❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“MĂ« dhunuan nĂ« sy tĂ« dy grave, i kishin dhunuar edhe ato”- rrĂ«fen i mbijetuar i dhunĂ«s seksuale nga lufta e fundit nĂ« KosovĂ«

NĂ« emisionin “Debat Plus” sonte rrĂ«fimin po e jep njĂ« tjetĂ«r i mbijetuar i dhunĂ«s seksuale nga lufta e fundit nĂ« KosovĂ«.

Ai ka rrëfyer gjerë e gjatë për tmerrin që e përjetuan, dhunën që panë me sy të tyre, përfshirë masakra.

Por, në kulmin e luftës, familja mbeti pa ushqime dhe këtu ai vendosi të dal për të kërkuar ushqime, në shtëpi tjera të braktisura dhe këtu i ndodhi tmerri kur hasi në tre zyrtarë policorë serbë, të cilët e morën dhe e dërguan në një restorant.

Aty thotë që përjetoi tmerrin e jetës së tij.

“Antiqe, hajde t’ia kryejmĂ« punĂ«n kĂ«tij, mĂ« kanĂ« kap zhag, mĂ« rrehen, mĂ« kanĂ« lidh duart, mĂ« kanĂ« ngreh zhag, mĂ« kanĂ« shti nĂ« restorant, i ashtuquajturi atĂ«herĂ« Ă«shtĂ« quajtur Restorant “Beogradi”, ështĂ« pĂ«rballĂ« kinemasĂ« ABC, ashtu e ka pas atĂ« emĂ«r. Aty i rrahun, i torturum kur jam hy i kam pa dy zonja, dy femra shqiptare tĂ« zhveshura, atĂ«herĂ« m’u kanĂ« kĂ«put dy kĂ«mbĂ«t, ato veç i kishin pas dhunu ato. Aty mĂ« kanĂ« shtri pĂ«r toke, mĂ« ka ra shkelĂ«m ma ka qit njani kamĂ«n kĂ«tu, mĂ« kanĂ« desh edhe mĂ« ka dhunu qiky Antiqi, me fjalĂ«n ante, po emrin ky e ka pas Antiq, e ka pas njĂ« shejĂ« nĂ« ballĂ« kĂ«tu, i madh 2 metra..” ka rrĂ«fyer ai.

I emocionuar e me zë të dridhur, ai u bënë thirrje atyre dy grave që të paraqiten për të dëshmuar atë që ndodhi aty.

“Si n’kllapi u rreha pĂ«rjashta, shkelmin kur ma ka qit kĂ«tu mĂ« ka dhunu ky, dhe Antiqi, brima e atyre dy vajzave, zonjave gjithĂ« kam kĂ«rkue Ă«shtĂ« edhe dĂ«shmitar edhe shoqata jem edhe psikologia, gjithĂ« herĂ« kam kĂ«rku ju lutem nĂ«qoftĂ«se jeni gjallĂ« dikun, lajmĂ«rohuni nĂ« shoqatĂ«n nĂ« PrishtinĂ«, tregone rastin edhe vendin nĂ« qoftĂ«se nuk e dini pytne dikan restorant Ă«shtĂ« quajtur restorant Beogradi, ku jeni hi ju”, shprehet ai tek thotĂ« se pĂ«rkrahja e familjes sĂ« tij asnjĂ«herĂ« nuk ka munguar.

Ai falënderon QKRMT-në gjithashtu për ndihmën që i kanë ofruar ndër vite për të zbutur sado pak traumën e dhimbjen që e ka nga ky krim i tmerrshëm lufte i forcave të Serbisë.

The post “MĂ« dhunuan nĂ« sy tĂ« dy grave, i kishin dhunuar edhe ato”- rrĂ«fen i mbijetuar i dhunĂ«s seksuale nga lufta e fundit nĂ« KosovĂ« appeared first on Telegrafi.

Zjarr i madh në Sllovi të Lipjanit, rrezikohen shtëpitë

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Sllovi të Lipjanit, duke rrezikuar banesat në zonë.

Ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, si dhe për parandalimin e përhapjes së tyre në drejtim të shtëpive.

Tymi i dendur është parë nga disa kilometra larg, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi shkakun e zjarrit apo dëmet e mundshme.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 11 janë ende aktive, ndërsa 12 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll.

Sipas raportit të fundit nga Qendrat Operative 112 dhe Qendra Operative e Agjencisë, situata po menaxhohet në mënyrë të koordinuar me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët janë angazhuar intensivisht për të lokalizuar dhe shuar zjarret.

Agjencia ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke i ftuar ata të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar në numrat emergjentë 112, 193, 192.

“TĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t janĂ« ftuar tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar dhe tĂ« ndĂ«rmarrin masa parandaluese pĂ«r tĂ« shmangur shpĂ«rthimin e zjarreve. Çdo vatĂ«r zjarri duhet raportuar menjĂ«herĂ« nĂ« numrat 112, 193, 192”, thuhet tutje nĂ« njoftimin e tyre./Telegrafi/

The post Zjarr i madh në Sllovi të Lipjanit, rrezikohen shtëpitë appeared first on Telegrafi.

Kur do tĂ« thirret seanca e radhĂ«s konstituive – kĂ«to janĂ« kushtet qĂ« duhet pĂ«rmbushur

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të rikthehen në ulëset e tyre për të vijuar me seancën konstituive vetëm pasi aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese të publikohet zyrtarisht në faqen e saj.

Kanë kaluar tashmë dy javë që nga ndërprerja e përpjekjeve për konstituimin e legjislativit të nëntë, pas masës së përkohshëm të Kushtetueses, e cila ndalonte çdo veprim parlamentar në këtë drejtim deri më 8 gusht.

Sipas vendimit të fundit të shpallur më 8 gusht, deputetët tani kanë në dispozicion 30 ditë për të përmbyllur procesin e konstituimit. Gjatë kësaj periudhe, kryesuesi i seancës ka të drejtë të thërrasë mbledhje të Kuvendit çdo 48 orë, apo edhe më shpesh në përpjekje për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, si parakusht për funksionalizimin e tij dhe votimi do të jetë në mënyrë të hapur.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se afati i ri për konstituimin e Kuvendit fillon vetëm pasi të jenë përmbushur tri kushte: publikimi i Aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, shpallja e tij në Fletoren Zyrtare dhe përfundimi i afatit të masës së përkohshme. Ai beson se vazhdimi i seancës së re, e pesëdhjetë e pesta, do të thirret shumë shpejt.

Baraliu thekson se që nga momenti i hyrjes në fuqi të aktgjykimit, fillon të rrjedhë afati 30-ditor i përcaktuar nga Kushtetuesja, brenda të cilit mund të thirren seanca çdo 48 orë ose edhe më shpesh, në varësi të rrethanave dhe mundësive teknike.

Sipas Baraliut, juridikisht është thelbësore që vendimi të shpallet në mënyrë zyrtare, pasi masa e përkohshme mbetet në fuqi derisa kjo të ndodhë.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu vlerëson si urgjente publikimin sa më të shpejtë të vendimit në Fletoren Zyrtare.

“PikĂ«risht atĂ«herĂ« kur publikohet aktgjykimi i plotĂ«, kur shpallet nĂ« fletoren zyrtare dhe kur kalon afati i masĂ«s tĂ« pĂ«rkohshme zyrtare, kur tĂ« pĂ«rmbushen kĂ«to kushte, atĂ«herĂ« fillon rrjedhĂ« afati i ri prej 30 ditĂ«sh. Dhe brenda atij afati mund tĂ« vazhdojnĂ« aktivitetet e tyre pĂ«r vendime dhe veprime anĂ«tarĂ«t e kuvendit, gjegjĂ«sisht deputetĂ«t
Varet prej rrethanave dhe mundĂ«sive teknike. PĂ«rndryshe, ajo çka Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si juridike Ă«shtĂ« qĂ« vendimi duhet tĂ« shpallen nĂ« fletoren zyrtare. Gjykata Kushtetuese ka thĂ«nĂ« qĂ« masa e pĂ«rkohshme ende vazhdon, derisa nuk shpallet. Rrjedhimisht, kjo nĂ«nkupton qĂ« pasi tĂ« shpallet nĂ« faqen zyrtare vendimi hyn nĂ« fuqi dhe mund tĂ« zbatohet, rrjedhimisht fillon edhe afati pĂ«rkatĂ«s prej 30 ditĂ«sh tĂ« tjera tĂ« cilin e ka caktuar me aktgjykim kjo gjykatĂ« kushtetuese. NĂ« atĂ« afat fillojnĂ« tĂ« rrjedhin edhe afatet 48-orĂ«she. Brenda tyre munden edhe tri orĂ«, dy orĂ«, çdo pesĂ« minuta, mund tĂ« bĂ«jnĂ« ata episode deputetĂ«t tĂ« seancĂ«s konstituive dhe tĂ« vazhdojnĂ« ta konsistojnĂ« kuvendin
Besoj qĂ« shumĂ« shpejt del vendimi nĂ« Fletoren Zyrtare, sepse Ă«shtĂ« shumĂ« emergjente kjo punĂ«, duhet tĂ« bĂ«het shpejt”, tha Baraliu pĂ«r KosovaPress.

Krahas kësaj, njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, thekson se veprimet e para të partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje, tregojnë mungesë gatishmërie për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Siç thotë ai, LVV-ja duhet të reflektojë patjetër, veçanërisht pas këtij vendimi.

“Gjykata me kĂ«tĂ« vendim qĂ« nxori nĂ« pika tĂ« shkurtra tregoi se cila Ă«shtĂ« rruga e ditur pĂ«r tĂ« konstituuar Kuvendin. Mendoj qĂ« asnjĂ«ra prej subjekteve politike, me theks tĂ« veçantĂ« LVV-ja, nĂ«se nuk e ka pĂ«r qĂ«llim rrĂ«nimin e kĂ«tij sistemi demokratik qĂ« e kemi dhe nĂ«se nuk e ka pĂ«r qĂ«llim dĂ«mtimin e shtetit tĂ« KosovĂ«s, do tĂ« duhej patjetĂ«r qĂ« tĂ« reflektonte pas publikimit tĂ« aktgjykimit. Dhe kĂ«tĂ« 30 ditshin e afatit tĂ« ripĂ«rsĂ«ritur tashmĂ« pĂ«r tĂ« tretĂ«n herĂ«, do tĂ« duhej ta shfrytĂ«zonte pĂ«r tĂ« krijuar institucionet dhe pĂ«r tĂ« ecur tutje. Ka qenĂ« shqetĂ«suese reagimi i djeshĂ«m i tyre nĂ« kor, i asaj pjesĂ«s sĂ« propagandĂ«s sĂ« tyre, por edhe qĂ«ndrimi zyrtar i LVV-sĂ« ku atakon GjykatĂ«n Kushtetuese dhe shpreh mospajtim me vendimin qĂ« e ka nxjerrĂ«â€, thotĂ« Jashari.

Jashari potencon se reagimet e para të LVV-së pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese janë skeptike, ndërsa mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata në lidhje me aktgjykimin.

“NĂ«se i shohim reagimet fillestare, duket se LVV-ja nuk Ă«shtĂ« e gatshme ta zbatojĂ« diçka qĂ« Ă«shtĂ« mandatare e qĂ« vjen me aktgjykim tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, pĂ«rfillja e procedurave pĂ«r konstituimin e kuvendit ose hapja rrugĂ« pĂ«r konstituimin e kuvendit pa pjesĂ«marrjen e tyre. Reagimet fillestare janĂ« skeptike, megjithĂ«se do tĂ« ri-konfirmohej pĂ«rsĂ«ri se LVV-ja nuk e njeh kĂ«tĂ« sistem juridik dhe duket sikur ky sistem demokracie nuk i bie ‘tamam’ atyre pĂ«r faktin qĂ« vazhdimisht e sulmojnĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ« sa herĂ« qĂ« atyre nuk iu konvenon
 Mbetet pĂ«r tĂ« parĂ« se si do tĂ« sillet situata rreth vendimit tĂ« aktgjykimit. Por, reagimet e para nga LVV-ja tashmĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e zakonshme qĂ« tĂ« jenĂ« zhgĂ«njyese”, tha Jashari.

Ndërkaq, avokati Ardian Bajraktari konsideron se e dispozitivi i fundit i Aktgjykimit të Kushtetueses, i publikuar më 8 gusht, është shumë më i qartë se ai paraprak.

Sipas tij, në këtë aktgjykim sqarohet se kryesuesi teknik ka ndërmarrë veprime në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e punës së Kuvendit. Për tejkalimin e kësaj situate, Bajraktari kërkon reflektim nga subjekti politik fitues.

“Dispozitivi i aktgjykimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese i publikuar dje Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i qartĂ« sesa ai paraprak dhe pĂ«rmes kĂ«tij qartĂ«sohet fakti se kryesuesi teknik ka ndĂ«rmarrĂ« veprime nĂ« shpĂ«rputhje me aktgjykimin me kushtetutĂ«n dhe rregulloren e punĂ«s sĂ« kuvendit. PĂ«r tejkalimin e kĂ«saj situate kĂ«rkohet reflektim nĂ« tĂ« fazĂ« tĂ« procesit, para sĂ« gjithash, nga subjekti politik fitues. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, po ashtu, qartĂ«sohet se e drejta e subjektit politik fitues pĂ«r t’u propozuar kandidati nuk Ă«shtĂ« absolute, por ka kufizime”, thotĂ« Bajraktari.

Bajraktari thekson se aktgjykimet e GjykatĂ«s Kushtetuese janĂ« tĂ« detyrueshme pĂ«r t’u zbatuar. Ai shton se, edhe pse mund tĂ« ketĂ« diskutime mbi pĂ«rmbajtjen e aktgjykimeve, nĂ« fund tĂ« fundit ato duhet tĂ« respektohen dhe zbatohen.

“Sa i pĂ«rket çështjes se a do tĂ« zbatohet ose jo vendimi. Natyrisht, aktgjykimet e GjykatĂ«s Kushtetuese janĂ« tĂ« detyrueshme qĂ« tĂ« zbatohen nga ana e akterĂ«ve, tĂ« cilĂ«t iu adresohet. Diskutimet mund tĂ« bĂ«hen pĂ«rkitazi me aktgjykimet, por nĂ« instancĂ« tĂ« fundit ato duhet tĂ« zbatohen pasi Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht shqetĂ«suese mos zbatimi eventual i aktgjykimeve tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese”, tha Bajraktari.

Gjykata Kushtetuese tha të premten, më 8 gusht, se deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur. Po ashtu, gjykata vendosi që një kandidaturë për kryeparlamentar të votohet vetëm tri herë dhe se konstituimi i legjislaturës së nëntë duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh.

Në vendimin e publikuar, Kushtetuesja tha se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk e kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme.

Sipas vendimit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

The post Kur do tĂ« thirret seanca e radhĂ«s konstituive – kĂ«to janĂ« kushtet qĂ« duhet pĂ«rmbushur appeared first on Telegrafi.

Jo vetëm për turizëm, Shqipëria po bëhet destinacion edhe për dasma

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të ri dhe të preferuar për çiftet e huaja që duan të kurorëzojnë dashurinë në mënyrë të veçantë.

Nga bregdeti magjepsës i jugut, deri te kalatë mesjetare e fshatrat piktoreske, vendi ofron një sfond unik për dasma që kombinojnë natyrën, historinë dhe mikpritjen tradicionale.

Arkitektja Juliana OsmĂ«naj, e cila prej shumĂ« vitesh merret me organizimin e kĂ«tyre eventeve thotĂ« se prej mĂ« shumĂ« se katĂ«r vitesh, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« futur nĂ« hartĂ«n e “weddings destination”.

“Rasti na ka çuar me çiftet e pĂ«rziera, pra kur njĂ«ri nga bashkĂ«shortĂ«t ishte i huaj dhe duke parĂ« kĂ«tĂ« kĂ«naqĂ«sinĂ« qĂ« kur tĂ« huajt vinin kĂ«tu kishin edhe me zakonet tona tĂ« damave, lindi ideja qĂ« ta reklamonim si njĂ« ‘destination weddings’. Duke parĂ« kĂ«rkesĂ«n qĂ« pati, avash-avash shkoi nĂ« projekte konkrete dhe tani mund tĂ« them qĂ« Ă«shtĂ« trefishuar si kĂ«rkesa ashtu edhe konkretizimi i kĂ«tyre dasmave”.

Sipas OsmĂ«najt, çiftet e huaja qĂ« zgjedhin ShqipĂ«rinĂ« si vend pĂ«r t’u martuar janĂ« kryesisht nga Europa Veriore.

“Gjermani, Angli, vendet nordike, madje edhe nga Australia e LargĂ«t kemi pasur kĂ«rkesa. Normalisht duke qenĂ« se Ă«shtĂ« njĂ« dasmĂ« me destinacion, vetĂ« ata i ftojnĂ« miqtĂ« e tyre, por jo tĂ« gjithĂ« janĂ« nĂ« gjendje qĂ« tĂ« vijnĂ«. NĂ« pĂ«rgjithĂ«si variojnĂ« nĂ« 50 persona, ka edhe me 30, ka edhe 80, mĂ« tĂ« rralla janĂ« nĂ« 100”./Tv Klan

The post Jo vetëm për turizëm, Shqipëria po bëhet destinacion edhe për dasma appeared first on Telegrafi.

Kurti prezanton kandidatët e LVV për komunat e veriut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar sot kandidatët e LVV për kryetarë të tri komunave veriore në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në Leposaviq, LVV ka rikandiduar Lulzim Hetemin, i cili kërkon një mandat të dytë pas atij aktual. Për Zubin Potok, kandidati i Vetëvendosjes do të jetë Vedat Mehmeti, ndërsa për Zveçan, Fetah Peci.

Kurti tha se këta kandidatë përfaqësojnë vizionin e partisë për zhvillim, drejtësi dhe barazi për çdo qytetar, duke theksuar se në veri do të vazhdohet ndërtimi i institucioneve funksionale dhe sjellja e investimeve që ndikojnë në jetën e përditshme të banorëve.

Në prezantim morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm Alim Rama, Koordinatori i Qendrave dhe deputeti Salih Zyba, si dhe deputetët Armend Muja, Agim Bahtiri dhe Arjeta Fejza, të cilët riafirmuan mbështetjen e plotë për kandidatët.

“E ardhmja e veriut do tĂ« shkruhet me punĂ«, vizion dhe me fitoren e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje”, u tha nĂ« njoftimin e subjektit.

The post Kurti prezanton kandidatët e LVV për komunat e veriut appeared first on Telegrafi.

Dërgoi armë e municion në Itali, kapet 30-vjeçari nga Malësia e Madhe

Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas me inicialet F.M. (30) nga Malësia e Madhe, si pjesë e operacioni për goditjen e trafikimit të armëve.

Operacioni u zhvillua nga policia e Lezhës në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale Shkodër dhe GdF italiane, në koordinim me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës italiane në Shqipëri.

Shtetasi F.M. kishte dërguar pesë armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak në Itali kundrejt fitimit financiar.

Në pranga u vunë gjithashtu edhe dy shtetas të tjerë, drejtues të një mikrobusi për transport udhëtarësh, në bagazhet e të cilit u gjetën armët dhe municioni luftarak, të cilat janë konfiskuar.

Sekuestrimi u bë në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, ku u ndalua mikrobusi i nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë, i drejtuar nga shtetasit E. M. dhe A. D. Të dy këta shtetas janë shoqëruar nga policia italiane për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale ndaj shtetasit F. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për trafikim i armëve dhe municioneve luftarake.

The post Dërgoi armë e municion në Itali, kapet 30-vjeçari nga Malësia e Madhe appeared first on Telegrafi.

Musliu komenton reagimin e Ministrisë serbe të Drejtësisë për rastin Popoviq: Piskamë e pafuqisë së Serbisë për të ndërhyrë në Kosovë

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, reagon ndaj deklaratës së Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, e cila pretendon se pranimi i fajësisë nga Igor Popoviq është bërë nën presion.

Musliu thekson se Popoviq ka pranuar fajĂ«sinĂ« nĂ« njĂ« seancĂ« tĂ« hapur, tĂ« monitoruar edhe nga mediat, ku publikisht Ă«shtĂ« pajtuar me deklaratĂ«n e pĂ«rfaqĂ«suesit tĂ« tij ligjor dhe marrĂ«veshjen me ProkurorinĂ« Speciale tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r veprĂ«n penale “nxitje e pĂ«rçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas tij, pretendimet e SerbisĂ« janĂ« “tĂ« pavĂ«rteta dhe njĂ« piskamĂ« e pafuqisĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« vendimet sovrane e demokratike tĂ« institucioneve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”.

“Deklarata e MinistrisĂ« sĂ« DrejtĂ«sisĂ« e SerbisĂ« se pranimi i fajĂ«sisĂ« nga ana e Igor Popoviq Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ«n presion Ă«shtĂ« sa e pavĂ«rtetĂ« aq edhe njĂ« piskamĂ« e pafuqisĂ« sĂ« SerbisĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« vendimet sovrane dhe demokratike tĂ« institucioneve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, shtoi Musliu.

The post Musliu komenton reagimin e Ministrisë serbe të Drejtësisë për rastin Popoviq: Piskamë e pafuqisë së Serbisë për të ndërhyrë në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Rinovimet në spitalin e Ferizajt ndikojnë në kushte më të mira për punë

Rinovimet e fundit në spitalin e Ferizajt po vlerësohen se kanë ndikuar që të krijohen kushte më të mira për punë. Ndonëse investimet janë mirëpritur edhe nga pacientët e kësaj komune, si zgjidhje më e mirë shihet ndërtimi i një objekti të ri.

Ndonëse me një objekt të vjetruar dhe me hapësirë të kufizuar, personeli i Spitalit të Ferizajt, në baza ditore ofron shërbime të shumta për qytetarët. Madje së fundi ka rinovuar hapësirat e repartit të gjinekologjisë, duke krijuar kushte optimale për punë. Këtë projekt e ka vlerësuar stafi i repartit duke vëne në dukje se janë krijuar kushte për punë profesionale.

“ËshtĂ« njĂ« repart i cili ka ndryshuar komplet. Ndryshimet janĂ« pozitive sa qĂ« po vĂ«rehen si nĂ« punĂ«n tonĂ« profesionale si mjekĂ« po ashtu edhe tek pacientĂ«t. FalĂ«nderojmĂ« menaxheret e Spitalit dhe tĂ« SHSKUK-sĂ« nĂ« PrishtinĂ« qĂ« kanĂ« ndihmuar qĂ« ky spital tĂ« ketĂ« pajisjet e duhura mjekĂ«sore, nĂ« kĂ«tĂ« rast dy ultrazĂ«ra tĂ« rinj, e veçanĂ«risht duhet theksohet me pajisjet me ajrin medicinal tĂ« cilat janĂ« nĂ«pĂ«r sallat operative”, tha Minire Alilaj, shefe e repartit tĂ« GjinekologjisĂ«.

Se ky investim është tejet i qëlluar e kanë thënë edhe pacientët, teksa e kanë çmuar punën e stafit në ofrimin e shërbimeve profesionale.

“Realisht duke u nisur nga kuptimi qĂ« kujdesi shĂ«ndetĂ«sor luan rol jashtĂ«zakonisht shumĂ« tĂ« madh pĂ«r pacientĂ«t, sigurisht qĂ« edhe renovimi nĂ« institucionet shĂ«ndetĂ«sore luan njĂ« rol tĂ« madh pĂ«r neve si pacient”, tha Albulena Lecaj Mema, paciente.

Drejtuesit e Spitalit në Ferizaj kanë çmuar lart përkrahjen nga SHSKUK-ja, në realizmin e kërkesave për furnizim me pajisje shëndetësore.

“GjithĂ« ky investim bĂ«het nĂ« koordinim me spitalin e pĂ«rgjithshĂ«m e me shefat e njĂ«sive. QĂ«llimi Ă«shtë qĂ« sado kudo tĂ« bĂ«het njĂ« komoditet dhe tĂ« rritet cilĂ«sia dhe normal tĂ« zgjerohet gama e shĂ«rbimeve mjekĂ«sore qĂ« ofron Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m nĂ« Ferizaj mĂ« kĂ«to kapacitete qĂ« i ka, si nĂ« atë hapĂ«sinore ashtu edhe të resurseve njerĂ«zore”, tha Fikret Arifi, ud i drejtorit tĂ« spitalit tĂ« Ferizaj.

Kohë më parë në këtë spital janë rinovuar reparti i pediatrisë dhe sallat operative të kirurgjisë. Ndonëse investimeve të dukshme, problemin përfundimisht do ta zgjidhte vazhdimi i projektit të spitalit të ri cili prej vitesh ka mbetur në mëshirën e kohës.

The post Rinovimet në spitalin e Ferizajt ndikojnë në kushte më të mira për punë appeared first on Telegrafi.

Po gjuante derrin e egër në Berat, 53-vjeçari vret nga pakujdesia bashkëfshatarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bogdan në Berat.

Një 57-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është qëlluar nga bashkëfshatari i tij 53 vjeç.

Të dy kanë qenë duke ruajtur prej disa netësh parcelat me misër që i dëmtonin derrat, kur në përpjekje për të gjuajtur derrin, 53-vjeçari Dhimitër Kuqi ka gjuajtur aksidentalisht bashkëfshatarin e tij Adriatik Toska, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, shkruan A2.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po kryejnë edhe veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Beratit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:00, në fshatin Bogdan, Berat, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Shtetasi Th. K, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

The post Po gjuante derrin e egër në Berat, 53-vjeçari vret nga pakujdesia bashkëfshatarin appeared first on Telegrafi.

Rruga B nĂ« PrishtinĂ« shndĂ«rrohet nĂ« galeri arti pĂ«r “Meeting of Styles Kosova 2025”

Rruga B sonte u kthye në galeri të hapur ku mbi 100 artistë nga 29 shtete sollën ngjyra, energji dhe mesazhe që flasin me murin.

Duke filluar nga sonte, pĂ«r tri ditĂ« me radhĂ«, Rruga B nĂ« PrishtinĂ« kthehet nĂ« njĂ« galeri tĂ« hapur nĂ« kuadĂ«r tĂ« edicionit tĂ« 9-tĂ« tĂ« Festivalit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Grafitit “Meeting of Styles Kosova”, njĂ« nga ngjarjet me ndikimin mĂ« tĂ« madh kulturor e social nĂ« vend qĂ« nga viti 2017.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se kur arti del në rrugë, qyteti merr frymë ndryshe.

“Meetings of Styles e ktheu PrishtinĂ«n nĂ« pikĂ« takimi tĂ« stilit urban, bashkĂ«punimit dhe kreativitetit ndĂ«rkombĂ«tar. Krenar qĂ« Kryeqyteti Ă«shtĂ« shtĂ«pia e kĂ«tij manifestimi kaq tĂ« fuqishĂ«m artistik dhe kulturor”, ka shkruar Rama.

NĂ«n moton “Kauza e Zgjedhur”, festivali bashkon 100 artistĂ« nga 29 shtete, tĂ« cilĂ«t po krijojnĂ« murale dhe instalacione artistike qĂ« pasqyrojnĂ« ndikimin e zgjedhjeve personale nĂ« tĂ« ardhmen kolektive. Vepra tĂ« fuqishme me mesazhe empatie, shprese dhe dashurie po transformojnĂ« hapĂ«sirĂ«n publike nĂ« njĂ« vend takimi e reflektimi.

“Tema ‘Kauza e Zgjedhur’ na fton tĂ« shohim nga brenda jashtĂ«, tĂ« ndĂ«rtojmĂ« mbi empatinĂ« dhe tĂ« kontribuojmĂ« pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme mĂ« humane pĂ«r tĂ« gjithĂ«. PĂ«rmes artit, bashkĂ«punimit dhe dashurisĂ« pĂ«r jetĂ«n, e bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« tĂ« mundur”, theksojnĂ« organizatorĂ«t nga Q’art – Qendra pĂ«r Zhvillimin e Artit.

Më poshtë u sjellim fotot e realizuara nga fotografi i Telegrafit, Korab Basha.

 

The post Rruga B nĂ« PrishtinĂ« shndĂ«rrohet nĂ« galeri arti pĂ«r “Meeting of Styles Kosova 2025” appeared first on Telegrafi.

Qorrolli për vendimin e Kushtetueses: Ndërhyrje brutale në kompetencat e Kuvendit të Kosovës

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje të paprecedent në punën e Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin special në TV Dukagjini, Qorrolli ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar kompetencat e saj kushtetuese dhe ka cenuar autonominë funksionale të pushtetit legjislativ.

“PĂ«r arsye shumĂ« tĂ« thjesht qĂ« Ă«shtĂ« edhe kushtetuese, edhe juridike edhe logjike. Sepse sot nĂ« gjĂ«nĂ« qĂ« ka shpallur gjykata Kushtuese, qĂ« nĂ«nkupton dispozitivin e njĂ« aktgjykimi, Gjykata ka marrĂ« njĂ« veprim qĂ« nĂ« pĂ«rmbajtje e tij juridike dhe pasojĂ«n institucionale qĂ« do ta prodhojĂ« pĂ«rben tejkalim tĂ« kompetencave kushtetuese dhe njĂ«kohĂ«sisht cenim tĂ« autonomisĂ« funksionale tĂ« Kuvendit, si pushtet legjislativ”.

“D.m.th. kjo Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«rhyrje brutalisht e kodifikuar e GjykatĂ«s Kushtetuese nĂ« kompetencat e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s. Zakonisht laikĂ«t nĂ« demokracitĂ« e brishta thonĂ« qĂ« po ndĂ«rhynĂ« politike nĂ« gjyqĂ«sor. Ky Ă«shtĂ« rasti mĂ« eklatant nĂ« demokracinĂ« e reja tĂ« EvropĂ«s postkomuniste, tĂ« 35 viteve tĂ« fundit qĂ« gjyqĂ«sori ndĂ«rhynĂ« nĂ« kompetencat e pushtetit legjislativ
”, ka thĂ«nĂ« Qorrolli.

The post Qorrolli për vendimin e Kushtetueses: Ndërhyrje brutale në kompetencat e Kuvendit të Kosovës appeared first on Telegrafi.

“Zgjohen” zjarret nĂ« ShqipĂ«ri, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra janĂ« ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 13 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, nga të cilat 6 janë shuar plotësisht, ndërsa 7 vatra vijojnë të jenë aktive.

Situata paraqitet më problematike në zona me terren të vështirë malor dhe bimësi të dendur, ku ndërhyrja nga toka është e kufizuar dhe operacionet ajrore janë thelbësore.

Forcat zjarrfikëse, shërbimet pyjore dhe mjetet ajrore vendase dhe ndërkombëtare janë angazhuar intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur deri më tani rrezikun për banesat dhe jetët njerëzore.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku VlorĂ« – Fshatin NavaricĂ«, zjarri Ă«shtĂ« spostuar nĂ« drejtim tĂ« malit mbi fshat. NĂ« fshatin LeshnicĂ« e Poshtme pas punĂ«s dhe ndĂ«rhyrjen nga ajri Ă«shtĂ« shmangur rreziku pĂ«r banesat. NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« forcave nĂ« terren operuan helikopteri i ForcĂ«s Ajrore dhe dy avionĂ«t Fireboss, tĂ« ardhur nga Suedia, tĂ« cilĂ«t kryen 44(2×22) hedhje. Fshatin Tragjas, njĂ«sia administrative Orikum, bashkia VlorĂ«. Zjarri zhvillohet nĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre dhe bimĂ«si tĂ« ulĂ«t. NĂ« zonĂ« po operojnĂ« 17 efektivĂ« nga MZSH VlorĂ« dhe 3 nga ShĂ«rbimi Pyjor. Momentalisht nuk ka rrezik pĂ«r banesa.

Qarku Fier – Fshatin LofkĂ«nd, njĂ«sia administrative QendĂ«r Dukas, bashkia MallakastĂ«r. Nga angazhimi i forcave nĂ« terren dhe ndĂ«rhyrjes nga ajri Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i mundur izolimi i vatrĂ«s sĂ« zjarrit. Zjarri mbetet aktiv nĂ« dy vatra, nĂ« pjesĂ«n jugore dhe atĂ« veriperĂ«ndimore. NĂ« tĂ« dyja pikat Ă«shtĂ« e pamundur operimi nga toka. Vijon puna pĂ«r izolimin e vatrĂ«s sĂ« zjarrit me ndĂ«rhyrje nga ajri, ku operon avioni Kroat Canadair.

Qarku LezhĂ« – Fshatin Malaj EpĂ«rm, njĂ«sia administrative RrĂ«shen, bashkia MirditĂ«. Zjarri vijon tĂ« jetĂ« aktiv nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe pyjore me pishĂ«, lis, shkurre dhe bimĂ«si tĂ« dendur, nĂ« njĂ« terren tĂ« vĂ«shtirĂ« dhe qĂ« nuk mundĂ«son operimin me mjete ujĂ« hedhĂ«se. NĂ« zonĂ« po operojnĂ« 33 forca operacionale nga strukturat vendore. Forcat po punojnĂ« kryesisht nĂ« krijimin e brezave ndarĂ«s pĂ«r pengimin e pĂ«rhapjes sĂ« zjarrit. SipĂ«rfaqja e pĂ«rshkuar nga zjarri vlerĂ«sohet paraprakisht nĂ« 10 ha. Momentalisht nuk ka rrezik pĂ«r zonat e banuara.

Qarku DibĂ«r – Vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plan i BardhĂ«, bashkia Klos, Ă«shtĂ« riaktivizuar vatra e zjarrit tĂ« shuar ditĂ« mĂ« parĂ«. Zjarri Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll dhe nuk pĂ«rbĂ«n rrezik pĂ«r pĂ«rhapje. Nuk ka rrezik pĂ«r banesa.

Qarku Elbasan – Fshatin Lleshaj, njĂ«sia administrative Poroçan, bashkia Gramsh. Zjarri zhvillohet nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe pyjore me dushqe nĂ« njĂ« distancĂ« tĂ« largĂ«t dhe terren i vĂ«shtirĂ« nĂ« kufi me bashkinĂ« PĂ«rrenjas. ËshtĂ« punuar gjatĂ« ditĂ«s dhe vatra e zjarrit Ă«shtĂ« izoluar plotĂ«sisht. Vatra e zjarrit po mbahet nĂ« monitorim nga punonjĂ«s tĂ« ShĂ«rbimit Pyjor pĂ«r mos riaktivizime tĂ« mundĂ«shme.

Qarku TiranĂ« – Malin e BĂ«rzhitĂ«s, njĂ«sia administrative BĂ«rzhitĂ«, bashkia TiranĂ«. Zjarri zhvillohet nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe me bimĂ«si tĂ« dendur. NĂ« terren po punojnĂ« 15 forca nga MZSH TiranĂ«. Vijon puna pĂ«r shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik pĂ«r banesa./Tv Klan

The post “Zgjohen” zjarret nĂ« ShqipĂ«ri, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra janĂ« ende aktive appeared first on Telegrafi.

ÇfarĂ« vendosi Kushtetuesja pĂ«r zgjedhjen e kryeparlamentarit?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar që kryetari i Kuvendit të zgjidhet përmes votimit të hapur, ndërsa i njëjti kandidat nuk mund të hidhet në votim më shumë se tri herë.

Po ashtu, konstituimi i Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditëve nga publikimi i aktgjykimit në Gazetën Zyrtare. Vendimi ka nxitur reagime të ndryshme nga spektri politik dhe institucional në vend.

LĂ«vizja VetĂ«vendosje (LVV), partia fituese e zgjedhjeve, e ka cilĂ«suar kĂ«tĂ« vendim si arbitrar dhe nĂ« kundĂ«rshtim me parimet e shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s. Ajo akuzoi GjykatĂ«n pĂ«r ndĂ«rhyrje flagrante nĂ« punĂ«t e Kuvendit dhe paralajmĂ«roi rrezikun e “pushtetit juridik tĂ« pakontrolluar”.

LVV nuk ka bërë të qartë nëse do ta respektojë ose jo aktgjykimin.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e mirëpritën vendimin, duke e quajtur atë një fitore kushtetuese dhe demokratike.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se vendimi konfirmon se VV-ja ka mbajtur peng Kuvendin, ndërsa LDK-ja e cilësoi sjelljen e VV-së si përpjekje të qëllimshme për kapje të institucionit më të lartë përfaqësues në vend.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) foli për një rrëzim të diktatit, ndërsa nga skena ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian dhe Ambasada Gjermane në Kosovë u kanë bërë thirrje partive që ta pranojnë vendimin dhe të gjejnë kompromise për të përfunduar sa më shpejt konstituimin e Kuvendit.

Ish-gjyqtarë të Kushtetueses, si Enver Hasani dhe Kadri Kryeziu, kanë theksuar disa paqartësi në aktgjykim, përfshirë mungesën e sanksioneve për moszbatim dhe përfshirjen e emrit të Avni Deharit në udhëzime, ndonëse ndaj tij ekziston dyshimi për shkelje kushtetuese.

Në një reagim të mëvonshëm deputetja e LVV Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar edhe të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.

“E nderuara zonja Prattipati,  nuk Ă«shtĂ« mirĂ« nĂ«se i keni vizituar njĂ« ditĂ« para se gjyqtarĂ«t e Kushtetueses tĂ« vetĂ«poshtĂ«roheshin me kĂ«tĂ« njoftim pĂ«r Aktgjykimin”, ka shkruar ajo nĂ« Facebook.

Deputetja e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK), Vlora Çitaku, nĂ« TV Dukagjini ka theksuar se pĂ«r partinĂ« e saj edhe vendimi i mĂ«hershĂ«m i Kushtetueses ka qenĂ« “i qartĂ« si loti”.

“PĂ«r PDK-nĂ« edhe vendimi i mĂ«hershĂ«m i Kushtetueses ka qenĂ« i qartĂ« si loti. QĂ« nga seancĂ« e parĂ«, pas publikimit tĂ« aktvendimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, paraprak, ne nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme i kemi bĂ«rĂ« thirrje kryesuesit tĂ« seancĂ«s qĂ« tĂ« mos ta shkel KushtetutĂ«n, mos ta shkel vendimin e GjykatĂ«s Kushtetues.

Derisa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj ka deklaruar për Tv Dukagjinin se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim dhe do të marrë pjesë në seancë për të ushtruar të drejtën e votës, por jo për të mbështetur kandidatin e Vetëvendosjes.

“Ne nuk kemi ndryshuar qĂ«ndrim deri mĂ« tani, do tĂ« jemi nĂ« ulĂ«t tona dhe do tĂ« votim. Sepse kemi kĂ«rkuar tĂ« na jepet e drejta pĂ«r tĂ« votuar, pĂ«r ose kundĂ«r. VotĂ« pĂ«r VV-nĂ« nuk kemi si LDK”, ka shtuar Zogaj./Telegrafi/

The post ÇfarĂ« vendosi Kushtetuesja pĂ«r zgjedhjen e kryeparlamentarit? appeared first on Telegrafi.

Deputetja e LVV-sĂ«, pĂ«rfaqĂ«sueses amerikane: S’ështĂ« mirĂ« nĂ«se e vizituat Kushtetuesen njĂ« ditĂ« para njoftimit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka vazhduar me kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin për seancën konstituive të Kuvendit, duke përfshirë në komentet e saj edhe të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.

Në një reagim publik, Kryeziu-Hyseni ka lënë të nënkuptohet se një takim i mundshëm mes Prattipatit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese një ditë para publikimit të njoftimit për aktgjykimin, ngrit pyetje për integritetin e procesit.

“E nderuara zonja Prattipati, nuk Ă«shtĂ« mirĂ« nĂ«se i keni vizituar njĂ« ditĂ« para se gjyqtarĂ«t e Kushtetueses tĂ« vetĂ«poshtĂ«roheshin me kĂ«tĂ« njoftim pĂ«r aktgjykimin”, ka shkruar deputetja.

Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kritike ndaj veprimeve të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar për tejkalim të kompetencave dhe ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit.

The post Deputetja e LVV-sĂ«, pĂ«rfaqĂ«sueses amerikane: S’ështĂ« mirĂ« nĂ«se e vizituat Kushtetuesen njĂ« ditĂ« para njoftimit appeared first on Telegrafi.

Çitaku pĂ«r vendimin e Kushtetueses: JashtĂ«zakonisht i qartĂ«, si e zeza nĂ« tĂ« bardhĂ«

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet përmes votimit të hapur, me pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve dhe brenda afatit 30-ditor. Sipas vendimit të publikuar të premten, një kandidat i vetëm mund të votohet maksimumi tre herë, ndërsa të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme, pasi nuk është zbatuar aktgjykimi i 26 qershorit të këtij viti.

PĂ«r kĂ«tĂ« ka folur deputetja e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK), Vlora Çitaku, e cila nĂ« emisionin FIVE tĂ« Dukagjinit ka theksuar se pĂ«r partinĂ« e saj edhe vendimi i mĂ«hershĂ«m i Kushtetueses ka qenĂ« “i qartĂ« si loti”.

Ajo akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe kryesuesin e seancës, Avni Dehari, se kanë shpërfillur me vetëdije aktgjykimin e gjykatës të 26 qershorit dhe kanë devijuar nga rendi i ditës i dakorduar më 8 prill.

KĂ«saj radhe, vendimi i Kushtetueses Ă«shtĂ« shumĂ« i qartĂ«, sipas Çitakut.

“PĂ«r PDK-nĂ« edhe vendimi i mĂ«hershĂ«m i Kushtetueses ka qenĂ« i qartĂ« si loti. QĂ« nga seancĂ« e parĂ«, pas publikimit tĂ« aktvendimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, paraprak, ne nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme i kemi bĂ«rĂ« thirrje kryesuesit tĂ« seancĂ«s qĂ« tĂ« mos ta shkel KushtetutĂ«n, mos ta shkel vendimin e GjykatĂ«s Kushtetues. Dhe t’i kthehet rendit tĂ« ditĂ«s, tĂ« dakorduar me datĂ«n 8 prill, nga ish-kryetari zoti Konjufca dhe liderĂ«t e partive parlamentare. PĂ«r fat tĂ« keq, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vetĂ«dijshme LVV-ja pĂ«rmes kryesuesit Avni Dehari pati vendosur qĂ« tĂ« shpĂ«rfillĂ« nĂ« plotni, aktgjykimin e Kushtetueses. Dhe filluan t’i japin njĂ« lloj interpretimi, ashtu siç i konvenonte botĂ«kuptimit tĂ« tyre. Dhe u detyruam qĂ« sĂ«rish tĂ« dĂ«rgojmĂ« pyetje shtese nĂ« gjykatĂ«. KĂ«saj radhe Ă«shtĂ« e zezĂ« nĂ« tĂ« bardhĂ«, jashtĂ«zakonisht e qartĂ«, pa asnjĂ« lloj ambiguiteti qĂ« kryesuesi uzurpuar foltoren  Kuvendit, seancĂ«n plenare duke mos lejuar konstituimi. Vendimi i gjykatĂ«s sot e vulos atĂ« qĂ« PDK-ja e ka thĂ«nĂ« tash e disa muaj mĂ« zĂ« tĂ« lartĂ«â€Šâ€, ka thĂ«nĂ« Çitaku.

The post Çitaku pĂ«r vendimin e Kushtetueses: JashtĂ«zakonisht i qartĂ«, si e zeza nĂ« tĂ« bardhĂ« appeared first on Telegrafi.

Edhe pas vendimit tĂ« Kushtetueses LDK-ja s’ndĂ«rron qĂ«ndrim, Zogaj: S’kemi votĂ« pĂ«r LVV-nĂ«

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka folur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që urdhëron zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të hapur dhe brenda 30 ditëve. Sipas njoftimit, një kandidat i vetëm mund të votohet maksimumi tre herë.

Në një intervistë në FIVE të TV Dukagjinit, Zogaj ka thënë se respektimi i këtij aktgjykimi është thelbësor për ruajtjen e demokracisë në vend.

“Ne presim qĂ« tĂ« gjitha partitĂ« politike ta respektojnĂ« kĂ«tĂ« aktgjykim. ËshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r demokracinĂ« e vendit tonĂ« qĂ« tĂ« respektohen aktgjykimet e GjykatĂ«s Kushtetuese. TĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« e presim edhe kĂ«saj radhe. I kemi parĂ« disa reagime, po jo diçka zyrtare nga partia fituese e zgjedhjeve. FtojmĂ« qĂ« tĂ« respektohet ky aktgjykim, nĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n nĂ« hyjmĂ« nĂ« njĂ« cikĂ«l shumĂ« tĂ« rrezikshĂ«m pĂ«r demokracinĂ« e vendit. Pra tani gjithçka Ă«shtĂ« e qartĂ«, tĂ« kthemi nĂ« Kuvend, tĂ« propozohet kandidati pĂ«r kryetar tĂ« Kuvendit dhe tĂ« votojmĂ« tĂ« gjithĂ« deputetĂ«t
”, ka thĂ«nĂ« Zogaj.

Sipas Zogajt, LDK nuk ka ndryshuar qëndrim dhe do të marrë pjesë në seancë për të ushtruar të drejtën e votës, por jo për të mbështetur kandidatin e Vetëvendosjes.

“Ne nuk kemi ndryshuar qĂ«ndrim deri mĂ« tani, do tĂ« jemi nĂ« ulĂ«t tona dhe do tĂ« votim. Sepse kemi kĂ«rkuar tĂ« na jepet e drejta pĂ«r tĂ« votuar, pĂ«r ose kundĂ«r. VotĂ« pĂ«r VV-nĂ« nuk kemi si LDK”, ka shtuar Zogaj.

The post Edhe pas vendimit tĂ« Kushtetueses LDK-ja s’ndĂ«rron qĂ«ndrim, Zogaj: S’kemi votĂ« pĂ«r LVV-nĂ« appeared first on Telegrafi.

LVV: Gjykata Kushtetuese po shpik rregulla dhe po ndikon politikisht në krizën kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një devijim të rrezikshëm nga roli i saj kushtetues dhe si ndërhyrje flagrante në kompetencat e Kuvendit.

Sipas njoftimit tĂ« LVV-sĂ«, Gjykata ka tejkaluar mandatin e saj duke “shpikur norma tĂ« reja juridike” dhe duke “uzurpuar funksione qĂ« i takojnĂ« ekskluzivisht Kuvendit tĂ« KosovĂ«s”.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka tĂ« drejtĂ« tĂ« krijojĂ« rregulla tĂ« reja qĂ« nuk janĂ« tĂ« pĂ«rcaktuara as nĂ« KushtetutĂ«, as nĂ« Rregulloren e Kuvendit. Shpikja arbitrare e normave si ajo pĂ«r kufizimin e propozimit tĂ« kandidatit pĂ«r kryetar Kuvendi vetĂ«m tri herĂ«, Ă«shtĂ« shembull i rrezikshĂ«m i interpretimit qĂ« shkon pĂ«rtej juridiksionit kushtetues”, thuhet nĂ« reagim.

VV ka shtuar se vendimi i Gjykatës ka përmasa politike dhe se cenon rëndë ndarjen e pushteteve.

“KushtetutĂ«n e ndryshon vetĂ«m Kuvendi ose referendumi, jo anĂ«tarĂ«t e GjykatĂ«s. Gjykata Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« organ jashtĂ«kushtetues nĂ«se vazhdon tĂ« prodhojĂ« norma tĂ« reja.”

NĂ« komunikatĂ« kritikohet edhe pĂ«rmendja e Kryesuesit tĂ« seancĂ«s konstituive, Avni Dehari, duke u cilĂ«suar si “etiketim politik pa bazĂ« juridike”, ndĂ«rsa vlerĂ«sohet se Gjykata po mban qĂ«ndrime tĂ« njĂ«anshme nĂ« dĂ«m tĂ« parimeve demokratike.

LĂ«vizja VetĂ«vendosje e pĂ«rmbyll reagimin me paralajmĂ«rimin se po pĂ«rballemi me njĂ« “pushtet juridik tĂ« pakontrolluar qĂ« sfidon vullnetin popullor dhe rendin kushtetues”.

The post LVV: Gjykata Kushtetuese po shpik rregulla dhe po ndikon politikisht në krizën kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Kryeziu: Gjykata Kushtetuese do të trajtojë edhe çështje të tjera lidhur me krizën kushtetuese

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se procesi i trajtimit të situatës kushtetuese në vend ende nuk ka përfunduar.

Ai ka bërë të ditur se Gjykata pritet të shqyrtojë edhe çështje të tjera të ngritura, përfshirë ato që lidhen me afatin 30-ditor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“NĂ« kanale private u informova qĂ« çështjet qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me pyetjet si tĂ« veprohet pas skadimit tĂ« afatit 30 ditor, Gjykata Kushtetuese do t’i trajtojĂ« nĂ« vendimin e saj nĂ« lidhje me pyetjet qĂ« i ka shtruar Presidentja e RepublikĂ«s. Pra, procesi nuk ka pĂ«rfunduar”, ka shkruar Kryeziu.

Ai shtoi se mbetet të shpresohet që këto çështje do të marrin një trajtim të drejtë dhe gjithëpërfshirës nga ana e institucionit më të lartë kushtetues në vend.

The post Kryeziu: Gjykata Kushtetuese do të trajtojë edhe çështje të tjera lidhur me krizën kushtetuese appeared first on Telegrafi.

BE reagon pas vendimit të Kushtetueses: Zgjidheni kryetarin e Kuvendit, nuk ka më kohë për humbje

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila përcaktoi se Kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin e ri përmes një procesi votimi të hapur dhe brenda afatit prej 30 ditësh.

Në deklaratën e BE-së thuhet se vendimi i Gjykatës ka dhënë sqarime të rëndësishme dhe se të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës duhet ta respektojnë këtë vendim dhe të gjejnë kompromisin e nevojshëm për të zgjedhur Kryetarin dhe Nënkryetarët e rinj të Kuvendit.

“BE-ja u bĂ«n thirrje tĂ« gjitha partive politike tĂ« pĂ«rfaqĂ«suara nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s qĂ« t’i pĂ«rmbahen kĂ«tij vendimi dhe tĂ« gjejnĂ« kompromisin dhe shumicĂ«n e nevojshme pĂ«r tĂ« ecur me shpejtĂ«si me procesin e zgjedhjes sĂ« Kryetarit tĂ« Kuvendit dhe ZĂ«vendĂ«skryetarĂ«ve”.

“Nuk ka mĂ« kohĂ« pĂ«r t’u humbur nĂ« bllokadĂ«n politike”, thuhet nĂ« reagimin e BE-sĂ«, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r veprim tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« bashkĂ«renduar tĂ« forcave politike nĂ« funksion tĂ« rikthimit tĂ« normalitetit institucional./Telegrafi/

The post BE reagon pas vendimit të Kushtetueses: Zgjidheni kryetarin e Kuvendit, nuk ka më kohë për humbje appeared first on Telegrafi.

Arrestohet në Bërnjak një shtetas i Serbisë, iu gjeten 20 fishekë në veturë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Bërnjak.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Policia kufitare nĂ« BĂ«rnjak e ka ndalur njĂ« person i cili nĂ« veturĂ« kishte 20 fishekĂ« tĂ« kalibrit 9mm”, tha Elshani.

Elshani tutje u shpreh se pas arrestimit, i dyshuari, shtetas i Serbisë, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/

The post Arrestohet në Bërnjak një shtetas i Serbisë, iu gjeten 20 fishekë në veturë appeared first on Telegrafi.

❌