❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zbulohen dy pozicionet ku Barcelona pritet të investojë në merkaton e verës

Hansi Flick i ka idetë e qarta për merkaton e verës dhe sezonin e ri futbollistik. Ai ka njoftuar klubin për projeksionet e tij dhe drejtuesit katalanas janë dakord me idetë e parashtruara. Barcelona do të jetë e hapur për të shitur një mesfushor. Katalanasit po kërkojnë të forcohen në dy role: sulmues i krahut [
]

The post Zbulohen dy pozicionet ku Barcelona pritet të investojë në merkaton e verës appeared first on BoldNews.al.

Yamal, nĂ« “klubin e legjendave”/ Talenti spanjoll merr numrin 10 dhe trashĂ«giminĂ« e kampionĂ«ve

Mosha madhore vjen edhe me përgjegjësi të mëdha për Lamine Yamal. Pak ditë pasi festoi 18 vjetorin e lindjes, talenti spanjoll mori si dhuratë nga Barcelona një trashëgimi të rëndësishme.

Bashkë me rinovimin e kontratës deri në vitin 2031 me një klauzolë 1 miliard euro të denjë për një kampion, Lamine Yamal iu dorëzua zyrtarisht fanela me numrin 10.

ËshtĂ« e njĂ«jta qĂ« kanĂ« mbajtur pĂ«rpara tij kampionĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« historisĂ« “blaugrana”, si Maradona, Ronaldo “fenomeni”, Ronaldinho dhe i fundit Lionel Messi.

ËshtĂ« ende shpejt pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« klubin e tyre, por Ă«shtĂ« nĂ« rrugĂ«n e duhur dhe nĂ«se vazhdon me kĂ«tĂ« ritĂ«m, kjo ditĂ« nuk do tĂ« jetĂ« e largĂ«t. KĂ«tĂ« e di mirĂ« Yamal, qĂ« do tĂ« ndjekĂ« rrugĂ«n e tij pĂ«r tĂ« fituar njĂ« vend mes legjendave tĂ« BarcelonĂ«s.

“Nuk ndiej presion, jam nĂ« klubin mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« botĂ«. Mesi ka bĂ«rĂ« rrugĂ«n e tij, dhe tani unĂ« do tĂ« bĂ«j timen. Do tĂ« merrja gjithçka nga Mesi. Ai Ă«shtĂ« ende aktiv, gjithçka nga Ronaldinjo dhe gjithçka nga Maradona. Shpresoj tĂ« vazhdoj trashĂ«giminĂ« e tyre. Rinovimi me Barçën deri nĂ« vitin 2031 Ă«shtĂ« njĂ« hap i madh, fillimi i njĂ« udhĂ«timi qĂ« shpresoj tĂ« jetĂ« shumĂ« i gjatĂ«â€.

Numri 10 që Lamine do të mbajë në shpinë duke nisur nga sezoni i ardhshëm është I merituar dhe I fituar në fushën e lojës. Këtë e tregojnë shifrat, të ekzagjeruara për një lojtar në moshën e tij. Me Barcelonën, Yamal numëron 106 ndeshje, ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 28 asist për shokët e skuadrës.

Dhe meqë jemi te numrat. Sapo fanela me emrin e Yamal me numrin 10 u vendos në dyqanet zyrtare të Barcelonës, menjëherë është shoqëruar me një rekord shitjesh.

 

Premtimi i Lamine Yamal për vëllain e tij të vogël Keyne

Lamine Yamal ka emocionuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale pasi konfirmoi zyrtarisht se do të mbajë fanellën me numrin legjendar 10 te FC Barcelona. Ylli i ri i katalanasve publikoi një video prekëse në Instagram, ku ndan një moment të veçantë me vëllain e tij të vogël, Keyne.

Në klipin emocional, Keyne shfaqet duke ngjyrosur fanellat historike të Barcelonës që janë mbajtur nga legjenda si Diego Maradona, Ronaldinho dhe Lionel Messi, të gjithë bartës të fanellës me numrin 10.

Lamine, ndĂ«rsa i sheh vizatimet, i thotĂ« vĂ«llait tĂ« tij: “TĂ« luash mirĂ« nuk mjafton pĂ«r tĂ« veshur kĂ«tĂ« fanellë  Disa bĂ«nĂ« histori,” – duke iu referuar MaradonĂ«s.

 

đŸ”Ÿâ€đŸ’™ pic.twitter.com/ImRIa7QdLa

— Lamine Yamal (@Laminee__yamal_) July 16, 2025

“TĂ« tjerĂ«t u argĂ«tuan duke luajtur”, – thotĂ« pĂ«r Ronaldinhon.

“Dhe ky
 kjo Ă«shtĂ« gjĂ«ja mĂ« e mirĂ« qĂ« kam parĂ« ndonjĂ«herĂ«â€m – pĂ«rfundon ai, teksa shikon fanellĂ«n me emrin e Messit.

Pastaj, Keyne i dorĂ«zon fanellĂ«n me emrin “Lamine Yamal”, dhe vĂ«llai i madh, i emocionuar, i thotĂ«: “Po kjo? Ta shohim?
 Do t’i jap gjithçka, tĂ« premtoj. Do tĂ« krijoj historinĂ« time”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @lamineyamal

NĂ« fund tĂ« videos, prindĂ«rit e Lamine Yamal shfaqen teksa reflektojnĂ« mbi kĂ«tĂ« moment tĂ« ndjerĂ« familjar – njĂ« moment qĂ« sinjalizon jo vetĂ«m njĂ« fanellĂ«, por njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si, trashĂ«gimi dhe Ă«ndĂ«rr qĂ« vazhdon./Telegrafi/

The post Premtimi i Lamine Yamal për vëllain e tij të vogël Keyne appeared first on Telegrafi.

Dhjetë arsye pse Lamine Yamal meriton fanellën me numrin 10 te Barcelona

Lamine Yamal ka marrĂ« zyrtarisht fanellĂ«n me numrin 10 te FC Barcelona – njĂ« numĂ«r historik, i mbajtur nga legjenda si Messi, Ronaldinho e Maradona.

Ky vendim nuk është i rastësishëm, por një shpërblim për gjithçka që ai përfaqëson. Ja 10 arsyet pse kjo fanellë i takon pikërisht atij.

1. Produkti i akademisë

Lamine Ă«shtĂ« rritur brenda klubit. Ai iu bashkua BarcelonĂ«s nĂ« moshĂ«n 7-vjeçare, duke kaluar nĂ«pĂ«r tĂ« gjitha grupmoshat e akademisĂ« “La Masia” dhe debutoi me ekipin e parĂ« nĂ« moshĂ«n 15 vjeç – njĂ« shembull i Ă«ndrrĂ«s katalanase.

2. Cilësi e jashtëzakonshme

Ai posedon një talent të rrallë: driblim, vizion loje, teknikë të sofistikuar dhe gola spektakolarë. Lamine është lojtari që bën diferencën.

3. Idol i gjeneratës së re

Në fushë, është vendimtar. Jashtë saj, është kthyer në një ikonë për tifozët. Në një moshë kaq të re, ai tashmë ka ndikim të madh në klub dhe shoqëri.

4. Parakohshmëri historike

Ka thyer mĂ« shumĂ« se 30 rekorde para se tĂ« mbushte 18 vjeç: mĂ« i riu qĂ« ka luajtur nĂ« La Liga, dopietĂ« me SpanjĂ«n, fitues i “Kopa Trophy”, “Golden Boy” dhe çmimit “Laureus”.

Image

5. Dashuri për klubin

Lamine e jeton Barcelonën. Gjatë festimeve të titullit, ai e tregoi këtë publikisht duke valëvitur flamurin blaugrana me krenari.

6. ADN-ja e Barçës

Ai Ă«shtĂ« mishĂ«rim i stilit katalanas. Pas 11 vitesh nĂ« klub, ai pĂ«rfaqĂ«son mĂ« sĂ« miri filozofinĂ« “tiki-taka”.

7. E ardhme e ndritur

Ka fituar La Ligan, KupĂ«n e Mbretit, SuperkupĂ«n dhe Evropianin, por synon edhe mĂ« shumĂ« – LigĂ«n e KampionĂ«ve dhe KupĂ«n e BotĂ«s.

8. Besnikëri e palëkundur

Në një kohë kur yjet shpesh ndryshojnë klube, Lamine ka qëndruar i përkushtuar ndaj Barçës, duke refuzuar oferta të majme nga jashtë.

9. Fanella më e kërkuar

Numri 10 i tij tashmĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« shiturat nĂ« dyqanet zyrtare tĂ« klubit – dĂ«shmi e popullaritetit tĂ« tij.

 

🔟 Lamine’s legacy starts here

— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 16, 2025

10. Model për sponsorë dhe marka

Rritja e tij ka tërhequr interes të madh nga kompani të mëdha. Ai është kthyer në një ambasador të jashtëzakonshëm për brezin e ri. /Telegrafi/ 

The post Dhjetë arsye pse Lamine Yamal meriton fanellën me numrin 10 te Barcelona appeared first on Telegrafi.

TifozĂ«t vĂ«rshojnĂ« dyqanin e BarcelonĂ«s, duan fanellĂ«n e re tĂ« Yamal – nuk ndalet prodhimi

Barcelona ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me yllin e ri të skuadrës, Lamine Yamal, duke e lidhur atë me klubin deri më 30 qershor 2031.

Lajmi është konfirmuar në mënyrë pompoze nga vetë klubi në rrjetin social X, duke e shoqëruar me pamje nga ceremonia e nënshkrimit.

Yamal, vetëm 17 vjeç, ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të Euro 2024 me kombëtaren e Spanjës dhe shihet tashmë si pasardhësi i logjikshëm i ikonave të së kaluarës së Barcelonës.

Ai do të mbajë fanellën legjendare me numrin 10, një simbol i rëndë për historinë e klubit.

Nënshkrimi i kontratës së re është bërë në prani të presidentit Joan Laporta, zëvendëspresidentit Rafa Yusta dhe drejtorit sportiv Deco, në një takim të zhvilluar të martën në ambientet e klubit.

Kjo marrëveshje vjen në një periudhë kyçe për Barcelonën, e cila është duke rindërtuar skuadrën dhe po mundohet të rikthehet fuqishëm pas disa sezoneve të vështira në aspektin sportiv dhe financiar.

Por lajmi ka ngjallur menjëherë entuziazmin e tifozëve. Dyqani zyrtar i Barcelonës është vërshuar nga fansat që po kërkojnë të blejnë fanellën me numrin 10 dhe emrin e Lamine Yamal, duke krijuar radhë të gjata që prej mëngjesit.

Klubi ka planifikuar gjithashtu një ceremoni publike prezantimi për fanellën e re të Yamal, duke e konsideruar këtë moment si një kapitull të ri në projektin e rilindjes blaugrana.

Me këtë rinovim, Barcelona dërgon një mesazh të qartë: e ardhmja është në duart e Lamine Yamal. /Telegrafi/

The post TifozĂ«t vĂ«rshojnĂ« dyqanin e BarcelonĂ«s, duan fanellĂ«n e re tĂ« Yamal – nuk ndalet prodhimi appeared first on Telegrafi.

Njoftim special nga Barcelona për rinovimin e kontratës së Yamal

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së talentit të ri, Lamine Yamal, duke e lidhur atë me klubin deri më 30 qershor 2031.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social X nga llogaria zyrtare e klubit Barcelonës.

Lojtari 17-vjeçar, i cili u shqua si një nga yjet e Euro 2024 me Spanjën, ka treguar një rritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij që nga debutimi me ekipin e parë të Barcelonës.

Rinovimi i kontratĂ«s, i nĂ«nshkruar tĂ« martĂ«n nĂ« prani tĂ« presidentit Joan Laporta, zĂ«vendĂ«spresidentit Rafa Yusta dhe drejtorit sportiv Anderson LuĂ­s de Souza “Deco”, thekson klubi balugranas.

Ky rinovim vjen në një moment kritik për Barcelonën, e cila po përpiqet të rimëkëmbet financiarisht dhe sportivisht pas viteve të vështira.

Yamal, i cili tashmë konsiderohet një nga lojtarët më premtues të La Masias, ka marrë fanellën ikonike me numër 10 në sezonin e ardhshëm.

Klubi ka planifikuar një ceremoni publike për të shënuar këtë marrëveshje, duke e konsideruar atë si një simbol të rilindjes së projektit blaugrana. /Telegrafi/

🔮 EXCLUSIVE LIVESTREAM: LAMINE YAMAL 2031 đŸ“đŸ””đŸ”Ž

— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 16, 2025

The post Njoftim special nga Barcelona për rinovimin e kontratës së Yamal appeared first on Telegrafi.

Man City tejkalon Unitedin dhe Barçën nĂ« renditjen e sponsorizimeve nĂ« fanella – Real Madrid kryeson listĂ«n e pĂ«rfituesve

Real Madridi vazhdon të kryesojë listën e ekipet që përfitojnë më shumë nga sponsorët e fanellave brenda një viti, ndërsa në vendin e dytë tashmë renditet Manchester City pas marrëveshjes së rinovuar me Puma-n.

Me marrëveshjen e re shumëmilionëshe sponsorizimi që Manchester City sapo ka nënshkruar me kompaninë Puma, sipas së cilës marka sportive gjermane do të paguajë hiq më pak se 1 miliard funte (1.153 miliardë euro) gjatë 10 viteve të ardhshme, skuadra e Cityt e ka rrëzuar Manchester United nga vendi i dytë në renditjen e klubeve që fitojnë më shumë nga sponsorizimi i fanellave.

Ekipi, i drejtuar nga Pep Guardiola nga stoli dhe Ferran Soriano nga zyrat, tashmë fiton 210.5 milionë çdo vit duke shfaqur logon e Pumas (115 milionë euro), logon e linjës ajrore Etihad (74 milionë euro) dhe logon e platformës së kriptomonedhës OKX në mëngë (21.5 milionë euro).

MegjithatĂ«, sipas gazetĂ«s Marca, Real Madridi vazhdon tĂ« mbetet ‘mbret’ i pĂ«rfitimeve nga fanella, pasi fiton 120 milionĂ« euro nĂ« vit nga Adidasi dhe nga 70 milionĂ« euro nga kompanitĂ« Fly Emirates dhe HP qĂ« i ka si sponsor.

Unitedi renditet në vendin e tretë me 200 milionë euro përfitime, ku 105 milionë vijnë nga Adidas, 70 nga Snapdragon dhe 21.5 nga DXC Technology, ndërsa Barcelona renditet e katërta me 183 milionë euro përfitime dhe Paris Saint-Germain i pesti me 170 milionë euro.

Në pozitën e gjashtë vjen Arsenali me 141.5 milionë euro, Bayern Munichu i shtati me 123 milionë euro, Liverpooli i teti me 102.5 milionë euro, Borussia Dortmund e nënta me 99 milionë euro dhe Tottenham Hotspur që mbyll dhjetëshen me 80 milionë euro.

Renditja e sponsorizimeve të fanellave sportive në futboll:

Real Madrid: 260 milionë euro (Adidas, Fly Emirates dhe HP)

Manchester City: 210.5 milionë euro (Puma, Etihad dhe OKX)

Manchester United: 200 milionë euro (Adidas, Snapdragon dhe DXC Technology)

Barcelona: 183 milionë euro (Nike, Spotify dhe Ambilight)

Paris Saint-Germain: 170 milionë euro (Nike, Qatar Airways dhe Snipes)

Arsenal: 141.5 milionë euro (Adidas, Fly Emirates dhe Visit Rwanda)

Bayern Munich: 123 milionë euro (Adidas, Deutsche Telekom dhe Allianz)

Liverpool: 102.5 milionë euro (Nike, Standard Chartered dhe Expedia)

Borussia Dortmund: 99 milionë euro (Puma, 1&1, Evonik dhe GLS)

Tottenham Hotspur: 80 milionë euro (Nike dhe AIA)

/Telegrafi/

The post Man City tejkalon Unitedin dhe Barçën nĂ« renditjen e sponsorizimeve nĂ« fanella – Real Madrid kryeson listĂ«n e pĂ«rfituesve appeared first on Telegrafi.

Chelsea përgatit transferimin e yllit të madh të Barcelonës

Chelsea po kërkon të bëjë një goditje të fortë në tregun e transferimeve me nënshkrimin e mesfushorit të talentuar të Barcelonaës, Fermin Lopez.

Pas fitimit të Kupës së Botës për Klube 2025, klubi londinez po kërkon të bëjë hapin e fundit drejt bërjes një pretendentë i fortë në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, dhe emri i Fermin është në krye të listës së përforcimeve të Enzo Marescas.

Trajneri italian beson se Fermin ka profilin ideal për të fuqizuar mesfushën dhe për të konsoliduar projektin që dëshiron të ndërtojë në Stamford Bridge.

Barça është plotësisht e vetëdijshme për interesin në rritje për mesfushorin e tyre, veçanërisht pas një sezoni në të cilin ai u vendos si një nga lojtarët më të spikatur të La Ligas.

Megjithatë, drejtuesit sportivë të Blaugranëve po transmetojnë një ndjenjë qetësie. Joan Laporta dhe Hansi Flick bien dakord se Fermin është i patransferueshëm dhe duhet të jetë një nga shtyllat e së ardhmes së klubit, veçanërisht pas largimit të lojtarëve kyç nga skuadra.

Chelsea është i gatshëm të bëjë një ofertë që tejkalon 50 milionë euro, i bindur se konkurrenca me të cilën Fermin do të përballet te Barça me lojtarë si Dani Olmo mund të hapë një dritare mundësish.

Nga Londra, ata ofrojnë një projekt ambicioz dhe një rol udhëheqës në ekip, diçka që klubi katalunas vështirë se mund ta garantojë në një afat të shkurtër.

Njerëzit pranë lojtarit këmbëngulin se ai është plotësisht i përqendruar në suksesin e tij në Camp Nou, por janë gjithashtu të hapur për të marrë në konsideratë alternativa nëse rëndësia e tij zvogëlohet.

Për momentin, Chelsea nuk po dorëzohet dhe Barça vazhdon refuzimin e saj, por nëse oferta rritet ndjeshëm, klubi nuk do ta përjashtojë rishqyrtimin e pozicionit të tij për shkak të nevojës për të balancuar librat e financiar. /Telegrafi/

The post Chelsea përgatit transferimin e yllit të madh të Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Reali komandon, City i bashkohet klubit “100 milionĂ«â€

Kontrata më e pasur në historinë e Premier League i lejon Manchester Cityt të ngjitet në renditjen e klubeve me të ardhurat më të larta nga sponsorizimet teknike.

MarrĂ«veshja e mĂ«parshme e Cityzens me Puma skadonte nĂ« vitin 2029 dhe sillte pak mĂ« pak se 75 milionĂ« euro nĂ« sezon. MegjithatĂ«, Puma ka vendosur t’i sigurojĂ« skuadrĂ«s deri nĂ« vitin 2035 me njĂ« kontratĂ« monstruoze prej 1 miliard ÂŁ, afĂ«rsisht 100 milionĂ« ÂŁ mĂ« shumĂ« nĂ« pĂ«rgjithĂ«si sesa marrĂ«veshja e United me Adidas.

Kjo e vendos Cityn në vendin e dytë në renditjen e klubeve me të ardhurat më të larta nga sponsorizimet teknike, pas vetëm Real Madridit të paprekshëm.

Le të hedhim një vështrim në 10 më të mirët:

1. Real Madrid – 120 milionĂ« euro

2. Manchester City – 115 milionĂ« euro

3. Barcelona – 105 milionĂ« euro

4. Manchester United – 104 milionĂ« euro

5. Arsenal – 85 ,ilionĂ« euro

6. PSG – 80 milionĂ« euro

7. Liverpool – 70 milionĂ« euro

8. Chelsea – 70 milionĂ« euro

9. Bayern – 60 milionĂ« euro

10. Juventus 46.1 milionë euro

The post Reali komandon, City i bashkohet klubit “100 milionĂ«â€ appeared first on Albeu.com.

La Liga i jep dritĂ«n e gjelbĂ«r BarcelonĂ«s pĂ«r rikthimin nĂ« ‘Camp Nou’

Barcelona mbetet nĂ« rrugĂ«n e duhur pĂ«r t’u rikthyer nĂ« shtĂ«pinĂ« e tyre ikonike, ‘Camp Nou’, pas pushimit tĂ« ndeshjeve ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« shtator, ndĂ«rsa rinovimi i stadiumit po hyn nĂ« fazat pĂ«rfundimtare. 

Klubi po punon intensivisht pĂ«r tĂ« organizuar trofeun Joan Gamper nĂ« ’Camp Nou’ pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« qĂ« prej fillimit tĂ« punimeve mĂ« 10 gusht tĂ« vitit tĂ« kaluar. 

Ky takim do të shërbejë si një test kyç për të vlerësuar nëse stadiumi është i gatshëm të presë ndeshje të La Ligës dhe të Ligës së Kampionëve. 

Plani aktual është që Barcelona të përballet me skuadrën italiane Como në këtë sfidë tradicionale.  

Fillimisht, ishte parashikuar që ndeshja të zhvillohej përpara 60,000 tifozëve, por për shkak të vonesave në ndërtim, kjo shifër do të reduktohet ndjeshëm. 

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona tashmĂ« ka siguruar njĂ« leje pĂ«r zhvillimin e aktiviteteve dhe vazhdimin e punimeve, kjo Ă«shtĂ« leja e parĂ« nga dy qĂ« kĂ«rkohen nga bashkia pĂ«r tĂ« mbajtur trofeun Gamper nĂ« ‘Camp Nou’. 

Leja e dytĂ«, ajo pĂ«r ‘hyrjen e parë’, do tĂ« jepet vetĂ«m kur tĂ« jenĂ« pĂ«rfunduar tĂ« gjitha punimet e nevojshme qĂ« lejojnĂ« zhvillimin e ndeshjeve nĂ« stadium. 

Barcelona planifikon të mbajë një test pa publik më 28 korrik për të garantuar që janë përmbushur të gjitha masat e sigurisë. 

Nëse klubi merr miratimin për zhvillimin e trofeut Gamper, do të lejohen të pranishëm vetëm 25,000 deri në 35,000 tifozë, ndërsa tribunat pas portave do të qëndrojnë të mbyllura./Telegrafi/

The post La Liga i jep dritĂ«n e gjelbĂ«r BarcelonĂ«s pĂ«r rikthimin nĂ« ‘Camp Nou’ appeared first on Telegrafi.

Ylli i Barcelonës u qortua nga Hansi Flick në ditën e parë të parasezonit

Barcelona i është rikthyer punës në prag të sezonit të ri, dhe që në ditën e parë, trajneri Hansi Flick është detyruar të tregojë disiplinën e tij të hekurt. 

 Në qendër të vëmendjes ka përfunduar mbrojtësi i djathtë i ri, Hector Fort. 

Blaugranasit u rikthyen në stërvitje për fazën përgatitore të dielën, me klubin që kreu testet mjekësore për lojtarët. 

Disa prej tyre janë kthyer më herët në stërvitje, përfshirë portierët Marc-Andre Ter Stegen dhe Joan Garcia, si dhe Ronald Araujo e Marc Bernal. 

Njëri nga lojtarët që nuk mbërriti herët ishte Hector Fort. Sipas Diario AS, 18-vjeçari mbërriti me vonesë për testet mjekësore dhe u kritikua nga trajneri gjerman Hansi Flick. 

Flick e ka bërë këtë një nga rregullat e tij më të rrepta, duke e lënë në stol Jules Kounde në tre raste për vonesa në mbledhje të skuadrës, si dhe portierin Inaki Pena. 

Mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se trajneri gjerman do tĂ« marrĂ« masa tĂ« mĂ«tejshme ndaj Fort, por nĂ« rastet e mĂ«parshme, vonesat janĂ« ndĂ«shkuar gjithmonĂ« me ulje nĂ« stol. 

Ajo që e përkeqëson situatën për Fort është fakti se arsyeja e vonesës ishte festa e ditëlindjes së 18-të të Lamine Yamal, e cila u mbajt të shtunën mbrëma. Fort ishte një nga lojtarët që qëndroi më gjatë në festë. 

Pavarësisht festës, Lamine Yamal arriti në kohë në qendrën stërvitore, por mund të përballet me një tjetër lloj disipline. 

Qeveria Spanjolle ka kërkuar që eventi të hetohet për shkak të dyshimeve se janë punësuar persona me nanizëm për argëtim, gjë që ka shkaktuar polemika dhe mund të sjellë pasoja ligjore ose etike për organizatorët./Telegrafi/

The post Ylli i Barcelonës u qortua nga Hansi Flick në ditën e parë të parasezonit appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Barcelona zyrtarizon transferimin e Roony Bardghji

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Roony Bardghji nga FC Copenhagen, duke përforcuar repartin ofensivë me një talent premtues.

Anësori 19-vjeçar ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin katalanas, e cila do të zgjasë deri në fund të qershorit 2029.

Për kartonin e tij, Barcelona ka paguar rreth 2.5 milionë euro, ndërsa Bardghji pritet fillimisht të marrë një numër te ekipi rezervë.

Ai do të luajë për skuadrën Barcelona B në fillim, por drejtuesit sportivë besojnë se do të ketë hapësira edhe me ekipin e parë gjatë sezonit.

âœđŸŒ Acuerdo con el FC Copenhague para el traspaso de Roony Bardghji

đŸ‘‹đŸŒ ÂĄBienvenido!

đŸ’™â€https://t.co/STRKQEacg9

— Barça Atlùtic (@FCBarcelonaB) July 14, 2025

Gjatë qëndrimit te FC Copenhagen, Bardghji regjistroi 84 paraqitje me ekipin e parë, duke realizuar 15 gola në të gjitha garat dhe duke dhuruar pesë asistime.

Ai është konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit skandinav dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Bardghji është nënshkrimi i dytë i Barcelonës për verën e vitit 2025, pas portierit Joan Garcia, duke treguar një fokus të qartë te lojtarët e rinj. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Barcelona zyrtarizon transferimin e Roony Bardghji appeared first on Telegrafi.

NjĂ« klub i ri futet nĂ« garĂ« pĂ«r Ter Stegen, gjermani vazhdon t’i refuzojĂ« tĂ« gjithĂ«

Monaco ka shprehur interes për të nënshkruar me portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo.

Klubi francez, që së fundmi huazoi Ansu Fatin nga Barça, ka kontaktuar me përfaqësuesit e gjermanit për të diskutuar një transferim të mundshëm këtë verë.

MegjithatĂ«, pĂ«rgjigja e Ter Stegen ka qenĂ« negative. Ai ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se dĂ«shiron tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« “Camp Nou” pĂ«r sezonin 2025/26.

Kjo qëndrim vjen pavarësisht raportimeve se trajneri Hansi Flick i ka sugjeruar portierit se mund të ketë më pak hapësira pas mbërritjes së Joan Garcia.

Ter Stegen është i vendosur të luftojë për vendin e tij si titullar dhe të rifitojë statusin si portieri numër një i Barcelonës.

Aktualisht, asnjë marrëveshje nuk është në horizont, me lojtarin që mbetet i përqendruar te e ardhmja në Kataluni. /Telegrafi/ 

The post NjĂ« klub i ri futet nĂ« garĂ« pĂ«r Ter Stegen, gjermani vazhdon t’i refuzojĂ« tĂ« gjithĂ« appeared first on Telegrafi.

Janë të dy në listën e shitjeve, dy lojtarët nuk pranojnë të largohen nga Barcelona

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i transferuar deri tani, Joan Garcia, edne nuk është regjistruar në La Liga. Deri tani janë larguar Ansu Fati në huazim te Monaco, Pablo Torre u shit për 5 milionë euro te [
]

The post Janë të dy në listën e shitjeve, dy lojtarët nuk pranojnë të largohen nga Barcelona appeared first on BoldNews.al.

Marca: Barcelona po përgatit një surprizë për Messin, por argjentinasi nuk dëshiron ta shoh një person aty

Gazeta spanjolle MARCA raporton se Barcelona planifikon qĂ« hapja zyrtare e stadiumit tĂ« rinovuar “Spotify Camp Nou”, e parashikuar pĂ«r verĂ«n e vitit 2026, tĂ« jetĂ« njĂ« ngjarje e veçantĂ« dhe njĂ« lamtumirĂ« madhĂ«shtore pĂ«r Lionel Messin. Klubi thuhet se e ka paraqitur kĂ«tĂ« ide gjatĂ« njĂ« takimi me disa media tĂ« pĂ«rzgjedhura, duke pĂ«rmendur se Messi ka dhĂ«nĂ« pĂ«lqimin e tij pĂ«r kĂ«tĂ« plan.

MegjithatĂ«, sipas burimeve tĂ« kontaktuara nga MARCA, kjo nuk Ă«shtĂ« e konfirmuar. Edhe pse Barcelona dĂ«shiron tĂ« nderojĂ« legjendĂ«n argjentinase pĂ«r kontributin e tij historik nĂ« klub, ekziston njĂ« pengesĂ« e madhe – nuk ka pasur asnjĂ« kontakt zyrtar me Messin pĂ«r kĂ«tĂ« çështje.

Raportohet se marrëdhëniet mes presidentit Joan Laporta dhe Messit janë të ftohura që prej largimit të dhimbshëm të lojtarit në verën e vitit 2021, kur ai u transferua te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë. Gjatë konferencës së lamtumirës, emocionet e thella të Messit treguan se ndarja ishte e papritur dhe e vështirë.

Që nga ajo kohë, nuk është zhvilluar asnjë bisedë mes Messit dhe Laportës. Madje, edhe për festimet e 125-vjetorit të klubit, Messi nuk ishte ftuar zyrtarisht, por u përfshi me dëshirën e tij përmes një interviste dhe një mesazhi video. Kjo dëshmon se, megjithë mospajtimet me drejtuesit aktualë, Barcelona mbetet në zemrën e tij.

PĂ«r momentin, nuk ka asnjĂ« konfirmim zyrtar se ndeshja inauguruese e “Camp Nou”-t tĂ« rinovuar do tĂ« jetĂ« njĂ« ngjarje lamtumire pĂ«r Messin. Klubi po pĂ«rhap publikisht idenĂ« se kjo Ă«shtĂ« rĂ«nĂ« dakord, por pĂ«lqimi i vetĂ« lojtarit ende mungon – dhe ta bindĂ«sh atĂ« mund tĂ« jetĂ« sfidĂ« mĂ« vete.

Kujtojmë që Messi u largua nga Barcelona për shkak të krizës financiare që e detyroi klubin të shkurtonte ndjeshëm shpenzimet, duke përfshirë edhe kontratat e mëdha të lojtarëve. /Telegrafi/

The post Marca: Barcelona po përgatit një surprizë për Messin, por argjentinasi nuk dëshiron ta shoh një person aty appeared first on Telegrafi.

AshpĂ«rsohet gara pĂ«r Rashford – Barcelona do ta ketĂ« konkurrencĂ« gjigantin italian

Barcelona është e gatshme të përshpejtojë përpjekjet për të transferuar yllin e Manchester United, Marcus Rashford, gjatë kësaj vere. 

Blaugranasit kanë qenë të detyruar të bëjnë një ristrukturim të madh në planet e afatit kalimtar, pasi humbën mundësinë për të nënshkruar me Nico Williams, i cili refuzoi një kalim në Kataloni për të dytin sezon radhazi. 

Trajneri Hansi Flick është tashmë në kërkim të alternativave. Megjithëse një transferim i shtrenjtë është i vështirë për shkak të problemeve të njohura financiare të klubit, sapo të rikthehet rregulli 1:1 i La Ligas, Barcelona është gati të veprojë fuqishëm, me Rashford si objektiv kryesor. 

Sipas raportimeve të gazetarit Javi Miguel, drejtori sportiv Deco nuk është tërësisht i bindur për ndikimin që Rashford mund të ketë në skuadër dhe është skeptik për këtë lëvizje. 

Deco preferon Luis Diaz, i cili ndodhet gjithashtu në listën e Flick, por Liverpool kërkon më shumë se 70 milionë euro për yllin kolumbian. 

Pavarësisht gatishmërisë së Manchester United për ta shitur Rashford, Barcelona nuk ka mundësi të plotësojë kërkesën prej 40 milionë eurosh, ndaj po shqyrton një huazim si opsion të mundshëm. 

Sipas burimeve nga Tuttosport, në garë për Rashford është futur edhe Juventusi, që konsiderohet si një kundërshtar serioz në këtë çështje. 

Shpejtësia për të vepruar pritet të jetë elementi kyç në këtë garë, dhe Barcelona duhet të paraqesë një ofertë të menjëhershme nëse dëshiron të sigurojë nënshkrimin e sulmuesit anglez./Telegrafi/

The post AshpĂ«rsohet gara pĂ«r Rashford – Barcelona do ta ketĂ« konkurrencĂ« gjigantin italian appeared first on Telegrafi.

Gjiganti evropian do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e Ter Stegen

Barcelona duhet tĂ« finalizojĂ« largimet pĂ«r tĂ« rikthyer rregullin 1:1 nĂ« La Liga  dhe Marc-Andre Ter Stegen Ă«shtĂ« njĂ« nga kandidatĂ«t kryesorĂ« pĂ«r t’u larguar. 

Më herët gjatë kësaj jave, portieri gjerman është informuar nga Hansi Flick se nuk bën pjesë në planet për sezonin e ardhshëm, dhe për rrjedhojë, ekziston dëshira nga klubi për ta larguar atë. 

Paga e lartë e Ter Stegen është ndër më të lartat në skuadër, ndaj largimi i tij do të ishte shumë i rëndësishëm për të mundësuar regjistrimin e përforcimeve të reja, që do të bëhen nga tani e deri në fund të verës, përfshirë Joan Garcia, i cili do të jetë portieri titullar i katalanasve sezonin e ardhshëm. 

Pavarësisht se i është bërë e qartë se nuk do të luajë, Ter Stegen nuk është i gatshëm të largohet nga Barcelona. 

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai nuk do të ketë mundësi për të siguruar një vend titullari diku tjetër  dhe aktualisht, shansi më i mirë i tij është në Turqi. 

Sipas Sabah Spor, Galatasaray është gati të lëvizë për Ter Stegen sapo të finalizojë marrëveshjen për Victor Osimhen. 

Gjigantët turq e shohin portierin e Barcelonës si zëvendësuesin ideal të Fernando Musleras, i cili së fundmi është larguar dhe është kthyer në Amerikën e Jugut. 

Sezoni i ardhshëm është vendimtar për Ter Stegen. Ai nuk ka qenë kurrë portieri titullar i Gjermanisë në një Kupë Bote, por për momentin, e ka fanellën e titullarit në prag të turneut të verës së ardhshme në Amerikën e Veriut.  

Kjo situatë mund të ndryshojë, nëse ai nuk luan rregullisht sezonin që vjen./Telegrafi/

The post Gjiganti evropian do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e Ter Stegen appeared first on Telegrafi.

Pep Guardiola dĂ«shiron tĂ« ‘peshkojë’ te Barcelona

Marc-Andre ter Stegen, njĂ« nga shtyllat mĂ« ikonike tĂ« BarcelonĂ«s gjatĂ« dekadĂ«s sĂ« fundit, Ă«shtĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nĂ« rrezik tĂ« largohet nga klubi. Ardhja e Joan Garcias nga Espanyol, sĂ« bashku me zgjatjen e fundit tĂ« kontratĂ«s sĂ« Ëojciech Szczesnyt, e ka lĂ«nĂ« reprezentuesin gjerman jashtĂ« projektit tĂ« ri sportiv qĂ« po hartohet nga menaxhmenti sportiv. Gjithçka tregon se largimi i tij do tĂ« finalizohet kĂ«tĂ« verĂ«.

Portieri gjerman, i cili mbërriti në Camp Nou në vitin 2014, ka qenë një emër i padiskutueshëm mes portierëve për vite me radhë, por prioritetet e klubit kanë ndryshuar.

Performanca e tij, ndonëse e dukshme ndonjëherë, ka qenë me ndërprerje në sezonet e fundit, dhe shtytja për një ndryshim gjeneratash është përshpejtuar me lëvizjet e fundit të tregut të transferimeve. Stafi i trajnerëve beson se kjo është koha ideale për të filluar një ndryshim të thellë në portier.

Sipas mediumit Fichajes, duke pasur parasysh këtë situatë, Pep Guardiola ka shprehur interes të qartë për ta transferuar portierin gjerman në skuadrën e tij të Manchester Cityt.

Trajneri katalunas, i cili është i njohur me mjedisin e Barcelonës, beson se përvoja dhe aftësia e ter Stegen me këmbët e tij do të përshtateshin në mënyrë të përkryer në sistemin e tij.

Situata aktuale mund t’i lejojĂ« ekipit tĂ« Cityt tĂ« negociojĂ« njĂ« marrĂ«veshje me njĂ« çmim shumĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t se sa do tĂ« ishte propozuar vetĂ«m njĂ« vit mĂ« parĂ«.

E ardhmja e portierit duket se është larg Barcelonës dhe destinacioni i tij i mundshëm mund të jetë në Ligën Premier. Guardiola po shtyn nga Etihad për të nënshkruar me gjermanin, i cili do të mirëpriste një ndryshim të situatës pasi humbi rëndësinë te Barça.

Gjithçka duket se po shkon drejt njĂ« transferimi qĂ« do t’i jepte fund njĂ« epoke historike nĂ« portĂ« pĂ«r klubin katalanas. /Telegrafi/

The post Pep Guardiola dĂ«shiron tĂ« ‘peshkojë’ te Barcelona appeared first on Telegrafi.

Dy lojtarë nuk duan të largohen nga Barcelona, i shkaktojnë dhimbje koke drejtuesve të klubit

Barcelona duhet të gjenerojë të ardhura në këtë afat kalimtar për të qenë në gjendje të regjistrojë nënshkrimet e saj të planifikuara. I vetmi transferim i konfirmuar deri më tani, Joan Garcia, nuk është regjistruar ende në La Liga. Disa lojtarë janë identifikuar tashmë si ata që duhet të largohen nga Camp Nou.

Ansu Fati është larguar tashmë nga klubi, dhe Pablo Torre pritet të largohet së shpejti. Marc-Andre ter Stegen gjithashtu do të largohet pasi iu tha se nuk pritet të luajë sezonin e ardhshëm, dhe të paktën një qendërmbrojtës pritet të largohet.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, këtu fillojnë dhimbjet e kokës për drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco, pasi problemi është se asnjëri prej tyre nuk dëshiron të largohet nga klubi.

Sipas gazetës AS, Ronald Araujo dhe Andreas Christensen janë kandidatët kryesorë për një largim, por të dy duan të qëndrojnë. Të dy madje u rikthyen në stërvitje përpara fillimit zyrtar të përgatitjeve para-sezonale për të treguar se sa të vendosur janë për të fituar një vend në ekip për sezonin 2025/26.

 

😡 Los centrales: el nuevo dolor de cabeza de Deco

✍ @juanjimenista https://t.co/mcfKqXutM8

— Diario AS (@diarioas) July 12, 2025

DĂ«shira e klubit Ă«shtĂ« qĂ« Christensen tĂ« largohet, kontrata e tĂ« cilit skadon verĂ«n e ardhshme dhe aktualisht nuk ka asnjĂ« tregues se Barcelona do t’i ofrojĂ« atij njĂ« zgjatje. Ai ka qenĂ« me klubin qĂ« nga viti 2022 dhe ka luajtur 80 ndeshje pĂ«r ta.

Araujo u bë pjesë e ekipit të parë të klubit nga Barca B dhe ka luajtur për ekipin kryesor që nga viti 2019. Ai është nën kontratë deri në verën e vitit 2031 dhe ka 175 ndeshje pas tij për kampionët aktualë të Spanjës. /Telegrafi/

The post Dy lojtarë nuk duan të largohen nga Barcelona, i shkaktojnë dhimbje koke drejtuesve të klubit appeared first on Telegrafi.

Gjigantët e Ligës Premier e duan xhevahirin e Barcelonës, katalunasit të gatshëm ta shesin për 50 milionë euro

Barcelona është e vetëdijshme se largimet janë të nevojshme nëse duan të kthehen në rregullin 1:1 të La Ligas dhe kështu të jenë në gjendje të regjistrojnë nënshkrime të reja.

Ansu Fati është larguar tashmë, dhe ndërsa Pablo Torre gjithashtu së shpejti do të bashkohet me Mallorcën, më shumë lojtarë duhet të largohen përpara se katalanasit të arrijnë objektivin e tyre.

LojtarĂ« si Marc-Andre Ter Stegen, Andreas Christensen dhe Ronald Araujo konsiderohen si kandidatĂ«t kryesorĂ« pĂ«r t’u larguar, por ka edhe tĂ« tjerĂ« qĂ« mund tĂ« lejohen tĂ« largohen nĂ«se vlerĂ«simi i tyre pĂ«rmbushet. Dhe njĂ« lojtar qĂ« bie nĂ« kĂ«tĂ« kategori Ă«shtĂ« Marc Casado.

Casado pati një gjysmë të parë të shkëlqyer të sezonit të kaluar, duke u vendosur si titullar i rregullt përpara Frenkie de Jong. Por, ai e humbi vendin e tij në muajt e fundit, dhe me Marc Bernal që është rikthyer nga lëndimi përpara sezonit të ri që fillon në gusht, ai pritet të jetë më poshtë në renditjen e lojtarëve.

Për shkak të kësaj, Barcelona nuk e ka mbyllur derën për mundësinë e shitjes së Casado këtë verë, me çdo ofertë që pritet të merret në konsideratë në rreth 50 milionë euro.

Sipas mediumit CaughtOffside, oferta mund të vijnë nga Liga Premier, me Manchester United, Arsenal dhe Chelsea që janë të interesuar të nënshkruajnë me 21-vjeçarin.

Arsenali dhe Chelsea kanĂ« bĂ«rĂ« tashmĂ« hetime fillestare pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar disponueshmĂ«rinĂ« e Casados, ndĂ«rsa United ende nuk ka bĂ«rĂ« ndonjĂ« kontakt – megjithĂ«se ai shihet si njĂ« alternativĂ« ndaj Manuel Ugarte, i cili pati njĂ« sezon tĂ« parĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« nĂ« Old Trafford.

NĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyre, do tĂ« ishte e mençur qĂ« Barcelona ta shiste Casadon ndĂ«rsa aksionet e tij janĂ« tĂ« larta – veçanĂ«risht nĂ«se ai nuk Ă«shtĂ« planifikuar tĂ« luajĂ« rregullisht me ekipin e parĂ« sezonin e ardhshĂ«m.

Megjithatë, do të ishte një goditje e madhe për të që të largohej, duke pasur parasysh sa mirë luajti gjatë sezonit 2024/25. /Telegrafi/

The post Gjigantët e Ligës Premier e duan xhevahirin e Barcelonës, katalunasit të gatshëm ta shesin për 50 milionë euro appeared first on Telegrafi.

❌