Guvernatori Sejko: Inflacioni në objektivin 3% deri në mesin e 2026-s
TIRANĂ, 6 gusht /ATSH/ Inflacioni i çmimeve tĂ« konsumit nĂ« ShqipĂ«ri ka shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« lehtĂ« dhe tĂ« pritshme gjatĂ« tremujorit tĂ« dytĂ« tĂ« vitit, duke arritur nĂ« 2,3%, nga 2,1% nĂ« tremujorin e parĂ«. MegjithatĂ«, inflacioni vijon tĂ« mbetet nĂ«n objektivin prej 3%, deklaroi Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko.
Në konferencën për mediet sot, Sejko tha se rritja e inflacionit u ndikua kryesisht nga: çmimet e ushqimeve dhe rritja e qirave, ndërsa pjesa tjetër e artikujve të shportës së konsumit ka pasur ecuri të qëndrueshme.
Guvernatori bëri të ditur se, inflacioni bazë u rrit nga 2,4% në 2,6%, për shkak të rritjes së pagave dhe qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit.
âKĂ«to tendenca janĂ« nĂ« pĂ«rputhje me pritjet tona, edhe pse inflacioni ka rezultuar pak mĂ« i ulĂ«t se parashikimet fillestareâ, tha Sejko, duke shtuar se ky rezultat lidhet me uljen e marzheve tĂ« fitimit tĂ« bizneseve, ofertĂ«n pozitive nĂ« treg, dhe rĂ«nien mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« inflacionit nĂ« EurozonĂ«.
Banka e Shqipërisë parashikon rikthim në objektivin 3% të inflacionit në 2026-n.
âSipas parashikimeve tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, inflacioni do tĂ« rikthehet nĂ« objektivin 3% gjatĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit 2026. Kjo ecuri do tĂ« mbĂ«shtetet nga: Balancimi mĂ« i mirĂ« mes kĂ«rkesĂ«s dhe ofertĂ«s pĂ«r mallra dhe shĂ«rbime, stabilizimi i inflacionit nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare, kurs mĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m i kĂ«mbimit dhe pritje mĂ« tĂ« qarta dhe tĂ« ankoruara pĂ«r inflacionin nĂ« vendâ, deklaroi Sejko.
/r.e/
The post Guvernatori Sejko: Inflacioni në objektivin 3% deri në mesin e 2026-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.