Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Alexander Isak ndërmerr hapin më drastik deri tani për t’u transferuar te Liverpooli

Alexander Isak ka bërë të qartë qëndrimin e tij për të ardhmen te Newcastle United, ndërsa vazhdon të lidhet me një transferim te Liverpooli. 

Sulmuesi i Newcastle, ka qenë objekt i interesit nga Liverpool gjatë gjithë afatit kalimtar të verës, pas një oferte prej rreth 110 milionë eurosh plus shtesa, e cila u refuzua nga ‘Laraskat’ në fillim të këtij muaji. 

Isak është përjashtuar nga turneu parasezonal i Newcastle në Azi dhe ka stërvitur me ish-klubin e tij, Real Sociedad. Ai u kthye në qendrën stërvitore të Newcastle javën e kaluar, por trajneri Eddie Howe i kërkoi të qëndrojë larg stërvitjeve me ekipin e parë. 

Me vetëm katër ditë para ndeshjes hapëse në Ligën Premier ndaj Aston Villas në ‘Villa Park’, të gjitha palët janë të interesuara të zgjidhin situatën. 

Megjithatë, të martën, David Ornstein nga The Athletic raportoi se “Isak e konsideron karrierën e tij në St James’s Park të përfunduar dhe nuk ka dëshirë të rikthehet në skuadër”. 

Ornstein shtoi se është shumë e mundshme që suedezi të mungojë në udhëtimin drejt Birmingham, pasi ai është i vendosur se nuk do të luajë më kurrë për Newcastle. 

Pavarësisht interesit nga Liverpooli, Newcastle ka mbajtur qëndrimin se lojtari nuk është në shitje këtë verë, megjithatë sipas raportit, “qëndrimi i tyre mund të zbutet nëse vjen një ofertë afër 150 milionë eurosh dhe nëse ata mund të gjejnë zëvendësues për Isak në afatin kalimtar”. 

Shumë tifozë bien dakord se Liverpooli ka nevojë urgjente të forcojë repartin e sulmit pas largimeve të Luis Diaz dhe Darwin Nunez, me kapitenin Virgil Van Dijk që madje ka bërë thirrje për afrimin e një sulmuesi pas humbjes së Liverpoolit në Community Shield ndaj Crystal Palace të dielën./Telegrafi/

The post Alexander Isak ndërmerr hapin më drastik deri tani për t’u transferuar te Liverpooli appeared first on Telegrafi.

“Tifozët të jenë të qetë, do të qëndroj këtu” – ylli i Barcelonës shuan zërat për largim

Ylli i ri i Barcelonës, Fermin Lopez, ka siguruar tifozët se do të qëndrojë në klub edhe pas kësaj vere, pavarësisht interesit të madh nga disa prej gjigantëve të Ligës Premier, përfshirë Chelsea dhe Manchester United. 

22-vjeçari shkëlqeu në fitoren 5-0 të Barçës ndaj skuadrës së Cesc Fabregas, Como, në finalen e trofeu Joan Gamper, duke shënuar dy gola dhe duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në fushë. 

Në të njëjtën ndeshje, tjetër talent i madh i klubit, Lamine Yamal, shënoi gjithashtu dy herë, ndërsa Raphinha, një nga heronjtë e sezonit të kaluar, kompletoi fitoren me golin e pestë. 

Gjatë kësaj vere, Fermin ka qenë në radarët e Manchester United, që ishin të gatshëm të ofronin 61 milionë euro, ndërsa Chelsea ishte edhe më agresiv, duke përgatitur një ofertë prej 65 milionë eurosh për ta larguar nga “Camp Nou”. 

Megjithatë, mes gjithë spekulimeve për një largim të mundshëm, lojtari i përfaqësueses së Spanjës ka dhënë një mesazh të qartë. 

“Tifozët e Barcelonës duhet të jenë të qetë, sepse unë do të qëndroj këtu. Nuk do të largohem nga Barça”. 

“Ishte një ndeshje për të ndërtuar besim dhe për t’u përgatitur për fillimin e La Ligës. Gjëja më e rëndësishme është që ekipi bëri një punë shumë të mirë”, ka thënë Lopez./Telegrafi/

The post “Tifozët të jenë të qetë, do të qëndroj këtu” – ylli i Barcelonës shuan zërat për largim appeared first on Telegrafi.

Interi fokusohet tek ylli i Monacos si alternativë e mundshme e Lookman

Me Atalantën që ende nuk është dakord për transferimin e Ademola Lookman, raportohet nga L’Equipe se Interi ka shfaqur interes për sulmuesin e Monacos, Maghnes Akliouche. 

‘Nerazzurrët’ vazhdojnë ta shohin sulmuesin nigerian si zgjedhjen e tyre kryesore për këtë rol, por refuzimi i ofertës prej 45 milionë eurosh nga Atalanta i ka shtyrë ata të mendojnë edhe për alternativa të tjera. 

Sipas gazetës franceze, një nga objektivat e Interit është pikërisht Akliouche, 23-vjeçari që ka regjistruar gjashtë paraqitje me kombëtaren e Francës dhe ka qenë pjesë e ekipit olimpik të këtij vendi. 

Lidhjet mes Interit dhe Akliouches nuk janë të reja, pasi ai ishte përfolur për tu transferuar në Milano edhe vitin e kaluar. 

I formuar në akademinë e Monacos, ai u ngjit në skuadrën e parë dhe sezonin e kaluar regjistroi një paraqitje shumë të mirë me 7 gola dhe 12 asistime në 43 ndeshje zyrtare. 

Megjithatë, nëse oferta prej 50 milionë eurosh për Lookman konsiderohet e shtrenjtë, kjo nuk krahasohet me çmimin e kërkuar nga Monaco për Akliouche, i cili arrin në rreth 70 milionë euro. 

Kontrata e tij me Monacon është e vlefshme deri në qershor 2028, ndërsa për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe klube të mëdha si Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Liverpool./Telegrafi/

The post Interi fokusohet tek ylli i Monacos si alternativë e mundshme e Lookman appeared first on Telegrafi.

Nuk ka më kthim pas, PSG i vendos çmimin Donnarummas

Ndërsa dalin më shumë detaje rreth mënyrës sesi Paris Saint-Germain po përpiqet të detyrojë Gianluigi Donnarumma të largohet, raportohet se klubi parisien është i gatshëm të pranojë një ofertë prej 20-30 milionë eurosh nga Manchester United, Chelsea apo Manchester City. 

E ardhmja e portierit italian në Paris është vënë seriozisht në dyshim pasi palët nuk arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës aktuale, e cila skadon në qershor të vitit 2026. 

Duke parë situatën, PSG ka lëvizur shpejt në afatin kalimtar, duke investuar 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e Lucas Chevalier, që pritet të jetë zëvendësuesi i Donnarummës. 

Mesazhi i PSG-së është bërë edhe më i qartë sot, pasi portieri italian u la jashtë skuadrës që udhëtoi drejt Italisë për ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Tottenham Hotspur, që do të luhet të mërkurën në Udine. 

Sipas RMC Sport, kjo nuk është e vetmja lëvizje e klubit për ta shtyrë lojtarin drejt daljes, Donnarumma është lënë mënjanë edhe gjatë seancave stërvitore, duke mos qenë pjesë e grupit kryesor. 

Mesazhi është i qartë: PSG nuk do ta lejojë ta kalojë sezonin në stol për të larguar më pas si lojtar i lirë. 

Në anën tjetër, përfaqësuesit e portierit italian kanë bërë të ditur se ai nuk do të largohet nën presion dhe se do të pranojë një transferim vetëm në kushte të përshtatshme për të. 

Destinacioni më i mundshëm duket të jetë Liga Premier, pasi asnjë klub në Itali nuk mund të përballojë pagën prej 12 milionë eurosh në sezon që përfiton Donnarumma./Telegrafi/

The post Nuk ka më kthim pas, PSG i vendos çmimin Donnarummas appeared first on Telegrafi.

Hojlund drejt rikthimit në Serie A? Pesë klube italiane e duan atë

E ardhmja e Rasmus Hojlund te Manchester United duket gjithnjë e më e pasigurt, me pesë klube të mëdha italiane që kanë shfaqur interes për transferimin e tij. 

Sipas raportimeve të fundit, gjigantët e Serie A, Inter, Roma, Juventus, Napoli dhe Milan, kanë kontaktuar përfaqësuesit e Hojlund për një rikthim të mundshëm në Itali, vetëm dy vite pasi ai u largua nga Atalanta drejt “Djajve të Kuq” për një shumë prej 72 milionë paundësh. 

Pozicioni i 22-vjeçarit në ‘Old Trafford’ është lëkundur ndjeshëm, sidomos pas afrimit të Benjamin Sesko, një sulmues i ri që ka shënuar 26 gola në dy sezonet e fundit dhe për të cilin United pagoi një shumë të konsiderueshme. 

Megjithëse, Hojlund ka shprehur gatishmërinë për të qëndruar dhe luftuar për vendin e tij në formacion, drejtuesit e United janë të prirur të vazhdojnë me lëvizjet në afatin kalimtar dhe kanë nevojë të krijojnë hapësira financiare për afrime të reja. 

Thuhet se një ofertë prej 30-40 milionë eurosh mund të jetë e mjaftueshme për të bindur klubin anglez që ta lërë sulmuesin danez të largohet. 

Më tej, zgjedhja e trajnerit të ri Ruben Amorim për të luajtur me një ‘9 fals’ në miqësoren e fundit ndaj Fiorentinës, ku Hojlund qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes, e shton më tej pasigurinë për rolin e tij në sezonin e ri të Ligës Premier./Telegrafi/ 

The post Hojlund drejt rikthimit në Serie A? Pesë klube italiane e duan atë appeared first on Telegrafi.

Agjenti i yllit të Real Madridit i përgjigjet thashethemeve për transferim në Arabinë Saudite

Agjenti i mbrojtësit të Real Madridit, David Alaba, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin austriakun me një kalim të mundshëm në Superligën e Arabisë gjatë kësaj vere. 

Pas rikthimit të Dani Carvajal dhe Eder Militao nga dëmtimet, si dhe afrimit të Dean Huijsen gjatë afatit kalimtar të verës, janë shtuar spekulimet se Alaba mund të ketë më pak minuta loje në sezonin e ardhshëm.  

Kjo ka nxitur thashethemet për një largim të mundshëm drejt Lindjes së Mesme. 

Megjithatë, agjenti i tij, Pini Zahavi, i ka quajtur këto raportime të pavërteta dhe ka sqaruar se nuk ka pasur as bisedime dhe as oferta konkrete për lojtarin. 

“Të gjitha raportet që qarkullojnë për një transferim të Alabës në ligën arabe janë të rreme. Deri më tani nuk ka pasur asnjë negociatë apo ofertë për lojtarin”. 

“Zërat që flasin për gatishmërinë e lojtarit për të kaluar në Arabinë Saudite nuk qëndrojnë, sepse nuk ka asnjë ofertë zyrtare që të mund të hapte negociatat. Gjithçka që po qarkullon janë vetëm thashetheme”, theksoi Zahavi. 

Alaba ka pasur probleme me dëmtimet dhe formën fizike gjatë vitit të fundit. Edhe kur ka qenë i gatshëm për lojë, emra si Antonio Rudiger dhe Raul Asencio kanë qenë shpesh më të preferuar në rotacionin e trajnerit Carlo Ancelotti. 

Aktualisht, mbrojtësi austriak është 33 vjeç dhe ndodhet në fazën e fundit të karrierës së tij, me vetëm një sezon të mbetur në kontratën e tij me Real Madridin./Telegrafi/

The post Agjenti i yllit të Real Madridit i përgjigjet thashethemeve për transferim në Arabinë Saudite appeared first on Telegrafi.

Galatasaray po e shqyrton transferimin e yllit të Interit

Galatasaray po shqyrton mundësinë e një transferimi për mbrojtësin francez të Interit Benjamin Pavard, raportojnë burime pranë klubit, përfshirë gazetarin e njohur të merkatos, Ekrem Konur. 

Sipas raportimeve, nuk ka ende një ofertë zyrtare nga ana e klubit turk, por një marrëveshje huazimi është në diskutim, si pjesë e përpjekjeve të Galatasarayt për të përforcuar skuadrën në prag të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2025/2026. 

Pavard është një futbollist me përvojë të madhe në nivelet më të larta të futbollit evropian. 

 Ai u transferua te Interi në verën e vitit 2023 nga Bayern Munich, për një shumë prej 31.4 milionë euro, dhe ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028. 

🚨🆕 #InterMilan 🇫🇷 #Galatasaray
Galatasaray are exploring a move for Inter’s Benjamin Pavard.

👉 No official bid yet — loan deal being considered.

🧱 Versatile French defender (CB/RB) seen as key for UCL ambitions.

⏳Talks could accelerate soon. pic.twitter.com/mmFTJuE5gD

— Ekrem KONUR (@Ekremkonur) August 11, 2025

Pavarësisht një sezoni të parë pozitiv në Serie A, sezoni i kaluar ishte më i vështirë për të. Lëndime të herëpashershme dhe disa gabime në momente kyçe e bënë trajnerin Simone Inzaghi t’i besojë më shumë Yann Bisseck, i cili fitoi terren si titullar në repartin defensiv. 

Kjo situatë ka bërë që Inter të jetë i hapur ndaj ofertave, sidomos për marrëveshje huazimi ose transferimi të pjesshëm, për të ulur ngarkesën financiare dhe për të ruajtur balancën në skuadër. 

Galatasaray, që vjen pas një sezoni të suksesshëm në Superligën turke, ka si objektiv një paraqitje sa më dinjitoze në arenën evropiane dhe Pavard shihet si një përforcim ideal për mbrojtjen, pasi falë fleksibilitetit të tij, ai mund të luajë si qendërmbrojtës ose mbrojtës i djathtë, varësisht nga nevoja./Telegrafi/

The post Galatasaray po e shqyrton transferimin e yllit të Interit appeared first on Telegrafi.

Luis Enrique prek zemrat: Finalja më solli ndër mend vajzën time Xana, që nuk jeton më

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka treguar se fitorja e skuadrës së tij në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Inter i solli në mendje vajzën e tij të ndjerë, e cila ndërroi jetë në mënyrë tragjike gjashtë vite më parë. 

“E dini tashmë çfarë ka kaluar familja jonë me humbjen e vajzës time, Xana, e cila ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën nëntëvjeçare”. 

“Në jetë, të gjithë e dimë se lindim dhe vdesim, këto janë dy gjëra të sigurta, por askush nuk e pranon vdekjen. Mendoj se me kalimin e viteve dhe përmes këtij procesi, e gjithë familja ime ka mësuar të jetojë ndryshe, në një mënyrë që na përmbush”. 

“Edhe pse Xana nuk është më fizikisht mes nesh, ajo është gjithmonë e pranishme shpirtërisht”. 

“Kjo ndeshje ishte një prekje e fundit që më kujtoi se e vogla Xana e donte vrapimin në fushë dhe do ta kishte shijuar këtë moment  dhe në fakt e shijoi, përmes motrës dhe vëllait të saj, përmes nesh, prindërve të saj”. 

“Ishte një moment i bukur dhe emocional, sepse të gjitha familjet e lojtarëve dhe stafit ishin të pranishme në stadium. Dhe ne duam më shumë. Duam ta përjetojmë sërish”, përfundoi trajneri spanjoll. 

Xana ishte parë duke valëvitur flamurin e Barcelonës pas fitores së Ligës së Kampionëve në vitin 2015, hera e fundit që katalanasit fituan trofeun më të rëndësishëm evropian për klube. 

Fitorja e PSG-së ndaj Interit shënoi herën e parë në histori që skuadra parisiene ngre trofeun me ‘veshë të mëdhenj’./Telegrafi/

The post Luis Enrique prek zemrat: Finalja më solli ndër mend vajzën time Xana, që nuk jeton më appeared first on Telegrafi.

Shfaqen dy pengesa të mëdha për Liverpoolin në përpjekjet për transferimin e Isak

Liverpool po shpreson ende se mund të bindë Neëcastle të lejojë largimin e Alexander Isak, por ky transferim i bujshëm përballet me dy pengesa të mëdha. 

‘Të Kuqtë’ tashmë kanë shitur Darwin Nunez te skuadra arabe Al-Hilal, gjë që ka lënë një boshllëk të dukshëm në repartin ofensiv, veçanërisht në pozicionin e numrit 9. 

Prej javësh përflitet për një ofertë rekord nga Liverpool për sulmuesin suedez, por Neëcastle nuk është e gatshme të heqë dorë lehtësisht nga një prej lojtarëve më të vlefshëm të skuadrës. 

Sipas raportimeve, Isak ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për transferim te drejtuesit e klubit në ‘St. James’ Park’, por klubi vazhdon të qëndrojë i vendosur për ta mbajtur. 

Një marrëveshje ende mund të realizohet para mbylljes së afatit kalimtar, por kjo do të kërkojë që të dyja palët, si Liverpooli ashtu edhe Newcastle, të përmbushin një sërë kushtesh. 

Sipas The Telegraph, Newcastle do të duhet të sigurojë dy sulmues të tjerë ‘me cilësi të përshtatshme’, përpara se të hapen zyrtarisht për bisedime mbi shitjen e Isak. 

Nga ana tjetër, Liverpool duhet të ofrojë një shifër rekord për Ligën Premier, 150 milionë euro, për të bindur Newcastle. 

Megjithatë, realizimi i këtij transferimi vlerësohet si i pamundur, pasi Newcastle nuk beson se ka ende në treg sulmues të nivelit të kërkuar, sidomos pas dështimeve me disa objektiva të mëparshëm./Telegrafi/

The post Shfaqen dy pengesa të mëdha për Liverpoolin në përpjekjet për transferimin e Isak appeared first on Telegrafi.

Krisje totale mes Donnarummas dhe PSG-së – veprimi i fundit i klubit i lë tifozët pa fjalë

Paris Saint-Germain ka lënë Gianluigi Donnarumman jashtë skuadrës për përballjen në Superkupën e Evropës ndaj Tottenham Hotspur që do të zhvillohet në Udine, një sinjal i qartë se epoka e italianit në klub është drejt fundit. 

Ndeshja zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në ‘Stadio Friuli’, si hapja tradicionale e sezonit mes fituesve të Ligës së Kampionëve dhe atyre të Ligës së Evropës. 

Tensioni mes Donnarummas dhe klubit është rritur ndjeshëm, pasi bisedimet për rinovimin e kontratës janë ndërprerë përfundimisht. 

Kontrata aktuale e portierit italian përfundon në verën e vitit 2026, çka do të thotë se ai mund të largohet si lojtar i lirë pas këtij sezoni. 

PSG, ndërkohë, ka siguruar tashmë zëvendësuesin e tij, duke nënshkruarme Lucas Chevalier.  

Nëse Donnarumma kishte shpresuar të luftonte për vendin titullar, Luis Enrique ka dhënë mesazhin e qartë duke mos e përfshirë fare në listën e udhëtimit për Superkupë. 

Ky veprim sugjeron se Donnarumma ka luajtur tashmë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e PSG-së, pavarësisht se sezonin e kaluar ndihmoi klubin të fitonte katër trofe, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. 

E ardhmja e tij pritet të jetë në Ligën Premier, me Manchester United në rolin e favoritit për nënshkrimin e italianit, përpara Chelseat dhe Arsenalit.  

Gjithashtu, interes kanë shfaqur edhe Galatasaray dhe Bayern Munich, ndërsa Inter dhe Juventus pritet ta kenë të vështirë të përballojnë pagën e tij të lartë./Telegrafi/

The post Krisje totale mes Donnarummas dhe PSG-së – veprimi i fundit i klubit i lë tifozët pa fjalë appeared first on Telegrafi.

Më shumë se 200 mangësi u gjetën gjatë inspektimit të fundit të ‘Spotify Camp Nou’

Barcelona po garon me kohën për t’u rikthyer në “Spotify Camp Nou” për ndeshjen e parë në shtëpi të sezonit 2025/2026, por aktualisht duket se do të jetë shumë e vështirë të luajnë atë ndeshje kundër Valencias në stadiumin e tyre. 

Fillimisht, plani ishte që Barcelona të kthehej në “Spotify Camp Nou” me një kapacitet prej 60,000 vendesh, por kjo nuk do të jetë e mundur. 

Në vend të kësaj, synimi është që ndeshja kundër Valencias në shtator të luhet me praninë e 27,000 tifozëve, diçka që është lejuar përkohësisht nga Bashkia e Barcelonës. 

Megjithatë, miratimi përfundimtar do të vijë vetëm nëse Barcelona përmbush të gjitha kushtet.  

Dhe në këtë fazë, duket e vështirë që kjo të ndodhë përpara ndeshjes ndaj Valencias, e cila do të luhet më 13 ose 14 shtator. 

Sipas RAC, ECA ka kryer një raport mjedisor për stadiumin “Spotify Camp Nou”, dhe gjetjet e tyre treguan se ka disa parregullsi në këtë fazë të ndërtimit. 

Është zbuluar se gjatë testit, i cili u krye një javë më parë, u identifikuan më shumë se 200 mangësi në punimet e stadiumit. 

Edhe pse Barcelona ka siguruar se kjo është normale për këtë fazë ndërtimi, koha po mbaron dhe klubi duhet t’i rregullojë këto probleme sa më shpejt që të jetë e mundur, përpara ndeshjes me Valencian që do të zhvillohet për pak më shumë se një muaj./Telegrafi/

The post Më shumë se 200 mangësi u gjetën gjatë inspektimit të fundit të ‘Spotify Camp Nou’ appeared first on Telegrafi.

Zbulohet klauzola e re lirimit e Nico Williams pasi i dështoi transferimi tek Barcelona

Në fillim të verës, Barcelona ishte shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, duke sinjalizuar gatishmërinë për të paguar klauzolën e tij të lirimit. 

Klubi katalanas ishte i gatshëm të shpenzonte 58 milionë euro për të mbyllur marrëveshjen, por në fund nuk u arrit asnjë marrëveshje, dhe sulmuesi spanjoll nënshkroi një kontratë të re 10-vjeçare në ‘San Mames’. 

Barcelona nuk kishte menduar ta afrojnë Williamsin këtë verë, pasi ai i kishte refuzuar një propozim të ngjashëm 12 muaj më parë. 

Megjithatë, pasi agjenti i lojtarit dha një sinjal për mundësi bashkëpunimi, Barca ndërmori lëvizje të shpejta. 

Në parim, u arrit marrëveshje për kushtet personale, por përpara se katalanasit të paguanin klauzolën e lirimit, 22-vjeçari ndryshoi mendje dhe nënshkroi kontratën e re me Bilbaon. 

Si pjesë e saj, klauzola e lirimit së Williamsit u rrit ndjeshëm. Kjo do të thotë që Barcelona do të mund ta kishte marrë për 58 milionë euro vetëm së fundmi, por për ta larguar nga Athletic në të ardhmen do të duhet që të paguajë të paktën 90 milionë euro, sipas raportimeve të Estadio Deportivo. 

Tashmë, pasi u injoruan nga Williams në verën e 2024-tës dhe edhe këtë verë, Barcelona kanë deklaruar se nuk do të tentojnë më ta nënshkruajnë atë. 

Klauzola e re prej 90 milionë eurosh e bën transferimin jashtëzakonisht të vështirë, sidomos duke pasur parasysh vështirësitë financiare të klubit katalanas./Telegrafi/

The post Zbulohet klauzola e re lirimit e Nico Williams pasi i dështoi transferimi tek Barcelona appeared first on Telegrafi.

Leon Mannes në Kosovë – ylli i rrjeteve sociale që u ftua nga Neymar ndan përvojën e tij dhe dashurinë për futbollin

Leon Gillies Mannes, i njohur si ‘Leon Street Skills’ në rrjetet sociale, po qëndron në Kosovë prej disa javësh, duke tërhequr vëmendjen e të rinjve dhe adhuruesve të futbollit me aftësitë e tij të jashtëzakonshme teknike.

Me miliona ndjekës në TikTok dhe Instagram, Leon është kthyer në një figurë frymëzuese për futbollistët e rinj në të gjithë botën.

Në një intervistë për Telegrafin, ai rrëfen fillimet e tij modeste dhe mënyrën se si pasioni për futbollin rrugor e çoi drejt bashkëpunimeve me yje botërorë si Neymar dhe Ronaldinho.

“Neymar Junior është frymëzimi dhe idhulli im. Gjithçka filloi duke bërë disa truke me topin, frymëzuar nga ai dhe atmosfera braziliane. E shikoja gjithmonë dhe nisa të imitoja lëvizjet e tij. Pastaj, ndodhi diçka që nuk e kisha imagjinuar: ekipi i tij më kontaktoi për t’u bërë pjesë e turneut të ‘futbollit të rrugës’ që u zhvillua në Katar për shkak të pandemisë”, tregon Leon.

Ai kujton se deri në atë moment, ishte aktiv në rrjetet sociale vetëm prej disa muajsh, por pas ftesës nga Neymar, karriera e tij mori hov.

“Pas asaj ftese, gjithçka ndryshoi. Filluan të më njohin më shumë dhe kam pasur fatin të luaj edhe kundër Ronaldinhos në Los Anxhelos. Janë dy emra që më kanë frymëzuar gjithmonë”.

Pse Kosova? Për qëndrimin e tij aktual në Kosovë, Leon shprehet se ka pasur gjithmonë dëshirë ta vizitojë vendin dhe të njihet me kulturën e futbollit vendas.

“Gjithmonë kam dashur të vij në Kosovë. E di që këtu e duan futbollin – fëmijët luajnë gjithë ditën në rrugë. Një mik i imi është nga këtu dhe më ka folur gjithmonë për mikpritjen dhe dashurinë e popullit për sportin. Tani e shoh vetë që njerëzit janë të jashtëzakonshëm”, tregon ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

Leon ka ndarë me ndjekësit e tij përvojat e tij në Kosovë edhe përmes videove në rrjetet sociale, ku shpeshherë shihet duke performuar truke në rrugët e Prishtinës dhe duke bashkëvepruar me fansat. /Telegrafi/

The post Leon Mannes në Kosovë – ylli i rrjeteve sociale që u ftua nga Neymar ndan përvojën e tij dhe dashurinë për futbollin appeared first on Telegrafi.

Skandali në ‘Wembley’ – Van Dijk shpërthen ndaj tifozëve që prishën nderimin për Diogo Jotën

Virgil Van Dijk ishte i zemëruar pasi atmosfera solemne në ‘Wembley’ u prish të dielën, kur një grup i vogël tifozësh të Crystal Palace ndërprenë minutën e heshtjes në nder të sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait të tij, Andre Silva, përpara finales së Community Shield. 

Dy vëllezërit humbën jetën tragjikisht muajin e kaluar në një aksident automobilistik në Spanjë, dhe të dyja skuadrat ishin mbledhur në qendër të fushës për të nderuar kujtimin e tyre. 

Gjyqtari Chris Kavanagh u detyrua ta ndërpresë nderimin, pasi zhurma që vinte nga sektori i tifozëve të Palace shkaktoi zemërim dhe reagime të ashpra nga pjesa tjetër e stadiumit. 

Kjo ndërprerje e padëshiruar hodhi një hije mbi një ndeshje shumë dinamike, që përfundoi 2-2, përpara se Palace të siguronte fitoren përmes penalltive. 

Van Dijk nuk i fshehu ndjenjat pas incidentit, duke thënë se ishte ‘i zhgënjyer’ nga sjellja e atyre që e shkaktuan këtë. 

“Po, jam i zhgënjyer. Është e vetmja gjë që mund të them. Kishte plot që u përpoqën t’i qetësonin, por natyrisht që kjo nuk ndihmon. Është ajo që është”. 

“Nuk mund ta kontrollosh, sa veta ishin këtu? 80 mijë? Kështu që po, është zhgënjyese ta dëgjosh këtë. Por nëse ata persona shkojnë në shtëpi dhe ndihen mirë me veten…”. 

Ndërkohë, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, u tregua më diplomatik, duke sugjeruar se ndërprerja mund të mos ketë qenë e qëllimshme. 

“Nuk mendoj se kjo ishte e planifikuar. Ndoshta ndonjë tifoz nuk ishte në dijeni të minutës së heshtjes dhe u gëzua duke brohoritur për ekipin e tij, pastaj tifozët e Palace u përpoqën ta qetësonin dhe tifozët tanë reaguan”. 

“Nuk mendoj se kishin ndonjë qëllim të keq. Jam njeri pozitiv. Unë e shoh respektin që iu tregua Diogos dhe Andres anembanë botës”, tha holandezi./Telegrafi/

The post Skandali në ‘Wembley’ – Van Dijk shpërthen ndaj tifozëve që prishën nderimin për Diogo Jotën appeared first on Telegrafi.

Al-Nassr po e kërkon një tjetër yll të Barcelonës pas nënshkrimit me Inigo Martinez

Raportohet se Al- Nassr ka shfaqur interes për Ferran Torres, për të shtuar më shumë opsione në fazën e sulmit. 

Sipas Sacha Tavolieri, klubi arab po shikon te Torres  siprofilin ideal për të ofruar variacione në fazën ofensive gjatë sezonit. 

Barcelona thuhet se është e hapur për një transferim të mundshëm, por marrëveshja varet nga Al -Nassr që të krijojë hapësirë për një lojtar të huaj tjetër, për shkak të kufizimeve ligjore për numrin e lojtarëve të huaj në skuadër. 

Al- Nassr ka vijuar me përforcime strategjike këtë afat kalimtar, siç është edhe transferimi i mbrojtësit Inigo Martinez, pikërisht nga Barcelona. 

🟡🔵 EXCL– After Iñigo Martinez, Al Nassr is now considering a move for… Ferran Torres!

🇪🇸 Saudi club looking for versatile forward who can step in as a No. 9 to replace Cristiano Ronaldo in certain matches, and sees Torres as the ideal profile.

🔵🔴 Barça has opened the door… pic.twitter.com/aGqSLKRwJN

— Sacha Tavolieri (@sachatavolieri) August 10, 2025

Torres më parë ka refuzuar oferta luksoze nga Arabia Saudite, një e tillë thuhej të ishte 60 milionë euro plus 20 milionë euro në vit për tri vite, duke deklaruar se dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe të luftojë për vendin e tij. 

Sezonin e kaluar ai luajti një rol kyç si zëvendësues i Leëandoëskit dhe Barça ka nisur bisedimet për t’i ofruar rinovim deri në vitin 2030. 

Performanca e tij ka qenë tejet e mirë me 19 gola dhe nëntë asistime në 45 paraqitje sezonalisht, duke u konsoliduar si një alternativë e vlefshme në sistemin e Hansi Flick./Telegrafi/

The post Al-Nassr po e kërkon një tjetër yll të Barcelonës pas nënshkrimit me Inigo Martinez appeared first on Telegrafi.

Konfirmohet transferimi i ri i Milanit – ai vjen si zëvendësues i Thiaw

Sipas disa burimeve të ndryshme, këtë mbrëmje është raportuar se Milani ka arritur një marrëveshje verbale me Genoan për Koni De Winter, për një shumë prej 20 milionë eurosh plus bonuse, ndërkohë që mbrojtësi ka pranuar kushtet personale. 

Negociatat kanë avancuar me shpejtësi gjatë ditës, pasi fillimisht u raportuan nga La Gazzetta dello Sport në mëngjes. 

De Winter është identifikuar si zëvendësuesi ideal për Malick Thiaw, i cili pritet të kryejë testet mjekësore nesër te Newcastle United, për të përfunduar transferimin me vlerë 40 milionë euro. 

Më parë, De Winter ishte lidhur me Interin, Juventusin dhe Bournemouthin, por Milani paraqiti një ofertë që i përshtatej të gjitha palëve. 

🚨🔴⚫ Koni De Winter to AC Milan, here we go! Verbal agreement done with Genoa and player side.

Package around €20m with clubs sorting final details then green light to medical tests in Milano early next week.

De Winter will sign long term deal at Milan. pic.twitter.com/wGdoy8YTxf

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 10, 2025

Sipas Fabrizio Romano, tarifa fikse e transferimit është 20 milionë euro, por burime të tjera si MilanNews theksojnë se ka edhe bonuse të përfshira. 

Kjo përputhet me vlerësimet e mëparshme se çmimi kërkues ishte rreth 25 milionë euro. 

Gjithashtu, Genoa i detyrohet Juventusit një përqindje nga shitja, e cila raportohet të jetë deri në 25 për qind të shumës. 

Në të njëjtën kohë, Genoa pritet të sigurojë Facundo Gonzalez nga Juventusi si zëvendësues për De Winter./Telegrafi/

The post Konfirmohet transferimi i ri i Milanit – ai vjen si zëvendësues i Thiaw appeared first on Telegrafi.

A është kjo huqja më e madhe që keni parë? Rashford bën një gabim trashanik

Marcus Rashford është bërë objekt kritikash pasi humbi një rast të pabesueshëm për Barcelonën, me tifozët që tashmë e kanë cilësuar si ‘gafën më të madhe të sezonit’. 

Sulmuesi iu bashkua kampionëve të La Ligas këtë verë në formë huazimi nga Manchester United, me opsion blerjeje. 

27-vjeçari u përfshi në formacionin titullar për përballjen ndaj skuadrës italiane Como, në ndeshjen e fundit miqësore të parasezonit për katalanasit. 

Kur rezultati ishte 4-0 në favor të Barcelonës, Rashford krijoi një rast të artë për të shënuar. 

Rashford’s miss.
pic.twitter.com/4mK8XmF3vp

— TheScreenshotLad (@thescreenlad) August 10, 2025

Ai e kaloi portierin Jean Butez dhe kishte portën bosh përpara vetes, por e humbi shansin në mënyrë dramatike duke gjuajtur jashtë. 

Ish-sulmuesi i Anglisë u pa i tronditur nga gabimi, teksa reagoi duke vendosur duart mbi kokë nga zhgënjimi./Telegrafi/

The post A është kjo huqja më e madhe që keni parë? Rashford bën një gabim trashanik appeared first on Telegrafi.

Tri ndeshje, tre gola – Albion Rrahmani me formë spektakolare në Çeki

Sparta Praha ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Sigma Olomouc. 

Kjo sfidë i takoi javës së katërt të elitës së futbollit çek dhe meritori për këtë triumf ishte sulmuesi kosovar Albion Rrahmani. 

Rrahmani shënoi golin e vetëm për Spartën në këtë ndeshje, duke realizuar për 1-0 në minutën e 56-të të takimit. 

Me këtë fitore Sparta shkon në kuotën e 10 pikëve dhe mban pozitën e tretë në tabelë, por me pikë të barabarta me Zlin dhe Slavia Praha që ndajnë dy pozitat e para. 

𝑤𝑎𝑖𝑡, 𝑤𝑎𝑖𝑡, 𝑤𝑎𝑖𝑡… 𝑵𝑶𝑾! 💥 pic.twitter.com/ccdcAmMybd

— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) August 10, 2025

Për Rrahmanin, kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në kampionat që gjen rrjetën duke konfirmuar formën spektakolare në këtë fillim sezoni. 

Ai u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 8.1. 

Përveç golit, ai pati edhe 19 pasime të kompletuara, katër goditje jashtë portës, dy pasime kyçe. 

24-vjeçari ishte i suksesshëm gjithashtu edhe në duelet me lojtarët kundërshtarë duke fituar dy prej tyre./Telegrafi/

The post Tri ndeshje, tre gola – Albion Rrahmani me formë spektakolare në Çeki appeared first on Telegrafi.

“Duhet të bëjmë më mirë”, Arne Slot zbulon pikën e dobët të Liverpoolit

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka pranuar se skuadra e tij duhet të përmirësojë lojën pas humbjes ndaj Crystal Palace në finalen e Community Shield. 

Liverpool barazoi 2-2 me Palace gjatë kohës së rregullt, por gabimet nga pika e bardhë të Mohamed Salah dhe Alexis Mac Allister bënë që ‘Të Kuqtë’ të humbnin 3-2 në penallti dhe të mbeteshin pa trofe. 

Kampioni i Anglisë kaloi në epërsi dy herë përmes Hugo Ekitike dhe Jeremie Frimpong, ndërsa Jean-Philippe Mateta barazoi me penallti dhe më pas Ismaila Sarr realizoi për 2-2 pas një depërtimi në hapësirë në zonën e Liverpoolit. 

Slot u shpreh i kënaqur që skuadra e tij arriti të shënojë dy gola, por ishte i shqetësuar me mënyrën se si mbrojtja u ça lehtësisht. 

“Është një ndjenjë e përzier. Nëse shikoni lojën tonë sulmuese kundër një skuadre kaq kompakte, ndoshta ishte më mirë se sezonin e kaluar. Mendoj se krijuam më shumë raste”. 

“Sezonin e kaluar arritëm të shënonim vetëm një gol kundër Palace, tani shënuam dy. Por nga ana tjetër, përsëri pësuam dy gola, njësoj si kundër Bilbaos dhe disa të tjerë kundër Milanit. Është diçka që duhet ta përmirësojmë”. 

“Në përgjithësi nuk kishte shumë raste sepse ata u tërhoqën në një bllok të ulët dhe ne patëm shumë zotërim të topit”. 

“Por pas barazimit 2-2 ata krijuan disa mundësi, kështu që ndoshta kemi nevojë për disa rregullime në aspektin defensiv”.  

“Nuk po lejojmë shumë raste, por po pësojmë gola, dhe kjo është shqetësuese”, ka thënë Slot./Telegrafi/

The post “Duhet të bëjmë më mirë”, Arne Slot zbulon pikën e dobët të Liverpoolit appeared first on Telegrafi.

Chelsea me një ofertë të parezistueshme drejt Leizpigut për Xavi Simons

Chelsea është në bisedime me RB Leipzig për një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Xavi Simons dhe mund të sjellë rikthimin e Christopher Nkunkut te klubi gjerman. 

Leipzig dëshiron rikthimin e sulmuesit francez, i cili u bashkua me Chelsean në një kontratë gjashtëvjeçare në vitin 2023 për 52 milionë euro, por nuk u integrua mirë në Londër. 

 Ai mund të zëvendësojë Benjamin Seskon, që sapo u transferua te Manchester United. 

Chelsea janë duke negociuar me klubin gjerman për transferimin e Xavi Simons, me të cilin janë pajtuar tashmë për kushtet personale, edhe pse kishte interes nga Bayern Munich. 

 Leipzig e vlerëson Simonsin rreth 70 milionë, ndërsa Chelsea po synon ta përfshijë Nkunkun si pjesë të marrëveshjes, duke e vlerësuar atë 40 milionë, sipas The Guardian. 

‘Blutë e Londrës’ pritet të paguajnë një shumë shtesë për yllin holandez, i cili mund të luajë në pozicione të ndryshme në sulm. 

 Leipzig gjithashtu ka interes të nënshkruajë me Harvey Elliott nga Liverpooli. 

Chelsea në ndërkohë është ende në bisedime me Manchester Unitedin për Alejandro Garnacho dhe shpresojnë të shesin Nicolas Jackson për të përmbushur kriteret financiare./Telegrafi/

The post Chelsea me një ofertë të parezistueshme drejt Leizpigut për Xavi Simons appeared first on Telegrafi.

❌