❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bie koha mesatare e gëzimit të pensionit/ Të moshuarit në fshat e marrin së paku 7.3 vite më shumë se ata në qytet

✇Albeu
By: V K

Pensionistët në zonat rurale, e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se ata që jetojnë në qytet, tregojnë të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Në nivel kombëtar, koha mesatare e gëzimit të pensionit arriti 22.4 vite në vitin 2024 me një rënie të lehtë me 4 muaj në krahasim me 2023-n.

Koha e gëzimit të pensionit mbeti e pandryshuar në 10 vitet e fundit, pasi edhe në 2015 ishte 22.3 vite.

Por duke analizuar ndarjen fshat-qytet, shihet së në zonat rurale pensionistët e gëzojnë pensionin shumë më gjatë se në qytete.

Në vitin e 2024 koha mesatare e gëzimit të pensionit në fshat ishte 28.2 vite, ndërsa në qytet 20.9 vite.

ë dhënat e katër viteve të fundit, tregojnë se për pensionit e qytetit koha e gëzimit të pensionit po vjen duke u ulur, ndërsa atyre në fshat po rritet.

 

Në zonat urbane, koha e përfitimit të pensionit ka mbetur pothuajse e pandryshuar gjatë katër viteve të fundit, duke u luhatur lehtësisht nga 20.9 vite nga 2021 në 2025.

Jeta në qytete po ndikohet faktorë të tillë si nivelet më të larta të stresit, ritmi më i lartë i jetës, cilësi e dobët ajrit dhe jetës sedentare.

Ndërkohë, në zonat rurale vërehet një rritje më e fortë dhe e qëndrueshme. Në vitin 2021, koha e përfitimit të pensionit në këto zona ishte 26.5 vite, dhe në vitin 2024 ajo ka arritur në 28.4 vite.

Kjo rritje mund lidhet edhe me stilin e jetesës më të qetë në zonat rurale, me më pak ndotje, lidhje më e fortë me natyrën dhe jetë më aktive për të moshuarit, të cilat ndikojnë pozitivisht në jetëgjatësi.

Arsyet pse koha e gëzimit të pensionit në zonat rurale, është dukshëm më e gjatë se në zonat urbane lidhen edhe me faktin se shumë banorë të zonave rurale, veçanërisht ata që kanë punuar në bujqësi, dalin në pension në një moshë më të re krahasuar me punonjësit në sektorin urban dhe shtetëror.

Po nga ana tjetër jeta në fshat përfshin më shumë aktivitet fizik, punë në tokë, ecje, kontakt me natyrën, më pak ndotje ajri dhe zhurmë, si dhe një regjim ushqimor më të natyrshëm dhe tradicional.

Këta faktorë kontribuojnë në një jetë më të gjatë dhe shpesh më të shëndetshme pas daljes në pension.

Gjithashtu, ritmi i jetës në zonat rurale është më i qetë dhe lidhjet familjare dhe komunitare janë më të ngushta.

Në 2023, shqiptarët kanë jetuar më gjatë se asnjëherë tjetër, në 79.6 vjeç, pas një ndikimi afatshkurtër që pati pandemia, kur pritjet për jetëgjatësinë u shkurtuan me rreth dy vite për shkak të efektit që dha Covid në shëndetin e popullatës.

Të dhënat historike të Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se gjatë viteve të tranzicionit, ndonëse jetëgjatësia është rritur gradualisht nuk është shënuar ndonjë ndryshim i dukshëm.

Që nga viti 1990, jetëgjatësia e pritshme në lindje është rritur me 6.3 vjet. Në fillim të tranzicionit, mesatarisht një banor në Shqipëri pritej që të jetonte 72.7 vjeç.

Ndryshimi më i madh është bërë ngjate 1960-1990. Në Shqipëri, sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 1950, kur raportohet e dhëna më e hershme, pritshmëria për të jetuar ishte vetëm 44.5 vjeç./ Monitor

The post Bie koha mesatare e gëzimit të pensionit/ Të moshuarit në fshat e marrin së paku 7.3 vite më shumë se ata në qytet appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 24 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.7 lekë.

Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.7 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.5 lekë dhe shitet me 112.9 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.6 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 24 Korrik 2025, temperatura deri në 41°C

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, territori Shqipëtar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, parashikohet që në të gjithë vendin tonë të ketë dominim të intervaleve të gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në zonat jugore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet të sjellë kalime të lehta vranësirash kryesisht në zonat malore, por nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje.

Vija bregdetare dhe pjesërisht qytetet e zonës së ulët gjatë pasdites dhe mbrëmjes, do të vijojnë të jenë nën ndikimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 41°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 24 Korrik 2025, temperatura deri në 41°C appeared first on Albeu.com.

Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda

✇Albeu
By: V K

Para pak minutash, një tërmet i fortë me magnitudë 5.3, është ndjerë në Kretë të Greqisë.

Sipas të dhënave, tërmeti ndodhi 54 km në perëndim të Hanias në Kretë, në orën 16:26 me orën lokale.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 47 km dhe u raportua se u ndje nga disa njerëz pranë epiqendrës.

Disa qytete dhe fshatra më të vogla ndodhen më afër epiqendrës dhe mund të kenë përjetuar dridhje më të forta, raportojnë mediat greke, ndërsa nuk bëhet e ditur për dëme apo të lënduar.

The post Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

Shtyhen afatet e hetimit/ Erion Veliajt i komunikohen akuzat në qeli, të pandehur dhe Gent Sula e Mirton Lika

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme, i ka komunikuar zyrtarisht ditën e sotme akuzat Erion Veliajt. Kanë qenë një grup oficerësh të BKH-së, të cilët kanë shkuar këtë të mërkurë në paraburgimin e Durrësit dhe i kanë komunikuar akuzat kryebashkiakut të Tiranë, i cili ka firmosur në praninë e një prej avokatëve.

Veliaj Ă«shtĂ« marrĂ« i pandehur si i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« ose i tĂ« zgjedhurve vendorĂ«â€, kryer nĂ« bashkĂ«punim (9 herĂ«), “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”, si dhe “Refuzimi pĂ«r deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremĂ« i pasurive, interesave privatĂ« tĂ« personave tĂ« zgjedhur dhe nĂ«punĂ«sve publikĂ« ose i çdo personi tjetĂ«r qĂ« ka detyrimin ligjor pĂ«r deklarim”.

Të njëjtat akuza si të Erion Veliajt, iu komunikuan ditën e sotme edhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, e cila u paraqit në SPAK së bashku me avokatin e saj, Maks Haxhia.

JashtĂ« kamerave, avokati Maks Haxhiaj, deklaroi se SPAK e ka shtyrĂ« afatin e hetimeve deri mĂ« 24 shtator dhe mĂ« pas dosja do tĂ« pĂ«rgatitet pĂ«r t’u dorĂ«zuar nĂ« GJKKO pĂ«r gjykim.

NdĂ«rkohĂ«, ditĂ«n e djeshme, u paraqit nĂ« SPAK biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule, i cili u mor i pandehur dhe iu komunikua akuza si i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”, kryer nĂ« bashkĂ«punim.

I PANDEHURI GENTIAN SULA

DitĂ«n e sotme, u paraqit nĂ« SPAK edhe biznesmeni Gentian Sula i “KodrĂ«s sĂ« Diellit, i pĂ«rfshirĂ« nĂ« disa dosje politikanĂ«sh, ku mes tyre dhe ajo e Erion Veliajt. Ai u mor i pandehur dhe iu komunika akuza si i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« “korrupsionit aktiv tĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ«â€.

Sipas dosjes hetimore, Sula dhe Veliaj njihen që nga viti 2004 dhe kanë bërë të paktën 3 udhëtime me charter jashtë vendit. Po ashtu, rezulton se kur Erjon Veliaj ishte ministër i Punës, ka punësuar bashkëshorten e Gentjan Sulës si zv.ministre.

SPAK thotĂ« se kompania “Agi Kons” e Gentjan SulĂ«s ka pĂ«rfituar leje ndĂ«rtimi dhe tendera pranĂ« BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s dhe nĂ« kĂ«mbim i ka dhĂ«nĂ« çiftit Veliaj-Xoxa njĂ« vilĂ« nĂ« “Marea Resort” nĂ« Qerret tĂ« KavajĂ«s.

Vila nuk rezulton në emër të kryetarit të Bashkisë apo bashkëshortes së tij, por sipas SPAK ata kanë qëndruar aty gjë që vërtetohet nga qelizat telefonike, nga dëshmitë e shoferit të Ajola Xoxës dhe personave të tjerë të besuar.

NjĂ« nga provat shkresore mĂ« tĂ« forta gjithsesi janĂ« deklarimet e kompanisĂ« sĂ« administrimit “S&D Invest” nĂ« pronĂ«si tĂ« Gentian SulĂ«s qĂ« nga vitet 2020 dhe 2021 ka deklaruar nĂ« DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithsme tĂ« Tatimeve emrin e Erjon Veliajt si blerĂ«s i dy vilave.

I PANDEHUR EDHE BIZNESMENI MIRTON LIKA I “SKY TOWER”

NĂ« lidhje me dosjen “Veliaj”, Prokuroria e Posaçme ka marrĂ« tĂ« pandehur edhe shtetasin Mirton Lika, njĂ« biznesmen dhe Konsull Nderi i Sri LankĂ«s nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.

Ai Ă«shtĂ« marrĂ« i pandehur nĂ« lidhje me ambientin e ndodhur nĂ« katin e 11-tĂ« tĂ« kullĂ«s tĂ« quajtur “Sky Tower”, e cila dyshohet se posedohet nga bashkĂ«shortja e Erion Veliaj, si pronĂ« e fshehur.

Ambienti ndodhet njĂ« kat mĂ« sipĂ«r zyrĂ«s sĂ« regjistruar tĂ« organizatĂ«s “Harabel“ qĂ« drejtohet nga Ajola Xoxa, teksa nuk Ă«shtĂ« deklaruar nĂ« asnjĂ« prej deklaratave tĂ« pasurisĂ« sĂ« çiftit Veliaj-Xoxa. Me urdhĂ«r tĂ« SPAK, BKH ka ushtruar kontrolle nĂ« kĂ«to ambientet, ku janĂ« gjetur materiale qĂ« kanĂ« implikuar Ajola XoxĂ«n.

NĂ« letra, ambineti zotĂ«rohet nga kompania “Lani Shpk”, qĂ« Ă«shtĂ« administruese e kullĂ«s “Sky Tower” dhe pronarĂ« tĂ« saj janĂ« ish-deputeti i PS-së Vladimir Kosta me 70% tĂ« aksioneve, si dhe Mirton Lika me 30% tĂ« aksioneve.

PalĂ«t pretendojnĂ« se ambienti ishte marrĂ« me qira nga “Partners Law“ e Ajola XoxĂ«s dhe pĂ«rdorej pĂ«r evente dhe skenografi, por SPAK, nga hetimet e kryera, dyshon se kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« pasuri tĂ« fshehur tĂ« bashkĂ«shortes sĂ« Erion Veliajt.

“Brenda kĂ«saj hapĂ«sirĂ«, me disa dhoma, njĂ« hapĂ«sirĂ« shumĂ« e vogĂ«l (1 dhomĂ« plus njĂ« pjesĂ« e njĂ« dhome tjetĂ«r) pĂ«rdoren si magazinĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« marrĂ«veshjes sĂ« qirasĂ« me “Partners Law”, ku ndodhen kryesisht objekte qĂ« pĂ«rdoren pĂ«r evente dhe skenografi.” – ka deklaruar avokati i XoxĂ«s.

DOSJA VELIAJ

Erion Veliaj u arrestua mesditĂ«n e 10 Shkurtit nĂ« BashkinĂ« e TiranĂ«s, teksa i Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« nĂ« fuqi masa e “arrestit me burg” nga tĂ« tre shkallĂ«t e gjyqĂ«sorit.

Pas njĂ« hetimi 1 vjeçar, SPAK i ngriti fillimisht akuzat Veliajt pĂ«r kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« ose i tĂ« zgjedhurve vendorĂ«â€, kryer nĂ« bashkĂ«punim (9 herĂ«) dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”.

Pas vendimit tĂ« Apelit, Erion Veliajt iu shtua edhe akuza e futjes sĂ« sendeve tĂ« ndaluara nĂ« qelitĂ« e paraburgimit, pasi ishte nĂ« pĂ«rgjim dhe zhvilloi telefonata me celularin e njĂ« prej efektivĂ«ve tĂ« Burgjeve, teksa ishte nĂ« fugon pĂ«r t’u transferuar nĂ« burg. Ky procedim penal Ă«shtĂ« ndarĂ« mĂ« vete nga dosjas e korrupsionit.

PĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n çështje akuzohet edhe bashkĂ«shortja e tij, Ajola Xoxa, e cila ndodhet nĂ« masĂ«n “detyrim paraqitje”, dhe mbi tĂ« rĂ«ndojnĂ« akuzat pĂ«r veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« ose i tĂ« zgjedhurve vendorĂ«â€, kryer nĂ« bashkĂ«punim (9 herĂ«) dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Ndërkoh, më 22 Maj, SPAK rëndoi pozitat penale të çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa, pasi i shtoi një akuzë të re, si dhe i sekuestroi edhe një tjetër apartament, e cila dyshohet si pasuri e fshehur e tyre.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r apartamentin nĂ« katin e dytĂ« tĂ« godinĂ«s ku ndodhet dhe apartamenti i Erion Veliajt dhe Ajola XoxĂ«s nĂ« zonĂ«n e “KodrĂ«s sĂ« Diellit” nĂ« kryeqytet, ku mĂ« parĂ« ishte ushtruar kontrolle edhe nga oficerĂ«t e BKH-sĂ«.

Ndaj çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa Ă«shtĂ« shtuar akuza e veprĂ«s penale “Refuzimi pĂ«r deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremĂ« i pasurive, interesave privatĂ« tĂ« personave tĂ« zgjedhur dhe nĂ«punĂ«sve publikĂ« ose i çdo personi tjetĂ«r qĂ« ka detyrimin ligjor pĂ«r deklarim”.

Aktualisht Erion Veliaj ndodhet nĂ« paraburgimin e burgut tĂ« DurrĂ«sit. Nga qelia, nĂ«pĂ«rmjet rrjeteve sociale dhe mediave qĂ« e mbĂ«shtesin, kryebashkiaku ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« fushatĂ« linçimi publik ndaj prokurorit tĂ« çështjes dhe gjyqtarĂ«ve qĂ« kanĂ« vlerĂ«suar masĂ«n e sigurisĂ«, nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« dĂ«shtuar pĂ«r t’i frikĂ«suar.

Veliaj ka angazhuar nĂ« mbrojtje tĂ« tij edhe dy studio ligjore ndĂ«rkombĂ«tare – nĂ« Nju Jork dhe LondĂ«r, si dhe njĂ« kompani ‘PR’ britanike.

The post Shtyhen afatet e hetimit/ Erion Veliajt i komunikohen akuzat në qeli, të pandehur dhe Gent Sula e Mirton Lika appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina del nga rruga, 2 viktima dhe një i plagosur (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Pasditen e sotme rreth orës 14:15, një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku si pasojë kanë vdekur 2 persona kurse një tjetër ka mbetur i plagosur.

Burhan Gjoka dhe Destan Gjeta, kanë ngelur viktimë e këtij aksidenti.

Njoftimi:

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orĂ«s 14:15, nĂ« vendin e quajtur “Antena”, nĂ« QafĂ«-Buall BulqizĂ«, njĂ« automjet tip “Nisan”, ka dalĂ« nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj., dhe D.Gj, si dhe ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A.Gj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 

The post Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina del nga rruga, 2 viktima dhe një i plagosur (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

SPAK zgjat afatet e hetimit edhe me 3 muaj për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme, ka zgjatur edhe me tre muaj të tjerë hetimet ndaj Benet Becit, kryetar i Bashkisë së Shkodrës.

Beci është i pandehur nga SPAK, për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera bashkë me 7 vartës.

Më herët, Beci është marrë në pyetje nga prokurorët ku ka dhënë shpjegimet e tij për çështjen në hetim.

Benet Beci, ka mbajtur dhe detyrën e drejtorit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Për disa vite ai ka qenë edhe drejtor i KESH-it, detyrë nga e cila u largua në 2021, kur kandidoi për deputet të PS në Qarkun e Shkodrës.

Benet Beci, u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit 2023, ku fitoi përballë Bardh Spahisë së PD.

The post SPAK zgjat afatet e hetimit edhe me 3 muaj për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci appeared first on Albeu.com.

Termometri 43 gradë/ Meteorologu: Vala Afrikane godet Shqipërinë

✇Albeu
By: V K

Vendi ynë, po përballet me ditët më të nxehta të këtij viti, si pasojë e një vale të të nxehtit afrikan që ka përfshirë të gjithë rajonin.

Sot temperaturat kanë arritur deri në 37°C, ndërsa kulmi i valës pritet të godasë këtë të premte, me 43°C ku deri tani parashikohet te jete niveli më i lartë i regjistruar Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb, njofton se kjo situatë ekstreme vjen si pasojë e masave ajrore shumë të nxehta nga Afrika e Veriut.

Temperaturat ekstreme po vazhdojnë të përfshijnë vendin tonë, ndërsa vala e të nxehtit afrikan do të vijojë dhe në ditët në vijim

Sot, termometri ka shënuar 37 gradë Celsius, por sipas parashikimeve nga MeteoAlb, kulmi i të nxehtit pritet të arrijë këtë të premte, ku temperaturat do të ngjiten deri në 43 gradë Celsius

Hakil Osmani, meteorolog pranë MeteoAlb, bën me dije se vala e të nxehtit po vjen nga Afrika e Veriut, duke ndikuar ndjeshëm në të gjithë rajonin.

Por ka edhe një lajm të mirë, pasi e diela pritet të sjellë ulje të temperaturave, shoqëruar edhe me reshje të përkohshme shiu, kryesisht në zonat veriore dhe në gjysmën lindore të vendit.

Si pasojë e temperaturave të larta mjeket vazhdimisht bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të mesditës ku këshillohet të konsumohet shumë ujë, shmangni qëndrimin në diell dhe mbani të mbrojtur fëmijët dhe të moshuarit.

The post Termometri 43 gradë/ Meteorologu: Vala Afrikane godet Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

KQZ i akordoi vendin në Parlament, reagon Kleana Xhuveli: Mandati do të rikthehet tek i zoti kur të fitojmë betejën ligjore

✇Albeu
By: V K

Kleana Xhuveli, kandidate nĂ« listĂ«n e mbyllur tĂ« koalicionit ‘Nisma ShqipĂ«ria BĂ«het’, njoftoi se do tĂ« ushtrojĂ« mandatin e deputetes, i cili iu akordua ditĂ«n e sotme nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i cili shqyrtoi dokumentacionin.

Në një deklaratë për mediat pas marrjes së mandatit këtë, Xhuveli theksoi se ky vendim është marrë në bazë të rrethanave aktuale dhe dëshirës për të mbështetur misionin e listave të hapura, të cilat përbëjnë themelin e lëvizjes së tyre politike.

Ajo premtoi se do tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojĂ« me dinjitet mandatin e shqiptarĂ«ve qĂ« votuan koalicionin, ndĂ«rsa theksoi se, “nĂ« ditĂ«n qĂ« beteja ligjore do ta rikthejĂ« mandatin tek i zoti, tek njeriu mĂ« i votuar i lĂ«vizjes, Adriatik Lapaj, unĂ« do tĂ« jem aty pĂ«r tĂ« garantuar vijimĂ«sinĂ« e kĂ«tij procesi”.

“Duke qenĂ« se lĂ«vizja jonĂ« ka nĂ« themel garĂ«n me lista tĂ« hapura, zotohem se do ta pĂ«rfaqĂ«soj me dinjitet mandatin.

NĂ« ditĂ«n qĂ« beteja ligjore do ta rikthejĂ« mandatin tek i zoti, tek njeriu mĂ« i votuar i lĂ«vizjes tonĂ«, Adriatik Lapaj, unĂ« do tĂ« jem aty pĂ«r tĂ« garantuar vijimĂ«sinĂ« e kĂ«tij procesi”, deklaroi Kleana Xhuveli.

The post KQZ i akordoi vendin në Parlament, reagon Kleana Xhuveli: Mandati do të rikthehet tek i zoti kur të fitojmë betejën ligjore appeared first on Albeu.com.

Debati Lapaj-Shabani pĂ«r mandatin e “Nisma ShqipĂ«ria BĂ«het”/ KQZ merr vendimin, ja kush do tĂ« futet nĂ« Parlament

✇Albeu
By: V K

NĂ« mbledhjen e sotme tĂ« KQZ u vendos qĂ« mandati t’i kalojĂ« kandidates nga lista e mbyllur e kĂ«tij koalicioni, tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga “ShqipĂ«ria BĂ«het” dhe “Nisma Thurje”, duke i dhĂ«nĂ« fund debatit mes dy ish aleateve ne zgjedhjet e 11 majit, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, ta marrĂ« Kleana Xhuveli, kushĂ«rira e Adriatik Lapajt.

Celibashi sqaroi se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.

“Kleana Xhuveli, e renditur nĂ« listĂ«n e mbyllur tĂ« kĂ«tij koalicioni mĂ« sipĂ«r, vlerĂ«soj qĂ« i takon asaj e drejta pĂ«r tĂ« marrĂ« mandatin e deputetit. PĂ«r sa kohĂ« ajo e ka interesin pĂ«r kĂ«tĂ«â€, u shpreh ai.

Celibashi: “Kjo Ă«shtĂ« e qartĂ« nĂ« Kodin Zgjedhor. Si mundet njĂ« kandidat tĂ« tĂ«rhiqet nĂ« datĂ«n e zgjedhjeve apo njĂ« ditĂ« pas? Nuk mund ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«. PĂ«r sa kohĂ« KQZ nuk ka vendosur pĂ«r tĂ« shpallur kandidatĂ«t fitues, Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« drejtĂ«n e çdo kandidati pĂ«r tĂ« hequr dorĂ«.

NĂ« rastin konkret Kleana Xhuveli ka pohuar se do tĂ« marrĂ« mandatin nĂ«se do jetĂ« rasti. E ka bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« deklarim edhe Zeqir Kordhoni, por Xhuveli Ă«shtĂ« renditur mĂ« sipĂ«r, vlerĂ«soj qĂ« i takon asaj e drejta pĂ«r tĂ« marrĂ« mandatin e deputetit”.

The post Debati Lapaj-Shabani pĂ«r mandatin e “Nisma ShqipĂ«ria BĂ«het”/ KQZ merr vendimin, ja kush do tĂ« futet nĂ« Parlament appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Himarë/ U rrëzua teksa zbriste nga shkëmbi me litar, 23-vjeçarja ndërron jetë rrugës për në spital

✇Albeu
By: V K

Paraditen e sotme, njĂ« ngjarje tragjike ka ndodhur nĂ« zonĂ«n turistike tĂ« njohur si “Gjiri i Filikur”, ku njĂ« 23-vjeçare shtetase holandeze ka humbur jetĂ«n, pasi u rrĂ«zua aksidentalisht nga njĂ« shkĂ«mb gjatĂ« njĂ« aktiviteti me litar.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është M. B., 23-vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur ekuilibrin gjatë zbritjes dhe është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme.

Pavarësisht ndihmës së parë që iu dha menjëherë dhe përpjekjeve për ta transportuar me ndihmën e Policisë Kufitare, ajo nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Në të njëjtën ngjarje, është lënduar edhe një turiste tjetër, J. L., 18-vjeçe, me shtetësi franceze, e cila ndodhej pranë vendit të rrëzimit dhe u godit nga gurë që rrëshqitën gjatë incidentit.

Ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e këtij aksidenti tragjik.

Autoritetet kanë bërë apel për kujdes të shtuar nga vizitorët në terrene të vështira dhe gjatë aktiviteteve të tilla sportive në natyrë.

The post E rëndë në Himarë/ U rrëzua teksa zbriste nga shkëmbi me litar, 23-vjeçarja ndërron jetë rrugës për në spital appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2 vite burg për korrupsion

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Posaçme e Apelit pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi vendimin e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r çështjen ndaj AleksandĂ«r Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, duke e dĂ«nuar atĂ« pĂ«rfundimisht me 2 vite burg pĂ«r korrupsion aktiv ndaj njĂ« zyrtari publik.

Sipas vendimit, Laho Ă«shtĂ« shpallur fajtor pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« “Korrupsionit aktiv ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike”, nĂ« bashkĂ«punim me persona tĂ« tjerĂ«.

Fillimisht, i dënuar me 3 vite burg, përfitimi nga gjykimi i shkurtuar i uli 1/3 e dënimit, duke çuar në një dënim përfundimtar prej 2 vitesh.

Hetimet zbuluan se Aleksandër Laho, i kishte dhënë zyrtarit të Avokaturës së Shtetit, Irgen Kërçuku, shumën prej 600 mijë lekësh, me premtimin për edhe 300 mijë të tjera, për të shmangur apelimin e një çështjeje pronësie që lidhej me përvetësimin e paligjshëm të rreth 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Laho nuk është emër i panjohur për autoritetet: ai u plagos në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019.

Po ashtu, në kuadër të hetimeve për këtë rast, u sekuestrua një video ku ai shfaqej në bisedë me zyrtarë të Avokaturës së Shtetit lidhur me rastin korruptiv.

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2 vite burg për korrupsion appeared first on Albeu.com.

Luajti rol kyç në titullin e 19-të të fituar nga Milani, Juventusi synon rikthimin e një kampioni në Serinë A

✇Albeu
By: V K

Juventusi dëshiron të përforcojë mesfushën me fytyra të reja dhe një rikthim në Serie A mund të realizohet.

Frenk Kesie, ish-mesfushori i Atalantës dhe Milanit, i cili luajti një rol kyç në fitoren e 19-të titullit nga kuqezinjtë, ka qenë në Arabinë Saudite për dy vitet e fundit, duke luajtur për Al Ahli, një klub me të cilin ai ka ende një vit të mbetur në kontratën e tij.

Në ditët e fundit, emri i futbollistit është lidhur me Fiorentinën, por sipas asaj që ka mësuar TMW, transferimi i lojtarit nga Bregu i Fildishtë është një lëvizje që Juventusi duhet ta monitorojë nga afër.

Pengesa e vĂ«rtetĂ« sot Ă«shtĂ« paga e madhe qĂ« Kesie merr nga klubi arab, por Juventusi po shqyrton njĂ« propozim kontrate 3-vjeçare qĂ« do t’i garantonte atij tĂ« paktĂ«n tĂ« njĂ«jtĂ«n shumĂ« qĂ« merrte nĂ« LigĂ«n Profesionale Saudite.

The post Luajti rol kyç në titullin e 19-të të fituar nga Milani, Juventusi synon rikthimin e një kampioni në Serinë A appeared first on Albeu.com.

SPAK çon në gjykatë grupin kriminal të mikrokredive,16 persona dhe 4 shoqëri të akuzuara për mashtrim dhe falsifikim (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që mashtronin qytetarët përmes skemave të mikrokredive.

Për gjykim janë dërguar 16 persona dhe 4 subjekte, të akuzuar si pjesë grupit që vepronte përmes skemave të mikrokredive dhe mbledhjes së detyrimeve në mënyrë të jashtëligjshme.

Sipas SPAK, ky grup ka funksionuar për mbi 9 vite, duke mashtruar mijëra qytetarë shqiptarë, kryesisht në vështirësi ekonomike, përmes interesave abuzive, ankandeve fiktive dhe presionit të vazhdueshëm psikologjik ndaj tyre dhe familjarëve.

Njoftimi i SPAK:

SPAK përfundon hetimet për një grup të strukturuar kriminal që mashtronte qytetarët përmes skemave të mikrokredive

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 244 të vitit 2024, në ngarkim të 16 shtetasve dhe 4 personave juridikë, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare:

TĂ« pandehurit dhe akuzat:

Arben Meskuti, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/1 dhe 334, paragrafi i parĂ« tĂ« Kodit Penal.

Elda Ibro, e akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Alban Kote, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi qĂ« ka pĂ«r detyrĂ« lĂ«shimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” -parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Aldo Daka, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Albert Gega, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Andis Gjoka, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Vasil Bakallbashi, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Yliana Sejfo, e akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” –  parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Indrit Çuberi, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Rigels Bejko, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi qĂ« ka pĂ«r detyrĂ« lĂ«shimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Altin Vako, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”- parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Helidon Xhindi, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Fatos Alimadhi, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Lefter Canaj, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Roland Deda i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Endri Myftari, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi qĂ« ka pĂ«r detyrĂ« lĂ«shimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Personi juridik “Micro Credit Albania” sh.pk., akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Personi juridik “ADCA” sh.p.k., akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Personi juridik “Final” sh.p.k., akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

“Zyra e PĂ«rmbarimit Privat TDR Group”, akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja tĂ« rĂ«nda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi qĂ« ka pĂ«r detyrĂ« lĂ«shimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parĂ«, tĂ« Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimt penal nr: 244 të vitit 2024 ka rezultuar se të pandehurit dhe shoqëritë e sipërcituara kanë vepruar si shoqëri e vetme me karakteristika të qarta të një grupi  të strukturuar kriminal.

Këto shoqëri:

Ushtronin aktivitetin në të njëjtin vend

Përdornin të njëjtin sistem kompjuterik apo softe kompjuterike, të krijuara në funksion të kryerjes së veprës penale

Financonin me burime monetare reciprokisht njëri-tjetrin,

Punonjësit e tyre kalonin sa në një shoqëri në tjetrën dhe kryenin veprimtarinë e tyre, në dukje për mbledhjen e detyrimeve të cilësuara si kredi të këqija, por me qëllimin e qartë kriminal, të pasurimit të paligjshëm, në dëm të një numri shumë të lartë  qytetarësh. Qëllimi i tyre u bë i qartë prej momenteti të krijimit të këtij aktivitetit, i cili  ka zgjatur më shumë se 9 vite.

Si rezultat i veprimtarisë  kriminale të këtij grupi të strukturuar kriminal, qytetarët në vështirësi ekonomike kanë rënë në grackën e kësaj skeme përmes:

Shtrëngimit,

Përdorimit në kundërshtim me ligjin të të dhënave personale të familjarëve të debitorëve

Keqbesimit dhe fakteve të pavërteta.

Qëllimi i skemës:

Të shumëfishojë në mënyrë të paligjshme detyrimet e qytetarëve përtej detyrimit të përcaktuar në urdhrat e ekzekutimit. Detyrimi shumëfishohej për shkak të aplikimit të interesave dhe kamatave ligjore të larta, deri 2% në ditë.

Të mblidhte detyrimin e detyrimit duke e kaluar këtë detyrim me metoda të paligjshme edhe tek familjarë apo të afërm të debitorëve që nuk kishin asnjë lidhje me kredinë fillestare. Përmes ristrukturimit të kredisë detyrimi kalonte tek familjarë që kishin mundësi pagese.

Të kalonin pasuri/prona të paluajtshme në ankande fiktive, në pronësi të institucioneve financiare jo banka: Micro Credit Albania sh.a/sh.p.k (MCA) dhe Final sh.p.k.

PĂ«r realizimin e qĂ«llimit kriminal, punonjĂ«sit e kĂ«tyre shoqĂ«rive tĂ« urdhĂ«ruar nga drejtuesit apo organizatorĂ«t e kĂ«saj skeme, kryen qindra mijĂ«ra njoftime tĂ« paligjshme dhe telefonata kĂ«rcĂ«nuese tek debitorĂ«t dhe familjarĂ«t e tyre, DhjetĂ«ra – mijĂ«ra llogari bankare tĂ« qytetarĂ«ve u bllokuan dhe qĂ«ndruan tĂ« bllokuara nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin pĂ«r disa vite. Pasuri tĂ« paluajtshme u sekuestruan pĂ«r vlera detyrimi minimale dhe u kaluan nĂ« pronĂ«si tĂ« shoqĂ«rive MCA dhe Final me ankande fiktive. PĂ«rveç pasojave tĂ« kundraligjshme ekonomike, veprimtaria kriminale e kĂ«tij grupi tĂ« strukturuar kriminal, ka shkaktuar edhe pasoja shumĂ« tĂ« rĂ«nda sociale.

Sekuestrimet:

Në zbatim të vendimit të Gjykatës nr: 4488 datë 18.07.2024 për caktimin e masës së sigurimit pasuror është vendosur sekuestrimi për subjektet financiare  MCA dhe Final mbi të gjitha asetet si pasuri të luajtshme dhe te paluajtshme të këtyre shoqërive.

Në zbatim të vendimit të datës 29.05.2024 për sekuestrimin e llogarive bankare janë sekuestruar mbi 420 milionë lekë dhe rreth 1.3 milionë euro. Këto shuma monetare janë sekuestruar në llogari personale, depozita, bono thesari dhe letra me vlerë të të pandehurve.

U sekuestruan 420 milionë lekë dhe 1.3 milionë euro

The post SPAK çon në gjykatë grupin kriminal të mikrokredive,16 persona dhe 4 shoqëri të akuzuara për mashtrim dhe falsifikim (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për Qarkun e Tiranës, kush do të futet në parlament

✇Albeu
By: V K

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për qarkun e Tiranës, për secilin kandidat fitues në zgjedhjet e 11 majit.

NdĂ«rkohĂ«, KQZ pritet tĂ« marrĂ« njĂ« vendim nĂ« lidhje me shpĂ«rndarjen e mandatave sa i takon koalicionit “Nisma ShqipĂ«ria” bĂ«het, pas debatit se kush do ta marrĂ« mandatin.

Lista e mbyllur e PS

1-Edi Rama

2-Ogerta Manastirliu

3-Elisa Spiropali

4-Lindita Nikolla

5-Taulant Balla

6-Adea Pirdeni

7-Albana Koçiu

8-Igli Hasani

9-Delina Ibrahimaj

10-Ilva Gjuzi

11-Iris Luarasi

12-Erjon Malaj

Fitues nga lista e hapur e PS

13-Blendi Gonxhja

14-Erion Braçe

15-Anila Denaj

16-Ervin Hoxha

17-Fatmir Xhafaj

18-Olta Xhaçka

19-Ornaldo Rakipi

Lista e mbyllur e koalicionit “Aleanca pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« MadhĂ«shtore”

1-Sali Berisha

2-Flamur Noka

3-Albana Vokshi

4-Belind Këlliçi

5-Tedi Blushi

6-Jozefina Topalli

7-Fatmir Mediu

8-Edi Paloka

9-Erisa Xhixho

10-Mesila Doda

11-Klevis Balliu

12-Besart Xhaferri

Fituese nga lista e hapur e koalicionit “Aleanca pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« MadhĂ«shtore”

13-Jorida Tabaku

Partia Mundësia

1-Agron Shehaj

2-Erald Kapri

Partia “LĂ«vizja Bashke”

1-Redi Muçi

The post KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për Qarkun e Tiranës, kush do të futet në parlament appeared first on Albeu.com.

SPAK nĂ« paraburgimin e DurrĂ«sit, do t’i komunikohen akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj

✇Albeu
By: V K

DitĂ«n e sotme, ProkurorĂ«t e Posaçëm, do tĂ« paraqiten nĂ« paraburgimin e DurrĂ«sit, pĂ«r t’i komunikuar akuzat kryetarit tĂ« BashkisĂ« TiranĂ«, Erion Veliaj.

Veliaj po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë për akuzat e korrupsionit, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Veliaj përballet edhe me akuzën e futjes së paligjshme të sendeve në ambientet e paraburgimit, pasi ka përdorur një celular të një punonjësi të burgjeve.

The post SPAK nĂ« paraburgimin e DurrĂ«sit, do t’i komunikohen akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj appeared first on Albeu.com.

U dhunua brutalisht nga pronari i “Stockholm”-it Ferhat Kaja, dalin pamjet nga spitali tĂ« biznesmenit Laert Kasaj (FOTO)

✇Albeu
By: V K

MbrĂ«mjen e sĂ« hĂ«nĂ«s, njĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« ka ndodhur nĂ« ambientet e kompleksit “Delijorgji” nĂ« TiranĂ«.

MĂ«sohet se Ă«shtĂ« dhunuar brutalisht pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj.

Pamje tĂ« rĂ«nda janĂ« publikuar nga spitali, ku pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj, shfaqet me syrin e nxirĂ« dhe hematoma nĂ« fytyrĂ«, pas njĂ« sulmi tĂ« dhunshĂ«m fizik tĂ« ndodhur mbrĂ«mjen e sĂ« hĂ«nĂ«s nĂ« kompleksin “Delijorgji”.

Sipas informacioneve policore, autorët e dyshuar të dhunës janë Ferhat Kaja dhe një i afërm i tij, të dy të shpallur në kërkim.

Dyshohet se ata janĂ« pronarĂ«t e lokalit “Stockholm”, qĂ« ndodhet pĂ«rballĂ« kompleksit ku ndodhi pĂ«rplasja.

 

 

Ngjarja ka pasur një përshkallëzim të menjëhershëm verbal që më pas degjeneroi në dhunë fizike brutale, duke lënë Kasajn me dëmtime të dukshme në fytyrë, siç duken edhe në fotot e publikuara.

Sipas dĂ«shmitarĂ«ve nĂ« vendngjarje, njĂ« nga agresorĂ«t i Ă«shtĂ« drejtuar Kasajt me fjalĂ«t: “Pse mĂ« ke denoncuar?”, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se konflikti mund tĂ« ketĂ« lidhje me informacione tĂ« dhĂ«na ndaj institucioneve pĂ«r zaptimin e hapĂ«sirĂ«s publike nga lokali “Stockholm”.

Policia po vijon hetimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe është në ndjekje të autorëve të dyshuar.

Kasaj është aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pritet që të merret në pyetje nga autoritetet sapo gjendja e tij të stabilizohet.

The post U dhunua brutalisht nga pronari i “Stockholm”-it Ferhat Kaja, dalin pamjet nga spitali tĂ« biznesmenit Laert Kasaj (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Sfida me Serbinë, FSHF dënohet nga FIFA

✇Albeu
By: V K

Federata Shqiptare e Futbollit, Ă«shtĂ« njoftuar zyrtarisht nga FIFA pĂ«r njĂ« vendim disiplinor pas ndeshjes ShqipĂ«ri–Serbi, e zhvilluar mĂ« 7 qershor 2025 nĂ« stadiumin “Air Albania”.

Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

Ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren.

FSHF, u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.

Vetëm të bashkuar dhe të përgjegjshëm, mund ta mbështesim Kombëtaren siç ajo e meriton.

The post Sfida me Serbinë, FSHF dënohet nga FIFA appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë/ U gjet e vdekur në një pellg, 9-vjeçarja është mbytur nga babai i saj, si i ati tentoi të fshihte krimin

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York, ku 9-vjeçarja Melina Galani-Fratolin, dyshohet se u vra nga babai i saj kanadez.

Pas rezultateve të autopsisë, rezultoi se vogëlushja ishte mbytur teksa baba e bijë ndodheshin me pushime në Amerikë.

Trupi i 9-vjeçares u gjet të dielën pasdite pranë një trungu, në një pellg të cekët në zonën e Ticonderogas, më pak se 24 orë pasi babai i saj, Luciano Fratolin, kontaktoi autoritetet lokale për të raportuar se e bija ishte rrëmbyer.

45-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për vrasje e fshehje kufome.

Në daljen para gjykatës, ai u deklarua i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij.

Sipas New York Post, Melina kishte folur me nënën e saj rreth një orë para vrasjes, që ka ndodhur mes orës 19:40 dhe 21:12, mbrëmjen e së shtunës.

Gruaja deklaroi se asgjë nuk i dukej e dyshimtë. Megjithatë, në orët që pasuan, ajo filloi të shqetësohej, pasi ish-burri i saj ndaloi së iu përgjigjur mesazheve të saj, kur pyeti se kur do të ktheheshin në Montreal.

E shtuna supozohej të ishte dita e fundit e pushimeve të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Luciano Fratolin, në denoncimin për rrëmbimin e së bijës pretendoi se dy burra me një furgon të bardhë kishin marrë Melinën.

“Z. Fratolin deklaroi se ishte ndaluar nĂ« njĂ« parking pranĂ« Daljes 22 tĂ« I-87, nĂ« zonĂ«n e Liqenit George, pĂ«r tĂ« urinuar. Ai fillimisht tha se ishte larguar nga automjeti i tij dhe kur u kthye, fĂ«mija ishte zhdukur. Ai raportoi njĂ« automjet tĂ« dyshimtĂ« tĂ« bardhĂ« pranĂ« vendit tĂ« ngjarjes dhe dy burra nĂ« tĂ«. Ky skenar u hetua dhe u hodh poshtĂ« plotĂ«sisht”, u tha gazetarĂ«ve zĂ«vendĂ«skomisioneri, Robert McConnell, sipas Montreal Journal.

Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, u gjet disa orë më vonë në një trung në një pellg të cekët me ujë në skajin verior të Liqenit George, pranë qytetit të Ticonderoga, me autoritetet që deklaruan se nuk kishte prova për rrëmbim.

45-vjeçari u arrestua më pas dhe u akuzua për vrasje dhe vepra të tjera penale.

The post Ngjarje e rëndë/ U gjet e vdekur në një pellg, 9-vjeçarja është mbytur nga babai i saj, si i ati tentoi të fshihte krimin appeared first on Albeu.com.

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS për zëvendësimin e masës së sigurisë

✇Albeu
By: V K

Ish-deputeti i PS-sĂ«, Jurgis Çyrbja do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbetet ne qeli, pasi GJKKO rrĂ«zoi kĂ«rkesĂ«n e tij pĂ«r tĂ« zĂ«vendĂ«suar masĂ«n e sigurisĂ« ‘arrest me burg’.

Ky vendim, erdhi vetëm pak ditë pasi SPAK mbylli hetimet për ish-deputetin socialist dhe e dërgoi kërkesën në GJKKO për nisjen e gjykimit.

SPAK pĂ«rfundoi hetimet mĂ« 15 korrik dhe dĂ«rgoi pĂ«r gjykim dosjen ndaj tre tĂ« pandehurve, Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe i shumĂ«kĂ«rkuari Altin Hajri.

Çyrbja qĂ«ndron i paraburgosur me urdhĂ«r tĂ« SPAK dhe vendim tĂ« GJKKO-sĂ« qĂ« prej 20 tetorit 2024, pĂ«r lidhje me organizatĂ«n e Altin Hajrit nĂ« DurrĂ«s dhe nxjerrje tĂ« sekretit shtetĂ«ror.

NĂ« dosjen e SPAK, thuhet se ish-deputeti Çyrbja ka pasur miqĂ«si me tĂ« kĂ«rkuarin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« drejtĂ«sisĂ« Altin Hajri, duke i premtuar kĂ«tij tĂ« fundit se do ta ndihmonte nĂ« kĂ«mbim tĂ« votave gjatĂ« zgjedhjeve. Altin Hajri ka qenĂ« nĂ« kĂ«rkim pĂ«r rrĂ«mbimin dhe zhdukjen e Jan PrengĂ«s.

The post GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS për zëvendësimin e masës së sigurisë appeared first on Albeu.com.

❌