Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj/ Policia: U arrestua Armando Gega, në kërkim një rumun

By: V K
4 August 2025 at 11:21

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës më 27 prill, ku Renato Hoxha u vra me katër plumba në kokë dhe trup.

Policia njoftoi arrestimin e Kleanth Bylyku alias Armando Gega, i dyshuar si një nga autorët kryesorë të vrasjes.

Në kërkim është shpallur një shtetas rumun 53-vjeçar me precedent penal, si bashkëpunëtor në këtë krim. Rumuni është identifikuar si Daniel Cornea.

Për këtë vrasje është nën hetim edhe një shtetas tjetër, me inicialet I. S., 26 vjeç, i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.

Si rezultat i angazhimit profesional të strukturave hetimore dhe operacionale, ditët e fundit, në Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i vrasjes se shtetasit Renato Hoxha, ndodhur më datë 27.04.2025. Konretisht, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e njërit prej autorëve.

Në vazhdën e punës hetimore për dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, vetëm tre ditë më parë, më datë 01.08.2025, strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Në Gjurmë”, me objekt kapjen e shtetasit Kleanth Bylyku alias Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë, në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër ekzekutimi i vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e shtetasit Renato Hoxhaj, ndodhur më 27.04.2025, rreth orës 06:20, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës. Viktima u qëllua me armë zjarri, me katër plumba në trup dhe kokë, duke humbur jetën në vend.

Lidhur me këtë ngjarje, falë hetimeve të thelluara dhe analizës së provave të gjetura në vendngjarje, u dokumentua se vrasja ishte e planifikuar dhe e kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë. Si rezultat, janë ndërmarrë këto masa:

* Në muajin prill, u ndalua me iniciativë shtetasi E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”;

* U shpallën në kërkim shtetasi i huaj, me kombësi rumune, D. C., 53 vjeç, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Për këtë shtetas është lëshuar urdher arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

* Në hetim për këtë vrasje është edhe një shtetas tjetër, me inicialet I. S., 26 vjeç, i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale”,– njofton policia.

Ndërkohë, janë duke vazhdur me intensitet hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje kriminale në Vlorë dhe në Sarandë.

The post Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj/ Policia: U arrestua Armando Gega, në kërkim një rumun appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj/ Gjykata e Vlorës lë në burg Armando Gega, i arrestuar si i përfshirë në krim

3 August 2025 at 13:15

VLORË– Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg” për Armando Gega, i cili u arrestua të premten si bashkëpunëtor në vrasjen e rojës së pallatit, Renato Hoxhaj.

Ai është pjesëtar i një grupi kriminal, i cili vepronte në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

46-vjeçari akuzohet si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Policia ka identifikuar edhe ekzekutorin, një shtetas rumun që është larguar nga Shqipëria duke kaluar përmes pikës kufitare në Qafë Botë.

Roja i pallatit 58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba më 27 prill në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë.

Pasi u njoh me masën e sigurisë, Gega është dërguar ne ambientet e burgut të Fierit./abcnews.al

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Gjykata lë në burg Kleanth Bylykun

By: V K
3 August 2025 at 13:46

Gjykata e Vlorës, ka lënë në burg Kleanth Bylykun, një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhaj.

Kleanth Bylyku alias Armando Gega, u vu në pranga dy ditë më parë.

Ai rezulton se është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe ishte i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Lidhur me ngjarjen, ishte arrestuar më parë edhe Erlis Mehmeti, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes duke i siguruar automjetin me të cilin lëvizte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 më 27 prill, kur viktima po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim.

Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur.

Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia.

Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur.

Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm.

Në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë.

Askush nga banorët nuk ka parë personat që kanë kryer krimin. Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje.

The post Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Gjykata lë në burg Kleanth Bylykun appeared first on Albeu.com.

Vrasja e rojës në Vlorë porosi nga Dubai, zbulohet roli i 42-vjeçarit të arrestuar

1 August 2025 at 19:58

Një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti në qytetin e Vlorës, është arrestuar si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”.

Në pranga ra Kleanth Bylyku, alias Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë. Ai dyshohet si bashkautor në vrasjen me armë zjarri të Renato Hoxhajt, ngjarje që ndodhi më 27 prill 2025 pranë Poliklinikës së Vlorës.

Sipas burimeve brenda policisë së Vlorës 42-vjeçari ka patur rolin e ndihmësit të vrasësit. Ditën e vrasjes ai ka lëvizur në të njëjtin automjet me personin që e ka ekzekutuar.

Vrasja ka ndodhur me porosi nga Dubai për të vrarë rojen e objektit në ndërtim. Ekzekutori është larguar drejt Greqisë dhe vazhdon në arrati.

Por 42-vjeçari i arrestuar Kleanth Bylyku ka qenë personi që e ka ndihmuar me lëvizjen, i ka dhënë informacionet e duhura për viktimën madje i ka siguruar edhe armën e zjarrit siç konfirmohet.

Ai ka qenë një pjesë e rëndësishme e grupit të ngritur për të vrarë 58-vjeçarin. Ka edhe persona të tjerë në këtë ngjarje të cilët janë identifikuar por ende nuk janë arrestuar. Vijon punë për hetimin e ngjarjes por edhe kapjen e personave të arrestuar.

Për personat e përfshirë në ngjarje ka pasur edhe një seancë gjyqësore në gjykatën e Vlorës, e cila ka caktuar masën e sigurisë për të gjithë në arrest me burg në mungesë./Euronews Albania

The post Vrasja e rojës në Vlorë porosi nga Dubai, zbulohet roli i 42-vjeçarit të arrestuar appeared first on Telegrafi.

EMRI/ Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

By: Rovena
1 August 2025 at 14:52

Policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar, të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë. Policia ka arrestuar Kleanth Bylyku alias Armando Gega, pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

“Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç”, njofton policia.

Kujtojmë se 58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba më 27 prill në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë./abcnews.al

 

Tre persona zyrtarisht në kërkim për vrasjen e Renato Hoxhajt, mes tyre miku Roan Brahimit

By: xhir jeta
23 May 2025 at 12:53

Të paktën tre persona janë shpallur zyrtarisht në kërkim nga ana e policisë së Vlorës për sa i përket vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhajt, në lagjen “Hajro Çakërri” më 27 Prill.

ABC News mëson se të gjithë të shpallurit në kërkim janë jashtë vendit.

Bëhet fjalë për një shtetas rumun që dyshohet të jetë në rolin e ekzekutorit, si dhe dy shtetats shqiptarë që ka dyshime të forta që kanë marrë pjesë në këtë ekzekutim.

Të tre këto persona që policia shqiptare ka në kërkim, rezulton te kenë dalë jashtë Shqipërisë.

Zyrtarisht në kërkim është shpallur Alesio Dobrozi, për të cilin ABC News mëson se ndodhet në Dubai.

Ky i fundit njihet si miku i ngushtë i Roan Brahimit që u vra në Athinë.

Emri i Alesio Dobrozit, është i njohur për poicinë shqiptare. Në vitin 2021 Alesio Dobrozi bashkë me Ramazan Rrajën dhe Roan Brahimin hynë në një lokal të armatosur në Lezhë.

Ndërkohë për sa i përket shtetasit Rumun të shpallur në këkrim, dyshohet se ka ikur diten e ngjarjes nga Qafë Boti./abcnews.al

Detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë/ Vrasja është porositur nga Dubai, atentatori, shtetas rumun

7 May 2025 at 13:23

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Renato Hoxhajt, e ndodhur pak ditë më parë në Vlorë. Sipas informacioneve, Renato Hoxhaj dyshohet të ketë qenë informator i grupeve kriminale, ndërsa hetimet sugjerojnë se vrasja e tij është porositur nga Dubai.

Sipas burimeve autoritetet kanë identifikuar një shtetas rumun si autorin e dyshuar të krimit. Kombësia ende e pakonfirmuar 100%, pasi policia e Vlorës mbetet e rezervuar por dyshimet janë që mund të ketë qenë edhe grek. Ky shtetas dyshohet se është larguar nga territori shqiptar përmes pikës kufitare të Qafë Botës. Aktualisht, ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa në pranga është vënë vetëm Eris Mehmetaj, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u larguar.

Burime nga grupi i hetimeve tregojnë se në krim janë përdorur dy pistoleta. Ai dyshohet se është goditur njëherë në bark me një pistoletë dhe një gëzhojë nga ajo s’e ka kapur më pas e ka goditur me pistoletën tjetër dy herë në kokë.

Gjithashtu, mësohet se shtetasi rumun është një ish-i dënuar për krime por kjo mbetet e pakonfirmuar ende. Makina e përdorur në atentat është blerë nga Eris Mehmetaj i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i vrasjes. Policia po vijon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje.

The post Detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë/ Vrasja është porositur nga Dubai, atentatori, shtetas rumun appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Hoxhës u porosit nga Dubai? Detaje nga atentati mafioz në Vlorë, pse u zgjodh e dita e diel për të ekzekutuar

6 May 2025 at 21:27

Vrasja me sfond mafioz që tronditi qytetin e Vlorës më 27 prill, ku mbeti i vdekur 58-vjeçari Renato Hoxhaj, ndryshe nga krimet që tentojnë të jenë të përsosura la gjurmë.

Emisioni “Në Shënjestër” , ka zbardhur pistat e hetimit ku po heton policia, një prej tyre Eris Mehmetaj, i i cili u arrestua dy ditë pas vrasjes në Tiranë.

I riu nga Tropoja, djali i ish-deputetit Xhevdet Mehmetaj, dyshohet se ndihmoi autorët duke siguruar makinën e përdorur në atentat. Edhe pse ai mohon përfshirjen, hetimet tregojnë ndryshe: në telefonin e tij u zbuluan prova që e lidhin me ngjarjen.

Mehmetaj rezulton të ketë pasur kontakte të ngushta me Roan Brahimin, një emër i përfolur për përplasje me Ervis Martinajn dhe i vrarë në maj 2024 në Athinë.

Për më tepër, babai i Brahimit, Gjovalin Prendi, u vra më 17 prill në Lezhë, çka forcon dyshimet për një zinxhir hakmarrjesh.

Sipas hetimeve, Mehmetaj kishte blerë makinën e përdorur në krim në emër të një të moshuare nga Vlora, ndërsa pas saj qëndronte Alesio Dobrozi një emër i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Brilant Martinajt.

Dyshohet se pas këtij zinxhiri qëndron një grup i fuqishëm kriminal me bazë në Dubai, aty ku Mehmetaj kishte publikuar foto pak para krimit.

Autori, tashmë i identifikuar si një shtetas rumun me precedentë penalë, priti për rreth 90 minuta në hyrje të pallatit ku banonte Hoxhaj.

Kur viktima doli, ai u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, duke humbur jetën menjëherë.

Pamjet filmike e tregojnë autorin të qetë, me maskë dhe kapele , veshje e pazakontë për stinën, por e studiuar për të shmangur identifikimin.

Një nga pistat më të forta që po hetohet është se Renato Hoxhaj mund të ketë qenë informator i një bande të fuqishme në Vlorë. Ai rezulton fqinj me familjen Sinomati, ku më herët u vra Gëzim Sinomati me snajper  një tjetër krim i pazbardhur. Burime policore nuk përjashtojnë mundësinë që Hoxhaj të ketë qenë në dijeni të vrasjeve të mëparshme.

Ekzekutimi i një personi të konsideruar si “i vogël” në hierarkinë kriminale, ngre pikëpyetje serioze: a po pastrohen dëshmitarët me informacione të rrezikshme? A po përdoret frika për të mbyllur gojët, aty ku drejtësia nuk ka arritur?

The post Vrasja e Hoxhës u porosit nga Dubai? Detaje nga atentati mafioz në Vlorë, pse u zgjodh e dita e diel për të ekzekutuar appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja e të penduarit, vrasjet e Vlorës me porosi nga Dubai

5 May 2025 at 16:01

Kur emra të rëndësishëm të botës së krimit “bien”, disa të tjerët ngrihet. Vëmendja shkon tek ata që zunë vendin e atyre, që në ndonjë rast janë vrarë e në raste të tjera janë arrestuar. E me gjithë idenë se pas “zhdukjes” së atyre që njiheshin, aktiviteti kriminal mund të ngadalësohet, në fakt shpesh ndodh […]

The post Dosja e të penduarit, vrasjet e Vlorës me porosi nga Dubai appeared first on BoldNews.al.

Eliminimi në Vlorë/ Gazetarja: Mendohet se ishte syri e veshi i një grupi kriminαl

By: user 6
1 May 2025 at 22:14

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në një lagje në Vlorë. Sipas Lalës vrasja e tij mendohet se është urdhëruar nga një grup kriminal, pasi ai kishte nisur të flasë nën efektin e alkoolit.

“Në fillim u dyshua për një ngarje të rëndomtë. Viktima Renato Hoxhaj, 58 vjeç, banonte në një lagje probmeatike, ku banon edhe familja e Sinomatit, që janë armiq me Inez Hajrullën. Renato Hoxhaj dyshohet se u vra rreth orës 06.10 të 27 prillit nga një person me rroba të gjera, me një kapele rrumbullake dhe i maskuar me maskë anticovid. Ai e ka pritur një orë e 20 minuta viktimën dhe e ka qëlluar me tre plumba.

Më pas ka ikur qetësisht përmes rrugicave dhe mendohet se ka ikur nga Shqipëria prej pikës së Qafë Botës, siç del nga pamjet filmike ku është një person që nga pamja fizike nuk i ngjan. Dyshohet se Renato Hoxhaj ka qenë informator i grupeve kriminale dhe meqë ka filluar të pijë alkool dyshohet se e kanë bërë që t’i mbyllin gojën. Në këtë ngjarje nuk ka patur dëshmitarë.

Pas ngjarjes është arrestuar Eris Mehmeti, një shtetas nga Tropoja që ka dhe ka siguruar automjetin e përdorur nga atentatori. Këtë mjet ai e ka blerë në Tiranë dhe regjistronte në emrin e një 80-vjeçareje. Meqë ai frekuenton Dubain mendohet se urdhëri ka ardhur nga andej. Nuk besoj se do të shkophet të urdhëruesi i vrasjes.

Në fillim u dyshua për një pistë për pronën, por ajo u zbeh. As problemet personale nuk mundohen se janë, sepse viktima rezulton i ndarë dhe bashkëjetonte me një zonjë me të cilën nuk kishte probleme. Mendohet se ishte syri dhe veshi i një grupi kriminal. A nuk të duket e çuditshme që kohët e fundit e kishte mbushuar shtëpinë me kamera sigurie?” – tha Lala. /TPZ

The post Eliminimi në Vlorë/ Gazetarja: Mendohet se ishte syri e veshi i një grupi kriminαl appeared first on Lapsi.al.

Ndihmoi autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt, del foto e Eris Mehmetajt

By: user 4
1 May 2025 at 17:00

Personat që shihni në fotot e mësipërme është Eris Mehmetaj, i cili u ndalua në Tiranë, në lidhje me atentatin e regjistruar mëngjesin e të dielës në Vlorë, ku u ekzekutua Renato Hoxhaj.

Ai është me origjinë nga Tropoja, teksa njihet dhe si mik i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit siç duket nga fotoja e siguruar.

Kujtojmë se Roan Brahimi alias Sidorel Prendi i njohur si “SIDI” u ekzekutua në Maj të vitit të kaluar në Athinë, i cili strehohej në Dubai.

Eris Mehmetaj është ndaluar nga uniformat blu, pas identifikimit nga Policia e Vlorës të automjetit me të cilin ka lëvizur vrasësi ditën e krimit.

Nga hetimi ka rezultuar se Mehmetaj ia ka dhënë automjetin para krimit autorit, teksa mjetit më pas i ishin ndërruar edhe targat.

Eris Mehmetaj i është sekuestruar edhe celulari, nga i cili grupi hetimor beson se do të marrë të dhëna që mund ta ndihmojnë për zbardhjen e vrasjes së Renato Hoxhaj.

Grupi hetimor dyshon se vrasja e 58-vjeçarit është porositur nga Dubai, nga një grup kriminal nga Vlora, nën dyshimet se ai mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.

The post Ndihmoi autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt, del foto e Eris Mehmetajt appeared first on Lapsi.al.

Dëshmia e Eris Mehmetaj: Makina është e imja, por nuk kam lidhje me vrasjen e Renato Hoxhajt

1 May 2025 at 12:47

Është zbardhur dëshmia e Eris Mehmetajt, i cili u arrestua dy ditë më parë në Tiranë, në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua mëngjesin e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. 37-vjeçari ka mohuar që të ketë lidhje me ekzekutimin e Renato Hoxhajt, edhe pse ka pranuar se […]

The post Dëshmia e Eris Mehmetaj: Makina është e imja, por nuk kam lidhje me vrasjen e Renato Hoxhajt appeared first on BoldNews.al.

U arrestua si i përfshirë në vrasjen e Vlorës/ Zbardhet dëshmia e Eris Mehmetit: Makinën ia dhashë në përdorim një miku, por…

1 May 2025 at 12:21

VLORË- Eris Mehmeti para oficerëve të policisë ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e Renato Hoxhës në Vlorë më 27 Prill.

Ndërkohë para faktit që makina është e tij, ai ka pranuar një gjë të tillë duke thënë në polici se makina është e njëjta me atë që ai ka në pronësi.

Ndër të tjera ai ka shtuar se makinën ia ka lënë në përdorim një miku të tij pasi ia kishte kërkuar dhe se tashmë nuk e di se për çfarë është përdorur makina e tij.

Eris Mehmeti është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh për te kryer vrasjen e Renato Hoxhës.

Nga dyshimet që ka policia besohet se automjeti mund të jetë çmontuar në pika skrapi ose servis. Ndaj janë kryer edhe disa hetime në këtë drejtim./abcnews.al

Ndihmoi autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetit

By: V K
1 May 2025 at 12:36

I ndaluari Eris Mehmeti, ka dhënë dëshminë para ofircerëve të policisë, ku ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e 58-vjecarit Renato Hoxhaj në Vlorë më 27 Prill.

Raportohet se Eris Mehmeti, ka thënë në polici se makina është e njëjta me atë që ai ka në pronësi.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se makinën ia ka lënë në përdorim një miku të tij, pasi ia kishte kërkuar dhe se tashmë nuk e di se për cfarë është përdorur makina e tij.

Eris Mehmeti, është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh, për te kryer vrasjen e Renato Hoxhaj. Nga dyshimet që ka policia dyshohet se automjeti mund të jetë cmontuar.

The post Ndihmoi autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetit appeared first on Albeu.com.

Viktima roje i banesës së “Buzëderrit”, del VIDEO e autorit të vrasjes së Renato Hoxhajt

30 April 2025 at 14:25

Në videon e mëposhtme, të siguruara nga Boldnews, janë pamjet e autorit të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua mëngjesin e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës. Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë pranë zonës ku ndodhi krimi, ku vrasësi shfaqet në momentin kur shkon mes rrugicave […]

The post Viktima roje i banesës së “Buzëderrit”, del VIDEO e autorit të vrasjes së Renato Hoxhajt appeared first on BoldNews.al.

Ekz*kutimi i rojes, në pranga personi që i siguroi mjetin autorit. A u porosit nga Dubai?

By: redi
30 April 2025 at 13:47

Policia e Vlorës ka rënë në gjurmët e autorit të vrasjes se 58-vjeçarit Renato Hoxhaj. Si rrjedhojë e hetimeve të kryera, policia ka ndaluar një person që dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë vrasje. Bëhet fjalë për Erlis Mehmetin, i cili sipas burimeve policore dyshohet se ka vënë në dispozicion të vrasësve, automjetin e tij. Automjetit të Mehmetit i ishin vendosur një palë targa të tjera të…

Source

Vrasja e Renato Hoxhajt u porosit nga Dubai? Kush është i ndaluari në Tiranë, mik i Roan Brahimit

30 April 2025 at 09:36

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për zbardhjen e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. Burime bëjnë me dije se në Tiranë është ndaluar shtetasi me inicialet E. Mehmeti, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin […]

The post Vrasja e Renato Hoxhajt u porosit nga Dubai? Kush është i ndaluari në Tiranë, mik i Roan Brahimit appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Me kapele dhe maskë, ky është autori i vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë

30 April 2025 at 08:36

Personi që shihni në foton e mëposhtme dyshohet se është autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. Ai është filmuar nga një kamer sigurie pranë zonës ku ndodhi krimi, teksa shfaqet i veshur me të zeza, […]

The post FOTO/ Me kapele dhe maskë, ky është autori i vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Publikohet FOTO-ja e autorit të dyshuar që ekzekutoi 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë

By: V K
30 April 2025 at 08:54

Personi që ka qëlluar 4 herë me armë zjarri ndaj Renato Hoxhaj, është shfaqur në orët e para të mëngjesit me një kapele dhe një maskë kirigjikale, duke mbuluar thuajse totalisht pamjen e fytyrës.

Gazetari Elton Qyno, ka siguruar foton e autorit të dyshuar htë vrasjes, ndërsa një person me inicialet E.M është ndaluar si autor i përkrahjes së autorit të krimit.

Personi që duket në foto, është fiksuar nga kamerat e sigurisë që ndodhet të instaluara në zonën ku ndodhi krimi.

Tashmë policia ende nuk ka emrin e saktë të këtij personi, por po punohet intesivisht për identifikimin e tij.

Ngjarja tronditi Vlorës, pasi viktima nuk kishte asnjë precedent penal. Ndërsa pista e hetimit është përqëndruar në konfliktet e mundshme të pronësisë dhe marëdhënies sentimentale.

Hoxhaj kishte disa kohë që ishte divorcuar nga gruaja dhe bashkëjetonte me një grua tjetër. Ai punonte si roje në një biznes në Vlorë.

The post Publikohet FOTO-ja e autorit të dyshuar që ekzekutoi 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Atentati në Vlorë, një i shoqëruar/ Dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt

By: Re Nato
29 April 2025 at 22:41

Shoqerohet nga Policia e Vlorës një person i cili dyshohet se ndihmoi autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj.

Burime nga policia bëjnë me dije se vazhdojnë hetimet. Personi është ndaluar në Tiranë.

Një prej kamerave te sigurisë ka arritur të filmoje autorin e kamufluar me kapele dhe mbuluar me shall për të mos zbuluar fytyrën.

Nga kamera shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës se 58-vjeçarit. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja te goditura nga një armë tip pistolete 9 mm.

Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Deri me tani kamera e sigurisë ka filmuar autori, i cili është larguar po nga e njëjta rruge pranë “Kodra se Kuzumbabasë”./abcnews.al

 

❌
❌