Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Xheneta Fetahu dhe Bay T ‘tallen’ me Gjestin e Drilonin?

Bay T dhe Xheneta Fetahu, dy prej ish-banoreve më të komentuar të Big Brother VIP Kosova 3, janë parë së fundmi duke shijuar pushimet së bashku, duke konfirmuar kështu një afërsi që ka vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje nuk janë vetëm pushimet, por një video e postuar nga Xheneta në TikTok, e cila ka ndezur rrjetin.

Në prapavijë dëgjohet kënga më e re e Bay T, por interpretimi i videos dhe mënyra se si është realizuar, duket se synon më shumë sesa thjesht promovimin e një projekti muzikor.

Foto: Screenshot/TikTok

Në video, Bay T e shoqëron tekstin e këngës me një ‘emoji’ telefoni, që nga ndjekësit është interpretuar si një rikrijim i telefonatave të vonshme të Drilonit ndaj Xhenetës. Këto detaje i kanë bërë ndjekësit të mendojnë se videoja është një “thumb” ndaj Drilonit.

Por kunjat nuk mbarojnë këtu.

Foto: Screenshot/TikTok

Në një moment tjetër të videos, shkruhet “Mehmettt Gel Canim” dhe një fjongo rozë, që nënkupton se në mënyrë indirekte ka të bëjë me Gjestin

Videoja është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat kanë ndarë mendimet e tyre në lidhje me veprimet e ish-banoreve. /Telegrafi/

@xhennetafetahuu @Bayt_official #make #up #update #fentybeauty #dior #glowup #big #bigbillionstar ♬ original sound – Bayt_official

The post Xheneta Fetahu dhe Bay T ‘tallen’ me Gjestin e Drilonin? appeared first on Telegrafi.

Xheneta Fetahu provokon me fotografitë në bikini nga pushimet në jug të Shqipërisë

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka rikthyer vëmendjen e mediave rozë pas publikimit të disa fotografive mahnitëse në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të realizuara gjatë pushimeve të saj në jug të Shqipërisë, ku shfaqet me bikini, në një atmosferë verore dhe relaksuese pranë bregdetit.

E njohur për stilin e saj të guximshëm dhe praninë e fuqishme në rrjete sociale, Xheneta ka pozuar me vetëbesim dhe elegancë, duke theksuar linjat e saj trupore dhe sharmin natyral.

Foto: Screenshot/Instagram

Lokacionet ku janë realizuar fotografitë, plazhe të mrekullueshme të jugut shqiptar, i kanë dhënë një tjetër dimension estetik postimeve të saj, të cilat janë pritur me shumë komente pozitive nga fansat.

Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime në një kohë të shkurtër, ndërsa ndjekësit nuk kanë kursyer komplimentet për pamjen.

Që nga përfundimi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta ka qenë aktive në rrjetet sociale dhe në disa projekte të lidhura me modën dhe stilin e jetesës.

Ajo vazhdon të ndërtojë profilin e saj si influencuese, modele dhe figurë publike, duke u shfaqur shpesh në evente të ndryshme dhe promovime. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xheneta Fetahu (@xhennetafetahuu)

The post Xheneta Fetahu provokon me fotografitë në bikini nga pushimet në jug të Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

Lisi paralajmëron këngën e re “Jeta ime”, publikohet këtë të premte

Një prej emrave të rinj dhe më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare, reperi Lisi, ka njoftuar fansat dhe publikun për ardhjen e projektit të tij më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Jeta ime” dhe do të publikohet këtë të premte, duke premtuar një hit që do të shoqërojë këtë verë.

Lisi ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram një video të shkurtër nga videoklipi i këngës së re, duke nxitur kuriozitetin dhe pritshmërinë rreth stilit dhe energjisë së projektit.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ofron një pamje të shkurtër, por mjaft bindëse, nga ajo që do të jetë një produksion i plotë me elemente verore, freski dhe ritme të gjalla që synojnë t’i përshtaten sezonit më të ngrohtë të vitit.

“Jeta ime” shihet si një këngë që do të mbajë atmosferën e verës gjallë, me tekst dhe melodi.

Me këtë projekt, Lisi duket i vendosur të vazhdojë të konsolidojë pozicionin e tij në skenën muzikore shqiptare, duke sjellë tinguj modernë dhe ritme tërheqëse që gjejnë mirëpritje të madhe te publiku i gjërë, sidomos tek të rinjtë.

Kjo do të jetë një shtysë e re për Lisin për të sjellë një hit të suksesshëm që do të mbajë peshën e sezonit të verës 2025 në muzikën shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by L I S I (@lisiukh)


Fansat tashmë janë gati dhe mezi presin momentin kur “Jeta ime” do të jetë zyrtarisht në duart e tyre. /Telegrafi/

The post Lisi paralajmëron këngën e re “Jeta ime”, publikohet këtë të premte appeared first on Telegrafi.

Aktori i “Star Trek” dhe “Mission: Impossible”, Tom Troupe ndërron jetë në moshën 97-vjeçare

Aktori i njohur i skenës dhe ekranit, Tom Troupe, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e tij në Beverly Hills, vetëm pesë ditë pas ditëlindjes.

Lajmi u konfirmua nga një përfaqësues i familjes, duke theksuar se ai vdiq nga shkaqe natyrore.

Troupe ishte i njohur për rolet e tij në seriale dhe filma si “Star Trek”, “Mission: Impossible”, “My Own Private Idaho” dhe “Cagney & Lacey”.

Tom Troupe

Ai ishte gjithashtu bashkëshorti i aktores së ndjerë Carole Cook. Dyshja ishin shumë aktiv në skenën teatrore të Los Angelesit.

I lindur më 15 korrik 1928 në Kansas City, Missouri, Troupe nisi karrierën e tij në teatrot lokale përpara se të shpërngulej në New York në vitin 1948.

Ai ishte i martuar me Carole Cook

Ai studioi në “Herbert Berghof Studio” nën drejtimin e aktores së njohur Uta Hagen, dhe më pas shërbeu në Luftën e Koresë, ku u nderua me medaljen “Bronze Star”.

Pas kthimit nga lufta, debutoi në Broadway në vitin 1957 me rolin e Peter van Daan në “The Diary of Anne Frank”. Më pas, Troupe u zhvendos në Los Angeles për të ndjekur karrierën në Hollywood, ku ndër vite luajti në dhjetëra role në film dhe televizion, nga vitet ’60 deri në fund të viteve ’90.

Tom Troupe

Përveç aktrimit, ai ishte edhe shkrimtar dhe regjisor i talentuar.

Tom do të kujtohet si një figurë e rëndësishme e skenës dhe ekranit amerikan, me një karrierë që zgjati më shumë se pesë dekada. /Telegrafi/

The post Aktori i “Star Trek” dhe “Mission: Impossible”, Tom Troupe ndërron jetë në moshën 97-vjeçare appeared first on Telegrafi.

Jeff Bezos para dhe pas – si arriti pronari i ‘Amazon’ transformimin mbresëlënës fizik në moshën 60-vjeçare

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, ka befasuar publikun me një transformim fizik të jashtëzakonshëm në moshën 60-vjeçare.

I njohur fillimisht për përkushtimin total ndaj punës dhe ndërtimin e një prej kompanive më të fuqishme në botë, Bezos për shumë vite nuk i kushtoi rëndësi të veçantë pamjes së jashtme apo stilit të jetesës së shëndetshme.

Por me kalimin e kohës dhe afrimin e të 60-ave, ai mori një vendim të vetëdijshëm për të ndryshuar.

Jeff Bezos

Motivuar nga dëshira për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor, ai nisi një regjim serioz ushtrimesh dhe një dietë të balancuar.

Aktivitetet e tij përfshijnë stërvitje me pesha, ushtrime kardio dhe një stil jete aktiv që tani është bërë pjesë e përditshmërisë së tij. Krahas ushtrimeve, ka ndryshuar plotësisht edhe mënyrën e të ushqyerit, duke u fokusuar te ushqimet e pastra, të shëndetshme dhe me vlera ushqyese.

Rezultatet janë të dukshme: një fizik më i tonifikuar, më shumë energji, dhe një paraqitje shumë më e vetë-besueshme në publik.

Bezos është kthyer në simbol të asaj që njihet si “versioni më i mirë i vetes”, duke provuar se suksesi nuk ka kuptim pa shëndetin dhe mirëqenien personale.

Jeff Bezos

Ky transformim nuk është vetëm një histori e ndryshimit fizik, por një mesazh i fuqishëm se asnjëherë nuk është vonë për të rifilluar – as në jetë, as në shëndet.

Bezos sot frymëzon jo vetëm si biznesmen, por edhe si model i vendosmërisë, disiplinës dhe përkushtimit ndaj vetes. /Telegrafi/

Jeff Bezos

The post Jeff Bezos para dhe pas – si arriti pronari i ‘Amazon’ transformimin mbresëlënës fizik në moshën 60-vjeçare appeared first on Telegrafi.

Melania e përshkruan takimin e parë me Trump: Ndihesha sikur isha në qendër të botës së tij

Melania Trump ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale pasi postoi në profilin e saj në X një fragment nga libri “Melania”, i cili doli më 8 tetor 2024 dhe u bë menjëherë më i shituri në Amazon dhe New York Times.

Në klipin dhe fragmentin e shpërndarë, Melania rrëfen takimin e parë me Donald Trump, në një mbrëmje gjatë Javës së Modës në New York, në vitin 1998.

Edhe pse ishte e lodhur pas një udhëtimi nga Parisi, me nxitjen e shoqes, ajo pranoi të shkonte në klubin Kit Kat, vendi ku ndodhi takimi i saj i parë me Trump.

Foto: X

Ajo kujton se Trump i la menjëherë përshtypje me sharmin, përqendrimin dhe bisedën e veçantë.

Edhe pse ishte në shoqërinë e një tjetër gruaje atë natë, Melania ndjeu një tërheqje të menjëhershme ndaj tij, duke u ndier “në qendër të botës së tij”, siç shkruan vetë në libër.

Rikthimi i këtyre solli reagime të shumta në rrjet, sidomos për sinqeritetin dhe mënyrën si Melania e përshkruan lidhjen që sapo kishte nisur.

Ndërkohë, ka rifilluar të qarkullojë edhe një intervistë e vitit 1999, ku Melania përballej me pyetjet rreth motivit të saj për të qenë me një njeri kaq të pasur dhe më të madh në moshë.

Donald dhe Melania

Në atë kohë, ajo i kundërshtoi zërat që e akuzonin për interesa materiale, duke thënë: “Nuk mund të përqafohesh apo të flasësh me një shtëpi të bukur apo një makinë luksoze. Nëse je me dikë, duhet të ndihesh i/e plotësuar”.

Melania dhe Donald Trump u martuan në vitin 2005 dhe kanë një djalë së bashku, Barron Trump, i lindur në vitin 2006.

Donald dhe Melania

Postimi i saj i fundit, së bashku me fragmentin nga libri, shihet si një rikujtim publik i lidhjes së tyre, por edhe si një përpjekje për të riafirmuar identitetin dhe rolin e saj në jetën publike dhe familjare të Trump. /Telegrafi/

The post Melania e përshkruan takimin e parë me Trump: Ndihesha sikur isha në qendër të botës së tij appeared first on Telegrafi.

Fifi publikon këngën e re “Zemrën”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka publikuar sot (e diel) këngën e saj më të re me titullin “Zemrën”.

Kënga është tashmë e publikuar në platformën YouTube, e shoqëruar me një videoklip të kuruar nga CinematicAlbania.

Teksti është shkruar nga vetë Fifi, në bashkëpunim me Marsel Gungën, i cili ka realizuar edhe muzikën e projektit.

Foto: Screenshot/YouTube

Si zakonisht, Fifi sjell një tekst të drejtpërdrejtë, me interpretim të ndjerë, por kësaj here e ndërthurur me një ‘beat’ tërheqës dhe prodhim modern, duke krijuar një balancë mes ndjenjës dhe energjisë.

Videoklipi pasqyron këtë frymë të re, me skena stilistike, ngjyra të forta dhe një estetikë që i jep këngës një dimension vizual tërheqës dhe bashkëkohor.

Pamjet janë në harmoni me atmosferën ritmike të këngës dhe ndihmojnë në përforcimin e identitetit artistik që Fifi sjell në këtë fazë të karrierës së saj.

“Zemrën” vjen si një tjetër dëshmi e fleksibilitetit artistik të Fifit, e cila di të eksperimentojë me zhanre të ndryshme pa humbur autenticitetin.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere, duke u mirëpritur jo vetëm nga fansat e saj të përhershëm, por edhe nga publiku që kërkon një miks të mirë mes tekstit të fuqishëm dhe ritmit që mbetet në mendje. /Telegrafi/

The post Fifi publikon këngën e re “Zemrën” appeared first on Telegrafi.

Ylli i “Vampire Diaries” i propozon martesë partneres së tij – modeles së famshme 17 vjet më të re

Aktori amerikan, Paul Wesley (42 vjeçar), i cili njihet nga shumë njerëz për rolin e tij në serialin “Vampire Diaries”, i propozoi martesë modeles Natalie Kuckenburg (25 vjeçare).

Ajo ndau një fotografi me unazën dhe shkroi: “Po. Gjithmonë dhe përgjithmonë”.

Të dy u panë për herë të parë së bashku në nëntor të vitit 2022 në Itali. Aktori më parë i tha revistës People se e qeshura është çelësi i një marrëdhënieje të suksesshme.

Italia është një nga destinacionet e tyre të preferuara, kështu që ata do të kalojnë pushimet atje edhe këtë verë.

Në fillim të kësaj jave, ata qëndruan në Toskanë dhe një pjesë të atmosferës e postuan në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paul Wesley (@paulwesley)

Wesley ishte i martuar më parë me Ines de Ramon, të dashurën aktuale të Brad Pitt.

Lajmi për divorcin e tyre u konfirmua për mediat amerikane në shtator 2022 dhe divorci u finalizua në vitin 2024.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paul Wesley (@paulwesley)

Kuckenburg nga ana tjetër nënshkroi një kontratë me agjencinë e talenteve Elite Model Management. /Telegrafi/

The post Ylli i “Vampire Diaries” i propozon martesë partneres së tij – modeles së famshme 17 vjet më të re appeared first on Telegrafi.

Tayna publikon bashkëpunimin e ri ndërkombëtar “Late Night”

Tayna ka sjellë për fansat një tjetër projekt muzikor, këtë herë një bashkëpunim ndërkombëtar me emra të njohur të skenës: Summer Cem, Geenaro dhe Ghana Beats.

Kënga e re, e publikuar këtë të diel, titullohet “Late Night” dhe vjen me një ritëm energjik, tipik për stilin modern që përfaqësojnë artistët pjesëmarrës.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Tayna dhe reperi gjerman Summer Cem, ndërsa për producimin muzikor janë kujdesur Geenaro, Ghana Beats dhe Tigran.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoklipi, i cili shoqëron projektin, është realizuar nga produksioni i njohur Entermedia, duke sjellë pamje dinamike dhe atmosferë urbane që përputhen me energjinë e këngës.

Ky nuk është i vetmi projekt i Taynës këtë verë.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja nga Prizreni ka qenë mjaft aktive në tregun muzikor, duke publikuar disa këngë të tjera që janë pritur mirë nga publiku dhe kanë mbledhur miliona klikime në YouTube e platformat e tjera muzikore.

“Late Night” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të Taynës, e cila vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga artistet më të suksesshme shqiptare në tregun evropian të muzikës. /Telegrafi/

The post Tayna publikon bashkëpunimin e ri ndërkombëtar “Late Night” appeared first on Telegrafi.

Skandali në koncertin e tij, vokalisti i “Coldplay” nuk i kursen batutat për situatën

Gjatë një koncerti të fundit në Camp Randall Stadium në Madison, Wisconsin, Chris Martin, frontmeni i grupit të njohur “Coldplay”, bëri një paralajmërim të pazakontë dhe me humor për publikun.

“Do t’ju nxjerrim në ekranin e madh, kamerat tona janë gati! Nëse s’jeni rregulluar ende, tani është koha”, tha Chris.

Kjo deklaratë, që në pamje të parë duket si një batutë e zakonshme koncertesh, u interpretua si një referencë direkte ndaj një incidenti të ndodhur vetëm tre ditë më parë në Foxborough, Massachusetts.

@instaagraace trouble in paradise?? 👀 #coldplay #boston #coldplayconcert #kisscam #fyp ♬ original sound – grace

Gjatë një tjetër performance të “Coldplay”, kamerat e “Kiss Cam”-it zbuluan pa dashje një moment shumë të afërt mes një burri dhe një gruaje, që më vonë, sipas zërave në rrjet, rezultuan të ishin drejtues të një kompanie të quajtur Astronomer, përkatësisht CEO-ja dhe shefja e burimeve njerëzore, të përfshirë në një lidhje të fshehtë.

Andy Byron

Skandali që u bë viral

Në momentin që çifti u pa në ekran, gruaja mbuloi menjëherë fytyrën, ndërsa burri u përkul që të mos shihej dhe më pas u zhduk nga pamja.

Gruaja gjithashtu u largua me shpejtësi nga vendi. Videoja u bë virale në rrjete sociale, duke ndezur një mori spekulimesh dhe komentesh për identitetin dhe marrëdhënien e tyre.

@sonia.gogan Coldplay Chris Martin did not mention the CEO at the Madison show following Boston last week. He did give much of a warning to fans, and reccomended they do their makeup if they haven’t already… makes me wonder why the CEO and CPO thought maybe we shouldn’t hug right now.. #coldplay #coldplayconcert #madisonwisconsin #uwmadison #coldplayaffair #affair #astronomerceo ♬ original sound – Sonia Gogan

Pas këtij momenti të sikletshëm, në koncertin tjetër, Martin vendosi të paralajmërojë me humor publikun që të ishte i kujdesshëm: “Nëse jeni me dashnoren/dashnorin, fshihuni tani”, ishte një nga komentet më të shpërndara në rrjet, të cilat pasuan deklaratën e Martin.

Pavarësisht situatës delikate, publiku duket se e ka marrë me sportivitet, ndërsa “Coldplay”, pa e pasur aspak në plan, është bërë shkak i një prej videove më të komentuara të këtij sezoni koncertesh. /Telegrafi/

The post Skandali në koncertin e tij, vokalisti i “Coldplay” nuk i kursen batutat për situatën appeared first on Telegrafi.

Performanca më provokuese e Jennifer Lopez deri më tani, kritikohet ashpër nga fansat

Ylli i muzikës amerikane, Jennifer Lopez, mbajti një koncert në ‘Cook Music Fest’ në Tenerife.

Edhe pse njihet për performancat e saj të guximshme, këtë herë ajo i habiti fansat duke simuluar seksin në skenë.

Ajo mbante veshur një kostum që nuk i linte shumë vend imagjinatës. Ylli i “Hustlers” bëri poza provokuese me balerinët e saj.

Foto: Screenshot/TikTok

Shumë e panë këtë si ‘hakmarrje’ndaj Ben Affleck, nga i cili u divorcua gushtin e kaluar pas dy vitesh martesë.

Kjo u pasua nga kritika të shumta nga ata që besonin se kalonte kufirin e shijes së mirë.

Foto: Screenshot/TikTok

“Fatkeqësisht, kjo nuk më habit aspak nga ajo. E neveritshme”, “Jashtëzakonisht e dëshpëruese. Po kopjon Madonnan”, “Nëse do të mund të këndonte, nuk do të duhej të sillej kështu” – janë disa nga kritikat që ajo mori në rrjetet sociale.

Në një intervistë që dha për El Pais në maj, Lopez theksoi se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj pas divorcit, por se ishte bërë më e fortë.

Foto: Screenshot/TikTok

“Jam krenare për veten për këtë dhe jam krenare që kam qenë në gjendje t’i udhëheq fëmijët e mi nëpër kohë të vështira dhe që ata dolën prej tyre më të fortë dhe më të mirë”, shtoi ajo.

Së fundmi performoi këngën e re të quajtur “Wreckage of You”, në të cilën foli për martesën e dështuar me Affleck. /Telegrafi/

@jenjlo3 jennifer lopez tenerife#jlo#jenniferlopez#jlofans#fyp#love#stayl##tenerife ♬ оригинальный звук – jenjlo1

The post Performanca më provokuese e Jennifer Lopez deri më tani, kritikohet ashpër nga fansat appeared first on Telegrafi.

Vesa Luma me dedikim emocionues për Armend Rexhepagiqin pas koncertit: Jemi me fat që jetojmë në të njëjtën kohë me ty

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi, ka mbajtur të shtunën (19 korrik) një koncert madhështor në Prishtinë.

Kjo për të prezantuar albumin e tij më të ri të titulluar “Dashni e Vjetër”, të cilin e solli pak javë më parë.

Për këtë u bë një reagim nga Vesa Luma, e cila ishte e pranishme në event, duke i uruar më të mirat.

Foto: Screenshot/Instagram

Artistja shqiptare e vlerëson tejet shumë meqë kanë punuar bashkë edhe në disa projekte.

Për më shumë, ndiqni të plotë reagimin e Lumës (pa ndërhyrje):

“Infuzion artistik mbreme me Armendin tone,qe u rikthye fuqishem ashtu sic e meriton nje Artist i kalibrit te tij!!

Si femije kam pas fatin te jem pjese e shume projekteve te Armendit e Aides ne festivale,kenge e klipe, aty,ku per here te pare kuptova si punohet me profesionalizem te pashoq.

Gjate rritjes time si artiste,kemi punuar shume gjate bashke dhe mund te them me plot bindje qe procesi krijimit me Armendin eshte shkolle me vete! Pikerisht aty,ne studio ,teksa regjistron kengen me te, e kupton sa shume hapa para cdo kompozitori tjeter shqiptar eshte,edhe sot e kesaj dite, qe po festojme nje kapitull te ri per te, dhe per te gjithe ata qe nuk besuan asnjehere qe mund te rikthehet me aq pasion e duke marr dashuri nga publiku si heren e pare.

Mbreme teksa po kendonin publiku ne kor edhe kenget e tij te albumit te ri, Armendi na dha te gjitheve shprese qe po vjen nje kohe me e mire per muziken shqiptare!

Mbi te gjitha shume, jam shume e lumtur per Armend Rexhepagiqin ,orkestren dhe gjithe stafin qe ka punuar per te sjell ne jete, nje mbremje muzikore ,qe do ta mbajme mend gjate!

Urime mik,jemi me fat qe jetojme ne te njejten kohe me ty”. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

The post Vesa Luma me dedikim emocionues për Armend Rexhepagiqin pas koncertit: Jemi me fat që jetojmë në të njëjtën kohë me ty appeared first on Telegrafi.

Përzgjidhen projektet e dhjetë animatorëve të rinj – përfundon me sukses edicioni i parë i iniciativës Anibar Pro – Genesis

Gjatë edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, u përmbyll me sukses iniciativa më e re profesionale Anibar Pro – Genesis.

Në këtë ngjarje të veçantë u duartrokit progresi dhe potenciali i talentëve të rinj në industrinë e animacionit.

Kjo nismë francezo-kosovare, e realizuar në bashkëpunim me Institutin Francez në Kosovë dhe e mbështetur nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe Ambasada Franceze në Kosovë, është kthyer në një shtyllë të rëndësishme të misionit të festivalit për fuqizimin e krijuesve të rinj dhe zhvillimin e industrive kreative në rajon.

Gjatë pesë ditëve të festivalit i cili mbajt në Pejë, 18 animatorë te rinj prezantuan konceptet e filmave të tyre para një audience ndërkombëtare të përbërë nga producentë, studio dhe mentorë, në kuadër të Genesis Pitching Sessions. Programi profesional përfshiu gjithashtu punëtori, panele diskutimi dhe aktivitete rrjetëzimi me fokus në ndërmarrësi, mentorim dhe tregim etik.

Drejtori Ekzekutiv i Anibar, Vullnet Sanaja, vlerësoi ndikimin e programit Genesis dhe ndau vizionin e tij për të ardhmen, duke theksuar se kjo iniciativë ishte vetëm faza e parë e një rruge të gjatë që do të vazhdojë me më shumë mundësi për zhvillim, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për krijuesit e rinj.

Momenti kulmor i ngjarjes erdhi kur anëtarët e jurisë – Olivier Catherin, Corinne Destombes dhe Manon Messiant, figura të njohura të animacionit evropian, shpallën dhjetë projektet e
përzgjedhura që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre nën përkujdesje profesionale:

● Albana Hajdini – Stick With Me

● Alisa Fejza – Fading Echoes

● Bleona Brahimi – Inside the Box

● Diellza Franca – At Hana’s

● Erza Qorrolli – Engji

● Finesa Peja – Cice!

● Kaltrina Berisha – Imagine if You Can’t Imagine the Imaginable

● Leonita Thaqi – Liminal

● Rina Lasku – No More Dirt

● Yll Avdiu – As the Forest Whispers

Të përzgjedhur për origjinalitetin, vizionin dhe potencialin e tyre artistik, këta krijues të rinj do të përfitojnë nga mentorim i strukturuar, punëtori dhe masterklasa me producentë e ekspertë të animacionit. Secili prej tyre do të lidhet me një nga producentët që takuan gjatë Genesis, duke siguruar kështu udhëzim të vazhdueshëm për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të tyre.

Me përfundimin e edicionit të parë, Anibar Pro – Genesis është pozicionuar si një shtyllë e fuqishme në kuadër të festivalit. Më shumë se një platformë për përzgjedhje të projekteve, ky program shndërrohet në një inkubator të qëndrueshëm kreativ që ndërton ura mes animatorëve te rinjë në Kosovë dhe tregut ndërkombëtar.

Ndërsa perdet mbyllen për këtë edicion, një gjë është e qartë: zërat e këtyre të rinjve sapo kanë nisur të dëgjohen. Gjenerata e re e animatorëve është këtu, dhe e ardhmja e tyre duket premtuese.

The post Përzgjidhen projektet e dhjetë animatorëve të rinj – përfundon me sukses edicioni i parë i iniciativës Anibar Pro – Genesis appeared first on Telegrafi.

‘Lodrat’ që ndezën rrjetin – diss-e të fshehura mes Eglit dhe motrës së Gjestit?

Një shkëmbim i pazakontë videosh në rrjete sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ditët e fundit, duke rikthyer në qendër të vëmendjes tensionet e nënkuptuara mes Egli Takos dhe familjarëve të Gjestit, me të cilin ajo ka qenë e përfshirë në një raport gjatë Big Brother VIP Albania 4.

Gjithçka nisi kur Egli në një video ku mban në dorë një lodër “Labubu” dhe me ironi u drejtohet ndjekësve me pyetjen: “Ju kujton dikë?”.

Kjo deklaratë e shkurtër u interpretua gjerësisht si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Gjestit, duke përforcuar spekulimet për një përçarje të mundshme ose zënkë mes tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Por nuk vonoi as përgjigjja.

Blerina, motra e Gjestit, publikoi më pas një video ku mban në dorë një lodër në formën e një gomari dhe e shoqëron me: “Çka është kjo?”, duke shtuar më tej: “Sa njeriu është si ky”, një fjali që u mor gjerësisht si një përgjigje e koduar, ndoshta ironike ndaj videos së Eglit.

Foto: Screenshot/Instagram

Këto postime, ndonëse pa emra të drejtpërdrejtë, kanë ndezur menjëherë komentet dhe analizat në rrjet, ku fansat e të dyja palëve kanë filluar të zbërthejnë secilin detaj si pjesë e një ‘lufte të heshtur’ virtuale.

Në mungesë të një reagimi zyrtar nga vetë protagonistët, rrjeti vazhdon të lexojë mes rreshtash, ku edhe lodrat janë kthyer në mjete për të shprehur emocionet dhe thumba të fshehta. /Telegrafi/

 

The post ‘Lodrat’ që ndezën rrjetin – diss-e të fshehura mes Eglit dhe motrës së Gjestit? appeared first on Telegrafi.

Yll Limani dhe Sidarta vijnë me “Paya”

Yll Limani dhe reperi grek, Sidarta, kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor që po pritet me interes nga publiku.

Kënga mban titullin “Paya” dhe është publikuar së fundmi, duke sjellë një atmosferë verore me përplot ngjyra.

“Paya” është një këngë ritmike, me ndikime të dukshme të stilit mesdhetar, që reflekton energjinë, ngrohtësinë dhe emocionet e verës.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky projekt muzikor është shoqëruar me një videoklip dinamik dhe vizualisht tërheqës, i cili është xhiruar në disa vende, duke theksuar peizazhe natyrore të bukura, plazhe dhe një atmosferë festive.

Ky është bashkëpunimi i parë mes Limanit dhe Sidartës, por që po konsiderohet si një sukses që rrit edhe më shumë profilin ndërkombëtar të këngëtarit shqiptar.

Foto: Screenshot/YouTube

Me vokalin karakteristik të Yllit dhe stilin unik të Sidartës, “Paya” sjell një përzierje kulturore dhe muzikore që i përshtatet perfekt shijeve të publikut gjatë sezonit të verës.

Kënga është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe po gjen mbështetje të gjerë nga fansat në Shqipëri, Kosovë, Greqi dhe më gjerë.

 

Ylli me këtë konfirmon edhe një herë se është një nga emrat më të kërkuar në skenën muzikore shqiptare, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi përtej kufijve. /Telegrafi/

The post Yll Limani dhe Sidarta vijnë me “Paya” appeared first on Telegrafi.

Pas katër martesave të dështuara, Jennifer Lopez: Nuk do të martohem më

Gjatë një performance në Spanjë, në kuadër të turneut të saj “Up All Night”, këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez u përball me një pankartë nga publiku që shkruante: “J.Lo, martohu me mua?”.

Reagimi i saj ishte i drejtpërdrejtë dhe i papritur.

“Kam mbaruar me martesat”, deklaroi në skenë, duke lënë të kuptohet se nuk ka në plan të martohet për herë të pestë.

Jennifer Lopez

Kjo përgjigje e hapur dhe me humor u përhap menjëherë në rrjetet sociale, ku fansat e përgëzuan për qëndrimin e saj realist dhe të çlirët ndaj jetës personale.

Jennifer Lopez, 55 vjeçare, ka qenë e martuar katër herë:

Me Ojani Noa në vitin 1997, martesë që zgjati vetëm një vit

Me balerinin Cris Judd në vitin 2001, nga e cila u nda në 2003.

Me këngëtarin Marc Anthony në vitin 2004, me të cilin ka dy fëmijë binjakë – Emme dhe Maximilian – dhe qëndruan të martuar deri në vitin 2014.

Martesa e saj e fundit ishte me aktorin Ben Affleck, me të cilin u ribashkua dhe u martua në vitin 2022, pas një ndarjeje të mëparshme në vitin 2004.

Megjithatë, çifti finalizoi divorcin në vitin 2025, pasi Jennifer thuhet se kishte paraqitur kërkesën për divorc në vitin 2024.

Deklarata e Lopez u prit me reagime pozitive dhe dëshmon se artistja e njohur nuk ka frikë të flasë hapur për jetën e saj personale, duke ruajtur gjithmonë elegancën dhe sensin e humorit. /Telegrafi/

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

The post Pas katër martesave të dështuara, Jennifer Lopez: Nuk do të martohem më appeared first on Telegrafi.

Nuk i shpëton pyetjes për Big Brother VIP, Arbana Osmani jep përgjigjen epike

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, ka reaguar sërish lidhur me një nga pyetjet që i bëhet më shpesh në media dhe rrjete sociale: A do të rikthehet në moderimin e Big Brother VIP?.

Në një prononcim për emisionin “Prive” në Klan Kosova, Arbana u pyet për herë të disatë për këtë temë, duke iu përgjigjur me sinqeritet dhe elegancën që e karakterizon.

“Kur mendon se do të mbarojë kjo pyetje në jetën time”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë e konsideroj një shenjë dashamirësie sa herë që më bëhet kjo pyetje, e marrë si shenjë dashurie, dashamirësie dhe ma bën shumë qejfin, por nuk e kam një përgjigje”, u shpreh ndër të tjerash.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur emri i Arbanës vazhdon të lidhet ngushtë me Big Brother-in, program që ajo e ka moderuar për shumë vite dhe që falë prezencës së saj ka krijuar një lidhje të fortë emocionale me publikun.

Pavarësisht se nuk dha një përgjigje të prerë për një rikthim të mundshëm, ajo e vlerësoi interesin e vazhdueshëm të publikut si një formë dashurie dhe respekti për punën që ka bërë ndër vite në ekran.

Osmani mbetet një nga figurat më ikonike të televizionit shqiptar, dhe çdo koment apo deklaratë e saj mbi projekte të mëdha televizive, si Big Brother VIP, vazhdon të zgjojë kuriozitet e nostalgji te fansat. /Telegrafi/

The post Nuk i shpëton pyetjes për Big Brother VIP, Arbana Osmani jep përgjigjen epike appeared first on Telegrafi.

Nëntë muaj që nga vdekja – motra i bën Liam Payne një dedikim emocionues

Nicola Payne, motra e këngëtarit të ndjerë Liam Payne, ka ndarë një dedikim shumë emocionues në Instagram, në nëntë muajt e parë pas vdekjes tragjike të tij.

Ajo shprehu dhimbjen e thellë dhe vështirësinë për të përballuar humbjen e vëllait, duke thënë se ndjen se kurrë nuk do të mund ta përpunojë plotësisht ndarjen e tij.

Nicola e bëri këtë dedikim pasi pa Liam-in në serialin e ri të Netflix “Building The Band”, ku ai shfaqet si mysafir.

Liam dhe Nicola

Payne, i cili ishte anëtar i grupit të famshëm “One Direction”, vdiq në moshën 31-vjeçare në tetor të vitit 2024, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.

Seriali “Building The Band”, që u xhirua para ndarjes së tij nga jeta, u publikua më 9 korrik në platformën Netflix, duke treguar për herë të fundit pasionin dhe talentin e Liam-it në skenë.

Liam Payne

Në postimin e saj prekës, Nicola shkroi se kjo është një nga momentet e fundit kur ajo pati mundësinë ta shihte Liam-in duke shkëlqyer dhe se seriali do të mbetet gjithmonë një kujtim i veçantë për të.

Ajo e përshkroi të ëvllanë si një person me një shpirt të jashtëzakonshëm, që kujdesej thellësisht për njerëzit përreth.

Foto: Instagram

Ky dedikim i Nicolas jo vetëm që pasqyron dhimbjen e thellë për humbjen e Liam-it, por edhe dashurinë dhe krenarinë që ajo ndjen për talentin dhe personalitetin e tij, duke i dhënë fansave mundësinë të shohin një anë më të ngrohtë dhe njerëzore të yllit të famshëm. /Telegrafi/

Foto: Instagram

The post Nëntë muaj që nga vdekja – motra i bën Liam Payne një dedikim emocionues appeared first on Telegrafi.

Barack dhe Michelle Obama flasin për herë të parë për thashethemet e divorcit të tyre

Ish-çifti presidencial amerikan, Barack dhe Michelle Obama, kanë vendosur t’i japin fund thashethemeve të vazhdueshme për problemet në martesën e tyre në një mënyrë humoristike.

Ndërsa u shfaq në podcast-in e saj, Barack bëri shaka për thashethemet e divorcit dhe tha me të qeshur: “Ajo më pranoi përsëri”.

Në atmosferën e relaksuar të episodit të fundit të podcast-it ‘IMO’, të cilin Michelle e prezanton me vëllanë e saj Craig Robinson, çifti i famshëm iu drejtua spekulimeve të medias se martesa e tyre prej dekadash ishte në krizë.

Foto: YouTube

“Është shumë mirë t’ju shoh të dyve në të njëjtën dhomë”, fillon. Michelle u përgjigj menjëherë, “E di, sepse sapo nuk jemi më bashkë, njerëzit menjëherë mendojnë se po divorcohemi”.

Barack ndërhyri menjëherë, duke shtuar me të qeshur: “Epo, padyshim që më mungojnë gjëra të tilla”.

“As nuk e di derisa dikush ma përmend. Pastaj thjesht shikoj dhe pyes veten për çfarë po flet?”, vazhdoi ish-presidenti.

Megjithatë, me një ton më serioz, Michelle theksoi forcën e marrëdhënies së tyre: “Nuk pati asnjë moment në martesën tonë që mendova të hiqja dorë nga ne. Sigurisht, patëm disa kohë vërtet të vështira, por edhe shumë argëtim dhe aventura. Falë burrit me të cilin u martova, u bëra një person më i mirë”. /Telegrafi/

The post Barack dhe Michelle Obama flasin për herë të parë për thashethemet e divorcit të tyre appeared first on Telegrafi.

U pyet nëse ishte me Trump vetëm për shkak të pasurisë – rikthehet në vëmendje një intervistë e vjetër e Melania Trump

Intervista e Melania Trump në vitin 1999, në të cilën ajo iu përgjigj akuzave të pakëndshme që qarkulluan kur filloi një lidhje me Donald Trump, u rikthye sërish në vëmendje.

Modelja që asokohe ishte 28-vjeçare nisi lidhjen Donald (52 vjeçar), dhe diferenca e tyre në moshë ngriti dyshime dhe spekulime rreth motiveve të Melanias për të qenë me të në radhë të parë.

Duke folur për ABC News, menjëherë pasi të dy u bënë çift publik, gazetari Don Dahler e pyeti Melanian nëse ishte në një lidhje me Donaldin për shkak të pasurisë së tij.

Donald Trump dhe Melania Trump

“E dini, këta njerëz… Ata nuk më njohin”, tha Melania. “Njerëzit që thonë gjëra të tilla, thjesht nuk më njohin”.

Gazetari u përgjigj: “Epo, nuk ndodh shpesh që të shohësh një modele 26-vjeçare pranë një mekaniku makinash 53-vjeçar”.

Melania u përgjigj: “E di çfarë, nuk mund të flesh me gjëra të bukura, t’i përqafosh ose të flasësh me gjëra të bukura – një apartament të bukur, një aeroplan të bukur, makina të bukura, shtëpi të bukura – nuk mund ta bësh këtë. Mund të ndihesh shumë bosh. Dhe nëse dikush thotë: ‘Je me atë burrë sepse është i pasur dhe i famshëm’, nuk më njeh”, tha ajo në atë kohë.

Në të njëjtën intervistë, Melania u pyet nëse e sheh veten në rolin e zonjës së parë në të ardhmen.

Donald Trump dhe Melania Trump

“Po, do të isha shumë tradicionale, si Jackie Kennedy. Do ta mbështesja atë, do të kryeja shumë detyrime shoqërore”, u përgjigj dhe përfundoi: “Do ta mbështesja burrin tim”.

Gjatë kohës së saj në Shtëpinë e Bardhë, Melania ishte shpesh shënjestër e kritikave – nga padukshmëria e supozuar në jetën politike deri te një keqkuptim i rolit dhe personalitetit të saj.

Duke folur në Fox & Friends përpara inaugurimit të Donaldit në vitin 2025, Melania iu drejtua përsëri këtyre kritikave.

“Disa njerëz mund të më shohin thjesht si gruan e presidentit, por unë qëndroj e vendosur në këmbët e mia. Jam e pavarur. Kam mendimet e mia. Kam ‘po’-të dhe ‘jo’-të e mia”, tha ajo.

Donald Trump dhe Melania Trump

“Nuk jam gjithmonë dakord me atë që thotë ose bën im shoq, dhe kjo është në rregull”, vazhdoi ajo. “I jap këshillat e mia, dhe ndonjëherë ai i dëgjon, ndonjëherë jo, dhe kjo është në rregull”.

Ajo shtoi se ishte gjithashtu autentike gjatë kohës së saj të parë në Shtëpinë e Bardhë: “Isha gjithmonë vetvetja, por publiku nuk më pranoi ose nuk më kuptoi atëherë”.

Si kujtesë, Donald dhe Melania Trump u takuan në vitin 1998 në një event mode në New York, ndërsa Melania punonte si modele.

Në atë kohë, Melania ishte 28 vjeçare dhe Donald ishte 52. Pas disa vitesh lidhjeje, Donald i propozoi asaj në vitin 2004 dhe ata u martuan në janar 2005 në një ceremoni madhështore në Palm Beach, Florida. /Telegrafi/

The post U pyet nëse ishte me Trump vetëm për shkak të pasurisë – rikthehet në vëmendje një intervistë e vjetër e Melania Trump appeared first on Telegrafi.

❌