Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“The Sun”: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Sun”.

Ksamili mbetet një nga atraksionet më të vlerësuara të Shqipërisë – i cili është quajtur “Maldivet e Evropës” falë ujërave të tij të kristalta dhe kasolleve të plazhit mbi ujë.

Ai ndodhet rreth katër orë larg nga Tirana, dhe mënyra më e lehtë për të arritur atje është me makinë.

Plazhi i Ksamilit, është një gadishull i vogël me rërë të bardhë dhe ujëra blu të ndritshëm, me ishuj të vegjël që mund t’i vizitoni me një kanoe ose një varkë të vogël.

Është si një plazh tropikal, por në Evropë!

Gjithashtu, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është një destinacion pushimi, duke qenë një vend i njohur për “pushime në qytet”.

Vitin e kaluar, Bordi Turistik Shqiptar njoftoi se mbi 8,3 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2023 – katër milionë më shumë vizitorë se në vitin 2022.

Michael O’Leary, CEO i “Ryanair” tha se kjo ishte e vetmja linjë ajrore me çmime vërtet të ulëta që ofronte fluturime për/në dhe nga Shqipëria.

“Që nga nisja e fluturimeve tona të para në Shqipëri në nëntor 2023, “Ryanair” ka punuar ngushtë me partnerët tanë në Aeroportin e Tiranës për të arritur objektivat, e cila parashikohet të transportojë mbi 4 milionë pasagjerë në vitin 2026″, shtoi ai.

“Me fillimin e fluturimeve në Shqipëri në nëntor 2023, ekipi i “Ryanair” erdhi me sloganin “Revolucioni i Çmimeve të Ulëta” në Shqipëri”, tha drejtori i Operacioneve të Aeroportit të Tiranës, Piervittorio Farabbi.

“Duke filluar nga sezoni i ardhshëm veror, do të ketë shumë më tepër mundësi për të eksploruar botën nga Tirana dhe për ta ekspozuar Shqipërinë turistike ndaj më shumë vendeve”, shtoi ai.

Kompania ajrore “Ryanair” do ta bëjë edhe më të lehtë udhëtimin drejt destinacionit të quajtur “Maldivet e Evropës”.

Linja ajrore me kosto të ulët konfirmoi se po hap një bazë me tre avionë në Aeroportin e Tiranës në Shqipëri.

Nga prilli i vitit 2026, do të nisin 10 itinerare të reja nga aeroporti, duke përfshirë fluturime të reja nga Birminghami.

Dublini, Verona, Malta dhe Milano janë ndër linjat e tjera.

Dhe fluturimet nga Londra do të shtohen gjithashtu, me linjat që tashmë janë në dispozicion.

Shtesat e reja do të nënkuptojnë 450 fluturime javore në 33 itinerare.

Planet e mëtejshme përfshijnë shtimin e tre avionëve të tjerë në Tiranë, duke e çuar numrin e tyre në gjashtë, me më shumë se pesë milionë pasagjerë në vit.

Fluturimet nga prilli i vitit 2026 nëpërmjet Birminghamit do të kenë një kosto duke filluar nga 50 paund.

Gjithashtu, kompania ajrore “Wizz Air” do të lançojë këtë vit, fluturime direkte nga Aeroporti i Londrës Gatwick për në Tiranë. Itineraret e reja do të lançohen nga tetori për vetëm 19,99 paund.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

SHQIPËRI- Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme parashikohet të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të lehta të vranësirave.

Pritet që vranësirat në pjesën e dytë të ditës të bëhen më të shpeshta, ku më të fokusuara ato do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë duke sjellë zhvillim të përkohshëm të tyre si edhe rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 36°C vlera më e lartë në Berat.

Era do të fryjë e lehtë, por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3-4 ballë./abcnews.al

Samiti në Washington/ Trump: Po bëjmë përgatitjet për takimin Zelensky-Putin

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump konfirmoi në rrjetet sociale bisedën telefonike të zhvilluar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Samitin e mbajtur në Washington.

“Në përfundim të takimeve, telefonova Presidentin Putin dhe fillova përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet, midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelensky,” shkruan ai.

“Pas këtij takimi do të kemi një trilateral, që do të jetë dy Presidentët, plus unë.”

Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi gjithashtu se gjatë takimeve  u diskutuan garancitë e sigurisë për Ukrainën, të cilat, sipas tij, do të sigurohen nga disa vende europiane, në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

Presidenti i Ukrainës: I gatshëm të takohem me Putin në çdo format

SHBA– Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putin në çdo format.

Zelensky ka shtuar gjithashtu se ishte Putin ai që sugjeroi një takim bilateral mes Ukrainës dhe Rusisë, pasuar nga një takim trilateral që do të përfshinte SHBA-të.

Zelensky shtoi se ka diskutuar për garantimin e sigurisë me Trumpin dhe Europën gjatë ditës së sotme dhe tha se ka marrë sinjale të rëndësishme nga SHBA për këto garanci.

Sipas tij, detajet e këtyre garancive të sigurisë do të punohen brenda 10 ditësh.

SHBA-të ofruan që takimi tripalësh të zhvillohej sa më shpejt të ishte e mundur, ka pohuar Zelensky.

“Ukraina nuk do të ndalojë kurrë në rrugën drejt paqes dhe jemi të gatshëm për çdo format takimi,” theksoi Zelensky./abcnews.al

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi

Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak druajtje dhe do flisni hapur me personat qe keni ne krah. Beqaret do e nisin ditën pozitivisht, por ne fakt nuk do mund ta gjejnë as sot personin e duhur. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë lloj çmendurie edhe sikur gjendja e te ardhurave te jete e mire.

Demi

Tensioni do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Debatet do jene te zjarrta dhe disa mund te arrijnë edhe ne piken me kulmore. Beqaret nuk duhet te nxitohen aspak, por duhet te reflektojnë mire para se te hedhin çdo lloj hapi. Saturni do iu nxite t’i menaxhoni me maturi te ardhurat. Nuk priten aspak vështirësi apo probleme.

Binjaket

Mos e gjykoni partnerin tuaj sot për gjithçka qe ai do beje sepse do e lëndoni tej mase. Secili ka nevoje te shprehet dhe te veproje si te dëshirojë, mjafton qe qëllimi te jete i duhuri. Beqaret para se te vendosin për diçka duhet te marrin edhe mendimin e disa miqve. Financat do jene goxha te favorizuara. Do kryeni edhe transaksione dhe situata do mbetet e njëjtë.

Gaforrja

Ka shume mundësi qe çifteve t’iu fiksohet ideja e ndarjes gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece ashtu si ata e kishin menduar dhe debatet e shumta do e bëjnë ditën te vështirë për t’u kaluar. Beqaret ka shume gjasa te kenë dashuri me shikim te pare. ne planin financiar edhe pse do merrni masa, situata nuk do jete aspak ne gjendjen me te mire te mundshme.

Luani

Qetësia do mbizotëroje gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift kështu qe shfrytëzojeni ditën për te folur për tema delikate. Partneri do jete me i kuptueshëm. Beqaret nuk duhet t’i besojnë pamjes se jashtme te disa personave sepse do zhgënjehen tej mase. Financat nuk do kenë aspak probleme, përkundrazi do jeni me te lirshëm te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Virgjeresha

Nëse keni pasur probleme me partnerin, sot është koha e duhur për te folur për to dhe për t’i zgjidhur. konfigurimi i yjeve do jete pozitiv dhe do krijoje një ambient mjaft te ngrohte. Beqaret do jene pasionante dhe te gatshëm për te bere ndonjë çmenduri për dashurinë. Shpenzimet duhet t’i kufizoni nëse nuk doni qe situata te marre tatëpjetën.

Peshorja

Fale mbështetjes qe do iu japë Venusi sot do ruani një komunikim goxha te ngrohte dhe do i zgjidhni mosmarrëveshjet e dikurshme me qetësi. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë princin e kaltër por pa shume fat. Do iu duhet ende te presin edhe disa kohe. Te ardhurat do jene goxha delikate. Mendohuni mire edhe para se te kryeni shpenzimet te nevojshme.

Akrepi

Mund te ketë edhe disa probleme te vogla sot ne jetën tuaj ne çift dhe për këtë fakt nuk do ndiheni shume mire. Kujdes me ato qe do thoni. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe duan. Emocionet do jene te mëdha, por jo te gjithë do mund te krijojnë një lidhje serioze. Disa mund te kenë edhe thjesht aventura. Financat do i menaxhoni me maturi dhe përkujdes.

Shigjetari

Dite plot ulje dhe ngritje kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat nuk do ecin aspak ashtu si e kishit menduar kështu qe kujdes. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Nuk do mundojnë takimet, por ende nuk do jete koha për te filluar histori dashurie serioze. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Shfrytëzojeni për ta stabilizuar dhe për ta përmirësuar situatën.

Bricjapi

Dite shume e paqëndrueshme dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece si duhet. Beqaret duhet te mendohen shume here para se te hedhin hapa me tutje. Për disa nuk është koha për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata te jete ne gjendjen me te mire.

Ujori

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete i ngrohte dhe harmonik gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni sa te mundni sepse dite te tilla nuk vijnë shpesh. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete sepse ne këtë mënyrë nuk kane për ta gjetur personin e duhur. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë çdo hap qe do hidhet duhet bere me kujdes dhe maturi.

Peshqit

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do shkoje me se miri madje nuk do mungojnë as surprizat e mëdha. Beqaret do joshin pa fund dhe do e takojnë një person qe do iu përshtatet. Shume gjera do ndryshojnë sot për ta. Ne planin financiar do bëni çmos qe ta ruani ekuilibrin sa me gjate. Investimet nuk duhen bere sot.

Mbi një milion njerëz u lutën me Papa Leoni XIV: Qëndrojmë me të rinjtë e Ukrainës dhe të Gazës

Papa Leoni XIV në ngjarjen më të madhe deri më tani gjatë papatit të tij tremujor, u bëri thirrje më shumë se një milion katolikëve të rinj të përhapin besimin dhe entuziazmin e tyre.

Më shumë se një milion të rinj të veshur me ngjyra të ndezura dhe me flamuj kombëtarë u mblodhën në fushën Tor Vergata jashtë Romës, duke brohoritur “Viva il Papa” para meshës në të cilën Papa përfundoi një javë plot ngjarje për katolikët e rinj.

“Të dashur të rinj, përhapni entuziazmin tuaj dhe dëshmoni besimin tuaj para të gjithë atyre që takoni”, tha papa i parë amerikan gjatë meshës.

Në fund të meshës, Papa Leoni XIV iu referua luftërave në Gaza dhe Ukrainë, duke u bërë thirrje të rinjve të ndihmojnë në ndërtimin e një bote më të mirë.

“Ne qëndrojmë me të rinjtë e Gazës, me të rinjtë e Ukrainës. Vëllezër dhe motra, ju jeni një shenjë se një botë tjetër është e mundur. Një botë vëllazërie dhe miqësie, ku konfliktet nuk zgjidhen me armë, por me dialog.Ne vërtet duam të përhapim shpresë dhe dashuri”, përfundoi Papa.

Aksident masiv në Gjermani/ Përshihen 14 automjete, disa persona të lënduar

Një aksident masiv me 14 automjete të përfshira ka ndodhur në Dortmund të Gjermanisë.

Mediat gjermane raportojnë se përplasja ndodhi në autostradën A1 në rajonin e Ruhr-it.

“Tetë persona u plagosën në një aksident ku përfshiheshin 14 automjete midis kryqëzimeve Volmarstein dhe Hagen-West”, shkruajnë mediat.

Sipas policisë , të gjithë të plagosurit shpëtuan me lëndime të lehta. Megjithatë, një helikopter shpëtimi u ul në vendngjarje.

Po ashtu aksidenti shkaktoi një trafik masiv, që arriti në një distancë prej 3 kilometrash.

Australi, reshjet e dëborës bllokojnë automjetet dhe ndërpresin energjinë elektrike

Disa qytete në Australinë lindore janë përfshirë nga reshjet më të dendura të dëborës ndër dekada, ndërsa moti ekstrem goditi kontinentin gjatë fundjavës.

“Moti i keq shkaktoi përmbytje, bllokim të automjeteve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në mijëra banesa”, thanë autoritetet.

“Moti pritet të përmirësohet sot, ndërsa ekspertët parashikojnë deri në 50 centimetra dëborë në disa zona – dhe mbi 10 centimetra shi të priten në zona të tjera”, tha Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Uellsit të Ri Jugor.

Zonat në pjesët veriperëndimore të shtetit të Anglisë së Re regjistruan reshjet më të dendura të borës në 20 vitet e fundit”,raportoi kanali televiziv shtetëror ABC, ndërsa Queensland përjetoi reshjet e para të dëborës në një dekadë, sipas gazetës “Sydney Morning Herald”.

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj/ Gjykata e Vlorës lë në burg Armando Gega, i arrestuar si i përfshirë në krim

VLORË– Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg” për Armando Gega, i cili u arrestua të premten si bashkëpunëtor në vrasjen e rojës së pallatit, Renato Hoxhaj.

Ai është pjesëtar i një grupi kriminal, i cili vepronte në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

46-vjeçari akuzohet si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Policia ka identifikuar edhe ekzekutorin, një shtetas rumun që është larguar nga Shqipëria duke kaluar përmes pikës kufitare në Qafë Botë.

Roja i pallatit 58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba më 27 prill në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë.

Pasi u njoh me masën e sigurisë, Gega është dërguar ne ambientet e burgut të Fierit./abcnews.al

Plagosja me armë në Fresk/ Zbardhet ngjarja, kush janë tre të rinjtë e përfshirë në krim

TIRANË- Klejvis Caka i njohur dhe me mbiemrin (Lusha) është shpallur në kërkim nga policia si autor i plagosjes së Juglen Abazit.

26-vjeçari rezulton, banues në Tiranë dhe sipas informacioneve është identifikuar nga kamerat e sigurisë në zonë, pasi vet I plagosuri nuk ka dhënë detaje.

Mbi autorin e shpallur tashmë në kërkim rëndojnë disa vepra penale si “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Blutë e Tiranës vunë në pranga Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Në kërkim është shpallur në kërkim edhe Andi Gurra 26 vjeç, banues në Tiranë, gjithashtu për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimor, zbardhja e kamerave të sigurisë dhe dëshmitarëve është provuar se shtetasit Xhonatan Qerimi dhe Andi Gurra kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.

Pista ku po heton policia është konflikti, por ende e paqartë nëse ka qenë i çastit apo situatë e vjetër mes autorit dhe të plagosurit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 2 gushtit në zonën e fresku, aty ku Abazi po lëvizte me mjetin e tij tip “Mercedez” dhe u qëllua me një p0lumb nga Klejvis Caka, ky I fundit pasi kreu plagosjen është larguar qetësisht nga zona e më tej është ndihm7uar nga 2 bashkëpunëtorët e tij.

Ndërsa I plagosuri, menjëherë ka braktisur mjetin dhe fare pranë ka gjetur kunatin e tij, i cili e transportoi në spital menjëherë duke I shpëtuar dhe jetën.

I riu mori një plumb në këmbë por është jashtë rrezikut për jetën, pritet që gjendja e tij të jetë më e stabilizuar për t’i marrë një deklaratë konkrete, pasi deri më tani ka dhënë disa deklarata kontradiktore duke mos dashur të ndihmojë policinë e duke tentuar të justifikojë ngjarjen./abcnews.al

Plagosja e dyfishtë me thikë në Vlorë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori i dyshuar

VLORË- Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e së shtunës ku dy persona u plagosën me thikë vjeç. Në pranga ka përfunduar një 31-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka goditur me thikë.,

Të plagosurit janë 39 dhe 32 vjeç.

Ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit/abcnews.al

Emigranti nuk harron “rrënjët”/ Nga Austria, në Shqipëri. Çifti shqiptaro-izraelit për pushime në atdhe

SHQIPËRI- Albi Jace nga Tirana ishte 6 vjeç kur bashkë me familjen emigruan drejtë Austrisë.  41-vjeçari jeton dhe punon në Vjenë, por prej tetë vitesh verën e kalon në Shqipëri.

Bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët  këtë vit zgjodhën të pushojnë në Ksamil.

“Ne kemi 8 vite që vijmë rregullisht në Shqipëri për të bërë pushimet, kemi shumë vende të preferuara që i vizitojmë edhe bëjmë pushime, Borshi na pëlqen shumë, Dhërmiu mua personalisht më pëlqen shumë.  Edhe Saranda dhe Ksamili na pëlqen shumë, dhe e zhvillojnë pushimet 5 ditë në secilin vend, në fund lëmë Sarandën dhe Ksamilin, pastaj shkojmë edhe 1 ditë në Tiranë, dhe pastaj kthehemi në shtëpi dhe jemi shumë të mërzitur kur duhet të kthehemi sepse i shijojmë shumë pushimet në Shqipëri. “

Për Melaninë, bashkëshorten e tij me origjinë nga Izraeli, por e lindur në Austri Shqipëria ishte dashuri me shikim të parë. Ushqimi, njerëzit e natyra e kanë bërë për vete.

“Hera ime e parë në Shqipëri ishte në vitin 2014, unë zgjedh të vij këtu vit pas viti, sepse e dini, me duket shumë i ngjashëm me Izraelin, ndërtesat janë njëlloj, ndjesia është njëlloj, njerëzit janë të dashur, ushqimi është shumë i mirë. Nuk është shumë larg nga shtëpia jone, nga Vjena, vetëm 1 orë larg, dhe me pëlqen shumë.   Më pëlqen me së shumti deti është i pastër, më pëlqen atmosfera dhe njerëzit miqësor, nuk është shumë shtrenjte këtu, ne i përballojmë pushimet me një familje prej 6 personash që jemi. Mua me pëlqen Borshi më shumë se nuk ka shumë zhurmë, natyra është e mrekullueshme, është tamam një vend për t’u relaksuar. Në Ksamil jemi për herë të parë, na pëlqen te notojmë këtu dhe mbrëmjet janë shumë fantastike”

Çifti i bankierëve dashurinë për Shqipërinë iu ka trashëguar dhe katër fëmijëve të lindur në Austri.

“Këtë bluzë duan të veshin prej 3 ditësh, u pëlqen shumë, e kane zemrën shumë për Shqipërinë, ndjehen edhe këta shumë të kënaqur këtu.  Unë vij edhe 2 ose 3 me Melanin, kalojmë kohë cilësore bashkë. Fëmijët rrinë te prindërit tanë dhe ne kalojmë një fundjavë të gjatë këtu.”

Pa përfunduar pushimet e këtij viti çifti nisur planifikimet për sezonin e ardhshëm.

“Ne do të bëjmë sërish të njëjtin itinerar vitin që vjen, Durrës, Borsh dhe prapë në Durrës.  Tani ndihem dhe jam një grua Shqiptare, me pëlqen kultura, njerëzit dhe po ndihem më shumë si në shtëpi këtu sesa në Vjenë, këtu ndihem vetja, e freskët dhe e relaksuar”

Edhe pse 35 vite emigracion Albi kthehet herë pas herë në Shqipëri që edhe fëmijët  e tij të lindur jashtë të mos harrojnë rrënjët shqiptare./abcnews.al

Goditet grupi që trafikonte klandestinë/ Katër në pranga, mes tyre një 17-vjeçar

Goditet grupi që merrej me trafikimin e klandestinëve. Policia ka arrestuar katër persona, mes tyre një i mitur, duke transportuar kundrejt fitimit 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Koka e grupi ishte një 34-vjeçar i identifikuar si Danjel Dita nga Lushnja, i cili pasi dyshohet se kishte rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale.

Shtetasi i mitur 17 vjeç, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, duke drejtuar automjetin tip “Mercedez benz”, pa leje drejtimi, po transportonte kundrejt fitimit, 9 emigrantë nga Egjipti, në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua.

Dy personat e tjerë, Klajdi Bilbil, Altin Alla qarkullonin me automjetin tip “Fiat”, për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar 17-vjeçarin, për prezencë të shërbimeve të Policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet, 400 euro dhe 6 celularë.

Identifikohet autori i plagosjes, 27-vjeçari u qëllua me armë në zonën e Freskut

TIRANË– Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me plagosjen e të riut, Juglen Abazi, në zonën e Freskut.

Burime për ABC News sqaruan se anëtarë të grupit hetimor kanë tentuar disa herë të marrin në pyetje 27-vjeçarin, por ende nuk është treguar i gatshëm për të dhënë një deklaratë, pasi mbrëmjen e djeshme ishte kontradiktor.

Gazetarja Bleona Sari, referuar burimeve policore, raporton është identifikuar autori që ka qëlluar me armë të riun, ndërsa pritet të vihet në pranga. Autoritetet po punojnë  për lokalizimin dhe kapjen e tij.

EMRI/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, arrestohet efektivi në pikën kufitare të Bllatës

DIBËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka arrestuar në flagrancë një efektivë policie me detyrë Ndihmës/specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masava Plotësuese e Kontrollit të Territorit në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër.

Ai  dyshohet  se ka kryer veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Arrestimi i Vlash Ashikut u bë i mundur pasi nga veprimet e para hetimore, janë krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuara në prova e fakte, se punonjësi i policisë më 2 korrik, rreth orës 01: 30 në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, Dibër, gjatë kryerjes së detyrës është konfliktuar fizikisht duke kryer dhe veprime arbitrare ndaj një qytetari, banues në Dibër.

 

Ukrainë, disa zyrtarë arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

Një deputet ukrainas dhe zyrtarë tjerë janë arrestuar pasi agjencitë shtetërore kundër korrupsionit kanë zbuluar atë që e kanë quajtur skemë të gjerë ryshfeti gjatë blerjes së dronëve dhe sistemeve tjera elektronike për luftë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë përmes një postimi në X se një deputet ukrainas, krerë distriktesh dhe administratash civile dhe disa pjesëtarë të Gardës Kombëtare janë përfshirë në rastin që ka të bëjë me kontratat shtetërore me furnizuesit, të cilat dyshohet se janë nënshkruar me çmim 30 për qind më të lartë.

Zelensky ka shkruar se do të ketë “zero tolerancë” për korrupsion në Ukrainë, dhe i ka falënderuar agjencitë për punën e tyre. Pavarësia e agjencive ukrainase kundër korrupsionit është rikthyer të enjten, pas protestave mbarëkombëtare.

Qeveria e Zelenskyt është përballur me kritika të ashpra pas prezantimit të një projektligji që do t’ua hiqte pavarësinë Byrosë Kombëtare kundër korrupsionit dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar për çështje kundër korrupsionit.

Presidenti pati thënë se agjencitë duhet të pastrohen fillimisht nga ndikimi rus dhe ka tentuar t’i japë autoritet prokurorit të përgjithshëm për të vendosur se kush duhet gjykuar në rastet e korrupsionit në nivele të larta, shkruan REL.

Ky hap është parë si kthim mbrapa në luftën kundër korrupsionit në Ukrainë, duke rezultuar me protestat më të mëdha kundër Qeverisë, prej kur Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë më 2022.

Duke parë zemërimin e publikut, Zelensky e ka propozuar një projektligj të ri për të rikthyer pavarësinë e këtyre dy trupave, dhe ai më pas është votuar në parlament.

Autoritetet kanë thënë më vonë se Zelensky e ka dëgjuar “thirrjen e publikut”. Ky hap është përshëndetur nga aleatët evropianë, të cilët patën shprehur shqetësime për propozimin fillestar.

 

Aksion antidrogë në Shkodër, asgjësohen mijëra rrënjë kanabis

SHKODËR- Në qarkun e Shkodrës vijon operacioni në terren për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë aksionit janë asgjësuar 16 755 bimë të dyshuara narkotike kanabis, ndërsa sekuestrohen 320 kilogramë degë kanabisi me boçe, të prera dhe në proces tharjeje.

Krahas Policisë Shkodër dhe të komisariateve vartëse, në operacion janë përfshirë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, të dislokuara prej disa ditësh në këtë qark.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike./abcnews.al

 

 

EMRAT/ Arrestohen dy persona për zjarrvënie në Mallakastër dhe Divjakë

Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar të zjarrvënieve në Divjakë e Mallakastër.

Në Divjakë, u arrestua Koçi Allkanjari, 65 vjeç, banues në fshatin Korije, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 170 rrënjë ulliri.

Në Mallakastër u arrestua Pëllumb Jançaj, 41 vjeç, banues në fshatin Belishovë. Ai dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes/abcnews.al

❌