Gjermani â PesĂ« avionĂ« luftarakĂ« âEurofighterâ nĂ« Poloni pĂ«r njĂ« periudhĂ« disa javore
VARSHAVĂ, 4 gusht /ATSH-DPA/ â Forcat ajrore gjermane do tĂ« vendosin pesĂ« avionĂ« luftarakĂ« âEurofighterâ nĂ« Poloni pĂ«r pĂ«r njĂ« periudhĂ« disa javore.
Që nga dita e nesërme, avionët do të veprojnë nga baza ushtarake Minsk Mazowiecki, në lindje të Varshavës, konfirmoi një zëdhënës i forcave ajrore.
Rreth 150 ushtarë nga Bundeswehr (ushtria gjermane) janë tashmë në terren.
Polonia është një mbështetëse kyçe, politike dhe ushtarake e Ukrainës që prej fillimit të agresionit rus më shumë se tre vite më parë. Ajo gjithashtu luan rol qendror si nyje logjistike për ndihmën ushtarake të perëndimit ndaj Kievit.
Polonia  e konsideron veten të kërcënuar nga Rusia dhe po zhvillon aktualisht një program të gjerë riarmatimi.
Që nga prilli, forcat ajrore gjermane kanë ndihmuar ushtrinë polake në monitorimin e hapësirës ajrore të Polonisë.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e kishte paralajmëruar këtë vendim që në janar.
Komanda e lartë e ushtrisë polake njoftoi në platformën X se avionët do të mbështesin mbrojtjen e hapësirës ajrore në krahun lindor të NATO-s.
âKy Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r shembull i bashkĂ«punimit mes aleatĂ«ve dhe i pĂ«rkushtimit tĂ« tyre tĂ« vĂ«rtetĂ« ndaj sigurisĂ« sĂ« EvropĂ«s Qendrore dhe Lindoreâ, thuhet nĂ« deklaratĂ«. /Ad.Ab./
Â
Â
The post Gjermani â PesĂ« avionĂ« luftarakĂ« âEurofighterâ nĂ« Poloni pĂ«r njĂ« periudhĂ« disa javore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.