Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fluks i lartë udhëtarësh në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kaluan kufirin në 24 orë

Fluks i shtuar lëvizjesh në Kakavijë në hyrje dhe në dalje të territorit shqiptar. Për të përballuar fluksin, pala jonë po punon me 4 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje, duke garantuar ecurinë normale të lëvizjes së udhëtarëve. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar gjithsej 13,611 shtetas, nga të cilët 5,595 në hyrje dhe 8,016 në dalje.

Source

Fluks kalimesh në Kakavijë, mbi 112 mijë lëvizje gjatë muajit gusht, 20% më shumë se një vit më parë

Gjatë 24 orëve të fundit, prej pikës kufitare të Kakavijës kanë hyrë në Shqipëri rreth 8,000 shtetas dhe kanë dalë afro 4,400.

Nga 1 deri më 10 gusht 2025, janë regjistruar mbi 112,000 kalime ose rreth 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në Kakavijë po punojnë 4 sportele nga pala shqiptare dhe 3 nga pala greke, dhe koha mesatare e pritjes në radhë është rreth 40 minuta në pikun e ngarkesës.

Mes udhëtarëve 65% e tyre janë në hyrje dhe 35% në dalje, duke përfshirë këtë vit edhe shumë turistë të huaj. Është me interes një lloj tendence e largimit drejt Greqisë jo më për punë por për pushime. Edhe ata që kthehen nuk janë thjesht emigrantë por përtej kthimit në familje shumë prej tyre vijnë për të eksploruar Shqipërinë.

“Kam 25 vjet që jetoj në Greqi, por tani vij më shpesh në Shqipëri. Do iki në Himarë, në Vlorë e në Durrës ku kam edhe shtëpinë. Këtu është shumë bukur”, tha një emigrant nga Himara që udhëton me motor.

Një tjetër qytetar ka zgjedhur të mbërrijë në mesditë për të evituar pritjen tha se vijnë rregullisht dhe jo vetëm për pushime.

“Po vijmë për pak ditë për një hall familjar, por vijmë shpesh, si rregull dy herë në vit patjetër”, tha një tjetër emigrant.

Një familje nga Elbasani i ka kaluar këtë vit pushimet në Greqi dhe po kthehen në shtëpi përmes Kakavijes.

“Jemi nga Elbasani. Ishim me pushime në Greqi dhe tani po ikim në shtëpi. Ka pak ngarkesë, por nuk krahasohet me vitet e mëparshme. Janë shumë makina, është normale”, tha ai.

Autoritetet ju kanë bërë thirrje udhëtarëve të shmangin oraret e pikut, të shfrytëzojnë udhëtimet paradite  dhe pasdite  dhe të marrin në konsideratë përdorimin e pikave të tjera kufitare me Greqinë, për të shmangur vonesat.

The post Fluks kalimesh në Kakavijë, mbi 112 mijë lëvizje gjatë muajit gusht, 20% më shumë se një vit më parë appeared first on Albeu.com.

Fluks i shtuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, rriten kapacitetet për përpunimin e udhëtarëve

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Gjatë orëve të fundit është vërejtur një fluks i shtuar hyrjesh në territorin shqiptar përmes Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) në Kakavijë.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, ky fluks ka sjellë ngarkesë të përkohshme në përpunimin e udhëtarëve, por situata po menaxhohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke, të cilat kanë shtuar numrin e sporteleve për përpunimin e dokumentacionit në drejtim të Shqipërisë.

Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë po operohet me 5 sportele dhe në dalje me 2 sportele, ndërkohë që pala greke ka vendosur në funksion 3 sportele për hyrje dhe 2 për dalje.

Nga ora 08:00 deri në orën 16:00 të ditës së sotme, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë gjithsej 5482 shtetas dhe 2090 automjete.

“Pika e Kalimit Kufitar e Kakavijës mbetet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet homologe greke për të garantuar një menaxhim efikas të lëvizjes dhe për të shmangur krijimin e radhëve të gjata”, bën të ditur Policia e Shtetit.

/r.e/

The post Fluks i shtuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, rriten kapacitetet për përpunimin e udhëtarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Radhe të gjata në Kakavijë, fluks i lartë hyrjesh në Shqipëri

✇Albeu
By: M C

Radhe të gjata automjetesh janë krijuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, si pasojë e fluksit të lartë të qytetarëve që udhëtojnë drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet e verës. Kolona nga pala greke është shtrirë deri në 3 kilometra.

Për të përballuar këtë fluks, pala shqiptare po punon me tre sportele, ndërsa pala greke me dy, por vonesat vijojnë për shkak të numrit të madh të udhëtarëve.

Sipas të dhënave zyrtare nga PKK Kakavijë, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar gjithsej 15,112 shtetas në hyrje dhe dalje, prej të cilëve 10,551 kanë hyrë në territorin shqiptar dhe 4,561 kanë dalë. Po ashtu, janë përpunuar 4,942 mjete, nga të cilat 3,578 në hyrje dhe 1,364 në dalje.

Ky fluks i lartë pritet të vijojë deri më 15 gusht, datë që përkon me festën e Shën Mërisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme fetare për komunitetin ortodoks. Pas kësaj date, pritet që fluksi të rritet në dalje nga territori shqiptar, ndërsa muaji gusht konsiderohet si periudha më e ngarkuar për këtë pikë kufitare gjatë gjithë sezonit veror.

The post Radhe të gjata në Kakavijë, fluks i lartë hyrjesh në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Vazhdon fluksi i lartë në Kakavijë

Në doganën e Kakavijës, në këto ditë gushti vazhdon fluksi i lartë i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane lëvizën në kufi rreth 8300 persona, turistë apo emigrantë që kthehen për të kaluar pushimet verore tek të afërmit e tyre në Shqipëri. Sipas […]

The post Vazhdon fluksi i lartë në Kakavijë appeared first on BoldNews.al.

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/ Gushti shton hyrjet nga Greqia, emigrantë dhe turistë vijnë për pushime

Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë gusht. Muaji ka nisur me fluks të lartë udhëtarësh që kanë hyrë në vendin tonë  nga pika kufitare e Kakavijës.

Rreth 18 mijë persona kanë ardhur nga kjo doganë prej të premtes. Kryesisht kanë qenë emigrant të kthyer pranë familjeve për pushimet verore.

Numër më i lartë i tyre është regjistruar gjatë  fundjavës. Ndryshe nga vitet e kaluara në doganën e  Kakavijës nuk ka pasur radhë te gjata pavarësisht fluksit të shtuar.

Autoritetet shqiptare po punojnë me katër sportele ndërsa autoritetet greke me dy. I lartë ka qenë dhe  numri atyre   që kanë dalë jashtë vendit nga kjo pikë kufitare. Rreth 30 mijë persona  kanë hyrë e kanë dalë nga Kakavija prej 1 gushtit./abcnews.al

Kakavija “pushtohet” nga emigrantët/ Mbi 10 mijë hyrje-dalje në vetëm 24 orë

✇Albeu
By: M C

Fundjava ka sjellë fluks lëvizjesh në pikën kufitare të Kakavijës. Kjo për shkak të hyrje-daljeve të personave dhe mjeteve në kufirin me shtetin grek.

Sipas Policisë Kufitare të Gjirokastrës, gjatë 24 orëve të fundit, në Kakavijë kanë hyrë dhe dalë nga territori shqiptar gjithsej 10.162 persona.

Nga ky total, 6.394 prej tyre kanë hyrë në Shqipëri dhe 3.768 kanë dalë, ndërsa janë regjistruar gjithsej 3.156 mjete, nga të cilat 1.955 kanë hyrë dhe 1.201 kanë dalë nga territori.

Java e parë e muajit gusht njihet tipikisht si një periudhë me shumë lëvizje, për shkak të pushimeve të verës.

Çdo vit në këtë periudhë, një numër i lartë emigrantësh lëvizin nga Greqia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas.

The post Kakavija “pushtohet” nga emigrantët/ Mbi 10 mijë hyrje-dalje në vetëm 24 orë appeared first on Albeu.com.

U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari

✇Albeu
By: V K

I aksidentuari mbrëmjen e djeshme, në aksin Gjirokastër-Kakavijë, i cili u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 29-vjeçar, ka humbur jetën ditën e sotme.

Siç raportohet, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, ku një këmbësor rreth 60-vjeç u përplas rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”, nga një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi T. B., 29-vjeç.

Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë

I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, por për fat të keq, ndërroi jetë pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Makina përplas një person në aksin Gjirokastër-Kakavijë, këmbësori në gjendje të rëndë

✇Albeu
By: M C

Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Konkretisht aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Grapsh, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Sipas raportimeve, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

The post Makina përplas një person në aksin Gjirokastër-Kakavijë, këmbësori në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Digjen 3 shtëpi në Kakavijë, ndërpritet për 1 orë qarkullimi i mjeteve

✇Albeu
By: M C

3 banesa janë djegur në fshatin Kakavijë, shumë pranë edhe me doganën që lidh vendin tonë me Greqinë.

Si pasojë e situatës së krijuar, qarkullimi i mjeteve për efekt sigurie për qytetarët u ndërpre për gati 60 minuta.

Dhimitraq Toli, kryetari i Bashkisë Dropull, u shpreh se situata u vendos nën kontroll falë angazhimit të forcave të repartit zjarrfikës, por edhe mbërritjes së dy avionëve nga shteti fqinj.

Për fat të mirë, nuk raportohen dëme në njerëz, ndërsa lëvizja vijon normalisht pranë pikës kufitare./A2

The post Digjen 3 shtëpi në Kakavijë, ndërpritet për 1 orë qarkullimi i mjeteve appeared first on Albeu.com.

Digjen 3 banesa dhe 2 kasolle/ Dëme të konsiderueshme nga zjarri në fshatin Kakavijë

Zjarri i rënë pasditen e sotme në fshatin Kakavijë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Deri më tani, janë djegur 3 banesa dhe 2 kasolle, ndërsa flakët janë zgjeruar edhe në territorin grek. Zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë me intensitet për të izoluar plotësisht vatrën, e cila ndodhet pranë qendrës së fshatit. Fatmirësisht, situata është nën […]

The post Digjen 3 banesa dhe 2 kasolle/ Dëme të konsiderueshme nga zjarri në fshatin Kakavijë appeared first on BoldNews.al.

Digjen 3 shtëpi në Kakavijë, ndërpritet qarkullimi i mjeteve

Si pasojë e flakëve, 3 banesa janë djegur në fshatin Kakavijë, shumë pranë edhe me doganën që lidh vendin tonë me Greqinë. Për këtë qarkullimi i mjeteve për efekt sigurie për qytetarët u ndërpre për gati 60 minuta. Dhimitraq Toli, kryetari i Bashkisë Dropull, u shpreh se situata u vendos nën kontroll falë angazhimit të forcave të repartit zjarrfikës, por edhe mbërritjes së dy avionëve nga shteti…

Source

Zjarr në kishën e Kakavijës, situata duket e rënduar teksa flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth

✇Albeu
By: V K

Një zjarr ka rënë në ambientet rrethuese të kishës së fshatit Kakavije, e cila ndodhet në qendër të fshatit.

Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun për banesat përreth.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, për të izoluar vatrën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat e banuara.

Policia e kufirit të gjelbër dhe jo Frontex, po ndihmojnë në evakuimin e banorëve.

Ndërhyrja e shpejtë është thelbësore, për të mbrojtur kishën dhe komunitetin lokal.

 

 

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën nga afër dhe bëjnë apel për kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta.

Situata duket e rënduar, teksa është kërkuar ndihmë me forca të tjera zjarrfikëse. Efektivët e policisë kufitare janë në ndihmë të forcave zjarrfikëse dhe atyre të bashkisë Dropull.

The post Zjarr në kishën e Kakavijës, situata duket e rënduar teksa flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth appeared first on Albeu.com.

Zjarr në kishën e Kakavijës, flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth

Një zjarr ka rënë në ambientet rrethuese të kishës së fshatit Kakavije. Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve duke rritur rrezikun për banesat përreth. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të izoluar vatrën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat e banuara. Policia e kufirit të gjelbër dhe ajo […]

The post Zjarr në kishën e Kakavijës, flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Siguria detare”, bllokohen 30 mjete lundruese, shpëtohen 13 persona në rrezik në det


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Vijon operacioni “Siguria Detare” përgjatë gjithë vijës bregdetare, liqenore dhe lumore, me kontrolle intensive nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare për të garantuar siguri në ujë gjatë sezonit turistik.

Gjatë javës janë kontrolluar 431 mjete lundruese dhe janë bllokuar 30 prej tyre për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mungesë dokumentacioni.

Mjetet e ndaluara përfshijnë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji.

12 mjete janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve, ndërsa drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me gjobë 100 mijë lekë secili.

Po ashtu, janë realizuar 7 ndërhyrje për të shpëtuar 13 shtetas shqiptarë dhe të huaj, që ndodheshin në rrezik në det për shkak të dallgëve të forta ose defekteve në mjete.

Policia Kufitare bën apel për respektimin e perimetrit të sigurisë dhe përdorimin e mjeteve lundruese vetëm në zonat e lejuara dhe me pajisje të plota shpëtimi. Qytetarët dhe pushuesit ftohen të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/r.e/

The post Operacioni “Siguria detare”, bllokohen 30 mjete lundruese, shpëtohen 13 persona në rrezik në det appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapet me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 40-vjeçari

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë kanë konstatuar dhe sekuestruar një shumë prej 14 mijë eurosh, të cilat një shtetas tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shtetasit O. K., 40 vjeç, banues në Fier, u gjetën të fshehura 14 mijë euro të padeklaruara. Shuma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që ndaj 40-vjeçarit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/a.f//r.e/

The post Kapet me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 40-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 40-vjeçarin

Një 40-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të nxirrte përmes pikës kufitare të Kakavijës 14 000 euro, pa i deklaruar. Paratë e gjetura pas kontrolleve të kryera u sekusetruan si provë materiale. “Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në […]

The post Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 40-vjeçarin appeared first on FaxWeb.

Shpat Kasapi flet për raportin me Selvijen, ajo e “thumbon” me një mesazh që ngre dyshime në rrjet

✇Albeu
By: M C

Prej disa kohësh, rrjetet sociale janë ndezur nga thashethemet dhe aludimet për një ndarje mes Shpat Kasapit dhe partneres së tij, Selvije Jao.

Së fundmi, Shpati ka vendosur të reagojë ndaj këtyre thashethemeve, i ftuar në emisionin “Kosova Live”, ka sqaruar situatën. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për një ndarje, por për një krisje në marrëdhënien e tyre.

Gjithashtu, ai tha se Selvija është një person shumë emocional dhe shpesh zgjedh të ndajë ndjenjat e saj me fansat në rrjetet sociale, çka sipas tij ka krijuar keqkuptime.

Megjithatë, deklaratat e Shpatit nuk është pritur mirë nga Selvija, e cila ka reaguar në InstaStory.“Sa prej jush ia keni ruajtur dikujt reputacionin, vetëm duke mos treguar anën tuaj të historisë?” shkruan ajo.

Mësazhi i saj u intepretua si një thumb nga fansat, duke lënë të kuptohet se ajo brenda vetes mban një tjetër version të ngjarjes.

The post Shpat Kasapi flet për raportin me Selvijen, ajo e “thumbon” me një mesazh që ngre dyshime në rrjet appeared first on Albeu.com.

U kap me 25 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 65 vjeçaren në Kakavijë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Një 65-vjeçare që udhëtonte drejt Greqisë u procedua penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës me një shumë prej 25 000 eurosh të padeklaruara.

Gjatë kontrollit rutinë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetases D. K., banuese në Greqi, u gjet shuma e konsiderueshme në euro, të cilën ajo nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor për vlerat monetare që tejkalojnë kufirin e lejuar.

Policia e Shtetit bën me dije se si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases D. K., ku u gjetën 25 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Sipas Policisë, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. K., 65 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/e.i/a.f/

The post U kap me 25 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 65 vjeçaren në Kakavijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kakavijë/ U kap me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e pëson gruaja e moshuar

Një 65-vjeçare që udhëtonte drejt Greqisë është proceduar penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës me një shumë prej 25 000 eurosh të padeklaruara. Gjatë kontrollit rutinë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetases D. K., banuese në Greqi, u gjet shuma e konsiderueshme në euro, të […]

The post Kakavijë/ U kap me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e pëson gruaja e moshuar appeared first on FaxWeb.

❌