Zidane ka dy kushte nëse i kërkohet ta zëvendësojë Amorimin tek Man Utd
Zinedine Zidane do të pranonte të bashkohej me Manchester United vetëm nëse përmbushen dy kushte, sipas një ish-shokut të tij të skuadrës.
Zidane është përfolur prej kohësh si kandidat për postin e trajnerit te Manchester United, por aktualisht Ruben Amorim mbetet në krye të ekipit, pavarësisht një fillimi të vështirë të aventurës së tij në “Old Trafford”.
Trajneri portugez ka grumbulluar vetëm 28 pikë në 29 ndeshje të Ligës Premier që ka drejtuar deri më tani, me zhgënjimin më të fundit që erdhi të dielën në barazimin 1-1 ndaj Fulham në “Craven Cottage”.
Ky barazim i dha United pikën e parë në sezonin 2025/2926, duke e pozicionuar në vendin e 16-të pas dy javësh.
Për momentin, Amorim duket i sigurt në detyrë, pavarësisht rezultateve dhe performancave të dobëta të vazhdueshme. Megjithatë, nëse situata nuk përmirësohet së shpejti, pozita e tij mund të vihet në rrezik.
Nëse Zizou do të pranonte të marrë drejtimin e Manchester United, ai do të kërkonte që dy kushte të ishin të garantuara, sipas ish-bashkëlojtarit të tij te Franca, Emmanuel Petit.
“Nuk jam i sigurt që ai flet shumë mirë anglisht. Dhe komunikimi është shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes”.
“Sinqerisht, e njoh pak Zizoun dhe ai ka nevojë për garanci nëse do të nënshkruajë me Manchester United”.
“Aktualisht, ambienti te Manchester United nuk ka qenë i mirë prej vitesh. Mungon stabiliteti në pankinë, niveli i disa lojtarëve nuk është në përputhje me pritshmëritë që ka klubi”.
“Zizou është shumë i vetëdijshëm dhe i kujdesshëm në këtë drejtim, për të, cilësia e skuadrës është thelbësore”.
“Kur e sheh ekipin sot, nuk jam aspak i bindur për nivelin e disa lojtarëve. Nëse ai pranon të marrë detyrën te Manchester United, kjo do të thotë se i janë ofruar zgjidhje”, ka thënë Petit./Telegrafi/
The post Zidane ka dy kushte nëse i kërkohet ta zëvendësojë Amorimin tek Man Utd appeared first on Telegrafi.