Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të rikthehen në ulëset e tyre për të vijuar me seancën konstituive vetëm pasi aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese të publikohet zyrtarisht në faqen e saj.
Kanë kaluar tashmë dy javë që nga ndërprerja e përpjekjeve për konstituimin e legjislativit të nëntë, pas masës së përkohshëm të Kushtetueses, e cila ndalonte çdo veprim parlamentar në këtë drejtim deri më 8 gusht.
Sipas vendimit të fundit të shpallur më 8 gusht, deputetët tani kanë në dispozicion 30 ditë për të përmbyllur procesin e konstituimit. Gjatë kësaj periudhe, kryesuesi i seancës ka të drejtë të thërrasë mbledhje të Kuvendit çdo 48 orë, apo edhe më shpesh në përpjekje për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, si parakusht për funksionalizimin e tij dhe votimi do të jetë në mënyrë të hapur.
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se afati i ri për konstituimin e Kuvendit fillon vetëm pasi të jenë përmbushur tri kushte: publikimi i Aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, shpallja e tij në Fletoren Zyrtare dhe përfundimi i afatit të masës së përkohshme. Ai beson se vazhdimi i seancës së re, e pesëdhjetë e pesta, do të thirret shumë shpejt.
Baraliu thekson se që nga momenti i hyrjes në fuqi të aktgjykimit, fillon të rrjedhë afati 30-ditor i përcaktuar nga Kushtetuesja, brenda të cilit mund të thirren seanca çdo 48 orë ose edhe më shpesh, në varësi të rrethanave dhe mundësive teknike.
Sipas Baraliut, juridikisht është thelbësore që vendimi të shpallet në mënyrë zyrtare, pasi masa e përkohshme mbetet në fuqi derisa kjo të ndodhë.
Profesori universitar, Mazllum Baraliu vlerëson si urgjente publikimin sa më të shpejtë të vendimit në Fletoren Zyrtare.
âPikĂ«risht atĂ«herĂ« kur publikohet aktgjykimi i plotĂ«, kur shpallet nĂ« fletoren zyrtare dhe kur kalon afati i masĂ«s tĂ« pĂ«rkohshme zyrtare, kur tĂ« pĂ«rmbushen kĂ«to kushte, atĂ«herĂ« fillon rrjedhĂ« afati i ri prej 30 ditĂ«sh. Dhe brenda atij afati mund tĂ« vazhdojnĂ« aktivitetet e tyre pĂ«r vendime dhe veprime anĂ«tarĂ«t e kuvendit, gjegjĂ«sisht deputetĂ«tâŠVaret prej rrethanave dhe mundĂ«sive teknike. PĂ«rndryshe, ajo çka Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si juridike Ă«shtĂ« qĂ« vendimi duhet tĂ« shpallen nĂ« fletoren zyrtare. Gjykata Kushtetuese ka thĂ«nĂ« qĂ« masa e pĂ«rkohshme ende vazhdon, derisa nuk shpallet. Rrjedhimisht, kjo nĂ«nkupton qĂ« pasi tĂ« shpallet nĂ« faqen zyrtare vendimi hyn nĂ« fuqi dhe mund tĂ« zbatohet, rrjedhimisht fillon edhe afati pĂ«rkatĂ«s prej 30 ditĂ«sh tĂ« tjera tĂ« cilin e ka caktuar me aktgjykim kjo gjykatĂ« kushtetuese. NĂ« atĂ« afat fillojnĂ« tĂ« rrjedhin edhe afatet 48-orĂ«she. Brenda tyre munden edhe tri orĂ«, dy orĂ«, çdo pesĂ« minuta, mund tĂ« bĂ«jnĂ« ata episode deputetĂ«t tĂ« seancĂ«s konstituive dhe tĂ« vazhdojnĂ« ta konsistojnĂ« kuvendinâŠBesoj qĂ« shumĂ« shpejt del vendimi nĂ« Fletoren Zyrtare, sepse Ă«shtĂ« shumĂ« emergjente kjo punĂ«, duhet tĂ« bĂ«het shpejtâ, tha Baraliu pĂ«r KosovaPress.
Krahas kësaj, njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, thekson se veprimet e para të partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje, tregojnë mungesë gatishmërie për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Siç thotë ai, LVV-ja duhet të reflektojë patjetër, veçanërisht pas këtij vendimi.
âGjykata me kĂ«tĂ« vendim qĂ« nxori nĂ« pika tĂ« shkurtra tregoi se cila Ă«shtĂ« rruga e ditur pĂ«r tĂ« konstituuar Kuvendin. Mendoj qĂ« asnjĂ«ra prej subjekteve politike, me theks tĂ« veçantĂ« LVV-ja, nĂ«se nuk e ka pĂ«r qĂ«llim rrĂ«nimin e kĂ«tij sistemi demokratik qĂ« e kemi dhe nĂ«se nuk e ka pĂ«r qĂ«llim dĂ«mtimin e shtetit tĂ« KosovĂ«s, do tĂ« duhej patjetĂ«r qĂ« tĂ« reflektonte pas publikimit tĂ« aktgjykimit. Dhe kĂ«tĂ« 30 ditshin e afatit tĂ« ripĂ«rsĂ«ritur tashmĂ« pĂ«r tĂ« tretĂ«n herĂ«, do tĂ« duhej ta shfrytĂ«zonte pĂ«r tĂ« krijuar institucionet dhe pĂ«r tĂ« ecur tutje. Ka qenĂ« shqetĂ«suese reagimi i djeshĂ«m i tyre nĂ« kor, i asaj pjesĂ«s sĂ« propagandĂ«s sĂ« tyre, por edhe qĂ«ndrimi zyrtar i LVV-sĂ« ku atakon GjykatĂ«n Kushtetuese dhe shpreh mospajtim me vendimin qĂ« e ka nxjerrĂ«â, thotĂ« Jashari.
Jashari potencon se reagimet e para të LVV-së pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese janë skeptike, ndërsa mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata në lidhje me aktgjykimin.
âNĂ«se i shohim reagimet fillestare, duket se LVV-ja nuk Ă«shtĂ« e gatshme ta zbatojĂ« diçka qĂ« Ă«shtĂ« mandatare e qĂ« vjen me aktgjykim tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, pĂ«rfillja e procedurave pĂ«r konstituimin e kuvendit ose hapja rrugĂ« pĂ«r konstituimin e kuvendit pa pjesĂ«marrjen e tyre. Reagimet fillestare janĂ« skeptike, megjithĂ«se do tĂ« ri-konfirmohej pĂ«rsĂ«ri se LVV-ja nuk e njeh kĂ«tĂ« sistem juridik dhe duket sikur ky sistem demokracie nuk i bie âtamamâ atyre pĂ«r faktin qĂ« vazhdimisht e sulmojnĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ« sa herĂ« qĂ« atyre nuk iu konvenon⊠Mbetet pĂ«r tĂ« parĂ« se si do tĂ« sillet situata rreth vendimit tĂ« aktgjykimit. Por, reagimet e para nga LVV-ja tashmĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e zakonshme qĂ« tĂ« jenĂ« zhgĂ«njyeseâ, tha Jashari.
Ndërkaq, avokati Ardian Bajraktari konsideron se e dispozitivi i fundit i Aktgjykimit të Kushtetueses, i publikuar më 8 gusht, është shumë më i qartë se ai paraprak.
Sipas tij, në këtë aktgjykim sqarohet se kryesuesi teknik ka ndërmarrë veprime në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e punës së Kuvendit. Për tejkalimin e kësaj situate, Bajraktari kërkon reflektim nga subjekti politik fitues.
âDispozitivi i aktgjykimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese i publikuar dje Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i qartĂ« sesa ai paraprak dhe pĂ«rmes kĂ«tij qartĂ«sohet fakti se kryesuesi teknik ka ndĂ«rmarrĂ« veprime nĂ« shpĂ«rputhje me aktgjykimin me kushtetutĂ«n dhe rregulloren e punĂ«s sĂ« kuvendit. PĂ«r tejkalimin e kĂ«saj situate kĂ«rkohet reflektim nĂ« tĂ« fazĂ« tĂ« procesit, para sĂ« gjithash, nga subjekti politik fitues. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, po ashtu, qartĂ«sohet se e drejta e subjektit politik fitues pĂ«r tâu propozuar kandidati nuk Ă«shtĂ« absolute, por ka kufizimeâ, thotĂ« Bajraktari.
Bajraktari thekson se aktgjykimet e GjykatĂ«s Kushtetuese janĂ« tĂ« detyrueshme pĂ«r tâu zbatuar. Ai shton se, edhe pse mund tĂ« ketĂ« diskutime mbi pĂ«rmbajtjen e aktgjykimeve, nĂ« fund tĂ« fundit ato duhet tĂ« respektohen dhe zbatohen.
âSa i pĂ«rket çështjes se a do tĂ« zbatohet ose jo vendimi. Natyrisht, aktgjykimet e GjykatĂ«s Kushtetuese janĂ« tĂ« detyrueshme qĂ« tĂ« zbatohen nga ana e akterĂ«ve, tĂ« cilĂ«t iu adresohet. Diskutimet mund tĂ« bĂ«hen pĂ«rkitazi me aktgjykimet, por nĂ« instancĂ« tĂ« fundit ato duhet tĂ« zbatohen pasi Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht shqetĂ«suese mos zbatimi eventual i aktgjykimeve tĂ« GjykatĂ«s Kushtetueseâ, tha Bajraktari.
Gjykata Kushtetuese tha të premten, më 8 gusht, se deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur. Po ashtu, gjykata vendosi që një kandidaturë për kryeparlamentar të votohet vetëm tri herë dhe se konstituimi i legjislaturës së nëntë duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh.
Në vendimin e publikuar, Kushtetuesja tha se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk e kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme.
Sipas vendimit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
The post Kur do tĂ« thirret seanca e radhĂ«s konstituive â kĂ«to janĂ« kushtet qĂ« duhet pĂ«rmbushur appeared first on Telegrafi.