Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ukraina: Rusia ka kryer sulm masiv në Harkiv

Një person është vrarë dhe dhjetë persona – përfshirë dy fëmijë – janë plagosur në sulmin më të madh ajror që Rusia ka kryer në qytezën Lozova të Ukrainës që kur ka nisur lufta mbi tre vjet më parë, thanë zyrtarët.

Sulmi masiv shkaktoi dëme në një stacion të trenit dhe infrastrukturë tjetër në qytezën, që është qendër e transportit në rajonin e Harkivit – që gjendet në kufi me Rusinë – tha operatori shtetëror i hekurudhave, Ukrzaliznytsia, përmes një njoftimi.

“Infrastruktura kritike, ndërtesa banimi dhe shtëpi janë dëmtuar… Lozova ka përjetuar sulmin më të madh që nga nisja e luftës”, tha kreu i Këshillit të qytetit, Serhiy Zelenskiy, përmes një postimi në Telegram.

Ai shtoi se pjesë të rajonit kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë për shkak të sulmit rus.

Kompania Ukrzaliznytsia tha se një nga punonjësit e saj vdiq dhe katër të tjerë u plagosën gjatë këtij sulmi.

Kërkohet arrestimi i demokratëve/ Teksas, ligjvënësit lokalë bojkotuan votimin e hartës se re zgjedhore

Republikanët e Teksasit kanë votuar për arrestimin e dhjetëra ligjvënësve demokratë që ikën nga shteti me qëllim për të mos votuar një plan që rivizaton kufijtë zgjedhore.

Guvernatori republikan Greg Abbott urdhëroi policinë e shtetit që t’i gjejë, arrestojë dhe ti kthejë në dhomën locale te përfaqësuesve, anëtarët që kanë braktisur detyrën ndaj qytetarëve të Teksasit.

Harta e rivizatuar e kongresit do të krijonte pesë vende të tjera me prirje republikane në Dhomën e Përfaqësuesve në Uashington, ku republikanët mbajnë një shumicë të vogël.

Të paktën dy të tretat e organit legjislativ shtetëror prej 150 anëtarësh në Teksas duhet të jenë të pranishëm për të votuar dhe kuorumi u bë i paarritshëm pasi më shumë se 50 ligjvënës demokratë u larguan nga shteti.

Shumica e demokratëve ikën në Illinois ku Guvernatori i shtetit tha se do të bënte gjithçka që mundej për të mbrojtur secilin prej tyre mes kërcënimeve për arrestim.

Demokratët thanë se planifikonin të qëndronin larg Teksasit për dy javë deri në fund të një sesioni të posaçëm legjislativ.

Megjithatë vota për arrestimin e tyre është kryesisht simbolike, pasi ata nuk janë duke shkelur ligjet e shtetit dhe kjo do e bënte thuajse të pamundur për republikanët që të kërkojnë bashkëpunimin e autoriteteve ligjvënëse për ekstradimin e tyre. Ndër të tjera policia e shtetit nuk ka autoritetin për të bërë arrestime jashtë Teksasit, por mund t’i shoqërojë ligjvënësit për në dhomën locale të përfaqësuesve nëse i gjen brenda kufijëve.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Teksasit paguajnë një gjobë prej 500 dollarësh për çdo ditë që nuk paraqiten./abcnews.al

” E vështirë për t’u zbardhur, prova të pakta”/ Ekzekutimi i Frrok Lleshajt, Leka: Nuk përjashtohet ndonjë konflikt i mundshëm

Gazetari Ervin Leka thotë se vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, është e vështirë për t’u zbuluar.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se deri më tani, provat janë të pakta.

Përveç gjakmarrjes, Leka shtoi se nuk përjashtohet ndonjë konflikti i mundshëm.

“Sa i përket vrasjes së kushëririt të tj, Frrok Lleshaj nuk e ka pranuar. Frrok Leshajt i është vrarë djali dhe i vëllai në Greqi. Kemi një sagë, viktima e 5 ka qenë Frrok Lleshaj. Një konflikt tjetër që po hetohet, është edhe me një familje në Pukë. Pra, jo vetëm pista me kushërinjtë Lleshaj. Ai kishte dy vite që kishte dalë nga burgu.  Grupi hetimor ka arritur në përfundimin që është qëlluar nga një distancë e thellë. Është një zonë e thellë, pa pamje filmike. Është ngjarje e vështirë për t’u zbardhur, edhe për shkak të provave të pakta.”, theksoi ai./abcnews.al

Vrasja e Gentjan Dedjas/ Leka: Flodian Plaku i ishte kthyer jetës normale, policia pati informator brenda hotelit ku ai qëndronte

Gazetari Ervin Leka thotë se Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, kishte disa muaj që kishte ardhur në Shqipëri, pasi mbas vrasjes, ai doli jashtë vendit.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se Plaku po vëzhgohej nga policia prej disa muajsh.

Leka shtoi se brenda hotelit ku Plaku qëndronte në Orikum, policia pati një informator.

“Flodian Plaku nuk është personazh i lehtë për policinë, ndërsa në rrjetet e poplicisë, ai rezultoi se ka dalë jashtë vendit pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas. Çka duket se ka rrjetin e gjerë për të dalë jashtë vendit. Ishte kthyer kohët e fundit, kishte pajtuar një berber, kishte dhe njerëz që e strehonim, e kishte kthyer zonën e Orikumit në Vlorë, në territor të tij. Por ka qenë një informacion për Policinë e Shtetit, derisa u organizuan. Ka pasur edhe një informator brenda hotelit që ishte pajtuar nga ana e policisë. Kostoja për të jetuar në arrati, është shumë herë më e lartë. Gjatë marrjes në pyetje nga togat e zeza, Plaku ka qenë mohues dhe ka kërkuar masë më të lartë. Flodian Plaku thotë që automjetin, nuk e ka përdorur ditën e ngjarjes, por prokurorët janë të bindur. Hetimet do të vijojnë. Prokuroria i ka të qarta, ka bindur edhe Gjykatën e Tiranës për Flodian Plakut. Kemi akuzë të shtuar, ai u kap në Orikum me dy armë, gati për qitje.”, theksoi ai./abcnews.al

Katër vende evropiane i bashkohen projektit të NATO-s për të dërguar armë amerikane në Ukrainë

Përtej raportimeve mbi Holandën që bëhet kontribuesja e parë në mekanizmin e ri të financimit të NATO-s për armët ukrainase, tani Suedia, Norvegjia dhe Danimarka gjithashtu do të kontribuojnë.

Të tre vendet së bashku do të kontribuojnë rreth 486.1 milionë dollarë në iniciativën e udhëhequr nga NATO për të furnizuar Ukrainën me armë amerikane, njoftoi qeveria norvegjeze, shkruan Sky News.

Në korrik, Donald Trump u zotua të vërë në dispozicion armë të reja për Ukrainën.

Sipas një marrëveshjeje të re, SHBA do t’u shesë armë anëtarëve të NATO-s të cilët më pas do t’ia furnizojnë ato Kievit.

Dje, ministri holandez i mbrojtjes, Ruben Brekelmans, tha se Holanda do të kontribuojë 500 milionë paund për të blerë pajisje ushtarake amerikane për Ukrainën si pjesë e skemës së Listës së Kërkesave Prioritare të Ukrainës (PURL).

Orbani takohet me Dodikun: Hungaria s’e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, u takuan të martën në Budapest me liderin serb të Bosnjës, Millorad Dodik, për të shfaqur mbështetjen e Hungarisë për të, tha Szijjarto në rrjetet sociale.

Dodiku ka lidhje të ngushta me Rusinë, e cila e ka mbështetur atë dhe ka theksuar se dënimi me një vit burgim dhe ndalimi i ushtrimit të detyrës për gjashtë vjet në Bosnjë janë të motivuara politikisht.

Orban, i cili ka marrëdhëniet më të ngrohta nga të gjithë liderët e BE-së me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe është kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, publikoi dy fotografi me Dodikun në faqen e tij në Facebook.

“Millorad Dodik, presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje, është në Budapest. Presidenti Dodik është dënuar sepse nuk ka pranuar të pajtohet me kërkesat e Brukselit. Hungaria nuk e pranon këtë vendim”, tha Orban.

“Ekonomia ruse, në gjendje të keqe”/ Trump: Nëse ulet çmimi i energjisë, Putin do ndalojë së vrari njerëz

Donald Trump thotë se rënia e çmimeve të energjisë mund ta ushtrojë presion mbi Vladimir Putinin që të ndalojë luftën në Ukrainë.

“Nëse energjia ulet mjaftueshëm, Putini do të ndalojë së vrari njerëz”, tha ai në një intervistë në CNBC.

“Putini do të ndalojë së vrari njerëz nëse e ulim çmimin e energjisë me 10 dollarë për fuçi. Ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër sepse ekonomia e tij po shkon keq.”, shtoi ai.

Trump deklaroi se së shpejti do t’i rrisë tarifat ndaj Indisë “shumë ndjeshëm” për shkak të blerjes së vazhdueshme të naftës ruse, një vendim i kritikuar nga Nju Delhi dhe Moska.

“Ata po blejnë naftë ruse, po e furnizojnë me karburant makinën e luftës. Nëse do ta bëjnë këtë, atëherë nuk do të jem i lumtur.”, shtoi presidenti./abcnews.al

“Korrespondenti” nga Pekini/ I riu kinez zgjodhi gjuhen shqipe: M’u deshën 4 vite ta mësoja

Një i ri kinez ka zgjedhur të mësojë gjuhën shqipe, teksa aktualisht punon si gazetar në Kinë, ku raporton për vendin e tij, por edhe Shqipërinë.

Në një intervistë për “Virtual Wars” në ABC News, i riu, që ka zgjedhur emrin shqiptar Araniti, thotë se iu deshën 4 vite për ta mësuar gjuhën shqipe.

Ai deklaroi se gjuha shqipe është e rrallë.

“Unë desha të zgjidhja një gjuhë të huaj si profesion. Gjuha shqipe është një nga opsionet që m’u dha. Mendova që gjuha shqipe është e rrallë dhe thashë, pse jo? Tani, gjuha shqipe në Kinë, ka disa universitete që e ka këtë gjuhë si degë, si profesion. Kjo ka qenë puna ime, unë tani punoj si gazetar këtu në Kinë. Më ra ndërmend, pse jo, të bëj një vlog për veten. Nuk e prisja që do të kishte kaq shumë shikime. Është shumë e vështirë për mua, m’u deshën 4 vite për ta mësuar. Çdo ditë po shtoj fjalorin tim të veçantë, një nga fjalët e reja është strumbullar. Ma ka mësuar një shoqja ime. Kam lexuar disa libra nga Ismail Kadare.”, theksoi ai./abcnews.al

Zjarret në Daullas dhe Mbrostar të Fierit/ Pesë zjarrfikëse të angazhuar, situata në normalizim

Pesë mjete zjarrfikëse u angazhuan në shuarjen e zjarrit në Daullas dhe Mbrostar të Fierit. Situata është normalizuar, por ka ende prezence tymi.

Ekipet zjarrfikës vazhdojnë të jenë në terren për të parandaluar riaktivizim të vatrave të zjarrit.

Rreth orës 13:45 minuta dy varra zjarri u shfaqën njëkohësisht në dalje të Fierit.

Në të dy rastet, shkak dyshohet të jenë bërë zjarret e ndezura nga bujqit e kësaj zone për të pastruar tokat nga barërat. Por era e fortë e mesditës së të martës bëri që flaket të dilnin jashtë kontrollit.

Tymi mbuloi zonat përreth dhe pjesën veriperëndimore të qytetit./abcnews.al

Dy kontrata shitjeje për një apartament/ Tiranë, ishte shpallur në kërkim, kapet noterja

Policia e Tiranës ka kapur një notere, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Apartamentet”.

57-vjeçarja u kap nga uniformat blu të kryeqytetit, pasi ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament.

Për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkaq, më herët është 48-vjeçari Nani Kolovani që shiti 2 herë, apartamentin e tij./abcnews.al

Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe Afrika po luftojnë kundër trupave ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pretenduar se trupat ukrainase në verilindje të vendit po luftojnë kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme, përfshirë Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Afrikës.

Më parë, Zelensky e ka akuzuar Moskën për rekrutimin e luftëtarëve kinezë, gjë të cilën Pekini e mohon, ndërsa Koreja e Veriut ka siguruar mijëra trupa të veta në rajonin Kursk të Rusisë.

Gjatë një vizite në rajonin e Kharkiv, presidenti Zelensky kërcënoi se Ukraina do të hakmerrej, shkruan Sky News.

“Luftëtarët tanë në këtë sektor po raportojnë pjesëmarrjen e mercenarëve nga Kina, Taxhikistani, Uzbekistani, Pakistani dhe vendet afrikane në luftë. Ne do të përgjigjemi.”, theksoi Zelensky.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Moska vazhdimisht ka mohuar se godet infrastrukturën civile, pavarësisht dëshmive të shumta që tregojnë të kundërtën.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka vënë një afat deri më 8 gusht Rusisë, për të gjetur një marrëveshje me Ukrainën dhe për të mbyllur luftën.

Në të kundërt, Trump ka paralajmëruar sanksione të ashpra për Moskën zyrtare./abcnews.al

Rama ndan pamje nga atraksionet e Dropullit: Pasuri turistike, por edhe udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga atraksionet turistike të Dropullit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se këto janë pasuri turistike, por edhe udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë.

“Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë, nën kupolat magjepsëse të kishave si ajo e Lindjes së Virgjëreshës, si dhe mes peizazheve unike, ku natyra ka skalitur monumente të gjalla si Ujëvara e Selckës”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al

VIDEO/ Ekzekutimi në Vaun e Dejës, pamje nga vendngjarja. Policia rrethon zonën

ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku u vra Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës.

Në fshatin Paçram, ku u gjet edhe trupi i pajetë i 65-vjeçarit, kanë mbërritur forca policie, teksa është vendosur edhe një perimetër sigurie.

Frrok Lleshaj, i cili u vra mbrëmjen e së hënës në Vaun e Dejës, ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit.

20 vite më parë, 65-vjeçari ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Dodë Lleshaj, ndërsa ka vuajtur dënimin me burg për 18 vite.

Sipas informacioneve, 65 vjecari ka dy vite që ka dalë nga burgu. Nga grupi hetimor mësohet se pista kryesore e ngjarjes është gjakmarrja.

Ai ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram mbrëmjen e së hënës, kur është qëlluar me armë zjarri.

Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi policinë./abcnews.al

Holanda ndan 500 milionë euro për të blerë armë amerikane për Ukrainën

Holanda njoftoi të hënën se do të kontribuojë me 500 milionë euro për të blerë pajisje ushtarake amerikane për Ukrainën, duke u bërë vendi i parë i NATO-s që kontribuon në një mekanizëm të ri për ta furnizuar Kievin me armë amerikane.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha muajin e kaluar se SHBA-ja do ta furnizojë armë Ukrainën, të paguara nga aleatët evropianë, por nuk dha hollësi se si do të funksiononte kjo.

“Si aleati i parë i NATO-s, Holanda do ta dorëzojë një paketë prej 500 milionë eurosh me sisteme armësh amerikane (duke përfshirë pjesë dhe raketa Patriot)”, tha ministri i Mbrojtjes i Holandës, Ruben Brekelmans, në një postim në X.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ish-kryeministër holandez, mirëpriti njoftimin dhe tha se ka inkurajuar edhe anëtarët e tjerë të aleancës të marrin pjesë në mekanizmin e ri, të quajtur Nisma e NATO-s për Listën e Kërkesave të Prioritizuara të Ukrainës (PURL).

“Kjo është për t’i dhënë Ukrainës pajisjet që i nevojiten urgjentisht tani për t’u mbrojtur nga agresioni rus”, tha Rutte në një deklaratë.

“U kam shkruar të gjithë aleatëve të NATO-s, duke i nxitur të kontribuojnë në këtë nismë për ndarjen e barrës, dhe pres njoftime të tjera të rëndësishme nga aleatë të tjerë së shpejti”, shtoi ai.

“Ish efektiv i policisë, 20 vite më parë vrau kushëririn”/ Detaje mbi të shkuarën e 65-vjeçarit që u vra në Vaun e Dejës

Frrok Lleshaj, i cili u vra mbrëmjen e së hënës në Vaun e Dejës, ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit.

20 vite më parë, 65-vjeçari ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Dodë Lleshaj, ndërsa ka vuajtur dënimin me burg për 18 vite.

Sipas informacioneve, 65 vjecari ka dy vite që ka dalë nga burgu. Nga grupi hetimor mësohet se pista kryesore e ngjarjes është gjakmarrja.

65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram mbrëmjen e së hënës, kur është qëlluar me armë zjarri.

Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi policinë./abcnews.al

“Pista kryesore, gjakmarrja”/ Vrasja në Vaun e Dejës, 65-vjeçarit iu bë pritë duke ecur në rrugë

Pista kryesore e hetimit lidhur me vrasjen e Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës, është gjakmarrja.

65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram mbrëmjen e së hënës, kur është qëlluar me armë zjarri.

Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi policinë.

Frrok Lleshaj ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit.

20 vite më parë, 65-vjeçari ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Dodë Lleshaj, ndërsa ka vuajtur dënimin me burg për 18 vite.

Sipas informacioneve, 65 vjecari ka dy vite që ka dalë nga burgu./abcnews.al

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një person i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales.

Një motor është përplasur nga një makinë me targa italiane drejtuar nga një shtetas i huaj. Mjeti i llojit foristradë që është përplasur me motorin.

Si rrjedhojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Ai është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikun për jetën.

Ndërkohë që aksidenti ka bërë që të ketë pengesa në qarkullimin rrugor përgjatë gjithë aksit./abcnews.al

U vra me armë zjarri/ Vau i Dejës, identifikohet viktima. 65-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje (EMRI)

Frrok Lleshaj është 65-vjeçari i cili u vra me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Vaun e Dejës.

ABC News mëson se Lleshaj, më parë ishte dënuar për vrasje.

Trupi i pajetë i tij është gjetur rreth orës 21:00, në fshatin Paçram.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./abcnews.al

 

❌