Plotësoje o Zot amanetin e rilindasve
fjalët e shenjta të dijetarëve shpyrt-bardhë
që n’këtë risk tonin dhe t’pasardhësve
të ndërtojmë një shtet dhe shoqëri të mbarë
Ashtu u boftë!/ KultPlus.com

EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

28 June 2025 at 11:19

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 50” është vënë në pranga shtetasi Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi, 40 vjeç, i cili është kapur në Dibër. Ai akuzohet nga autoritet italiane për trafik të lëndëve narkotike. “Gjykata në L’Aquila […]

The post EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete appeared first on BoldNews.al.

“Izraeli duhet ta kërkojë armëpushimin”/ Elezi: Por jo Trump. Me Iranin të ulen në tavolinën e bisedimeve

By: Re Nato
24 June 2025 at 16:24

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se Izraeli duhet ta kërkojë armëpushimin dhe jo presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një intervistë për “Faqja 4” në ABC News, Elezi u shpreh se Izraeli dhe Irani duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve.

“Izraeli është mjaft i lodhur me angazhimet që ka pasur me Hamasin, në Palestinë. Izraeli duhet të kërkojë armëpushim, dhe jo SHBA. Mund të ketë rrezik që shtetet e gadishullit arabik të mbështesin Iranin. Kjo mund të ishte e papërballueshme për Tel Avivin. Deklaratat e Trump nuk janë në përputhje me njëra-tjetrën. SHBA duhet të vazhdojnë rreth mbështetjes së palëve për dialog, për çështje që janë shkaktuar në këto ditë lufte. Të tre lokacionet janë dëmtuar dhe nuk mund të pasurohet uraniumi. Janë krijuar rrethana të reja për vijimin e dialogut.”, theksoi ai./abcnews.al

​Zgjedhjet lokale, deri tani pak parti kanë bërë koalicion

23 June 2025 at 17:42

Afati për partitë politike për të njoftuar KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politik se do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje përmes koalicionit në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale apo se nuk do të garojnë në këto zgjedhje, do të përfundojë sot (e hënë, 26 qershor, ora 23:59).

Deri në orën 13:00 të ditës së sotme në KQZ-janë janë deklaruar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit “Koalicija Vakat”, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV) dhe Koaliconi “SDU-NAŠA (NAŠA SDU)”, i përbërë nga partitë politike Socijaldemokratska Unija dhe Naša Inicijativa, i formuar vetëm për komunën e Prizrenit.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në këtë institucion janë deklaruar për mospjesëmarrje në zgjedhje lokale edhe këto parti politike: Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD); Partia Demokratike e Diasporës (PDD); Partia e Drejtësisë (PD) dhe Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP).

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 12 tetor.

The post ​Zgjedhjet lokale, deri tani pak parti kanë bërë koalicion appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet e lokale, sot mbyllet afati për njoftimin e koalicioneve politike

23 June 2025 at 09:02

Gjatë ditës së sotme përfundon afati për partitë politike që dëshirojnë të njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me formimin e koalicioneve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Deri tani, sipas KQZ-së, vetëm dy parti politike kanë dorëzuar njoftim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes një koalicioni.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi për Telegrafin se partitë që janë deklaruar për koalicione janë Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, të cilat do të garojnë së bashku nën emrin “Koalicija Vakat”.

Sipas rregullave të KQZ-së, sot është gjithashtu afati i fundit edhe për partitë politike që dëshirojnë të njoftojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit.

Procesi zgjedhor pritet të hyjë në fazën tjetër të përgatitjeve pas përmbylljes së këtij afati, ku ndër të tjera do të pasojë certifikimi i subjekteve politike, përfshirë partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur që synojnë të garojnë në zgjedhjet lokale. /Telegrafi/

The post Zgjedhjet e lokale, sot mbyllet afati për njoftimin e koalicioneve politike appeared first on Telegrafi.

Ishte duke u larë dhe e rrëmbeu rrjedha e lumit Mat, ky është 22-vjeçari Klajdi Elezi

By: V K
16 June 2025 at 11:53

I riu në foto është Klajdi Elezi, 22 vjeç i cili fatkeqësisht humbi jetën dje në lumin Mat pranë Shkopetit në zonën e Skuraj, Lezhë, teksa po lahej bashkë me disa kushërinj. Sipas informacioneve i mbyturi quhet Klajdi Elezi, 22 vjeç, me banim në Laç, i cili ishte futur për t’u larë së bashku me dy kushërinj të tij.

Sipas policisë të riun teksa lahej e ka rrëmbyer rrjedha e lumit, edhe kjo mendohet të jetë dhe shkaku i mbytjes së tij. Kushërinjtë që ndodheshin me të kanë kërkuar ndihmë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca nga spitali i Laçit.

Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, mjekët kanë konstatuar se 22-vjeçari kishte ndërruar jetë. Trupi i tij u nxor nga uji pak minuta më pas. Policia ka nisur hetimet.

 

The post Ishte duke u larë dhe e rrëmbeu rrjedha e lumit Mat, ky është 22-vjeçari Klajdi Elezi appeared first on Albeu.com.

Del EMRI/ Ky është 22-vjeçari që u mbyt në lumin Mat

15 June 2025 at 19:54

Është zbardhur identiteti i të riu, i cili u mbyt pasditen e kësaj të diele në lumin Mat. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Klajdi Elezi, 22 vjeç, me banim në Skuraj të Milotit në Kurbin. Mësohet se ai ka qenë duke u larë së bashku me dy kushlrinjtë e tij në lumin […]

The post Del EMRI/ Ky është 22-vjeçari që u mbyt në lumin Mat appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Aksident me traktor, shqiptari humb jetën gjatë punës në Itali

By: Besnik
7 June 2025 at 01:00

Një tjetër aksident në punë u shndërrua në një tragjedi vdekjeprurëse. Një burrë vetëm 38 vjeç humbi jetën të martën pasdite.

Ai, shtetas shqiptar dhe banor i vjetër i Castel Bolognese, po punonte në një fushë në një fermë midis Solarolo dhe Castel Bolognese. Rreth orës 18:00, familja e tij, pasi nuk mundi të kontaktonte me të, shkoi ta kërkonte.

Dinamika e aksidentit mbetet ende e paqartë, por burri u plagos për vdekje nga një traktor. Dyshohet se ai u shtyp nga pirunët e pirunit ngritës. Ndihma e 118 mbërriti shpejt, por mjeku nuk mundi të bënte asgjë tjetër përveçse të konfirmonte vdekjen e 38-vjeçarit. Në vendngjarje ishin gjithashtu Mjekësia e Punës dhe Karabinierët.

Trupi u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për hetimet e mëtejshme, ndërsa traktori u sekuestrua. Prokuroria Publike ka urdhëruar kryerjen e autopsisë, ndërsa hetimi teknik do të përcaktojë saktësisht shkaqet e vdekjes, pasi burri u shtyp midis pirunëve të pirunit ngritës dhe pjesës së sipërme të kabinës.

Menjëherë pas tragjedisë, prokurori që koordinon hetimin, Stefano Stargiotti, urdhëroi sekuestrimin e automjetit në të cilin u gjet viktima dhe ka hapur një çështje për vrasje të paqëllimshme kundër personave të panjohur. Kjo procedurë është e nevojshme për kryerjen e kontrolleve të mëtejshme.

Dje, Rajoni i Emilia Romagna-s, përmes Presidentit Michele de Pascale dhe këshilltarit rajonal për politikat e punës, Giovanni Paglia, iu bashkua ngushëllimeve të punonjësve të bujqësisë, sindikatave dhe qytetarëve të Castel Bolognese, duke shprehur solidaritet familjes së viktimës:

“Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, tonat dhe të gjithë komunitetit rajonal, familjes së punëtorit të bujqësisë që vdiq në një aksident tragjik në punë. Fatkeqësisht, ky është rasti i fundit në një seri ngjarjesh të pafat që po prekin edhe provincën e Ravenës në vitin 2025 dhe që nuk mund të mbeten pa përgjigje. Shëndeti dhe siguria në vendin e punës duhet të jenë në qendër të vëmendjes së të gjitha institucioneve, forcave politike dhe shoqërore, pa dallim.” – thanë de Pascale dhe Paglia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FOTO/ Aksident me traktor, shqiptari humb jetën gjatë punës në Itali appeared first on Euronews Albania.

Pianistja e njohur Lule Elezi me tri koncerte recitale në Varshavë të Polonisë

By: Kult Plus
5 June 2025 at 18:56

Pianistja e njohur Lule Elezi do prezantohet me tri koncerte recitale në Varshavë të Polonisë.

Ajo është pianistja e parë shqiptare që do performoj në koncertin recital në Festivalin pianistik “ Floralia Muzyczne” – Muzyka w Kwiatach (Muzika mes Luleve), ku performojnë pianistë të njohur ndërkombëtar.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të saj:

Përsëri në atdheun e Shopenit me tri koncerte recitale

Me ftesë të Shoqatës Ndërkombëtare Fryderyk Chopin në Varshavë të Polonisë, këtë fundjavë do të mbaj tri koncerte recitale , dy koncerte në Varshavë dhe koncertin tjetër në qytetin Kutno.

Ndjehem e privilegjuar që si pianistja e parë shqiptare të mbaj koncert recital në Festivalin pianistik “ Floralia Muzyczne” – Muzyka w Kwiatach ( Muzika mes Luleve), ku performojnë pianistë të njohur ndërkombëtar.
Sivjet organizohet Festivali i XXIX me radhë dhe nga shtatë mbrëmjet e Festivalit , njëra nga këto mbrëmje më është ndarë mua.
Festivali “ Floralia Muzyczne” organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare F. Chopin në Varshavë , në bashkëpunim me Bashkinë e Varshavës , Akademinë e Shkencave Polake, PAN dhe Radio RDC.

Dy koncerte të tjera recitale do ti mbaj edhe në :
Chopin Salon në Varshavë ( aty ku dikur virtuozi Chopin në moshë të re luante kompozimet e tij). Ky koncert organizohet nga Chopin Salon dhe Shoqata F. Chopin.

Në qytetin kulturor- historik , në Kutno të Polonisë do të mbaj koncert recital në Pallatin Mbretëror Sakson , organizuar nga Muzeu vendor, në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare F. Chopin në Varshavë- dega Sanniki dhe Shoqatën Poloni-Kosovë, KosPol në Varshavë.

Faleminderit Poloni, le të presim çfarë na sjell e ardhmja!

Fotografia: Isak Duraku/ KultPlus.com

SPAK kërkon gjykimin e ish-kreut të ARRSH për korrupsion dhe pastrim parash

4 June 2025 at 17:40

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën më 4 qershor përfundimin e hetimit ndaj ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Evis Berberi, i cili u arrestua në mars të vitit të kaluar për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash. Përveç Berberit, për korrupsion dhe pastrim parash […]

The post SPAK kërkon gjykimin e ish-kreut të ARRSH për korrupsion dhe pastrim parash appeared first on Reporter.al.

Shoferi që kishte kokainën nuk iu hapi telefonin, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit: Do e kenë kapur, duhet të shohim lajmet

By: M C
23 May 2025 at 18:49

Zbardhen detaje nga përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit të cilët komunikojnë për një ngarkesë droge dhe vështirësinë për të komunikuar me shoferin i cili kishte marrë kokainën.

Mjeti me të cilin po transportohej droga u kap nga policia dhe u gjetën 2 kilogramë kokainë ndërsa Elezi dhe Molla në komunikimet e tyre shprehen shumë të shqetësuar.

Gjatë bisedave ata hedhin dyshime se mund të jetë ndaluar nga policia, ndërsa shpehen se nëse nuk përgjigjet edhe gjysmë ore do të shikojnë lajmet.

Pjesë nga dosja e SPAK

11 EPISODI I SEKUESTRIMIT TË 2 KG LENDE NARKOTIKE E LLOJIT “KOKAINE”

Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit nr. 36 të viti 2019 ka dërguar kërkesën për ndihmë juridike nr.L511 prot.(A.D), datë 05.11.2024 drejtuar Autoriteteve Gjyqësore të Republikës së Italisë, në lidhje me sekuestrimin e 2 kg lëndë narkotike e llojit “kokainë”.

Ministria e Drejtësisë me shkresë Nr.1511/3 Prot. datë 02.12.2024 ka përcjellë kërkesën për ndihmë juridike Autoriteteve Gjyqësore Republikës së Italisë.

Aketet e kërkuara nëpërmjet letërpororsisë për këtë episod trafikimi dhe për episodet e tjera që gjejnë trajtim më poshtë, janë administruar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Përmes këqyrjes dhe analizimit të të dhënave te administruara nga kërkesa për ndihmë juridike, është bërë e mundur administrimi i kopjes së dosjes hetimore Nr. 478814/20 prot e. Njësisë të Policisë Ekonomike Financiare Bari, ku sqarohet se: Në datën 26.10.2020, në Canosa (BT), pranë daljes së vend pagesës në autostradë, rreth orës 13:25, një patrullë shërbimi të kontrollit ekonomik në territorin “117” i finalizuar për parandalimin dhe shtypjen e shitjes së lëndëve narkotike dhe psikotrope nënshtruan ndaj kontrollit të policisë drejtuesin e automjetit Lancia Delta me targë DY019NB, identifikuar si shtetas shqiptar Bledar Kacerri, lindur më 23.11.1979, në Tiranë, pasi bënte lëvizje të pazakonta e te dyshimta në autostradë, duke lëvizur me shpejtësi të ulët, më pas ndjekur nga një gjendje agjitimi të pa motivuar si pasojë e detyrimit të ndalimit nga ana e policisë. Një kontroll i menjëhershëm në Sistemin Informativ Interforze bëri të mundur të vërtetoheshin një sërë precedentësh penal/policie, edhe duke shkelur Ligjet për narkotikët, në ngarkim të Kacerri; arsye për të cilën u shoqërua në ambientet e Guardia di Finanza në Barletta për një kontroll më të hollësishëm të automjetit në fjalë, ndihmuar edhe nga njësia e antidrogës e Trupės.

Për këtë arsye, pasi mbërritën në selinë e policisë në Roën 15.30, automjeti Lancia Delta me targë DY019NB iu nënshtrua kontrollit në bazë të nenit 103 DPR 309/90 me ndihmën e një putrulle tjetër të Njësisë PEF dhe njësive të antidrogës, pjesë e Grupit të Gatshëm në Bari. Kontrolli rezultoi pozitiv, në pjesën e pasme të djathtë të pasagjerëve dhe të bagazhit.

Analizimi i zonave të raportuara mundësonte gjetjen e një ndarjeje të krijuar me profesionalitet në zgavrën e pasme të djathtë të automjetit, brenda të cilës ishin fshehur 2 “pako” që mbanin figurën e një “koke luani”, të veshur me qese celofoni dhe shirit transparent, me peshë të përgjithshme bruto për paketim 2,3-48 kg (dy presje treqind e dyzet e tete) lëndë pluhur me ngjyrë të bardhë me erë të fortë. Kjo sasi iu nënshtrua narkotestit të shpejtë (me kit ALERE) e cila rezultonte positive ndaj kloridratit të Kokainës.

Per sa më sipër, edhe me ndihmën e personelit të Grupit te Guardia di Finanza në Barletta. u vijua me veprimet e tjera të policisë gjyqësore, hartimin e akteve të procedurave dhe rilevimeve foto-daktiloskopike pranë ambientit të Komisariatit të Policisë së Shtetit në Barletta.

Thënë sa më sipër, ënda narkotike, dy telefona celularë dhe automjeti injete ndihmëse për veprën penale) iu nënshtruan sekuestrit në ngarkim se shtetasit Bledar Kacerri (me gjeneralitete e mësipërme) pasi burime prove të veprës penale parashikuar dhe ndëshkuar nga veni 73 dhe 80 se DPR 309/1990

Refinar procesverbalit të peshimit, kampionimit dhe dorëzimit të provës materiale, lidhur ma kërkesën për verifikim teknik, lidhur me sekuestron e lëndës prezumuar si lende narkotike në ngarkim të shtetasit Bledar Kacerti ka proceduar me peshimin dhe kampionimin e provës materiale si vijon:

Pako A)-çantë letre ngjyrë kafe që përmban

Prova A1: 2 (dy) qese pelietileni transparente e retizuar që përmbuzic gjithashtu pako me Unde kompakte ngjyre bezhë, me peshe bruto totale 2.398 gram secila, mbështjellë me shtresë polietileni transparente, shirit ngjitës transparent dhe plastik se zi, ne forme paralelopipudi drejta ndesh me kitnde se mprehta (përmasa: 22 me gjatësi x 13.8 gjerësi 4.5 trashësi), të gjithë mbanin në një sipërfaqe me hapësirë më të madhe, figurën e një koke hani mbi qese, e nižjta gjehet e shënuar edhe mbi një nga sipërfaqet e të dy pakove.

“Pesha nete në origjinë barabartë me 1988,7 gram (1,9887 kg) nga të cilat 1988,5908 gram (1,9885 kg) neta në derëzim.

Referaar raportit të analizës teknike mhi lindën e promuar narkotike të sekuestruar ne bazë të nenit 73 DPR 309/90 ndaj Bledar Kaceri, lindur në Tirant (Shqipëri) me 23/11/1979, prova materiale At ka rezultuar se: Përbërës aktiv: “Kokaine”; Pesha mesatare në % është 77,84 %; Përbërësi aktiv i pastër gr:1532,1608 gr. Nr.dora: 1 0214: Lloji Endës: “Kokainë”;

Per interesa të dokumentuara të këtij fakti të mësipërm, janë këqyrur dhe analizuar komunikimet e këqyrura në aplikacionin SkyECC 1 dërguara nga Autoritetet Italiane në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Nga hetimet e deritanishme është analizuar pjesërisht paketa e SKYECC HIIQJ2, identifikuar si përdorues Orges Molla, i datëlindjes 25.10.1987, i cili në kontakt me 81 SKY PIN te tjerët, dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal, të vendosur në Shqipëri, duke promovuar, financuar, organizuat një grup kriminal të themeluar dhe të qëndrueshme, të aftë për se importuar/eksportuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut, Shqipëria dhe Evropa Qendrore.

Referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyECC midis datave 25.10.2020 deri në 28.10.2020 dhe më konkretisht bisedave të zhvilluara mes shtetasve Orges Molla (H11QJ2), Sueld Eleri (081003), përdoruesi i SkyECC 302001, paidentifikuar, del në pah bashkëpunimi ndërmjet këtyre shtetasve dhe funksionimi i tyre si një grup i strukturuar kriminal.

Me konkretisht roli i secilit prej te dyshuarve ne kryerjen e veprave penale ishte si me poshte:

* Sueld Elezi se bashku me shtetas te paidentifikuar kane patur rolin e porositesit dhe financuesit per blerjen e lendes narkotike.

* Shtetasi Orges Molla ka patur rolin e pjesémarresit ne grupin e strukturuar kriminal, organizimin e punts si dhe ate te ndermjetesit pür krijimine kontaktit per blerjen e lendes narkotike.

* Perdoruesi i SkyBCC 3D20D1 ka pusur rolin e furnitori te lendes narkotike prej 2

kg si dhe organizuesin e transportit te lendes narkotike.

Nga hetimet e deritanishme lidhur me kete episod, rezulton se:

Ne këtë episod, referuar bisedave n& daten 25.10.2020, ne orën 08:29 e ne vazhdim te perdoruesi i SkyECC H11QJ2, i identifikuar si Ogers Molla, komunikon me përdoruesin e SkyECC 0810G3, i identifikuar si Sueld Elezi, ne lidhje me sigurimin, transportin dhe trafikimin e një sasie lende narkotike.

Bisedat konsistone ne lidhje me shitjen e lendeve narkotike te dyshuar si heroine dhe kokaine.

Ne këtë episod flitet për sigurimin dhe transportimin e një sasie prej 2 kg, e cila eshte sekuestruar:

H1IQJ2: e shok..

0810G3: E vlla…E mora

H11QJ2: ok do vij moni do i japesh ate giysmen e tkuqes

HIIQJ2: vlla..

0810G3: Duhe te shkosh atje.. Kur do vi ai..

HITQJ2: po ti them tvi aty…ta mor…pra

0810G3: Po aty ne modugni… Po duhet ti them a ka gati ai se se man nahpi ai

HITQJ2: plpo shkrë…pllumit…ku esht

0810G3-Nk po pgi

H11QJ2: e mir..

0810G3: Tgej na linji te iki…Se ska as busa as tren sor…Po i prov te bardbe kam ku giej tja paguj…Ose fol ver kur te arris me ate…

HIIQJ2: te enten gien dot nai makin ti me i me mar i buk ne brindsi….se sta mo mga bari… ik takoje…o te enjer o te dielen… bohet…fol e me thuj.pyr pilumin..

0810G3–Te shof via na i mak do flas… Ok.si tia bojm bojm thëj…

H11QJ2–e me kihe pgi…

0810G3—Ok.. O vila jam kru me ker shokun ge rri esht noni me kesh per bardh jam kiu hajd mer lekt thot vec do me e pa…Esh shoku bledit policoro. Se e maj men un…Po gelloj ge e rjika dhe ky shoku im… Dhe inthas ku tkam pa… Filloj tu mol pasaj.

HIIQJ2: ca doni tbardh..IMG-1603623412597..IMG- 1603623424363…

0810G3: Po..IMG-1603623548046..Ka ardh nga policoro sot ktu .

H11QN2: kush i al…

081OG3-.-Ta cova.. Esht e mir thot vlla..

H1IQJ2—molli osht papreo…me tridhjet e nent ta siell ty te sipia..leja sa te dush ati…

0810G3—Esht shum thot jan tu ta mor me lek ne dor dy cop…..mer nga dy ne jav…

HIIQJ2–shif e shruj… vete…shko mere…se do shofert 500 leke.me 38.5.. vec duen kesh..

0810G3–Po pra kesh

HHIQJ2.-me 38.5…e funit. ta mori te sipia jote.. ska pazar tjeter. ik giej ti me lire thuj…

0810G3–Ok. Ne rregull thot.

HIQJ2–nuk e mor munimin me ta pru kot der aty.spo punojm sot. po shifi niri kafen tuj se ska ku gien mall me aq ai un ta lash ty aq..

0810G3..E kuptoj jan shoker e ktit un rri atje me leket shof bje gion mer leker e iker…Ne gravina vila e bjen dot tbi adresen un atje do jem e un tu e prit..Afer altamura..5 km larg altamura..

HIIQJ2—i sekont..sa don 1..apo

20810G3—2..

H1IQJ2-mi nis me foto

Në datën 26.10.2026, në orën 13:24, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, identifikuar si Orges Molla i dërgon mesazh përdoruesit të SkyECC 3D20D1, i paidentifikuar, duke e pyetur në lidhje me shoferi, i cili po transporton lëndën narkotike prej 2 kg, dhe nga ana e përdoruesit te Sky ECC 3D20D1, nënkuptohet qartë shqetësimi i përdoruesit të SkyECC 3D20D1 senga ana e shoferit nuk po kthehet përgjigje dhe ai i dërgon Ogers Mollës komunikimet me të, pa përgjigje, konkretisht:

H1IQJ2-a o larg shoferi po pyaim kto cumt.

JD28D1-prit te pergjigjet se nuk esht larg

HIIQJ2-evila

3D20D1-amon mie spo mlexon…prit mer vila

HIIQJ2-mirvila

3D20D1-Chats: “mbone merak pe”, “notype” (01) pritmik po mizon

H1IQ2-po i shkojn vila ska gjorri i get do jet tu ngju muzik…

3D2001-Josi shkojn mo kto te funit.

HIIQJ2-a me mou shalla pa qeder do zoti moll e shok

302001-nuk lexon eka fik… boft zoti mir…

H11Q12-ik me shirujo zemra je mir ti vet tpaksen e keni par te besishem kteshoferin

3D2001– zemra

HIIQJ2-kujdes hap syr…

3D2001-ca shoferi esht at shoku im po hik thermle

HIIQJ2– more nal lajme shok..apo su pgi 3D20D1-e kan kap siguro…

H1IQJ2-ful avokat vlla

3D2001-se hap as numrin qe ka navigator…ka telin e grus…nuk pergjigjet

HIIQ12-mooxs ja qifsha robt ma donte fare…e vlla ca u bo si shkoi puna shokut

3D20D1-e kam kap

HIIQJ2-e kan kap siguro e…e qija robt po si ku mundsi rastësisht apo ca

3D2001-se din vec ge e kon kap.

HHQJ2-qija robe…xu do te fare ja qifisha robt

3D20D1-amon se edi si jam

HIIQJ2: e di e vila ta besoj vilai

3D20D1-ngjohena neser.

Në datën 26.10.2020, rreth orës 14:18 e në vazhdim zhvillohen biseda në lidhje e vonesën e mbërritjes së shoferit si dhe interesin e një shtetasi italian në lidhje me këtë lëndë narkotike që është dërguar, si vijojne:

H1IQJ2—skan as vul telefonat na ka lujt mene kari spo dim as ne tuni

0810G3T: mar vesh e vila… Tmor vesh e vila

0810G3: Pa dalin e keq me kie seaht problemi tek ne ishalla se ka gjet gio se ne presim sesht problem.

HIIQJ2-ka aps trafik rruges keni nai progam qe e shifni.

0810G3-Jo shemi ka e ahofim… A u perg njeri vila Pu mthott ësht tu rrejt E vlla talioni. Tinot jam trafik me that Vje nji or

HIIQJ2: O shok sjena nga ato burra thuj atine kena haitin tjeter ai ka hall jeter

081063—Lash pun te rencishme thot se lash takimin me ju ja nje or me von thot.. E mor vesh.

HIIQJ2: shok sjena kalamoje sjan pune me u tall kico jun pune skak arsye me rrejt the ati karitse kom nja 200 vete ndit si ai. dija me thone edhe skum minel me ju maru pune skam pse me ju rrejt juve thuj po shexim nag 40 huk nalt…IMG 1603722689784

0810G3-Ka qen orari e vlia se ehst tu nejt me lek ktu ka 3-4 or se dhe kai me i kalu njeel ktu ku esite

HIIQJ2-IMG-1603722695934. IMG-1603722662938 edhe po pati al sk ca tum un do hum…e mor vesh po nuk po shkojm ne supermaket do zoti ishall dha gjo shoferi… edhe vertetoet cdo gjo rrejm ne apo jo kshu ting at

0810G3-Makinen a e ka pas me ven. Besoj

HIIQJ2o normal e shok…se spo punojm sot.

0810G3… Per ja nje or esht mor na i pgg e vlla. Se kemi blloku komplet burrat e huj

HIIQJ2-po supgi dhe dys ore. do shefin lajemt pastaj po do zoti joti se e kemi shok shum shoferin ka dhe fabrik ne tralle no shkatrroet edo gio me ner familje

0810G3: Mora vesh shok Llafet ge mthot itlaioni ta di te pres nje or dy or vec ta di…

H1IQJ2-po ishalla osht mir ijo exit me e rendsishmia…

0810G3-Ppo presim e ella se nsr nk na pret mo shko vend tjeter ishalal zotit eshte mir HIIQJ2se jeta vazhdon pe shoferin se e kan shok spo ma rruet kari te malii jo

0810G3–Po mos te jet knej e vlla e spo na gie Shif ku jena duke nejt IMG-1603723902170 (a fotografi tregohet ambienti ku shtetasi talian dhe perdoruesi (Sky ECC

0810G3 jonë duke pritur për mbrritjen e shoferit me lenden narkotike). Kemi & or kou mren me burrin e huj

HIIQJ2–se ska dal ne jet sot po do shkrute mer burr.spo emorim vesh fare do e karikote.muk esht budalla me nejt aty do e karikate telfonin.

0810G3-Nuk i shkijn mesaHet fare mo

HIQJ-Chats Attachment muk pg te personal.Chats Attachment perderiasa, mik pgi te ne personal ka problem…

0810G3–Boooo mer ëila

HIIQJ: vk na fai thuj ai shokut po qeka ven i terset atyneisense do flasim…sa te sistemojem gjonat tona…se nuk i diet. ther

081063-Sa pa fat vila ishalla ska gjoon Mos presim ma…

HIIQJ2-siguro e kan kap…skena ca presim kot sa shofim le karmet tani vimka ik zuri tant…per zotin e moll

0810G3-A te rrim dhe scik i indr Her

HIIQJ2-po rrini sa te dont ju…po at dueh tkishte arrit para 3 oresh

081063–Po tant nuk esht linj vlla. Un leviza vila… Po al shoku tjeter ca thot..

HIIQJ2-co thot ba tym dhe at… metzit shum vlla

081063-Na lajmero pasaj vlla. Mos ka pas nai shkarkim dhe ven

HIIQJ2—po jo mo vlla jo.

0810G3: Na lajmro po qe vlla… E mor vesh… E luta italionin vlla mprit dhe neser tmorim vesh ca esht bo me shokun. O zot ishalla Jo

H11032: vlla ske pse e lua do vazhdoj puna.

0810G3-Dhe nsr do me presi vila i thahs Na lajmero gitiksesi..

HIIQJ2-thjehst na nodhi problem ne

0810G3-E kupto shoka po ishaall jo me dom te modh. Ishalla esht mir shoku.

HIIQJ2—ska ku maru filmi tani…perderiansa nuk pg

0810G3– Presim te pgj vlla. E villa asi lajm..

The post Shoferi që kishte kokainën nuk iu hapi telefonin, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit: Do e kenë kapur, duhet të shohim lajmet appeared first on Albeu.com.

Oleg Arapi, Lule Elezi dhe Orkestra e Operës së Kosovës magjepsin Prishtinën me virtuozitet

By: Kult Plus
23 May 2025 at 08:23

Era Berisha

Gjithsej gjashtë vepra brilante janë ndërthurur me mjeshtëri në programin e zgjedhur për koncertin e veçantë të Orkestrës së Operës së Kosovës. Ky koncert, i mbajtur brenda një atmosfere të thellë muzikore, dëshmoi për një interpretim që kapërcen kufijtë e zakonshmes, duke u shndërruar në një përjetim të rrallë artistik. Nën drejtimin finesë të dirigjentit të njohur Oleg Arapi dhe me pianisten e talentuar Lule Elezi në qendër të vëmendjes, skena u shndërrua në një univers emocionesh të pastra, ku secila vepër mori frymë me një shpirt të vetin. E gjithë nata u kthye në një dialog të fuqishëm mes muzikës dhe shpirtit, një simfoni e harmonisë që jehonte thellë në zemrat e të pranishmëve, shkruan KultPlus.

Fillimisht, të pranishmit nisën të mbërrijnë një e nga një, duke u ulur me kujdes në karriget e vendosura me përpikëri në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Sallës iu rikthye zëri i gjallë i artit, e çdo cep i saj u mbush me praninë e atyre që e ndjejnë thellë nevojën për të qenë dëshmitarë të magjisë së muzikës së gjallë. Perdet e zeza në sfond qëndronin si gardianë të elegancës, ndërsa reflektorët në ngjyrë vjollcë ndriçonin me një dritë ëndërrimtare, duke e kthyer hapësirën në një altar të tingujve.

Ora shënoi 20:00. Heshtja zuri vend në mënyrë solemne. Celularët u fikën, zërat u fashitën, dhe një pritje e ëmbël filloi të lëkundej në ajër. Duartrokitjet shpërthyen me ngrohtësi në momentin kur instrumentistët zunë vendet e tyre në skenë. Mes tyre, u shfaq dirigjenti Oleg Arapi, me një prani të qetë por të fuqishme, i përshëndetur me përzemërsi nga publiku. Me një buzëqeshje të përmbajtur, ai iu përgjigj brohoritjeve, si një poet që sapo ka hyrë në skenën e fjalëve të tij të heshtura – tingujt.

Vepra e parë që u interpretua në këtë mbrëmje të veçantë ishte uvertura nga opera “Don Pasquale” e kompozitorit italian Gaetano Donizetti. E krijuar në mesin e shekullit XIX, kjo uverturë i paraprin një prej komedive më të njohura të repertorit operistik belkantist dhe është një shembull i mrekullueshëm i finesës dhe gjallërisë që karakterizon stilin e Donizettit. Qysh në notat e para, muzika u shpalos me një dritë lozonjare dhe një elegancë të lehtë, si një shëtitje e qetë përmes rrugëve të Romës së vjetër. Fijet e violave dhe violonçelëve sollën një fillim të ngrohtë, teksa frymorët i shtonin ngjyra një tabloje që rritej gradualisht në temperament dhe dinamizëm. Kjo uverturë është një hyrje e shkëlqyer në botën satirike të operës, e cila përmes tingujve ndriçon karakteret plot humor dhe situatat absurde që pasojnë.

Pas uverturës plot sharm e gjallëri të Donizettit, nata vijoi me një kthesë dramatike dhe emocionale përmes tingujve të “Sonatës Patetike për piano dhe harqe” nga Ludwig van Beethoven. Në këtë vepër, ndjeshmëria e thellë e mjeshtrit gjerman u shpalos me një fuqi që kapërcen kohën, ku çdo akord i pianos, në dialog të ngushtë me harqet, sillte një përzierje të dhimbjes së përmbajtur dhe krenarisë njerëzore. Lule Elezi, me prekje të butë dhe të sigurtë, gdhendi me ndjeshmëri secilën frazë, duke krijuar një hark emocional që zgjaste përtej skenës dhe përfshinte çdo zemër të pranishme.

Më pas, nën dritën e një qetësie të brendshme, nisi të rridhte “Nocturne në cis-mol, B.49” nga Frederic Chopin – një gjuhë muzikore e ëndërruar, plot melankoli dhe hijeshi. Kjo vepër, e butë si një pëshpëritje nate, u shtri si një qilim heshtjeje mbi sallë, ndërsa çdo tingull i pianos dukej se vinte nga një tjetër botë, një kujtim i largët e i shenjtë. Në të pasuan ngjyrat intime të “Intermezzos nr. 1” të Manuel Ponce, ku melodia me nuanca latine lundronte si një vallëzim i heshtur ndërmjet harqeve dhe pianos, duke përqafuar thellësinë shpirtërore me një thjeshtësi mahnitëse.

Ky udhëtim muzikor u ngrit në një frymë teatrale me “Suitën nr.1 nga Carmen” e Georges Bizet – një shpërthim ngjyrash dhe ritmesh që mbushën hapësirën me gjallëri dramatike, pasion dhe temperament jugor. Tingujt ikonikë të Bizet-it sollën në sallë aromën e flaktë të Spanjës, ndërsa performanca e orkestrës, nën drejtimin preciz të Oleg Arapit, ringjalli fuqinë e narrativës së “Carmen”. E gjithë mbrëmja u përmbyll me një vrull festiv e triumfues përmes “Uverturës Light Cavalry” nga Franz von Suppé – një vepër që ngërthen humorin, shpejtësinë dhe elegancën në një ndjesi finale përplot me energji e gëzim, si një përshëndetje e hareshme nga muzika drejt audiencës së saj të magjepsur.

E njohur për lojën e saj të fuqishme dhe njëkohësisht delikate (FCE – Luksemburg), e cilësuar si virtuoze në interpretim (Momag – Austri), dhe e vlerësuar për emocionin e thellë e të përshkueshëm në veprat e Chopin (Bergedorfer Zeitung – Gjermani), pianistja e mirënjohur Lule Elezi u ngjit për herë të parë në skenë me Orkestrën e Operës së Kosovës, në një koncert që solli një përjetim të pasur estetik për publikun e Prishtinës.

Në duart e saj, secila vepër u shndërrua në një rrëfim dramatik, ku forca dhe ndjeshmëria bashkëjetonin në çdo frazë; një pikturë e gjallë e shpirtit të kompozitorit. Ajo gdhendi tinguj që rrëshqisnin butësisht si hije nate mbi harqet, duke krijuar një përhumbje të ëmbël, melankolike dhe intime. Interpretimi i saj ishte si një kujtim i ngrohtë, i thjeshtë në dukje por i mbushur me ngjyrime të heshtura, që ndizeshin lehtë mes harmonive të harqeve, duke e kthyer veprën në një copëz të vogël kohe të ndalur. Ndërsa koncerti lëvizte drejt temperamentit të gjallë, loja e saj mori ngjyra teatrale, të mprehta dhe plot ngarkesë dramatike, duke ruajtur gjithmonë elegancën e premtuar nga fillimi. Ajo përfundoi interpretimin e saj me një gjurmë të pashlyeshme, ku çdo vepër e kaluar përmes duarve të saj u shndërrua në një rrëfim poetik – të fortë, të ndjerë, dhe të paharrueshëm.

Për të folur më shumë rreth pjesëmarrjes së tij në kuadër të Operës së Kosovës, për KultPlus foli vetë dirigjenti Oleg Arapi.

“Ishte një kënaqësi për mua, bashkëpunimi me Orkestrën e Operës së Kosovës. Ky bashkëpunim u realizuar falë pianistes të talentuar shqiptare nga Kosova, Lule Elezi, me të cilën kam pasur kënaqësinë të bashkëpunojë në disa koncerte në Prizren dhe Tiranë. Një falënderim shumë të madh për istrumentistët e talentuar të orkestrës, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm, performuan një program të bukur muzikalisht dhe të vështirë teknikisht, për një periudhë shumë të shkurtër kohe. Performanca e pianistes Lule Elezi, u duartrokit pa fund nga spektatorët artëdashës.”

Gjithashtu, pianistja Lule Elezi për KultPlus tregoi përshtypjet e saj rreth koncertit.

“Ishte një mbrëmje shumë e veçantë për mua, sepse isha solistja e parë instrumentiste që performova me Orkestrën e mrekullueshme të Operës së Kosovës, nën dirigjimin fantastik të Maestro Oleg Arapi. Me Maestro Oleg Arapi kam pasur kënaqësinë të bashkëpunojë edhe më herët, me koncertet që i kemi mbajtur në Prizren dhe disa koncerte në Tiranë, dhe e vlerësojë maksimalisht punën e tij të palodhur dhe shumë, shumë profesionale. Falënderoj përzemërsisht stafin e Operës së Kosovës, e në veçanti kryetaren e Bordit, Rreze Kryeziu Breznica dhe drejtorin, Meriton Ferizi për organizimin e shkëlqyer të këtij koncerti, të cilët u përpoqën shumë që kjo mbrëmje të kishte këtë glamor.”

Fotografitë: Arben Llapashtica/ KultPlus.com

Lule Elezi për herë të parë performancë me Orkestrën e Operës së Kosovës – një mbrëmje muzikore për t’u kujtuar

By: Kult Plus
16 May 2025 at 21:17

Pianistja e njohur ndërkombëtarisht, Lule Elezi, do të performojë për herë të parë me Orkestrën e Operës së Kosovës, në një koncert që premton përjetim të thellë emocional dhe artistik për publikun e Prishtinës. E njohur për interpretimin e saj të fuqishëm dhe njëkohësisht të ndjeshëm, Elezi është cilësuar si virtuoze nga kritika ndërkombëtare dhe veçanërisht e vlerësuar për emocionin që sjell në veprat e Chopin.

Koncerti do të mbahet të mërkurën, më 21 maj 2025, në Ateljenë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00. Hyrja do të jetë e lirë për të gjithë të interesuarit.

Nën drejtimin artistik të dirigjentit të njohur Oleg Arapi, repertori i mbrëmjes do të përfshijë vepra nga kompozitorë të mëdhenj si Donizetti, Beethoven, Chopin, Ponce, Bizet dhe Suppé – një kombinim që premton një mbrëmje të pasur me emocione dhe finesë artistike./KultPlus.com

Banda ‘Balluku’/ Administratori i KESH, Erald Elezi merret i pandehur në SPAK, ja akuzat…

14 May 2025 at 11:32

Administratori i Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK. Elezit i është komunikuar akuza “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”,

Një ditë më parë, SPAK i komunikoi akuzën e shkeljes së barazisë në tendera edhe Gentian Gjylit.  Hetimi nisi pas materialeve të sekuestruara nga celulari i ish-kreut të ARRSH Evis Berberi.

SPAK nisi edhe hetimin pasuri ndaj 25 të dyshuarve, mes tyre 3 subjekte kompani. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të Eficencës së Energjisë elektrike të subvencionuar nga BE. SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion me zyrtarë të lartë. Në kohyën e ndodhjes së veprës penale Gjyli dhe Elezi asokohe ish anëtar i KVO vartës të Berberit.

The post Banda ‘Balluku’/ Administratori i KESH, Erald Elezi merret i pandehur në SPAK, ja akuzat… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌