❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Balluku: Investimi në nënstacionin elektrik në Fier, dyfishim i kapaciteteve

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja, njĂ«herĂ«sh ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku njoftoi se nĂ«nstacioni elektrik nĂ« Fier, Ă«shtĂ« tashmĂ« transformuar dhe kapacitetet janĂ« dyfishuar duke pĂ«rmirĂ«suar ndjeshĂ«m furnizimin me energji elektrike pĂ«r tĂ« gjithĂ« zonĂ«n.

Balluku ndau sot pamje nga ky investim i ri i realizuar sipas parametrave bashkĂ«kohorĂ« teksa shkroi se “tani nĂ«nstacioni i ri elektrik nĂ« Fier, Ă«shtĂ« gati”.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« investim me parametra modernĂ«, i cili do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« cilĂ«sinĂ« e furnizimit me energji elektrike pĂ«r tĂ« gjithĂ« zonĂ«n, duke rritur edhe sigurinĂ« e rrjetit”, tha Balluku.

Nënstacioni elektrik në Fier është një projekt strategjik me rëndësi që parashikohet të lidhet së shpejti me rrjetin në Fier, me Rrashbullin dhe më tej përmes një linje nënujore drejt Italisë, duke kontribuuar në forcimin e rrjetit dhe diversifikimin e burimeve të energjisë së pastër.

Investimi i realizuar nga OSHEE në ka përfshirë ndërtimin dhe pajisjen e nënstacionit në një nivel të ri të qëndrueshmërisë së rrjetit.

Rezultati i këtij investimi është dyfishim i kapaciteteve dhe eliminim i problemit historik të përmbytjeve në zonë, falë mbështetjes teknologjike moderne.

MIE për zhvillimin afatgjatë të sektorit energjik në vendin tonë ka dizenjuar një sërë investimesh të tjera. Aktualisht po punohet edhe në nënstacionin e Divjakës, ndërkohë që janë planifikuar ndërhyrje edhe në njësi të tjera për të përmirësuar furnizimin dhe sigurinë energjetike në të gjithë rajonin.

/e.xh//r.e//a.f/

The post Balluku: Investimi në nënstacionin elektrik në Fier, dyfishim i kapaciteteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: “Solaris Nexus”, fituese e grantit 2024 dhe shembull inovacioni nĂ« energji

TIRANË, 20 gusht /ATSH/  Ministrja e Shtetit pĂ«r SipĂ«rmarrjen dhe KlimĂ«n e Biznesit, Delina Ibrahimaj, vlerĂ«soi sot historinĂ« frymĂ«zuese tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit Bujar Bakiu dhe kompanisĂ« sĂ« tij Solaris Nexus, si njĂ« shembull konkret tĂ« inovacionit shqiptar nĂ« fushĂ«n e energjisĂ« sĂ« rinovueshme.

Ibrahimaj ndau nĂ« rrjete sociale historinĂ« e Bujarit, teksa bĂ«ri tĂ« ditur se, “falĂ« mbĂ«shtetjes nga Grant 2024, projekti i tij pĂ«r integrimin e inteligjencĂ«s artificiale nĂ« impiantet diellore kaloi nga faza MVP (produkt minimal i vlefshĂ«m) nĂ« njĂ« zgjidhje funksionale qĂ« tashmĂ« po pĂ«rdoret nga klientĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m”.

Sipas saj, Solaris Nexus ka sjellë optimizim të kostove të prodhimit të energjisë dhe rritje të ndjeshme të efikasitetit, duke e kthyer Shqipërinë në një aktor premtues në tranzicionin e gjelbër teknologjik.

Lidhur me atë se çfarë e motivoj Bujarin për këtë projekt, ai tregon se motivimi për Solaris Nexus, erdhi nga pasioni i tij dhe i skuadrës për energjinë e rinovueshme.

“DĂ«shira jonĂ« pĂ«r tĂ« pasur njĂ« impakt pozitiv nĂ« ambient dhe nĂ« energinĂ« e rinovueshme, na motivon ta vazhdojmĂ« zhvillimin e Solaris Nexus. VĂ«shtirĂ«sia mĂ« e madhe ka qĂ«nĂ« bindja e klientĂ«ve tĂ« parĂ« testues pĂ«r tĂ« na dhĂ«nĂ« njĂ« shans. ShumĂ« prej tyre ishin ose shumĂ« tĂ« vegjĂ«l, ose duke pĂ«rdorur njĂ« zgjidhje tjetĂ«r konklurrente”, u shpreh ai.

Sot, kompania po synon tĂ« zgjerojĂ« veprimtarinĂ« nĂ« 3 kontinente, ndĂ«rsa motivimi i themeluesit Bakiu mbetet i qartĂ«: “TĂ« lĂ«mĂ« njĂ« gjurmĂ« pozitive nĂ« mjedis dhe tĂ« pĂ«rshpejtojmĂ« kalimin drejt energjisĂ« sĂ« pastĂ«r”.

1 nga 2

 

/e.xh//a.f/

The post Ibrahimaj: “Solaris Nexus”, fituese e grantit 2024 dhe shembull inovacioni nĂ« energji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: 10,8% e shpenzimeve buxhetore në mbështetje të politikave me bazë gjinore

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, bĂ«ri tĂ« ditur se buxhetimi gjinor Ă«shtĂ« tashmĂ« pjesĂ« e pandashme e procesit tĂ« hartimit tĂ« projektbuxhetit vjetor, me synimin pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar ose eliminuar pabarazitĂ« gjinore nĂ« fusha tĂ« ndryshme tĂ« jetĂ«s shoqĂ«rore dhe ekonomike.

Malaj tha se, “pĂ«r vitin 2025, janĂ« parashikuar 89 miliardĂ« lekĂ« pĂ«r mbĂ«shtetjen e politikave me bazĂ« gjinore, tĂ« shpĂ«rndara nĂ« 77 programe nĂ« rritje tĂ« ndjeshme krahasuar me 39 programe qĂ« ishin nĂ« vitin 2019”.

Sipas tij, buxheti i përgjithshëm gjinor zë 10,8% të shpenzimeve totale të buxhetit 2025.

Ky progres reflekton angazhimin e qeverisë për ndërtimin e një sistemi buxhetor gjithëpërfshirës, ku nevojat dhe prioritetet e grave dhe burrave të trajtohen në mënyrë të barabartë, përmes politikave të drejta dhe të mirë-targetuara.

1 nga 4

/a.f/

The post Malaj: 10,8% e shpenzimeve buxhetore në mbështetje të politikave me bazë gjinore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NĂ« konsultim publik ligji i ri “PĂ«r kontrollet zyrtare”, forcim i sigurisĂ« ushqimore dhe gjoba pĂ«r shkelĂ«sit

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural ka hapur zyrtarisht konsultimin publik pĂ«r projektligjin “PĂ«r kontrollet zyrtare”, njĂ« nismĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« synon forcimin e sigurisĂ« ushqimore dhe mbrojtjen e shĂ«ndetit publik nĂ« ShqipĂ«ri.

Qëllimi i ligjit është të garantojë standarde të larta të sigurisë në të gjithë zinxhirin ushqimor,  nga prodhimi deri te konsumi, duke përfshirë produkte me origjinë shtazore, bimët, OMGJ-të dhe ushqimin për kafshë.

Ligji parashikon risi në protokollet e kontrollit: Kontroll i bazuar në vlerësimin e riskut, jo në supozime; Inspektime pa njoftim paraprak për të reflektuar realitetin në terren; Procedura të detajuara për therjen, inspektimin dhe mbikëqyrjen veterinare; Rregulla të veçanta për produktet OMGJ dhe etiketimin.

Projektligji parashikon tarifa për kontrollet zyrtare dhe gjoba nga 100,000 deri në 2,000,000 lekë për shkelje të rënda, si veprimtaria në njësi të paregjistruara apo të pambikëqyrura.

Konsultimi publik është i hapur deri më 16 shtator 2025, duke i dhënë mundësi qytetarëve, ekspertëve dhe grupeve të interesit të japin kontributin e tyre në përmirësimin e legjislacionit për një ushqim më të sigurt në tryezën e çdo familjeje shqiptare.

/e.xh//a.f/

The post NĂ« konsultim publik ligji i ri “PĂ«r kontrollet zyrtare”, forcim i sigurisĂ« ushqimore dhe gjoba pĂ«r shkelĂ«sit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Familja Caco në Pogradec, nga tradita në sukses me prodhimin e verërave autoktone

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ NĂ« fshatin GrabovicĂ« tĂ« Pogradecit, familja Caco ka kthyer pasionin pĂ«r kultivimin dhe pĂ«rpunimin e rrushit nĂ« njĂ« histori tĂ« vĂ«rtetĂ« suksesi.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale historinë e Ersol Cacos, që duke ndjekur traditën familjare, ka ngritur një nga kantinat më të vlerësuara të verës në Shqipëri.

“Vera e prodhuar nga kjo kantinĂ« sot pĂ«rfaqĂ«son me dinjitet vendin nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare”, u shpreh Denaj.

Me pĂ«rkushtim ndaj cilĂ«sisĂ« dhe inovacionit, Kantina “Caco” po sjell risi nĂ« prodhimin e verĂ«rave, si vera rose me bulĂ«za nga rrushi Pamid, njĂ« varietet autokton i zonĂ«s sĂ« Pogradecit.

Ersoli tregon se aktualisht në këtë kantinë prodhohen 6 lloje verërash autoktone dhe po zhvillohen dy drejtime kryesore: zgjerimi i sipërfaqeve të mbjella me vreshta dhe shtimi i vreshtave farë autoktone.

“NĂ« kĂ«tĂ« linjĂ«, ne po punojmĂ« pĂ«r prodhimin e njĂ« produkti tĂ« ri qĂ« pĂ«rfaqĂ«son territorrin, duke sjellĂ« dhe njĂ« teknikĂ« tĂ« re pĂ«r zonĂ«n tonĂ«, pasi Ă«shtĂ« njĂ« rajon qĂ« ka potencial tĂ« madh pĂ«r zhvillimin e verĂ«rave me gaz. Pra do tĂ« kemi njĂ« verĂ« me gaz, e prodhuar me metodĂ« klasike “Roze” qĂ« do tĂ« pĂ«rfaqĂ«soj shumĂ« mirĂ« dhe zonĂ«n tonĂ«â€, tha ai.

Rritja e kërkesës dhe standardet e larta po e kthejnë këtë kantinë në një shembull frymëzues për zhvillimin e agroturizmit dhe përkrahjen e prodhimit vendas.

1 nga 3

/e.xh//a.f/

The post Denaj: Familja Caco në Pogradec, nga tradita në sukses me prodhimin e verërave autoktone appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet numri i tatimpaguesve për tatimin në burim, 2,138 më shumë në gjashtëmujorin e parë 2025

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Tatimeve njofton se nĂ« gjashtĂ«mujorin e parĂ« tĂ« vitit 2025 janĂ« regjistruar 2,138 tatimpagues mĂ« shumĂ« pĂ«r tatimin nĂ« burim, krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024.

Sipas DPT-së, ky rezultat reflekton: Përmirësimin e procesit të formalizimit të ekonomisë dhe forcimin e bashkëpunimit midis administratës tatimore dhe sipërmarrjes; Rritjen e ndërgjegjësimit të bizneseve për përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Tatimi në Burim është një element i rëndësishëm i sistemit tatimor që garanton mbledhjen e të ardhurave në mënyrë të drejtë dhe transparente, duke kontribuar në një ekonomi më të rregullt dhe të qëndrueshme.

Kategoritë e të Ardhurave për të cilat mbahet Tatimi në Burim  janë: dividenti; honoraret, jorezidentet  lojarat e fatit e per qiratë.

/a.f/

The post Rritet numri i tatimpaguesve për tatimin në burim, 2,138 më shumë në gjashtëmujorin e parë 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strehimi social, Gonxhja: 1,253 familje përfituese në vitin 2025

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministria e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit ka intensifikuar mbĂ«shtetjen pĂ«r familjet nĂ« nevojĂ« pĂ«rmes programeve tĂ« strehimit social, duke dyfishuar numrin e pĂ«rfituesve krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se në vitin 2025, synohet përmirësimi i kushteve të banimit për 1,253 familje, në krahasim me 650 familje të mbështetura gjatë vitit 2023.

Sipas tij, Programi Kombëtar i Mbështetjes Sociale përfshin: Subvencionimin e qirave; Kreditë e buta për strehim; Rikonstruksionin e banesave ekzistuese; Projekte bashkiake për banesa sociale të reja

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« strehim i pĂ«rballueshĂ«m, i pĂ«rshtatshĂ«m dhe i qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r çdo qytetar, duke rritur standardin e jetesĂ«s nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin” tha ministri Gonxhja.

Kjo nismë përbën një hap konkret në drejtim të fuqizimit të politikave sociale dhe përfshirjes më të madhe të grupeve në nevojë në zhvillimin e qëndrueshëm urban.

/e.xh//a.f/

The post Strehimi social, Gonxhja: 1,253 familje përfituese në vitin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Projekti muzeal i FA në Bërzhitë, urë mes historisë dhe së ardhmes

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bĂ«ri tĂ« ditur se Kompleksit Muzeal tĂ« Forcave tĂ« Armatosura nĂ« BĂ«rzhitĂ«, tĂ« TiranĂ«s, do t’i shtohen hapĂ«sira bashkĂ«kohore, qĂ« do tĂ« lidhin historinĂ« me komunitetin dhe tĂ« shkuarĂ«n me tĂ« ardhmen.

“Ky projekt modern do tĂ« kthejĂ« kompleksin nĂ« njĂ« rrĂ«fim arkitektonik, duke sjellĂ« mĂ« pranĂ« qytetarit jo vetĂ«m njĂ« muze, por edhe njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r kujtesĂ«, identitet dhe bashkĂ«jetesĂ«â€, theksoi ministri.

Vengu ndau në rrjete sociale pamje të Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, teksa vuri në dukje se, Pojekti do të respektojë ndërtesat ekzistuese dhe natyrën përreth.

Gjithajshtu nënvizoi ministri, projekti parashikon shtimin e godinave dhe hapësirave funksionale që do të përdoren për aktivitetet e përditshme të Forcave të Armatosura dhe industrisë së mbrojtjes.

Ky zhvillim pritet ta shndërrojë kompleksin në një pikë referimi për publikun dhe një urë lidhëse midis trashëgimisë ushtarake dhe vizionit të ardhshëm të mbrojtjes.

/e.xh//a.f/

The post Vengu: Projekti muzeal i FA në Bërzhitë, urë mes historisë dhe së ardhmes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Rritje me 82% e eksporteve të verës shqiptare

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bĂ«ri tĂ« ditur se gjatĂ« gjashtĂ«mujorit tĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025, eksportet e verĂ«s shqiptare arritĂ«n nĂ« 17,785 ton, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 82% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

“Vreshtaria dhe prodhimi i verĂ«rave cilĂ«sore shqiptare janĂ« kthyer nĂ« njĂ« sektor kyç pĂ«r zhvillimin ekonomik rural dhe nĂ« njĂ« simbol tĂ« brandit ‘Made in Albania’”, u shpreh ministrja Denaj.

Verërat shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë pranueshmëri në tregjet elitare ndërkombëtare, duke marrë çmime dhe vlerësime prestigjioze, dhe duke afirmuar vendin e tyre mes markave të njohura globale.

Ky zhvillim dëshmon për një transformim cilësor në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit, i cili po reflekton gjithnjë e më shumë potencialin eksportues të produkteve shqiptare në tregjet evropiane dhe botërore.

/a.f/

The post Denaj: Rritje me 82% e eksporteve të verës shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet drejt BE-së zënë 67,3 % të totali, Italia partner kryeson

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ ShkĂ«mbimet tregtare me vendet e BE-sĂ« pĂ«r shtatĂ«mujorin e kĂ«tij viti, zĂ«nĂ« 56,7 % tĂ« gjithĂ« tregtisĂ«.

Sipas raportit të Institutit të Statistikave për tregtinë e jashtme në periudhën janar-korrik 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 67,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së përbënë 51,8 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë për këtë periudhë janë: Italia me 26,9 %, Kina me 9,3 %, Greqia me 7,6 % dhe Turqia me 7,1 %.

Përtej BE-së, gjatë kësaj periudhe u shënua rritje e ndjeshme e eksporteve drejt Kosovës me 72,5%, ndërsa importet nga Turqia dhe Kina vijojnë të rriten.

INSTAT bĂ«n tĂ« ditur se, nĂ« shtatĂ«mujorin janar–korrik 2025, eksportet totale arritĂ«n 239 miliardĂ« lekĂ«, ndĂ«rsa importet 515 miliardĂ« lekĂ«, duke sjellĂ« njĂ« ulje tĂ« deficitit tregtar me gati 6 pĂ«r qind.

Tregtia e jashtme mbetet një nga indikatorët kyç të zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian të Shqipërisë.

/a.f/

The post Eksportet drejt BE-së zënë 67,3 % të totali, Italia partner kryeson appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Leku forcohet në tregun valutor, rënie për dollarin, euron dhe paundin

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Leku vijon tĂ« forcojĂ« pozitat nĂ« tregun e kĂ«mbimit valutor vendas, duke shĂ«nuar rĂ«nie tĂ« lehtĂ« pĂ«r disa nga monedhat kryesore ndĂ«rkombĂ«tare, krahasuar me njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë: Euro këmbehet me 97,18 lekë, me një rënie prej 0,04 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 83,23 lekë, 0,05 lekë më pak. Paundi britanik humbi terren, duke zbritur në 112,47 lekë, 0,31 lekë më pak.

Franga zvicerane ishte e vetmja që u forcua, duke u ngjitur në 103,28 lekë me një rritje prej 0,15 lekësh, krahasuar me fillimjavën.

Banka e Shqipërisë nënvizon se këto luhatje janë të zakonshme gjatë sezonit turistik dhe pasqyrojnë ndikimet nga kërkesa dhe oferta e brendshme, si dhe nga ecuria e valutave në tregjet ndërkombëtare.

“Kursi i kĂ«mbimit pĂ«rcaktohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« lirĂ« nga tregu, bazuar nĂ« lĂ«vizjen e mallrave dhe kapitalit me partnerĂ«t tregtarĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, njofton BSH-ja.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 83.23 -0.05
Euro EUR 97.18 -0.04
Poundi Britanik GBP 112.47 -0.31
Franga Zvicerane CHF 103.28 +0.15
Jeni Japonez (100) JPY 56.34 -0.16
Dollari Australian AUD 53.98 -0.25
Dollari Kanadez CAD 60.23 -0.13
Korona Suedeze SEK 8.73 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.17 +0.01
Korona Daneze DKK 13.02 -0.01
SDR SDR 113.91 -0.12
Ari(OZ 1) XAU 277756.40 -1,130.00
Argjend(OZ 1) XAG 3167.40 -4.74
Juani Kinez (onshore) CNY 11.59 -0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 11.58 -0.02
Lira Turke TRY 2.04 0.00

 

/e.xh//a.f/

The post Leku forcohet në tregun valutor, rënie për dollarin, euron dhe paundin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërprerja e përkohshme e faqes zyrtare, KLP: Proces teknik i planifikuar, jo problem sigurie

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ KĂ«shilli i LartĂ« i ProkurorisĂ« (KLP) ka reaguar lidhur me ndĂ«rprerjen e pĂ«rkohshme tĂ« faqes sĂ« tij zyrtare, duke sqaruar se bĂ«hej fjalĂ« pĂ«r njĂ« proces krejtĂ«sisht teknik dhe tĂ« planifikuar, pa ndikim mbi sigurinĂ« e tĂ« dhĂ«nave apo proceset institucionale.

Sipas KLP-së, migrimi i infrastrukturës teknologjike nga serveri ekzistues në platformën moderne dhe të sigurtë Microsoft Azure ishte arsyeja e ndërprerjes, e cila tashmë është zgjidhur dhe faqja është rikthyer në funksion.

Gjatë këtij procesi, siguria e informacionit ka qenë e garantuar, ndërsa Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka qenë i informuar, duke monitoruar infrastrukturën 24/7.

KLP thekson se ky hap është pjesë e përmirësimit të cilësisë, sigurisë dhe stabilitetit të shërbimeve ndaj publikut dhe institucioneve.

Në përfundim, Këshilli fton median të kontribuojë në informimin e drejtë të qytetarëve dhe në shmangien e çdo dezinformimi që mund të lindë gjatë proceseve të tilla teknike.

/e.xh//a.f/

The post Ndërprerja e përkohshme e faqes zyrtare, KLP: Proces teknik i planifikuar, jo problem sigurie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra vijon procesin e legalizimit të ndërtimeve informale në Kukës

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Agjencia ShtetĂ«rore e KadastrĂ«s bĂ«n me dije se Drejtoria Vendore ASHK KukĂ«s po vijon me intensitet punĂ«n pĂ«r pĂ«rpunimin dhe trajtimin e vetĂ«deklarimeve tĂ« banorĂ«ve, tĂ« kryera ndĂ«r vite.

ASHK-ja njofton qytetarët se pranë njësive administrative janë afishuar listat me emrat e vetëdeklaruesve që duhet të plotësojnë dosjen për të vijuar procedurën e legalizimit.

Dokumentet e nevojshme përfshijnë certifikatën familjare të datës së deklarimit dhe një numër kontakti për evidentimin në terren.

Kadastra i bën thirrje qytetarëve që nëse e kanë emrin në listë, të dorëzojnë dokumentet brenda afatit të përcaktuar për të përmbyllur procedurën e legalizimit të objektit tyre.

Kadastra nxit qytetarët të bashkëpunojnë për të përfituar të drejtën e pronësisë dhe për të hedhur një hap më tej drejt formalizimit të pronës private.

/e.xh/a.f/

The post Kadastra vijon procesin e legalizimit të ndërtimeve informale në Kukës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Doganat” pyetĂ«sor pĂ«r biznesin, Malaj: SynojmĂ« rritjen e cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Ministri i Financave Petrit Malaj, njoftoi se, Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Doganave ka hapur njĂ« pyetĂ«sor tĂ« ri pĂ«r tĂ« dĂ«gjuar mendimin e bizneseve lidhur me cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimeve qĂ« ofron administrata doganore.

“ZĂ«ri juaj Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« administratĂ« mĂ« tĂ« hapur, moderne dhe nĂ« shĂ«rbim tĂ« tregtisĂ« sĂ« ndershme”, u shpreh Malaj.

Sipas tij, kjo iniciativĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e pĂ«rpjekjeve pĂ«r pĂ«rmbushjen e standardeve tĂ« Bashkimit Evropian dhe pĂ«rparimin nĂ« Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor, si pjesĂ« e procesit tĂ« integrimit tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE.

Ministri Malaj u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë të marrin pjesë në këtë proces për të ndihmuar në përmirësimin e mëtejshëm të transparencës dhe efikasitetit në shërbimet doganore.


/a.f/

The post “Doganat” pyetĂ«sor pĂ«r biznesin, Malaj: SynojmĂ« rritjen e cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025, në Gjirokastër interes për modernizimin e mekanikës bujqësore

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« Investimeve 2025, fermerĂ«t nĂ« qarkun e GjirokastrĂ«s kanĂ« filluar tĂ« tregojnĂ« njĂ« interes gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madh pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga fondet mbĂ«shtetĂ«se qĂ« ofron kjo nismĂ«.

Skema vjen me një fond prej 20 milionë eurosh, e ndarë në 9 masa mbështetëse, duke ofruar mundësi të gjera për zhvillim dhe rritje të kapaciteteve prodhuese.

Sipas specialistëve të bujqësisë, disa prej masave kanë rezultuar më tërheqëse për aplikuesit, veçanërisht ato që lidhen me modernizimin e infrastrukturës bujqësore dhe investimet në sektorin e blegtorisë.

“ËshtĂ« hapur thirrja qĂ« nĂ« 30 korrik dhe mbyllet nĂ« 30 shtator. JanĂ« disa masa me mjaft interes pĂ«r fermerĂ«t e rajonit tonĂ«, si masa pĂ«r mbjellje drufrutorĂ«sh; masa pĂ«r ujitje me pika nĂ« blloqe me drufrutorĂ«; masa pĂ«r mbĂ«shtetje pĂ«r makineri bujqĂ«sore, traktorĂ«, agregatĂ« dhe pajisje; masa pĂ«r vendosjen e rrjetave antibreshĂ«r; mbĂ«shtetja pĂ«r ndĂ«rtimin e ambienteve tĂ« strehimit pĂ«r blegtori; masa pĂ«r blerjen e pajisjeve, pĂ«r ambalazhimin dhe paketimin e prodhimit tĂ« fruta-perimeve; dhe masa pĂ«r mbĂ«shtetjen e agroturizmit. JanĂ« dy masa pĂ«r tĂ« cilat ka pak interes: masa pĂ«r ndĂ«rtimin e serrave, ndĂ«rsa masa e akuakulturĂ«s Ă«shtĂ« pothuajse e pĂ«rjashtuar,” thotĂ« specialisti i bujqĂ«sisĂ«, Balil Bineri.

Skema i jep mundësinë çdo aplikanti të përfitojë nga më shumë se një masë, duke ndërtuar një plan investimi të personalizuar që i përgjigjet nevojave konkrete të fermës apo sipërmarrjes. (TVSH)

/e.xh/a.f/

The post Skema Kombëtare e Investimeve 2025, në Gjirokastër interes për modernizimin e mekanikës bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita BotĂ«rore e FotografisĂ«, ShqipĂ«ria krenohet me trashĂ«giminĂ« e “Marubit”

TIRANË 19 gusht /ATSH/ Dita BotĂ«rore e FotografisĂ« festohet çdo vit mĂ« 19 gusht pĂ«r tĂ« festuar artin e fotografisĂ« dhe rrĂ«njĂ«t e saj nĂ« mbarĂ« botĂ«n.

Në këtë ditë, fotografë dhe adhurues nga e gjithë bota mblidhen së bashku për të bërë homazhe për karrierën e tyre apo hobi të fotografisë.

Fotot edhe të momenteve kalimtare mund të ringjallin emocione të forta dhe të na ndihmojnë të ruajmë kujtimet që zënë një vend të veçantë në jetën tonë.

Historia e fotografisë

GjatĂ« viteve, fotografia ka pasur periudhĂ«n e saj tĂ« evolucionit – me njĂ« origjinĂ« shkencore qĂ« kombinon fizikĂ«n dhe kiminĂ«.

Një nga momentet e para revolucionare për fotografinë daton që nga Daguerreotipi, një proces i hershëm fotografik i zhvilluar në 1837 nga Louis Daguerre, një vendas francez.

Procesi ishte tepër popullor në vitet 1840 dhe 1850 duke përcaktuar një pikë referimi për fotografinë sot.

Dita Botërore e Fotografisë shënohet më 19 gusht pasi është data kur shpikja e Daguerre u publikua zyrtarisht në Paris nga Akademia Franceze e Shkencave në 1839.

Pas blerjes së patentës për procesin inovativ, qeveria franceze e shpalli shpikjen e Daguerreotipit një dhuratë falas për botën.

Nga portretet më tradicionale te një stil i ri i fotografisë reportazhi që dokumenton Luftën e Dytë Botërore në 1939, fotografia evoluoi shpejt gjatë dy shekujve të fundit.

Për shumicën, edhe ditët e zhvillimit të filmit në një dhomë të errët janë kryesisht prapa nesh që kur epoka dixhitale u prezantua në vitet 1970.

Në ditët e sotme pothuajse të gjithë kanë akses të shpejtë në një aparat fotografik dixhital.

Qoftë nga një telefon inteligjent ose një aparat fotografik dixhital kompakt ultra-portativ, nuk duhet të humbisni kurrë një foto kur jeni jashtë.

Si e tillë, fotografia është bërë një mjet vërtet unik për vetëshprehje, e vlerësuar në mbarë botën.

NĂ« ShqipĂ«ri, rrĂ«njĂ«t e fotografisĂ« janĂ« tĂ« lidhura ngushtĂ« me studion “Marubi” nĂ« ShkodĂ«r, e cila pĂ«rfaqĂ«son njĂ« nga pasuritĂ« mĂ« tĂ« vyera tĂ« kujtesĂ«s kombĂ«tare dhe qĂ« sot njihet zyrtarisht si trashĂ«gimi botĂ«rore.

Fototeka “Marubi” pĂ«rmban njĂ« pasuri tĂ« rrallĂ« me fotografi qĂ« i pĂ«rkasin mĂ« shumĂ« se 150 viteve mĂ« parĂ«, tĂ« realizuara nga pionierĂ«t Pietro dhe Kel Marubi.

Kjo arkivĂ« Ă«shtĂ« shpallur zyrtarisht pjesĂ« e Regjistrit NdĂ«rkombĂ«tar “Memory of the World” nga UNESCO, duke u kthyer nĂ« njĂ« pasuri kulturore me rĂ«ndĂ«si globale.

“Marubi”  ka pĂ«rjetĂ«suar imazhin, jetĂ«n dhe shpirtin e shqiptarĂ«ve ndĂ«r shekuj.

Arti i fotografisë është padyshim i veçantë. Në hisotrinë e popullit shqiptar, ka hyrë fotografia e cila u shkrep na Bllacë të Maqedonisë dhe u bë simbol i refugjatëve të Kosovës, gjatë vitit 1999.

Në kolonën e mijëra njerëzve, që u detyruan të largoheshin me dhunë nga vendlindjet e tyre, ndër ta ishte edhe Sherife Luta, nga fshati Ivajë i Kaçanikut, fotoja e së cilës kishte goditur botën.

Evolucioni i Fotografisë

Duke qenë se fotografia është një proces shkencor, ajo vazhdimisht po evoluon dhe po nxitet më shumë nga teknologjia dhe inovacioni.

NĂ« vitin 2023, nĂ« njĂ« kthesĂ« interesante ngjarjesh, fotografi Boris Eldagsen fitoi njĂ« çmim nĂ« “Sony World Photography Awards” duke pĂ«rdorur njĂ« imazh tĂ« krijuar tĂ«rĂ«sisht nga IA-ja, duke ndezur biseda nĂ« tĂ« gjithĂ« komunitetin e artit.

Artikujt e gazetave dhe kritikët e artit në mbarë botën thanë se një imazh fitues i çmimeve i krijuar nga IA-ja kishte sfiduar perceptimin tradicional të fotografisë.

Me kĂ«tĂ« pĂ«rparim, fotografĂ«t e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« pĂ«rshtaten me skenarin nĂ« ndryshim. Nga ana tjetĂ«r, mund tĂ« na ndihmojĂ« t’i pĂ«rdorim kĂ«to risi nĂ« aventurat tona krijuese.

Ndërsa kjo është një sfidë që duhet ta kapërcejmë, është thelbësore të kujtojmë se asgjë nuk mund të zëvendësojë thelbin e artit.

Fotografia ka të bëjë me kapjen e momenteve, tregimit dhe emocioneve. Asnjë teknologji nuk mund të lidhet me njerëzit si një fotograf njerëzor me një aparat fotografik. Edhe gjatë ngjarjeve të rëndësishme, ne do të punësojmë fotografë dhe jo IA-në.

Inteligjenca artificiale mund të na ndihmojë ta bëjmë fotografinë më efikase, por sigurisht që nuk mund të zëvendësojë kreativitetin dhe prekjen njerëzore.

Duhet të pranojmë mundësitë e reja dhe ta bëjmë procesin më efikas pa humbur thelbin.

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« festojmĂ« perspektivat, qasjet dhe teknikat e ndryshme tĂ« fotografisĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« lundrojmĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« nĂ« bashkĂ«punimin e artit dhe teknologjisĂ«.

/e.xh//a.f/

The post Dita BotĂ«rore e FotografisĂ«, ShqipĂ«ria krenohet me trashĂ«giminĂ« e “Marubit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manja: Përmbarimi ekzekuton mbi 6,800 vendime gjyqësore në 7 muajt e parë të vitit

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Ulsi Manja, bĂ«ri tĂ« ditur se gjatĂ« periudhĂ«s janar–korrik 2025, ShĂ«rbimi PĂ«rmbarimor ka ekzekutuar mbi 6,800 vendime gjyqĂ«sore, duke garantuar zbatimin e tyre dhe forcimin e shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s.

“Ky rezultat tregon pĂ«rkushtimin e strukturave pĂ«rmbarimore dhe punĂ«n e pandĂ«rprerĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« DrejtĂ«sisĂ« nĂ« garantimin e drejtĂ«sisĂ« pĂ«r qytetarĂ«t,” u shpreh Manja.

Sipas tij, përforcimi i efikasitetit të përmbarimit është një element kyç për besimin në sistemin e drejtësisë dhe barazinë përpara ligjit.

Ministria e Drejtësisë vijon punën për modernizimin e shërbimit përmbarimor dhe dixhitalizimin e procedurave, me qëllim ofrimin e një shërbimi më transparent dhe efektiv për qytetarët.

/e.xh/a.f/

The post Manja: Përmbarimi ekzekuton mbi 6,800 vendime gjyqësore në 7 muajt e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kurs i GjuhĂ«s Shqipe” pĂ«r tĂ« huajat nĂ« IEVP PojskĂ« – NjĂ« hap drejt rehabilitimit dhe riintegrimit

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ NĂ« Institucionin e Ekzekutimit tĂ« Vendimeve Penale (IEVP) PojskĂ«, nĂ« Pogradec ka nisur zyrtarisht kursi i GjuhĂ«s Shqipe pĂ«r tĂ« dĂ«nuarat e huaja qĂ« ndodhen nĂ« kĂ«tĂ« institucion.

Ky program ka si synim kryesor të lehtësojë komunikimin, të përmirësojë përfshirjen në jetën institucionale dhe të mbështesë procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit të të dënuarave në shoqëri.

Kursi përfshin: Mësim praktik të gjuhës shqipe; Mbështetje psiko-sociale; Aktivizim të të dënuarave në procesin arsimor dhe social.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e cilëson këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt një trajtimi më gjithëpërfshirës dhe dinjitoz për çdo individ, pavarësisht prejardhjes së tyre.

Ky projekt përforcon qasjen humane të sistemit penitenciar shqiptar dhe nxit ndërtimin e urave të integrimit për të gjithë të dënuarit.

Për realizimin e këtij projekti po bashkëpunojnë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e Drejtësisë, Shërbimi i Provës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, Qendra Spitalore e Burgjeve, Ievp-të: Fier, Rrogozhinë, Pojskë Pogradec, Vlorë, Elbasan, Lushnje, Lezhë, Tepelenë, Fushë-Krujë, Tiranë, Burel, Durrës, Berat, Shkodër, Korçë, Peqin.

1 nga 2

/e.xh//a.f/

The post “Kurs i GjuhĂ«s Shqipe” pĂ«r tĂ« huajat nĂ« IEVP PojskĂ« – NjĂ« hap drejt rehabilitimit dhe riintegrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Projekte të reja për zhvillimin e sektorit hekurudhor në Shqipëri

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, u shpreh sot se viti 2026 do tĂ« shĂ«nojĂ« njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r zhvillimin e sistemit hekurudhor nĂ« ShqipĂ«ri, me disa projekte tĂ« reja qĂ« do tĂ« financohen nga fondet e HekurudhĂ«s Shqiptare.

“GjatĂ« vitit 2026 do tĂ« kemi mundĂ«si t’i japim jetĂ« projekteve tĂ« reja, qĂ« nuk janĂ« tĂ« bazuara nĂ« fondet e donarorĂ«ve pasi Hekurudha Shqiptare tashmĂ« do tĂ« mbaj njĂ« peshĂ« zhvilluese tĂ« projekteve” u shpreh Balluku, gjatĂ« inspektimit tĂ« kantierit tĂ« hekurudhĂ«s TiranĂ«s-Rinas-DurrĂ«s, ku po punohet pĂ«r ndĂ«rtimin e stacioneve tĂ« kĂ«saj linje hekurudhore.

Balluku veçoi nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tyre projekteve: HekurudhĂ«n e Kombit, qĂ« do tĂ« lidhĂ« ShkodrĂ«n me GjakovĂ«n, si pjesĂ« e njĂ« linje strategjike Kosovë–ShqipĂ«ri.

NdĂ«rtimi i linjĂ«s hekurudhore VlorĂ« – Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i VlorĂ«s, pĂ«rbĂ«n njĂ« investim tjetĂ«r tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r lehtĂ«simin e transportit drejt dhe nga aeroporti i ri.

Rivitalizimi i linjĂ«s RrogozhinĂ« – Fier – VlorĂ« do tĂ« jetĂ« njĂ« tjetĂ«r projekt pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar lĂ«vizjen rajonale dhe integrimin me projektet e reja.

Ministrja theksoi se kĂ«to investime synojnĂ« tĂ« modernizojnĂ« infrastrukturĂ«n hekurudhore, tĂ« lehtĂ«sojnĂ« lĂ«vizjen e qytetarĂ«ve dhe tĂ« forcojnĂ« lidhjet me vendet e rajonit, veçanĂ«risht me KosovĂ«n, teksa theksoi se “dallĂ«ndyshja e parĂ« do tĂ« jetĂ« hekurudha TiranĂ«-Rinas-DurrĂ«s”.

Këto projekte pritet të kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe transportin e qëndrueshëm në vend.

/r.e/

The post Balluku: Projekte të reja për zhvillimin e sektorit hekurudhor në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH: Përfundon projekti për ndërhyrje emergjente në urën e Milotit

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se nĂ« bashkĂ«punim me Universitetin Politeknik tĂ« TiranĂ«s, pĂ«rfunduan nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« shkurtĂ«r hartimin e projektit pĂ«r ndĂ«rhyrje emergjente nĂ« UrĂ«n e Milotit, me qĂ«llim hapjen sa mĂ« parĂ« pĂ«r trafikun e mjeteve me peshĂ« deri nĂ« 3,5 tonĂ«.

ARRSH bën të ditur se, gjithashtu brenda kësaj jave do të mbyllë edhe fazën e përgatitjes së procedurës së përshpejtuar për tenderim.

Ura autohekurudhore e Milotit, mbi lumin Mat, u mbyll gjatë muajit të kaluar për arsye sigurie, bazuar në njoftimin e ARRSH datë 25.07.2025.

ARRSH kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje.

/r.e/

The post ARRSH: Përfundon projekti për ndërhyrje emergjente në urën e Milotit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌