Një nga modelet më të famshme të viteve ’80 tregon se si duket në moshën 60 vjeçare pa filtra e makijazh
Modelja çeke, Paulina Porizkova, ishte një nga modelet më të famshme të viteve ’80 dhe tani ajo po tregon me krenari në Instagram se si duket në moshën 60 vjeçare.
Së fundmi ka postuar foto ku tregon se si duket kur shfaqet e kuruar dhe më pas një foto pa filtra.
“Kjo jam unë. Me pushime, në dritë të mirë, duke pozuar për një foto”, shkroi ajo.

“Këto janë gjashtëdhjetë vjet. Këto janë gjashtëdhjetë vjet që ndonjëherë ushqehem shëndetshëm dhe ndonjëherë jo. Gjashtëdhjetë vjet ushtrime të herëpashershme. Gjashtëdhjetë vjet që bëj gjërat e duhura dhe pastaj gjërat e gabuara vazhdimisht”, shtoi tutje.
Porizkova është një supermodele, aktore dhe shkrimtare çeko-amerikane që u bë e famshme ndërkombëtare në vitet 1980.
Ajo lindi më 9 prill 1965, në atë që atëherë ishte Çekosllovakia dhe emigroi në Suedi me prindërit e saj si fëmijë. Fitoi famë ndërkombëtare si modelja e parë nga Evropa Lindore që u shfaq në kopertinën e ‘Sports Illustrated Swimsuit Issue’, duke e bërë këtë për dy vjet rresht, në 1984 dhe 1985.
Përveç karrierës së saj si modele, Paulina ka provuar edhe aktrimin, për shembull në filmin “Her Alibi” (1989) me Tom Selleck, dhe vitet e fundit ajo është spikatur si një kritike e zëshme e diskriminimit mbi bazën e moshës, veçanërisht në industrinë e modës.
Në rrjetet sociale dhe në esetë e saj, shpesh shkruan për vetëbesimin, plakjen, feminitetin dhe përvojat personale pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Ric Ocasek, vokalistit të grupit “The Cars”, me të cilin ishte e martuar për më shumë se 30 vjet. /Telegrafi/
The post Një nga modelet më të famshme të viteve ’80 tregon se si duket në moshën 60 vjeçare pa filtra e makijazh appeared first on Telegrafi.