❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Universiteti “Haxhi Zeka” nĂ« PejĂ« dhe Oda Ekonomike e KosovĂ«s nisin fazĂ«n e re tĂ« bashkĂ«punimit strategjik

Sot, Universiteti “Haxhi Zeka” nĂ« PejĂ« ka mirĂ«pritur njĂ« takim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m strategjik me OdĂ«n Ekonomike tĂ« KosovĂ«s, nĂ« kuadĂ«r tĂ« zbatimit tĂ« Memorandumit tĂ« BashkĂ«punimit mes dy institucioneve.

Rektori Prof. Dr. Armand Krasniqi, së bashku me Prorektorët Prof. Dr. Edmond Beqiri dhe Dr. Sc. Prof. Ass. Vjosa Hajdari, pritën Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, dhe përfaqësuesin e Njësisë Rajonale dhe Panaireve të Pejës, Samir Lleshi.

Në takim u prezantuan disa projekte madhore, përfshirë: Optimizimin e proceseve universitare përmes inteligjencës artificiale, ngritjen e inkubatorëve të biznesit dhe laboratorëve të inovacionit, krijimin e barometrave të punësimit për tregun rajonal dhe organizimin e Konferencës së Tretë Vjetore të Forumit Ekonomik Rajonal të Dukagjinit.

Kryetari Rafuna e vlerësoi vizionin e universitetit dhe e konfirmoi Odën si partner strategjik në realizimin e projekteve.

“Oda Ekonomike e KosovĂ«s do tĂ« jetĂ« partner strategjik i Universitetit ‘Haxhi Zeka’ nĂ« kĂ«to projekte madhore, duke lidhur fuqishĂ«m arsimin me ekonominĂ« e vendit”, deklaroi ai.

Ky bashkëpunim synon të forcojë lidhjen mes arsimit dhe ekonomisë, duke e pozicionuar UHZ-në si një universitet modern, inovativ dhe të angazhuar në zhvillimin rajonal dhe kombëtar.

The post Universiteti “Haxhi Zeka” nĂ« PejĂ« dhe Oda Ekonomike e KosovĂ«s nisin fazĂ«n e re tĂ« bashkĂ«punimit strategjik appeared first on Telegrafi.

Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Pejë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se sot, më 14 gusht 2025, rreth orës 05:20, është raportuar për një zjarr në fshatin Katundi i Ri, Pejë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një garazhë të përfshirë nga flakët.

Brenda saj ndodheshin dy vetura me targa vendore dhe disa mjete pune, të cilat janë dëmtuar nga zjarri.

Pas hetimeve intensive të Sektorit Rajonal për Hetime, rreth orës 10:00 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari për zjarrvënie.

Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/

The post Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Pejë appeared first on Telegrafi.

Arrestohet edhe një oficer korrektues për arratisjen nga paraburgimi në Mitrovicë

Në kuadër të hetimeve për arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, sot është pezulluar nga puna dhe arrestuar nga Policia e Kosovës një oficer korrektues.

Me këtë rast, numri i zyrtarëve të pezulluar ka arritur në gjashtë, përfshirë drejtorin e Qendrës, një mbikëqyrës të lartë dhe katër zyrtarë korrektues.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se çdo shkelje do të trajtohet me vendosmëri.
“Çdo shkelje do tĂ« trajtohet me vendosmĂ«ri, duke garantuar llogaridhĂ«nie dhe siguri nĂ« tĂ« gjitha institucionet korrektuese”, ka deklaruar ajo./Telegrafi/

The post Arrestohet edhe një oficer korrektues për arratisjen nga paraburgimi në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Ndizen kodrat rreth Tiranës, zjarret i afrohen zonave rezidenciale, rrezikohen banorët

Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë, duke ngritur alarmin për rrezik të përhapjes së flakëve në zonat e banuara. Dhe kjo nuk është vatra e vetme në kryeqytet.

Në fakt, rreth 10 vatra aktive ka patur të raportuara gjatë ditës së sotme në Tiranë, ku momentalisht situata më e vështirë duket tek vatrat në faqe të malit në Fortuzaj.

Në Fortuzaj, në malin që ndodhet pas nesh janë vatrat e zjarrit që janë aktive. Kemi disa minivatra të shpërndara në faqen e malit, që janë sipër banesave që dallohen edhe me sy të lirë. Mund të jenë rreth 20 banesa që mund të rrezikohen në afërsi të zonës së Sharrës, jo shumë larg nga Kodra e Selitës, ku është një tjetër vatër që rrezikon banesat.  Ka disa orë që është ndezur kjo vatër zjarri, ku siç duket po digjet bimësi dhe shkurre dhe rrezikon të afrohet tek banesat, raporton Tv Klan.

Disa vatra të tjera janë raportuar edhe në zonën e Petrelës, në Malin e Bërzhitës, në afërsi të zonës së Arbanës, ku sipas ministrisë së Mbrojtjes ka patur ndërhyrje të forcave zjarrfikësve. Në Arbanë po ashtu ka patur edhe ndërhyrjen e një helikopteri Canadair kroat.

NdĂ«rkohĂ« gazetari Bajraktaraj gjatĂ« raportimit shtoi se “NĂ« Zall-Herr Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e mundur dhe shuarja e flakĂ«ve, ku flakĂ«t kanĂ« rrezikuar disa banesa

Zjarret e këtyre ditëve, të nxitura nga temperaturat e larta dhe thatësira, po përbëjnë një sfidë serioze për strukturat e emergjencës në të gjithë vendin. Kujtojmë se situata me zjarret paraqitet më problematike kryesisht në jug të vendit, konkretisht në qarkun e Vlorës.

NĂ« ndihmĂ« tĂ« operacioneve tĂ« shuarjes sĂ« zjarreve janĂ« angazhuar avionĂ« dhe helikopterĂ« tĂ« ForcĂ«s Ajrore shqiptare, si edhe mjete ajrore nga Kroacia, Greqia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Autoritetet paralajmërojnë se për shkak të temperaturave të larta rreziku për zjarre mbetet i lartë dhe kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët.

The post Ndizen kodrat rreth Tiranës, zjarret i afrohen zonave rezidenciale, rrezikohen banorët appeared first on Telegrafi.

Propozimet për kryeparlamentar, Deliu tregon cilët emra nga LVV nuk i voton PDK-ja

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, këtë herë me udhëzime më të qarta.

Deputetët duhet ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh dhe të zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Në këtë kontekst, deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka deklaruar në Debat Plus se partia e saj nuk do të bëhet pjesë e asnjë votimi për kandidatë që kanë qenë pjesë e qeverisjes së kaluar, përfshirë ministrat, zëvendësministrat dhe kryeministrin.

“PDK ka qenĂ« shumĂ« e qartĂ« nĂ« qĂ«ndrimet e saj. Ne kemi thĂ«nĂ« se nuk do tĂ« bĂ«hemi pjesĂ« e asnjĂ« votimi e emrave qĂ« kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e qeverisjes nĂ« mandatin e kaluar. Duke pĂ«rfshirĂ«, ministrat, zĂ«vendĂ«sministrat, kryeministrin
 por kemi deklaruar se jemi tĂ« hapur pĂ«r propozime tĂ« reja, duke bĂ«rĂ« pĂ«rpjeke tĂ« dalim nga situata e rĂ«ndĂ« e krijuar, e bllokada tashme 6 mujore e themelimit tĂ« institucioneve tĂ« reja”, ka thĂ«nĂ« Deliu.

The post Propozimet për kryeparlamentar, Deliu tregon cilët emra nga LVV nuk i voton PDK-ja appeared first on Telegrafi.

Zyrtari i lartë gjerman bën thirrje për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Drejtori për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Kosovë më 10 dhe 11 gusht.

Gjatë qëndrimit, ai u takua me një gamë të gjerë liderësh politikë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Reiffenstuel pati takime edhe me kryetarët e partive kryesore opozitare, Memli Krasniqin nga PDK dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.

Në Mitrovicë, ai u takua me përfaqësues të partive serbe të Kosovës dhe të shoqërisë civile, si dhe zhvilloi një takim me komandantin e KFOR-it.

NĂ« takimet me pĂ«rfaqĂ«suesit politikĂ« tĂ« KosovĂ«s, ai theksoi domosdoshmĂ«rinĂ« e respektimit dhe zbatimit tĂ« plotĂ« tĂ« vendimit mĂ« tĂ« fundit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund bllokadĂ«s politike.

Gjithashtu, përsëriti pritshmërinë e Gjermanisë që të gjitha subjektet që plotësojnë kriteret të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Reiffenstuel riafirmoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Peter Sörensen, në përpjekjet e tij për të avancuar dialogun e normalizimit të lehtësuar nga BE-ja. Ai theksoi se angazhimi konstruktiv i Kosovës është thelbësor për suksesin e procesit të integrimit evropian, të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm./Telegrafi/

The post Zyrtari i lartë gjerman bën thirrje për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Vrasje në Hajvali të Prishtinës, i dyshuari është identifikuar

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen Hajvali të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Telegrafin se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete.

“Sot rreth orĂ«s 22:00, Ă«shtĂ« raportuar pĂ«r gjuajtje me armĂ« zjarri, nĂ« Hajvali, ku Ă«shtĂ« vrarĂ« njĂ« person. Vdekja e viktimĂ«s mashkull Ă«shtĂ« konstatuar nga ekipi mjekĂ«sor nĂ« QKUK. Policia ka nisĂ« njĂ« hetim pĂ«r zbardhjen e rastit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« kĂ«rkim tĂ« personit tĂ« dyshuar i cili tashmĂ« Ă«shtĂ« identifikuar”, ka deklaruar Ahmeti.

Edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka konfirmuar se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

“NĂ« QKUK ka ardhur i vdekur me plagĂ« nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Syla.

Autoritetet janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Telegrafi/

The post Vrasje në Hajvali të Prishtinës, i dyshuari është identifikuar appeared first on Telegrafi.

Vdes në spital i mituri nga aksidenti në Qafën e Koshovicës

NjĂ« lajm i trishtĂ« vjen nga Spitali i TraumĂ«s, ku sot Ă«shtĂ« ndarĂ« nga jeta 15-vjeçari i plagosur rĂ«ndĂ« nĂ« aksidentin tragjik qĂ« ndodhi mbrĂ«mjen e sĂ« premtes nĂ« vendin e njohur si “Qafa e KoshovicĂ«s”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, kur automjeti me të cilin udhëtonin katër persona humbi kontrollin dhe u përmbys në anë të rrugës. Brenda automjetit mbetën të bllokuar të plagosur katër persona, përfshirë edhe të miturin.

Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dalë tym i dendur, duke rrezikuar një shpërthim të mundshëm.

Në këtë moment, ndërhyri efektivi 26-vjeçar i policisë, Klajdi Mustaj, i cili nxori të lënduarit nga automjeti.

PavarĂ«sisht ndĂ«rhyrjes sĂ« tij dhe pĂ«rpjekjeve tĂ« mjekĂ«ve, 15-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojĂ« plagĂ«ve tĂ« marra dhe ndĂ«rroi jetĂ« sot nĂ« spital.

The post Vdes në spital i mituri nga aksidenti në Qafën e Koshovicës appeared first on Telegrafi.

Katër vrasje brenda një dite, kërkohet veprim i institucioneve

KatĂ«r persona tĂ« vrarĂ« brenda njĂ« dite nĂ« KosovĂ«. Vrasje e trefishtĂ« nĂ« Gjilan, e njĂ« tjetĂ«r nĂ« Prizren – janĂ« rastet e fundit qĂ« tronditĂ«n vendin brenda 24 orĂ«ve.

NĂ« njĂ« kafene afĂ«r KomunĂ«s sĂ« Gjilanit, si pasojĂ« e tĂ« shtĂ«nave me armĂ« u vranĂ« babĂ« e bir. MĂ« vonĂ« vdiq edhe njĂ«ri nga tĂ« plagosurit rĂ«ndĂ«, i cili po trajtohej nĂ« spital. Policia e KosovĂ«s Ă«shtĂ« nĂ« kĂ«rkim tĂ« tre personave tĂ« dyshuar – Mefail Shkodra dhe dy djemtĂ« e tij tĂ« cilĂ«t ndodhen nĂ« arrati.

I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra është person me të kaluar penale, përfshirë edhe në fajde.

Drejtori ekzekutiv i QendrĂ«s Kosovare pĂ«r Studime tĂ« SigurisĂ« (QKSS), Mentor Vrajolli thotĂ« se ky rast tregon pĂ«r “çalimin e institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€.

“Duhet tĂ« kĂ«rkohet llogaridhĂ«nie tek institucionet e drejtĂ«sisĂ« pse kĂ«ta persona janĂ« liruar, pse kĂ«ta persona nuk kanĂ« marrĂ« dĂ«nimin e merituar. Fajdeja Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r krimet dhe format mĂ« tĂ« shpeshta tĂ« krimit tĂ« organizuar nĂ« KosovĂ«, e cila shpesh herĂ« ka pasur edhe forma tĂ« tjera tĂ« viktimave, ku persona tĂ« caktuar janĂ« detyruar tĂ« bĂ«jnĂ« vetĂ«vrasje apo ta lĂ«shojnĂ« komplet vendin si rezultat i presioneve qĂ« kanĂ« pĂ«rjetuar. Fajdeja nuk duhet tĂ« trajtohet si krim i rĂ«ndomtĂ« e mĂ«nyra se si Ă«shtĂ« trajtuar ky rast duket qartĂ« se Ă«shtĂ« nĂ«nvlerĂ«suar si rast krimi”, tregon Vrajolli.

Gjykata Themelore në Gjilan tha sot se ndaj personit të dyshuar, Mefail Shkodra, nuk ka lëndë aktive në këtë institucion. Sipas njoftimit të gjykatës, Shkodra ka pasur tri lëndë penale dhe të gjitha janë të përfunduara me aktgjykim dënues.

Ndërkaq, sa i përket, dy të dyshuarve të tjerë Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, gjykata tha se nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale për ndonjë vepër penale të gjykuar me vendim të plotfuqishëm apo ndonjë rast të papërfunduar.

Gjykata Themelore në Prishtinë tha më vonë për KosovaPress se Mefail Shkodra dhe djali i tij, me propozimin e PSRK-së ishin liruar me dorëzani, ku të njëjtit ishin arrestuar për fajde në verën e vitit të kaluar.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s tha se Ă«shtĂ« duke zhvilluar hetime nĂ« dy raste tĂ« ndara ndaj Mefail ShkodrĂ«s – i dyshuari kryesor pĂ«r vrasjen e trefishtĂ« nĂ« Gjilan.

Këto raste tragjike duhet të vejnë në lëvizje tërë shoqërinë, thotë ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.

“NjĂ« ngjarje e dhimbshme e cila duhet tĂ« vejĂ« nĂ« lĂ«vizje tĂ«rĂ« shoqĂ«rinĂ«. Po them kĂ«shtu sepse nuk mund tĂ« jetĂ« vetĂ«m çështje e drejtĂ«sisĂ« apo vetĂ«m e policisĂ«. ËshtĂ« njĂ« çështje e mentalitetit, e njĂ« numri tĂ« madh tĂ« armĂ«ve nĂ« duar tĂ« qytetarĂ«ve, tĂ« njĂ« mos trajtimi si temĂ« nga gjithĂ« shoqĂ«ria, nga gjithĂ« mekanizmat relevantĂ«. Prandaj, kĂ«to janĂ« ato defektet tona si shoqĂ«ri, shto kĂ«tu pastaj edhe narrativĂ«n gjithmonĂ« nĂ« çdo çështje duke debatuar fillimin eventual tĂ« luftĂ«s, problemet me SerbinĂ«, qytetarĂ«t janĂ« tĂ« stĂ«rmbushur me tema qĂ« nĂ« thelb e kanĂ« konceptin e luftĂ«s, e dhunĂ«s, e armĂ«s”, deklaron ai.

Sipas tij, duhet të ketë rishqyrtim të strategjisë për sundimin e ligjit dhe për sigurinë në vend.

KosovaPress ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme se cilat janë masat që do të ndërmerren dhe si dhe për numrin e armëve pa leje në duart e qytetarëve, por deri në publikimin e këtij artikulli, ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

MegjithatĂ«, ministri nĂ« detyrĂ« i PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Xhelal Sveçla ka urdhĂ«ruar Inspektoratin Policor tĂ« KosovĂ«s qĂ« tĂ« angazhohet nĂ« hetimin e “çdo lĂ«shimi apo pĂ«rfshirjeje tĂ« mundshme tĂ« ndonjĂ« pjesĂ«tari tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« veprimtarinĂ« kriminale tĂ« Mefail ShkodrĂ«s”, i shpallur nĂ« kĂ«rkim pĂ«r vrasjen e trefishtĂ« nĂ« Gjilan.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami thotë se gjatë verës ka rritje të kriminalitetit në vend.

“NĂ« statistikat e kriminologjisĂ« qoftĂ« paralufte apo edhe viteve paslufte, tregojnĂ« se nĂ« kohĂ«n e verĂ«s, nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« zakonisht rritet kriminaliteti. QoftĂ« vjedhjet, plaçkitjet, vrasjet, etj. Kjo nuk e arsyeton nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« kĂ«to vrasje qĂ« po na ndodhin, vetĂ«m muajin e kaluar patĂ«m disa vrasje, tani mĂ« kemi edhe katĂ«r vrasje brenda njĂ« kohĂ« tĂ« shkurtĂ«r. Kjo tregon se niveli shoqĂ«ror, vetĂ«dija shoqĂ«rore tek ne Ă«shtĂ« ende e largĂ«t, ndikojnĂ« disa faktorĂ« pse vijnĂ« deri tek kjo pikĂ«. Pra, pĂ«r shkak se nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« rritet ekonomia, rritet qarkullimi i njerĂ«zve, rriten edhe kĂ«rkesat pĂ«r blerje dhe tĂ« tjera”, shprehet ai.

Mbrëmjen e së dielës u qëllua me thikë edhe një person në Zhur të Prizrenit, i cili vdiq si pasojë e plagëve që mori. Policia ka arrestuar të dyshuarin, ku gjatë bastisjes është gjetur thika me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

NjĂ« rast tjetĂ«r tragjik, ditĂ« mĂ« parĂ« ka ndodhur nĂ« fshatin BaicĂ« tĂ« Lipjanit, ku u gjet trupi i njĂ« personi tĂ« groposur. Paraprakisht, familja e kishte lajmĂ«ruar si tĂ« zhdukur. Policia ka intervistuar katĂ«r dĂ«shmitarĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« rasti po hetohet si “Vrasje e rĂ«ndĂ«â€.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala tha se hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.

“Prokurori i Shtetit dhe njĂ«sitet pĂ«rkatĂ«se janĂ« duke ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me rastin nĂ« fjalĂ«â€, ka njoftuar ajo.

NdĂ«rkaq, nga Policia e KosovĂ«s treguan pĂ«r KosovaPress se “gjatĂ« periudhĂ«s janar-qershor tĂ« vitit 2024 kanĂ« ndodhur shtatĂ« vrasje. Po ashtu, gjatĂ« periudhĂ«s janar-qershor tĂ« vitit 2025 shtatĂ« vrasje”.

The post Katër vrasje brenda një dite, kërkohet veprim i institucioneve appeared first on Telegrafi.

IHMK: Korriku i këtij viti muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë, në Klinë u thyen rekordet

Instituti Hidrometeorologjik i KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur tĂ« hĂ«nĂ«n se nĂ« muajin korrik Ă«shtĂ« regjistruar temperature rekorde – mbi 40 gradĂ« Celsius.

“Vlerat maksimale prej 42.4°C nĂ« KlinĂ« dhe 42.3°C nĂ« Han tĂ« Elezit janĂ« tĂ« pashembullta nĂ« historinĂ« klimatike tĂ« vendit dhe tregojnĂ« njĂ« devijim tĂ« madh nga mesatarja shumĂ«vjeçare pĂ«r kĂ«tĂ« muaj”, ka thĂ«nĂ« Instituti pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook, duke treguar se mesatarja e korrikut nĂ« KosovĂ« shkonte mes 30-35 gradĂ« Celsius.

Para korrikut tĂ« vitit 2025, temperatura mĂ« e lartĂ« ndonjĂ«herĂ« ishte regjistruar nĂ« Prizren mĂ« 1987 – 40.8 gradĂ« Celsius.

Sipas Institutit, shifrat e korrikut të këtij viti janë konfirmim i paralajmërimeve shkencore për përshpejtimin e ndryshimeve klimatike.

“Rritja e temperaturave ekstreme Ă«shtĂ« njĂ« nga pasojat mĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejta tĂ« ngrohjes globale. Modelet klimatike dhe raportet ndĂ«rkombĂ«tare (p.sh., IPCC) parashikojnĂ« se Evropa Juglindore, pĂ«rfshirĂ« Ballkanin, do tĂ« pĂ«rballet me mĂ« shumĂ« valĂ« tĂ« tĂ« nxehtit, thatĂ«sira tĂ« gjata dhe reshje tĂ« rralla por intensive. Korriku 2025 pĂ«rkon me kĂ«tĂ« tendencĂ«, duke reflektuar njĂ« klimĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« paqĂ«ndrueshme dhe tĂ« ngarkuar me energji termike”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« nĂ« postimin nĂ« Facebook.

Instituti ka pĂ«rmendur edhe pasojat e temperaturave tĂ« larta, duke thĂ«nĂ« se ato ndikojnĂ« nĂ« rritje tĂ« sĂ«mundjeve me tĂ« nxehtin – goditje termike, probleme kardiovaskulare – mĂ« pas nĂ« stres pĂ«r bimĂ«sinĂ«, kafshĂ«t dhe ekostetmet ujore, si dhe nĂ« dĂ«me ekonomike, pĂ«r shkak tĂ« dĂ«meve nĂ« bujqĂ«si dhe rritjes sĂ« konsumit tĂ« energjisĂ« pĂ«r ftohje dhe rrezik pĂ«r infrastrukturĂ«n.

“Ngjarjet klimatike tĂ« korrikut 2025 pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« sinjal tĂ« qartĂ« pĂ«r domosdoshmĂ«rinĂ« e veprimit tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe tĂ« koordinuar pĂ«r pĂ«rshtatje ndaj ndryshimeve klimatike. Institucionet pĂ«rgjegjĂ«se duhet tĂ« fuqizojnĂ« monitorimin meteorologjik, planifikimin urban, sistemet e paralajmĂ«rimit tĂ« hershĂ«m dhe politikat mjedisore pĂ«r tĂ« minimizuar rreziqet nĂ« tĂ« ardhmen”.

The post IHMK: Korriku i këtij viti muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë, në Klinë u thyen rekordet appeared first on Telegrafi.

Banka Botërore dhe BQK riafirmojnë angazhimin për projekte të përbashkëta strategjike

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatoren Shileku-Shala dhe bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar një takim njoftues me drejtoreshën e re të Bankës Botërore (BB) për Kosovë, Carole Megevand me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili e uroi Megevand për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në avancimin e projekteve dhe reformave të Bankës Botërore në funksion të mbështetjes së ekonomisë së Kosovës.

Guvernatori Ismaili e informoi Megevand për zhvillimet më të fundit të sektorit financiar, si dhe për progresin e reformave të ndërmarra nga BQK-ja për të nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe forcimin e sistemit financiar.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale në sektorin financiar, bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet BQK-së dhe Bankës Botërore, si dhe programet e reja të BB-së për fuqizimin e sektorit financiar, duke përfshirë asistencat teknike përkatëse të dedikuara për BQK-në.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për arritjen e objektivave strategjike të BQK-së, veçanërisht në fushat e reformave ligjore dhe rregullative, digjitalizimit, kapitalizimit të sektorit financiar, rritjes së qëndrueshmërisë financiare, anëtarësimit në SEPA dhe zbatimit të agjendës së gjelbër.

Në këtë kuadër, Megevand vuri në dukje progresin e bërë drejt harmonizimit të kornizës ligjore e rregullative me standardet e Bashkimit Evropian nga ana e Kosovës, derisa Guvernatori e informoi për përgatitjet si dhe sfidat aktuale për procesin e aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Guvernatori Ismaili theksoi rolin e rëndësishëm të projektit rajonal të Bankës Botërore për modernizimin e sistemit të pagesave, përkatësisht zhvillimin e pagesave të shpejta (Instant Payments) përmes Bankës Qendrore të Italisë dhe lidhjen e tyre me sistemet e pagesave të Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane pas anëtarësimit në SEPA.

Të dyja palët riafirmuan angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë, duke vlerësuar rezultatet e deritanishme të projekteve të përbashkëta.

The post Banka Botërore dhe BQK riafirmojnë angazhimin për projekte të përbashkëta strategjike appeared first on Telegrafi.

Ministria e Drejtësisë: Lirimi i Mefail dhe Edonis Shkodrës nga paraburgimi, neglizhencë e rëndë institucionale

Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjilan, ku humbën jetën tre qytetarë, duke e cilësuar të papranueshëm vendimin e mëhershëm për lirimin e dy të dyshuarve, Mefail dhe Edonis Shkodra, të cilët aktualisht ndodhen në arrati.

Sipas Ministrisë, të dy të dyshuarit kishin qenë më herët në paraburgim dhe u liruan me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pavarësisht se ndaj tyre po zhvilloheshin hetime për vepra të rënda penale, si fajde dhe detyrim.

“Lirimi i tyre pĂ«rbĂ«n njĂ« neglizhencĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« institucionale dhe ka prodhuar pasoja tragjike e tĂ« pariparueshme,” thuhet nĂ« reagim, ku i bĂ«het thirrje KĂ«shillit Prokurorial dhe KĂ«shillit GjyqĂ«sor tĂ« KosovĂ«s tĂ« nisin menjĂ«herĂ« procedurat disiplinore ndaj prokurorĂ«ve dhe gjyqtarĂ«ve tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« rast.

Ministria ka theksuar se reforma në drejtësi është një domosdoshmëri për garantimin e sigurisë dhe të ardhmes së qytetarëve, duke u bërë thirrje forcave politike që të ndalin pengesat ndaj saj.

“DrejtĂ«sia nuk Ă«shtĂ« pronĂ« e askujt. Pa drejtĂ«si funksionale, nuk mund tĂ« ketĂ« siguri, drejtĂ«si apo paqe sociale”, pĂ«rfundon reagimi i MinistrisĂ« sĂ« DrejtĂ«sisĂ«./Telegrafi/

The post Ministria e Drejtësisë: Lirimi i Mefail dhe Edonis Shkodrës nga paraburgimi, neglizhencë e rëndë institucionale appeared first on Telegrafi.

“Prishtina pa barriera”, 22 lokacione tĂ« adaptuara pĂ«r personat me aftĂ«si tĂ« kufizuara

Ekipi i KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s sĂ« bashku me IHRC, ka ndĂ«rhyrĂ« nĂ« 22 lokacione pĂ«r t’i mundĂ«suar lĂ«vizje mĂ« tĂ« lehtĂ« personave me nevoja tĂ« veçanta.

Kjo Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« fushatĂ«s “Prishtina pa barriera”. Kryetari i KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media, tha se projektet e mĂ«dha si platforma qĂ« ndĂ«rlidhĂ« lagjen “ArbĂ«ria” me qendrĂ«n, krijimi i hapĂ«sirave tĂ« gjelbra publike dhe digjitalizimi i shkollave, do t’ua lehtĂ«sojĂ« lĂ«vizjen tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve, posaçërisht atyre me aftĂ«si tĂ« kufizuara.

Ndërsa, ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala tha se kjo fushatë nuk është vetëm për personat me nevoja të veçanta, por edhe të moshuarit e grave me fëmijë me karroca, ku në 22 lokacione më së shumti kanë hasur në mungesë uljesh të trotuareve e mbajtësve të shkallëve.

Shala theksoi se një ndihmesë e madhe ka qenë edhe nga qytetarët e kryeqytetit, të cilët kanë dërguar foto të lokacioneve.

Rama dhe Shala kërkuan mbështetje nga qytetarët e vendit, që të bashkëpunojnë me komunën për të evidentuar lagjet që nuk kanë qasje për qytetarët me aftësi të kufizuara.

The post “Prishtina pa barriera”, 22 lokacione tĂ« adaptuara pĂ«r personat me aftĂ«si tĂ« kufizuara appeared first on Telegrafi.

Ky është reagimi i Kurtit kur pyetet nëse do ta respektojë vendimin e Kushtetueses

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë nëse do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Kurti nuk dha përgjigje, duke u arsyetuar se ishte duke shkuar në një takim.

“MĂ« duhet tĂ« shkoj nĂ« takimin e radhĂ«s”, ka deklaruar shkurt Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një devijim të rrezikshëm nga roli i saj kushtetues dhe si ndërhyrje flagrante në kompetencat e Kuvendit.

Sipas njoftimit tĂ« LVV-sĂ«, Gjykata ka tejkaluar mandatin e saj duke “shpikur norma tĂ« reja juridike” dhe duke “uzurpuar funksione qĂ« i takojnĂ« ekskluzivisht Kuvendit tĂ« KosovĂ«s”.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka tĂ« drejtĂ« tĂ« krijojĂ« rregulla tĂ« reja qĂ« nuk janĂ« tĂ« pĂ«rcaktuara as nĂ« KushtetutĂ«, as nĂ« Rregulloren e Kuvendit. Shpikja arbitrare e normave si ajo pĂ«r kufizimin e propozimit tĂ« kandidatit pĂ«r kryetar Kuvendi vetĂ«m tri herĂ«, Ă«shtĂ« shembull i rrezikshĂ«m i interpretimit qĂ« shkon pĂ«rtej juridiksionit kushtetues”, thuhet nĂ« reagim./Telegrafi/

The post Ky është reagimi i Kurtit kur pyetet nëse do ta respektojë vendimin e Kushtetueses appeared first on Telegrafi.

22 vatra zjarri aktive në Kosovë, situata më kritike në fshatin Kçiq të Mitrovicës

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se në Kosovë aktualisht janë aktive 22 vatra zjarri, sipas të dhënave të përditësuara gjatë gjashtë orëve të fundit.

Situata më e rënduar është në fshatin Kçiq të Vogël të Mitrovicës, ku për të kontrolluar zjarret është kërkuar ndihmë nga KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia.

Në ndihmë të operacioneve janë angazhuar njësitë e Mitrovicës Jugore dhe Veriore, Zubin Potokut, Prishtinës, Vushtrrisë, si dhe Njësia Kombëtare për Shuarjen e Zjarreve.

Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë nga Qendra Operative e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent me njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit.

The post 22 vatra zjarri aktive në Kosovë, situata më kritike në fshatin Kçiq të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

Historia e një gruaje që përjetoi dhunë seksuale gjatë luftës në Bosnje dhe Kosovë

NĂ« episodin e fundit tĂ« ciklit “Heshtja qĂ« vret – Klithma e vĂ«rtetĂ« e luftĂ«s”, i transmetuar nĂ« emisionin “Debat Plus”, u dĂ«gjua rrĂ«fimi i fuqishĂ«m i njĂ« gruaje qĂ« ka pĂ«rjetuar dy luftĂ«ra – atĂ« nĂ« Bosnje dhe mĂ« pas nĂ« KosovĂ«.

Historia e saj Ă«shtĂ« dĂ«shmi e heshtjes sĂ« gjatĂ«, dhimbjes sĂ« thellĂ« dhe fuqisĂ« pĂ«r t’u ngritur pĂ«rballĂ« traumĂ«s qĂ« shoqĂ«ria tentoi ta fshihte.

Në moshën 16-vjeçare, ajo përjetoi në Sarajevë tmerrin e sulmit në ditën e Bajramit më 6 prill 1992.

Një ngjarje që i ndryshoi përgjithmonë jetën, kur forcat ushtarake hynë në podrumin ku ishte fshehur së bashku me familjen.

“BashkĂ« me nĂ«nĂ«n dhe babĂ«n. KanĂ« kaluar ushtria, kanĂ« nisur tĂ« hyjnĂ« edhe nĂ«pĂ«r podrume, nuk kanĂ« kĂ«qyrĂ« kush Ă«shtĂ« kush, pleqtĂ«, gratĂ«, fĂ«mijĂ«t. UnĂ« e kam harruar edhe nĂ«nĂ«n time kur i kam parĂ« se çfarĂ« bĂ«nin me fĂ«mijĂ«t. Para syve tĂ« mi e kanĂ« zier beben”, ka rrĂ«fyer ajo.

Aty ajo u bë dëshmitare e dhunimeve të tmerrshme, përfshirë edhe atë të nënës së saj, e cila nuk e mbijetoi këtë torturë.

E mbijetuara përshkruan momentet e tmerrit, duke kujtuar se si forcat serbe në luftë dhunuan gratë dhe fëmijët para syve të babait të saj, i cili ndërroi jetë disa vite më vonë si pasojë e stresit të shkaktuar nga këto tragjedi.

Pas ikjes së familjes nga Bosnja, përmes një rruge të gjatë dhe të vështirë, ajo gjeti strehë në Kosovë, ku nisi një jetë të re, por plagët e së kaluarës mbetën të pashëruara.

Ajo rrëfen se gjatë gjithë kësaj periudhe e mbajti fshehur historinë e saj, madje edhe përballë burrit, me të cilin u martua dhe krijoi familje.

Me lindjen e djalit, ajo mori vendimin për të harruar dhe për të ndërtuar një jetë të re, megjithatë kujtimet e tmerrshme nuk e lanë kurrë në paqe.

Pas kthimit në Kosovë, ajo dhe bashkëshorti u përballën me vështirësi të shumta, duke nisur nga fillimi me dy fëmijë të vegjël dhe pa asnjë mbështetje materiale.

Përpjekjet për një banesë sociale u bënë pjesë e një beteje të gjatë. Në këtë rrugëtim, ajo mori mbështetje nga organizata Medica Kosova, të cilën e përshkroi si një familje të dytë që i dha forcë dhe ngushëllim.

Megjithatë, kontakti me institucionet nuk ishte i lehtë.

NĂ« njĂ« takim nĂ« komunĂ«, ajo u pĂ«rball edhe me njĂ« qĂ«ndrim skeptik, duke pĂ«rmendur drejtpĂ«rdrejt deputeten Mimoza Kusari-Lila, e cila sipas saj, i tha qĂ« “nuk Ă«shtĂ« as e para dhe as e fundit”.

“Po, aty Ă«shtĂ« procedura qĂ« çdo vit tĂ« shkoja pĂ«r tĂ« shpjeguar se pĂ«r çka po rri unĂ« aty. U lodha, a mĂ« beson. T’i shpjegon, qitash mĂ« duhet ta ceki qĂ« kjo Mimoza Kusari, nuk kam kurrgjĂ« kundĂ«r, femĂ«r Ă«shtĂ«. MĂ« tha nuk je as e para e as e fundit, na ndodhĂ« edhe nĂ« familje dhuna”, ka deklaruar ajo.

E mbijetuara shprehu lodhjen e madhe nga nevoja për të rinovuar çdo vit dokumentacionin dhe për të shpjeguar gjendjen e saj, përkundër mungesës së fondeve dhe nganjëherë mungesës së mbështetjes institucionale.

Sot, ajo vazhdon të jetë e lidhur ngushtë me Medica Kosovën dhe u bën thirrje institucioneve të kenë më shumë kujdes dhe solidaritet me viktimat e dhunës.

The post Historia e një gruaje që përjetoi dhunë seksuale gjatë luftës në Bosnje dhe Kosovë appeared first on Telegrafi.

Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri të Shqipërisë

Pavarësisht rritjes së numrit të hyrjeve të turistëve të huaj në Shqipëri, sezoni turistik veror në bregdet nuk po reflekton pritshmëritë.

Turistët e huaj nuk po preferojnë pushimet klasike me plazh, por eksplorimin me kosto të ulët.

Kjo ka sjellĂ« mungesĂ« fluksi nĂ« hotele gjatĂ« javĂ«ve, me frekuencĂ« mĂ« tĂ« madhe vetĂ«m nĂ« fundjava, duke detyruar shumĂ« struktura hoteliere tĂ« ulin çmimet me 10–25% dhe tĂ« intensifikojnĂ« reklamimin online.

TĂ« paktĂ«n ky Ă«shtĂ« pĂ«rfundimi nĂ« tĂ« cilin arrin “Monitor.al” pasi kontaktoi me operatorĂ« turistikĂ«, struktura hoteliere si dhe krahasoi tĂ« dhĂ«nat nĂ« platformat e Booking dhe Airbnb pĂ«r tĂ« parĂ« çmimet kĂ«tĂ« sezon, duke marrĂ« çmimet mesatare mĂ« tĂ« ulĂ«ta dhe mĂ« tĂ« larta pĂ«r njĂ« strukturĂ« akomoduese tĂ« regjistruar formalisht dhe tĂ« kategorizuar.

Sipas të dhënave të artikullit të publikuar këtë të dielë, më 10 gusht, arsyet kryesore të rënies së kërkesës për pushime në bregdet janë: Mungesa e turistëve nga Kosova (veçanërisht shtresa e mesme), për shkak të liberalizimit të vizave dhe zhvlerësimit të euros; Largimi i pushuesve shqiptarë drejt destinacioneve më ekonomike jashtë vendit; Ndryshimi i profilit të turistit të huaj, që kërkon eksperienca të ndryshme, jo vetëm plazh; Hyrja në treg e strukturave të reja akomoduese që kanë rritur konkurrencën dhe kanë ulur çmimet.

Tabela e çmimeve të hoteleve për një natë dhe e shezloneve sipas zonave

Situata sipas zonave:

Ksamili & Saranda: Ulje çmimesh me 10–25% pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« rezervimeve dhe shtimit tĂ« apartamenteve me qira.

Borshi & Qeparoi: Të vetmet me rritje çmimesh për shkak të kërkesës së lartë.

Vlora & Himara: Reflektim i konkurrencës me ulje të ndjeshme çmimesh deri në 50% në mesataren e sipërme.

Durrësi & Golemi: Rezistojnë më mirë, me raport të mirë çmim/shërbim dhe fokus te turizmi i organizuar.

Velipoja & ShĂ«ngjini: MbĂ«shteten nga “turizmi patriotik” (Kosova). Çmimet mbeten ekonomike, por Ă«shtĂ« shtuar segmenti i shtrenjtĂ« me rritje tĂ« lehta çmimesh.

The post Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri të Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

Trafik nga Shëngjini në Milot, mijëra turistë mbeten të bllokuar

Mbrëmja e sotme ka sjellë një trafik të rënduar, mbi 24 kilometra të gjatë, nga Shëngjini deri në Milot.

Mijëra turistë që i drejtohen bregdetit të Shëngjinit, Tales dhe Velipojës janë përballur me pritje disa orëshe.

Pavarësisht punës së policisë rrugore, rrugët në Lezhë vijojnë të mbingarkohen, kryesisht për shkak të fluksit të lartë të pushuesve, por edhe mungesës së infrastrukturës rrugore.

Situata është përkeqësuar më tej nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila shërbente si rrugë dytësore për të shmangur bllokimet./Vizion+

The post Trafik nga Shëngjini në Milot, mijëra turistë mbeten të bllokuar appeared first on Telegrafi.

Vazhdon tradita, mbahet edicioni i 75-të i kërcimeve nga Ura e Fshajt

Gara tradicionale e kĂ«rcimeve nga Ura e Fshajt mbi Drinin e BardhĂ«, mblodhi sot shumĂ« njerĂ«z nga rajoni i Dukagjinit e mĂ« gjerĂ«. Kjo ngjarje, qĂ« u zhvillua nĂ« kuadĂ«r tĂ« festivalit “DitĂ«t e shqiptarit”, daton nga vitet e 50-ta.

Për të 75-tën herë me radhë në Gjakovë u organizua gara tradicionale e kërcimeve nga Ura e Fshajt mbi Drinin e Bardhë.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« festivalit ’DitĂ«t e shqiptarit’, edhe sivjet kjo garĂ« u mbĂ«shtet nga komuna dhe klubi “KĂ«rcyesit e urĂ«s”.

“Le tĂ« jemi gjithĂ« krenar pĂ«r qytetin tonĂ« dhe tĂ« punojmĂ« secili ngapak pĂ«r t’ia kthy shkĂ«lqimin dhe vendin qĂ« e meriton, aq mĂ« tepĂ«r shqiponjat qĂ« na kanĂ« nderuar kĂ«to kohĂ«t e fundit dhe na kanĂ« bĂ«rĂ« krenarĂ« nĂ« urat mĂ« tĂ« larta tĂ« Ballkanit, Floridi me simbolin e tij tĂ« ShqiponjĂ«s, por edhe ShkĂ«lzen Goçi me çmimet qĂ« i kanĂ« marrĂ« dhe qĂ« na kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ndjehemi krenarĂ« tĂ« gjithĂ«ve si shqiptarĂ«â€, tha Ermal Hasimja, Fondacioni pĂ«r GjakovĂ«n.

Gara u zhvillua në dy disiplina; në kërcimet dallëndyshe nga lartësia prej 13 metrave dhe nga Ura e Fshajt.

Në kërcimet dallëndyshe nga lartësia prej 13 metrave vendi i parë i takoi garuesit Fatos Koci, ndërsa fitues i çmimit të parë në garën e kërcimit dallëndyshe nga ura e Fshajt u shpall Florid Gashi.

“KĂ«to gara janĂ« atraktive por edhe sfiduese. PĂ«r mua ishte kĂ«naqĂ«si qĂ« zura vendin e parĂ« edhe jam shumĂ« i kĂ«naqur. Gjithsesi mendoj qĂ« tĂ« kĂ«rcej edhe nga ura, nga lartĂ«sia mĂ« e madhe edhe tĂ« bĂ«hem kampion, pse jo, njĂ« ditĂ«â€, tha Fatos Koci, fitues nĂ« kĂ«rcimet 13 metra.

“Emocionet janĂ« tĂ« papĂ«rshkrueshme, por vetĂ«m diçka nuk mĂ« pĂ«lqeu sepse garues nuk pati mjaft. UnĂ« e kam pĂ«rfunduar karierĂ«n vitin e kaluar por pĂ«r shkak qĂ« nuk pati garuesĂ« u detyrova me kĂ«rcy. Por shpresoj qĂ« vitin e ardhshĂ«m do tĂ« ketĂ« garuesĂ« dhe unĂ« vetĂ«m do t’i hapi garat. Por, organizmi ishte i mirĂ«, çdo gjĂ« shkoi nĂ« rregull, nuk u lĂ«ndu askush, ajo Ă«shtĂ« mĂ« kryesorja”, tha Florid Gashi, fitues i çmimit tĂ« parĂ« nĂ« kĂ«rcimet nga ura.

“Po e shihni edhe vet se ka ra shumĂ« interesimi, mjerisht, por pasi qĂ« nuk u ndal kjo traditĂ« prap se prap mirĂ«. ShpresojmĂ« pĂ«r vitet tjera qĂ« do tĂ« ketĂ« mĂ« shumĂ« garues dhe kualitete mĂ« tĂ« mirĂ«â€, tha Kujtim Gorani, ish kampion i shumfishtĂ« i kĂ«rcimeve.

Pjesë e garës së sotme të kërcimeve u bë edhe vogëlushi nga Mitrovica Andi Selimi, i cili pati një paraqitje të mrekullueshme.

QĂ« nga vitet e 50-ta Gjakova ka njĂ« traditĂ« tĂ« bujshme nĂ« garat e kĂ«rcimeve nga ura e Drinit tĂ« BardhĂ«. NĂ« mesin e shumĂ« emrave qĂ« kanĂ« lĂ«nĂ« gjurmĂ« nĂ« kĂ«tĂ« sport atraktiv Ă«shtĂ« edhe poeti i mirĂ«njohur Ali Podrimja, i cili pati thĂ«nĂ« “njerĂ«zit qĂ« hidhen nga lartĂ«sitĂ« e mĂ«dha, mĂ« tepĂ«r u takojnĂ« trupave qĂ« vijnĂ« nga qielli, thonĂ« se ndoshta ata kanĂ« lidhje me pĂ«renditĂ«â€.

The post Vazhdon tradita, mbahet edicioni i 75-të i kërcimeve nga Ura e Fshajt appeared first on Telegrafi.

Tërmet i fuqishëm në Turqi, Ambasada e Kosovës u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se gjatë mbrëmjes të së dielës rrethi i qytetit Balikeshir është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo ambasadë është bërë thirrje për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe, në rast nevoje, të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit.

“Sot, mĂ« datĂ« 10 gusht 2025, nĂ« orĂ«n 19:53 sipas kohĂ«s lokale, nĂ« rrethin Sindırgı tĂ« qytetit Balıkesir ka ndodhur njĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 6.1 tĂ« shkallĂ«s Rihter. LĂ«kundjet janĂ« ndjerĂ« gjithashtu nĂ« qytetet Manisa, Izmir, Ußak dhe Bursa. Aktualisht, autoritetet kompetente po vazhdojnĂ« inspektimet dhe vlerĂ«simet nĂ« terren. U bĂ«jmĂ« thirrje qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s qĂ« ndodhen nĂ« zonat e prekura tĂ« tregojnĂ« kujdes maksimal, tĂ« ndjekin udhĂ«zimet e autoriteteve lokale dhe, nĂ« rast nevoje, tĂ« kontaktojnĂ« menjĂ«herĂ« pĂ«rmes kanaleve tĂ« komunikimit”, thuhet nĂ« njoftim.

The post Tërmet i fuqishëm në Turqi, Ambasada e Kosovës u bën thirrje qytetarëve për kujdes appeared first on Telegrafi.

❌