Tayna ka zgjedhur të na freskojë me “Ujë”. Është kënga e saj më e re dhe është një krijim 100% personal që vjen si një frymë e lirë arti. “Ujë” është një projekt që mban vulën e saj nga fillimi në fund: nga teksti emocional, tek melodia që rrjedh natyrshëm, e gjitha e shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo. Beat-i, i vetmi element që nuk mban firmën e artistes, është prodhuar nga Mixey dhe Gerto.
Yll Limani dhe Tayna sapo kanë publikuar këngën më të re të titulluar “Kitara”. Me muzikë dhe tekst të realizuar nga vetë artistët, kënga është prodhuar nga Fatjon Miftari, ndërsa pas gjithë projektit qëndron producenti ekzekutiv Bonart Ajvazi. “Kitara” është një kombinim perfekt mes vokalit të Yllit dhe stilit të guximshëm të Taynës. Dy artistët kanë sjellë një videoklip modern…
Dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare, Yll Limani dhe Tayna, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet më 12 qershor.
Kënga mban titullin “Kitara” dhe është paralajmëruar si një nga hitet potenciale të verës.
Ky bashkëpunim i shumëpritur është një kombinim i zërit të veçantë të Yllit me stilin energjik dhe karizmatik të Taynës, duke ngjallur kurreshtje të madhe te publiku.
Deri tani, artistët kanë ndarë disa pamje promovuese në rrjetet sociale, ku duken në një atmosferë verore dhe artistike, duke rritur pritshmëritë për klipin.
“Kitara” pritet të sjellë një miks të ritmeve moderne me elemente melodike që karakterizojnë stilin e dyshes, ndërsa fansat janë të entuziazmuar për ta dëgjuar dhe parë performancën e tyre të përbashkët.
Kënga do të publikohet në të gjitha platformat muzikore dhe në YouTube më 12 qershor.
Ky është bashkëpunimi i parë mes Yll Limanit dhe Taynës, dy artistë që vijnë nga zhanre të ndryshme, por që kanë treguar vazhdimisht se dinë si të sjellin risi në muzikën shqiptare.
Për fansat, kjo këngë përfaqëson një përplasje të bukur stilistike – nga baladat emocionale të Yllit te ritmet urban të Taynës.
Me këtë projekt, synojnë të sjellin diçka ndryshe dhe të freskët për verën 2025, duke konfirmuar edhe një herë vendin e tyre si ndër më të kërkuarit në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi/
N’Kosovë, artistat zakonisht dalin n’lajme për dy arsye: ose i hynë politikës, ose përfundojnë n’burg a gjyqe, ndër tjera, pse s’i paguejnë taksat. Diku midis pop-it e populizmit, midis artit e autopromovimit, midis talentit e tatimeve, gjindet artisti modern, ose tue shit diçka, ose tue iu shit dikujt. Showbiz hesapi.
Vitet e fundit edhe politika asht ba nji formë tjetër e showbizit. Prandaj kemi këngëtar dhe aktor kandidat për deputet, nji ish-yll i Big Brother-it synon t’bahet ministër, dhe nji influencer me miliona ndjekës që pretendon se ka më shumë legjitimitet sesa nji akademik. Kemi gjithçka, përveç meritokracisë. N’showbiz, fama asht kapital, po n’politikë, kriza asht valutë. E lajmet e kqija, gjithmonë blejnë shikime.
Në këtë realitet të përmbysun, artisti e trajton veten si produkt, e politikani si brand. Kufijtë mes tyne janë shlye – aq sa s’dihet ma kush po këndon me t’argëtu, e kush po reciton me t’sundu.
E n’mes të kësaj katrahure, ku mjafton me postu nji selfie para flamurit për me u ba hero, vjen nji artiste që ban diçka krejt ndryshe. Jo për Instagram, as për reklamë por për diçka që realisht ka ndikim.
Doruntina – Tayna – artistja ma e kërkume e momentit, në kulm të karrierës së saj, nuk zgjodhi rrugën e parashikueshme për këtë industri që ushqehet me spektakël e harresë. Nuk e kapitalizoi famën për ndonji fushatë politike, nuk u kthye n’makinë propagande, nuk e përdori bamirësinë për shitje albumesh.
Bani diçka që s’ka ba kush deri tash. Ia dhuroi Universitetit të Prishtinës 25.000 euro. Dhe nuk u ndal me kaq. Krijoi fondacionin “Tayna”, i cili ka për qëllim fuqizimit e të rinjve dhe komunitetit përmes edukimit, sportit, artit dhe zhvillimit.
Po çka ke ba moj çikë kështu?! Që kishin me thanë shqipet tona matanë Drinit, e ke ngrit shumë stekën, na ke marrë n’qafë.
Ne jemi shoqni ku filantropia asht ende koncept i huej dhe bamirësia ndodh veç për me dalë n’sipërfaqe. Këtu fjala ‘donacion’ zakonisht lidhet me ndonji tender t’dyshimtë ose biznes që ka nevojë me pastru imazhin. Kjo asht hera e parë që nji figurë publike i dhuron Universitetin të Prishtinës donacion siç deklaroi edhe vet Prorektori Hajdari. Dhe për këtë nismë duhet folë. Ky akt që, për nji vend të vogël si ky i joni, asht gja e madhe. Sepse nji artist në maje t’suksesit zakonisht nuk ka ma kohë për ata që janë poshtë. Por Tayna e dëshmoi të kundërtën, në vend që me shijue pamjen prej naltësisë ajo vendosi me i ndërtue shkallët për ata që janë poshtë.
“Ju studenta jeni ura mes asaj çka asht bota dhe çka mundet me u ba”, tha ajo në fjalimin e saj para studentave, krejt e natyrshme, pa fletë përpara, pa teleprompter, pa zhurmë. Derisa kanga e saj “Si ai” ende luhet në klube të natës gjithandej globit, ajo vendosi mu ba “Si Ajo”, rrugë që rrallëkush e zgjedh kur hypë nalt. Na kurseu prej klisheve, prej sensacioneve, prej fushatave marketingu, thjesht e bani.
Kështu, Doruntina përfundimisht e solli Doruntinën! Jo me kalin legjendar. As me fantazma a me mashtrime elektorale. Me punë, me punë, me punë… Tash për tash, mundet me qenë rast i izolum. Po ndoshta, ndoshta, veç ndoshta asht nji fillim që na ka mungu. Dhe çfarë fillimi…!/ KultPlus.com
Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, ka dhuruar donacion me vlerë 25 mijë euro për realizimin e një laboratori në Universitetin e Prishtinës.
Në fjalimin që mbajti, ajo tha se studentët janë ura ndërmjet asaj që është bota dhe asaj që mund të bëhet.
“Teksa ndodhem këtu në Universitetin e Prishtinës e them me plot bindje se ju studentë jeni më shumë se thjesht individë që punoni drejt një diplome. Ju jeni ura ndërmjet asaj që është bota dhe asaj që ajo mund të bëhet. Potenciali juaj është i pakufishëm, prandaj jo vetëm sot, tek unë do e keni gjithmonë derën hapur. Unë besoj se çdo përpjekje që bëni për arsimimin tuaj do të ketë jehonë përtej këtyre mureve të fakultetit, pra kudo në botë”.
Ajo tutje tha se bashkë, të gjithë mund të kontribuojnë në një të ardhme ku krijimtaria nuk njeh kufij.
“Nëpërmjet punës sime tani, kam arritur të kuptoj se sa thelbësore është të kesh mbështetjen e të inkurajosh edhe më tepër dikë tjetër që t`i vazhdojnë ëndrrat e tyre. Dua t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë fakultetit dhe administratës për përkushtimin e tyre të palëkundur. Besoj se secili prej nesh ka potencialin të jetë më i mirë se tjetri, nëpërmjet artit e medias, secili prej nesh kemi mundësinë të shprehim zërat tanë unik”.
“Së bashku, të gjithë mund të kontribuojmë në një të ardhme ku krijimtaria nuk njeh kufij”.
Tayna, artistja që ka krijuar një famë ndërkombëtare, ka dhuruar 25 mijë euro për realizimin e një laboratori në Universitetin e Prishtinës. Në fjalimin që mbajti, ajo tha se studentët janë ura ndërmjet asaj që është bota dhe asaj që mund të bëhet. “Teksa ndodhem këtu në Universitetin e Prishtinës e them me plot bindje se ju studentë jeni më shumë se thjesht individë që punoni drejt një diplome.
Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar këngëtaren në nivele ndërkombëtare. Në emisionin “Canape”, ajo është pyetur gjatë rreth këtij projekti, por edhe për të ardhurat që ka marrë prej tij.
Ajo tha se “ka fituar shumë e po fiton ende”, por jemi më kureshtarë për shifrat konkrete. Për të ajo ka qenë kënga më fitimprurëse dhe është përfolur për shifra 1 milion euro. Tayna nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por u shpreh:
Në Spotify jam artistja më e dëgjuar dhe është muaji i gjashtë ndoshta që jam akoma (në krye të renditjes). Më së shumti kam pasur 3 milionë e sa (dëgjues) në muaj dhe për momentin kam 2.6 milionë.
Duke refuzuar sërish të zbulonte numrat, Tayna tha se “nuk dëshiron të fokusohet aty” pasi do ta pengonte për të bërë muzikë të mirë.
Tayna, reperja e njohur shqiptare, ka folur hapur për marrëdhënien e saj miqësore me Noizyn, duke zbuluar se ata njihen prej shumë kohësh.
“Noizyn e kam mik që nga mosha 15-vjeçare. Njerëzit nuk e dinë këtë, por kemi një miqësi të vjetër,” tha ajo gjatë një interviste të fundit.
Gjatë bisedës, Tayna tregoi se kënga e tyre e përbashkët u realizua në një periudhë kur ajo kishte vendosur të shkëputej nga skena. “Në atë kohë njerëzit mendonin se nuk do të këndoja më, por disa persona të afërt si Loredana dhe Noizy e dinin që po përgatitesha për t’u rikthyer,” shtoi ajo.
Sa i përket të ardhmes së saj artistike, Tayna u shpreh se aktualisht nuk është pjesë e ndonjë label-i muzikor dhe nuk ka plan ta bëhet.
“Kam krijuar një ekip timin dhe secili ka punën e tij specifike. Ndoshta në të ardhmen do të zgjeroj këtë platformë dhe do të ndihmoj artistë të rinj, por për momentin fokusi im është vetëm te projektet personale,” përfundoi reperja.
Kënga “Si Ai” shënoi një rikthim të fuqishëm për këngëtaren Tayna, pas një periudhe pushimi dhe një skandali që nuk e ndali, por e ndihmoi ta çonte në nivele ndërkombëtare. Pas suksesit të këngës, Tayna ka arritur të bëjë emër edhe më të madh në industrinë muzikore dhe të jetë një nga artistet më të dëgjuara në Spotify.
Në një intervistë të fundit në emisionin “Canape”, Tayna u pyet për projektin e saj dhe për të ardhurat që ka marrë nga “Si Ai”. Ajo tregoi se ka fituar shumë nga ky projekt dhe vazhdon të fitojë, por i është shmangur shifrave konkrete, ku u shpreh se është e fokusuar më shumë në krijimin e muzikës sesa në aspektin financiar. Ajo theksoi se “nuk dëshiron të fokusohet aty, pasi do ta pengonte për të bërë muzikë të mirë.”
Duke folur për suksesin në platformën muzikore Spotify, Tayna tha se është artistja më e dëgjuar dhe ka qenë në krye të renditjes për rreth gjashtë muaj. Në një moment, ajo ka arritur deri në 3 milionë dëgjues në muaj, dhe tani ka 2.6 milionë, duke treguar se suksesi është vazhdimësisht i pranishëm.
Përsa i përket spekulimeve për fitimet e saj, shumë kanë përfolur për shifra të mëdha, si 1 milion euro, por Tayna ka zgjedhur të mos i komentojë drejtpërdrejt këto informacione. Ajo i ka dhënë më shumë rëndësi suksesit profesional dhe ndikimit që ka si artist, duke u përqendruar në krijimin e muzikës së re dhe vazhdimin e karrierës së saj ndërkombëtare.
Tayna ka ndarë disa detaje interesante lidhur me përfitimet që ka marrë nga sukseset e saj muzikore, veçanërisht nga kënga “Si Ai”, e cila ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Në një intervistë në emisionin “Canapé”, Tayna u pyet për fitimet që ka grumbulluar nga ky hit i madh. Ajo theksoi se ka arritur të fitojë shumë para dhe vazhdon të përfitojë nga suksesi i këngës.
“Po, shumë (kam fituar), akoma po fitoj,” tha këngëtarja, duke pranuar se “Si Ai” ka qenë një burim i madh të ardhurash për të.
Kur moderatorin e interesoi nëse kjo ishte kënga që i kishte sjellë më shumë të ardhura, Tayna u përgjigj me një “po”. Megjithatë, për sa i përket spekulimeve për shumën që ka fituar, të cilat përfliten të arrijnë deri në 1 milion euro, ajo nuk e mohoi, por as e konfirmoi plotësisht këtë informacion.
Ajo gjithashtu ndau me publikun suksesin e saj në Spotify, ku është artistja më e dëgjuar dhe ka arritur deri në 3 milionë dëgjues në muaj. Tani, pas 6 muajsh, ka 2.6 milionë dëgjues aktivë.
Megjithatë, kur moderatori e pyeti për shifrën e saktë të fitimeve, Tayna preferoi të mos e komentonte këtë pjesë, duke theksuar se ajo fokusohet më shumë te krijimi i muzikës së mirë dhe jo te shifrat.
“Është ndjenjë e mirë, por nuk kam qef të fokusohem shumë në këto gjëra (shifra) sepse edhe muzikën e krijon që të mos bien numri dhe nuk bëhen muzikë të mirë,” shtoi ajo.
Kënga “Si Ai” ka arritur deri në 11 milionë klikime vetëm në platformën “Youtube”.
Aktorja e njohur hollivudiane, Jessica Alba, duket se po e pëlqen yllin kosovar të muzikës, Tayna.
Kjo u bë e ditur përmes një veprimi të saj të fundit në Instagram, ku ajo ndau për fansat këngën hit të reperes, “Obsesion”.
Veprimi i Alba-s nuk përfundoi me kaq. Ajo e shoqëroi këngën me një postim të mbushur me energji dhe frymëzim.
Foto: Screenshot/Instagram (Jessica Alba)
Në mbishkrimin e saj, aktorja shkroi: “2024 cleared the path, 2025 claims the magic” (2024 pastroi rrugën, 2025 merr magjinë). Ky mesazh, që reflekton optimizëm dhe pritshmëri për një fillim të ri, u bë shpejt viral në rrjetet sociale.
Fansat dhe ndjekësit e dy yjeve e përjetuan këtë si një moment lidhjeje mes dy kulturave – Hollivudit dhe Kosovës.
Foto: Screenshot/Instagram (Jessica Alba)
Ky postim është një dëshmi e ndikimit të Taynës përtej kufijve dhe një tregues i mënyrës se si muzika shqiptare po depërton gjithnjë e më shumë në skenën globale.
Me energjinë pozitive që përçon Jessica Alba, fansat presin me entuziazëm se çfarë surprizash do të sjellin 2025-ta për të dyja yjet. /Telegrafi/
Tayna, do të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova nesër (e hënë), jo si banore, por për të performuar për konkurrentët që janë brenda shtëpisë prej më shumë se dy muajsh.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Big Brother në llogarinë e tyre në Instagram, duke ngjallur interesin e fansave dhe audiencës për këtë surprizë muzikore.
Performanca e Taynës do të sjellë energji të re në shtëpinë e Big Brother, duke shtuar emocionet për të gjithë ata që po ndjekin show-n.
Në një intervistë për “Prive”, Tayna është përfshirë në një moment shumë emocional, kur i ati i dërgoi një letër surprizë, duke e përshëndetur atë thjesht si “Tina” dhe duke kujtuar momentet e fëmijërisë së saj. Ai tregoi se, që nga fëmijëria, ka qenë gjithmonë pranë saj, duke mos ia lëshuar dorën në asnjë çast, derisa një ditë, ishte Tayna ajo që nuk ia lëshoi dorën atij.
Ai rrëfeu sa e vështirë kishte qenë për të si prind të shihte vajzën e tij të kalonte periudha të vështira dhe sfiduese, por gjithashtu theksoi se ndihej jashtëzakonisht krenar për gjithçka që ka arritur Tayna deri tani.
Ky moment i veçantë është hera e parë që Tayna tregon anën e saj të ndjeshme në një dalje televizive, duke e lënë pas dorë të dukshme emocionin dhe dashurinë për familjen e saj.
Ti e vogla ime e di se jeta më ndryshoi në një mënyrë të hidhur… atë shkurt të vitit 2023. Një stuhi e egër ngjarjesh më la të rrëzuar. Pësova një sulm që më mori gjithçka, gëzimin, forcën, kuptimin e jetës. Më fal se po të shkruaj fjalë shpirti, pa dashur të të mërzis dhe besoj që janë gjëra që s’i kam thënë kurrë. Por afër jush ndihesha sikur çdo gjë po shndërrohej në një zbrazëti të ftohtë dhe të errët, jetoja vetëm për të marrë frymë, vuaja në heshtje dhe luftoja me shpirtin tim të thyer, por ti, ti gjithmonë aty e vogla ime. Edhe kur unë nuk mund të flisja, edhe kur unë isha veç një hije e vetes, ti luftoje për mua. Të shihja si përpiqeshe me gjithë shpirt të kthehesha përsëri në jetë dhe kjo më copëtonte. Të shihja të lodhur, të thyer si një trëndafil i bukur që dikur ndriçonte por që kishte humbur në peshën e zhgënjimeve. Të shihja të lënduar nga ata që ti u besoje dhe unë nuk mund të flisja, nuk mund të të mbroja. Ndihesha si një prind i dështuar, një njeri që nuk ishte aty për fëmijën e tij, për ty. Ndonjëherë ndihesha si gur i ftohtë pa ndjenja, si njeri që kishte humbur gjithçka, por në mes të kësaj errësire ti ishe drita ime, lulja ime e bukur në një kopsht të rrënuar. Ti nuk më le të dorëzohem, ti më riktheve jetën, më dhe një arsye për të ecur përpara. Çdo ditë që kalon, çdo fjalë që shkruaj më kujton mrekullinë që je ti, vajza ime e vetme që të kam sa shtatë djem. Sot, Tinë, unë shoh se si ti ke rilindur, ti je më e fortë, më e guximshme, më krenare. Epoka e Taynës është këtu dhe është epoka jote, veç e jotja.
Në një intervistë për “Prive”, Tayna është përfshirë në një moment shumë emocional, kur i ati i dërgoi një letër surprizë, duke e përshëndetur atë thjesht si “Tina” dhe duke kujtuar momentet e fëmijërisë së saj. Ai tregoi se, që nga fëmijëria, ka qenë gjithmonë pranë saj, duke mos ia lëshuar dorën në asnjë çast, derisa një ditë, ishte Tayna ajo që nuk ia lëshoi dorën atij.
Ai rrëfeu sa e vështirë kishte qenë për të si prind të shihte vajzën e tij të kalonte periudha të vështira dhe sfiduese, por gjithashtu theksoi se ndihej jashtëzakonisht krenar për gjithçka që ka arritur Tayna deri tani.
Ky moment i veçantë është hera e parë që Tayna tregon anën e saj të ndjeshme në një dalje televizive, duke e lënë pas dorë të dukshme emocionin dhe dashurinë për familjen e saj.
Ti e vogla ime e di se jeta më ndryshoi në një mënyrë të hidhur… atë shkurt të vitit 2023. Një stuhi e egër ngjarjesh më la të rrëzuar. Pësova një sulm që më mori gjithçka, gëzimin, forcën, kuptimin e jetës. Më fal se po të shkruaj fjalë shpirti, pa dashur të të mërzis dhe besoj që janë gjëra që s’i kam thënë kurrë. Por afër jush ndihesha sikur çdo gjë po shndërrohej në një zbrazëti të ftohtë dhe të errët, jetoja vetëm për të marrë frymë, vuaja në heshtje dhe luftoja me shpirtin tim të thyer, por ti, ti gjithmonë aty e vogla ime. Edhe kur unë nuk mund të flisja, edhe kur unë isha veç një hije e vetes, ti luftoje për mua. Të shihja si përpiqeshe me gjithë shpirt të kthehesha përsëri në jetë dhe kjo më copëtonte. Të shihja të lodhur, të thyer si një trëndafil i bukur që dikur ndriçonte por që kishte humbur në peshën e zhgënjimeve. Të shihja të lënduar nga ata që ti u besoje dhe unë nuk mund të flisja, nuk mund të të mbroja. Ndihesha si një prind i dështuar, një njeri që nuk ishte aty për fëmijën e tij, për ty. Ndonjëherë ndihesha si gur i ftohtë pa ndjenja, si njeri që kishte humbur gjithçka, por në mes të kësaj errësire ti ishe drita ime, lulja ime e bukur në një kopsht të rrënuar. Ti nuk më le të dorëzohem, ti më riktheve jetën, më dhe një arsye për të ecur përpara. Çdo ditë që kalon, çdo fjalë që shkruaj më kujton mrekullinë që je ti, vajza ime e vetme që të kam sa shtatë djem. Sot, Tinë, unë shoh se si ti ke rilindur, ti je më e fortë, më e guximshme, më krenare. Epoka e Taynës është këtu dhe është epoka jote, veç e jotja.
Këngëtarja Tayna ka zbuluar më shumë detaje rreth kanalit të saj në YouTube, ku përveç këngëve të saj, ndodhen edhe ato të reperit Finem. Në një intervistë për “Prive”, Tayna shpjegoi se kanali ka ndryshuar disa herë emër dhe për këtë arsye ka këngë të artistëve të tjerë, duke vendosur të mos i fshijë ato.
Në lidhje me faktin që Finem nuk e ndjek më, Tayna shprehu se nuk ka asnjë problem me të, duke shtuar se nuk e di arsyen pas këtij ndryshimi dhe se mund të lidhet me ish-menaxherin e tij.
Përveç kësaj, Tayna u ndal dhe tek mbështetja që ka marrë nga kolegët e saj, duke u surprizuar nga dy miq të ngushtë. Mc Kresha e ka uruar për sukseset dhe ka theksuar se vitin që lamë pas, Tayna ka vërtetuar potencialin e saj të vërtetë.
Tayna hapi dyert e shtëpisë së saj në një intervistë për Prive. Artistja rrëfeu mbi rrugëtimin në karrierë, pa lënë anash familjen dhe ngjarjet e tjera.
E në pjesën e lojës, Tayna u pyet nëse – “është arrestuar ndonjëherë?”.
Ajo u përgjigj me ‘po’ ndërsa më tej tregoi historinë.
”Në Zvicër isha. Ishte koha e pandemisë. Nuk u lejohej që të lëvizje. Unë kam pasur një makinë, po nuk ishte e imja. Nuk e dija se kush e kishte makinën. Më kontrolloi një vajzë e doganës, më pyeti nga ke ardhur ku po shkon. Më tha të prisja sa të vinte policia. Kam pritur 5 orë në burg, derisa erdhi policia e zonës që të më bënte pyetje. U friksova, ndoshta s’më lejojnë të vij më në Zvicër”