❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gazë

“Skenari mĂ« i keq i urisĂ« po ndodh aktualisht nĂ« Rripin e GazĂ«s”, tha autoriteti kryesor ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r kriza ushqimore mĂ« 29 korrik, duke parashikuar “vdekje tĂ« shumta” nĂ«se nuk merren masa tĂ« menjĂ«hershme.

Ky paralajmërim, që ende nuk përbën shpallje zyrtare të urisë, vjen pas reagimeve të shumta pas publikimit të imazheve të fëmijëve të kequshqyer dhe raportimeve për dhjetëra vdekje të lidhura me urinë pas gati 22 muajsh luftë.

Presioni ndërkombëtar e shtyu Izraelin që gjatë fundjavës të shpallë disa masa, përfshirë ndalesa të përditshme në luftime për shkaqe humanitare në disa pjesë të Gazës dhe hedhjen nga ajri të pakove me ndihma.

Megjithatë, Kombet e Bashkuara dhe palestinezët në Gazë thonë se situata ka ndryshuar pak, teksa turmat e dëshpëruara të palestinezëve vazhdojnë të dynden drejt kamionëve me ndihma para se ato të arrijnë në destinacionet e parapara.

Klasifikimi i Integruar i SigurisĂ« Ushqimore (IPC) paralajmĂ«roi se Gaza qĂ« dy vjet Ă«shtĂ« buzĂ« urisĂ«, por zhvillimet e fundit kanĂ« “pĂ«rshkallĂ«zuar nĂ« mĂ«nyrĂ« dramatike” situatĂ«n.

Shpallja zyrtare e urisë, që është e rrallë, kërkon të dhëna që nuk mund të merren në Gazë për shkak të pengimit të qasjes në këtë territor.

Porm ekspertët e pavarur thonë se nuk kanë nevojë për një shpallje formale për të kuptuar atë që po shohin në Gaza.

“Ashtu si njĂ« mjek familjar mund ta diagnostikojĂ« shpesh njĂ« pacient me tĂ« cilin Ă«shtĂ« i njohur bazuar nĂ« simptomat e dukshme, pa pasur nevojĂ« tĂ« dĂ«rgojĂ« mostra nĂ« laborator dhe tĂ« presĂ« rezultatet, po ashtu mund t’i interpretojmĂ« simptomat e GazĂ«s. Kjo Ă«shtĂ« uri e vĂ«rtetĂ«â€, tha pĂ«r Associated Press Alex de Waal, autor i librit “Uria Masive: Historia dhe e Ardhmja e Saj” dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit pĂ«r Paqe BotĂ«rore.

Teksa situata humanitare në Gazë është rënduar, Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez njoftoi më 29 korrik se numri i viktimave që nga nisja e luftës më 2023 ka shkuar në mbi 60.000.

Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Afër 50 persona besohet se ende mbahen në Gazë, ndërsa të tjerët janë liruar në marrëveshjet paraprake të armëpushimit./REL

Kryeministri Rama paralajmëron për lavazhet e paligjshme në lagje: Hiqini vetë, ndryshe do paguani gjobën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me lavazhet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme brenda zonave të banuara.

Ai ka paralajmëruar se nuk do të lejohet më pastrimi i automjeteve nëpër trotuare, duke e cilësuar këtë si një shkelje me pasoja mjedisore.

“AsnjĂ« lavazh nuk do tĂ« qĂ«ndrojĂ« mes lagjeve pĂ«r tĂ« larĂ« makinat nĂ«pĂ«r trotuare, prandaj kush i ka t’i heqĂ« vetĂ« qĂ« tĂ« mos paguajĂ« edhe gjobĂ«n e krimit mjedisor”, ka shkruar kryeministri Rama nĂ« Facebook./abcnews.al

Kina përpiqet të shkëputet nga varësia ndaj prodhimit industrial

Në skaj të qytetit Tangshan, jo larg kryeqytetit kinez, Pekinit, një park i ri industrial ngrihet me shpresën për të tërhequr kompani teknologjike nga prodhues të makinave elektrike deri te zhvilluesit e baterive moderne. Megjithatë, për momentin, kjo hapësirë që duhet të ishte gjallëruar nga aktiviteti industrial, qëndron thuajse bosh. As vizitorët, e as investimet e premtuara nuk janë shfaqur ende.

Ky nuk është një rast i izoluar. Ai është pjesë e një tabloje më të gjerë që po shfaqet në shumë qytete të vogla dhe të mesme në Kinë, të cilat, pas kolapsit të tregut të pasurive të paluajtshme në vitin 2021, po përpiqen të zhvendosin strategjinë e zhvillimit drejt industrisë. Por përpjekjet, në shumë raste, përfundojnë me projekte të nën-shfrytëzuara struktura që qëndrojnë bosh ose përdoren për qëllime të përkohshme si magazina ndërtimi. Kjo po ushqen një problem të ri: mbikapacitet industrial dhe një klimë konkurruese që po rezulton më tepër si garë për mbijetesë sesa për rritje të qëndrueshme.

Pekini Ă«shtĂ« i vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« dinamikĂ«. Presidenti Xi Jinping ka vĂ«nĂ« nĂ« shĂ«njestĂ«r fenomenin e “neijuan” njĂ« formĂ« e konkurrencĂ«s sĂ« tepruar qĂ« çon nĂ« ulje tĂ« çmimeve deri nĂ« pikĂ«n e shkatĂ«rrimit tĂ« fitimit. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, zyrtarĂ«t po promovojnĂ« atĂ« qĂ« e quajnĂ« “forca tĂ« reja prodhuese me cilĂ«si”, duke shtyrĂ« zhvillimin nĂ« fusha si teknologjia e avancuar dhe energjitĂ« e reja. Por nĂ« terren, realiteti Ă«shtĂ« mĂ« kompleks: fabrika tĂ« stĂ«rmbushura, çmime tĂ« shtypura dhe projekte qĂ« rrallĂ« prodhojnĂ« vlerĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme.

Në përpjekje për të frenuar praktikat që dëmtojnë tregun, autoritetet kanë nisur ndërhyrje për të rregulluar shitjet nën kosto. Por ndryshe nga krizat e mëhershme në sektorë si çeliku dhe çimentoja, tani sfida është më delikate ajo prek sektorë të ndjeshëm dhe të decentralizuar si automjetet elektrike, teknologjia diellore dhe Inteligjenca Artificiale. Këta sektorë kontrollohen kryesisht nga kompani private, të cilat janë më pak të ndjeshme ndaj udhëzimeve shtetërore.

Një tjetër faktor frenues për ekonominë kineze është konsumatori i brendshëm. Humbjet e pësuara nga familjet në tregun e pasurive të paluajtshme kanë tkurrur besimin dhe fuqinë blerëse. Pa kërkesë të qëndrueshme të brendshme, asnjë projekt industrial nuk mund të arrijë potencialin e tij të plotë. Ekspertët këmbëngulin se, përveç investimeve, Kina ka nevojë për reforma strukturore si forcimi i sistemit të mbrojtjes sociale dhe trajnime të orientuara drejt tregut të punës në mënyrë që rritja të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në vetë Tangshanin, edhe pse subvencionet po shkurtohen, autoritetet lokale nuk po ndalen. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në zonën e teknologjisë së lartë u regjistruan 71 kompani të reja në fushën e robotikës. Por konkurrenca e fortë dhe fitimet e ulëta kanë bërë që shumë prej këtyre sipërmarrjeve të mos e përballojnë dot tregun.

Për momentin, duket se modeli i rritjes i bazuar te investimi po ndeshet me kufijtë e vet. Derisa të krijohet një ekuilibër mes prodhimit dhe konsumit, dhe derisa konsumatori i zakonshëm të rikthejë besimin, gara për të mbijetuar në ekonominë kineze moderne do të vijojë me intensitet të lartë./abcnews.al

 

Nisin sot aplikimet për zgjedhjen e programeve universitare, afati përfundon më 3 gusht

Maturantët shqiptarë kanë nisur sot procesin e aplikimit për përzgjedhjen e programeve të studimit në arsimin e lartë. Sipas njoftimit të bërë nga kryeministri Edi Rama, sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 3 gusht, duke u dhënë mundësinë të rinjve të zgjedhin deri në 10 degë në universitetet publike dhe private në vend.

“Hapen sot aplikimet pĂ«r pĂ«rzgjedhjen e programeve tĂ« studimit nĂ« universitete. Sistemi do tĂ« jetĂ« i hapur deri mĂ« 3 gusht, pĂ«r t’iu dhĂ«nĂ« mundĂ«si tĂ« gjithĂ« maturantĂ«ve pĂ«r pĂ«rzgjedhjen deri nĂ« 10 programe studimi nĂ« universitetet shqiptare”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

/abcnews.al 

Izraeli dhe SHBA bojkotojnë samitin për zgjidhjen e konfliktit në OKB

Në New York, në ambientet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u zhvillua një samit ndërkombëtar i fokusuar në zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez. Mungesa e përfaqësuesve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy aktorëve kryesorë në këtë proces, nxori në pah tensionet e thella diplomatike që vazhdojnë të pengojnë dialogun. Samitin e organizuan së bashku Franca dhe Arabia Saudite, duke mbledhur delegacione nga 125 vende.

Edhe pse pa pjesĂ«marrjen e Izraelit dhe SHBA-sĂ«, diskutimet u pĂ«rqendruan nĂ« çështjet mĂ« delikate, duke pĂ«rfshirĂ« kufijtĂ«, sigurinĂ«, statusin e Jerusalemit, tĂ« drejtat e refugjatĂ«ve dhe bashkĂ«punimin ekonomik. PĂ«r t’i adresuar kĂ«to tema, u formuan tetĂ« grupe pune, ndĂ«rsa u prezantua njĂ« platformĂ« e re diplomatike pĂ«r tĂ« rivitalizuar dialogun e pezulluar prej muajsh.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara reaguan ashpĂ«r ndaj kĂ«tij samiti. Ambasadori izraelit nĂ« OKB, Danny Danon, e pĂ«rshkroi mbledhjen si njĂ« “tĂ«rĂ«sisht tĂ« larguar nga realiteti”, duke theksuar se prioriteti duhet tĂ« jetĂ« lirimi i pengjeve dhe shkatĂ«rrimi i Hamasit. NdĂ«rkaq, zĂ«dhĂ«nĂ«sja e Departamentit tĂ« Shtetit amerikan, Tammy Bruce, e cilĂ«soi samitin njĂ« “lojĂ« propagandistike” qĂ« minon pĂ«rpjekjet diplomatike aktuale pĂ«r paqe.

Në anën tjetër, përfaqësuesit francezë dhe sauditë theksuan rëndësinë e njohjes së shtetit palestinez si një hap kyç drejt zgjidhjes së konfliktit dhe bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Ata dënuan fuqishëm humbjet e pafajshme civile dhe shkatërrimet që po shkakton lufta, duke kërkuar ndërhyrje urgjente humanitare.

Ky samit përfaqëson një përpjekje ndërkombëtare për të rikthyer perspektivën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, edhe pse sfidat dhe mungesa e unitetit mes aktorëve kryesorë mbeten pengesa të mëdha./abcnews.al

Keir Starmer: I përkushtuar për paqe në Gaza dhe zgjidhjen me dy shtete

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do të thërrasë të martën një mbledhje urgjente të kabinetit për të diskutuar një rrugë drejt paqes në Gaza, ndërsa rriten kërkesat për njohjen e menjëhershme të shtetit palestinez.

Sipas agjencisë DPA, Starmer ka ftuar ministrat e lartë të qeverisë, edhe gjatë periudhës së pushimeve verore, për të zhvilluar një takim të veçantë lidhur me situatën në Gaza.

Zyra e kryeministrit bĂ«ri tĂ« ditur se gjatĂ« njĂ« takimi nĂ« Skoci me presidentin amerikan Donald Trump, Starmer ka ndarĂ« planet qĂ« po harton nĂ« bashkĂ«punim me FrancĂ«n dhe GjermaninĂ«, me qĂ«llim “tĂ« sjellĂ« njĂ« paqe tĂ« qĂ«ndrueshme”. NĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, ai pritet tĂ« ndajĂ« detaje tĂ« mĂ«tejshme tĂ« kĂ«tij plani edhe me shtetet arabe dhe aleatĂ« tĂ« tjerĂ«.

Starmer po përballet me një presion në rritje, si nga një pjesë e Partisë Laburiste ashtu edhe nga opinioni publik, për njohjen e menjëhershme të shtetit palestinez.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si zyrtar i kryeministrit theksoi se: “KĂ«tĂ« javĂ«, kryeministri Ă«shtĂ« i fokusuar nĂ« gjetjen e njĂ« rruge drejt paqes, qĂ« pĂ«rfshin ndihmĂ«n e menjĂ«hershme pĂ«r civilĂ«t nĂ« terren dhe njĂ« zgjidhje tĂ« qĂ«ndrueshme me dy shtete. ËshtĂ« e qartĂ« pĂ«r ne se njohja e shtetit palestinez Ă«shtĂ« çështje kohore, jo nĂ«se do tĂ« ndodhĂ«, por duhet tĂ« bĂ«het pjesĂ« e njĂ« procesi mĂ« tĂ« gjerĂ« qĂ« siguron siguri afatgjatĂ« pĂ«r palestinezĂ«t dhe izraelitĂ«t.”

Sipas raportimeve të gazetës britanike The Telegraph, Starmer pritet të publikojë së shpejti hapat që do të çojnë drejt njohjes zyrtare të Palestinës nga Britania, si dhe të diskutojë përpjekjet britanike për të ndihmuar në ndalimin e urisë në Gaza.

Gjithashtu, The Telegraph raporton se rreth një e treta e deputetëve të Partisë Laburiste kërkojnë njohjen e menjëhershme të Palestinës, ndërkohë që Starmer mund ta kushtëzojë këtë njohje me arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza./abcnews.al

 

Kancelari Merz: Urë ajrore me ndihma për Rripin e Gazës

Ditët e fundit për herë të parë në Rripin e Gazës po mbërrinnë sërish sasi të mëdha ndihmash për popullsinë e rrezikuar nga uria. Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e konsideron këtë një hap të parë dhe do që në bashkëpunim me vende të tjera të krijohet një urë ajrore për transportimin e ndihmave. Qeveria e Gjermanisë në sfondin e gjendjes emergjente humanitare do të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës. Kancelari Friedrich Merz deklaroi pas një mbledhjeje të kabinetit të sigurisë në kancelari, se kjo nismë do të zbatohet bashkë me Jordaninë.

Edhe Franca dhe Britania e Madhe, sipas tij, janĂ« tĂ« gatshme ta mbĂ«shtesin urĂ«n ajrore pĂ«r ndihma me ushqime dhe materiale mjekĂ«sore. Kjo, tha ai, Ă«shtĂ« nĂ« fakt vetĂ«m “njĂ« ndihmĂ« e vogĂ«l” pĂ«r njerĂ«zit nĂ« GazĂ«, por njĂ« kontribut qĂ« qeveria do tĂ« japĂ«. “Ne duam qĂ« sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur tĂ« marrin fund vuajtjet humanitare pĂ«r popullsinĂ« civile nĂ« GazĂ«â€, tha kancelari kristiandemokrat. Lejimin sĂ« fundi nga Izraeli pĂ«r kalimin e autokolonave me ndihma dhe hedhjen e ndihmave nga ajri, kancelari e konsideroi si njĂ« “hap i parĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m”. Tani duhet tĂ« pasojnĂ« hapa tĂ« mĂ«tejshĂ«m, tha Merz. “Izraeli duhet menjĂ«herĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe tĂ« qendrueshme gjendjen katastrofale humanitare nĂ« GazĂ«.”

Jo dëbime dhe jo ankesim

Kancelari ritheksoi kërkesën e qeverisë gjermane për një armëpushim të qendrueshëm. Për këtë Hamasiradikal-islamik duhet të hapë rrugën duke liruar pengjet dhe ulur armët. Ndër personat që vazhdojnë të mbahen peng ka edhe shtetas gjermanë.

Merz i tĂ«rhoqi vĂ«mendjen Izraelit, se nuk duhet tĂ« ketĂ« dĂ«bime nga Rripi i GazĂ«s dhe as hapa tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r aneksim tĂ« territorevenĂ« Jordanin PerĂ«ndimor. NdĂ«rkohĂ« pĂ«r qeverinĂ« gjermane nuk shtrohet pĂ«r vendim njĂ« njohje e njĂ« shteti palestinez sikurse ka deklaruar Franca. Ky nuk Ă«shtĂ« “njĂ« hap i parĂ«, por ndoshta njĂ« ndĂ«r hapat pĂ«rfundimtar” nĂ« rrugĂ«n e zgjidhjes me dy shtete.

Gjermania vazhdon përpjekjet diplomaike në Lindjen e Mesme

NĂ« vazhdim tĂ« pĂ«rpjekjeve diplomatike ministri i JashtĂ«m gjerman Johann Wadephul (CDU) tĂ« enjten (31.07.2025) do tĂ« udhĂ«tojĂ« pĂ«r nĂ« rajonin e Lindjes sĂ« Mesme. Merz do tĂ« bisedojĂ« nĂ« telefon me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu. Gjithashtu kancelari vuri nĂ« dukje, se do tĂ« marrĂ« masa pĂ«r organizimin e “njĂ« konference pĂ«r rindĂ«rtimin nĂ« GazĂ«â€. PĂ«r GjermaninĂ« ministrja pĂ«r Zhvillimin Reem Alabali Radovan (SPD) do tĂ« jetĂ« koordinatore. Ajo do tĂ« koordinohet me partnerĂ«t nĂ« rajon si dhe me FrancĂ«n dhe BritaninĂ« e Madhe./DW

Konflikt për motive të dobëta në Korçë/ Arrestohet një person, i plagosuri në spital

Mbrëmjen e djeshme, një konflikt mes dy personave ka agravuar në dhunë fizike mes tyre, ku sipas informacioneve ka mbetur i plagosur rëndë një person. Mësohet se sherri ka ndodhur në një nga bulevardet kryesore të qytetit.

Pasi e ka goditur me grushte në fytyrë, autori është larguar nga vendngjarja por është kapur më pas, duke u arrestuar nga komisariati i policisë së Korçës. I plagosuri ka dëmtime në fytyrë dhe mësohet se u dërgua drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar./abcnews.al

Trump bĂ«n thirrje pĂ«r ndihmĂ« urgjente nĂ« Gaza: Çdo grimcĂ« ushqimi duhet tĂ« hyjĂ«

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, ka bĂ«rĂ« njĂ« thirrje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r ndihmĂ« humanitare nĂ« Rripin e GazĂ«s, duke deklaruar se Izraeli duhet tĂ« lejojĂ« hyrjen e “çdo grimce ushqimi” nĂ« kĂ«tĂ« territor tĂ« rrethuar. NĂ« njĂ« deklaratĂ« qĂ« shĂ«non njĂ« distancim tĂ« dukshĂ«m nga qĂ«ndrimet e mĂ«parshme, Trump pranoi se situata nĂ« Gaza Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ« dhe pĂ«rshkroi fĂ«mijĂ«t palestinezĂ« si “shumĂ« tĂ« uritur”.

Deklarata e tij u bĂ« gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« Britani, ku pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« ai kritikoi publikisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili mĂ« herĂ«t kishte mohuar raportimet pĂ«r uri nĂ« Gaza duke i quajtur ato “gĂ«njeshtra tĂ« turpshme”.

NĂ«n njĂ« presion gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madh ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r t’u angazhuar nĂ« zgjidhjen e krizĂ«s humanitare, Trump e cilĂ«soi Izraelin si “pĂ«rgjegjĂ«s nĂ« masĂ« tĂ« madhe” pĂ«r situatĂ«n aktuale nĂ« Gaza. Ai u shpreh i shqetĂ«suar pĂ«r raportet qĂ« tregojnĂ« se dhjetĂ«ra palestinezĂ« kanĂ« humbur jetĂ«n nga uria nĂ« javĂ«t e fundit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« sipas Kombeve tĂ« Bashkuara dhe organizatave tĂ« ndihmĂ«s, bllokada izraelite ndaj ndihmave humanitare Ă«shtĂ« shkaku kryesor.

“Po shohim fĂ«mijĂ« tĂ« uritur, qĂ« nuk mund tĂ« jetĂ« simulim. ËshtĂ« uri e vĂ«rtetĂ«,” tha Trump. “Ne i japim ushqim Izraelit. Dua tĂ« sigurohem qĂ« ky ushqim arrin nĂ« Gaza.”

Ai konfirmoi se kishte kĂ«rkuar nga Netanyahu tĂ« ndryshojĂ« qasjen e tij ndaj ndihmĂ«s humanitare, ndĂ«rsa shtoi se SHBA do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« ngritjen e qendrave shpĂ«rndarĂ«se ushqimi “pa barriera”, pa dhĂ«nĂ« detaje tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r zbatimin e kĂ«tij plani.

Pavarësisht deklaratave politike, realiteti në Gaza mbetet dramatik. Të hënën, të paktën 25 palestinezë, përfshirë katër fëmijë, u vranë pasi ushtria izraelite hapi zjarr ndaj një turme që po priste ndihma pranë një karvani kamionësh në jug të Gazës. Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar për incidentin, por autoritetet shëndetësore lokale kanë konfirmuar viktimat.

Sipas agjencive të ndihmës, përpjekjet për të ndalur krizën humanitare janë ende të pamjaftueshme. Martin Penner nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së deklaroi se të gjithë 55 kamionët me ndihma që hynë të hënën në Gaza u plaçkitën nga turmat përpara se të arrinin në depot e destinuara.

NjĂ« tjetĂ«r zyrtar i OKB-sĂ« theksoi se “nuk ka pasur asnjĂ« pĂ«rmirĂ«sim real nĂ« terren” dhe se nuk janĂ« hapur rrugĂ« tĂ« reja pĂ«r transportimin e ndihmave.

Të dhënat më të fundit tregojnë se të hënën u vranë të paktën 78 palestinezë, përfshirë një grua shtatzënë dhe foshnjën e saj, e cila lindi pas vdekjes së nënës, por ndërroi jetë pak më vonë.

Në sfond, Britania po përgatit një plan paqeje në bashkëpunim me Francën dhe Gjermaninë, që pritet të diskutohet në një takim urgjent të kabinetit të kryeministrit Keir Starmer. Mbi 220 deputetë dhe disa ministra britanikë kanë kërkuar që Mbretëria e Bashkuar të njohë menjëherë shtetin e Palestinës, në përputhje me qëndrimin e paralajmëruar nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Trump, nga ana e tij, e kundërshtoi këtë ide për Shtetet e Bashkuara, por tha se nuk do ta pengonte nëse Britania apo aleatë të tjerë vendosin të njohin shtetin palestinez.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, mbajtur pas një takimi me Starmer në Turnberry të Skocisë, Trump foli edhe për luftën në Ukrainë. Ai shprehu zemërim ndaj presidentit rus Vladimir Putin për sulmet ndaj civilëve dhe paralajmëroi se do të vendosë sanksione të reja ekonomike ndaj partnerëve tregtarë të Rusisë brenda 10 deri në 12 ditë nëse agresioni nuk ndalet.

“Kur sheh trupa tĂ« pajetĂ« nĂ«pĂ«r rrugĂ« dhe civilĂ« tĂ« vrarĂ« nĂ« azile pleqsh, nuk Ă«shtĂ« kjo mĂ«nyra pĂ«r tĂ« vepruar,” deklaroi presidenti amerikan./abcnews.al

 

Sulme ajrore ruse në Zaporizhzhia, 16 të vrarë dhe mbi 35 të plagosur në një burg

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur nga një sulm ajror rus gjatë natës në rajonin e Zaporizhzhias, në jugperëndim të Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale ukrainase.

Guvernatori rajonal Ivan Fedorov shkroi në aplikacionin Telegram se goditja kishte shkatërruar ndërtesat e një institucioni korrektues (burgu), ndërsa shtëpi private përreth janë dëmtuar rëndë.

Sipas zyrtarëve lokalë, ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse të muajve të fundit në territorin ukrainas.

Në një tjetër sulm të ndarë në rajonin Dnipropetrovsk, katër persona u vranë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur, sipas burimeve nga administrata rajonale.

Fedorov bëri të ditur se forcat ruse kanë lëshuar tetë goditje ajrore në distriktin e Zaporizhias, duke përdorur, sipas tij, bomba ajrore me shpërthim të lartë.

Që prej nisjes së agresionit të gjerë në vitin 2022, forcat ruse kanë sulmuar rregullisht rajonin e Zaporizhzhias duke përdorur dronë, raketa dhe bomba ajrore./abcnews.al

Përmbytje masive në Pekin, 30 të vdekur dhe mijëra të evakuuar

Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve në Pekin dhe rajonet përreth, njoftojnë mediat shtetërore kineze. Ndërkohë, dhjetëra mijëra banorë janë evakuuar nga kryeqyteti.

Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, deri në mesnatën e së hënës, 28 persona kanë ndërruar jetë në distriktin Miyun një zonë periferike e Pekinit dhe dy të tjerë në distriktin Yanqing.

Në provincën fqinje Hebei, një rrëshqitje toke e ndodhur të hënën ka shkaktuar vdekjen e katër personave, ndërsa tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Reshjet e shiut filluan gjatë fundjavës dhe u intensifikuan të hënën, duke përfshirë Pekinin dhe provincat përreth. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, në disa zona në veri të kryeqytetit janë regjistruar deri në 543.4 mm reshje. Për pasojë, autoritetet evakuuan 80 mijë e 322 banorë, ndërsa infrastruktura rrugore dhe e komunikimit ka pësuar dëme të konsiderueshme. Deri të hënën në mesnatë, 136 fshatra kishin mbetur pa energji elektrike.

Presidenti i KinĂ«s, Xi Jinping, ka urdhĂ«ruar njĂ« operacion tĂ« gjithanshĂ«m kĂ«rkim-shpĂ«timi pĂ«r tĂ« minimizuar humbjet nĂ« njerĂ«z. Kryeministri Li Qiang e cilĂ«soi situatĂ«n nĂ« Miyun si me “pasoja tĂ« rĂ«nda”, sipas raportimeve tĂ« mediave shtetĂ«rore.

Pekini shpalli alarmin maksimal për reshje dhe përmbytje të hënën, duke këshilluar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Shkollat u mbyllën, ndërtimet u pezulluan dhe aktivitetet turistike në ambiente të hapura u ndaluan.

Autoritetet nisën shkarkimin e ujit nga rezervuari i distriktit Miyun, i cili kishte arritur nivelin më të lartë që nga ndërtimi i tij në vitin 1959. Më shumë se 730 milionë metra kub ujë janë derdhur në këtë rezervuar më i madhi në veri të Kinës, deri të martën në mëngjes.

Përmbytjet e fuqishme kanë përfshirë distriktin Miyun dhe zonat kufitare me provincën Hebei, duke rrëmbyer automjete dhe duke rrëzuar shtylla elektrike. Në qytetin Taishitun, rreth 100 kilometra në verilindje të Pekinit, rrugët u mbuluan nga uji dhe balta.

“Uji erdhi me shpejtĂ«si tĂ« frikshme. Brenda pak minutash gjithçka u pĂ«rmbyt,” tha Zhuang Zhelin, njĂ« banor lokal qĂ« po pastronte baltĂ«n nga dyqani i tij.

Sipas parashikimeve, reshjet më të dendura pritet të bien gjatë së martës në mëngjes, me deri në 30 cm shi në disa zona.

NjĂ« vit mĂ« parĂ«, nĂ« verĂ«n e vitit 2023, pĂ«rmbytje ekstreme goditĂ«n Pekinin dhe Hebein, duke shkaktuar dhjetĂ«ra viktima dhe zhvendosjen e rreth 1 milion personave. Autoritetet u kritikuan pĂ«r krijimin e njĂ« “moati mbrojtĂ«s” rreth kryeqytetit, qĂ« pĂ«rkeqĂ«soi situatĂ«n nĂ« provincĂ«n fqinje.

Qeveria qendrore njoftoi se ka ndarë 50 milionë juanë (rreth 7 milionë dollarë) për Hebein dhe ka dërguar një ekip të nivelit të lartë për menaxhimin e emergjencës në zonat e prekura.

Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po intensifikojnë dukuritë ekstreme të motit në mbarë botën nga përmbytjet te zjarret dhe valët e të nxehtit duke i bërë më të shpeshta dhe më vdekjeprurëse. Analizat tregojnë se të paktën një duzinë ngjarjesh ekstreme në dekadën e fundit nuk do të kishin ndodhur pa ndikimin e ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu./abcnews.al

Kina u ofron prindërve 1,500 dollarë për të nxitur lindjet

Qeveria kineze ka njoftuar një skemë të re kombëtare subvencioni, e para në rang kombëtar, për të nxitur lindjet në vend, teksa përballet me rënie të vazhdueshme të normës së lindshmërisë dhe plakje të popullsisë. Prindërit do të përfitojnë 3 mijë e 600 juanë (rreth 500 dollarë amerikanë ose 375 paund) në vit për çdo fëmijë nën moshën tre vjeç.

Sipas mediave shtetërore, rreth 20 milionë familje pritet të përfitojnë nga kjo nismë, e cila synon të lehtësojë barrën ekonomike të rritjes së fëmijëve.

Skema, e bĂ«rĂ« publike tĂ« hĂ«nĂ«n, do tĂ« ofrojĂ« njĂ« shumĂ« totale deri nĂ« 10,800 juanĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ« dhe do tĂ« zbatohet nĂ« mĂ«nyrĂ« retroaktive qĂ« nga fillimi i kĂ«tij viti. PrindĂ«rit e fĂ«mijĂ«ve tĂ« lindur nĂ« periudhĂ«n 2022–2024 do tĂ« kenĂ« gjithashtu tĂ« drejtĂ«n pĂ«r pĂ«rfitime tĂ« pjesshme.

Nisma vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve lokale në Kinë për të përmirësuar normat e lindshmërisë, përmes politikave mbështetëse dhe stimujve financiarë.

Në muajin mars, qyteti Hohhot në veriun e vendit nisi ofrimin e deri në 100 mijë juanëve për çdo fëmijë për çiftet me të paktën tre fëmijë. Ndërkohë, qyteti Shenyang, në verilindje të Pekinit, ofron 500 juanë në muaj për familjet vendase me një fëmijë të tretë nën moshën tre vjeç.

Javën e kaluar, autoritetet qendrore në Pekin u kërkuan qeverive lokale të hartojnë plane për ofrimin e arsimit parashkollor falas, si pjesë e strategjisë së gjerë për të përballuar sfidat demografike të vendit.

Sipas njĂ« studimi tĂ« Institutit kinez tĂ« KĂ«rkimeve mbi PopullsinĂ« “YuWa”, Kina Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r vendet mĂ« tĂ« shtrenjta nĂ« botĂ« pĂ«r tĂ« rritur njĂ« fĂ«mijĂ«. Kostoja mesatare pĂ«r tĂ« rritur njĂ« fĂ«mijĂ« deri nĂ« moshĂ«n 17 vjeç kap vlerĂ«n e rreth 75 mijĂ« e 700 dollarĂ«ve amerikanĂ«.

Të dhënat zyrtare të publikuara në janar tregojnë se popullsia e Kinës ka rënë për të tretin vit radhazi. Në vitin 2024 u regjistruan 9.54 milionë lindje, një rritje e lehtë krahasuar me vitin paraardhës, por popullsia totale e vendit vazhdoi të tkurret.

Me një popullsi prej rreth 1.4 miliardë banorësh, Kina po përballet me një plakje të shpejtë të popullsisë, çka e shton më tej shqetësimin për të ardhmen e fuqisë punëtore dhe për ngarkesën mbi sistemin social dhe ekonomik të vendit./abcnews.al

Tajlanda akuzon Kamboxhian për shkelje të qëllimshme të armëpushimit

Tajlanda ka akuzuar Kamboxhian pĂ«r shkelje tĂ« qĂ«llimshme tĂ« armĂ«pushimit tĂ« arritur tĂ« hĂ«nĂ«n, i cili synonte t’i jepte fund pĂ«rplasjes sĂ« pĂ«rgjakshme pesĂ«ditore pĂ«rgjatĂ« kufirit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. Konflikti ka shkaktuar tĂ« paktĂ«n 33 viktima dhe ka detyruar mijĂ«ra banorĂ« tĂ« largohen nga shtĂ«pitĂ« e tyre.

Sipas ushtrisë tajlandeze, forcat e saj kanë ndalur zjarrin pas mesnatës, por kanë vijuar të marrin goditje nga pala kamboxhiane në disa zona deri mëngjesin e së martës.

Nga ana tjetĂ«r, Ministria e Mbrojtjes e Kamboxhias deklaroi pĂ«r agjencinĂ« e lajmeve AFP se qĂ« nga hyrja nĂ« fuqi e armĂ«pushimit nĂ« mesnatĂ« “nuk ka pasur pĂ«rplasje tĂ« armatosura” mes dy palĂ«ve. Takimi mes komandantĂ«ve lokalĂ«, i parashikuar si pjesĂ« e marrĂ«veshjes sĂ« armĂ«pushimit, Ă«shtĂ« shtyrĂ« dy herĂ« dhe mund tĂ« mos mbahet fare.

Tensionet mes dy vendeve të Azisë Juglindore mbi kufirin e diskutueshëm me shekuj u përshkallëzuan fillimisht në maj, kur një ushtar kamboxhian u vra gjatë një përplasjeje. Situata u përkeqësua më tej javën e kaluar, pasi pesë ushtarë tajlandezë u plagosën nga një shpërthim mine. Tajlanda reagoi duke mbyllur disa pika kufitare, dëbuar ambasadorin kamboxhian dhe tërhequr ambasadorin e vet nga Phnom Pen.

Pas një shkëmbimi zjarri të enjten në mëngjes, Kamboxhia u përgjigj duke lëshuar disa raketa në drejtim të territorit tajlandez, duke shkaktuar viktima mes civilëve. Edhe më shumë civilë humbën jetën në ditët në vijim, ndërsa dhjetëra mijëra banorë u evakuuan drejt qendrave të strehimit.

Shkëmbimet intensive të zjarrit mes dy ushtrive vazhduan deri në mesnatën e së hënës, kur hyri në fuqi armëpushimi. Deri në atë moment, Tajlanda kishte ndërmarrë edhe sulme ajrore ndaj pozicioneve kamboxhiane.

MegjithatĂ«, tĂ« martĂ«n nĂ« mĂ«ngjes pĂ«rpara se Tajlanda tĂ« akuzonte pĂ«r shkelje tĂ« marrĂ«veshjes kryeministri kamboxhian Hun Manet deklaroi se “vijat e frontit janĂ« qetĂ«suar” qĂ« nga mesnata.

Sipas marrëveshjes, të dy vendet ranë dakord të tërheqin forcat ushtarake dhe të lejojnë praninë e vëzhguesve të pavarur për të parandaluar përplasjet e mëtejshme.

Takimi mes Hun Manet dhe homologut tĂ« tij tajlandez Phumtham Wechayachai u zhvillua tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« Malajzi, me ndĂ«rmjetĂ«simin e kryeministrit malajzian Anwar Ibrahim. Kamboxhia, e cila ndodhet nĂ« pozita mĂ« tĂ« pafavorshme ushtarake, ka kĂ«rkuar me kĂ«mbĂ«ngulje njĂ« armĂ«pushim dhe e ka cilĂ«suar takimin si “shumĂ« tĂ« suksesshĂ«m”.

Tajlanda, që fillimisht ishte e rezervuar për të hyrë në negociata, ndryshoi qëndrim pas kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të pezulluar bisedimet tregtare me dy vendet nëse ato nuk ndalonin luftimet.

Përplasjet mes Tajlandës dhe Kamboxhias për kufirin datojnë më shumë se një shekull më parë, që nga ndarja e territoreve pas kolonizimit francez të Kamboxhias. Tensionet u përshkallëzuan ndjeshëm në vitin 2008, kur Kamboxhia kërkoi të regjistronte një tempull të shekullit XI në zonën e diskutueshme si Trashëgimi Botërore në UNESCO, një veprim që u kundërshtua ashpër nga Tajlanda.

Prej atëherë, kanë ndodhur përplasje sporadike që kanë shkaktuar viktima si në radhët e ushtarëve, ashtu edhe të civilëve.

Tensionet më të fundit nisën në maj pas vrasjes së një ushtari kamboxhian dhe kanë sjellë përkeqësimin më të madh të marrëdhënieve dypalëshe në më shumë se një dekadë.

Gjatë dy muajve të fundit, të dy vendet kanë vendosur kufizime tregtare dhe kufitare ndaj njëri-tjetrit. Kamboxhia ndaloi importet nga Tajlanda, përfshirë fruta, perime, si dhe shërbime energjetike dhe të internetit. Në të njëjtën kohë, të dyja palët kanë shtuar praninë ushtarake në zonat kufitare./abcnews.al

FIFA dënon Serbinë/ Federata Serbe e Futbollit dënohet me 50 mijë franga zvicerane

Federata Serbe e Futbollit u ndĂ«shkua nga FIFA me gjobĂ« financiare dhe mbyllje tĂ« pjesshme tĂ« tribunave tĂ« stadiumit pĂ«r ndeshjen e radhĂ«s. DĂ«nimi Ă«shtĂ« 50 000 franga zvicerane dhe mbyllje e 15 pĂ«r qind tĂ« stadiumit pĂ«r sfidĂ«n kundĂ«r AnglisĂ«, qĂ« do tĂ« luhet nĂ« Beograd nĂ« 9 shtator, qĂ« do tĂ« thotĂ« se kombĂ«tares serbe do t’i mungojnĂ« mĂ« shumĂ« se 8 000 tifozĂ« nĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rballje.

Dënimi nga ana e FIFA-s për Serbinë erdhi pas sjelljes së gabuar të tifozëve në duelin ndaj Andorrës të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, në 10 qershor. Federata Serbe paralajmëroi tifozët që të sillen mirë ndaj Anglisë, ndryshe mund të ndodhë që sfida kundër Shqipërisë në Beograd në 11 tetor mund të luhet edhe pa tifozë fare.

Më parë, edhe Shqipëria u dënua me 161 500 franga zvicerane gjobë dhe me mbyllje të 20 për qind të kapacitetit të stadiumit për ndeshjen ndaj Letonisë./abcnews.al

Pse doktori mbron Veliajn?/ Avokati Petraj: Berisha nuk do zgjedhje nĂ« BashkinĂ« e TiranĂ«s, s’ështĂ« i pĂ«rgatitur

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Edicioni i Fundit” nĂ« ABC News, avokati Edmond Petraj analizoi situatĂ«n aktuale politike duke u ndalur te dorĂ«heqja e mundshme e kryebashkiakut tĂ« TiranĂ«s, Erion Veliaj, si dhe raportet brenda PartisĂ« Demokratike.

Sipas Petraj, nuk ka asnjë vendim gjyqësor të formës së prerë apo ndonjë arsye ligjore që ta detyrojë Veliajn të japë dorëheqjen vendimi mbetet politik dhe personal.

Ai shtoi se Sali Berisha po e mbron Veliajn pĂ«r tĂ« forcuar narrativĂ«n kundĂ«r kryeministrit si “diktator” dhe pĂ«r tĂ« shmangur zgjedhje nĂ« TiranĂ«, pĂ«r tĂ« cilat, sipas Petrajt, PD nuk Ă«shtĂ« e pĂ«rgatitur.

Avokati vlerësoi gjithashtu se mungon një nismë e brendshme për largimin e Berishës nga drejtimi i PD-së, duke theksuar se, në mungesë të një reagimi të qartë, ai do të vazhdojë të udhëheqë partinë, pavarësisht mosnjohjes së zgjedhjeve.

“Nuk ka njĂ« vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ« dhe njĂ« arsye qĂ« Veliaj tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen. Nuk janĂ« bĂ«rĂ« pezullime. Jemi nĂ« njĂ« situatĂ« qĂ« varet vetĂ«m nga Veliaj, do apo nuk do ai qĂ« tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen. Berisha e merr nĂ« mbrojtje Veliajn, sepse kĂ«rkon qĂ« tĂ« formalizojnĂ« portretin si diktator tĂ« kryeministrit. ËshtĂ« njĂ« element qĂ« Berisha nuk do zgjedhje nĂ« BashkinĂ« e TiranĂ«s pĂ«r momentin sepse nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rgatitur dhe do tĂ« ishte njĂ« goditje e dytĂ«, pas zgjedhjeve.

Kjo Ă«shtĂ« ajo marrĂ«dhĂ«nie pĂ«r tĂ« cilĂ«n mendoj unĂ«. Berisha nuk do tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen, nuk i njeh zgjedhjet pavarĂ«sisht se do tĂ« hyjĂ« nĂ« Kuvend. KĂ«rkon tĂ« justifikojĂ« humbjen. Besoj se pjesa e nenit Basha nuk Ă«shtĂ« funksionale, sepse nĂ«se nuk ka njĂ« shkĂ«ndijĂ« tĂ« brendshme brenda PD, Berisha nuk ikĂ«n. Deri tani nuk ka asnjĂ« person brenda PD qĂ« tĂ« ngrejĂ« njĂ« grup deputetĂ«sh apo anĂ«tarĂ«sh tĂ« kryesisĂ« qĂ« kĂ«rkojnĂ« largimin e BerishĂ«s. NĂ«se ikĂ«n Berisha, PD ikĂ«n fund, nĂ«se nuk do tĂ« ishte Berisha nuk do tĂ« mblidhnin aq vota. NĂ«se nuk ka njĂ« reagim tĂ« brendshĂ«m PD, ai do tĂ« vazhdojĂ«, por PD nuk i njeh zgjedhjet”, tha avokati Petraj./abcnews.al

 

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

Vala e të nxehtët në Greqi, që nisi të hënën, tani pritet të zgjasë më shumë se një javë, teksa shërbimi i motit tha se vendi u përball me temperatura afër 46 gradë Celsius më 25 korrik.

Vëzhguesi Kombëtar në Athinë tha se temperatura më e lartë u regjistrua në rajonin Mesinia, ku u shënua 45.8 gradë Celsius.

NĂ« AthinĂ«, nĂ« disa pjesĂ« u regjistruan temperatura deri nĂ« 42 gradĂ«. ZyrtarĂ«t sĂ«rish kanĂ« modifikuar orĂ«t kur vizitorĂ«t mund tĂ« vizitojnĂ« Akropolin – vendin kryesor arkeologjik nĂ« Greqi, me qĂ«llim tĂ« sigurisĂ« sĂ« vizitorĂ«ve dhe stafit.

Akropoli mbetet i mbyllur për vizitorë nga mesdita deri në orën 17:00, pra në orët më të nxehta të ditës.

Agjencia greke për motin, ka modifikuar njoftimin e saj, duke thënë se temperaturat do të nisin të bien pas 28 korrikut. Paraprakisht, kjo agjenci kishte parashikuar se gjatë fundjavës temperaturat do të uleshin.

Po ashtu, kjo agjenci tha se do të ketë erëra nga veriu të premten, duke rritur rrezikun për zjarre.

Një zjarr që shpërtheu gjatë kësaj jave shkatërroi mbi 1.130 hektarë tokë pyjore pranë fshatit Feneos. Ndërkaq, të premten për shkak të një zjarri në afërsi të qytetit Kilkis, në veri të Greqisë, autoritetet evakuuan një universitet, shtëpi dhe biznese.

Të shtunën, temperaturat në Greqi pritet të arrijnë në 44 gradë Celsius. Në Shqipërinë fqinje janë dhjetë zjarre aktive, përfshirë një në Delvinë, afër kufirit me Greqinë.

Një tjetër zjarr në Kakavijë, afër pikëkalimit kufitar me Greqinë, u vu nën kontroll të enjten.

Ndërkaq, Kosova po ashtu po përballet me temperatura të larta dhe të premten në Klinë u regjistrua temperatura më e lartë prej 42.5 gradë Celsius./REL

SPAK aksion kundër trafikut të drogës/ Kontrolle në disa qytete, lëshohen 5 masa sigurie

Një operacion me urdhër të SPAK është zhvilluar në disa qytete ku janë ushtruar disa kontrolle dhe janë lëshuar masa sigurie për  5 persona. Mësohet se masë sigurie është caktuar edhe për dy persona të njohur të botës së krimit që mbahen të izoluar për vepra të rënda penale.

Bëhet fjalë për të penduarin e drejtësisë Erion Alibejn dhe për Plaurent Dervishin që po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019.

Masa e dytë e sigurisë iu është komunikuar në burgun 313 atje ku mbahen të izoluar. Ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 persona, mes të cilëve vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, si dhe shtetasi Ermir Ndrejaj.

Sipas prokurorisë aktiviteti kriminal është zbuluar pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC dhe Enchro Chat dhe ka dyshime të jetë kryer gjatë viteve 2020-2021. Mësohet se personat e dyshuar trafikonin kokaine nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të atyre të Bashkimit Europian./abcnews.al

OKB: Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës nuk po hanë për ditë të tëra

Pothuajse njĂ« e treta e banorĂ«ve tĂ« GazĂ«s “nuk po hanĂ« pĂ«r ditĂ« tĂ« tĂ«ra”, tha agjencia pĂ«r ndihmĂ« ushqimore e Kombeve tĂ« Bashkuara, duke shtuar se kriza ka arritur “nĂ« nivele dĂ«shpĂ«ruese”.

Programi BotĂ«ror i Ushqimit mĂ« herĂ«t kishte paralajmĂ«ruar pĂ«r njĂ« “rrezik kritik nga uria” nĂ« GazĂ«n e shkatĂ«rruar nga lufta, ndĂ«rkaq po intensifikohen kritikat ndĂ«rkombĂ«tare ndaj veprimeve tĂ« Izraelit.

“Pothuajse njĂ« nĂ« tre persona nuk po hanĂ« pĂ«r ditĂ« tĂ« tĂ«ra. Kequshqyerja Ă«shtĂ« nĂ« rritje me 90.000 gra dhe fĂ«mijĂ« qĂ« kanĂ« nevojĂ« urgjente pĂ«r trajtim”, tha Programi BotĂ«ror pĂ«r Ushqim.

Kjo agjenci tha se 470.000 persona pritet tĂ« pĂ«rballen me “uri katastrofike” – kategoria mĂ« kritike sipas Klasifikimit tĂ« FazĂ«s sĂ« Integruar tĂ« SigurisĂ« Ushqimore tĂ« OKB-sĂ« – nĂ« periudhĂ«n ndĂ«rmjet majit dhe shtatorit tĂ« kĂ«tij viti.

“Ndihma ushqimore Ă«shtĂ« mĂ«nyra e vetme qĂ« njerĂ«zit tĂ« kenĂ« qasje nĂ« ushqim, pasi çmimet ushqimore janĂ« rritur shumĂ«â€, tha Programi BotĂ«ror pĂ«r Ushqim.

“NjerĂ«zit po vdesin pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« ndihmĂ«s humanitare”.

Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rritjen e numrit të fëmijëve të kequshqyer në Gazë.

Izraeli kufizon në minimumin e mundshëm futjen e ushqimit në Gazë, si dhe e mbikëqyr shpërndarjen e mëvonshme të tij. Izraeli kontrollon të gjitha pikat e hyrjes në Rripin e Gazës dhe rrjedhimisht edhe rrugët e transportit për ndihmat humanitare.

Izraeli e justifikon kufizimin e ndihmave duke pretenduar se Hamasi – grupi i shpallur organizatĂ« terroriste nga SHBA dhe BE – i plaçkit ato./REL

❌