❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mediat sllovene: Tirana heq dorĂ« nga fluturimet me LubjanĂ«n, shkak problemet financiare tĂ« ‘Air Albania’

Nga Gazeta ‘SI’ – Kompania shtetĂ«rore e fluturimit Air Albania po pĂ«rballet me probleme financiare.

Mediat sllovene raportojnë se plani për të rikthyer fluturimet direkte Lubjanë-Tiranë ka dështuar, për shkak të vështirësisë financiare që po has kompania shqiptare.

“Aeroporti i LubjanĂ«s ka konfirmuar se Air Albania ka hequr dorĂ« nga ideja e rifillimit tĂ« fluturimeve midis dy kryeqyteteve, qĂ« ishin parashikuar tĂ« nisnin mĂ« 1 shtator. Aeroporti deklaroi problemet financiare si arsye tĂ« kĂ«tij vendimi”, shkruajnĂ« mediat sllovene.

Fluturimi i fundit Lubjanë-Tiranë është regjistuar në vitin 2018.

Financat e Air Albania kanĂ« qenĂ« shpesh temĂ« debati midis qeverisĂ« dhe opozitĂ«s, me kĂ«tĂ« tĂ« fundit qĂ« akuzon ekzekutivin pĂ«r shfrytĂ«zim “privat” tĂ« njĂ« kompanie shtetĂ«rore. TĂ« dhĂ«nat pĂ«r kĂ«tĂ« kompani janĂ« tĂ« paaksesueshme pĂ«r shkak se prej 7vitesh nuk ekziston asnjĂ« bilanc i saj nĂ« QendrĂ«n KombĂ«tare tĂ« Biznesit. Bilanci i fundit Ă«shtĂ« ai pĂ«r vitin 2018 me 12,265,000 lekĂ« humbje neto. 

Më herët, kompania është vënë nën sekuestro nga zyrat përmbarimore, për shkak të detyrimeve të pashlyera.

The post Mediat sllovene: Tirana heq dorĂ« nga fluturimet me LubjanĂ«n, shkak problemet financiare tĂ« ‘Air Albania’ appeared first on Gazeta Si.

Bursat reagojnë pas takimit Trump-BE: Rritet euro dhe ari. Bie dollari dhe nafta

Aksionet e bursave europiane shënuan një rritje të lehtë këtë të martë, pas deklaratave të dala nga takimi i Trump me liderët e Europës.

Euro Stoxx 50, indeksi i Eurozonës u rrit me 0.2%, DAX që i përket Gjermanisë dhe FTSE, indeksi i Financial Times me 0.1%.

Aksionet e mbrojtjes ranë me 2%, nën presionin e lajmeve për një samit të mundshëm Ukrainë-Rusi. Aksionet e Renk Group, Rheinmetall (ETR:RHMG) dhe Hensoldt ranë midis 3.5% dhe 6.4%.

Nafta pësoi humbje ndërsa pjesëmarrësit e tregut mendonin për një fund të mundshëm të luftës në Ukrainë, e cila mund të çonte në përfundimin e sanksioneve ndaj naftës së papërpunuar ruse. Nafta e papërpunuar e SHBA u ul me 0.8% në 62.92 dollarë për fuçi. Nafta e papërpunuar Brent ra me 0.7% në 66.15 dollarë. Ari u rrit 0.2% në 3,337.41 dollarë për onz.

Dollari ra me 0.1% në 147.78 jen. Euro ishte e qëndrueshme në 1.16 dollarë, ndërsa indeksi i dollarit, i cili ndjek monedhën e gjelbër kundrejt një shporte valutash, ndryshoi pak pas një fitimi prej 0.2% në seancën e mëparshme.

Bitcoin ra 1% në 115,257,59 dollarë, ndërsa Eteri ra 2,7% në 4,224,33 dollarë.

Indeksi i aksioneve Nikkei i Japonisë u rrit në hapje përpara se të binte me 0.1%, duke u zvarritur më poshtë.

Presidenti i SHBA Donald Trump i tha homologut tĂ« tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy se Uashingtoni do tĂ« ndihmonte nĂ« garantimin e sigurisĂ« sĂ« UkrainĂ«s nĂ« çdo marrĂ«veshje paqeje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s sĂ« RusisĂ« atje, megjithĂ«se shtrirja e çdo ndihme nuk ishte menjĂ«herĂ« e qartĂ«.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte THS të hënën se takimi i Trump me Zelenskiy dhe partnerë të tjerë eUropianë dhe të NATO-s ishte shumë i suksesshëm.

Takimi pasoi një samit në Alaskë midis presidentit të SHBA dhe liderit rus Vladimir Putin, i cili nuk rezultoi në një marrëveshje për ndërprerjen e armiqësive në luftën më shumë se2-vjeçare. Në një postim në mediat sociale të hënën, Trump tha se kishte thirrur Putinin dhe kishte filluar të organizonte një takim midis Putinit dhe Zelenskiy, që do të pasohej nga një samit trepalësh midis tre presidentëve.

Ndërsa tregtarët po mbajnë një sy në zhvillimet gjeopolitike, një tjetër fokus kyç për javën është simpoziumi i bankës amerikane, FED, në 21-23 gusht, ku kryetari Jerome Powell do të flasë mbi perspektivën ekonomike dhe kuadrin e politikës së bankës qendrore./Reuters

The post Bursat reagojnë pas takimit Trump-BE: Rritet euro dhe ari. Bie dollari dhe nafta appeared first on Gazeta Si.

Rritja e kredisë ul kapitalizimin e sektorit bankar për të tretin tremujor radhazi

Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar pësoi rënie për të tretin tremujor radhazi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit në fund të qershorit zbriti në 19.25%, nga 19.5% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. Ky tregues ka pësuar gjithashtu një rënie shumë të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në mesin e vitit të kaluar, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit kishte qenë 19.27%.

Rënia e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit është ndikuar sidomos nga rritja e shpejtë e kredisë, por pjesërisht edhe nga rënia e fitimeve dhe shpërndarja e dividendëve nga aksionerët e bankave.

Raporti minimal bazë i mjaftueshmërisë së kapitalit për sektorin bankar është 12%, por pas vitit 2019 ka nisur aplikimi i shtesave të tjera të lidhura me kuadrin e ri makroprudencial, si edhe atë për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme. Kjo i ka rritur ndjeshëm kërkesat për kapital, duke ndikuar edhe në një rritje graduale të niveleve mesatare të këtij treguesi për sektorin.

Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut.

Vlera e kapitalit rregullator të sektorit bankar në mesin e këtij viti arriti në 212.4 miliardë lekë, në rritje me 1.5% krahasuar me një tremujor më parë dhe me 9% krahasuar me një vit më parë. Kapitali rregullator i sektorit bankar shqiptar në pjesën dërrmuese është kapital i nivelit të parë, që përfshin instrumentet më cilësore të kapitalit, kryesisht kapitalin e paguar aksioner, primet e aksioneve, rezervat dhe fitimet e pashpërndara.

Nga ana tjetër, vlera e aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku në mesin e vitit 2025 arriti në 1103 miliardë lekë, në rritje me 2.7% krahasuar me tremujorin e parë dhe me 9.3% me bazë vjetore. Grupi kryesor i aktiveve me rrezik në bilancet e bankave janë kreditë për sektorin privat.

Rritja e kërkesave për kapital i bën bankat më të sigurta ndaj humbjeve të mundshme në të ardhmen. Por, nga ana tjetër, nivelet e larta të mjaftueshmërisë së kapitalit ndikojnë në uljen e rentabilitetit dhe në rritjen e kostove që i përcillen publikut.

Sot sektori bankar për çdo 100 lekë kredi të dhënë ka pothuajse 20 lekë kapitale të vetat. Nevoja për rritje të kapitalit dikton marzhe dhe kosto fikse më të larta për huamarrësit dhe publikun shqiptar në përgjithësi.

Sektori bankar ka kërkuar me këmbëngulje prej vitesh që së paku kërkesat shtesë për kapital të aplikohen sipër një pragu minimal prej 8%, siç ndodh në Eurozonë. Por, sipas Bankës së Shqipërisë, një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm pas certifikimit të ekuivalencës së mbikëqyrjes bankare në Shqipëri. Ky proces ka nisur në fund të vitit të kaluar ka si qëllim të certifikojë që kuadri i mbikëqyrjes bankare në Shqipëri është i barazvlefshëm me atë të BE-së. Pas ekuivalenca e mbikëqyrjes të jetë certifikuar, Banka e Shqipërisë ka lënë të hapur mundësinë që kërkesa bazë e mjaftueshmërisë së kapitalit edhe në Shqipëri të ulet në nivelin 8%.

 

The post Rritja e kredisë ul kapitalizimin e sektorit bankar për të tretin tremujor radhazi appeared first on Revista Monitor.

Biznesi qeverisë me armët!

Qeveria shqiptare ka ndĂ«rtuar njĂ« model tĂ« çuditshĂ«m dhe kontradiktor tĂ« funksionimit tĂ« shtetit. Kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r shĂ«rbimet publike thelbĂ«sore – spitale, shkolla, rrugĂ« – pĂ«rgjigjja Ă«shtĂ« gjithmonĂ« e njĂ«jtĂ«: “shteti nuk ka kapacitete”. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, shĂ«ndetĂ«sia iu dorĂ«zua koncesioneve, ndĂ«rtimi i shkollave iu la privatit, dhe çdo segment rrugor i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e njĂ« PPP-je.
Por kur vjen puna për të bërë biznes, shteti papritur bëhet sipërmarrës i madh. Në vend që të ofrojë shërbimet për të cilat qytetarët paguajnë taksa, qeveria vendos të ndërhyjë në tregje ku konkurrenca duhet të jetë e lirë dhe transparente. Kështu, shteti që nuk arrin të blejë avionë zjarrfikës për të përballuar emergjencat civile, futet i papërgatitur në industrinë e armëve.
NĂ« vitin 2024, shumica qeverisĂ«se miratoi krijimin e KAYO sh.a., njĂ« kompani shtetĂ«rore qĂ« trashĂ«goi disa nga uzinat e vjetra tĂ« prodhimit tĂ« armatimeve. NĂ« teori, ideja nuk Ă«shtĂ« e paarsyeshme. ShqipĂ«ria ka pasur njĂ« industri tĂ« tillĂ« para viteve ’90 dhe si vend anĂ«tar i NATO-s mund tĂ« kishte interes tĂ« rikthente njĂ« sektor strategjik. NjĂ« industri e mbrojtjes mund tĂ« krijojĂ« vende pune, tĂ« gjenerojĂ« tĂ« ardhura dhe tĂ« rrisĂ« peshĂ«n gjeopolitike tĂ« vendit.
Por si gjithmonë me këtë qeveri, problemi nuk është ideja në letër, por mënyra e zbatimit. Që në Komisionin e Ekonomisë, u ngritën shqetësime për mungesën e transparencës, për mënyrën e përfshirjes së sektorit privat dhe për rrezikun që prona publike të përdorej për interesa klienteliste. Sot, një vit më vonë, ato shqetësime janë bërë realitet.
KAYO, me kapital fillestar vetëm 150 milionë lekë, ka krijuar tre kompani bija në ortakëri me subjekte private që nuk kanë as licenca dhe as ekspertizë në prodhimin e armëve. Nuk kemi të bëjmë me një industri serioze, por me një tjetër shembull të përdorimit të pronës publike dhe të fondeve shtetërore për interesa të ngushta.
Ky është një rrezik i dyfishtë.
Së pari, për sigurinë kombëtare. Industria e mbrojtjes është një sektor ku kërkohet kontroll i plotë shtetëror dhe ekspertizë e specializuar. Përfshirja e kompanive pa kredenciale rrezikon standardet, sigurinë dhe besueshmërinë e Shqipërisë në NATO.
Së dyti, për financat publike. Me një kapital qesharak prej 150 milionë lekësh, është e qartë se nuk mund të ringrihet një industri armatimi. Ky investim është i destinuar të shpërndahet në tendera dhe kontrata të vogla pa impakt real, ndërkohë që qeveria ka dhënë qindra milionë euro për inceneratorët dhe koncesione të tjera të dyshimta.
NĂ« fakt, kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« histori e re. ËshtĂ« e njĂ«jta recetĂ« qĂ« kemi parĂ« me dhjetĂ«ra herĂ« gjatĂ« 12 viteve tĂ« fundit. NĂ« vend qĂ« tĂ« fokusohet tek detyrat bazĂ«, qeveria shpik projekte madhore, i shet si “vizion 2030” dhe nĂ« fund i kthen nĂ« platforma pĂ«r klientelĂ«. NĂ« shĂ«ndetĂ«si, nĂ« infrastrukturĂ« dhe tani nĂ« mbrojtje, rezultati Ă«shtĂ« i njĂ«jtĂ«: shteti merr rolin e tregtarit, ndĂ«rsa qytetarĂ«t mbeten pa shĂ«rbime cilĂ«sore.
KAYO është vetëm shembulli më i fundit i këtij modeli. Një shtet që nuk financon dot spitale, por hap kompani armësh; që nuk ndërton dot shkolla, por shpik shoqëri aksionare me ortakë pa eksperiencë; që nuk garanton dot zjarrfikës për të mbrojtur pyjet, por shpall veten prodhues armatimesh.
Pyetja që lind është e thjeshtë: çfarë shteti po ndërtojmë?
NjĂ« shtet qĂ« i lĂ« shĂ«rbimet publike nĂ« duart e privatit, ndĂ«rsa biznesin e mban pĂ«r vete, nuk Ă«shtĂ« njĂ« shtet modern dhe demokratik. ËshtĂ« njĂ« shtet klientelist, qĂ« i shĂ«rben vetes dhe klientĂ«ve tĂ« pushtetit.
ShqipĂ«ria ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« industri moderne tĂ« mbrojtjes, por jo pĂ«r kompani fasadĂ« e partnerĂ« tĂ« rastĂ«sishĂ«m. Siguria kombĂ«tare nuk Ă«shtĂ« biznes privat i qeverisĂ« – Ă«shtĂ« interes kombĂ«tar qĂ« nuk mund tĂ« pĂ«rdoret si monedhĂ« pĂ«r tendera dhe marrĂ«veshje tĂ« errĂ«ta.
Post nga Jorida Tabaku

The post Biznesi qeverisë me armët! appeared first on Revista Monitor.

Turizmi i aventurës, projekti i BERZH do mbështesë ndërhyrjet në 4 fshatra të Korçës

Katër fshatra të Korçës, konkretisht: Dardha, Arrëza, Sinica dhe Nikolica do të mbështeten për të përmirësuar ofertën e tyre turistike dhe posaçërisht në segmentin e aventurës. Në sistemin e prokurimeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u njoftua procedura që kanë në objekt të kontratës këtë objektiv  dhe për të cilën subjektet e interesuar do të shprehin interesin.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r kontratĂ«n “PĂ«rmirĂ«simi i ofertĂ«s turistike tĂ« zonave natyrore nĂ« rajonin e Korçës, pĂ«rmes rritjes sĂ« aksesueshmĂ«risĂ« dhe infrastrukturĂ«s sĂ« turizmit tĂ« aventurĂ«s, nĂ« fshatrat DardhĂ«, ArrĂ«z, SinicĂ« dhe NikolicĂ«â€.

“Projekti qĂ« do tĂ« zhvillohet nĂ« fshatrat DardhĂ«, ArrĂ«z, SinicĂ« dhe NikolicĂ«, qĂ« bĂ«jnĂ« pjesĂ« nĂ« BashkinĂ« e Korçës. Klima e zonĂ«s pĂ«rreth qytetit tĂ« Korçës Ă«shtĂ« kontinentale me ndikime mesdhetare. Rajoni i Korçës ka njĂ« klimĂ« karakteristike, mjaft tĂ« ndryshme nga klima bregdetare, pĂ«r shkak tĂ« lartĂ«sisĂ« dhe pozicionit tĂ« tij nĂ« pjesĂ«n lindore tĂ« ShqipĂ«risĂ«, nĂ« njĂ« terren malor dhe kodrinor” thuhet nĂ« pĂ«rshkrimin e rajonit qĂ« do tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« kĂ«tĂ« ndĂ«rhyrje duke shprehur kĂ«shtu edhe potencialin qĂ« ka zona.

Projekti “Infrastruktura dhe Turizmi nĂ« ShqipĂ«ri” financohet nga Bashkimi Evropian pĂ«rmes asistencĂ«s teknike dhe granteve investuese me njĂ« vlerĂ« totale prej 40 milionĂ« euro, si dhe nga njĂ« hua sovrane plotĂ«suese e ofruar nga BERZH pĂ«r QeverinĂ« e ShqipĂ«risĂ«. Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si agjenci zbatuese.

Ndërhyrja në rajonin e Korçës nuk është e vetmja. Projekti ka pasur vazhdimisht pjesë të tij rajone të ndryshme që janë në faza të ndryshme të zbatimit. Kështu ndër të tjera mund të përmendim ndërhyrjen në rrugët turistike të Velipojës, përmirësimi i infrastrukturës dhe transportit në Bogë, ndërhyrja në Parkun Kombëtar të Tomorit./ N.Maho

 

 

The post Turizmi i aventurës, projekti i BERZH do mbështesë ndërhyrjet në 4 fshatra të Korçës appeared first on Revista Monitor.

Ujësjellësit, në 2024 të ardhurat 113 milionë euro, vetëm 5 shoqëri mbulojnë kostot

Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve në vend realizuan 11.3 miliardë lekë të ardhura apo 113 milionë euro nga aktiviteti i tyre. Enti Rregullator i Ujit publikoi raportin e performancës për vitin 2024 duke nënvizuar se pavarësisht një ecurie më të mirë të ardhurave, që janë në rritje në raport me vitin 2025 ende shumica e shoqërive e kanë të vështirë të mbulojnë kostot.

Gjatë vitit 2024, të ardhurat e realizuara nga aktiviteti i shoqërive UK arritën në 11,378 milion lekë, duke shënuar një rritje prej 983 milion lekësh krahasuar me vitin 2023.

Në nivel sektori, vetëm 5 nga 17 shoqëri UK që operojnë në të gjithë territorin kanë arritur të mbulojnë mbi 100% kostot O&M.

NĂ« tĂ«rĂ«si, niveli i mbulimit tĂ« Kostove O&M Ă«shtĂ« rritur, duke arritur nĂ« 107.6%, me tĂ« ardhurat nga aktiviteti (pa pĂ«rfshirĂ« subvencionet), çka tregon njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m financiar nĂ« raport me vitin e kaluar” thuhet nĂ« raport.

ERRU nënvizon se të ardhurat nga aktiviteti kanë pësuar një rritje të lehtë me 9.5%, si rezultat i rritjes me rreth 29,340 lidhje të reja të Furnizimit me Ujë (FU) të cilat vijnë kryesisht nga vendet bregdetare SHRUK Vlorë, e cila e ka dhe vitin e parë të rajonalizimit, vijon SHUK Tiranë me rritje të lidhjeve të reja për furnizim uji, SHRUK Durrës dhe SHRUK Sarandë.

Ndërkohë ka rritje me 24,041 të numrit të lidhjeve kanalizimeve që vijnë kryesisht nga SHUK Tiranë, SHRUK Durrës, SHRUK Elbasan, SHRUK Korçë dhe SHRUK Vlorë.

Megjithatë, në sektor sipas raportit, mbeten ende 12 shoqëri UK që nuk mbulojnë kostot O&M dhe që janë subvencionuar nga qeveria qendrore.

Subvencionet në vitin e shkuar ishin 349 milionë lekë apo rreth 3.5 milionë euro.

Sektori i ujësjellës-kanalizimeve tashmë prej disa vitesh është nën reformën e riorganizimit ku hapi i parë ishte ai i bashkimit të disa dhjetëra shoqërive në 15 të tilla. Deri më tani ka përfunduar organizmi i 14 prej tyre teksa mbetet ende pa krijuar shoqëria më e madhe, që është ajo e Tiranës që përfshin bashkë me kryeqytetin edhe Kamzën dhe Vorën.

Gjatë dy viteve të fundit shoqëritë e reja kanë aplikuar për tarifa të rishikuara me tendencë rritjen në një pjesë të mirë të tyre të cilat janë miratuar nga Enti Rregullator i Ujit./N.Maho

The post Ujësjellësit, në 2024 të ardhurat 113 milionë euro, vetëm 5 shoqëri mbulojnë kostot appeared first on Revista Monitor.

Tabela/Sa do rriten detyrimet e taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve e bodrumeve në rrethe

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe, përveç detyrimeve për taksën e ndërtesës të familjarëve dhe bizneseve pritet të sjellë edhe shtrenjtimin e detyrimeve për taksën edhe për pronarët e parkimeve të mbyllura dhe bodrumeve.

Në taksimin për ndërtesat, në metodologjinë e miratuar në vitin 2018 nga qeveria ku vlera e ndërtesës llogaritet bazuar mbi çmimet e referencës së apartamenteve, përfshiu për taksim edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura.

Referuar metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, shkalla e taksës për garazhet dhe bodrumet në nivel kombëtar është 0,2% e vlerës së pasurisë së paluajtshme që taksohet.

Ndërsa çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70% e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve. Pra vlera e një garazhi të mbyllur apo bodrumi llogaritet me 70% e çmimit të çmimit të referencës së apartamenteve të banimit sipas zonave kadastrale të qyteteve.

Monitor ka llogaritur detyrimin e ri pĂ«r taksĂ«n e ndĂ«rtesĂ«s tĂ« njĂ« pronari garazhi tĂ« mbyllur apo bodrumi me sipĂ«rfaqe 50 m2 pĂ«r 119 zonat e reja kadastrale nĂ« rrethe. Aktualisht rrethet janĂ« tĂ« ndara secili qytet vetĂ«m nĂ« 1 zonĂ« kadastrale. Me çmimet e reja propozohen shtimi i disa zonave tĂ« reja. Çmimet e reja tĂ« referencĂ«s nĂ« rrethe tĂ« propozuara nga Ministria e Financave parashikohet tĂ« nisin zbatimin nga 1 janari 2026.

Rritja e detyrimeve për pronarët e garazheve dhe bodrumeve në rrethe pritet të variojë nga 0.2% deri në 196%, në të njëjta vlera që pritet të ndryshojnë edhe çmimet e reja të referencës në rrethe.

Konkretisht sipas llogaritjeve me më tepër detyrime do të ngarkohen pronarët e garazheve dhe bodrumeve të zonës kadastrale nr.13 në Durrës që në terren përkon me zonën afër portit. Në këtë zonë çmimet e referencës së apartamenteve nga 67,500 lekë për metër katror është propozuar të jetë 200,000 lekë për metër katror. Rritje 196%.

Nëse një individ zotëron një garazh të mbyllur me sipërfaqe 50 m2 në këtë zonë nga 4,725 lekë në vit detyrim për taksën e ndërtesës që paguan, pas miratimit të çmimeve të reja të referencës do të ngarkohet me një detyrim prej 14,000 lekë në vit. Rritja në vlerë do të jetë 9,275 lekë më shumë sesa paguan aktualisht apo 196.3% më tepër.

Rritje të lartë detyrimesh në Durrës pritet të ketë edhe për zonën kadastrale nr.6 që në terren përkon në bregdetin e Gjirit të Lalëzit. Nga 4,725 lekë në vit që paguan taksën për garazhin një individ aktualisht, me hyrjen në fuqi të çmimeve të referencës detyrimi do të rritet në vlerën e 5,075 lekëve. Detyrimi i ri për një pronar me garazh të mbyllur me sipërfaqe 50 m2 do të jetë 9,800 lekë në vit apo 107% më shumë sesa paguan aktualisht.

Rritje të ndjeshme detyrimesh të taksës së ndërtesës për garazhet pritet të ketë edhe për zonat e reja kadastrale në Himarë. Përkatësisht në zonën nr.1 kadastrale çmimi i referencës rritet nga 58,000 lekë për metër katror që është aktualisht propozohet në vlerën e 140,000 lekë për metër katror.

Detyrimi i taksës së ndërtesës për garazhin e mbyllur nga 4,060 lekë në vit që është aktualisht, do të arrijë në 9,800 lekë në vit. Rritja në vlerë llogaritet 5,740 lekë në vit apo 141.3% më shumë.

Ndërsa në zonën nr.2 kadastrale në Himarë detyrimi i taksës për një pronar garazhi apo bodrumi nga 4,060 lekë në vit pritet të arrijë në 7,000 lekë në vit. Rritja në vlerë 2,940 lekë apo 72% më shumë.

Shtimi i detyrimeve pĂ«r taksĂ«n e ndĂ«rtesĂ«s si pĂ«r apartamentet e banimit, njĂ«sitĂ« tregtare, bodrumet e garazhet e mbyllura ndodhi edhe nĂ« TiranĂ«, pas vendimit tĂ« miratuar nĂ« fund tĂ« muajit korrik tĂ« vitit 2023, pĂ«r rritjen e çmimeve tĂ« referencĂ«s mbi tĂ« cilĂ«t llogaritet vlera e pasurisĂ« sĂ« paluajtshme pĂ«r taksĂ«n e ndĂ«rtesĂ«s. Çmimet e referencĂ«s kishin mbetur tĂ« pandryshuara qĂ« nga viti 2016.

Me ndryshimet që hynë në fuqi në korrik 2023, u rritën çmimet në 32 zonat kadastrale të kryeqytetit dhe në 5 njësitë administrative të Tiranës. Ndërsa në atë periudhë në rrethe çmimet e referencës mbetën të pandryshuara.

Në Tirana çmimet e referencës së apartamenteve u rritën nga 5 deri në 76%.

Zona me çmimet më të lartë të referencës vijon të mbetet ajo e ish Bllokut që përkon me zonën kadastrale 5/1. Me çmimet e referencës të 2016-ës çmimi fiskal i kësaj zone ishte 190,000 lekë për metër katror. Me ndryshimet e fundit çmimi arrin në 228,400 (rritet 38,400 për metër katror apo 20%).

Rritje të lartë pati edhe në zonat kadastrale 8/2 (Medreseja, Farmacia nr.10, Tregu Industrial). Në vlerë çmimi referencë është rritur 56,700 lekë/m2. Në zonën kadastrale 10/1 (PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve) çmimi u rrit 47,800 lekë për metër katror./ D.Azo

The post Tabela/Sa do rriten detyrimet e taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve e bodrumeve në rrethe appeared first on Revista Monitor.

Nuk ka asnjë rikuperim, Eksportet reale ranë me 7.4% për janar-korrik

Në pjesën e parë të këtij viti u duk se eksportet po rikuperoheshin, pas tendencës rënëse të dy viteve të kaluara. Të dhënat zyrtare treguan se për 7 mujorin, eksportet në total ishin 238.5 miliardë lekë, me një rritje prej 2.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në korrik, eksportet ishin 35.2 miliardë lekë, me zgjerim 5.7%.

NjĂ« pjesĂ« e madhe e rikuperimit lidhej me rritjen e fortĂ« tĂ« shitjeve drejt KosovĂ«s, tĂ« cilat u zgjeruan me 72.5% pĂ«r 7 mujorin. “Monitor” ka mĂ«suar se nuk kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me rritje reale, por thjesht me ndryshimin e metodologjisĂ«, pasi qĂ« nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt KosovĂ«s raportohen edhe si ri eksporte. Si rrjedhojĂ«, kapitulli “LĂ«ndĂ«t djegĂ«se minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit tĂ« tyre” drejt KosovĂ«s ishte 26.4 miliardĂ« lekĂ« nĂ« janar-korrik 2025, nga 2.7 miliardĂ« lekĂ« nĂ« janar-korrik 2024, me njĂ« rritje prej 864%, ose 23.6 miliardĂ« lekĂ« mĂ« shumĂ«. NĂ«se hiqet efekti i tranzitit, rritja do tĂ« ishte 12% dhe ky grup do tĂ« rezultonte vetĂ«m 3 miliardĂ« lekĂ«.

Nga riklasifikimi i tranzitit edhe si eksporte, eksportet drejt Kosovës janë shtuar edhe me 23.3 miliardë lekë, që në fakt nuk është një rritje reale.

Nëse këtë shumë ia heqim totalit të eksporteve për 7 mujorin (që janë 238.5 miliardë lekë), ato do të zbrisnin në 215.3 miliardë lekë.

Për 7 mujorin 2024, eksportet në total ishin 232 miliardë lekë, sipas INSTAT.

Si rrjedhojë, duke hequr shifrën e tranzitit të karburanteve drejt Kosovës, për janar-korrik 2025, eksportet janë tkurrur me 7.4%, duke vijuar me tendencën negative.

Ndoshta INSTAT, kur raporton të dhënat duhet ta ndajnë, ose të bëjnë një shënim për shifrën e rieksporteve drejt Kosovës, pasi do të krijojë një ide të gabuar për ecurinë reale të shitjeve jashtë vendit, teksa institucionet zyrtare po reklamonin përmirësimin e situatës së eksporteve në vend!

https://monitor.al/rritje-fiktive-e-eksporteve-pas-ndryshimit-te-raportimit-me-kosoven-ecuria-reale-eshte-me-renie/

 

The post Nuk ka asnjë rikuperim, Eksportet reale ranë me 7.4% për janar-korrik appeared first on Revista Monitor.

Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare i kthehet rritjes për herë të parë në pothuajse dy vjet

Yield-i i obligacioneve 15 vjeçare i është kthyer rritjes për herë të parë në pothuajse dy vjet. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve u rrit ndjeshëm në 5.95%, nga 5.57% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në muajin maj. Yield-i majit kishte shënuar njëkohësisht edhe nivelin minimal historik të yield-eve të obligacioneve 15-vjeçare.

Megjithëse yield-et u rritën, kërkesa e investitorëve edhe në ankandin e kësaj jave rezultoi e kënaqshme. Nga 2 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, shuma totale e kërkesave të paraqitura nga investitorët arriti në 2.44 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi ta rrisë vlerën e emetimit në 2.3 miliardë lekë dhe kjo vlerësohet të ketë ndikuar në rritjen e ndjeshme të yield-it dhe kuponit të obligacioneve.

Rritja e yield-it të obligacioneve afatgjata është një zhvillim pozitiv për investitorët e interesuar për këtë segment të tregut, sidomos për fondet private të pensionit, që i investojnë asetet e tyre në masën dërrmuese në instrumente me afate të gjata maturimi, për të maksimalizuar kthimet.

Në dy vitet e fundit, yield-et e këtyre instrumenteve kishin ndjekur një tendencë të vazhdueshme në rënie. Rritja e fundit e yield-it ishte regjistruar në tetorin e vitit 2023.

Prej fillimit të vitit 2024, ulja e normave të interesit të Bankës së Shqipërisë dhe kërkesa e lartë e investitorëve në tregun primar të titujve qeveritarë kishte sjellë një tendencë të vazhdueshme rënëse për këto instrumente. Kjo bëri që shumica e titujve afatgjatë, duke përfshirë obligacionet 15-vjeçare, të preknin nivelet më të ulëta hisotrike në gjysmën e parë të këtij viti. Një rol të rëndësishëm luajt edhe kërkesa në rritje nga investitorët jorezidentë. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar investitorët nga jashtë vendit blenë 14.4 miliardë lekë ose rreth 143 milionë euro instrumente borxhi në lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar. Shuma e investuar prej tyre përbënte 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024. Investitorët e huaj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e kërkesës në tregun e titujve të borxhit në lekë të qeverisë shqiptare. Kjo rritje e kërkesës ndikoi edhe në uljen e mëtejshme të yield-eve të bonove dhe obligacioneve për vitin e kaluar. Megjithatë, ishte e pritshme që rënia e fortë e yield-eve do të pasohej nga një korrektim i tyre në rritje dhe pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur duke filluar që prej muajit qershor, sidomos për instrumentet me maturim afatgjatë.

Ndërkohë, titujt afatshkurtër vazhdojnë të shënojnë yield-e shumë të ulëta, duke qëndruar shumë pranë ose poshtë normës bazë të interesit. Yield-i bonove 12-mujore të thesarit ka arritur një nivel të ri minimal për tre vitet e fundit.

Në ankandin e këtij muaji, yield-i mesatar i ponderuar nga zbritur në 2.62%, niveli më i ulët që prej qershorit të vitit 2022. Por, ndryshimi është se marzhi mbi normën bazë të interesit aktualisht është më i ulët dhe pranë niveleve minimale historike. Në qershor 2025, norma bazë ishte ende në nivelin 1%, ndërsa bonot 12-mujore shënonin një yield prej 2.5%. Ndërkohë sot që norma bazë është në nivelin 2.5%, bonot 12-mujore u emetuan me një yield 2.62%. Bonot 6-mujore dhe 3-mujore ndodhen madje poshtë nivelit të normës bazë./E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare i kthehet rritjes për herë të parë në pothuajse dy vjet appeared first on Revista Monitor.

Skema në bujqësi, AZHBR: Fermerët mund të kombinojnë 50% grant dhe Garancinë Sovrane

Me aplikimet që do të jenë të hapura deri më 30 shtator për përfitimin e granteve për investime në bujqësi, fermerët kanë mundësi të përfitojnë nga një paketë e kombinuar financimi përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, e cila ofron 50% grant për investime në bujqësi, të kombinuar me Kredi të Butë dhe Garanci Sovrane.
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka sqaruar se aplikimit për grante që financojnë deri në 50% të investimit, por jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt, mund të kombinohen me paketat e tjera mbështetëse përfshirë kreditë e buta dhe garancinë sovrane.

“Skema ofron 50% tĂ« vlerĂ«s sĂ« investimit. Kjo mbĂ«shtetje mund tĂ« kombinohet me dy instrumente financiare tĂ« tjera: Kredi tĂ« ButĂ« deri nĂ« 25 milionĂ« lekĂ« me interes deri nĂ« 2%; GarancinĂ« Sovrane, me mbulim kolaterali deri nĂ« 70%”, sqaron AZHBR nĂ« rubrikĂ«n pĂ«r pyetjet mĂ« tĂ« shpeshta pĂ«r SkemĂ«n KombĂ«tare tĂ« investimeve.

Skema e re e Garancisë Sovrane është një nismë shtetërore që u mundëson fermerëve dhe bizneseve të sektorit të bujqësisë të marrin kredi me interes 2%, ku 70% e shumës së kredisë do të garantohet nga shteti. Shuma e kredisë e përfituar nga aplikuesit nuk do të kalojë nivelin e 25 mln lekëve.

Pra Skema ofron kredi me interes të ulët, të cilat jepen nga bankat tregtare, ndërsa 70% e principalit të huasë garantohet nga shteti përmes Garancisë Sovrane. Në kombinim me instrumente të Bankës së Shqipërisë, interesi do të kufizohet në vetëm 2%, duke e bërë këtë skemë të favorshme për kreditimin e bujqësinë.

Për sa i përket granteve, aplikantët mund të kërkojnë parapagim deri në 30% të grantit të miratuar, pas lidhjes së kontratës me AZHBR, nëse sigurojnë garanci nga kompani sigurimi.

Mbështetja aplikohet si për paketa të plota mekanizimi, ashtu edhe për pajisje të veçanta, sipas kritereve të përcaktuara. Po ashtu AZHBR konfirmon se përfituesit nga skemat e mëparshme mund të aplikojnë sërish, për aq kohë sa pajisjet janë të ndryshme nga ato të financuara më parë.

Në Skemën Kombëtare të Investimeve mund të përfitojnë fermerë individualë; subjekte fizike dhe juridike; shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor.

Po ashtu sipas AZHBR, lejohet aplikimi për më shumë se një masë mbështetëse, nëse plotësohen kriteret për secilën dhe dorëzohet dokumentacioni përkatës.
Kriteret kryesore të pranimit përfshijnë që pronësia ose kontratë qiraje për tokën/objektin të jetë me afat minimumi 5 vjet; Investimi nuk duhet të ketë nisur para lidhjes së kontratës.

Po ashtu aplikuesit duhet të përmbushin kriterin e përmbushjes së detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve; Të jetë i padënuar; Të dorëzojë dokumentacion të plotë; Të dorëzojë plan biznesi nëse investimi është mbi 5 milion lekë, pa TVSH.

Më herët Ministria e Bujqësisë miratoi ndryshimet në udhëzimin për Skemën Kombëtare të Investimeve, duke i shtuar edhe 9 masa të reja në ndihmë të fermerëve për investime në ndërtimin e serrave, mbjelljet frutore, për mekanizimin e fermave, agroturizmin dhe mbështetje në akuakulturë, nëpërmjet granteve që mbulojnë 50% të vlerës së financimit për shuma nga 250 mijë lekë deri në 15 milionë lekë për subjekt.

Udhëzimi i mëparshëm parashikonte 8 masa në mbështetje të fermerëve, teksa me masat e reja shtresë së miratuar së fundmi numri i tyre arrin në 17 masa për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
https://monitor.al/hyjne-ne-fuqi-9-masat-e-reja-per-investime-deri-ne-50-te-vleres-ne-bujqesi/

The post Skema në bujqësi, AZHBR: Fermerët mund të kombinojnë 50% grant dhe Garancinë Sovrane appeared first on Revista Monitor.

Rritja e kredisĂ« pĂ«r individĂ« arriti “majat” nĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit

Rritja e kredisë për individë është përshpejtuar më tej në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e kredisë për individë nga bankat ka arritur në 17.4%, ose 1.1 pikë përqindje më shumë se në fund të vitit 2024. Rritja ka qenë e luhatshme në tremujorin e parë dhe më e fortë në atë të dytin.

Në total, kredia për sektorin privat ka vijuar të rritet me norma të larta në terma vjetorë, prej mesatarisht 16% gjatë gjashtë muajve të parë të 2025, normë kjo e ngjashme me atë të gjashtëmujorit paraardhës.

Kredia për biznese vijon të japë kontributin kryesor në zgjerimin vjetor të kredisë për sektorin privat me rreth 9 pikë përqindje, por ky kontribut ka ardhur duke u ngadalësuar krahasuar me gjashtë muaj më parë. Paralelisht, është rritur kontributi i kredisë për individë, në 7 pikë përqindje, duke shënuar një ndër nivelet maksimale historike.

Në analizën e Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i kreditimit për individët është mbështetur nga kërkesa e lartë e individëve si për financimin e konsumit ashtu edhe për blerjen e banesave, në kuadër të kushteve financiare të favorshme, rritjes së të ardhurave të disponueshme dhe përmirësimeve në tregun e punës. Në veçanti, oferta e lartë nga bankat është nxitur nga konkurrenca e shtuar mes tyre, si dhe nga përmirësimet e infrastrukturës digjitale dhe asaj teknologjike.

Kredia për shtëpi ka vazhduar të rritet me ritme të shpejta. Zgjerimi vjetor i këtij portofoli, prej 18%, ka ardhur duke u forcuar përgjatë tremujorit të dytë, duke shfaqur edhe një efekt paraprijës të shtrëngimit të kushteve makroprudenciale në muajin korrik.

Banka e Shqipërisë në fillim të muajit maj lançoi disa masa shtrënguese për kredinë hipotekare, të cilat synojnë që të kufizojnë ekspozimin e sektorit bankar në tregun e pasurive të paluajtshme. Masat kanë hyrë në fuqi në fillim të tremujorit të tretë të vitit, që prej datës 1 korrik.

Por, ndërkohë, një rritje të ngjashme po shfaq edhe portofoli i kredisë konsumatorë. Kjo e fundit e ka zgjeruar normat e rritjes me 18%, rreth 3 pikë përqindje më e lartë se e njëjta periudhë një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, normat e larta të kredisë konsumatorë reflektojnë edhe përmirësimet e karakteristikave të këtij produktit nga bankat, siç është zgjatja e maturitetit dhe shtimi i madhësisë së kredisë së akorduar në këtë segment.

Zgjerimi i kredisë për individë në gjashtëmujorin e parë ka ardhur kryesisht në monedhën Lek. Kështu, kreditimi në monedhën vendase është rritur me rreth 21%, duke kontribuuar në më shumë se 80% të rritjes së kredisë për individë.

Megjithatë, edhe zgjerimi i kredisë në valutë, prej 6.5%, ishte më i lartë se sa stanjacioni që shfaqi në vitin 2024. Ky përmirësim ka reflektuar rritjen e kërkesave për financim në monedhë të huaj, në kushtet e rënies së normave të interesit të kredisë në Euro.

Pavarësisht ecurisë pozitive të kredisë në valutë, pesha e kësaj kredie ndaj totalit të individëve është zvogëluar në 24%, ose rreth 2 pikë përqindje më pak se e njëjta periudhë një vit më parë.

Normat e interesit për kreditë në Lek të individëve në gjysmën e parë të vitit janë shfaqur të luhatshme, por nuk kanë ndryshuar shumë nga vlerat e fundit të vitit të kaluar.

The post Rritja e kredisĂ« pĂ«r individĂ« arriti “majat” nĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit appeared first on Revista Monitor.

Arrestohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi drejt Spanjës

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Drejtoria Vendore e PolicisĂ« Elbasan arrestoi me qĂ«llim ekstradimin drejt SpanjĂ«s njĂ« 41-vjeçar tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar nga autoritetet spanjolle, pĂ«r kultivim tĂ« bimĂ«ve narkotike dhe vjedhje tĂ« energjisĂ« elektrike.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, kapën në rrugën e fshatit Papër, ndërkohë që qarkullonte me automjet, dhe arrestuan shtetasin E. B., 41 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi Gjykata e Sabadellit (SpanjĂ«), mĂ« datĂ« 30 qershor 2025, ka lĂ«shuar urdhĂ«r arresti pĂ«r veprat penale “Kultivimi i bimĂ«ve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisĂ« elektrike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit E. B.

/m.m/r.e/

The post Arrestohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi drejt Spanjës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjurmë të reja nga qyteti ilir në Bushat

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Harta arkeologjike e rajonit tĂ« ShkodrĂ«s do tĂ« plotĂ«sohet shumĂ« shpejt edhe me njĂ« sit arkeologjik, zonifikim tĂ« qartĂ« dhe rregullore administrimi tĂ« zonĂ«s A.

Bëhet fjalë për qytetin antik në Bushat, ku gërmimet arkeologjike që kanë nisur që në vitin 2018, nga misioni kërkimor shqiptaro-polak drejtuar nga Piotr Dyczek dhe Saimir Shpuza po nxjerrin në dritë të tjera gjurmë dhe të dhëna për qytetin ilir në Bushat.

Gjatë këtyre fushatave kërkimore u zbuluan dy porta hyrëse të qytetit dhe u kuptua shtrirja e tij. Ndërsa gërmimet e fundit janë përqendruar në qytetin e sipërm dhe kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm dhe urbanistikës së këtij qyteti.

Misioni kërkimor po nxjerr në dritë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar masivisht që në gjysmën e shek. IV para Krishtit, sipas datimeve paraprake.

Tashmë falë bashkëpunimit me IKTK, DRTK Shkodër dhe ndihmën e pakursyer të misionit arkeologjik me të dhënat shkencore dhe rezultatet e arritura u krye në terren rilevimi dhe përcaktimi qartë i zonifikimit të nevojshëm për ruajtjen dhe administrimin e këtij territori me potencial të lartë arkeologjik referuar dhe kuadrit ligjor për këtë qëllim.

/m.m/r.e/

The post Gjurmë të reja nga qyteti ilir në Bushat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhupa: Të ngrihet grup pune për evidentimin e dëmeve nga zjarret në Delvinë, Finiq dhe Konispol

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Deputetja e PartisĂ« Demokratike nĂ« qarkun e VlorĂ«s, Ina Zhupa i dĂ«rgoi sot njĂ« kĂ«rkesĂ« zyrtare MinistrisĂ« sĂ« Brendshme dhe MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes pĂ«r ngritjen e menjĂ«hershme tĂ« grupit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« punĂ«s pĂ«r evidentimin e dĂ«meve tĂ« zjarreve nĂ« bashkitĂ« DelvinĂ«, Finiq, Konispol dhe marrjen e masave pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblimin e plotĂ« tĂ« banorĂ«ve tĂ« prekur.

Zhupa u shpreh se grupi i punës duhet të ngrihet pa vonesë në shërbim të banorëve, duke pasur parasysh përmasat e mëdha dhe dëmet kolosale që kanë sjellë zjarret në këto zona.

“TĂ« ngrihet njĂ« grup pune i pĂ«rbashkĂ«t, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes, sĂ« MinistrisĂ« sĂ« Brendshme, tĂ« secilĂ«s nga bashkitĂ«, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« prefektit tĂ« Qarkut dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile; TĂ« bĂ«het njĂ« proces evidentimi real dhe i shpejtĂ« nĂ« terren i dĂ«meve qĂ« la pas situata e zjarreve; TĂ« pĂ«rgatitet njĂ« projektvendim qĂ« dĂ«mshpĂ«rblen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ« sipas çmimeve tĂ« tregut dĂ«met e shkaktuara ndaj banorĂ«ve”, shtoi ajo.

Zhupa shprehu gatishmërinë e përfaqësuesve demokratë në këshillat bashkiak për të qenë pjesë e grupeve të punës për evidentimin e dëmeve me paanshmëri dhe korrektësi.

“Po ashtu shprehim vullnetin pĂ«r tĂ« votuar çdo vendim pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblimin e plotĂ« dhe tĂ« shpejtĂ« tĂ« banorĂ«ve tĂ« prekur nga zjarret. Siç e parashikon ligji “PĂ«r mbrojtjen civile” pamundĂ«sia financiare e buxheteve tĂ« kĂ«tyre bashkive nuk Ă«shtĂ« dhe nuk mund tĂ« jetĂ« justifikim pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblimet e banorĂ«ve, nĂ« kĂ«tĂ« rast janĂ« institucionet qendrore qĂ« do duhet tĂ« pĂ«rgjigjen”, theksoi Zhupa.

Por fillimisht, ajo nĂ«nvizoi se duhet “evidentimi dhe nxjerrja e faturĂ«s financiare si detyrĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« e grupit tĂ« punĂ«s, proces qĂ« nuk duhet tĂ« vonohet”.

“Djegiet e shtĂ«pive, tokave, bashkĂ« me prodhimet e tyre bujqĂ«sore, ullishteve dhe bagĂ«tive, e kanĂ« kthyer jetesĂ«n e kĂ«tyre banorĂ«ve tĂ« pamundur pĂ«r shkak se nuk kanĂ« mĂ« asgjĂ«. BanorĂ«t nuk mund tĂ« braktisen nĂ« premtime boshe me thasĂ« koncentratesh. ËshtĂ« detyrĂ« e shtetit t’iu pĂ«rgjigjet nĂ« kĂ«tĂ« fatkeqĂ«si pĂ«r tĂ« cilĂ«n ata nuk kanĂ« asnjĂ« pĂ«rgjegjĂ«si”, tha Zhupa.

1 nga 2

/m.m/r.e/

The post Zhupa: Të ngrihet grup pune për evidentimin e dëmeve nga zjarret në Delvinë, Finiq dhe Konispol appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çanta e re e Gucci-t qĂ« ka fiksuar tĂ« gjithĂ« rrjetin

Çanta e re e Gucci-t Ă«shtĂ« kryefjala e rrjetit.

Gucci Giglio, që vjen në formën e një Tote bag me printin tradicional të markës italiane është obesioni më i ri i të famshmëve nga Sienna Miller, Emily Ratajkowski tek Dakota Johnson. Ato e përshkruajnë si çanta perfekte për punë, udhëtim, madje edhe për mamatë e zëna me fëmijë.

Nëse jeni duke kërkuar për një çantë që mund ta vishni gjatë gjithë vitit, kjo është ajo.

Gucci Giglio, pjesĂ« e koleksionit 2026, u ngjiz dhe u prezantua nĂ« Firence, nga emblema e sĂ« cilĂ«s ka marrĂ« dhe emrin – Giglio- qĂ« i referohet zambakut tĂ« famshĂ«m tĂ« Firences. Gucci e ka quajtuar njĂ« “homazh” pĂ«r qytetin madhĂ«shtor.

E mbuluar me monogramën GG, simbol i Gucci, kjo çantë është e punuar me mëndafsh dhe kadife dhe me pjesë metalike ngjyrë ari. Gucci Giglio vjen edhe në materialin xhins, denim.

Çanta ka dalĂ« nĂ« treg me njĂ« çmim zyrtar prej 2.250 dollarĂ«sh.

The post Çanta e re e Gucci-t qĂ« ka fiksuar tĂ« gjithĂ« rrjetin appeared first on Gazeta Si.

“Tregu i lirĂ«â€ i lĂ« nĂ« errĂ«sirĂ« bizneset e KosovĂ«s, mbi 90% shkĂ«puten nga rrjeti elektrik

Kompania pĂ«r ShpĂ«rndarjen e EnergjisĂ« Elektrike nĂ« KosovĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ka filluar shkĂ«putjen e bizneseve nga rrjeti, pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rfundimit tĂ« afatit tĂ« pĂ«rcaktuar qĂ« ato tĂ« lidhin marrĂ«veshje me furnizues tjerĂ« tĂ« energjisĂ«. Deri tani janĂ« shkĂ«putur qindra njehsorĂ« nga 1.400 nĂ« total qĂ« do t’i nĂ«nshtrohen kĂ«tij procesi.

 

Qindra biznese në Kosovë janë përballur me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nga data 16 gusht, pasi ka hyrë në fuqi vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.

Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) ka konfirmuar se mbi 90 për qind e mbi 1.400 njehsorëve të identifikuar si biznese tashmë janë shkyçur, ndërsa pjesa tjetër pritet të shkyçet ditëve në vijim nëse nuk arrijnë marrëveshje me furnizues privatë të licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Shumica e mbi 1400 njehsorĂ«ve elektrikĂ«, tĂ« identifikuar si prona tĂ« kompanive, janĂ« shkyçur gjatĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme, janĂ« diku 90 pĂ«r qind e atyre janĂ« shkyçur. Pjesa tjetĂ«r e mbetur do tĂ« shkyçen nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, nĂ«se nuk arrijnĂ« marrĂ«veshje me ndonjĂ« nga furnizuesit e licencuar nga ZREE-ja”, kanĂ« treguar nga KEDS.

Sipas vendimit, kompanitë me mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit nuk mund të furnizohen më nga KEDS si operator publik, por janë të detyruara të lidhen me një nga 22 furnizuesit e licencuar në treg.

Për dy muaj (qershor-korrik), Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kishte vepruar si Furnizues i Mundësisë së Fundit për të shmangur ndërprerjet, por ky afat ka skaduar më 31 korrik.

Aktualisht, në Kosovë janë të licencuara 22 kompani për tregtim me energji, ndërsa tre të tjera janë në proces të licencimit.

Në mesin e tyre përfshihet edhe Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe KEK-u.

Deri më 31 korrik, mbi 250 biznese private kanë nënshkruar kontratë me KESCO-n, ndërkohë që janë në pritje edhe dhjetëra kërkesa të tjera.

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Dytë dhe njoftimit të pranuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS ka njoftuar bizneset që nuk kanë lidhur kontrata se do të detyrohen të zbatojnë vendimet duke paralajmëruar se mosveprimi do të rezultojë në shkyçje nga rrjeti duke filluar nga data 16 gusht.

Dhoma Ekonomike e Grave tĂ« KosovĂ«s – G7 ka reaguar ashpĂ«r ndaj vendimit tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Rregullatorit pĂ«r Energji (ZRrE) dhe veprimeve tĂ« ndĂ«rmarra nga KEDS pĂ«r ndĂ«rprerjen masive tĂ« furnizimit me energji elektrike ndaj bizneseve, duke theksuar ndikimin disproporcional qĂ« kjo ka tek bizneset nĂ« pronĂ«si tĂ« grave.

Në reagimin zyrtar, G7 shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar. Sipas tyre, ky proces, i zbatuar në mënyrë të menjëhershme, shpeshherë në prani të forcave policore, ka krijuar një klimë pasigurie të thellë për sektorin privat dhe ka dërguar sinjale negative tek investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Sipas Dhomës, më së shumti të dëmtuara janë gratë sipërmarrëse.

“VeçanĂ«risht tĂ« prekura nga kjo situatĂ« janĂ« bizneset nĂ« pronĂ«si tĂ« grave, tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« ekonomisĂ« vendore”, thuhet nĂ« reagim.

G7 thekson se ato pĂ«rballen me humbje tĂ« tĂ« ardhurave, dĂ«mtim tĂ« zinxhirit tĂ« shĂ«rbimeve dhe prodhimit, si dhe rrezikim tĂ« vendeve tĂ« punĂ«s, “shumica prej tyre tĂ« mbajtura nga gra – si dhe mbyllje tĂ« mundshme tĂ« aktiviteteve ekonomike”.

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës gjithashtu thekson se kanë pranuar ankesa nga anëtaret për raste ku edhe bizneset me kontrata të vlefshme janë përballur me shkyçje, si dhe raste të tjera ku subjekte që nuk e plotësojnë kriterin ligjor për të kaluar në tregun e lirë janë përfshirë në këtë proces.

Sipas tyre, kjo dĂ«shmon se “tranzicioni drejt tregut tĂ« lirĂ« tĂ« energjisĂ« Ă«shtĂ« zbatuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« papĂ«rgatitur dhe pa analizĂ« tĂ« plotĂ« tĂ« implikimeve pĂ«r ekonominĂ«â€.

NĂ« reagimin e saj, Dhoma Ekonomike e Grave tĂ« KosovĂ«s – G7 paraqet tri kĂ«rkesa konkrete:

-Që ZRrE dhe KEDS të pezullojnë menjëherë ndërprerjen e furnizimit me energji për bizneset dhe të sigurojnë një proces të drejtë, transparent dhe ligjërisht të qartë.

-Që të hapet një dialog i strukturuar dhe gjithëpërfshirës me odat ekonomike dhe organizatat e biznesit, në mënyrë që të hartohet një plan tranzicioni i arsyeshëm për daljen në tregun e lirë të energjisë.

-Që të krijohen mekanizma mbrojtës dhe lehtësues për bizneset e vogla dhe të mesme, me fokus të posaçëm tek ndërmarrjet në pronësi të grave, për të shmangur dëme të pariparueshme në aktivitetin e tyre ekonomik.

Edhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar me shqetësim të madh ndaj situatës së krijuar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ndërprerjen e energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si të jashtëligjshëm dhe të dëmshëm për bizneset, ekonominë dhe qytetarët e vendit.

Në reagimin e saj, OEK ka bërë të ditur se ka pranuar ankesa të shumta nga bizneset, të cilat raportojnë se zyrtarë të KEDS-it, të shoqëruar nga policia, kanë ndërprerë energjinë elektrike në objektet e tyre.

Kjo prani e forcave policore, sipas Odës, ka krijuar një imazh tepër negativ tek investitorët e huaj dhe ka ulur besimin për sjelljen e investimeve të reja në Kosovë.

“Ky veprim jo vetĂ«m qĂ« ka dĂ«mtuar bizneset dhe shpresat pĂ«r investime tĂ« huaja, por ka penguar edhe zgjerimin e investimeve vendore. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, kemi raste kur edhe bizneset me kontrata tĂ« vlefshme janĂ« pĂ«rballur me ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ«, si dhe raste kur bizneseve qĂ« nuk plotĂ«sojnĂ« kriterin ligjor pĂ«r daljen nĂ« tregun e lirĂ« u Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« furnizimi”.

OEK ka vlerësuar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike nuk është menaxhuar siç duhet nga ZRrE, duke e cilësuar atë si të papërgatitur dhe arbitrar.

“Bizneset pĂ«rbĂ«jnĂ« 60% tĂ« ekonomisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe punĂ«sojnĂ« mbi 143 mijĂ« qytetarĂ«. NjĂ« vendim si ky i sotmi, u ka shĂ«rbyer vetĂ«m armiqve tĂ« KosovĂ«s”.

Kurse, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagimi ka thënë se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedural, derisa ka apeluar Qeverinë e Kosovës dhe ZRRE-në që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent.

“Ne ritheksojmĂ« se forma e zgjedhur nga ZRRE, e pĂ«rkrahur nĂ« heshtje nga tĂ« gjitha institucionet relevante, do tĂ« shkaktojĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r ekonominĂ« e vendit, pĂ«rfshirĂ« rritje tĂ« ndjeshme tĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike, rritje tĂ« çmimit tĂ« produkteve, rrezikimin e mijĂ«ra vendeve tĂ« punĂ«s, uljen e prodhimit vendor dhe mbytjen e tij nga importet qĂ« po rriten çdo ditĂ« dhe mbylljen e njĂ« numri tĂ« madh veprimtarish biznesore”.

Po ashtu edhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për bizneset, duke e cilësuar si të jashtëligjshëm, arbitrar dhe shkatërrues për ekonominë e vendit.

Sipas LBK-së, këto masa godasin rëndë prodhimin vendor, minojnë besimin e investitorëve të huaj, dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe cenojnë mirëqenien e qytetarëve.

“Bizneset qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« 56% tĂ« ekonomisĂ« dhe punĂ«sojnĂ« mbi 140 mijĂ« persona nuk duhet tĂ« pĂ«rballen me masa tĂ« padrejta dhe tĂ« paarsyeshme. Ky vendim i sotĂ«m nuk i shĂ«rben KosovĂ«s – pĂ«rkundrazi, i shĂ«rben interesave tĂ« individĂ«ve tĂ« caktuar dhe shteteve fqinje”.

Organizata i ka bërë thirrje spektrit politik, Presidentes dhe Kryeministrit në detyrë që të ndërhyjnë menjëherë, duke kërkuar: Formimin e institucioneve sa më shpejt, shkarkimin e bordit të ZRRE-së dhe ndalimin e menjëhershëm të ndërprerjes së energjisë për bizneset.

“ZRRE me vendime arbitrare po shkatĂ«rron prodhimin dhe ekonominĂ« e KosovĂ«s. KĂ«rkojmĂ« ndaljen e menjĂ«hershme tĂ« kĂ«tyre veprimeve dhe dialog me bizneset”.

Shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike nga KEDS e ka quajtur persekutim Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) teksa kjo parti i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të merret sa më parë me institucione siç janë Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe asessi të mos mbetet e pa ndëshkuar.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës shkyçjen e bizneseve nga rrjeti i energjisë elektrike e ka cilësuar si një katastrofë kombëtare ekonomike duke theksuar se kjo situatë rrezikon mbi 100 mijë familje në Kosovë, për shkak të mungesës së furnizimit me energji dhe ndërprerjes së aktivitetit ekonomik të bizneseve.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.

NĂ« vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ« ka filluar nĂ« fund tĂ« viteve ’90 me qĂ«llim rritjen e konkurrencĂ«s, efikasitetit, sigurisĂ« dhe zgjedhjes pĂ«r konsumatorĂ«t.

Në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër./ Fatos Shala

 

The post “Tregu i lirĂ«â€ i lĂ« nĂ« errĂ«sirĂ« bizneset e KosovĂ«s, mbi 90% shkĂ«puten nga rrjeti elektrik appeared first on Revista Monitor.

Kumbaro: Boga, një margaritar i turizmit malor dhe agroturizmit shqiptar

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Boga Ă«shtĂ« njĂ« margaritar i turizmit malor dhe agroturizmit shqiptar qĂ« po tĂ«rheq gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« turistĂ« tĂ« huaj.

Zhvillimi i agroturizmit në këtë zonë, si dhe ndërtimi i strukturave hoteliere me standarde, i ka dhënë tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot shembullin e Gëzim Olajt, që kishte vizionin dhe iniciativën për ngritjen e Kullës së Bajraktarit.

“Zona ka marrĂ« jetĂ« tĂ« re me kuzhinĂ«n tradicionale qĂ« tĂ« çon nĂ« rrĂ«njĂ«t e shijes shqiptare, mikpritjen e ngrohtĂ« dhe njĂ« model zhvillimi qĂ« i jep frymĂ«marrje ekonomisĂ« lokale”, u shpreh Kumbaro.

Ky, sipas ministres Kumbaro, është shembulli më i mirë se si turizmi i qëndrueshëm mund të kthehet në motor të punësimit dhe zhvillimit rural, duke ruajtur njëkohësisht traditat dhe peizazhet natyrore të Alpeve tona.

“NĂ« zemĂ«r tĂ« Alpeve Shqiptare, Boga po kthehet çdo ditĂ« e mĂ« shumĂ« nĂ« njĂ« destinacion tĂ« preferuar pĂ«r udhĂ«tarĂ«t qĂ« kĂ«rkojnĂ« qetĂ«si, aventura dhe shije autentike shqiptare, edhe nĂ« kĂ«to ditĂ« tĂ« nxehta ku jo tĂ« gjithĂ« preferojnĂ« plazhin, por shpĂ«rndahen nĂ« territor pĂ«r turizĂ«m malor, pĂ«r tĂ« pĂ«rjetuar emocionet e rafting, pĂ«r tĂ« shijuar zonat e mbrojtura apo sitet e kulturĂ«s”, theksoi Kumbaro.

Ndërsa sipërmarrësi Gëzim Olaj u shpreh se gjithë kursimet nga emigracioni në Angli i ka investuar në këtë sipërmarrje.

“Kemi filluar para 13 viteve. Investimi i parĂ« ka qenĂ« investimi nĂ« QafĂ«-Thore. Para 4 viteve kam bĂ«rĂ« KullĂ«n e Bajraktarit. Arsyeja mĂ« e madhe Ă«shtĂ« dashuria pĂ«r vendlindjen. TĂ« gjitha kursimet e mia nĂ« LondĂ«r i kam investuar kĂ«tu. Investimet janĂ« pĂ«rqendruar nĂ« agroturizĂ«m, i cili Ă«shtĂ« i certifikuar. Kam ndĂ«rtuar edhe fermĂ«n time duke krijuar njĂ« cikĂ«l tĂ« mbyllur. Po ashtu mbledhim edhe prodhimet e zonĂ«s”, tha ai.

Olaj shprehet se investimi është kryer me standarde të larta dhe jo me idenë e përfitimit të shpejtë dhe pa cilësi.

“Kam vendosur standard. Nuk kam bĂ«rĂ« njĂ« investim sot pĂ«r sot, me gjĂ«ra tĂ« lira. Kam lĂ«nĂ« LondrĂ«n dhe AnglinĂ« ku kam jetuar 30 vjet dhe kam ardhur kĂ«tu. Shpresoj qĂ« tĂ« jap kontributin tim qĂ« Boga tĂ« ketĂ« turizmin elitar”, shtoi ai.

“Shumica e turistĂ«ve janĂ« europianĂ«. VijnĂ« nga Europa PerĂ«ndimore, shumica janĂ« turistĂ« gjermanĂ« e francezĂ«, tani kanĂ« filluar edhe spanjollĂ« apo nga Polonia, Çekia e Sllovakia. Kemi pasur edhe nga Amerika, Australia dhe Zelanda e Re”, tha ai, ndĂ«rsa prezantoi edhe gatimet tradicionale tĂ« zonĂ«s qĂ« ofrohen nĂ« kĂ«tĂ« agroturizĂ«m.

/m.m/r.e/

The post Kumbaro: Boga, një margaritar i turizmit malor dhe agroturizmit shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Antikushtetues, ligji që autorizon SPAK të regjistrojë telefonat e gjykatësve

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot nĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (SPAK) nĂ« zbatim tĂ« masĂ«s detyrim paraqitje pĂ«r dosjen “Partizani”.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r mediet pas paraqitjes nĂ« SPAK, Berisha tha se institucioni qĂ« supozohet tĂ« luftojĂ« krimin e organizuar po funksionon, sipas tij, si “aleat” i krimit.

Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani për mbështetje të aktivitetit kriminal brenda dhe jashtë territorit shqiptar.

Po ashtu, Berisha komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama mbi vendimet e marra nga gjyqtari Hazbi Balliu dhe prokurorja e Shkodrës Elsa Gjeli.

“Rama sulmoi me egĂ«rsinĂ« mĂ« tĂ« madhe njĂ« prokurore me mbiemrin Gjeli, e cila nĂ« mĂ«nyrĂ« absolute kishte zbatuar pikĂ« pĂ«r pikĂ« atĂ« qĂ« kĂ«rkohej nĂ« raportin e policisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s. MĂ« pas i Ă«shtĂ« vĂ«rsulur edhe njĂ« gjyqtari tĂ« ri, Balliu, qĂ« ka zbatuar vendimin e qeverisĂ« pĂ«r tĂ« njohur tĂ« drejtĂ«n e parablerjes pĂ«r disa qytetarĂ«. Rama kĂ«rkon qĂ« njĂ«herĂ« gjykatĂ«si ta zbatojĂ« ligjin, e herĂ«n tjetĂ«r tĂ« mos e zbatojĂ«, sipas interesit tĂ« tij”, shtoi ai.

Sipas Berishës, as Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe as Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk kanë reaguar për të mbrojtur prokuroren dhe gjyqtarin, megjithëse vepruan në përputhje me ligjin.

Berisha akuzoi gjithashtu KLGJ-në për mbrojtjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tij është e përfshirë në tri vepra penale dhe e dënuar me burg nga një gjykatë greke për deklarim të rremë pasurie dhe mashtrim gjatë procesit të vetting-ut.

Berisha e cilĂ«soi rastin si “njĂ« mashtrim”, ndĂ«rsa u shpreh se “Gjoka justifikoi njĂ« pasuri tĂ« marrĂ« si hua nĂ« vitin 1996 duke iu referuar nenit 830 tĂ« Kodit Civil, i cili hyri nĂ« fuqi vetĂ«m nĂ« 2015”.

Po ashtu, Berisha tha se “pas largimit tĂ« PD nga parlamenti, kreu i qeverisĂ« miratoi njĂ« ligj antikushtetues qĂ« autorizon SPAK tĂ« regjistrojĂ« telefonat e gjykatĂ«sve”.

“De facto ata tre gjykatĂ«s, dhe jo vetĂ«m ata, por tĂ« gjithĂ« gjykatĂ«sit e gjykatĂ«s speciale nĂ« tĂ« dy nivelet, janĂ« nĂ« kontrollin e plotĂ« tĂ« Altin Troplinit. Kjo Ă«shtĂ« e gjithĂ« puna dhe kjo nuk ndodh nĂ« botĂ«â€, theksoi kryetari i PD-sĂ«.

/m.m/r.e/

The post Berisha: Antikushtetues, ligji që autorizon SPAK të regjistrojë telefonat e gjykatësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studimet në Akademinë e FA-së, Vengu: Afat deri në 29 gusht për dorëzimin e dokumentacionit

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kujtoi sot se deri nĂ« datĂ«n 29 gusht Ă«shtĂ« afati i dorĂ«zimit tĂ« dokumentacionit pĂ«r kĂ«do qĂ« do tĂ« aplikojĂ« pĂ«r tĂ« ndjekur studimet nĂ« AkademinĂ« e Forcave tĂ« Armatosura.

Qendra e Personel Rekrutimit do tĂ« rekrutojĂ« kandidatĂ« pĂ«r tĂ« ndjekur studimet pĂ«r pĂ«rgatitjen e oficerĂ«ve tĂ« rinj nĂ« AkademinĂ« e Forcave tĂ« Armatosura, pĂ«r vitin akademik 2025 – 2026, pĂ«r 60 tĂ« drejta studimi.

Ministri Vengu ftoi të aplikojnë të gjithë ata që duan të provojnë sfidën dhe nderin e uniformës.

“Forcat e Armatosura hapin dyert pĂ«r tĂ« gjithĂ« tĂ« rinjtĂ« dhe tĂ« rejat, deri nĂ« moshĂ«n 29 vjeç. UshtarĂ« detarĂ«, ajrorĂ«, aktivĂ«. Periudha e rekrutimit: 20 tetor – 31 dhjetor 2025. Afati pĂ«r dorĂ«zimin e dokumentacionit: 29 gusht 2025”, bĂ«ri tĂ« ditur ministri Vengu.

Kursi i PĂ«rgatitjes sĂ« Oficerit, sipas ministrit Vengu pĂ«rfshin 60 kuota studimi nĂ« kursin pĂ«rgatitor 9-mujor tĂ« AkademisĂ« sĂ« Forcave tĂ« Armatosura 2025–2026 nĂ« fusha tĂ« tilla si
mjekësi, inxhinieri, ndërlidhje, logjistikë, këmbësori e shumë specialitete të tjera.

Konkretisht  sipas specialiteteve ofrohen: Ndërlidhje 15 Kuota (Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike, IT, Telekomunikacion, Inxhinieri Informatike, Kompjuterike, Mirëmbajtje rrjeti dhe Programim); Logjistikë 7 kuota (Fakulteti Ekonomik, Financë, Menaxhim); Inxhinieri 10 kuota (Gjeodezi, Mekanikë, Transport); Xhenio/Infrastrukturë 5 kuota (Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit); Mjekësi 3 kuota, (Mjekësi e përgjithshme); Shkenca mjekësore 2 kuota; Kimi 5 kuota (ushqimore, industriale); Këmbësori 13 kuota, (Diplomë bachelor në fusha të tjera).

/m.m/r.e/

The post Studimet në Akademinë e FA-së, Vengu: Afat deri në 29 gusht për dorëzimin e dokumentacionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turistët e huaj mbushin hotelet shqiptare, 1.2 mln netë qëndrime gjatë qershorit

Nga Gazeta ‘SI’ – NĂ« muajin qershor, nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« regjistruar 1.2 mln netĂ« qĂ«ndrime nga vizitorĂ«t vendas dhe tĂ« huaj, duke shĂ«nuar njĂ« rritje me 38% nga qershori i shkuar.

Për të njëjtën periudhë, vizitorët janë shtuar me 37%, rreth 500 mijë, vendas dhe të huaj. 19% e vizitorëve që erdhën në Shqipëri ishin nga Kosova, 13% Italia dhe 10% Polonia.

INSTAT raporton se bregdeti, në rajonin qendror dhe jugor, ishin destinacionet më të vizituara gjatë këtij muaji si për të huajt dhe për rezidentët. Hotelet mbeten alternativa e preferuar e vizitorëve të huaj, ndjekur nga modeli AirBnB dhe qëndrimet në kampingje.

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 39.5 %, krahasuar me 35.9 % në Qershor 2024.

The post Turistët e huaj mbushin hotelet shqiptare, 1.2 mln netë qëndrime gjatë qershorit appeared first on Gazeta Si.

❌