LSDM: Mickoski deklaroi qartë se pagat nuk do të rriten
Ndërsa Mickoski analizon, qytetarët mezi po ia dalin mbanë. Konkretisht, të dhënat thonë se në tre muajt e fundit shporta e konsumatorit është rritur me mbi 2 mijë denarë. Domethënë, çdo qytetar në Maqedoni është më i varfër me 2 mijë denarë brenda tre muajve, thuhet në reagimin e LSDM-së.
âVetĂ«m muajin e kaluar, Maqedonia regjistroi inflacion prej rreth 5 pĂ«rqind, qĂ« do tĂ« thotĂ« se vlera e pagave dhe pensioneve qĂ« marrin qytetarĂ«t e vendit po ulet jashtĂ«zakonisht shumĂ« nga muaji nĂ« muaj.
Në të njëjtën kohë, Qeveria nuk po merr asnjë masë për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve. Mickoski jo vetëm që nuk ofron zgjidhje, por ai gjithashtu hodhi poshtë zgjidhjen e ofruar nga LSDM për të rritur pagën minimale në 500 euro.
Qeveria po i gënjen edhe pensionistët, të cilëve u ka ulur rritjen ligjore të pensioneve.
NĂ« njĂ« kohĂ« kur qytetarĂ«t mezi po ia dalin mbanĂ«, mijĂ«ra euro po shpenzohen pĂ«r shpenzime joproduktive si anketa, aeroplanĂ« me qira dhe ushqime ekzotikeâ, thonĂ« nga LSDM.
Për ta bërë ironinë edhe më të madhe, shtojnë nga atje, sot Mickoski ofendoi të gjithë qytetarët duke theksuar se pagat në Maqedoni nuk po rriten sepse produktiviteti i punëtorit në vend nuk po rritet. /Telegrafi/
The post LSDM: Mickoski deklaroi qartë se pagat nuk do të rriten appeared first on Telegrafi.