Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj Muhamet Alidemajt, i akuzuar për pjesëmarrje në kryerjen e masakrës së Izbicës më 28.03.1999, të kryer nga forcat serbe.
âAPROVOHET si e bazuar ankesa e mbrojtĂ«sit tĂ« akuzuarit Muhamet Alidemaj, av Millosh Deleviq,.. ANULOHET aktgjykimi i GjykatĂ«s Themelore nĂ« Departamentin Special i datĂ«s 12.07.2024 dhe çështja kthehet nĂ« rigjykimâ â thuhet nĂ« vendimin e Apelit.
Apeli ka vendosur që aktgjykimi i Themelores ndaj Ademajt në pikën III të dispozitivit të mbetet i paprekur, dhe të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në vendimin e ardhshëm nga Gjykata e Prishtinës.
Prokuroria Speciale po akuzon Muhamet Alidemajn se së bashku me ushtrinë dhe policinë serbe kishin shkuar te livadhi ku ishin të grumbulluar popullsia civile, duke përdorur dhunë, kishin bërë ndarjen e grave dhe fëmijëve nën moshën 12-vjeç e dhunshëm i kishin detyruar që të shkojnë në Shqipëri.
Ndërsa burrat i kishin ndarë në grupe. Sipas dosjes, rreth 130 persona ishin ekzekutuar me armë automatike, ndërsa kishin arritur që të shpëtojnë vetëm 12.
Muhamet Alidemaj në korrik të vitit 2024 ishte dënuar nga Gjykata e Prishtinës me 15 vjet burg.
Ky vendim ishte marrĂ« nga trupi gjykues i pĂ«rbĂ«rĂ« nga Vesel Ismaili â kryetar dhe anĂ«tarĂ«t Kushtrim Shyti dhe Violeta Namani.
Kundër vendimit të Themelores ankesë kishte ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Muhamet Alidemaj, avokati Millosh Deleviq, me pretendimin se kishte pasur shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkelje të ligjit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit mbi saksionin penal.
Avokati Deleviq kishte propozuar që Gjykata e Apelit ta aprovojë ankesën dhe ta ndryshojë aktgjykimin e ankimuar ashtu që të nxjerrë aktgjykim lirues ose të anulojë aktgjykimin dhe ta kthejë çështjen në rigjykim.
Ndërsa Prokuroria e Apelit me parashtresën e datës 09.01.2025 kishte propozuar që ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit të refuzohet si e pabazuar.
Gjetjet e Gjykatës së Apelit
Gjykata e Apelit pas analizimit dhe vlerësimit të ankimuar dhe pretendimeve ankimore të mbrojtjes ka gjetur se aktgjykimi i Gjykatës së shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të pretenduara në ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit.
Në gjetjet e Gjykatës së Apelit thuhet se aktgjykimit të shkallës së parë i mungojnë arsyet për faktet vendimtare, nuk janë vlerësuar në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse dëshmitë dhe provat, nuk janë dhënë shpjegimet e nevojshme lidhur me kontradiktat në përmbajtjen e tyre gjë që aktgjykimin e bëjnë të pakuptueshëm dhe kundërthënës e që domosdoshmërisht kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit të ankimuar dhe kthimin e çështjes në rigjykim.
Sipas pikëpamjes së kolegjit të Apelit, ekzistojnë edhe shkelje në relacion me vërtetimin e gjendjes faktike në raport me faktet vendimtare që kanë të bëjnë me identifikimin e të akuzuarit Muhamet Alidemaj.
âGjithashtu pĂ«rshkrimi i fakteve inkriminuese nĂ« dispozitiv tĂ« aktgjykimit siç janĂ« veprimet e pĂ«rshkruara nĂ« pikĂ«n I (ndarja e grave/fĂ«mijĂ«ve, ndarja e burrave nĂ« 3 grupe, dĂ«rgimi nĂ« vendin e caktuar dhe ekzekutimi i personave) si dhe nĂ« pikĂ«n II (trajtimi çnjerĂ«zor, cenimi i integritetit trupor, zhvendosja, grabitja dhe shkatĂ«rrimi i pasurisĂ« civile,⊠djegia e shtĂ«pive dhe dĂ«bimi i civilĂ«ve drejt KlinĂ«s dhe pastaj pĂ«r nĂ« ShqipĂ«ri), nuk janĂ« tĂ« konkretizuara nĂ« aspektin e rolit dhe veprimeve konkrete tĂ« tĂ« akuzuarit dhe nuk Ă«shtĂ« arsyetuar se me cilat prova tĂ« administruara nĂ« shqyrtim gjyqĂ«sor janĂ« vĂ«rtetuar kĂ«to veprime konkrete lidhur me tĂ« akuzuarin Muhamet Alidemaj.â â thuhet nĂ« vendim.
Kolegji i Apelit gjen se Gjykata e shkallës së parë nuk ka paraqitur arsye të qarta dhe të mjaftueshme në lidhje me gjendjen faktike të vërtetuar.
âNuk mjaton qĂ« nĂ« arsyetimin e aktgjykimit tĂ« listohen thjesht provat e administuara nĂ« shqyrtim gjyqĂ«sor; gjykata duhet tĂ« sqarojĂ« se çfarĂ« Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar me secilĂ«n provĂ« dhe si ka ardhur nĂ« pĂ«rfundimin pĂ«r shpalljen fajtor tĂ« tĂ« akuzuarit.â â thuhet nĂ« vendimin e Apelit.
Më tej në këtë vendim thuhet se Gjykata e shkallës së parë ka dështuar të identifikojë me saktësi veprimet konkrete të ndërmarra nga i akuzuari Alidemaj.
âGjykata e shkallĂ«s sĂ« parĂ« e ka shpallur fajtor tĂ« akuzuarin pĂ«r krime lufte kundĂ«r popullatĂ«s civile, por ka dĂ«shtuar tĂ« identifikojĂ« me saktĂ«si veprimet konkrete tĂ« ndĂ«rmarra prej tij, mĂ«nyrĂ«n e kontributit tĂ« tij nĂ« bashkĂ«kryerje nĂ« realizimin e krimeve si dhe shkallĂ«n e pjesĂ«marrjes nĂ« bashkĂ«kryerjeâ â thuhet nĂ« vendimin e GjykatĂ«s sĂ« Apelit.
Më tej në vendim thuhet se arsyetimi i Gjykatës së shkallës së parë mbetet i përgjithësuar.
âArsyetimi i gjykatĂ«s mbetet i pĂ«rgjithĂ«suar dhe nuk i pĂ«rgjigjet kĂ«rkesave tĂ« nenit 370 paragrafi 7 tĂ« KPP-sĂ« pĂ«r arsyetim tĂ« qartĂ« dhe tĂ« plotĂ« tĂ« vendimitâ â thuhet nĂ« vendim.
Në vendim thuhet se kolegji i Apelit nuk e konteston faktin e ekzekutimit të 130 civilëve në ditën kritike, i cili rezulton i pranuar dhe i mbështetur në provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor.
âMegjithatĂ«, nĂ« pikĂ«n I tĂ« dispozitivit tĂ« aktgjykimit tĂ« shkallĂ«s sĂ« parĂ« thuhet se âsecilin grup i dĂ«rguan nĂ« njĂ« vend tĂ« caktuar dhe i ekzekutuan me armĂ« automatikeâ, por nuk sqarohet se ku dhe cili ishte ky vend, kush i ka dĂ«guar grupet atje dhe nĂ« çâmĂ«nyrĂ« Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar prania e tĂ« akuzuarit nĂ« atĂ« vend dhe moment nĂ« ekzekutimin 130 civlĂ«veâ â thuhet nĂ« vendim.
Në vendim thuhet se Gjykata e shkallës së parë nuk ka arsyetuar se me cilat prova konkrete ka konstatuar se i akuzuari ka ndërmarrë ndonjërën nga këto veprime.
â⊠pĂ«rkatĂ«sisht nuk ka dhĂ«nĂ« njĂ« arsyetim faktik dhe juridik qĂ« do tĂ« mundĂ«sonte ndĂ«rlidhjen e tij me ndarjen e burrave apo me aktin e ekzekutimit.â â thuhet nĂ« vendim.
Sipas Apelit kjo mungesë e arsyetimit e bën aktgjykimin e ankimuar të mangët, të pakuptueshëm dhe kundërthënës ndërmjet dispozitivit dhe arsyetimit.
Në vendimin e Apelit thuhet se provat janë thjesht të renditura, pa analizë dhe pa arsyetim që të tregojë se çfarë vërtetojnë në mënyrë konkrete si dhe mungesa e këtij arsyetimi e bën aktgjykimin të paqëndrueshëm.
Në gjetjet e Gjykatës së Apelit thuhet se mangësi thelbësore e aktgjykimit të Themelores është mungesa e arsyetimit lidhur me kontradiktat evidente në deklarimet e dëshmitarëve, sidomos ato që lidhen me kohën dhe mënyrën e pranisë së të akuzuarit Alidemaj në fshatin Izbicë.
âNjĂ« mangĂ«si thelbĂ«sore e aktgjykimit tĂ« shkallĂ«s sĂ« parĂ« Ă«shtĂ« mungesa e arsyetimit lidhur me kontradiktat evidente nĂ« deklarimet e dĂ«shmitarĂ«ve, sidomos ato qĂ« lidhen me kohĂ«n dhe mĂ«nyrĂ«n e pranisĂ« sĂ« tĂ« akuzuarit Muhamet Alidemaj nĂ« fshatin IzibicĂ« dhe ndĂ«rlidhjen e kĂ«saj me aktet e ekzekutimitâ.
âNjĂ« tjetĂ«r kontradiktĂ« lidhet me çështjen e uniformĂ«s. PĂ«rveç se dĂ«shmitarĂ«t kanĂ« dhĂ«nĂ« deklarime tĂ« ndryshme, disa duke thĂ«nĂ« se i akuzuari ditĂ«n kritike ka qenĂ« me uniformĂ« ushtarake, tĂ« tjerĂ« me veshje civile, kolegji gjen se vetĂ« aktgjykimi i shkallĂ«s sĂ« parĂ« pĂ«rmban paqartĂ«si tĂ« mĂ«dhaâ â thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« vendim.
Në fund Gjykata e Apelit i ka rekomanduar Themelores që në mënyrë të veçantë të vlerësojë sërish dhe me kujdes të shtuar besueshmërinë e dëshmive mbi identifikimin e të akuzuarit dukë marrë parasysh periudhën e gjatë kohore ndërmjet ngjarjes dhe deklarimeve, paqartësitë apo ndryshimet ndërmjet deklarimeve të dhëna në hetuesi dhe atyre në shqyrtim gjyqësor dhe mospërputhjet kohore lidhur me momentin e pranisë së të akuzuarit në vendin e ngjarjes.
Ky vendim është marrë nga kolegii gjykues i përbërë nga Vaton Durguti (kryetar i kolegjit), Mentor Bajraktari dhe Bashkim Hyseni (anëtarë).
Seanca në Gjykatën e Apelit për këtë rast ishte mbajtur më 23.01.2025, ndërsa aktgjykimi mban datën 23.04.2025.
Për çka akuzohet Muhamet Alidemaj?
Sipas aktakuzĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« Speciale, i akuzuari Muhamet Alidemaj ka kryer veprĂ«n penale â krime kundĂ«r popullatĂ«s civile nĂ« KosovĂ« gjatĂ« kohĂ«s sĂ« luftĂ«s.
I njĂ«jti sipas aktakuzĂ«s mĂ« 28 mars 1999 sĂ« bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe kishin zbritur nga mali pĂ«r tâu nisur nĂ« drejtim tĂ« fshatit IzbicĂ«, me tĂ« arritur nĂ« fshat tĂ« njĂ«jtit shkuan nĂ« shtĂ«pinĂ« e tĂ« dĂ«mtuarĂ«s Xh. O., ku nga kjo e fundit morĂ«n shumĂ«n prej 1,000 marka gjermane e mĂ« pas i vunĂ« flakĂ«n pasurisĂ« sĂ« tĂ« dĂ«mtuarĂ«s. NĂ«n kĂ«rcĂ«nim tĂ« armĂ«s tĂ« njĂ«jtĂ«n e kanĂ« detyruar qĂ« tâi prijĂ« gjatĂ« kontrollit tĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« saj.
Tutje dosja thotë se Alidemaj së bashku me ushtrinë dhe policinë serbe shkojnë te livadhi ku ishin të grumbulluar popullsia civile, duke përdorur dhunë, bëjnë ndarjen e grave dhe fëmijëve nën moshën 12-vjeç e dhunshëm i detyrojnë që të shkojnë në Shqipëri.
Ndërsa burrat i ndajnë në grupe dhe bëhet ekzekutimi i tyre me armë automatike, duke vrarë rreth 130 persona, ndërsa kishin arritur që të shpëtojnë vetëm 12 civilë.
Gjykimet për krime lufte
Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.
Ish-presidenti i JugosllavisĂ«, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar pĂ«r âkrime lufteâ dhe pĂ«r âkrime kundĂ«r njerĂ«zimitâ, tĂ« kryera nga forcat serbe e jugosllave nĂ« KosovĂ«. Millosheviq ishte akuzuar pĂ«r âkrime lufteâ dhe âkrime kundĂ«r njerĂ«zimitâ, tĂ« kryera edhe nĂ« luftĂ«rat nĂ« BosnjĂ« dhe HercegovinĂ«, si dhe nĂ« Kroaci.
Gjykimi i tij në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog, pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli, teksa po mbahej në paraburgim.
Millan Millutinoviq, ish-Kryetari i SerbisĂ«, ishte liruar nga akuzat pĂ«r âkrime lufte gjatĂ« konfliktit nĂ« KosovĂ«â.
Nikolla Shainoviq, ZĂ«vendĂ«skryeministĂ«r i RepublikĂ«s Federale tĂ« JugosllavisĂ«, ishte dĂ«nuar me 18 vjet burg pĂ«r âkrime kundĂ«r njerĂ«zimitâ dhe âshkelje tĂ« ligjeve apo zakoneve tĂ« luftĂ«sâ.
Dragolub Ojdaniq, ish-Shefi i Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« UshtrisĂ« jugosllave, ishte dĂ«nuar me 15 vjet burg pĂ«r âkrime kundĂ«r njerĂ«zimitâ.
Nebojsha Pavkoviq, ish-Komandanti i ArmatĂ«s sĂ« TretĂ« tĂ« UshtrisĂ« jugosllave, ishte dĂ«nuar me 22 vjet burg pĂ«r âkrime kundĂ«r njerĂ«zimitâ dhe âshkelje tĂ« ligjeve apo zakoneve tĂ« luftĂ«sâ.
Vlladimir Llazareviq, ish-Komandanti i Korpusit tĂ« PrishtinĂ«s tĂ« UshtrisĂ« jugosllave, ishte dĂ«nuar me 14 vjet burg pĂ«r âkrime kundĂ«r njerĂ«zimitâ.
Sreten Llukiq, ish-Shefi i stafit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme tĂ« SerbisĂ« pĂ«r KosovĂ«, ishte dĂ«nuar me 20 vjet burg pĂ«r âkrime kundĂ«r njerĂ«zimitâ dhe âshkelje tĂ« ligjeve apo zakoneve tĂ« luftĂ«sâ.
Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu, raporton Kallxo.
The post Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e Muhamet Alidemajt, i akuzuar për masakrën e Izbicës appeared first on Telegrafi.