Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 July 2025Main stream

Foshnja vdes gjatë lindjes/ Babai: Nga neglizhenca e mjekëve te ‘Koço Gliozheni’

By: xhir jeta
22 July 2025 at 15:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kryeqytet, ku një foshnje ka ndërruar jetë gjatë procesit të ndëhryjes kirurgjikale.

Ngjarja ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku babai 34-vjecar i foshnjes ka denoncuar në polici rastin duke pretenduar se vdekja ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve.

Në denoncimin e tij, 34-vjecari ka thënë se janë paraqitur në maternitetin “Koço Gliozheni” për të kryer disa vizita pas shqetësimeve që kishte, bashkëshortja, ndërsa mjekët pasi e kanë vizituar I kanë thënë të largohet në banesë. Por gjatë qëndrimit në banesë, bashkëshortja e 34-vjecarit ka pasur shqetësime, temperaturë të lartë dhe dhimbje të forta.

Pasi është dërguar sërish në maternitet, gjatë ndërhyrjes kirugjikale fëmija nuk ka mundur të mbijetojë. Për këtë rast ka nsisur edhe një hetim për sa I përket procedurave që janë kryer nga ana e stafit mjekësor në maternitetin Koco Gliozheni./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

“Shpëtimtari i palindur”: Kur një foshnjë shpëton nënën e vet

By: gaze tare
20 July 2025 at 19:45

Shkenca ka zbuluar një nga mrekullitë më të jashtëzakonshme të natyrës: gjatë një ataku kardiak në shtatzëni, foshnja mund të dërgojë qeliza staminale për të ndihmuar në shërimin e zemrës së nënës.

Këto qeliza të fuqishme kalojnë placentën, udhëtojnë nëpër gjak dhe vendosen në zonën e dëmtuar të zemrës, ku integrohen dhe nisin procesin e rigjenerimit.
Është një formë e rrallë partneriteti biologjik, ku edhe para se të vijë në jetë, foshnja kujdeset për jetën që e mban gjallë.

Qeliza të tilla janë gjetur në trupin e nënës edhe vite pas lindjes, një dëshmi e një lidhjeje që s’ndryshon as me kohën.

Kjo nuk është thjesht shtatzëni. Është një marrëdhënie e thellë mbijetese, sakrifice dhe dashurie… që nis shumë më herët se përqafimi i parë.

The post “Shpëtimtari i palindur”: Kur një foshnjë shpëton nënën e vet appeared first on iconstyle.al.

Foshnjat e verës: më të gjata, më të forta? Ja çfarë thotë shkenca!

By: gaze tare
17 July 2025 at 20:52

Sipas një studimi interesant, foshnjat që lindin gjatë muajve të verës priren të jenë pak më të rënda në lindje dhe më të gjata në moshë madhore!

Shkencëtarët mendojnë se kjo lidhet me nivelet më të larta të vitaminës D që nënat marrin gjatë shtatzënisë falë rrezatimit të diellit. Dhe vitamina D është thelbësore për zhvillimin e kockave dhe rritjen e fetusit.

Detajet e vogla, si stina e lindjes, mund të kenë ndikime të vogla, por të qëndrueshme në jetën tonë. Edhe pse gjenetika dhe ushqyerja janë faktorët kryesorë të rritjes, një rreze më shumë dielli mund të bëjë diferencën.

Lindur në verë? Ndoshta keni marrë një boost natyral që në fillim!

The post Foshnjat e verës: më të gjata, më të forta? Ja çfarë thotë shkenca! appeared first on iconstyle.al.

Postoi videon e foshnjës katërmuajshe që peshon 10 kilogramë dhe është 76 centimetra i gjatë, pamjet e gruas nga SHBA bëhen virale

16 July 2025 at 12:47

Një grua që për herë të parë është bërë nënë ka zbuluar se foshnja e saj katërmuajsh është tashmë një “gjigant”, me një peshë marramendëse prej 10 kilogramësh dhe një gjatësi prej 76 centimetra.

Maci Mugele ndau një video të foshnjës së saj Gunner Mattheyer në TikTok muajin e kaluar, me mbishkrimin: “Kur ke një fëmijë katërmuajsh me përqindje të 100-të, jashtë limiteve”.

Shikuesit u mahnitën nga madhësia e Gunner, me disa njerëz që u entuziazmuan për “rrathët e tij të trashë” dhe tiparet “e lezetshme”.

Megjithatë, të tjerë e kanë kritikuar 21-vjeçaren për madhësinë e djalit të saj, duke e akuzuar atë për “abuzim me fëmijët” për shkak të peshës së tij.

Pavarësisht kritikave, Maci këmbëngul se foshnja e saj është “e shëndetshme” dhe mjekët e kanë siguruar se ai është thjesht i madh për moshën e tij.

Maci, nga Chandler, Oklahoma, SHBA, thotë se Gunner ishte i madh gjatë gjithë shtatzënisë së saj dhe vazhdon të “hajë më shumë se një fëmijë mesatar”.

Pasi zbuloi madhësinë e Gunner në një video në TikTok, Maci shpejt e gjeti veten dhe fëmijën e saj duke u bërë viral pasi videoja e saj grumbulloi 20 milionë shikime. /Telegrafi/

The post Postoi videon e foshnjës katërmuajshe që peshon 10 kilogramë dhe është 76 centimetra i gjatë, pamjet e gruas nga SHBA bëhen virale appeared first on Telegrafi.

Tronditëse/ Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

28 June 2025 at 19:45

Në qytetin Corona të Kalifornisë, një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale pasi u la vetëm në një automjet të mbyllur në temperatura ekstreme prej 43 gradë Celsius. Incidenti ndodhi më 17 qershor dhe u regjistrua nga kamerat e trupit të oficerëve të policisë, të cilët ndërhynë menjëherë pas një telefonate urgjente.

Kur mbërritën në vendngjarje, oficerët gjetën fëmijën në sediljen e pasme të makinës me motorin e fikur dhe dritaret e mbyllura. Duke parë rrezikun e menjëhershëm për jetën e foshnjës, ata përdorën një levë për të thyer xhamin dhe për të hapur derën, duke e nxjerrë menjëherë fëmijën jashtë. Pas shpëtimit, policët u përkujdesën për foshnjën, duke e mbajtur në krahë dhe duke e qetësuar.

Ende nuk dihet sa kohë ka qëndruar foshnja vetëm në makinë. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Departamenti i Policisë së Corona-s publikoi pamjet me qëllim ndërgjegjësimin e publikut mbi rreziqet serioze që sjell lënia e fëmijëve në automjete të mbyllura gjatë temperaturave të larta, duke theksuar se edhe disa minuta mund të jenë fatale.

The post Tronditëse/ Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë appeared first on Sot News | Lajme.

43°C brenda makinës: Foshnja e bllokuar, policia thyen xhamin për ta shpëtuar

By: gaze tare
28 June 2025 at 19:01

Pamje tronditëse të kamerave trupore kanë dokumentuar momentin kur policia në Kaliforni shpëtoi një foshnjë të lënë vetëm brenda një makine të mbinxehur në qytetin Corona, më 17 qershor.

Fëmija u gjet në sediljen e pasme, në një automjet të fikur dhe me dritare të mbyllura, ndërsa temperatura në brendësi kishte arritur në 43°C. Oficerët përdorën një levë për të thyer xhamin e shoferit dhe nxituan ta ndihmonin të voglin, duke e freskuar dhe qetësuar menjëherë.

Identiteti i prindërve nuk është bërë publik dhe nuk dihet sa kohë foshnja qëndroi vetëm. Policia publikoi videon për të ndërgjegjësuar qytetarët për rrezikun vdekjeprurës të lënies së fëmijëve në makina gjatë temperaturave të larta.

The post 43°C brenda makinës: Foshnja e bllokuar, policia thyen xhamin për ta shpëtuar appeared first on iconstyle.al.

E rëndë/ Ndërron jetë foshnja 3 javëshe, dyshohet se…

27 June 2025 at 11:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një foshnje tre javëshe ka ndërruar jetë. Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kostercë të Skenderajt. Policia njoftoi se vdekja e foshnjës është konstatuar nga një ekip mjekësor në banesën ku familja jetonte. Për ngjarjen janë duke u marrë dëshmitë e prindërve, teksa trupi i foshnjës është dërguar në morg ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë, që do të zbulojë dhe shkaku ne vdekjes.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës nga QKMF-Skenderaj lidhur me rastin, së bashku kanë dalë në lokacionin e cekur, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima mashkull kosovar (foshnje 3-javësh) është pa shenja jete”, tha policia.

The post E rëndë/ Ndërron jetë foshnja 3 javëshe, dyshohet se… appeared first on Sot News | Lajme.

Tronditëse/ Gjenden në një park trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje 6-muajshe, nisin menjëherë hetimet

By: V K
8 June 2025 at 10:09

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje tronditëse është regjistruar në Romë në parkun Villa Pamphili, ku u gjetën trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje rreth gjashtë muajsh.

Sipas dëshmive të para, zbulimi i dy trupave ndodhi në dy pika të ndryshme të parkut, të ndara mes tyre nga një distancë prej më pak se 200 metrash.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe ka vënë në lëvizje hetuesit italianë në kërkim të së vërtetës, pas këtij misteri të errët.

Dy kalimtare fillimisht menduan se bëhej fjalë për një kukull, por pas afrohen një burri, e kuptuan të vërtetën tronditëse.

Foshnja ishte lakuriq, me shenja traume në krahun dhe këmbën e djathtë.

Vetëm katër orë më vonë dhe rreth 100 metra larg, një tjetër zbulim makabër: trupi i një gruaje, i fshehur në një thes të zi nën një rresht me oleandra.

Gruaja ishte e veshur, por pa dokumente identifikimi.

Një lidhje e mundshme: nënë dhe bijë?

Hetuesit dyshojnë se të dy viktimat mund të jenë të lidhura, ndoshta nënë e bijë dhe se të dy trupat janë braktisur nga i njëjti person.

Është një histori absurde”, deklaroi prokurori Antonio Verdi, që mbërriti në vendin e ngjarjes mbrëmjen vonë.

Ai shtoi se do të bëhen analiza ADN-je, për të përcaktuar lidhjen mes viktimave dhe për të ndriçuar shkaqet e vdekjes.

Sipas vlerësimeve të para mjeko-ligjore, gruaja ka ndërruar jetë më parë se foshnja, por nxehtësia brenda çantës ku u gjet, mund të ketë përshpejtuar dekompozimin e trupit të saj.

Dëshmi, dyshime dhe kamera sigurie

Një familje që po luante volejboll në park zbuloi trupin e gruas kur topi përfundoi në shkurre. Njëri prej tyre, Giacinto Tito, tha se ndjenin një erë të keqe dhe menjëherë lajmëruan policinë.

Disa metra më tutje ndodhet një gardh i dëmtuar që shikon nga një rrugë e jashtme – një pikë e mundshme hyrjeje për personin që braktisi trupat.

Ndërkohë, hetuesit kanë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë përreth parkut për të identifikuar lëvizjet e dyshimta në ditët e fundit.

Po ashtu, po kontrollohen spitalet për të parë nëse ndonjëra prej viktimave është paraqitur më herët për trajtim mjekësor.

Gruaja e panjohur në urë një pistë e re?

Rreth orës 18:40, dy gra që po shëtisnin në park, panë një grua të re në gjendje të hutuar mbi një urë në qendër të parkut.

“Ajo mbante duart në tëmtha dhe tundte kokën. Ishte me një fustan të errët dhe flokë ngjyrë kafe të çelët”, tha njëra prej dëshmitareve për gazetën La Repubblica.

Ky dëshmitar, mund të jetë çelësi për të kuptuar më shumë rreth identitetit të viktimave, apo personit përgjegjës.

Përfundimi i një dite makthi

Në orën 21:30, parkut iu shtuan dritat e forta të zjarrfikësve për të ndihmuar hetuesit dhe mjekun ligjor gjatë inspektimeve.

Disa kalimtarë, të hutuar nga prania e shiritave të policisë, pyetën nëse po xhirohej ndonjë film. Por të vërtetën e hidhur e mësuan vetëm kur u afruan më shumë.

Villa Doria Pamphili, një nga parqet më të dashura të Romës, është tashmë skenë e një hetimi të ndërlikuar, me shumë pyetje të hapura dhe me vetëm disa fije shprese për të zbuluar çfarë ndodhi vërtetë.

The post Tronditëse/ Gjenden në një park trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje 6-muajshe, nisin menjëherë hetimet appeared first on Albeu.com.

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

21 May 2025 at 09:27

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si lindjet dhe emigracioni tregojnë se profili demografik i vendit po përkeqësohet me shpejtësi.

Në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Nga tremujori i parë 2021 në 2025 lindjet në të gjithë vendin kanë shënuar rënie me 26 %. Ritmet e rënies së lindjeve në shkallë vendi janë përshpejtuar pas pandemisë. Duke marrë në krahasim vetëm të dhënat për tremujorin e parë, vërehet numri i foshnjave në tremujorin e parë 2019 ishte 15 për qind më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2011. Të dhënat tregojnë se pas pandemisë sidomos me 2025 lindjet kanë pësuar rënie të fortë në të gjitha qarqet.

Në zonat e Veriut lindjet po bien më shpejt. Kukësi pavarësisht se renditet me varësinë më të lartë të popullsisë së re në moshe, pësoi rënien më të madhe të lindjeve në rang vendi në më shumë se 22 % në tremujorin e parë 2025.

Kukësi dhe Dibra, territore të varfra u përballën në dekadën e fundit me valë të lartë emigrimi. Për pasojë lindjet ne këto zona bien në mbi një të pestën brenda një viti raportoi INSTAT.

Rënie të fortë kanë pësuar edhe lindjet në Tiranë. Kryeqyteti ka ende fluks të fuqishëm migrimi të brendshëm, por kostoja e lartë e jetesës, çmimet e banesave dhe trendët me më pak fëmijë e kanë ulur fertilitetin. Tirana është i vetmi qark që ka kontrast, pasi popullsia është në rritje dhe po përjeton rënie të fortë të lindjeve. Në tremujorin e parë 2025 Tirana ishte e dyta në rang vendi për rënien e lindjeve me 18%.

Qarqet bregdetare dhe jugore kanë rënie më të butë të lindjeve. Vlora, Gjirokastra dhe Berati shënojnë ulje njëshifrore, pasi kishin përjetuar rënie të forta vitet e mëparshme dhe prej vitesh kanë popullsi të plakur.

Megjithëse vendi po përjeton rritje ekonomike kjo nuk po reflektohet në përmirësimin e treguesve demografike. Rritja e ekonomike dhe rënia e lindjeve po shkojnë në përpjesëtim të zhdrejtë.

E vetmja politike pro-lindje që njihet si bonusi i bebeve 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 për të dytin, 120 mijë për të tretin, duket së është një vlerë simbolike krahasuar me koston reale të rritjes së një fëmije.

Në shumicën e rasteve, kostot e banesave, të arsimit privat dhe pasiguria e tregut të punës pengojnë çiftet e reja të sjellin në jetë fëmijë./ Monitor

The post Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja appeared first on Sot News | Lajme.

Rasti i foshnjës që u gjet në q*se mbet*rinash, reagon Xheneta Fetahu

By: D Marku
20 May 2025 at 18:35

Rasti i foshnjës që u gjet pa shenja jete në qese mbeturinash në Prishtinë ka bërë që të ketë reagime të shumta.

Një të tillë e ka bërë edhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu.

Ajo reagon e prekur për ngjarjen në fjalë, meqë ka pasur një fëmijëri jo edhe aq të mirë, teksa ishte braktisur nga e ëma.

Postimi i plotë i Fetahut (pa ndërhyrje):

“Sot gjithë ditën kam qenë jashtë mase e mërzitur nga ky rast dhe realisht mendoj se pse jetojnë ‘nënat e tilla’.

Shumë po shumë gra luftojnë me përjetu të paktën një herë ndjenjën e të qenurit nënë e disa hedhin tek mbeturinat.

E tani më thoni pse gjykon nënat që lënë fëmijët, A duhet desht nënat e tilla?”.

The post Rasti i foshnjës që u gjet në q*se mbet*rinash, reagon Xheneta Fetahu appeared first on Albeu.com.

E futur në një qese të zezë, gjendet e vdekur foshnja në pikën e grumbullimit të mbeturinave

By: M C
19 May 2025 at 16:35

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë ku një foshnje është gjetur e pajetë në një pikë grumbullimi të mbeturinave.

Sipas asaj që mediat vendase bëjnë me dije mësohet se rreth orës 11:00 të kësaj të hëne, në lagjen Matiqan të Prishtinës, një foshnjë e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore.

Mësohet se foshnja e pajetë ishte futur në një qese të zezë dhe ishte hedhur në pikën e grumbullimit të mbeturinave.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci konfirmoi se mjekët konstatuan vdekjen e foshnjës.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë. Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete.

Përderisa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen”, ka pohuar Borovci, teksa më tej theksoi se Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë informacion lidhur me këtë ngjarje të kontaktojnë me efektivët me qëllim zbardhjen e plotë dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

The post E futur në një qese të zezë, gjendet e vdekur foshnja në pikën e grumbullimit të mbeturinave appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Gjendet e pajetë brenda një qeseje foshnja e porsalindur, ishte hedhur në mbeturina

19 May 2025 at 13:10

Një foshnje e porsalindur pa shenja jete është gjetur brenda një qese sot në një vendgrumbullim mbeturinash në Matiqan të Prishtinës. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se hetimet janë në proces dhe se po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet hetimore të nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.

“Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin aktual dhe është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”, thanë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke shtuar “do të informojmë opinionin për çdo zhvillim të ri në lidhje me hetimet.

Mediat në Kosovë kanë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku të pranishëm janë hetuesit.

The post E rëndë/ Gjendet e pajetë brenda një qeseje foshnja e porsalindur, ishte hedhur në mbeturina appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë në Prishtinë! Gjendet e pajetë brenda një qeseje foshnja e porsalindur

By: Ela
19 May 2025 at 13:31

Një foshnje e porsalindur pa shenja jete është gjetur brenda një qese sot në një vendgrumbullim mbeturinash në Matiqan të Prishtinës. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se hetimet janë në proces dhe se po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet hetimore të nevojshme për zbardhjen e këtij rasti. “Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar është […]

The post E rëndë në Prishtinë! Gjendet e pajetë brenda një qeseje foshnja e porsalindur appeared first on BoldNews.al.

Mjekët amerikanë rishkruajnë ADN-në e një foshnje me çrregullim të rëndë gjenetik

By: gaze tare
15 May 2025 at 20:45

Mjekët në Shtetet e Bashkuara kanë realizuar një arritje historike në mjekësi duke trajtuar me sukses një foshnjë me një çrregullim të rrallë dhe të rëndë gjenetik përmes një terapie të personalizuar të redaktimit të gjeneve.

 Rasti i KJ: Një trajtim i parë në llojin e vet
Foshnja, e njohur si KJ, u diagnostikua me një formë të rëndë të mungesës së enzimës carbamoyl phosphate synthetase 1 (CPS1), një çrregullim metabolik që ndikon në ciklin e ureës dhe mund të çojë në nivele toksike të amoniakut në gjak. Kjo gjendje prek rreth një në 1.3 milionë foshnja dhe shpesh është fatale në muajt e parë të jetës.

 Terapia e personalizuar me redaktim bazash

Ekipi mjekësor në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias dhe Universitetin e Pensilvanisë zhvilloi një terapi të personalizuar duke përdorur teknikën e redaktimit të bazave (base editing), e cila lejon korrigjimin preciz të mutacioneve gjenetike pa prerë ADN-në. Kjo terapi u krijua, testua dhe u administrua brenda gjashtë muajve, një kohë jashtëzakonisht e shkurtër për zhvillimin e një trajtimi të tille.

KJ mori tre doza të terapisë përmes infuzioneve intravenoze në periudhën shkurt-prill 2025. Pas trajtimit, ai tregoi përmirësime të dukshme në shëndet, duke përfshirë rritje në peshë dhe reduktim të nevojës për medikamente.

Impakt global dhe perspektiva të reja

Ky rast përfaqëson një hap të madh drejt terapive gjenetike të personalizuara për sëmundjet e rralla. Ekspertët besojnë se kjo qasje mund të hapë rrugën për trajtime të ngjashme për miliona pacientë që vuajnë nga çrregullime gjenetike të rralla .

Megjithëse KJ do të kërkojë monitorim të vazhdueshëm gjatë jetës së tij, suksesi i këtij trajtimi ofron shpresë për një të ardhme ku sëmundjet gjenetike mund të trajtohen në mënyrë efektive që në fazat e hershme të jetës.

The post Mjekët amerikanë rishkruajnë ADN-në e një foshnje me çrregullim të rëndë gjenetik appeared first on iconstyle.al.

Itali/ Nëna hedh vajzën 7 muajshe nga ballkoni, foshnja vdiq rrugës për në spital

By: Oldi
30 April 2025 at 16:36

Një vajzë vetëm 7 muajshe gjeti vdekjen, pasi nëna e saj e hodhi nga ballkoni në rrugë. Ngjarja e rëndë u regjistrua këtë të mërkurë në Misterbianco, Catania, teksa karabinierët ndërhynë në vendngjarje dhe morën nën kontroll gruan. 118 persona të pranishëm në vendgjarje u përpoqën të shpëtonin vogëlushen, e cili vdiq para se të […]

The post Itali/ Nëna hedh vajzën 7 muajshe nga ballkoni, foshnja vdiq rrugës për në spital appeared first on BoldNews.al.

Shiti foshnjën e posalindur për 2 mijë euro, bie në prangat e policisë 37-vjeçarja në Spanjë

25 April 2025 at 15:00

Një grua është arrestuar në Spanjëpasi shiti fëmijën e saj për 2000 euro një çifti që kishte probleme me fertilitetin, përpara se të pendohej dhe të përpiqej ta kthente. 37-vjeçarja u arrestua në mars në Mostoles, në periferi të Madridit. Çifti që mori foshnjën, si dhe dy nga të afërmit e tyre gjithashtu u arrestuan në Cordoba.

Nga hetimet paraprake u zbulua se nëna i shiti çiftit të porsalindurin për 2000 euro, por më pas “u pendua që e shiti vajzën” dhe kërkoi ta kthente. Çifti refuzoi pasi nëna nuk do të kthente çmimin e shitjes së foshnjës dhe as 1000 eurot që kishte shpenzuar për shpenzimet e saj të akomodimit për një muaj në Cordoba. Nëna biologjike kishte shkuar në qytetin ku ndodheshin blerësit për të sjellë në jetë fëmijën e saj atje.

Hetimi nisi kur 37-vjeçarja, tashmë nënë e gjashtë fëmijëve të tjerë, të cilëve iu hoq kujdestaria në vitin 2022 pas një raportimi të shërbimeve sociale për “neglizhencë”, ngriti një padi, duke pretenduar se një familje në Cordoba i kishte “rrëmbyer” foshnjën. Kujdesi për foshnjën iu besua një qendre për mbrojtjen e fëmijëve në këtë zonë.

The post Shiti foshnjën e posalindur për 2 mijë euro, bie në prangat e policisë 37-vjeçarja në Spanjë appeared first on Sot News | Lajme.

Historia tronditëse e çiftit nga Librazhdi, i vogli i tyre në luftë me jetën…

By: Ela
21 March 2025 at 22:40

Ishte viti 2002, Ilda një vajzë plot ëndrra kishte lënë pas qytetin e lindjes, Lushnjën për të vazhduar studimet për ekonomik në Tiranë. Shpesh herë shkëmbente shikimet me Mikelin, djalin nga Librazhdi i cili nuk pati asnjëherë guximin t’i fliste e t’i shprehte pëlqimin. Fati deshi që rrugët e tyre të bashkoheshin sërish në vitin […]

The post Historia tronditëse e çiftit nga Librazhdi, i vogli i tyre në luftë me jetën… appeared first on BoldNews.al.

Terror në Francë, vdes foshnja e porsalindur/ Nëna 18 vjeçare lind fëmijën në dhomën e hotelit dhe e hedh nga kati i dytë

25 February 2025 at 17:47

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Paris, ku një foshnjë e porsalindur humbi jetën pasi nëna e saj, një turiste amerikane 18-vjeçare, e hodhi nga dritarja e dhomës së hotelit, pak çaste pas lindjes. Sipas autoriteteve, nëna e re, e cila po udhëtonte me një grup të rinjsh në Evropë, dyshohet se e ka hedhur foshnjën nga kati i dytë i hotelit, ndërkohë që kordonin e kërthizës ende e kishte të lidhur.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe transportuan foshnjën në spital, por fëmija nuk mbijetoi për shkak të plagëve të marra. Zyrtarët e prokurorisë në Paris kanë nisur një hetim për “vrasjen e një të mituri nën 15 vjeç,” ndërsa nëna është dërguar në spital për t’iu nënshtruar një operacioni pas lindjes.

/ abcnews.al

Nga shpenzimet për shtatzëninë, tek mirëqenia e foshnjës pas ardhjes në jetë, sa janë kostot e prindërve për rritjen e një bebeje në vitin e parë tyre të jetës

8 February 2025 at 07:30
“Sa kushton një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çdo prind të ri, sidomos në një kohë kur kostot e jetesës janë në rritje. Shpenzimet e lidhura me shtatzëninë dhe rritjen e një fëmije përfshijnë një gamë të gjerë faktorësh, nga kujdesi prenatal dhe lindja, deri te nevojat e përditshme pas lindjes. Në total,

Trump firmos urdhërin: Foshnjet e lindura nga emigrantë nuk e marrin më shtetësinë

By: user 8
21 January 2025 at 14:38

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që kërkon t’u ndalojë nënshtetësinë amerikane fëmijëve të emigrantëve pa dokumente të lindur në Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar t’i japë fund një të drejte që Kushtetuta e SHBA e ka garantuar për më shumë se 150 vjet.

Urdhri ekzekutiv, i cili do të zbatohej për çdo foshnjë të lindur pas 19 shkurtit, pritet të kundërshtohet shpejt në gjykatë duke qenë se do të përbënte një shmangie të jashtëzakonshme nga interpretimi historik i Amendamentit të 14-të të Kushtetutës, i cili thotë se “të gjithë personat e lindur” në Shtetet e Bashkuara “janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku ata banojnë”.

 Çfarë bën urdhri ekzekutiv i Trump?

Urdhri ekzekutiv i nënshkruar të hënën përpiqet të bëjë që fëmijët e lindur në SHBA, por pa të paktën një prind që është rezident i përhershëm i ligjshëm ose shtetas amerikan, të mos ketë më automatikisht nënshtetësia amerikane.

Ai gjithashtu i ndalon agjencitë federale të lëshojnë ose njohin dokumentacionin që vërteton shtetësinë amerikane për këta fëmijë.

Veçanërisht, urdhri ekzekutiv synon fëmijët e lindur nga emigrantë të paautorizuar dhe njerëz ligjërisht në SHBA me viza të përkohshme.

Si mundet ndryshe administrata Trump të kontrollojë shtetësinë e të drejtës së lindjes?

Edhe nëse administrata nuk është në gjendje të zhbëjë plotësisht shtetësinë e të drejtës së lindjes për fëmijët e disa emigrantëve, zyrtarët thuhet se kanë eksploruar mënyra të tjera për të trajtuar këtë temë. Për shembull, ata mund të përpiqen të kufizojnë vizat afatshkurtra për udhëtaret shtatzëna, kështu që ato udhëtarë nuk mund të lindin në SHBA.

Çfarë janë urdhrat ekzekutivë?

Urdhrat ekzekutivë janë deklarata zyrtare me shkrim që përvijojnë axhendën e presidentit në drejtimin e qeverisë federale.

Këto mund të përfshijnë direktiva për agjencitë federale ose kërkesa për raporte specifike.

Shumë urdhra mund të jenë të pakundërshtueshme.

Presidentët e rinj, siç bën shpesh kreu i degës ekzekutive, mund të lëshojnë urdhra për të anuluar urdhrat e paraardhësve të tyre.

Neni II i Kushtetutës së SHBA i jep presidentit fuqinë për të nxjerrë urdhra ekzekutivë, sipas Shoqatës së Avokatëve Amerikanë (ABA).

The post Trump firmos urdhërin: Foshnjet e lindura nga emigrantë nuk e marrin më shtetësinë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌