Një emër shqiptar në listën e pretendentëve për çmimin “Booker”
Janë shpallur 13 librat kandidatë për çmimin prestigjoz “Booker” dhe mes tyre është edhe një autore shqiptaro-amerikane. Ledia Xhoga është nominuar për çmimin 67,000 dollarësh me librin e saj “Keqinterpretimet”.
Historia është vendosur në qytetin e Nju Jorkut të sotëm, ku një përkthyese shqiptare pranon me ngurrim të punojë me Alfredin, një të mbijetuar torture nga Kosova, gjatë seancave të tij të terapisë. Pavarësisht paralajmërimeve të burrit të saj, ajo shpejt përfshihet në ankthet e klientit të saj. Ankthet e Alfredit i zgjojnë kujtimet e saj të varrosura, dhe një përpjekje impulsive për të ndihmuar një poet kurd çon në një takim të rrezikshëm dhe një plan të pamatur.
Ndërsa vendime të pafat grumbullohen, duke rrezikuar martesën dhe shëndetin mendor të narratores pa emër, ajo ndërmerr një udhëtim spontan për t’u ribashkuar me nënën e saj në Shqipëri, ku jeta e saj në Shtetet e Bashkuara vihet në një dritë të fortë. Kur kthehet për t’u përballur me pasojat e veprimeve të saj, ajo duhet të vërë në dyshim se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo.
Romani i parë i Ledia Xhogës, Keqinterpretimi, shqyrton trashëgimitë më të errëta të familjes dhe vendit, si dhe kufirin midis dhembshurisë dhe vetëmbrojtjes.
The post Një emër shqiptar në listën e pretendentëve për çmimin “Booker” appeared first on iconstyle.al.