Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vatër zjarri në kodrat e Tragjasit/ Era dhe terreni i thyer vështirësojnë punën për shuarjen e flakëve

✇Albeu
By: M C

Prej mesditës së sotme, rreth orës një vater zjarti ka përfshirë kodrat e fshatit Tragjas. Flakët, të ndihmuara nga era, janë përhapur me shpejtësi drejt malit, duke djegur shkurre, pemëtari, por edhe sipërfaqe pyjore të kësaj zone.

Më shumë se 25 efektivë të zjarrfikëses së Vlorës kanë ndërhyrë menjëherë, por Situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe vështirësive për të ndërhyrë nga toka.

The post Vatër zjarri në kodrat e Tragjasit/ Era dhe terreni i thyer vështirësojnë punën për shuarjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

✇Albeu
By: M C

“AJMAN PARK” Resort e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e drejtuar nga Franc Gergely alias Franc Çopja dhe vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela.

“AJMAN PARK” Resort është në pronësi të shtetasit Fadil Balla alias Julian (Jul) Balla, i cili dyshohet si pjesë e organizatër kriminale dhe është një prej të shpallurve në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Dyshohet se resorti gjigand i ndërtuar në Xhafzotaj të Durrësit është një biznes i përfituar me para.

“AJMAN PARK” Resort shpesh herë e kemi parë duke u reklamuar nga televizionet kombëtare dhe nga personazhe publik, si një nga mrekullitë e investimeve shqiptare

Pronari i “AJMAN PARK” Resort Fadil Balla alias Julian (Jul) Balla, është edhe presidenti i klubit të futbollit të Erzenit të Shijakut, të cilin dy vite më parë luante në Kategorinë Superiore.

The post SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge appeared first on Albeu.com.

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi nga Hamasi

✇Albeu
By: M C

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se qëllimi i Izraelit nuk është të pushtojë Gazën, por ta çlirojë atë nga Hamasi dhe të krijojë mundësinë për një qeveri paqësore atje.

Lajmi u bë i ditur nga zyra e kryeministrit izraelit, e cila shton se gjatë bisedës, Netanjahu shprehu zhgënjimin e tij për vendimin e Gjermanisë për të pezulluar eksportet e armëve drejt Izraelit.

Kjo deklaratë vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe pas miratimit të një plani ushtarak nga Izraeli për ndërhyrje të mëtejshme në Rripin e Gazës.

The post Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi nga Hamasi appeared first on Albeu.com.

Armando Broja i jep fund pritjes, vjen prezantimi në klubin e ri: Do jap gjithçka nga vetja

✇Albeu
By: M C

Armando Broja është një futbollist i ri i Bërnlit. Klubi i Premier Ligës ka bërë të ditur transferimin përfundimtar të sulmuesit nga radhët e Çelsit, por pa shpjeguar detajet financiare të marrëveshjes.

Broja ka firmosur për 5 vite me klubin e sapongjitur në Premier Ligë dhe pritet të ketë minutat që i kanë munguar në vitet e fundit në eksperiencat e tjera në huazim në skuadra të ndryshme.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu si një futbollist i Bërnlit. Është një periudhë me të vërtetë pozitive për t’u bashkuar me këtë klub përpara fillimit të sezonit të ri të Premier Ligës. Mezi pres të filloj! Ndihem mirë, jam gati dhe jam i emocionuar për sfidën e të luajturit për këtë klub.

Që tani mund ta ndiej mbështetjen nga tifozët e Bërnlit. Mund t’ju them të gjithëve se do të jap gjithçka nga vetja sa herë që vesh këtë fanellë të famshme”, tha Broja pas firmës në kontratë.

The post Armando Broja i jep fund pritjes, vjen prezantimi në klubin e ri: Do jap gjithçka nga vetja appeared first on Albeu.com.

Beteja me flakët në Finiq dhe Mallakastër, avionët suedezë dhe kroatë në aksion për shuarjen e zjarreve

✇Albeu
By: M C

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, prej orëve të para të mëngjesit të sotëm janë angazhuar në Shqipëri mjete ajrore të specializuara për shuarjen e flakëve.

Dy avionë Air Tractor Fire Boss të Forcës Ajrore suedeze dhe një avion Canadair i Forcës Ajrore kroate po asistojnë në betejën kundër zjarreve në zonat e Mallakastrës dhe Finiqit.

Ekuipazhet operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe po mbështesin ekipet vendase të zjarrfikësve, emergjencave civile dhe trupave të Forcave të Armatosura. Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, forcat në terren vijojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave aktive.

The post Beteja me flakët në Finiq dhe Mallakastër, avionët suedezë dhe kroatë në aksion për shuarjen e zjarreve appeared first on Albeu.com.

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

✇Albeu
By: M C

Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, Policia e Shtetit njofton arrestimin në Spanjë të shtetasit shqiptar Juxhin Drazhi, 34 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi u bë pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe policisë spanjolle. Drazhi ishte i kërkuar nga GJKKO, e cila në prill 2025 i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe veprave të tjera të kryera nga organizata kriminale.

Interpol Tirana dhe homologët në Spanjë vijojnë punën për finalizimin e ekstradimit të Drazhit drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid/Spanjë, vijon bashkëpunimin për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt vendit tonë.

The post I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm: Nga 2 shtatori hyjnë në fuqi ndryshimet për aplikimin për vizë

✇Albeu
By: M C

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese.

Në njoftimin e amabasadës theksohet se duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza joemigruese përfshirë edhe ata që aplikojnë për rinovim do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Kjo masë vlen për shumicën e kategorive të vizave, dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e deritanishme, ku disa aplikantë kishin mundësi të përfitonin nga përjashtimi nga intervista.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

The post Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm: Nga 2 shtatori hyjnë në fuqi ndryshimet për aplikimin për vizë appeared first on Albeu.com.

Miliarda lekë pasuri të sekuestruara, SPAK “ia merr” nga duart resortin luksoz “ushtarëve” të Çopjas në Shijak/ Bllokohen dy vila në Dhërmi dhe biznese në Durrës

✇Albeu
By: M C

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur orgamizatën kriminale të trafikut të drogës nga vendet e Amerikës Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian. SPAK.

Bëhet fjalë për klanin “Çopja” të cilët operaonin në shitjen dhe blerjen e kokainës nga Amerika Latine në Europë. Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK bën me dije se janë lëshuar 10 urdhërarreste si dhe është sekuestruar 17 tonë kokainë.

Gjithashtu është vendosur sekuestrimi i 14 pasurive me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim.

Pronat e sekuestruara

Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim si më poshtë:

Resorte turistike:

“A….. PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, Durrës.

Vila dhe apartamente:

Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.

Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.

Truall, toka dhe ndërtesa:

Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.

Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).

Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.

Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.

Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:

Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare, Kavajë.

Shoqëri tregtare, Durrës.

Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.

Shoqëri tregtare, Durrës.

Automjete:

Tre automjete.

Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:

Mbi 111 800 Euro Cash;

4000 USD

880.000 Lekë

The post Miliarda lekë pasuri të sekuestruara, SPAK “ia merr” nga duart resortin luksoz “ushtarëve” të Çopjas në Shijak/ Bllokohen dy vila në Dhërmi dhe biznese në Durrës appeared first on Albeu.com.

“Unë nuk i përndjek meshkujt”/ Xheneta thumbon Bora Zemanin

✇Albeu
By: M C

Ish-finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Xheneta vazhdon të jetë pranë ndjekësve në ‘Tik-tok’. Ajo i është përgjigjur disa pyetjeve se ‘Po i përndjek meshkujt’ duke i reaguar ashpër.

“Unë nuk i përndjek meshkujt mas pari unë nuk jam Bora Zemani, unë jam Xheneta Fetahu, unë kurrë nuk i shkoj prapa një mashkullit, ose me mbanë para duarve e me vlerëson o hiq, për mu kallen” ishin fjalët e saj.

E pas kësaj deklaratë ndjekësit kanë reaguar ashpër me komente.

The post “Unë nuk i përndjek meshkujt”/ Xheneta thumbon Bora Zemanin appeared first on Albeu.com.

E kryqëzuan në rrjet, ish-banorja e BBV 4 i del në mbrojtje Xhensila Myrtezajt

✇Albeu
By: M C

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja, ka folur së fundmi mbi reagimet që publiku ka në lidhje me Xhensila Myrtezaj për performancat dhe daljet e saj publike. Nëpërmjet një “Instastory”, ajo shprehu çudinë e saj në lidhje me kritikat që fansat kanë për të.

“Kam një pyetje shumë të rëndësishme për t’ju bërë. Përse Xhensila merr kaq shumë urrejtje në rrjetet sociale? Mund të mos na pëlqejë mënyra si kërcen, por nuk bën asgjë më shumë apo më ekstravagante se këngëtaret e tjera. Çfarë i irriton kaq shumë njerëzit dhe e masakrojnë?”, shkroi ajo.

Ish-konkurrentja gjithashtu ndau edhe disa nga komentet e njerëzve ku thoshnin se Xhensila nuk ka dashur të njihej si ajo vajza seksi por të njihej për talentin e saj. Disa të tjerë mendonin se si ajo e ka shitur veten e saj.

Mesa duket Arsida e mori përgjigjen e pyetjeve që ajo bëri duke dalë në konkluzionon se sot njerëzit nuk durojnë dot fallcitetin ose të qenurit e një personi që nuk je:
“Mesa kuptova nga mesazhet, urrejtja (e pajustifikueshme për mendimin tim) vjen nga fakti që e ka shitur veten ndryshe në momente të ndryshme të jetës së vet. Nuk është as nga kërcimet as nga ekstravaganca. Sot njerëzit nuk durojnë më fallcitetin apo të qenuit e një personi që nuk je”.

The post E kryqëzuan në rrjet, ish-banorja e BBV 4 i del në mbrojtje Xhensila Myrtezajt appeared first on Albeu.com.

Valë e nxehtë prek sërisht Shqipërinë, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

✇Albeu
By: M C

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në jug në orët e mesditës.

Dita e nesërme do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave sa i përket vlerave maksimale të cilat do të arrijnë në 40 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 17 gradë celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 7-15 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

The post Valë e nxehtë prek sërisht Shqipërinë, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër appeared first on Albeu.com.

Izraeli miratoi planin për marrjen nën kontroll të Gazës/ Turqia: OKB që të veprojë menjëherë! Kina: Të ndërpriten këto veprime të rrezikshme

✇Albeu
By: M C

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e propozuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ushtria “të marrë kontrollin” e Qytetit të Gazës. Kombet e Bashkuara dhe disa shtete e kanë dënuar këtë vendim, duke kërkuar nga Izraeli që të heqë dorë nga ky plan.

Sipas planit për “mposhtjen” e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës, ushtria izraelite do “të përgatitet të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, teksa njëkohësisht do të shpërndajë ndihma humanitare për popullatë civile jashtë zonave të luftimeve”, u tha në njoftimin e Zyrës së Netanyahut më 8 gusht.

Gati dy vjet pas nisjes së luftës në Gazë, Netanyahu po përballet me presion brenda shtetit dhe nga jashtë për të arritur një armëpushim në Gazë dhe për t’u tërhequr nga territori palestinez. Ai gjithashtu po përballet me presion që të lirohen pengjet që mbahen nga Hamasi. Teksa mblodhi kabinetin e tij të sigurisë të enjten, Netanyahu tha se Izraeli planifikon që të marrë kontrollin e plotë të Gazës, por shtoi se nuk synon që të qeverisë me këtë territor.

Para takimit, Netanyahu i tha medias amerikane Fox News se Qeveria synon të marrë kontrollin e plotë të Rripit të Gazës, ku ushtria e tij po lufton me Hamasin që nga sulmi i grupit radikal palestinez ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Ai shtoi se Izraeli nuk dëshiron “ta mbajë” Rripin e Gazës, të cilin e kishte pushtuar në vitin 1967, por nga ku u tërhoq, së bashku me trupat dhe kolonët, më 2005.

Netanyahu tha se Izraeli dëshiron një “perimetër sigurie” dhe t’ia dorëzojë territorin palestinez “forcave arabe që do ta qeverisin siç duhet, pa na kërcënuar dhe duke u ofruar palestinezëve në Gazë një jetë të mirë”.

“Kjo nuk është e mundur me Hamasin”, shtoi ai.

Të premten, Zyra e Netanyahut tha se shumica e kabinetit të sigurisë ka miratuar “pesë parime për përfundimin e luftës: çarmatimin e Hamasit; kthimin e të gjithë pengjeve – të gjallë dhe të vdekur; demilitarizimin e Rripit të Gazës; kontrollin e sigurisë nga Izraeli në Rripin e Gazës; krijimin e një administrate alternative civile që nuk është as Hamasi e as Autoriteti Palestinez”.

“Shumica e ministrave të kabinetit të sigurisë besuan se plani alternativ që ishte paraqitur në kabinetin e sigurisë nuk do të arrinte as mposhtjen e Hamasit dhe as kthimin e pengjeve”, u tha në njoftim, pa dhënë detaje të tjera.

Zgjerimi i ofensivës izraelite në Gazë mund të bëjë që trupat të operojnë në zona me popullsi të dendur, ku besohet se mbahen pengjet, raportuan mediat izraelite. Pas raportimeve për zgjerimin e mundshëm të ofensivës në Gazë, në Izrael janë rritur shqetësimet se çfarë mund të nënkuptojë kjo për pengjet që ende mbahen në territorin palestinez. Teksa është mbajtur mbledhja e kabinetit të sigurisë, para Zyrës së Netanyahut qindra protestues kërkuan një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Grupi radikal palestinez, Hamas, ka reaguar ndaj njoftimeve izraelite, duke thënë se “planet e Netanyahut për përshkallëzimin e agresionit konfirmojnë dëshirën e tij për t’i hequr qafe pengjet dhe për t’i sakrifikuar për interesat e tij personale dhe të agjendës ideologjikisht ekstreme”.

Nga 251 pengjet që Hamasi mori gjatë sulmit më 2023 – kur vrau edhe afër 1.200 persona – 49 ende mbahen në Gazë, përfshirë 27 që ushtria izraelite thotë se kanë vdekur. Pas njoftimit nga Zyra e Netanyahut, shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Volker Turk, tha se marrja e kontrollit të plotë të Gazës do të shkaktojë më shumë vdekje dhe vuajtje, duke kërkuar që Izraeli të tërhiqet nga ky vendim.

Përmes një njoftimi, Turk tha se plani është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që thotë se Izraeli duhet t’i japë fund sa më shpejt që të jetë e mundur okupimit të tij, të pajtohet për zgjidhjen me dy shtete dhe të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje.

“Në vend se të intensifikojë luftën, Qeveria izraelite duhet të përqendrojë të gjitha përpjekjet te shpëtimi i jetës së civilëve në Gazë, duke lejuar dërgimin e papenguar të ndihmës humanitare. Pengjet duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, tha Turk. Mbretëria e Bashkuar, ndërkaq, i bëri thirrje Izraelit që të rishqyrtojë planin për marrjen e Qytetit të Gazës, duke e cilësuar si vendim “të gabuar”.

“Ky veprim nuk do të sjellë asgjë për përfundimin e kësaj lufte dhe as nuk do të ndihmojë në lirimin e pengjeve”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, duke shtuar se plani izraelit “do të sjellë më shumë gjakderdhje”.

Ai shtoi se mesazhi i shtetit të tij është i qartë: “është e mundur të arrihet një zgjidhje diplomatike, por palët duhet të heqin dorë nga rruga e shkatërrimit”.

Turqia, që ka kritikuar vazhdimisht ofensivën izraelite në Gazë, dënoi planin e Izraelit për marrjen nën kontroll të Qytetit të Gazës. Ministria e Jashtme e Turqisë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe OKB-së që të veprojë menjëherë në ndalimin e këtij plani. Ankaraja shtoi se Izraeli duhet të pajtohet për një armëpushim në Gazë dhe të nisë negociatat për një zgjidhje me dy shtete. Edhe Kina ka shprehur “shqetësime serioze” lidhur me planin e Netanyahut, duke bërë thirrje për “ndërpreje të menjëhershme të këtyre veprimeve të rrezikshme”.

“Gaza i përket palestinezëve dhe është pjesë e pandashme e territoreve palestineze”, tha Ministria e Jashtme kineze. Pekini tha se mënyra e duhur për lehtësimin e krizës humanitare në Gazë dhe lirimit të pengjeve është “arritja e menjëhershme e një armëpushimi”.

Ofensiva e ushtrisë izraelite në Gazë ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas shifrave të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë. Lufta ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në enklavën palestineze dhe banorët po përballen me krizë humanitare. Së voni, Izraeli ka hequr pjesërisht kufizimet për hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës. Por, Kombet e Bashkuara thonë se për të lehtësuar krizën humanitare, duhet që në Gazë çdo ditë të hyjnë 600 kamionë me ndihma./ REL

The post Izraeli miratoi planin për marrjen nën kontroll të Gazës/ Turqia: OKB që të veprojë menjëherë! Kina: Të ndërpriten këto veprime të rrezikshme appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 8 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi

Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te sjelle debate e mosmarrëveshje. Beqaret nuk duhet te bëjnë çmenduri sepse shume shpejt do pendohen. Financat do jene me te favorizuara se kurrë me pare. Do arrini edhe te shpenzoni edhe te hiqni disa para mënjanë.

Demi

Do ketë disa keqkuptime te vogla sot ne jete tuaj ne çift te cilat do ua prishin paksa harmoninë qe kishte kohe qe mbizotëronte. Beqaret do jene me shume fat dhe do e takojnë princin e tyre te kaltër. Shume gjera kane për te ndryshuar ne jetën e tyre. Situata financiare do jete premtuese. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër këto kohe.

Binjaket

Konfigurimi i yjeve do e favorizoje jetën ne çift gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni shpejt edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër, por fatkeqësisht pa shume fat. Ne planin financiar Dielli këshillon te mos merrni ne asnjë mënyrë vendime te nxituara.

Gaforrja

Do e shprehni me shume se kurrë sot nevojën për me tepër pavarësi dhe liri ne jetën tuaj. fatmirësisht partneri do jete me humor te mire dhe do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Sigurisht qe nuk duhet ta teproni. Beqaret do kenë një diete zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Ne planin financiar dëgjojini këshillat qe do iu jepen, por vendosni vete ne fund.

Luani

Pasioni qe kishte pushtuar se fundmi jetën tuaj ne çift do filloje te shuhet sot. Gjithsesi nuk duhet te mërziteni sepse situata fatmirësisht nuk do jete aspak problematike. Beqaret do kenë takime shume te bukura te cilat do iu zgjojnë menjëherë dëshirën për te jetuar. Financat do influencohen nga Plutoni. Nuk priten vështirësi ne këtë fushe.

Virgjeresha

Te dashuruarit do kenë një dite përgjithësisht pozitive. Komunikimi dhe bashkëpunimi do vazhdoje te jete i forte. Beqaret nuk duhet ta teprojnë me joshjen sepse mund t’iu japin te tjerëve një ide te gabuar për veten. Do jete e vështirë me pas t’i bindni ata për te kundërtën. Edhe pse te ardhurat nuk do jene te mira, mos bëni gabim te merrni para hua.

Peshorja

Mos prisni vetëm dashuri nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mundohuni edhe ju te jepni me tepër nga vetja. Vetëm kështu atmosfera do behet elektrizuese. Beqaret do kalojnë çaste te lumtura fale personave qe do takojnë sot. Jeta e tyre mund te ndryshojnë tërësisht. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe situata te përmirësohet.

Akrepi

Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni aspak probleme dhe mosmarrëveshje kështu qe do ndiheni te qete. Beqaret do kenë vetëm disa takime miqësore, asgjë me tepër sesa kaq. Financat do vazhdojnë edhe sot te jene te ekuilibruara. Nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet e domosdoshme.

Shigjetari

Nëse iu dalin probleme serioze sot ne jetën tuaj ne çift, mundohuni t’i zgjidhni ato me sa me shume maturi dhe përkujdes. Mos e ngrini zërin dhe mos i tregoni kokëfortë. Beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare. Jeta e tyre do ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar duhet te vazhdoni ta ruani sa me tepër vigjilencën.

Bricjapi

Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite shume te mire. Do bashkëpunoni për gjitha dhe gjithmonë do mbani përgjegjësitë tuaja për veprimet qe do bëni. Beqaret do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe fatmirësisht ne orët e mbrëmjet do ketë disa takime impresionuese. Ne planin financiar duhet me patjetër te hiqni dora nga shpenzimet e pamenduara ne mënyrë qe te mos keni probleme.

Ujori

Mos luani me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe bëni shume kujdes me xhelozinë e tepruar. Mos e prishni me dorën tuaj ambientin e ngrohte qe ekziston. Për beqaret nuk do ndodhe asgjë e jashtëzakonshme. E mira është qe ata t’ia lënë gjerat kohës. Buxheti do jete me i qëndrueshëm se disa kohe me pare. Do keni mundësi edhe te shpenzoni me tepër edhe te hiqni disa para mënjanë.

Peshqit

Për te dashuruarit do mbizotërojë gjithë kohës rutina. Here pas here mund te mërziteni dhe te vuani ne vetmi. Do ketë dashuri me shikim te pare sot për ata qe janë vetëm. Do ndiheni me ne fund te plotësuar. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar do iu dalin para disa vështirësi. Mendohuni shume here para se te kryeni shpenzime ekstravagante.

The post Horoskopi 8 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Rriti qiranë e pronës së saj me 700 paund, ministrja britanike për të pastrehët jep dorëheqjen pas akuzave për abuzim

✇Albeu
By: M C

Ministrja britanike për çështjet e të pastrehëve, Rushanara Ali, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, ka konfirmuar sot Downing Street. Vendimi vjen në mes të kritikave të ashpra për mënyrën se si ajo menaxhoi një pronë me qira në pronësi të saj në Londrën Lindore.

Në një letër drejtuar Kryeministrit britanik, Ali deklaroi:

“Me zemër të thyer paraqes dorëheqjen time nga pozicioni i ministres”, duke shtuar se qëndrimi në këtë rol do të ishte një shpërqendrim nga puna ambicioze e kësaj qeverie, raporton Sky News.
Skandali u zbulua nga e përditshmja “The i Paper”, e cila raportoi se katër qiramarrës në shtëpinë e Alit në Londrën lindore u njoftuan në nëntor se kontrata e tyre nuk do të rinovohej dhe kishin afat katër muaj për t’u larguar.

Sipas raportimeve, menjëherë pas largimit të tyre, prona u rikthye në treg me një rritje të qirasë prej 700 paund në muaj.

Rasti ngjalli zemërim të madh publik dhe politik, sidomos nga organizatat bamirëse dhe opozita.

Kryetari i Partisë Konservatore, Kevin Hollins, e akuzoi Ali për “hipokrizi të hapur”, duke vënë në dukje se si një ministre për të pastrehët, ajo nuk duhej të përfitonte nga një veprim që i linte njerëzit pa strehë.

Ali, përmes një zëdhënësi, mbrojti veprimet e saj, duke thënë se ka respektuar të gjitha detyrimet ligjore dhe ka vepruar sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer e pranoi dorëheqjen dhe e falënderoi për punën e saj, pa komentuar më tej mbi rasti.

The post Rriti qiranë e pronës së saj me 700 paund, ministrja britanike për të pastrehët jep dorëheqjen pas akuzave për abuzim appeared first on Albeu.com.

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

✇Albeu
By: M C

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe i paparashikueshëm. CNN ka sjellë analizën e uebsajtit të parashikimit të turbulencave “Turbli”, i cili ka analizuar më shumë se 10,000 shtigje fluturimi, duke përdorur të dhëna nga burime, përfshirë Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike dhe Zyrën Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar, për të renditur rrugët më të turbullta të planetit.

Në një fluturim Delta nga Salt Lake City në Amsterdam, turbulenca të forta shkaktuan lëndime dhe një ulje emergjente, ndërsa raste të ngjashme janë raportuar në mbarë botën, përfshirë edhe një vdekje tragjike në një fluturim Londër-Singapor.

Turbulenca ndodh kur rrjedha e ajrit në atmosferë shqetësohet nga pengesa si malet, stuhitë apo ndryshimet e shpejta të erës me lartësinë. Një ndër format më të rrezikshme është turbulenca në ajër të pastër, e cila ndodh pa ndonjë shenjë vizuale si re apo stuhi, duke e bërë të vështirë për pilotët ta parashikojnë.

“Turbulencat e forta të ajrit të pastër mbi Atlantikun e Veriut, një nga rrugët më të ngarkuara të fluturimit në planet, ishin 55% më të shpeshta në vitin 2020 sesa në vitin 1979”, thuhet në një studim të vitit 2023, i cili gjeti rritje prej 41% mbi SHBA-në kontinentale.

Dhe kjo sipas studimit pritet të përkeqësohet. Turbulencat mjaftueshëm të forta për të shkaktuar lëndime parashikohet të dyfishohen ose edhe të trefishohen në frekuencë globalisht deri në fund të shekullit, sipas një studimi të vitit 2017.

Sipas analizës së platformës Turbli, rrugët më të prirura ndaj turbulencës janë ato që kalojnë mbi vargmale të mëdha si Mendoza (Argjentinë) – Santiago (Kili): rruga më e trazuara në botë, mbi Andet; Natori – Tokoname (Japoni): ndër më të trazuarat në Azi për shkak të rrymave të fuqishme ajrore; fluturimet mbi Malet Shkëmbore në SHBA, veçanërisht nga/to Salt Lake City dhe Denver.

Ndërsa në Evropë, rrugët mbi Alpet janë ndër më problematiket, sidomos ato që lidhin Francën, Italinë dhe Zvicrën.

Studimet tregojnë se ngrohja globale po e përkeqëson ndjeshëm problemin. Ngrohja e atmosferës po krijon rryma ajrore më të paqëndrueshme, veçanërisht mbi rajonet ku përplasen masa ajri të ftohtë dhe të ngrohtë, si në Japoni, Atlantikun e Veriut dhe Bregun Lindor të SHBA-së.

The post Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet appeared first on Albeu.com.

Greqia: Numri i migrantëve ka rënë që nga pezullimi i kërkesave për azil

✇Albeu
By: M C

Numri i migrantëve të paligjshëm që shkojnë në ishullin grek të Kretës ka rënë që kur ndjeshëm që kur Qeveria njoftoi një pezullim tremujor të seancave dëgjimore për azil – një vendim që është dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut – tha Ministri greke e Migracionit më 7 gusht.

Një rritje e paprecedentë e mbërritjeve të migrantëve nga Libia në Kretë këtë verë e gjeti Greqinë të papërgatitur, pasi rruga që rëndom përdoret për migrim kalon përmes Detit Egje, përgjatë kufirit me Turqinë.

Më shumë se 7.000 migrantë kanë zbarkuar në Kretë dhe në ishullin e vogël fqinj, Gavdos, që nga fillimi i vitit, krahasuar me 4.935 në vitin 2024.

Rritja e numrit të migrantëve rriti zemërimin në mesin e popullsisë lokale, përfshirë edhe të sektorit të turizmit, duke rritur presionin ndaj Qeverisë së Kyriakos Mitsotakis. Më pas, ekzekutivi mori vendimin për pezullimin e procesit të azilit.

Ministri i Migracionit, Thanos Plevris, i cili e ka quajtur fluksin e migrantëve një “pushtim”, tha për transmetuesin publik ERT se Kreta kishte pranuar 2.642 migrantë vetëm në javën e parë të korrikut.

Sipas tij, mbërritjet kishin rënë në “më pak se 900” që nga data 9 korrik, kur Qeveria njoftoi pezullimin e seancave dëgjimore për azil.

“Mesazhi i qartë se shteti nuk do të japë më azil për tre muajt e ardhshëm dhe se emigrantët do të ndalohen, duket se ka dhënë efekt”, shtoi Plevris.

Grupet humanitare dhe ato për të drejtat e migrantëve e kanë kritikuar ashpër Greqinë, duke thënë se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, pas njoftimit për pezullimin e azilit. Ndërkaq, agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka shprehur “shqetësim serioz.”

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, familja e të cilit vjen nga Kreta, ka zbatuar politika më të ashpra ndaj migracionit që prej ardhjes në pushtet në vitin 2019.

Qeveria e tij, pas pezullimit të azilit, propozoi legjislacion të ri që parashikon ndalimin e migrantëve deri në dy vjet për hyrje të paligjshme në shtet dhe deri në pesë vjet nëse kapen duke qëndruar ilegalisht në Greqi më pas.

Plevris tha se shpreson që masa të shndërrohet në ligj “në shtator”./REL

The post Greqia: Numri i migrantëve ka rënë që nga pezullimi i kërkesave për azil appeared first on Albeu.com.

Kancelari gjerman diskuton me Zelenskyn për luftën/ Merz i siguron presidentit ukrainas mbështetje të vazhdueshme

✇Albeu
By: M C

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një sërë telefonatash me liderët evropianë për t’i informuar ata lidhur me telefonatën që zhvilloi me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Një nga bisedat e fundit të Zelenskyt ishte telefonata me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Lidhur me telefonatën Berlini tha se dyshja diskutuan zhvillimet pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua dje me Vladimir Putinin.

“Të dy ranë dakord të mbajnë kontakt të ngushtë me partnerët evropianë dhe SHBA-në”, tha një zëdhënës, duke shtuar se Merz e siguroi Zelenskyn për “mbështetjen e tij të vazhdueshme”.

The post Kancelari gjerman diskuton me Zelenskyn për luftën/ Merz i siguron presidentit ukrainas mbështetje të vazhdueshme appeared first on Albeu.com.

Protesta e fuqishme kundër “Speciales”, reagon Edi Rama: Pse nuk e ngre zërin Kuvendi i Kosovës?!

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas protestës masive të mbajtur në Prishtinë, kundër praktikave të gjykatës speciale dhe persekutimit të ish krerëve të UÇK-së.

Rama ngre pyetjen, se përse Kuvendi i Kosovës nuk e ngre zërin përmes një rezolute për këtë padrejtësi.

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet”, shkruan Rama.

The post Protesta e fuqishme kundër “Speciales”, reagon Edi Rama: Pse nuk e ngre zërin Kuvendi i Kosovës?! appeared first on Albeu.com.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës/ Netanyahu: Dua ta mposht Hamasin

✇Albeu
By: M C

Mbledhja vendimtare e kabinetit të sigurisë së Izraelit është duke u zhvilluar, ku po pritet të hidhet në votim propozimi për një pushtim të plotë ushtarak të Rripit të Gazës. Siç raportohet Prokurorja e Përgjithshme Gali Baharav-Miyara thuhet se është gjithashtu e pranishme, pavarësisht faktit se qeveria kishte votuar unanimisht më herët gjatë javës për ta shkarkuar atë nga pozicioni i saj.

Sipas mediave izraelite, Netanyahu gjatë takimit tha se nuk ka ndërmend të përjetësojë praninë e Hamasit, por ta mposhtë atë. Ai shtoi se metoda aktuale nuk ka çuar në lirimin e pengjeve dhe ne nuk do të vazhdojmë në këtë mënyrë. Jashtë ndërtesës, dhjetëra protestues janë mbledhur, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj mundësisë së zgjerimit të operacionit ushtarak.

Ata theksojnë se një veprim i tillë do të vinte në rrezik të menjëhershëm jetën e pengjeve që ende mbahen në Rripin e Gazës. Protestuesit po i bëjnë thirrje qeverisë të zgjedhë rrugën e negociatave në mënyrë që të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe për të liruar të gjithë pengjet.

“Ne duam ta kuptojmë, por jo ta aneksojmë Gazën”, thonë qytetarët.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve ndërkombëtare, Netanyahu theksoi se Izraeli nuk do ta aneksojë Gazën dhe planifikon t’ia transferojë kontrollin e territorit një organi qeverisës kalimtar të paspecifikuar.

Në të njëjtën kohë, ai përsëriti qëllimet kryesore të Izraelit dhe shpërbërjen e plotë të Hamasit dhe kthimin pa kushte të të gjithë pengjeve që mbahen ende në Gaza. Netanyahu deklaroi se konflikti mund të përfundonte shpejt nëse Hamasi do të lironte armët dhe do të lironte pengjet.

The post Mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës/ Netanyahu: Dua ta mposht Hamasin appeared first on Albeu.com.

Zjarr i madh edhe në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

✇Albeu
By: M C

Një vatër zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Vjollcë të Mirditës, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli me pisha.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse, por për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thepisur, flakët janë përhapur me shpejtësi.

Pavarësisht, përpjekjeve të pandërprera zjarrfikësit nuk kanë mundur të izolojnë zjarrin.

Aktualisht, forcat ndodhen ende në terren dhe po vijojnë punën, ndërsa autoritetet vlerësojnë nevojën për ndërhyrje të specializuar nga ajri për të vënë situatën nën kontroll.

The post Zjarr i madh edhe në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha appeared first on Albeu.com.

❌