Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Foshnjat e verës: më të gjata, më të forta? Ja çfarë thotë shkenca!

Sipas një studimi interesant, foshnjat që lindin gjatë muajve të verës priren të jenë pak më të rënda në lindje dhe më të gjata në moshë madhore!

Shkencëtarët mendojnë se kjo lidhet me nivelet më të larta të vitaminës D që nënat marrin gjatë shtatzënisë falë rrezatimit të diellit. Dhe vitamina D është thelbësore për zhvillimin e kockave dhe rritjen e fetusit.

Detajet e vogla, si stina e lindjes, mund të kenë ndikime të vogla, por të qëndrueshme në jetën tonë. Edhe pse gjenetika dhe ushqyerja janë faktorët kryesorë të rritjes, një rreze më shumë dielli mund të bëjë diferencën.

Lindur në verë? Ndoshta keni marrë një boost natyral që në fillim!

The post Foshnjat e verës: më të gjata, më të forta? Ja çfarë thotë shkenca! appeared first on iconstyle.al.

Rita Ora rrëfen periudhën e vështirë: Mendova se isha e shëmtuar, vetëm sepse nuk isha aq e dobët sa të tjerët

Rita Ora ka folur me sinqeritet për një periudhë të errët të jetës së saj, kur pasiguritë për pamjen fizike i rënduan mendjen dhe vetëvlerësimin. E ftuar në podcast-in “Happy Place”, këngëtarja shqiptaro-britanike tregoi se në fund të të njëzetave ndjeu se nuk përmbushte pritshmëritë e shoqërisë për “trupin perfekt”.

“Fillova të sëmuresha shpesh, nuk kisha energji dhe nuk ndihesha mirë me veten. Nuk kujdesesha për trupin tim. Dhe pastaj erdhi mendimi: ‘Nuk jam aq e dobët sa të tjerët – prandaj jam e shëmtuar’. Sot më duket tronditëse që e besoja këtë”, u shpreh ajo.

Në bashkëpunim me markën Dove dhe projektin “Self Esteem”, Rita theksoi rëndësinë e përballjes me versionin e mëparshëm të vetes. “Është si të takosh atë vajzën e vogël që ishe dikur dhe t’i thuash: ‘Ti je shumë më e bukur se ç’mendon’. Të gjithë meritojmë ta ndiejmë këtë.”

The post Rita Ora rrëfen periudhën e vështirë: Mendova se isha e shëmtuar, vetëm sepse nuk isha aq e dobët sa të tjerët appeared first on iconstyle.al.

Gjuha më e lumtur në botë? Është spanjishtja!

Sipas studimeve gjuhësore, spanjishtja konsiderohet si gjuha më pozitive dhe emocionale në botë, jo për mënyrën si tingëllon, por për numrin e fjalëve të ngarkuara me ndjenja të mira.

Fjalë si “alegría” (gëzim), “amor” (dashuri), dhe “felicidad” (lumturi) janë të pranishme kudo në të përditshmen spanjolle. Jo më kot, bisedat në këtë gjuhë shpesh ndihen të ngrohta, pasionante dhe plot jetë.

Ndoshta nuk është vetëm gjuha, por edhe kultura që e mban gjallë.

Po ju, cila gjuhë ju bën të ndiheni më mirë kur e dëgjoni?

The post Gjuha më e lumtur në botë? Është spanjishtja! appeared first on iconstyle.al.

Skandal në koncertin e Coldplay: Kamera kap aksidentalisht një CEO të martuar në një “moment intim” me punëtoren e tij

Një moment i zakonshëm argëtimi gjatë koncertit të Coldplay në Boston mori kthesën që askush nuk e priste dhe gjithçka nisi me një kamera live.

Në ekranin gjigant u shfaq Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë ‘Astronomer’, duke u përqafuar ngrohtësisht me Kristin Cabot – drejtoreshën e burimeve njerëzore të të njëjtës kompani. Por publiku nuk u ngazëllye vetëm nga momenti i ëmbël… pasi shumë shpejt u zbulua se Byron është i martuar dhe baba i disa fëmijëve, ndërsa gruaja e tij nuk ndodhej në koncert.

Situata u bë më e nxehtë kur vetë Chris Martin ndaloi performancën për një koment me humor:
“Shikoni këta të dy… ose kanë një aferë, ose janë shumë të turpshëm!”

Në atë moment, reagimet flisnin më shumë se fjalët: Byron u përkul i sikletosur, ndërsa Cabot shmangu kamerën, me fytyrë të kuqe.

Pas koncertit, rrjetet shpërthyen me video, meme dhe spekulime, nga jeta personale, te etika në punë. Të dy nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë, por interneti po “bën ligjin”.

The post Skandal në koncertin e Coldplay: Kamera kap aksidentalisht një CEO të martuar në një “moment intim” me punëtoren e tij appeared first on iconstyle.al.

Studimi i ri: Prindërit priren të mbrojnë fëmijën që bën më pak për ta

Një realitet që shumë e njohin në heshtje: fëmija që sakrifikon, kujdeset dhe qëndron gjithmonë pranë, shpesh merret si i mirëqenë. Nuk bën zhurmë, nuk kërkon vëmendje dhe pikërisht për këtë, mbetet në hije.

Ndërkohë, fëmija më i largët, më i vështirë apo edhe më i ftohtë… trajtohet me më shumë ndjeshmëri. Me më shumë kujdes. E ndonjëherë, edhe me më shumë dashuri.

Ndoshta është faj, ndoshta ndjesë. Ndoshta thjesht mënyra se si prindërit përpiqen të balancojnë atë që nuk funksionon. Por barra mbi supet e atij që jep më shumë, është reale. Dhe shpesh… shumë e rëndë.

A ndihesh ndonjëherë si ai person që jep gjithmonë, por nuk shihet kurrë?

The post Studimi i ri: Prindërit priren të mbrojnë fëmijën që bën më pak për ta appeared first on iconstyle.al.

Holandë: Mësuesi 53-vjeçar goditet me thikë teksa përpiqej të ndalte një sherr në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e një shkolle fillore në Alblasserdam të Holandës, ku një mësues 53-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë. Sipas policisë, ngjarja ndodhi brenda një qendre kulturore të shkollës, ku po zhvillohej një aktivitet.

Mësuesi u përpoq të ndërhynte për të ndalur një debat të ashpër mes tre burrave, por përfundoi i sulmuar përpara disa dëshmitarëve, të cilëve më pas u ofrua ndihmë psikologjike.

Tre persona janë arrestuar në lidhje me incidentin. Njëri prej tyre, 44 vjeç, u ndalua menjëherë pranë vendit të ngjarjes, ndërsa dy të tjerët u paraqitën më vonë në një spital në Rotterdam – njëri i plagosur dhe tjetri që tentoi të arratisej, por u kap nga policia.

Ende nuk dihet motivi i konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë dhe janë sekuestruar dy automjete.

The post Holandë: Mësuesi 53-vjeçar goditet me thikë teksa përpiqej të ndalte një sherr në shkollë appeared first on iconstyle.al.

Ndërron jetë në moshën 38-vjeçare kampioni i Super Bowl, Bryan Braman

Ish-lojtari i Philadelphia Eagles dhe Houston Texans, Bryan Braman, është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Lajmin e konfirmoi agjenti i tij, duke shtuar se Braman u largua nga kjo botë të enjten, duke lënë pas dy vajzat e tij, Blakely dhe Marlowe, 11 dhe 8 vjeç.

Përkrahja për Bramanin erdhi nga shumë ish-bashkëlojtarë, përmes një faqeje GoFundMe të hapur për të mbuluar shpenzimet mjekësore. Më shumë se 88 mijë dollarë u mblodhën, përfshirë një donacion prej 10 mijë dollarësh nga ylli i NFL-së, JJ Watt, i cili e kujtoi mikun e tij me fjalët: “Pusho në paqe, vëlla. Ike shumë herët.”

Braman ishte një nga ata lojtarë që la gjurmë jo vetëm për lojën e fortë, por edhe për shpirtin luftarak.

The post Ndërron jetë në moshën 38-vjeçare kampioni i Super Bowl, Bryan Braman appeared first on iconstyle.al.

Statue of Liberty nuk ka qenë gjithmonë jeshile!

Kur mbërriti në SHBA nga Franca në vitin 1885, Statuja e Lirisë kishte një shkëlqim bakri, si një monedhë e re.

E veshur me shtresa të holla bakri, ajo ndryshoi ngjyrë me kalimin e dekadave, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit dhe kripës së detit.

Ngjyra jeshile që njohim sot është rezultat i oksidimit natyral, një shtresë që jo vetëm i jep pamjen ikonike, por mbron edhe metalin nën të.

Pra, ajo nuk u projektua jeshile. Thjesht… u bë!

The post Statue of Liberty nuk ka qenë gjithmonë jeshile! appeared first on iconstyle.al.

Arma e tragjedisë në Vlorë gjendet dhe sekuestrohet pranë banesës së gjyshërve

Policia ka mundur të gjejë armën me të cilën një vajzë 17-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës më 14 korrik, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës. E mitura mbeti e plagosur rëndë nga plumbi dhe ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të hetimeve, shërbimet hetimore zbuluan se arma e zjarrit, një pistoletë, ishte hedhur brenda një qeseje plastike në një vend ku grumbulloheshin materiale të ndryshme shtëpiake, pranë banesës së gjyshërve të saj.

Pistoleta është sekuestruar si provë materiale dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve nga Instituti i Policisë Shkencore për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, materialet shtesë të çështjes i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Arma e tragjedisë në Vlorë gjendet dhe sekuestrohet pranë banesës së gjyshërve appeared first on iconstyle.al.

Djali i Dafinës ka një emër që s’e kemi dëgjuar shpesh: Ja si e zbuloi

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë! Lajmin e bukur ajo e ka ndarë në mënyrën e saj të veçantë, përmes një postimi të ndjerë në Instagram, ku ka publikuar një foto bardh e zi me këmbët e bebushit.

Ajo që mori menjëherë vëmendje ishte emri i të voglit, të cilin këngëtarja e ka zbuluar për herë të parë në përshkrimin e fotos: Daskan Gjergji.


Edhe pse detaje të tjera rreth lindjes nuk janë bërë ende publike, emocionet dhe dashuria që transmeton fotografia e publikuar thonë gjithçka.

The post Djali i Dafinës ka një emër që s’e kemi dëgjuar shpesh: Ja si e zbuloi appeared first on iconstyle.al.

Mjeku më jetëgjatë në botë mbush 103 vjeç! Cili është sekreti i tij?

Në moshën 103 vjeç, Dr. Howard Tucker nuk tregon shenja lodhjeje,përkundrazi, ai është duke kërkuar… një punë të re. Pavarësisht faktit se spitali ku punonte u mbyll në vitin 2022, ai e deklaron veten “të papunë” me humor dhe pritje. Ai është mjeku më i vjetër praktikues në botë, provë e gjallë se mosha në fund të fundit është vetëm një numër…

Me një karrierë që filloi në vitin 1947 dhe një specializim në neurologji që nga viti 1953 , Dr. Howard Tucker shërbeu në Marinën Amerikane dhe, në moshën 67 vjeç, vendosi të studionte drejtësi dhe kaloi provimin e avokatisë në Ohio. Edhe gjatë pandemisë Covid-19, ai ofroi shërbimet e tij. Sot, ai vazhdon të japë mësim dhe të japë këshilla si ekspert në çështjet mjekësore-ligjore.

Energjia dhe qëndrimi pozitiv që ka përvetësuar në jetë e kanë bërë atë të famshëm në TikTok , me më shumë se 100,000 ndjekës. Nipi i tij dhe një mik krijuan llogarinë dhe dokumentarin What’s Next?, i cili tregon jetën dhe filozofinë e tij.

Pra, cili është sekreti i jetëgjatësisë së tij?

Ai beson në aktivitetin e vazhdueshëm mendor dhe shoqëror. Ai beson se dalja në pension është “armiku” i jetëgjatësisë , pasi ruajtja e vigjilencës mendore ngadalëson rënien njohëse. ‘Nëse nuk e përdorni trurin tuaj, e humbni atë “, thotë ai për National Geographic.

Dr. Tucker ofron tre këshilla të thjeshta për një jetë plot dashuri dhe kënaqësi: Qëndroni aktivë mendërisht dhe fizikisht, shmangni pirjen e duhanit plotësisht dhe mos te keni urrejtje.

Sa i përket zakoneve të tij të të ngrënit, ai është i thjeshtë dhe i matur. E fillon ditën me fruta dhe bukë të thekur, ha një darkë të lehtë me pulë ose peshk dhe herë pas here shijon një martini ose disa ëmbëlsira.

The post Mjeku më jetëgjatë në botë mbush 103 vjeç! Cili është sekreti i tij? appeared first on iconstyle.al.

Pritjes i erdhi fundi! Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është bërë nënë për herë të parë.

Sipas mediave në Kosovë, Dafina ka lindur një djalë rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Sipas tyre, ajo është shprehur e lumtur dhe e emocionuar për ardhjen në jetë të fëmijës së saj, të cilin e kishte pritur me shumë gëzim e dashuri.

Me jetë të gjatë bebushi!

The post Pritjes i erdhi fundi! Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë appeared first on iconstyle.al.

Skandal në rrjet: YouTuberi amerikan hedh të birin 7-vjeçar nga një shkëmb

Një video e ngarkuar në rrjetet sociale nga një YouTuber i famshëm nga SHBA- ja ka bërë xhiron e botës orët e fundit. Videoja tregon Garret Gee, i cili duket duke e hedhur djalin e tij 7-vjeçar nga një shkëmb i lartë në det.

Krijuesi 35-vjeçar i përmbajtjes për udhëtime familjare dhe babai i tre fëmijëve e justifikoi veprimin e tij, duke thënë se duhej të gjente një mënyrë që djali i tij të kapërcente frikën e tij.

Videoja u ngarkua të dielën e kaluar në Instagram dhe i ndau ndjekësit e influencuesit amerikan , pasi pati mjaft prej tyre që e quajtën të papërgjegjshëm për metodat e prindërimit që zgjedh. Megjithatë, pavarësisht reagimeve të forta të publikut, Gee sqaroi se arsyeja e postimit të tij viral nuk ishte për të dhënë këshilla prindërore, as sepse ai beson se të tjerët duhet të ndjekin metoda të tilla me fëmijët e tyre.

“Kjo nuk është diçka që e kam bërë me të gjithë fëmijët e mi,” sqaroi ai. “Çdo fëmijë është i ndryshëm, kështu që mënyra se si i rrisim, i disiplinojmë dhe i mësojmë si të hidhen nga një shkëmb është mjaft e ndryshme.”

Pastaj ai u shpjegoi 436,000 ndjekësve të tij se, ndërsa i jep përparësi sigurisë së familjes së tij, sa herë që i jepet mundësia, i mëson ata të bëjnë gjëra të vështira që u pëlqejnë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Garrett Gee (@garrettgee)

The post Skandal në rrjet: YouTuberi amerikan hedh të birin 7-vjeçar nga një shkëmb appeared first on iconstyle.al.

Blake Lively pëson një tjetër pengesë në betejën e saj ligjore

Beteja ligjore e Blake Lively kundër specialistes së PR-it në mediat sociale, Jed Wallace, ka marrë një kthesë të rëndësishme, pasi pretendimet e saj që akuzonin Wallace-in për ndihmë të ekipit të PR-it të Justin Baldonit në një fushatë të dyshuar shpifjeje u rrëzuan. Gjykatësi Lewis Liman vendosi të mërkurën se Wallace dhe kompania e tij, Street Relations, Inc., nuk mund të paditen në Nju Jork për shkak të mungesës së juridiksionit.

“Mocioni i të Paditurit Wallace për të pushuar çështjen duhet të miratohet sepse Gjykata nuk ka juridiksion personal mbi ta “, zbuluan dokumentet e gjykatës të siguruara nga Page Six. Wallace jeton në Teksas, jo në Nju Jork, ku Lively fillimisht ngriti padinë e saj. Dokumentet e gjykatës sqaruan më tej se Lively nuk ka demonstruar ndonjë veprim nga Wallace që do ta nënshtronte atë ndaj procedurave ligjore në Nju Jork.

Lively kishte pretenduar se Wallace “e përdori si armë një ushtri dixhitale” për të “krijuar, mbjellë dhe promovuar” përmbajtje denigruese rreth saj, pasi u punësua nga ekipi i PR-it i Baldonit, një pretendim që Wallace e ka mohuar vazhdimisht.

Kjo dramë ligjore buron nga një konflikt më i gjerë që përfshin Lively dhe bashkë-yllin e saj në It Ends With Us, Justin Baldoni. Në dhjetor 2024, Lively ngriti një padi për të drejtat civile në Departamentin e të Drejtave Civile të Kalifornisë duke e akuzuar Baldonin për ngacmim seksual dhe përpjekje për të dëmtuar reputacionin e saj si hakmarrje.

The post Blake Lively pëson një tjetër pengesë në betejën e saj ligjore appeared first on iconstyle.al.

Pse ‘Mbretëresha e Virgjër’ nuk u martua kurrë?

Elizabeth I e Anglisë, e njohur gjerësisht si “Mbretëresha e Virgjër”, është një nga figurat më të famshme dhe enigmatike të historisë britanike. E cila sundoi nga viti 1558 deri më 1603, ajo refuzoi gjatë gjithë jetës së saj të martohej – një vendim që shkaktoi habi dhe spekulime në të gjithë Evropën.

Gjatë mbretërimit të saj, Elizabeth u kërkua nga shumë princa dhe mbretër, por ajo nuk pranoi kurrë t’i japë dorën askujt. Megjithëse pretendonte shpesh se ishte e martuar me mbretërinë e saj dhe se nuk kishte nevojë për një bashkëshort, vendimi i saj kishte motive më të thella.

Historianët besojnë se zgjedhja për të mos u martuar lidhej me dëshirën për të ruajtur pushtetin e plotë. Në një kohë kur gratë nuk kishin thuajse asnjë të drejtë dhe pushteti kalonte automatikisht në duart e burrit, martesa për Elizabethën do të kishte nënkuptuar dorëzimin e autoritetit të saj. Ajo zgjodhi të sundonte e vetme dhe të përçonte imazhin e një mbretëreshe të pavarur dhe të fortë.

Për më tepër, përvoja traumatike me martesat e tjera në familjen e saj – përfshirë nënën e saj, Anne Boleyn, e cila u ekzekutua nga babai i saj, Henry VIII – mund të ketë ndikuar në vendimin e saj për të qëndruar beqare.

Në fund, Elizabeth I vdiq pa trashëgimtar, por trashëgimia e saj si një grua që sfidoi normat e kohës dhe sundoi me mençuri e vendosmëri mbetet e paharrueshme. Ajo i dha fund dinastisë Tudor, por filloi një epokë të re për gratë në histori.

The post Pse ‘Mbretëresha e Virgjër’ nuk u martua kurrë? appeared first on iconstyle.al.

Financat e këtyre shenjave përmirësohen nga data 20 e muajit

Demi

Të mërkurën, më 23 korrik, Dielli që ndodhet në shenjën e Luanit do të lidhet me Uranin që ndodhet në Binjakë, duke sjellë një mundësi të papritur për përmirësim financiar. Dielli në Luan ndikon në çështjet e pasurive të paluajtshme, ndërsa Urani në Binjakë sjell fitime të papritura.

Në këtë ditë, mund të merrni një vendim të rëndësishëm si shitja e shtëpisë, marrja e të ardhurave nga një pronë me qira apo një investim i ri. Me Uranin që sjell surpriza, fitimet mund të vijnë në mënyrë të papritur dhe të pazakontë.

Kini besim tek rrjedha e gjërave – mos e vini në dyshim. Dielli ju shtyn të bëni lëvizje të guximshme në pasuri të paluajtshme, ndërsa Urani ju hap rrugën për shpërblime të menjëhershme financiare. Mos u frenoni – edhe nëse ndiheni të pasigurt, ky hap mund të përcaktojë një drejtim të ri për financat tuaja në shtatë vitet e ardhshme.

Gaforrja

Energjia juaj duhet të fokusohet tek një fillim i ri në fushën financiare. Të enjten, më 24 korrik, Hëna e Re në Luan ju ofron një mundësi të artë për rritje dhe zhvillim ekonomik.

Luani ndikon drejtpërdrejt në sferën tuaj financiare, dhe kjo Hënë e Re nxit fillime të reja si një punë e re, një biznes apo një investim. E rëndësishme është që këto hapa t’i ndërmerrni për veten tuaj, jo për të kënaqur të tjerët.

Energjia e Luanit lidhet me vetëvlerësimin dhe vendin që merrni në botë. Ju kërkoni qetësi dhe stabilitet, por jeni gjithashtu të destinuar të shkëlqeni. Mos kini frikë të tregoni sigurinë dhe potencialin tuaj – kjo do t’ju ndihmojë të ndërtoni një të ardhme më të begatë dhe të qëndrueshme.

Bricjapi

Këtë javë, bashkëpunimi me të tjerët është çelësi i suksesit. Të martën, më 22 korrik, Dielli hyn në Luan, duke shënuar fillimin e një sezoni të ri plot energji.

Nuk bëhet fjalë vetëm për përfitime financiare, por për mënyrën si i përdorni ato në mënyrë të mençur dhe me vizion. Mos u përpiqni ta përballoni gjithçka vetë – bashkëpunimi dhe ndihma nga të tjerët janë thelbësore.
Qoftë një partneritet me dikë të dashur apo një sipërmarrje familjare, suksesi vjen kur mendoni për të mirën e përbashkët.

Nuk kërkoni zgjidhje të shpejta, por dëshironi të krijoni diçka që zgjat në kohë – ndoshta një trashëgimi për brezat e ardhshëm. Për të arritur këtë, është e nevojshme të mbështeteni në bashkëpunim dhe të mbani fokusin tek vizioni afatgjatë.

The post Financat e këtyre shenjave përmirësohen nga data 20 e muajit appeared first on iconstyle.al.

Kënga virale në ‘TikTok’/ Këngëtarja e “Pretty Little Baby” ndërron jetë pas një sëmundje

Këngëtarja e grupit “Pretty Little Baby”, Connie Francis, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër.

Vdekja e saj u njoftua nga miku i saj i hershëm, Ron Roberts, i cili tha: “Me zemër të thyer dhe trishtim të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të mikeshës sime të dashur Connie Francis mbrëmë. E di që Connie do ta miratonte faktin që fansat e saj janë ndër të parët që mësojnë për këtë lajm të trishtueshëm.”

Më herët këtë muaj, Connie u shtrua në spital dhe u vendos në kujdes intensiv, duke bërë që ajo të tërhiqej nga një shfaqje për Ditën e Pavarësisë (4 korrik).

Gjithashtu ishte raportuar se 87-vjeçarja vuante nga “dhimbje ekstreme” në zonën e legenit dhe përdorte një karrige me rrota. Megjithatë, pavarësisht problemeve shëndetësore, këngëtarja e famshme u dha fansave të saj një përditësim mbi gjendjen e saj shëndetësore, duke i falënderuar për mbështetjen e tyre.

«Sot ndihem shumë më mirë pas një nate të mirë dhe doja të shfrytëzoja këtë mundësi për t’ju uruar të gjithëve një 4 Korrik të lumtur», tha ajo.

Kohët e fundit, Connie u rikthye në qendër të vëmendjes pasi hiti i saj ikonik u bë viral në TikTok . Ajo e krijoi këngën në vitin 1962 dhe, për shkak të popullaritetit të saj të fundit, deri më tani është dëgjuar mbi 74 milionë herë në Spotify.

Connie foli për People rreth ringjalljes së këngës së saj, duke thënë se e kishte harruar: “Të them të vërtetën, as nuk e mbaja mend këngën. Më duhej ta dëgjoja për ta mbajtur mend.” Të mendosh që një këngë që kam regjistruar 63 vjet më parë po prek zemrat e miliona njerëzve është vërtet e mrekullueshme. Është një ndjenjë e mrekullueshme.”

The post Kënga virale në ‘TikTok’/ Këngëtarja e “Pretty Little Baby” ndërron jetë pas një sëmundje appeared first on iconstyle.al.

Lotina dhe Mozzik ndajnë momente të ëmbla me “foshnjën” e tyre

Lotina Haziri po jeton një periudhë të lumtur në krahët e reperit Mozzik. Çifti duket më i lidhur se kurrë, dhe këtë e dëshmojnë edhe postimet e tyre të përbashkëta në rrjetet sociale.

Së fundmi, Lotina ka ndarë në “Instastory” një foto ku shfaqet së bashku me Mozzik dhe qenushin e tyre, të cilin ajo e quan me dashuri “foshnja jonë”.

“Unë. Burri im dhe foshnja jonë – njihuni me Zeron”, shkruan Lotina në mbishkrimin e fotos.

The post Lotina dhe Mozzik ndajnë momente të ëmbla me “foshnjën” e tyre appeared first on iconstyle.al.

Naim Murseli në gjykatë me pamje të re, Vesa Luma: Kishte kohë me mbjell flokët

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, është shfaqur së fundmi në seancën gjyqësore me një pamje ndryshe, dukshëm me flokë të mbjellë. Kjo ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë komentuar faktin se edhe pse ndodhet në paraburgim për një krim tronditës, ai ka gjetur kohë për ndërhyrje estetike.

Një ndër komentet që mori vëmendje ishte ai i këngëtares Vesa Luma, e cila publikoi një video nga seanca në Instagram Story, duke shkruar:

“Përveçse e ka mbyt grun nër sy të fëmijëve, në burg paska pas kohë Naim Murseli me i mbjell flokët.”

Kujtojmë se rasti i Naim Murselit tronditi opinionin publik në fund të vitit të kaluar, kur u zbulua se ai kishte organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij. Procesi gjyqësor ndaj tij është ende në zhvillim.

The post Naim Murseli në gjykatë me pamje të re, Vesa Luma: Kishte kohë me mbjell flokët appeared first on iconstyle.al.

Jennifer Lopez mbyll kapitullin e martesave: Mjaft më!

Pavarësisht se është martuar katër herë, Jennifer Lopez e ka bërë të qartë se nuk ka plane të martohet përsëri. Gjatë turneut të saj evropian “Up All Night” këngëtarja u shfaq duke iu përgjigjur një pankarte ku shkruhej: “J Lo, martohu me mua”.

Përgjigja e saj ishte e qartë: “Mendoj se kam mbaruar me këtë“, i tha ajo audiencës në koncertin e saj në Bilbao të Spanjës, duke shtuar: “E kam provuar disa herë“.

Këngëtarja u martua për herë të parë me aktorin Ojani Noah në vitin 1997, por çifti u divorcua në vitin 1998. Më pas ajo u martua me Chris Judd në vitin 2001, martesë e cila përfundoi në vitin 2003. Lopez u martua me këngëtarin tjetër Marc Anthony në vitin 2004 dhe divorci i tyre u finalizua në vitin 2014. Së bashku, ata patën fëmijë binjakë, Emme dhe Max. E nominuara dy herë për çmimin Grammy filloi të dilte me ish-lojtarin e New York Yankees, Alex Rodriguez, në vitin 2017, me të cilin ishte e fejuar nga viti 2019 deri në vitin 2021.

Në vitin 2021, këngëtarja e ringjalli marrëdhënien e saj me Ben Affleck, me të cilin ishte e fejuar nga nëntori 2002 deri në janar 2004. Ata u martuan në vitin 2022 në Las Vegas dhe më vonë festuan martesën e tyre në një ceremoni më private në Georgia. Lopez kërkoi divorc dy vjet më vonë dhe divorci i tyre u finalizua në janar.

The post Jennifer Lopez mbyll kapitullin e martesave: Mjaft më! appeared first on iconstyle.al.

❌