❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët

✇Albeu
By: M C

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjte në zonën e Bratajt, në territorin e Bashkisë Selenicë.

Nga informacionet paraprake mësohet se flakët janë konstatuar rreth orës 18:00 dhe kanë përfshirë sipërfaqe me kullota.

Për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar përhapjen në një zonë më të gjerë, ndërsa terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen.

The post Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët appeared first on Albeu.com.

Gomonia po fundosej nga moti i keq, shpëtohen pesë persona në Durrës

✇Albeu
By: M C

Pesë persona janë shpëtuar nga efektivë të njësisë policore detare, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të moti të keq. Autoritetet ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore. Njësia Policore Detare fton çdo qytetar apo turist që ndodhet në vështirësi dhe ka nevojë për ndihmë, të kontaktojë menjëherë.

Njoftimi i Policisë:

Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve.

Mesditën e sotme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare konstatuan, në afërsi të Gjirit të Durrësit, 5 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta.

Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Njësia Policore Detare fton çdo qytetar apo turist që ndodhet në vështirësi dhe ka nevojë për ndihmë, të kontaktojë menjëherë. Reagimi ynë do të jetë i shpejtë, profesional dhe i specializuar.

The post Gomonia po fundosej nga moti i keq, shpëtohen pesë persona në Durrës appeared first on Albeu.com.

Sherri në Shkodër/ Identifikohet autori dhe i plagosuri, policia jep detaje

✇Albeu
By: M C

Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Shkodër. Bëhet me dije se Bledar Bylybashi 28 vjeç ka goditur me thikë Brigel Bizi 42 vjeç. Sipas policisë konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë autori Bledar Bylybashi është vënë në pranga dhe i plagosuri Brigel Bizi ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit Bledar Bylybashi 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.

Shtetasi Brigel Bizi 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Sherri në Shkodër/ Identifikohet autori dhe i plagosuri, policia jep detaje appeared first on Albeu.com.

Sherr me thika në Shkodër, raportohet për një të plagosur! Shoqërohet autori

✇Albeu
By: M C

NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« ka ndodhur pasditen e sotme nĂ« zonĂ«n “Ish Dega” nĂ« ShkodĂ«r, ku njĂ« person ka mbetur i plagosur me thikĂ«.

Sipas informacioneve paraprake, pas një përplasjeje fizike autori ka goditur me thikë një person, i cili më pas është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ndërkohë ka shoqëruar autorin në komisariat, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Sherr me thika në Shkodër, raportohet për një të plagosur! Shoqërohet autori appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030/ Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike

✇Albeu
By: M C

Qeveria shqiptare ka miratuar zyrtarisht StrategjinĂ« e re tĂ« Turizmit pĂ«r periudhĂ«n 2024–2030, e cila synon tĂ« rrisĂ« ndjeshĂ«m ndikimin e kĂ«tij sektori nĂ« ekonominĂ« kombĂ«tare dhe tĂ« promovojĂ« njĂ« zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« industrisĂ« turistike.

Dokumenti strategjik parashikon ndarjen e territorit në gjashtë rajone turistike të përcaktuara qartë, me qëllim përmirësimin e menaxhimit të destinacioneve dhe zhvillimin e produkteve të reja turistike në përputhje me veçoritë dhe potencialet e secilit rajon.

Zonat janë:

Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut

Rajoni turistik verior i brendshëm

Rajoni turistik i Tiranës

Rajoni turistik qendror

Rajoni turistik i bregdetit të Jonit

Rajoni turistik jugor i brendshëm

Strategjia përcakton objektiva të matshëm për rritjen e të ardhurave nga turizmi deri në vitin 2030, të shoqëruara me zgjerim të kapaciteteve akomoduese, rritje të cilësisë së shërbimeve, si dhe detyra të reja për institucionet shtetërore që mbulojnë sektorin.

Në një video-mesazh, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se Strategjia e Turizmit 2030 mbështetet në gjashtë shtylla kryesore: Investimet, Politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, Menaxhimi i destinacioneve, Zhvillimi i produktit turistik, Marketingu i destinacioneve dhe ngritja e kapaciteteve mbështetur në tre parimet bazë që janë aspekti social, mjedisor dhe ekonomik, ndërsa dokumenti ka kaluar edhe fazën e konsultimit publik me grupet e interesit.

“Sot mirĂ«njohje pĂ«r tĂ« gjithĂ« stafin e MinistrisĂ« sĂ« Turizmit dhe Mjedisit, pĂ«r ata dhjetĂ«ra specialistĂ« qĂ« u pĂ«rfshinĂ« nĂ« hartimin e kĂ«saj strategjie dhe sigurisht pĂ«r partnerĂ«t tanĂ« tĂ« GIZ qĂ« japin njĂ« kontribut tĂ« çmuar nĂ« zhvillimin e turizmit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”, shprehet Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

The post Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030/ Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike appeared first on Albeu.com.

Greqia përfshihet nga stuhi të forta, përmbytje në Selanik

✇Albeu
By: M C

Stuhi të fuqishme kanë goditur Greqinë veriore, duke shkaktuar përmbytje dhe kaos në rrugët e Selanikut.

Për Athinën pasditen e sotme parashikohet shi dhe mundësi për breshër, çka shënon fundin e valës së gjatë të të nxehtit.

Ndryshimi dramatik i motit shkaktoi kaos në Selanik të enjten, kur stuhitë e fuqishme përmbytën rrugët dhe çrregulluan jetën e përditshme në qytetin e dytë më të madh të Greqisë.

Reshjet e dendura e kthyen infrastrukturën kryesore rrugore në lumenj, ndërsa raportet lokale thonë se kapakët e pusetave u shpërthyen nga presioni i ujit.

Një motoçiklist u lëndua pasi humbi kontrollin në një rrugë të rrëshqitshme në qendër të qytetit, konkretisht në bulevardin e njohur Tsimiski.

Në lagjen Vardar, drejtuesit e automjeteve patën vështirësi në lëvizje pasi niveli i ujit i bëri rrugët të pakalueshme.

Stuhia është pjesë e një paqëndrueshmërie më të gjerë atmosferike që ka përfshirë Greqinë veriore dhe qendrore, duke i dhënë përkohësisht fund valës së gjatë të të nxehtit.

Sipas të dhënave të shërbimit kombëtar meteorologjik, moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri të premten, duke sjellë reshje të forta shiu, breshër dhe erëra të fuqishme në disa rajone.

Reshje të mëdha janë regjistruar në Maqedoninë Qendrore dhe Lindore, përfshirë Selanikun, Halkidikin dhe Kilkisin, në Maqedoninë Perëndimore dhe zonat malore të Epirit, Thesalisë (veçanërisht në Karditsa dhe Trikala), ishujt Sporade dhe disa pjesë të Thrakës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes, veçanërisht në zonat ku priten vetëtima dhe breshër.

The post Greqia përfshihet nga stuhi të forta, përmbytje në Selanik appeared first on Albeu.com.

Shkarkimi aktorĂ«ve tĂ« “Migjenit”, Boçi ironizon Becin: Oksfordiani i PS po e trajton kulturĂ«n si sektor ndĂ«rtimi!

✇Albeu
By: M C

Drejtuesi politik i PD nĂ« ShkodĂ«r, Luçiano Boçi, ka reaguar pĂ«rmes rrjeteve sociale nĂ« lidhje me statusin qĂ« publikoi njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« kryebashkiaku i ShkodrĂ«s, Benet Beci, pĂ«r dy aktorĂ«t e pushuar nga puna nĂ« “Teatrin Migjeni”. Benet Beci tha se aktori Simon Shkreli dhe regjisori Vladimir Doda, nuk janĂ« pushuar nga puna padrejtĂ«sisht siç pretendojnĂ« dy tĂ« fundit, por pĂ«r shkak tĂ« mospĂ«rmbushjes sĂ« pritshmĂ«rive dhe objektivave tĂ« sezoneve teatrale. Referuar kĂ«saj deklarate, Luçiano Boçi shprehet me ironi se Beneti “Oksfordian” i mat aktorĂ«t me litra rolesh dhe kilogramĂ« dramĂ«. Boçi thekson se reagimi i Becit i ngjan njĂ« raporti partie mĂ« shumĂ« se sa njĂ« analize kulturore.

Luçiano Boçi thekson se kjo mënyrë të menduari si Benet Beci nuk është gjë tjetër veçse një rikthim i metodave të realizmit socialist, ku edhe poezia kishte plan, recitimi kishte kuotë dhe spektatori duhej të qante në skenën e pestë.

NĂ« fund, Boçi e mbyll reagimin e tij duke thĂ«nĂ« se ajo qĂ« Beneti shfaq me kĂ«tĂ« gjuhĂ« tĂ« pĂ«rçudnuar Ă«shtĂ« njĂ« krizĂ« thelbĂ«sore e tĂ« kuptuarit tĂ« artit dhe kulturĂ«s, ku administratori e sheh veten si “kontroll performance” dhe jo si mbĂ«shtetĂ«s i shpirtit tĂ« lirĂ«. “Benet, kultura nuk matet me normĂ«. Aktori nuk Ă«shtĂ« sahat dhe skena nuk Ă«shtĂ« linjĂ« montimi.”-shkruan Boçi.

Statusi i plotë

Beneti “Oksfordian” qĂ« mat aktorĂ«t me litra rolesh dhe kilogramĂ« dramĂ«

Po lexoja me vĂ«mendje SQARIMIN e Benetit pĂ«r largimin nga “puna” tĂ« aktorĂ«ve Simon Shkreli dhe Vladimir Doda.

Në fiilim vura duart në kokë nga fillimi i parashtrimit por dhe duke nënqeshur hidhur.

Pastaj mendova mos Beneti kishte “ba humor” nga ai tipiku i ShkodrĂ«s, por qĂ« mbeti vetĂ«m dyshim.

Kur arrita nga fundi dhe preka seriozitetin pompoz “sqarues” tĂ« Benetit ia plasa tamam gazit.

NĂ« kĂ«tĂ« paraqitje qĂ« mĂ« shumĂ« i ngjante njĂ« raporti partie se sa njĂ« analize kulturore, Beneti njohur sĂ« fundmi si “Oksfordiani i PS-sĂ«â€, ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« pĂ«rpjekje “shkencore” pĂ«r tĂ« shpjeguar punĂ«n e aktorĂ«ve nĂ« bazĂ« tĂ« EFIKASITETIT, EFEKTIVITETIT, PRODUKTIVITETIT DHE CILËSISË SË PUNËS.

Këto terma i do kaq fort sa i ka shkruar dhe me gërma kapitale. Për të treguar dhe peshën e madhe që ato kanë për mendjen e Benetit.

NjĂ« katĂ«rkĂ«ndĂ«sh terminologjik qĂ« do t’i shkonte mĂ« shumĂ« njĂ« fabrike tullash nĂ« vitet ’80 se sa skenĂ«s sĂ« teatrit sot.

Po tĂ« ndiqnim logjikĂ«n e Benetit, aktori duhet me pasĂ« “output” tĂ« matshĂ«m me njĂ«si litrash ose kilogramĂ« ose me:

‱ Efikasitet = sa dialogĂ« pĂ«r minutĂ«
‱ Efektivitet = sa duartrokitje pĂ«r akt
‱ Produktivitet = sa role nĂ« muaj apo vit
‱ CilĂ«si = sa shpesh i del zani, pa e marrĂ« etja

Kjo mënyrë të menduari nuk është gjë tjetër veçse një rikthim i metodave të realizmit socialist, ku edhe poezia kishte plan, recitimi kishte kuotë dhe spektatori duhej të qante në skenën e pestë.

Arti reduktohet nĂ« njĂ« produkt me “output”, ku aktori nuk Ă«shtĂ« krijues, por zbatues. NjĂ« lloj punĂ«tori emocional qĂ« vlerĂ«sohet me tabelĂ« excel.

Kjo është arsyeja nder ne pse kultura po zhbëhet. Sepse ajo trajtohet si sektor ndërtimi.

NĂ« vend qĂ« tĂ« investohet nĂ« liri krijuese, nĂ« pĂ«rmbajtje, nĂ« pĂ«rballje me shoqĂ«rinĂ«, artistĂ«ve u kĂ«rkohet tĂ« “justifikojnĂ« rrogĂ«n” me KPI (Key Performance Indicators). ËshtĂ« si tĂ« kĂ«rkosh qĂ« njĂ« poet tĂ« dorĂ«zojĂ« 3 poezi nĂ« ditĂ« me rimĂ« ABAB dhe frymĂ« revolucionare.

NĂ« thelb, ajo qĂ« Beneti shfaq me kĂ«tĂ« gjuhĂ« tĂ« pĂ«rçudnuar Ă«shtĂ« njĂ« krizĂ« thelbĂ«sore e tĂ« kuptuarit tĂ« artit dhe kulturĂ«s, ku administratori e sheh veten si “kontrollor performance” dhe jo si mbĂ«shtetĂ«s i shpirtit tĂ« lirĂ«.

Benet kultura nuk matet me normë. Aktori nuk është sahat. Dhe skena nuk është linjë montimi!

The post Shkarkimi aktorĂ«ve tĂ« “Migjenit”, Boçi ironizon Becin: Oksfordiani i PS po e trajton kulturĂ«n si sektor ndĂ«rtimi! appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, të paktën tre viktima

✇Albeu
By: M C

Në rrugën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës ka ndodhur një aksident tragjik ku sipas informacioneve të para mësohet të kenë ndërruar jetë 3 persona dhe një 17 vjeçar ka mbetur me lëndime.

Sipas informacioneve të para mësohet se vetura e tipit Opel Astra në të cilin udhëtonin viktimat dhe i plagosuri ka goditur autobusin e Hisar Turizam.

Për momentin në vendngjarje është prokurori dhe pjesëtarët e SPB Tetovë, ndërkohë kufomat janë dërguar në morgun e Tetovës.

The post Aksident tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, të paktën tre viktima appeared first on Albeu.com.

Kriza humanitare në Gaza/ Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, Portugalia planifikon të njohë shtetin palestinez

✇Albeu
By: M C

Edhe Portugalia po planifikon të njohë Shtetin e Palestinës.

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të Francës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe për njohjen e shtetit palestinez në shtator nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gaza.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« zyrtare, qeveria tha se po “studion njohjen e Shtetit tĂ« PalestinĂ«s si pjesĂ« e njĂ« procesi qĂ« mund tĂ« zhvillohet gjatĂ« sesionit tĂ« 80-tĂ« tĂ« AsamblesĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara nĂ« Nju Jork kĂ«tĂ« shtator”.

The post Kriza humanitare në Gaza/ Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, Portugalia planifikon të njohë shtetin palestinez appeared first on Albeu.com.

Ajola Xoxa shpërdoroi 18 mijë USD të Ambasadës së SHBA

✇Albeu
By: M C

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se një fond prej 18 mijë dollarësh, i dhënë nga Ambasada Amerikane për një projekt social-kulturor organizatave jo qeveritare te Ajola Xoxës, është përdorur për një darkë luksoze në një hotel ne Tirane, ndërsa pjesa tjetër e parave mbetet e pajustifikuar. Në dosjen zyrtare të SPAK, përmenden fatura fiktive dhe komunikime të brendshme të stafit të Ajola Xoxës, që ngjallin dyshime serioze për keqpërdorim dhe mashtrim.

Prokuroria e Posaçme ka siguruar prova që dëshmojnë se grupi i organizatave jo-qeveritare të drejtuara faktikisht nga Ajola Xoxa, ka përdorur një fond 18 mijë dollarë të siguruar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për një darkë mes tyre, megjithëse shuma e parave ishte përfituar për një projekt social-kulturor.

“Nga i gjithĂ« projekti i AmbasadĂ«s Amerikane, finanuar me 18 mijĂ« dollarĂ«, konstatohet se tĂ« vetmet shpenzime reale mund tĂ« kenĂ« qenĂ« pagesat pĂ«r njĂ« darkĂ« me 70 persona nĂ« hotel ‘Dajti’, ku Ă«shtĂ« paguar 6600 lekĂ« tĂ« reja pĂ«r njĂ« person”, thotĂ« SPAK-u nĂ« dosjen qĂ« ka dĂ«rguar nĂ« gjyq kundĂ«r kryebashkiakut tĂ« arrestuar tĂ« TiranĂ«s, Erion Veliaj, bashkĂ«shortes sĂ« tij, Ajola Xoxa, dhe disa personave tĂ« tjerĂ«.

Sipas llogarive, kjo darkĂ« me paratĂ« e AmbasadĂ«s Amerikane ka kushtuar rreth 460 mijĂ« lekĂ« tĂ« reja, ndĂ«rsa diferenca, rreth 14 mijĂ« USD, nuk provohet se ku ka pĂ«rfunduar. “Duke pasur parasysh numrin 70 tĂ« personave qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« atĂ« darkĂ«, mund tĂ« arrihet lehtĂ« nĂ« konkluzionin se diferenca e mbetur nga shuma prej 18 mijĂ« dollarĂ« Ă«shtĂ« mjaft e madhe”, shkruan mĂ« tej Prokuroria e Posaçme nĂ« dosjen qĂ« i ka paraqitur sĂ« fundmi gjykatĂ«s.

The post Ajola Xoxa shpërdoroi 18 mijë USD të Ambasadës së SHBA appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 31 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi
TĂ« lindur mĂ«: 21 Mars – 19 Prill
Sot në marrëdhënie do të ndjeni ngrohtësi dhe mbështetje nga partneri, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë që i bën të ndihen të veçantë. Në punë, përkushtimi juaj do të shpërblehet dhe mund të merrni një lajm të mirë nga një projekt i rëndësishëm. Shëndeti është i qëndrueshëm, por kushtojini vëmendje pushimit. Financat po përmirësohen ndjeshëm, por shmangni shpenzimet impulsive.

Demi
TĂ« lindur mĂ«: 20 Prill – 20 Maj
MarrĂ«dhĂ«niet sot kĂ«rkojnĂ« mĂ« shumĂ« durim dhe mirĂ«kuptim, ndaj mos nxitoni tĂ« merrni vendime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. NĂ« ambientin e punĂ«s, njĂ« koleg mund t’ju ndihmojĂ« tĂ« zgjidhni njĂ« problem tĂ« vjetĂ«r. ShĂ«ndeti mund tĂ« kĂ«rkojĂ« mĂ« shumĂ« kujdes, ndaj mos neglizhoni aktivitetin fizik. Financiarisht, Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« planifikuar investime afatgjata.

Binjakët
TĂ« lindur mĂ«: 21 Maj – 20 Qershor
Sot do tĂ« ndiheni mĂ« tĂ« hapur ndaj ndjenjave dhe kjo do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« marrĂ«dhĂ«niet tuaja romantike. NĂ« punĂ« mund tĂ« pĂ«rballeni me sfida, por aftĂ«sia juaj pĂ«r tĂ« menduar nĂ« mĂ«nyrĂ« kreative do t’ju ndihmojĂ« tĂ« dalni fitimtar. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i mirĂ«, por mos harroni tĂ« relaksoheni pasdite. Financat janĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme.

Gaforrja
TĂ« lindur mĂ«: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, sot mund të ndjeni një afrim më të madh me partnerin ose të afroheni me dikë që ju pëlqen prej kohësh. Në punë, bashkëpunimi me të tjerët do të jetë çelësi i suksesit dhe mund të merrni një propozim interesant. Kujdesuni për shëndetin me një dietë të balancuar. Financiarisht, do të shfaqen mundësi për të rritur të ardhurat.

Luani
TĂ« lindur mĂ«: 23 Korrik – 22 Gusht
Sot marrëdhëniet tuaja janë të qeta dhe harmonike, por mos u tregoni shumë kërkues ndaj partnerit. Në vendin e punës do të ndiheni të motivuar dhe do të arrini rezultate të mira, veçanërisht nëse punoni në grup. Shëndeti është i mirë, por do të ishte mirë të nisni një aktivitet të ri sportiv. Në aspektin financiar, është ditë e mirë për të bërë plane të reja.

Virgjëresha
TĂ« lindur mĂ«: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri do të ndiheni të mbështetur dhe të kuptuar, ndërsa beqarët mund të përjetojnë emocione të papritura. Në punë, kreativiteti juaj do të vlerësohet dhe mund të merrni përgjegjësi të reja. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e teproni me lodhjen mendore. Ekonomikisht, është ditë e qëndrueshme, por mos harroni të kurseni për të ardhmen.

Peshorja
TĂ« lindur mĂ«: 23 Shtator – 22 Tetor
Sot Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« forcuar lidhjet emocionale dhe pĂ«r tĂ« diskutuar hapur me partnerin dĂ«shirat tuaja. NĂ« punĂ« mund tĂ« merrni njohje pĂ«r njĂ« arritje tĂ« fundit, gjĂ« qĂ« do t’ju motivojĂ« mĂ« tej. ShĂ«ndeti kĂ«rkon mĂ« shumĂ« vĂ«mendje ndaj ushqyerjes dhe pushimit. Financat janĂ« tĂ« mira, por shmangni huazimet e panevojshme.

Akrepi
TĂ« lindur mĂ«: 23 Tetor – 21 NĂ«ntor
Në marrëdhënie, sot do të ndieni një harmoni të veçantë dhe mund të planifikoni diçka të bukur me partnerin. Në punë, një ide e re do të marrë vëmendjen e eprorëve dhe mund të hapen dyer të reja për ju. Shëndeti është i mirë, por do të ishte mirë të bëni më shumë aktivitet fizik. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni blerje të nxituara.

Shigjetari
TĂ« lindur mĂ«: 22 NĂ«ntor – 21 Dhjetor
Sot mund të ndjeni nevojën për më shumë hapësirë në marrëdhënie, ndaj flisni hapur me partnerin për ndjenjat tuaja. Në punë, do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja dhe të fitoni respektin e kolegëve. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni relaksin dhe kohën për veten. Financat janë të balancuara, por ruani kujdes me shpenzimet.

Bricjapi
TĂ« lindur mĂ«: 22 Dhjetor – 19 Janar
Dashuria sot ju sjell surpriza të këndshme dhe mund të forconi ndjenjat me partnerin tuaj. Në vendin e punës do të vlerësoheni për përkushtimin dhe mund të merrni një propozim të ri. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos harroni të kujdeseni për ushqimin. Financiarisht, është një ditë e mirë për të bërë një analizë të shpenzimeve.

Ujori
TĂ« lindur mĂ«: 20 Janar – 18 Shkurt
Në marrëdhënie do të ndjeni dëshirë për të provuar diçka të re, ndaj mos ngurroni të ndani idetë tuaja me partnerin. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do të jetë i frytshëm dhe mund të zgjidhni një çështje të vjetër. Shëndeti është i mirë, por mund të ndiheni të lodhur pasdite. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni investime të rrezikshme.

Peshqit
TĂ« lindur mĂ«: 19 Shkurt – 20 Mars
Sot dashuria kĂ«rkon mĂ« shumĂ« komunikim dhe mirĂ«kuptim, ndaj pĂ«rpiquni tĂ« dĂ«gjoni partnerin. NĂ« punĂ«, mund tĂ« hasni disa pengesa, por kĂ«mbĂ«ngulja juaj do t’ju ndihmojĂ« tĂ« arrini objektivat. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i mirĂ«, por mos e teproni me punĂ«n. Financiarisht, Ă«shtĂ« ditĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« rishikuar buxhetin dhe pĂ«r tĂ« planifikuar shpenzimet.

The post Horoskopi 31 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Investimet e Kushner në Shqipëri, Rama: Ende po negociojmë për ishullin e Sazanit

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama ka dhĂ«nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar nĂ« median gjermane “Die Zeit” ku nuk munguan pyetjet pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet me ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t dhe ndikimet nĂ« ShqipĂ«ri.

Konkretisht për presidentin amerikan Donald Trump, Rama tha se tashmë ka luajtur një rol të rëndësishëm duke vënë në tryezë idenë e një armëpushimi dhe paqeje.

Ramës nga intervistuesit iu theksua fakti se gjatë manditit të parë të Trump, ai e kritikoi atë. Kreu i qeverisë tha se e bëri këtë edhe më parë, kur Trump ishte ende kandidat presidencial.

Kryeministri tha se mandati i parë i Trumo nuk ishte aq i keq për botën. Sipas tij, Trump sot përfaqëson një mundësi të madhe për Evropën.

Rama u pyet gjithashtu edhe për investimin e dhëndrit të Trump, Jared Kushner që pritet të realizohet në jug të vendit. Për këtë kreu i qeverisë u shpreh se projekti po ecën dhe përbëhet nga dy pjesë, nga njëra anë, brezi bregdetar, ose gadishulli, që tha se është në pronësi private dhe nga ana tjetër, ishulli i Sazanit, i cili i përket shtetit.

“Gadishulli ka pĂ«rfunduar fazĂ«n e planifikimit. Ne ende po negociojmĂ« kushtet e partneritetit pĂ«r ishullin e Sazanit”, tha Rama.

Ai u shpreh se konceptet paraprake duken shumë premtuese. Sipas tij, lista e kompanive që duan të bëhen pjesë e këtyre kufijve të rinj të turizmit mesdhetar është mbresëlënëse, veçanërisht Hotelet Aman.

PjesĂ« nga intervista nga Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar nĂ« “Die Zeit”:

Donald Trump do të luajë një rol kyç?

Trump tashmë ka luajtur një rol të rëndësishëm duke vënë në tryezë idenë e një armëpushimi dhe paqeje. Por pse na duhej që Trump të rizbulonte fjalën armëpushim pas tre vitesh? Kur Viktor Orbån e përmendi atë fjalë, ai u trajtua si lebroz. Askush nuk donte të dëgjonte për një armëpushim, e lëre më për paqe.

Askush nuk donte tĂ« dinte pĂ«r bisedime – e lĂ«re mĂ« pĂ«r negociata – me RusinĂ«, pĂ«rveç Erdoganit.

Ai u pĂ«rpoq disa herĂ«, por pa sukses, sepse askush nuk i mbĂ«shteti pĂ«rpjekjet e tij. GjithmonĂ« bĂ«hej fjalĂ« pĂ«r fitoren absolute, ose mĂ« saktĂ«, pĂ«r humbjen strategjike tĂ« RusisĂ« nĂ«n autopilotin e Shteteve tĂ« Bashkuara. ÇfarĂ« keqardhjeje.

Gjatë mandatit të tij të parë, ju e kritikuat Donald Trump.

E bëra këtë edhe më parë, kur Trump ishte ende kandidat presidencial. Mandati i tij i parë nuk ishte aq i keq për botën. Sot, ai përfaqëson një mundësi të madhe për Evropën.

Kur Trump pretendoi pas atentatit se Zoti e kishte shpëtuar për të mirën e Amerikës, kjo ishte vetëm gjysma e së vërtetës. Zoti i shpëtoi edhe jetën në mënyrë që Evropa të zgjohej. Evropa duhet të zgjohet, shpresojmë në anën e duhur.

Ju e njihni mirë dhëndrin e Trump, Jared Kushner, i cili synon të bëhet një investitor i madh në Shqipëri: kompania e Kushner dëshiron të ndërtojë akomodime luksoze për turistë të pasur në një pjesë bregdetare të paprekur më parë dhe në një ishull të pabanuar. Kjo po kundërshtohet nga ambientalistët. Si po ecën ky projekt?

Po ecĂ«n. Projekti pĂ«rbĂ«het nga dy pjesĂ«: nga njĂ«ra anĂ«, brezi bregdetar – ose gadishulli, siç e quajmĂ« ne. ËshtĂ« nĂ« pronĂ«si private.

Nga ana tjetër, ishulli i Sazanit, i cili i përket shtetit. Gadishulli ka përfunduar fazën e planifikimit. Ne ende po negociojmë kushtet e partneritetit për ishullin e Sazanit. Konceptet paraprake duken shumë premtuese. Lista e kompanive që duan të bëhen pjesë e këtyre kufijve të rinj të turizmit mesdhetar është mbresëlënëse, veçanërisht Hotelet Aman.

The post Investimet e Kushner në Shqipëri, Rama: Ende po negociojmë për ishullin e Sazanit appeared first on Albeu.com.

BE i përgjigjet ish-kryeministrit të Serbisë: Marrëveshjen me Kosovën e ke nënshkruar me vullnet të plotë

✇Albeu
By: M C

BE i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili u shpreh më herët se Brukseli ka mashtruar Beogradin në nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 2013 me Prishtinën zyrtare. BE hedh poshtë akuzat duke thënë se marrëveshja në fjalë u arrit me vullnet të plotë.

“Si Kosova ashtu edhe Serbia i kanĂ« hyrĂ« marrĂ«veshjeve plotĂ«sisht me vetĂ«dije dhe me vullnetin e tyre tĂ« lirĂ«â€, thuhet nĂ« reagimin e BE-sĂ«, duke mohuar kĂ«shtu pretendimet e Daçiçit.

BE thekson se palët duhet të angazhohen në mënyrë aktive për zbatimin e marrëvershjeve pasi auto të nënshkruarat vijojnë të jenë në fuqi.

“BE-ja pret qĂ« tĂ« dyja palĂ«t tĂ« kontribuojnĂ«, pĂ«rmes deklaratave dhe veprimeve tĂ« tyre, nĂ« njĂ« atmosferĂ« tĂ« favorshme pĂ«r pajtimin dhe normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve.

Pavarësisht mungesës së takimeve në nivel të lartë politik, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se dialogu nuk është ndërprerë. Ata kujtojnë se në muajin qershor janë zhvilluar takime të negociatorëve teknikë.

Dialogu vazhdon pĂ«rmes takimeve tĂ« rregullta dypalĂ«she dhe trepalĂ«she nĂ« nivelin e kryenegociatorĂ«ve dhe nĂ« nivelin teknik,” thuhet nĂ« deklaratĂ«.

The post BE i përgjigjet ish-kryeministrit të Serbisë: Marrëveshjen me Kosovën e ke nënshkruar me vullnet të plotë appeared first on Albeu.com.

“OpozitĂ«n mĂ« tĂ« ashpĂ«r e kam nĂ« shtĂ«pi”, rrĂ«fimi i RamĂ«s pĂ«r bashkĂ«shorten: Kur nis me pyetjet, i lutem pĂ«r mĂ«shirĂ«

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama gjatĂ« intervistĂ«s me revistĂ«n gjermane “Zeit” ka folur edhe pĂ«r bashkĂ«shorten e tij, Linda Rama.

Ai ka shprehur se ajo është opozita më e fortë që ka, teksa shton se interesohet për punën e tij, teksa nuk kursehet as me pyetjet intensive.

Rama tha se pas startimit të pyetjeve të shumta, të cilat zgjasin për një kohë të gjatë, shpesh i lutet Linda Ramës të tregojë mëshirë.

Pyetja e gazetarit: A ka ndonjë që dëgjon për çështje të tilla?

Edi Rama: Disa njerëz mendojnë se kam fituar shumë zgjedhje sepse opozita ime është shumë e dobët. Ata njerëz nuk kanë ide. Sepse në shtëpi, kam opozitën më të ashpër që kam përjetuar ndonjëherë

Ajo mĂ« pret kur kthehem nga puna nĂ« mbrĂ«mje – gruaja ime. Ha diçka, shtrihem nĂ« divan, zgjedh njĂ« film pĂ«r t’u çlodhur. Dhe pas dhjetĂ« minutave tĂ« para tĂ« filmit, fillon koha e pyetjeve – nga divani nĂ« divan.

Gruaja ime është ekonomiste, punon për organizata ndërkombëtare, ajo i di punët e saj. Ajo di numra, të dhëna, fakte. Pyetjet vazhdojnë, kështu që më duhet të shtyp butonin e ndalimit të filmit disa herë.

ËshtĂ« vĂ«rtet intensive. NĂ«se gruaja ime vazhdon deri nĂ« nokaut, do tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« vonĂ« se mesnata dhe do tĂ« duhet t’i lutem tĂ« tregojĂ« mĂ«shirĂ«. Mund t’ju siguroj: NĂ«se keni njĂ« kundĂ«rshtim tĂ« tillĂ« nĂ« shtĂ«pi dhe i dĂ«gjoni ata, do tĂ« bĂ«heni tĂ« pamposhtur jashtĂ« katĂ«r mureve tuaja. AtĂ«herĂ« mund tĂ« bĂ«heni edhe Mbret i ShqipĂ«risĂ«!

The post “OpozitĂ«n mĂ« tĂ« ashpĂ«r e kam nĂ« shtĂ«pi”, rrĂ«fimi i RamĂ«s pĂ«r bashkĂ«shorten: Kur nis me pyetjet, i lutem pĂ«r mĂ«shirĂ« appeared first on Albeu.com.

Vijon pastrimi i territorit në Delvinë pas zjarreve, groposen bagëtitë e djegura në fshatin Kopaçez

✇Albeu
By: M C

Aksioni për pastrimin e territorit nga bagëtitë e djegura si pasojë e zjarrit të rënë disa ditë më parë vijon në Bashkinë e Delvinës.

Në ditën e dytë të ndërhyrjes, grupi i përbërë nga punonjës të Drejtorisë së Shëndetit Publik (DSHP) dhe Drejtorisë së Veterinarisë ka qenë i angazhuar në fshatin Kopaçez, Njësia Administrative Vergo.

Ky fshat rezulton të jetë një nga zonat më të prekura nga zjarret, me dëme të konsiderueshme në gjënë e gjallë. Deri më tani janë evidentuar 16 krerë bagëti të djegura, nga të cilat 9 dhi dhe 7 dele. Trupat e bagëtive janë gjetur gjatë kontrolleve nëpër baçet e fshatit, aty ku ka kaluar flaka.

Autoritetet dyshojnë se mund të ketë edhe raste të tjera të ngjashme jashtë fshatit, veçanërisht në zonat malore ku zjarri është përhapur me intensitet.

Të gjitha kafshët e djegura janë grumbulluar dhe janë groposur sipas procedurave përkatëse. Pas groposjes, janë dezinfektuar edhe vendet ku u gjetën trupat, në përputhje me protokollet veterinare me qëllim parandalimin e përhapjes së ndonjë sëmundjeje të mundshme.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga banorët për të raportuar raste të tjera të ngjashme, si dhe për të shmangur qasjen në zonat e djegura deri në përfundim të pastrimit dhe dezinfektimit.

The post Vijon pastrimi i territorit në Delvinë pas zjarreve, groposen bagëtitë e djegura në fshatin Kopaçez appeared first on Albeu.com.

Meloni dhe Netanyahu zhvillojnë bisedë telefonike/ Kryeministrja italiane kërkon të ndalojë menjëherë armiqësitë në Gaza: Situata është e pajustifikuar dhe e padurueshme

✇Albeu
By: M C

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Siç raportohet Meloni i ka kërkuar atij që të ndalojë menjëherë armiqësitë, sepse situata në Gaza është e pajustifikuar dhe e padurueshme.

Siç u tha në një deklaratë nga qeveria italiane, biseda ishte një mundësi për të theksuar edhe një herë se sa urgjente është të ofrohen garanci për akses të plotë dhe të papenguar në ndihmën humanitare, ndërsa Roma garantoi vazhdimin e ofertës së saj, përmes iniciativës Ushqim për Gazën.

Italia njoftoi gjithashtu se do të mirëpresë edhe 50 palestinezë të tjerë dhe do të kontribuojë në dërgimin e ndihmave të reja humanitare në Rripin e Gazës.

The post Meloni dhe Netanyahu zhvillojnë bisedë telefonike/ Kryeministrja italiane kërkon të ndalojë menjëherë armiqësitë në Gaza: Situata është e pajustifikuar dhe e padurueshme appeared first on Albeu.com.

Historike! Shkëndija eliminon Steauan e Bukureshtit, kalon në turin e tretë të Champions dhe siguron grupet e Europës

✇Albeu
By: M C

Shkëndija ka mposhtur Steauan e Bukureshtit me rezultatin 1-2 në Rumani. Rezultat historik që i siguron turin e tretë të Champions dhe po ashtu grupet e një kompeticioni europian për këtë sezon.

Shkëndija e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1 me 0. Kështu shkon në turin e tretë pasi është kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Golin e parë e shënoi skuadra rumune sot, por ekipi tetovar vetëm u motivua për të dhënë më shumë. Kështu barazimi erdhi që në pjesën e parë me Liridon Latifin.

Goli i fitores së madhe në Bukuresht u shënua nga Krstevski, kur regjistrohej minuta e 87-të. E gjithë festa e merituar për skuadrën e Jeton Beqirit, që kthehet në Tetovë me kualifikimin historik.

The post Historike! Shkëndija eliminon Steauan e Bukureshtit, kalon në turin e tretë të Champions dhe siguron grupet e Europës appeared first on Albeu.com.

DOKUMENTI/ Përplasjet për Kodin e ri Penal! Prokuroria ka qenë në dijeni, pjesë e grupit të punës gjatë hartimit

✇Albeu
By: M C

Kryeprokurori Olsian Çela u shpreh kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« se institucioni qĂ« ai drejton nuk ka pasur asnjĂ« pĂ«rfaqĂ«sues nĂ« grupin e punĂ«s i cili hartoi draftin e ri tĂ« Kodin Penal dhe se u njohĂ«n vetĂ«m mĂ« produktin pĂ«rfundimtar.

“Ne nuk kemi pasur njĂ« pĂ«rfaqĂ«sues nĂ« grupin e punĂ«s dhe reagimi ynĂ« vjen vetĂ«m pasi na Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i njohur produkti pĂ«rfundimtar.”, tha kryeprokurori ndĂ«r tĂ« tjera.

Ndërkohë, burime për mediat nga grupi i punës kanë bërë me dije se Prokuroria e Përgjithshme ka qenë në dijeni të draftit të Kodit Penal dhe ka qenë pjesë e grupit të punës.

Madje sipas një dokumenti që po qarkullon në rrjet, i cili mban datën 2 shkurt 2023, Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se Kujtim Luli, me detyrë shef sektori për koordinimin, studimin dhe integrimin do të jetë përfaqësuesi i tyre në këtë grup pune.

The post DOKUMENTI/ Përplasjet për Kodin e ri Penal! Prokuroria ka qenë në dijeni, pjesë e grupit të punës gjatë hartimit appeared first on Albeu.com.

Gjykata Komerciale e Kosovës pezullon vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

✇Albeu
By: M C

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendimi përfundimtar për këtë çështje.

Në vendimin e publikuar më 30 korrik, lidhur me padinë e ngritur nga Proex kundër ZRRE-së, Gjykata Komerciale po ashtu vendosi që të anulojë njoftimin e lëshuar nga ZRRE-ja më 12 mars, përmes së cilit njoftonte kompanitë për dalje në tregun e lirë, duke e cilësuar si të kundërligjshëm.

“TĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t qĂ« sipas njoftimit tĂ« paditurĂ«s [ZRRE-sĂ«] do tĂ« dalin ne treg tĂ« lirĂ« pĂ«r t’u furnizuar me energji elektrike, janĂ« njoftuar pĂ«r njĂ« ndryshim me rĂ«ndĂ«si kaq tĂ« lartĂ« vetĂ«m 2 muaj e gjysmĂ« paraprakisht. E paditura, pĂ«rveç faktit qĂ« ka dĂ«shtuar qe kĂ«tĂ« çështje ta rregullojĂ« pĂ«rmes aktitadministrativ, duke ju ofruar palĂ«ve arsyetimin, bazĂ«n ligjore, kĂ«shillĂ«n juridike si dhe çështjet e tjera me rendĂ«si pĂ«r njĂ« tranzicion tĂ« tillĂ«, ka dĂ«shtuar qĂ« fillimisht tĂ« ju ofroj konsumatorĂ«ve informata tĂ« nevojshme dhe jetike pĂ«r kĂ«tĂ« proces”, u tha nĂ« vendimin e GjykatĂ«s.

Gjykata Komerciale tha se vendimi i ZRRE-sĂ« pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t nĂ« treg tĂ« lirĂ«, tĂ« “bazuar nĂ« njĂ« interpretim tĂ« gabuar” tĂ« dispozitave ligjore, pĂ«rbĂ«n shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« ligjit, pasi sipas gjykatĂ«s ZRRE-ja i ka trajtuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padrejtĂ« konsumatorĂ«t, qĂ« sipas ligjit, plotĂ«sojnĂ« tĂ« paktĂ«n njĂ« nga kriteret e kĂ«rkuara pĂ«r dalje nĂ« treg tĂ« lirĂ«.

“Rrjedhimisht, vendimi dhe njoftimi i tĂ« paditurĂ«s janĂ« tĂ« kundĂ«rligjshme, si pĂ«r nga pĂ«rmbajtja ligjore ashtu edhe pĂ«r nga forma procedurale, duke u bazuar nĂ« interpretim tĂ« pasaktĂ« tĂ« dispozitave dhe zbatim tĂ« gabuar tĂ« normave nĂ« dĂ«m tĂ« konsumatorĂ«ve”, tha Gjykata Komerciale, e cila po ashtu ka anuluar pikĂ«n 4 tĂ« vendimit tĂ« ZRRE-sĂ«, me tĂ« cilin, konsumatorĂ«t fundorĂ« kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« furnizohen me energji elektrike nĂ« tregun konkurrues.

Vendimi i Komerciales vjen disa orë pasi Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njoftoi se nga 31 korriku do të nisë shkyçjen nga rrjeti i të gjitha bizneseve që nuk kanë një kontratë me ndonjë furnizues të licencuar për rrymë dhe që deri më tani janë furnizuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila po vepron si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF).

Oda Ekonomike e KosovĂ«s ka mirĂ«pritur vendimin e GjykatĂ«s Komerciale, duke e vlerĂ«suar si vendim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe qĂ« konfirmon shqetĂ«simet e ngritura nga komuniteti i biznesit dhe nga kjo odĂ« “lidhur me mĂ«nyrĂ«n e njĂ«anshme dhe jo transparente tĂ« zbatimit tĂ« kĂ«tij procesi”.

“NĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« njoftimi tĂ« vlefshĂ«m dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« baze ligjore pĂ«r zbatim, Oda Ekonomike e KosovĂ«s kĂ«rkon nga ZRRE qĂ« tĂ« anulojĂ« vendimin e datĂ«s 05.04.2024, i cili nuk mund tĂ« prodhojĂ« mĂ« efekte juridike. ZRRE Ă«shtĂ« e detyruar tĂ« zbatojĂ« aktgjykimet pĂ«rfundimtare tĂ« gjykatĂ«s, dhe moszbatimi i tyre pĂ«rbĂ«n shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« rendit juridik qĂ« sjellĂ« pĂ«rgjegjĂ«si penale”, u tha nĂ« reagimin e OdĂ«s Ekonomike tĂ« KosovĂ«s.

NdĂ«rkaq, Oda Ekonomike Amerikane i bĂ«ri thirrje ZRRE-sĂ« qĂ« “tĂ« shfuqizojĂ« menjĂ«herĂ« vendimin e saj tĂ« kontestuar pĂ«r liberalizimin e tregut tĂ« energjisĂ«â€.

“Aktgjykimi i sotĂ«m, por edhe ato tĂ« para disa javĂ«ve, konfirmojnĂ« shqetĂ«simet e ngritura nga bizneset dhe Oda Amerikane, duke theksuar mĂ« tej tĂ« metat procedurale dhe substanciale nĂ« procesin e liberalizimit. Pasiguria juridike e krijuar muajve tĂ« fundit ka shkaktuar konfuzion tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« mesin e bizneseve, duke minuar parashikueshmĂ«rinĂ« rregullative dhe duke cenuar planifikimin operativ”, tha kjo OdĂ«.

Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë ka hyrë në fuqi më 1 qershor. Sipas këtij vendimi, të gjitha kompanitë private dhe publike që kanë mbi 50 të punësuar ose një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, janë në treg të hapur dhe furnizohen me energji me çmime të parregulluara nga shteti. Më shumë se 1.300 biznese private tashmë janë pjesë e këtij tregu. Kompanitë që nuk kanë siguruar kontrata për furnizim, deri më 31 korrik, sipas ligjit, mund të furnizohen nga KEK-u./ REL

The post Gjykata Komerciale e Kosovës pezullon vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë appeared first on Albeu.com.

A ka refuzuar njĂ« bashkĂ«punim pĂ«r arsye pagese? Danja Koka: Nuk kam kosto tĂ« çmendura


✇Albeu
By: M C

GjatĂ« njĂ« interviste pĂ«r “Pushime On Top”, Danja Koka ka zbuluar detaje si nga jeta private ashtu edhe profesionale. Ajo gjithashtu ka folur hapur edhe nĂ« lidhje me marrĂ«dhĂ«niet qĂ« ka me ish-banorĂ«t e “Big Brother VIP 4”.

Danja tregoi edhe planet për në shtator, nëse do e shohim sërish në ekran apo jo.

Pjesë nga intervista:

NĂ« marrĂ«dhĂ«nie pune, ke bĂ«rĂ« ndonjĂ«herĂ« sikur nuk tĂ« intereson bashkĂ«punimi vetĂ«m pĂ«r t’u bĂ«rĂ« mĂ« e kĂ«rkuar?

Nuk e kam kĂ«tĂ« natyrĂ«, kur nuk mĂ« pĂ«lqen them ‘faleminderit por nuk jam e interesuar’. Mbase pjesĂ«n tjetĂ«r mund ta lĂ«ndoj a ku di unĂ« se ça.

Ke refuzuar një bashkëpunim për arsye pagese?

Duke qenĂ« se tre muaj na doli shpirti atje, kam pĂ«rshtypjen qĂ« jam nĂ« njĂ« fazĂ« qĂ« nuk mund tĂ« them ‘ok, hajde s’ka gjĂ« se mund ta bĂ«jmĂ« falas çfarĂ«do lloj gjĂ«je’. PatjetĂ«r qĂ« ka njĂ« kosto, nuk ka kosto tĂ« çmendura, nuk jam edhe natyra. MĂ« vjen edhe zor, mendoj edhe pĂ«r biznesin. ShoqĂ«ria mĂ« thotĂ« ‘s’ke pĂ«r t’u bĂ«rĂ« kurrë’. Tani shpejt kam dy projekte qĂ« nuk kanĂ« kosto marramendĂ«se por unĂ« do ta bĂ«j se mĂ« pĂ«lqen.

Planet për të ardhmen, ku do të shohim në shtator? Ku e mendon veten? Ku e shikon veten? Ku dëshiron ta shikosh vete?

Dua shumë ta shoh edhe unë veten në televizion, aty do jemi dhe aty do të shihemi.

The post A ka refuzuar njĂ« bashkĂ«punim pĂ«r arsye pagese? Danja Koka: Nuk kam kosto tĂ« çmendura
 appeared first on Albeu.com.

❌