Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Studimi: Personat që flasin gjatë filmave janë më egocentrikë dhe më pak të besueshëm

Një studim i fundit ka zbuluar se personat që flasin gjatë filmave mund të perceptohen si më pak të besueshëm dhe më egocentrikë. Sipas një studimi të publikuar në revistën Psychological Science, shkelësit e normave shoqërore, si të folurit gjatë shfaqjeve filmike, shpesh gjykohen me ashpërsinë më të madhe. Ata shihen si më pak moralë, të pa kujdeshëm dhe më egoistë.

Edhe pse studimi nuk është fokusuar pikërisht te kinematë, ai tregon se veprime të tilla, që prishin përvojën e përbashkët të shikimit të një filmi, mund të krijojnë një perceptim negativ tek të tjerët. Në këtë kuadër, individët që flasin gjatë filmave shpesh i shkelin rregullat e padukshme të shoqërisë dhe nuk respektojnë hapësirën e përbashkët, duke i bërë ata të duken si më të mbrapshtë dhe më pak të vëmendshëm ndaj nevojave të të tjerëve.

The post Studimi: Personat që flasin gjatë filmave janë më egocentrikë dhe më pak të besueshëm appeared first on iconstyle.al.

E dinit? Të kapësh prej dore partnerin mund të ulë presionin e gjakut dhe të reduktojë ankthin

Mbajtja e duarve me një të dashur nuk është vetëm një veprim ngushëllues, por ka edhe përfitime të vërteta biologjike.

Studimet tregojnë se ky akt mund të ulë presionin e gjakut, të reduktojë dhimbjen dhe të qetësojë stresin duke qetësuar pjesë të trurit që janë përgjegjëse për frikën dhe përgjigjet emocionale.

Një eksperiment madje ka treguar se mbajtja e duarve me bashkëshortin gjatë një filmi horror ka reduktuar nivelet e stresit.

Ky veprim shkon përtej prekjeve fizike, ai reflekton nevojën tonë të thellë për lidhje dhe mbështetje, sidomos gjatë momenteve të ankthit apo kërcënimeve.

The post E dinit? Të kapësh prej dore partnerin mund të ulë presionin e gjakut dhe të reduktojë ankthin appeared first on iconstyle.al.

Studimet tregojnë: Gratë janë më të lumtura pa burra dhe pa fëmijë

Sipas profesorit Paul Dolan nga London School of Economics, grupi më i lumtur dhe më i shëndetshëm i grave janë… beqaret pa fëmijë.

Në një analizë të gjerë nga American Time Use Survey, u zbulua se gratë që nuk janë të martuara dhe nuk kanë fëmijë raportojnë nivelet më të larta të mirëqenies, lirisë dhe kënaqësisë personale.

Më pak stres
Shëndet më i mirë
Marrëdhënie sociale më kuptimplota

Këto gra jetojnë pa presionin e martesës apo mëmësisë dhe janë më të qeta se shumica.
Një kujtesë që “jeta e përsosur” nuk ka një formulë fikse.

The post Studimet tregojnë: Gratë janë më të lumtura pa burra dhe pa fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Nëse nuk ha dot pa parë diçka, mund të jetë një shenjë e fshehur e depresionit

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që gjithmonë kanë nevojë të shikojnë diçka, si seriale, video në YouTube apo TikTok, gjatë kohës që hanë, kanë tre herë më shumë gjasa të shfaqin shenja të depresionit.

Sipas ekspertëve, kjo mund të jetë një mënyrë e pavetëdijshme për të shmangur ndjenjat apo mendimet personale gjatë vakteve. Në vend që të përjetojnë momentin apo të lidhen me njerëzit përreth, shumë e përdorin përmbajtjen digjitale si një “mbështetje” emocionale.

Me kalimin e kohës, kjo sjellje mund të ndikojë edhe në mënyrën si trupi dhe truri e perceptojnë ushqimin, jo më si kënaqësi, siguri apo lidhje, por si një moment bosh që duhet mbushur.

Ky zakon që duket i pafajshëm, mund të jetë një sinjal që dikush po përpiqet të mos përballet me vetveten.

The post Nëse nuk ha dot pa parë diçka, mund të jetë një shenjë e fshehur e depresionit appeared first on iconstyle.al.

Studim: Vëllezërit & motrat që kanë ndarë të njëjtën dhomë që në fëmijëri, krijojnë lidhje më të fortë si të rritur

Sipas një studimi të publikuar nga Journal of Family Psychology, fëmijët që janë rritur duke ndarë të njëjtën dhomë me motrën apo vëllanë, shpesh krijojnë një lidhje më të thellë dhe të qëndrueshme emocionale në jetën e mëvonshme.

Kjo afërsi nuk vjen vetëm nga fakti që kanë qenë gjithmonë pranë, por nga momentet e përbashkëta, rutinat e natës, konfliktet e vogla që mësojnë si të menaxhohen… dhe të gjitha ato biseda para gjumit që nuk harrohen kurrë.

Të ndash hapësirë është edhe të mësosh të ndash ndjesi, empati dhe mirëkuptim, gjëra që zgjasin shumë më gjatë se fëmijëria.

The post Studim: Vëllezërit & motrat që kanë ndarë të njëjtën dhomë që në fëmijëri, krijojnë lidhje më të fortë si të rritur appeared first on iconstyle.al.

Sekreti i lidhjeve të forta? Fillon nga lavamani

Studimet tregojnë se çiftet që ndajnë punët e përditshme ndihen më të vlerësuar dhe më të lidhur emocionalisht.

Nuk bëhet vetëm për të mbajtur shtëpinë në rregull, por për të treguar që jeni një skuadër e vërtetë.

Të lash enët, të fshish pluhurat, të hedhësh plehrat… kur të dy kontribuoni, marrëdhënia bëhet më e balancuar dhe shumë më e fortë.

Pra, e vërteta është që gjuha e dashurisë mund të jetë edhe të pastrosh banjën pa e dëgjuar kërkesën.

The post Sekreti i lidhjeve të forta? Fillon nga lavamani appeared first on iconstyle.al.

Studimi i fundit tregon: Gratë kanë më shumë të drejtë gjatë debateve në çift

Po, e lexove mirë!

Një studim i ri shkencor konfirmon atë që shumica e vajzave e kanë thënë gjithmonë: në debate, ajo ka zakonisht të drejtë.

Sipas studiuesve, femrat përballen me debatet me më shumë inteligjencë emocionale, empati dhe vëmendje ndaj detajeve, prandaj dhe zakonisht përfundojnë me argumentin më të saktë.

Kjo nuk do të thotë që meshkujt janë gjithmonë gabim… por ndoshta ia vlen ta dëgjosh pak më shumë atë që po përpiqet të të thotë. Ndonjëherë të tërhiqesh s’është humbje, është zgjuarsi.

The post Studimi i fundit tregon: Gratë kanë më shumë të drejtë gjatë debateve në çift appeared first on iconstyle.al.

Studim: Njerëzit që shkruajnë mesazhe të gjata janë më empatikë dhe emocionalisht inteligjentë

Nëse je nga ata persona që nuk kursen fjalë në mesazhe dhe përdor emoji për të shprehur çdo nuancë emocioni, kemi një lajm të mirë për ty. Sipas një studimi të botuar në Journal of Communication Psychology, personat që shkruajnë mesazhe të gjata rezultojnë të kenë nivele më të larta të inteligjencës emocionale dhe empatisë.

Të quajtur shpesh “tekstrovërtë”, këta individë priren të komunikojnë në mënyrë të detajuar në platforma digjitale dhe zakonisht e teprojnë me shpjegimet për të shmangur çdo keqkuptim. Kjo sjellje, sipas studiuesve, është një tregues i ndjeshmërisë së tyre emocionale dhe aftësisë për të kuptuar të tjerët.

Studimi thekson se jo vetëm gjatësia e mesazheve, por edhe përmbajtja e tyre emocionale lidhet drejtpërdrejt me pikët më të larta në testet e inteligjencës emocionale.

Pra, herën tjetër kur dikush të thotë “po shkruan romane në chat”, mund t’i thuash me bindje: “Jo, thjesht kam zemër të madhe.”

The post Studim: Njerëzit që shkruajnë mesazhe të gjata janë më empatikë dhe emocionalisht inteligjentë appeared first on iconstyle.al.

Studimi që sfidon stereotipet: Pse ata që festojnë shpesh, kanë më shumë gjasa të mbeten beqarë?

aktivë në jetën e natës kanë më shumë gjasa të mos hyjnë në një marrëdhënie afatgjatë. Arsyet? Jo për mungesë dëshire për dashuri, por për mënyrën si përjetojnë jetën dhe lidhjet.

Netët e vona, planet spontane, zhurma e vazhdueshme dhe fundjavat me ritëm të shpejtë nuk lënë shumë hapësirë për strukturë, kompromis apo stabilitet emocional, tre shtylla të lidhjeve tradicionale.

Shumë nga këta njerëz zgjedhin vetë-shprehjen, lirinë personale dhe muzikën përpara ideve klasike të “normalitetit”. Dhe kjo nuk do të thotë se janë të mbyllur ndaj dashurisë, thjesht, dashuria për ta ka një tjetër formë.

Nuk ka orare 9 me 5.
Nuk ka mëngjese të dielës me vezë dhe kafe.
Ka vetëm momente, kujtime me njerëz që ndihen njësoj dhe duan të jetojnë pa korniza.

Ironia?
Ndoshta s’kanë “personin e tyre të vetëm”, por kanë një komunitet të fortë, energji të gjallë dhe historira që shumica e çifteve nuk do t’i përjetojnë kurrë.

The post Studimi që sfidon stereotipet: Pse ata që festojnë shpesh, kanë më shumë gjasa të mbeten beqarë? appeared first on iconstyle.al.

Studimi që do të të pëlqejë: Thashethemet përmirësojnë shëndetin mendor të grave!

Një kërkim i fundit i publikuar në Social Psychological and Personality Science ka zbuluar diçka që shumë prej nesh e kemi ndjerë, por nuk e kemi thënë me zë të lartë: thashethemet, kur ndahen me mikeshat, janë të shëndetshme.

Sipas studimit, thashethemet nuk janë vetëm fjalë që qarkullojnë për të tjerët, por luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve sociale, uljen e stresit dhe rregullimin emocional, sidomos tek gratë.

Gjatë bisedave që duken të zakonshme, ndarja e informacionit, edhe kur nuk është thelbësor, ndihmon trupin të çlirojë oksitocinën, hormonin që lidhet me ndjesinë e mirëqenies dhe përkatësisë.
Në thelb: një bisedë e ngrohtë me mikeshat përditë mund të jetë një terapi më vete!

Dhe ndryshe nga sa mendohet, shumica e thashethemeve janë neutrale apo pozitive, jo domosdoshmërisht keqdashëse. Ato ndihmojnë në bashkëpunim dhe përçimin e informacionit social që ndihmon për të kuptuar më mirë njerëzit rreth nesh.

Pra, herën tjetër që kap veten duke ndarë një “llaf të mirë”, mos u ndje në faj, ndoshta po kujdesesh për shëndetin tënd mendor. 😉

The post Studimi që do të të pëlqejë: Thashethemet përmirësojnë shëndetin mendor të grave! appeared first on iconstyle.al.

Njerëzit që shajnë shpesh dhe rrinë zgjuar natën mund të jenë më inteligjentë? Ja çfarë thotë shkenca!

Një studim interesant tregon se personat që shajnë shpesh dhe preferojnë të qëndrojnë zgjuar natën, mund të kenë më shumë kreativitet, aftësi të zhvilluara verbale dhe një nivel më të lartë inteligjence.

Studiuesit theksojnë se përdorimi i fjalëve të forta nuk lidhet gjithmonë me mungesë edukate, shpesh është një mënyrë për të shprehur emocionet pa filtra. Nga ana tjetër, njerëzit që funksionojnë më mirë gjatë natës shfaqin më shumë aktivitet mendor, sidomos kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve dhe mendim të pavarur.

Por të jemi të qartë: askush nuk po thotë që sharja dhe pagjumësia të bëjnë më të zgjuar, thjesht ka një lidhje intriguese që sfidon stereotipet e zakonshme.

Pra… ndoshta truri yt funksionon pak më ndryshe dhe kjo është më shumë kompliment sesa kritikë.

The post Njerëzit që shajnë shpesh dhe rrinë zgjuar natën mund të jenë më inteligjentë? Ja çfarë thotë shkenca! appeared first on iconstyle.al.

Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit

Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me studime demografike kryesisht me fokus emigracionin dhe rikthime si në popullsinë e përgjithshme ashtu edhe në emigracionin e trurit. Për z. King, profesor në Universitetin Sussex në Britani, Shqipëria është kthyer në një rast studimor unik për fenomenin e emigrimit masiv. Pas dekadash izolimi, shqiptarët u […]

The post Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit appeared first on BoldNews.al.

Noti s’është vetëm për trupin, ndihmon edhe trurin!

Një studim i publikuar në Physiology & Behavior ka zbuluar se vetëm 60 minuta not në ditë, për shtatë ditë radhazi, sjell përmirësime të ndjeshme si në kujtesën afatshkurtër, ashtu edhe në atë afatgjatë.

Sipas studiuesve, noti ndihmon në:
•Rritjen e qarkullimit të gjakut në tru
•Rritjen e niveleve të proteinës BDNF, e cila lidhet ngushtë me funksionin e kujtesës dhe procesin e të nxënit
•Nxitjen e krijimit të qelizave të reja nervore, veçanërisht në zonat e trurit që lidhen me kujtesën

Gjithashtu, lëvizjet e koordinuara të trupit gjatë notit aktivizojnë të dyja hemisferat e trurit, duke përmirësuar fokusin, funksionin njohës dhe orientimin hapësinor.

The post Noti s’është vetëm për trupin, ndihmon edhe trurin! appeared first on iconstyle.al.

Studim: Rritja e vajzave kushton më shumë se e djemve

Një studim i fundit ka vënë në dukje një ndryshim interesant mes gjinive kur bëhet fjalë për shpenzimet që lidhen me rritjen e fëmijëve. Sipas të dhënave, prindërit harxhojnë ndjeshëm më shumë për vajzat sesa për djemtë dhe kjo diferencë nuk lidhet domosdoshmërisht me blerjet e mëdha.

Në shumicën e rasteve, shpenzimet më të mëdha vijnë nga detajet e përditshme: veshjet, produktet e kujdesit personal, aktivitetet shoqërore dhe hobet që vajzat ndjekin shpesh që në moshë të hershme.

Interesat në fushën e modës, bukurisë dhe aktiviteteve jashtëshkollore mund të jenë më të larmishme dhe intensive, duke shtuar gradualisht kostot gjatë viteve të rritjes.

The post Studim: Rritja e vajzave kushton më shumë se e djemve appeared first on iconstyle.al.

Studimi: Çelësi për një jetë të lumtur nuk është pasuria, por marrëdhëniet e mira

Një studim revolucionar nga Universiteti i Harvard-it, i cili ka zgjatur për më shumë se 85 vite, ka dalë në përfundimin se faktori më i rëndësishëm për lumturinë dhe mirëqenien afatgjatë janë marrëdhëniet cilësore që kemi në jetë.

Hulumtimi ka ndjekur mijëra individë gjatë gjithë jetës së tyre, dhe vazhdimisht ka treguar se ata që kanë pasur lidhje të forta, mbështetëse dhe kuptimplota me të tjerët, kanë qenë më të shëndetshëm, më të lumtur dhe kanë jetuar më gjatë.

Nuk ka të bëjë me numrin e miqve apo njohjeve, por me cilësinë dhe thellësinë e lidhjeve që krijojmë. Personat që kultivojnë marrëdhënie të afërta dhe kuptimplota, qofshin ato me familjarë, miq apo komunitetin, tregojnë nivele më të ulëta të ankthit, depresionit dhe sëmundjeve kronike.

Këto marrëdhënie shërbejnë gjithashtu si një mburojë emocionale në kohë të vështira, duke rritur ndjeshëm qëndrueshmërinë psikologjike dhe kënaqësinë nga jeta, edhe në moshë të thyer.

Studiuesit krahasojnë “formën sociale” (social fitness) me formën fizike, duke theksuar se edhe marrëdhëniet kërkojnë kujdes të vazhdueshëm dhe përkushtim.

Ajo që e bën edhe më domethënëse këtë gjetje është fakti se përfitimet e këtyre lidhjeve nuk kufizohen vetëm te partnerët romantikë. Miqësitë, marrëdhëniet familjare, madje edhe ato me fqinjët kanë një ndikim të madh në lumturinë, shëndetin mendor dhe fizik të një individi.

Mesazhi është i qartë: të investosh kohë, kujdes dhe energji në marrëdhëniet me të tjerët është një nga gjërat më të vlefshme që mund të bësh për një jetë të plotë dhe të lumtur.

The post Studimi: Çelësi për një jetë të lumtur nuk është pasuria, por marrëdhëniet e mira appeared first on iconstyle.al.

Studimi: Meshkujt bien në dashuri më shpejt se femrat

Një studim i fundit nga Australian National University ka zbuluar se meshkujt priren të bien në dashuri dukshëm më herët se femrat.

Në një anketë me 808 të rinj nga 33 vende të ndryshme, u vu re se burrat zakonisht shprehin fjalët “Të dua” që brenda muajit të parë të lidhjes, ndërsa femrat presin pothuajse dyfishin e kohës për të ndarë të njëjtën ndjenjë.

Megjithatë, studimi tregon se femrat kanë tendencën të përjetojnë ndjenja më të thella dhe të mendojnë më shpesh për partnerin, pasi bien realisht në dashuri.

Sipas ekspertëve, këto rezultate lidhen jo vetëm me biologjinë, por edhe me pritshmëritë shoqërore që ndikojnë në mënyrën si secili gjini përjeton dhe shpreh ndjenjat.

The post Studimi: Meshkujt bien në dashuri më shpejt se femrat appeared first on iconstyle.al.

Mos e anashkaloni mëngjesin, studimi tregon se ndikon edhe në gjendjen shpirtërore

Një studim i ri nga Universiteti i Bath në Mbretërinë e Bashkuar tregon se njerëzit që hanë mëngjes rregullisht kanë nivele më të larta të energjisë dhe përqendrim gjatë ditës, si dhe raportojnë më pak episode ankthi dhe nervozizmi.

Sipas shkencëtarëve, ushqimi i parë i ditës aktivizon trurin dhe sistemin nervor, ndihmon në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe ndikon drejtpërdrejt në balancën emocionale.

Ndërkohë, ata që e anashkalojnë mëngjesin, shpesh përballen me luhatje humori, rënie të fokusit dhe prirje për të ngrënë më shumë gjatë darkës, gjë që ndikon negativisht në gjumë dhe mirëqenie.

The post Mos e anashkaloni mëngjesin, studimi tregon se ndikon edhe në gjendjen shpirtërore appeared first on iconstyle.al.

6+ orë në telefon? Ekspertët thonë: përballesh me më shumë probleme financiare

Një studim i fundit sugjeron se personat që kalojnë më shumë se 6 orë në ditë në telefon janë më të prirur të përballen me vështirësi financiare, si të jetuarit nga një rrogë në tjetrën ose mungesa e kursimeve.

Ekspertët besojnë se kjo lidhet me të ashtuquajturën “zhvendosje kohe”, pra, orët e kaluara duke lëvizur nëpër rrjete sociale apo aplikacione zëvendësojnë kohën që mund të investohej në zhvillim profesional, edukim financiar apo ndërtimin e zakoneve të shëndetshme.

Në disa raste, përdorimi i tepërt i telefonit lidhet edhe me shpenzime impulsive apo ikje nga realiteti, çka e përkeqëson situatën financiare.

Megjithëse studimi nuk është ende i rishikuar shkencërisht, gjetjet mbështeten nga hulumtime të tjera që theksojnë se koha e pakontrolluar para ekranit mund të ndikojë negativisht në mirëqenien financiare dhe emocionale.

The post 6+ orë në telefon? Ekspertët thonë: përballesh me më shumë probleme financiare appeared first on iconstyle.al.

Lopët kanë “shoqe të ngushta” dhe ndihen keq kur ndahen prej tyre, zbulon shkenca

Një sërë studimesh të fundit kanë treguar se lopët nuk janë thjesht kafshë të buta me sy të mëdhenj, por krijesa me ndjenja të thella sociale. Ato formojnë lidhje të forta emocionale me një individ të caktuar brenda tufës, një “shoqe të ngushtë” dhe kur janë pranë saj, tregojnë qartazi shenja qetësie dhe rehatie.

Shkencëtarët kanë vënë re se rrahjet e zemrës së tyre bien dhe sjellja bëhet më e relaksuar në praninë e mikeshës së preferuar. Por kur ndahen, ndodh e kundërta: bëhen më të shqetësuara, lëshojnë zëra të shpeshtë dhe zemra u rreh më shpejt.

Ky zbulim ka bërë që disa fermerë dhe organizata për mirëqenien e kafshëve të rishikojnë mënyrën si i trajtojnë lopët, duke u dhënë më shumë rëndësi lidhjeve të tyre shoqërore.

Një dëshmi më shumë se kafshët ndiejnë, lidhen dhe, në mënyrën e tyre, duan.

The post Lopët kanë “shoqe të ngushta” dhe ndihen keq kur ndahen prej tyre, zbulon shkenca appeared first on iconstyle.al.

Studimi: Të kesh një motër përmirëson shëndetin mendor dhe rrit shanset për sukses

Një motër në jetë mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tënd mendor dhe forcën emocionale.

Një studim i vitit 2010 nga Universiteti Brigham Young, i udhëhequr nga profesorja Laura Padilla-Walker, analizoi 395 familje me adoleshentë të moshës 10–14 vjeç. Publikuar në Journal of Family Psychology, studimi zbuloi se ata që kishin motra ndiheshin më pak të vetmuar, kishin më pak ndjenja faji apo frike dhe shfaqnin aftësi më të mira sociale.

Motrat ndihmojnë në krijimin e një ambienti familjar ku komunikimi dhe shprehja e ndjenjave janë më të hapura, një faktor kyç për shëndetin e mirë psikologjik.

Po ashtu, një tjetër studim i vitit 2009 nga profesor Tony Cassidy i Universitetit të Ulster dhe Dr. Liz Wright nga De Montfort University, përfshiu 571 të rinj. I prezantuar në konferencën vjetore të British Psychological Society, studimi tregoi se personat me motra ishin më optimistë dhe më të pavarur.

Sipas studiuesve, motrat nxisin ndjeshmërinë emocionale dhe afërsinë në familje, duke përmirësuar mirëqenien mendore të gjithsecilit.

Këto studime theksojnë rolin unik që kanë motrat në zhvillimin e inteligjencës emocionale dhe rezistencës, dy cilësi që lidhen ngushtë me suksesin personal.

The post Studimi: Të kesh një motër përmirëson shëndetin mendor dhe rrit shanset për sukses appeared first on iconstyle.al.

❌