❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Doganat, strategji të re për sistemet dixhitale doganore sipas standarteve të BE-së

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me AKSHI-n dhe UNCTAD dhe me asistencën e DG Taxud ka filluar prej kohësh draftimin e Strategjisë për Zhvillimin e Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në kuadër të aderimit në Bashkimin Evropian.

Grupi i Përhershëm i Punës zhvilloi sot mbledhjen e radhës duke u fokusuar në tre kolonat kryesore të sistemeve:

I. Sistemet qendrore Transevropiane të zhvilluara nga Komisioni që mund të kërkojnë dhe zhvillime nga vendet kandidate, ku përfshihen 18 sisteme IT si: për shkëmbimin e certifikatave të Dritares së Vetme Doganore të BE-së; kontrolli importit; menaxhimi i riskut doganor; eksportuesit të regjistruar; informacioni i detyrueshëm tarifor evropian; regjistrimi dhe identifikimi i operatorit ekonomik- EORI2; AEO; menaxhimi i garancisë; sistemi IPR; tarifa e integruar etj.

II. Sistemet e decentralizuara Transevropiane të zhvilluara nga Komisioni dhe që kanë një komponent kombëtar që do të zhvillohet nga vendet kandidate për në BE, si NCTS (sistemi tranzitit), Sistemi Autorizuar i Eksportit dhe sistemi i zhdoganimit të centralizuar për import;

III. Kërkesat e BE-së për sistemet kombëtare që duhet të zhvillohen eksluzivisht nga vendet kandidate që synojnë zbatimin e proceseve të përcaktuara në legjislacionin e UCC dhe Dritares së vetme (SW) të BE-së, ku përfshihen Njoftimi i mbërritjes, prezantimit dhe magazinimit të përkohshëm dhe Sistemi kombëtar i importit.

Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Doganave Ă«shtĂ« e angazhuar nĂ« procesin e integrimit evropian kryesisht nĂ« kapitullin 29 – Bashkimi Doganor dhe ka si prioritet kryesor pĂ«rafrimin e legjislacionit doganor dhe sidomos tĂ« sistemeve tĂ« IT me standartet e BE-sĂ« pasi doganat nĂ« momentin e aderimit marrin rĂ«ndĂ«si parĂ«sore si porta e parĂ« e hyrjes dhe porta e fundit e daljes nĂ« tregun e pĂ«rbashkĂ«t evropian.

The post Doganat, strategji të re për sistemet dixhitale doganore sipas standarteve të BE-së appeared first on Revista Monitor.

Kosova importon zhavorr nga Serbia, mbi 100 kompani vendore të bllokuara

Shoqata e Gurthyeve dhe Betonjerkave ka ngritur alarmin për gjendjen kritike të sektorit minerar në vend. Sipas tyre, më shumë se 100 kompani të licencuara po mbahen të bllokuara, ndërsa Kosova poimporton zhavorr nga Serbia.

Shoqata e Gurthyeve dhe Betonjerkave në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovë ka shprehur shqetësimin për gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në të cilën ndodhet sektori minerar.

Për shkak të mosfunksionimit të institucioneve, ligjeve të pakoordinuara dhe vonesave të pajustifikuara, mbi 100 kompani të licencuara janë të bllokuara, ndërsa investime milionëshe dhe qindra vende pune janë në prag të humbjes.

“KompanitĂ« tona, qĂ« kanĂ« investuar miliona euro dhe punĂ«sojnĂ« qindra punĂ«torĂ«, po rrezikojnĂ« falimentimin pĂ«r shkak tĂ«:Mosfunksionimit tĂ« bordeve dhe departamenteve pĂ«rkatĂ«se; Ligjeve tĂ« pakoordinuara ndĂ«rmjet institucioneve. Bllokimit tĂ« mbi 100 kompanive tĂ« licencuara si rezultat i mos harmonizimeve te ligjeve. Qindra lĂ«ndĂ«ve tĂ« mbetura pa trajtim nĂ« Bordin e Minierave. Vonesave tĂ« pajustifikuara nga institucionet. Shtrenjtimit tĂ« energjisĂ« elektrike qĂ« po stagnon prodhimin”, thuhet nĂ« reagimin e tyre.

Sipas tyre, shkaktarë të kësaj situate janë:

‱ mosfunksionimi i bordeve dhe departamenteve pĂ«rkatĂ«se,
‱ ligjet e pakoordinuara ndĂ«rmjet institucioneve,
‱ bllokimi i mbi 100 kompanive tĂ« licencuara nga ligji i ri i vitit 2023,
‱ qindra lĂ«ndĂ« tĂ« mbetura pa trajtim nĂ« Bordin e Minierave,
‱ si dhe vonesa tĂ« pajustifikuara nga institucionet.

Shoqata e Gurthyeve ka treguar po ashtu se Kosova është duke blerë zhavorr në sasi të madhe nga Serbia.

“Edhe mĂ« shqetĂ«suese Ă«shtĂ« fakti qĂ« njĂ« sasi e madhe zhavorri po importohet nga Serbia, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kompanitĂ« vendore mbahen tĂ« bllokuara. Kjo gjendje jo vetĂ«m qĂ« dĂ«mton industrinĂ« vendore, por rrezikon vendet e punĂ«s, tĂ« hyrat e shtetit dhe stabilitetin e sektorit ndĂ«rtimor KompanitĂ« tona, qĂ« kanĂ« investuar miliona euro dhe punĂ«sojnĂ« qindra punĂ«torĂ«, po rrezikojnĂ« falimentimin”.

Sipas tyre kjo gjendje ka ardhur për shkak të mosfunksionimit të bordeve dhe departamenteve përkatëse; Ligjeve të pakoordinuara ndërmjet institucioneve; Bllokimit të mbi 100 kompanive të licencuara nga ligji i ri (2023); Qindra lëndëve të mbetura pa trajtim në Bordin e Minierave; Vonesave të pajustifikuara nga institucionet.

Shoqata ka thënë se thirrja e tyre është e qartë.

“Formoni institucionet pa vonesa. Harmonizoni ligjet dhe ndalni bllokadat. Jepni mbĂ«shtetje sektorit vendor pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar vendet e punĂ«s dhe ekonominĂ« e vendit! NĂ«se nuk veprohet tani, pasojat do tĂ« jenĂ« tĂ« pariparueshme pĂ«r industrinĂ« dhe zhvillimin ekonomik tĂ« KosovĂ«s”.

The post Kosova importon zhavorr nga Serbia, mbi 100 kompani vendore të bllokuara appeared first on Revista Monitor.

Sigurimi i detyrueshëm, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ndëshkon shtresat në nevojë. Drafti i paqartë!

Nga Gazeta ‘SI’ – Dhoma Amerikane e TregtisĂ« i ka kĂ«rkuar MinistrisĂ« sĂ« Financave tĂ« rishikojĂ« draftin e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m tĂ« banesave me shqetĂ«sime mbi transparencĂ«n dhe trajtimin e shtresave nĂ« nevojĂ«.

AmCHam thotë se ndalimi i shërbimeve publike për ata që nuk bëjnë sigurimin e detyrueshëm do të ndëshkojë fort familjet e varfëra dhe sugjeron përjashtime ose lehtësira për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Krijimi i Fondit për Tërmetet, ku do të shkojnë paratë e sigurimeve, shikohet me optimizëm nga shoqata e bizneseve, por ngre shqetësimin se Ministria e Financave ka fuqi të tepruara mbi emërimet dhe mbikëqyrjen, duke vënë në dyshim pavarësinë e tij.

Dhoma Amerikane thekson se drafti përkufizon qartë banesat dhe seksionet e brendshme, por lë paqartësi për ndërtesat me përdorim të përzier apo për ato që janë vetëm pjesërisht rezidenciale.

Gjithashtu, drafti parashikon që dëmshpërblimet të jepen pas 3 muajsh nga aplikimi i qytetarit, por sipas Dhomës, nuk sqarohet çfarë ndodh në rast vonese apo refuzimi. Ankimi para një komisioni ad-hoc nuk është i detajuar, ndërsa përfshirja e ndërmjetësimit apo arbitrazhit do të siguronte më shumë besim.

Një tjetër vërejtje lidhet me krijimin e regjistrit të sigurimit dhe shkëmbimin e të dhënave mes institucioneve, ku sipas Dhomës, nuk është parashikuar qartë përputhshmëria me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Po ashtu, drafti trajton si sigurimin e detyrueshëm ashtu edhe atë vullnetar, por mungon koordinimi mes tyre dhe renditja e pagesave, duke lënë hapësira për konfuzion.

Dhoma Amerikane kërkon që këto problematika të adresohen para miratimit, në mënyrë që ligji të garantojë qartësi, pavarësi institucionale dhe mbrojtje reale të qytetarëve.

The post Sigurimi i detyrueshëm, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ndëshkon shtresat në nevojë. Drafti i paqartë! appeared first on Gazeta Si.

Shqipëria ndër tre vendet më të pakënaqura në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT.

Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në BE e vlerësuan gjendjen e tyre financiare me 6.6 në një shkallë nga minimumi 0 dhe maksimumi 10. Kjo vlerë është pak më e ulët krahasuar me vlerësimin e përgjithshëm të kënaqësisë me jetën prej 7.1 për të njëjtin vit.

Nivelet më të larta të kënaqësisë financiare u gjetën në Holandë dhe Finlandë, të dyja me 7.6, të ndjekura nga Suedia me 7.4 dhe Austria me 7.3.

Në anën tjetër të shkallës, me nivelin më të ulët të kënaqësisë financiare ishin bullgarët me 4.6, Turqit me 4.7 dhe Shqiptarët me 4.8. Kjo do të thotë se shumica e njerëzve në këto vende më shumë të pakënaqur sesa të kënaqur me gjendjen e tyre financiare.

Nga viti 2013 deri në vitin 2022, kënaqësia e njerëzve me gjendjen e tyre financiare u rrit në shumicën e vendeve të BE-së. Përjashtim bënë Danimarka, Luksemburgu dhe Suedia, ku ra pak, dhe Franca dhe Finlanda, ku mbeti në vend.

Rritjet më të mëdha ishin në Portugali (+1.4 pikë), dhe në Irlande, Qipro dhe Slloveni (+1.3, +1.2 dhe +1.1 pikë, përkatësisht).

Marrëdhënia midis nivelit të të ardhurave dhe kënaqësisë me situatën financiare ndryshon pak midis vendeve të BE-së. Ata në kuintilin më të ulët te të ardhurave janë më të pakënaqur, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Këto janë gjithashtu vendet me hendekun më të madh në nivelet e kënaqësisë midis atyre me të ardhurat më të larta dhe më të ulëta.

Në Greqi, niveli i kënaqësisë së atyre në kuintilin më të lartë te të ardhurave ishte më shumë se dyfishi i nivelit të atyre në kuintilin më të ulët të të ardhurave; në Bullgari dhe Kroaci ishte 75% më i lartë.

Boshllëqet më të vogla midis niveleve të kënaqësisë së kuintileve me të ardhura më të larta dhe më të ulëta ishin në Maltë, Itali dhe Finlandë.

 

Burim: Eurostat

The post Shqipëria ndër tre vendet më të pakënaqura në Europë për gjendjen financiare appeared first on Revista Monitor.

Ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, ARRSH hap tenderin për projektin

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje në Urën e Milotit, e cilësuar si emergjente dhe që lidhet konkretisht me mbrojtjen e themeleve. Në një procedurë të çelur këtë të enjte, me fond limit 107 milionë lekë, ARRSH vlerëson se ky projekt erdhi pas një investigimi në terren të konsulentit, i cili konstatoi gjendjen e saj dhe nevojën për ndërhyrje. Ura ndodhet aktualisht në mes të jetëgjatësisë që kanë veprat e kësaj natyre; ndërhyrja parashikon rritjen e sigurisë.

ARRSH vlerëson se themelet e Urës janë në një gjendje tej të dëmtuar.

“PĂ«r kĂ«tĂ« sugjerojmĂ« se UrĂ«s, si masĂ« emergjente, duhet t’i bĂ«hen punimet sipas pĂ«rshkrimeve tĂ« mĂ«poshtme, pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« jetĂ«gjatĂ«si tĂ« saj me kufizimin e ngarkesave, siç ajo Ă«shtĂ« sot, pĂ«r njĂ« periudhĂ« deri nĂ« (5Ă·10) vjet” – thuhet nĂ« dokument.

Më të detajuara në dokumente nënvizohen problematikat konkrete të vërejtura në themelet e urës.

Ndër problematikat kryesore të vërejtura është problemi i themeleve, të cilat pothuaj kanë dalë në sipërfaqe, për shkak të gërryerjes së përgjithshme të shtratit të lumit.
Thellësia mesatare e gërryerjes së përgjithshme dhe lokale shkon (3÷5) m.
Vazhdimi i marrjes sĂ« zhavorrit nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakontrolluar nĂ« lumĂ« Ă«shtĂ« shkaku kryesor i kĂ«saj situate, fenomen qĂ« shfaqet edhe nĂ« urat e ndĂ«rtuara sĂ« fundmi mbi kĂ«tĂ« lumĂ«â€ – thuhet nĂ« dokumentin e ARRSH.

Ndër punimet e parashikuara që të kryhen janë:

  • Pastrimi i zonĂ«s pĂ«rreth pilotave (32 pilave) dhe nivelimi i shtratit pĂ«rreth tyre;

  • Betonimi i pilotave tĂ« themeleve nĂ« njĂ« lartĂ«si (1.5Ă·2.5) m duke gjykuar sipas rastit (mbrojtjen e pilotave tĂ« dĂ«mtuara dhe thellĂ«sisĂ« sĂ« gĂ«rryerjes);

  • PĂ«rforcimi dhe mbrojtja e themelit tĂ« pilĂ«s dhe ballit nga gĂ«rryerjet lokale nĂ«pĂ«rmjet krijimit tĂ« njĂ« qilimi me blloqe tĂ« lidhura gabioni, siç tregohet nĂ« projekt.

Ura e Milotit ndodhet nĂ« aksin rrugor Milot–LezhĂ«, mbi lumin Mat, nĂ« rrugĂ«n kombĂ«tare Milot–LezhĂ«, SH1. Projekti pĂ«r ndĂ«rtimin e urĂ«s ka datĂ«n 24.04.1979, hartuar nga Instituti i Projektimeve Nr. 2, dhe ka qenĂ« pjesĂ« e Projektit “Hekurudha Laç–ShkodĂ«r–Kufi” (UrĂ« hekurudhore dhe automobilistike mbi lumin Mat).

The post Ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, ARRSH hap tenderin për projektin appeared first on Revista Monitor.

‘CilĂ«si e parë’/ Veshjet imitim tĂ« firmave luksozve nuk do tĂ« futen mĂ« nĂ« ShqipĂ«ri!

Nga Gazeta ‘SI’ – Produktet imitime tĂ« markave luksoze nuk do tĂ« futen dot mĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.  

Me njĂ« ligj tĂ« ri, ShqipĂ«ria ka forcuar masat pĂ«r tĂ« mbrojtur markat tregtare dhe pĂ«r tĂ« luftuar falsifikuesit e tyre. Çdo produkt “fake” nga tregtarĂ«t apo qytetarĂ«t do tĂ« bllokohet nĂ« pikat doganore.

Ligji i ri ndalon importin dhe eksportin e mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe merr masa kundër mallrave false.

Po ashtu, udhëtarët që vijnë në Shqipëri përmes rrugëve ajrore, tokësor edhe detare, lejohen të kenë në bagazhin personal vetëm mallra jo-tregtare, brenda limiteve duty free dhe pa tregues të dyshimtë. Ligji përcakton një mbrojtje të veçantë për markat me reputacion të mirë, duke i mbrojtur ato edhe në rastet kur mallrat ose shërbimet nuk janë të ngjashme.

Gjithashtu u jepet e drejta pronarĂ«ve tĂ« markave qĂ« tĂ« ngrenĂ« padi pĂ«r imituesit e produkteve tĂ« tyre. Madje nĂ« nenin 87 thuhet se pronari i markĂ«s ka tĂ« drejtĂ«n edhe tĂ« kĂ«rkimit tĂ« dĂ«mshpĂ«rblimit pĂ«r dĂ«met qĂ« mund t’i jenĂ« shkaktuar si rezultat i pĂ«rdorimit tĂ« paautorizuar tĂ« markĂ«s sĂ« tij nga tregtare abuzivĂ«.

Pronarët mund të kërkojnë nisjen e hetimeve nga Drejtoria e Pronësisë Industriale kundrejt një pagese në rast se konstatojnë ngjashmëri të një marke tjetër me markën e tyre.

Ky ligj Ă«shtĂ« vazhdimĂ«si e pĂ«rpjekjeve tĂ« qeverisĂ« shqiptare pĂ«r tĂ« luftuar tregun e mallrave “fake” qĂ« e ka kthyer ShqipĂ«rinĂ« nĂ« njĂ« Turqi tĂ« dytĂ« me dyqane tĂ« shumta online e fizike qĂ« shesin “imitime tĂ« para” tĂ« firmave ekstraluksoze si Louis Vuitton, Prada, Dior, Dolce&Gabbana etj.

Gjatë 2024-s, Dogana ka deklaruar se ka bllokuar më shumë se 40 mijë produkte të firmave të falsifikuara.

The post ‘CilĂ«si e parë’/ Veshjet imitim tĂ« firmave luksozve nuk do tĂ« futen mĂ« nĂ« ShqipĂ«ri! appeared first on Gazeta Si.

Projektet e energjisë, BE i jep 32 mln euro ndihmë Shqipërisë

Nga Gazeta ‘SI’ – Bashkimi Europian ka dhĂ«nĂ« dritĂ«n jeshile pĂ«r njĂ« paketĂ« tĂ« re mbĂ«shtetje pĂ«r vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor.

Në kuadër të Planit të Rritjes, BE ka miratuar 87.7 mln euro ndihmë, nga të cilat Shqipëria përfiton 32 mln euro për tre projekte të lidhura me fushën e energjisë.

Projekti i parĂ« Ă«shtĂ« “Digjitalizimi i sistemit tĂ« transmetimit tĂ« energjisĂ«â€, i cili pĂ«rfshin 40 nĂ«nstacione tĂ« tensionit tĂ« lartĂ« nĂ« gjithĂ« vendin, duke rritur kĂ«shtu kapacitetin e rrjetit dhe duke ulur humbjet. Vlera e projektit arrin nĂ« 95.3 milionĂ« euro, ku BE kontribuon me 10.5 milionĂ« euro.

Projekti i dytĂ« Ă«shtĂ« rikonstruksioni i Hidrocentralit tĂ« FierzĂ«s. Investimi synon tĂ« zgjasĂ« jetĂ«n e hidrocentralit edhe 30 vite, duke rritur efikasitetin me 4% dhe prodhimin me 10%. Faza e dytĂ« e projektit mbĂ«shtetet nga fondet e Planit tĂ« Rritjes me 13.6 milionĂ« euro, nĂ« njĂ« investim total prej 64.2 milionĂ« euro.  Projekti i tretĂ« Ă«shtĂ« Linja e re Rrashbull – TiranĂ« dhe Unaza e TiranĂ«s. Investimi kap vlerĂ«n 61.1 milionĂ« euro, ndĂ«rsa BE kontribuon me 8 milionĂ« euro.

Serbia është vendi që ka fituar më shumë nga BE, 41 mln euro për dy projekte që kushtojnë 186 mln euro, ndërsa Mali i Zi ka përfituar 10 mln euro me projekte që kushtojnë rreth 54 mln euro.

Digjitalizimi në fushën e energjetikës dhe energjia e pastër janë projektet e para që përfshin Plani i Rritjes së BE-së.

The post Projektet e energjisë, BE i jep 32 mln euro ndihmë Shqipërisë appeared first on Gazeta Si.

BSH do të ndryshojë rregulloren për veprimet që regjistrohen në bilancin e pagesave

Banka e ShqipĂ«risĂ« ka pĂ«rgatitur disa ndryshime nĂ« rregulloren e saj “PĂ«r veprimtarinĂ« valutore”. Objekti i rregullores nĂ« fjalĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rcaktimi i rregullave pĂ«r kryerjen e veprimeve qĂ« regjistrohen nĂ« llogarinĂ« korente dhe kapitale, nĂ« formĂ«n e pagesave dhe transfertave nga dhe nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.

Ato përfshijnë veprimet ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve nëpërmjet përdorimit të mjeteve të pagesës në valutë dhe transferimin e njëanshëm të aktiveve nga dhe në Republikën e Shqipërisë.

Ndryshimet e propozuara në rregullore lidhen kryesisht me detajimin e përkufizimit të konceptit të rezidencës. Megjithëse në pamje të parë ndryshimet lidhen me teknikalitete, përkufizimi i rezidencës është element i rëndësishëm në llogaritjen e flukseve në bilancin e pagesave të vendit.

Sipas projekt-rregullores, rezident klasifikohet çdo person fizik ose person juridik që e ka qendrën e interesit ekonomik në territorin e Republikës së Shqipërisë, zakonisht për një periudhë jo më të shkurtër se dymbëdhjetë muaj.

Personi fizik konsiderohet rezident kur banon zakonisht në Republikën e Shqipërisë ose ushtron aty veprimtari ekonomike në mënyrë të qëndrueshme dhe nuk ndryshon rezidencën vetëm për arsye studimi, trajtimi shëndetësor, shërbimi të përkohshëm apo udhëtimi jashtë vendit.

Me rregulloren aktuale, një person fizik konsiderohet rezident për sa kohë që është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit jashtë saj.

Lidhur me personat juridikë, projekt-rregullorja përcakton se ata konsiderohet rezidentë kur: janë të inkorporuar ose regjistruar sipas legjislacionit shqiptar ose e kanë vendin e menaxhimit efektiv apo qendrën e operacioneve kryesore në Republikën e Shqipërisë.

Degët e jorezidentëve në Republikën e Shqipërisë do të trajtohen si njësi rezidente, ndërsa degët e rezidentëve jashtë Republikës së Shqipërisë do të trajtohen si njësi jorezidente.

Njësitë diplomatike dhe konsullore dhe kontingjentet ushtarake të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, konsiderohen rezidentë të Republikës së Shqipërisë, ndërsa organizatat ndërkombëtare të vendosura në Republikën e Shqipërisë konsiderohen jorezidente dhe personeli i huaj i akredituar konsiderohet jorezident.

Njësitë jo-fitimprurëse do të njihen si rezidente në rastin kur veprojnë kryesisht në Republikën e Shqipërisë.

Entitetet me qëllim të posaçëm, si shoqëritë zotëruese, fondet apo subjekte të ngjashme do të klasifikohen në varësi të inkorporimit ose menaxhimit efektiv.

Klasifikimi i rezidencës për zbatimin e kësaj rregulloreje bazohet në parimet e Manualit të Bilancit të Pagesave (dokument i FMN) dhe rregulloret përkatëse të Bankës Qendrore Europiane.

TĂ« gjithĂ« personat apo njĂ«sitĂ« e tjera, qĂ« nuk pĂ«rfshihen nĂ« kategorinĂ« “rezidentĂ«â€ sipas pĂ«rcaktimeve tĂ« mĂ«sipĂ«rme, do tĂ« konsiderohen si “jorezidentĂ«â€.

The post BSH do të ndryshojë rregulloren për veprimet që regjistrohen në bilancin e pagesave appeared first on Revista Monitor.

Projekti me BB për shërbimet publike, bëhet efektive kredia 80 mln USD, ecuria

Institucionet disbursuan 8.4 milionĂ« dollarĂ« deri nĂ« gusht sa i takon projektit “PĂ«rmirĂ«simi i Qasjes sĂ« BarabartĂ« nĂ« ShĂ«rbime Publike me CilĂ«si tĂ« LartĂ« pĂ«rmes GovTech” qĂ« po mbĂ«shtetet nga Banka BotĂ«rore.

Kjo e fundit vlerësoi në një raport të këtyre ditëve se kjo shumë i përgjigjet 13 për qind të totalit të financimit të parë që u bë efektiv në vitin 2023 dhe që ka një shumë prej 65 milionë dollarësh. I njëjti raport vlerëson se financimi i dytë po për këtë projekt i miratuar në mars të këtij viti u bë efektiv këtë gusht. Shuma e këtij financimi të dytë është 80 milionë dollarë.

Banka vlerĂ«soi se ecuria e pĂ«rgjithshme e zbatimit mbetet “e KĂ«naqshme”, duke qenĂ« se zbatimi vazhdon tĂ« ecĂ« pĂ«rpara nĂ« tĂ« gjitha aspektet e Programit – si pĂ«r Programin Kryesor ashtu edhe pĂ«r Financimin ShtesĂ« (AF).

MĂ« konkretisht, vlerĂ«simi “S” jepet pĂ«r shkak tĂ«: (i) pĂ«rgatitjes sĂ« shpejtĂ« dhe miratimit tĂ« njĂ« Financimi ShtesĂ« pĂ«r Programin (80,000,000 USD / 76,900,000 EUR) – i konceptuar pĂ«r tĂ« rritur dhe zgjeruar mĂ« tej Programin – i cili hyri nĂ« fuqi mĂ« 11 gusht 2025;

(ii) arritjes sĂ« shtatĂ« Rezultateve tĂ« Lidhura me ShpĂ«rndarjen (DLRs) deri mĂ« tani, duke pĂ«rfshirĂ« njĂ« Rezultat tĂ« MĂ«parshĂ«m nĂ«n AF, ndĂ«rkohĂ« qĂ« 6 DLR tĂ« tjera janĂ« nĂ« rrugĂ«n e duhur pĂ«r t’u arritur deri nĂ« fund tĂ« vitit kalendarik(disa prej tyre pĂ«rpara afatit), dhe Ă«shtĂ« vĂ«rejtur progres nĂ« tĂ« gjitha 9 DLI-tĂ«;

(iii) progresit në të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet e Programit për Rezultate (PforR) dhe të Financimit të Projektit të Investimit (IPF) brenda secilës prej katër Zonave të Rezultateve të PforR-së;

(iv) forcimit të kapaciteteve të Njësisë së Koordinimit (CU) brenda AKSHI-së, përmes zgjerimit të strukturës së saj dhe punësimit të ekspertëve mbështetës; dhe

(v) progresit të shtuar në zbatimin e veprimeve të Planit të Veprimit të Programit (PAP).

Sipas Bankës norma e disbursimit të Programit, pas 24 muajsh zbatim, është 13 për qind e Programit Kryesor (Financimi Shtesë sapo ka hyrë në fuqi). Deri në vlerësimin e ardhshëm pritet që norma e disbursimit të arrijë rreth 23 për qind të gjithë Programit (Programi Kryesor dhe Financimi Shtesë).

Projekti synon të mbështesë sektorin publik në përmirësimin e shërbimeve publike, për të rritur kapitalin njerëzor dhe për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës. Në fokus është forcimi i disa shërbimeve të lidhura veçanërisht për grupet më të cenueshme, si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, gratë me arsim të ulët dhe shtresat më të varfra./ N.Maho

The post Projekti me BB për shërbimet publike, bëhet efektive kredia 80 mln USD, ecuria appeared first on Revista Monitor.

OKB: Politikat fiskale tĂ« ShqipĂ«risĂ« kanĂ« “nxitur” pabarazinĂ«

Politikat fiskale tĂ« ShqipĂ«risĂ« kishin ndikim shumĂ« tĂ« dobĂ«t nĂ« uljen e pabarazisĂ« sipas ”World Social Report 2025” nga Kombet e Bashkuara.

Botimi i OKB-së argumentoi se si politikat fiskale ndikojnë në uljen e pabarazisë në vende të ndryshme të botës. Psh në Europën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut politikat fiskale arrijnë të ulin ndjeshëm pabarazinë, në shumë vende të tjera, të tilla si Shqipëria ndikimi mbetet i kufizuar.

Vendi ynë renditet në mesin e vendeve ku roli i politikës fiskale në uljen e pabarazisë është i dobët. Në grafikun e mëposhtëm ajo renditet pranë Federatës Ruse, Serbisë dhe Malajzisë, me një diferencë shumë të vogël midis koeficientit Gini të të ardhurave të tregut dhe atyre të disponueshme pas taksave dhe transfertave (Koeficienti Gini i të ardhurave të tregut tregon sa e pabarabartë është shpërndarja e të ardhurave para se të ndërhyjë shteti, ndërsa Koeficienti Gini i të ardhurave të disponueshme tregon pabarazinë pas taksave dhe pas përfitimeve që jep shteti, pensione, ndihma sociale, shërbime publike).

Bazuar në këtë matje studimi i Kombeve të Bashkuara tregon se sistemi fiskal shqiptar, përfshirë taksat dhe programet e shpërndarjes sociale, nuk arrin të zvogëlojë ndjeshëm hendekun mes shtresave të pasura dhe të varfra.

Në kontrast, vendet e Europës Veriore si Irlanda, Belgjika, Finlanda dhe Austria shënojnë ndikimin më të madh, duke arritur të reduktojnë pabarazinë me mbi 12 deri në 16 pikë përqindjeje. Kjo diferencë e madhe thekson se politikat fiskale në Shqipëri kanë një efekt modest dhe se barra e taksave dhe shpërndarja e burimeve publike nuk arrijnë të funksionojnë si mekanizma të fortë për balancimin social.

Ndërsa shumë vende të rajonit apo edhe më tej arrijnë të përdorin politikën fiskale si instrument për uljen e pabarazisë, Shqipëria edhe pse me një qeverisje socialiste rrezikon të mbetet në një spirale ku diferencat sociale thellohen, duke penguar zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin e kapitalit njerëzor.

Raporti i OKB -së vë në dukje se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të ndërtuar një model më të drejtë shpërndarjeje të të ardhurave, ku shteti të ketë një rol më aktiv në mbrojtjen e shtresave të brishta dhe reduktimin e pabarazisë.

Sipas World Social Report 2025 të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria mbetet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, por përballet ende me sfida të mëdha në drejtim të pabarazisë, punësimit dhe mbrojtjes sociale.

Raporti thekson se pasiguria në tregun e punës mbetet një fenomen i përhapur edhe në vendet me të ardhura mesatare, përfshirë Shqipërinë. Një pjesë e madhe e punësimit zhvillohet në sektorin informal, duke i ekspozuar punëtorët ndaj kushteve të pasigurta dhe të ardhurave të paqëndrueshme. Ky fenomen pengon rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe ul besimin tek institucionet./ B.Hoxha

The post OKB: Politikat fiskale tĂ« ShqipĂ«risĂ« kanĂ« “nxitur” pabarazinĂ« appeared first on Revista Monitor.

Plani i rritjes se BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 mln euro

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në  kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të financohen përmes Kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Nga faza e parë e financimit Shqipëria përfiton 32 milionë euro për tre projekte.

Projekti i parĂ« Ă«shtĂ« “Digjitalizimi i sistemit tĂ« transmetimit tĂ« energjisĂ«â€, i cili pĂ«rfshin 40 nĂ«nstacione tĂ« tensionit tĂ« lartĂ« nĂ« gjithĂ« vendin, duke rritur kĂ«shtu  kapacitetin e rrjetit dhe duke ulur humbjet. Vlera e projektit arrin nĂ« 95.3 milionĂ« euro, ku BE kontribuon me 10.5 milionĂ« euro. Afati i pĂ«rfundimit Ă«shtĂ« viti 2030.

Projekti i dytë është rikonstruksioni i Hidrocentralit të Fierzës. investimi synon të zgjasë jetën e hidrocentralit edhe 30 vite, duke rritur efikasitetin me 4% dhe prodhimin me 10%. Faza e dytë e projektit mbështetet nga fondet e Planit të Rritjes me 13.6 milionë euro, në një investim total prej 64.2 milionë euro. Afati i përfundimit të punimeve edhe për këtë projekt është viti 2030.

Projekti i dytĂ« Ă«shtĂ« Linja e re Rrashbull – TiranĂ« dhe Unaza e TiranĂ«s. NdĂ«rtimi i linjĂ«s sĂ« transmetimit 400/220 kV synon zgjerimin e rrjetit pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«rkesĂ«n nĂ« rritje nĂ« Kryeqytet. Investimi kap vlerĂ«n 61.1 milionĂ« euro, ndĂ«rsa BE kontribuon me 8 milionĂ« euro. Projekti pritet tĂ« pĂ«rfundojĂ« kĂ«tĂ« vit.

Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor i ka projektet e para në fushën e energjisë së pastër pothuajse në të gjitha vendet e rajonit. Shqipëria është ndër përfitueset më të mëdha.

Shqipëria në këtë fazë ka tre projekte madhore, që arrijnë vlerën mbi 220 milionë euro, ku BE kontribuon me 33 mln euro.

Vlera e projekteve në Mal të zi në fazën e parë të planit të Rritjes është rreth 54 milionë euro, ku BE kontribuon me më pak se 10 milionë.

Serbia është vendi me projektet më të orientuara drejt diversifikimit të energjisë (hidro + diellore). Të dy projektet kanë vlerë 186 milionë euro dhe BE kontribuon me rreth 41 mln euro./ B.Hoxha

The post Plani i rritjes se BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 mln euro appeared first on Revista Monitor.

Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që prej fillimit të vitit 2024.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 2.91%, nga 2.69% që kishte qenë për qershorin. Inflacioni bazë ka përvijuar gjithashtu një tendencë të qëndrueshme të rritjes me bazë vjetore. Në qershorin e vitit të kaluar ai kishte qenë në nivelin 2.29%

NĂ«nshporta qĂ« mat inflacionin bazĂ« Ă«shtĂ« zgjeruar lehtĂ«sisht me rishikimin e peshave nĂ« vitin 2025, nĂ« 69.6% tĂ« totalit tĂ« shportĂ«s sĂ« IÇK-sĂ«, nga 69% nĂ« vitin 2024.

Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.

Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë vlerësonte se inflacioni vazhdon të jetë nën objektivin prej 3%, i ndikuar nga rënia e inflacionit nga jashtë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe goditjet e përsëritura të ofertës. Por, nga ana tjetër presionet e brendshme inflacioniste mbeten të qëndrueshme, duke sugjeruar se aktiviteti ekonomik është pranë potencialit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë ngelet mbi inflacionin total dhe mbi mesataren e vet të dekadës së fundit, ndërkohë që inflacioni i brendshëm kaloi vlerën e inflacionit total në muajin qershor dhe vijon të mbetet mbi mesataren respektive, duke filluar nga muaji mars i këtij viti. Këto vlerësime konfirmojnë qëndrueshmërinë e presioneve inflacioniste, por, megjithatë, në muajin korrik, Banka e Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%. Kjo ishte ulja e tretë e normës bazë të interesit në harkun e një viti.

Rritja e vazhdueshme e inflacionit bazë deri në kufirin e 3% mund të jetë një sinjal i një ndryshimi të ri në kursin e politikës monetare në muajt e ardhshëm.

Paralelisht me inflacionin bazĂ«, edhe inflacioni bazĂ« neto pĂ«r qershorin u rrit nĂ« 3.04%, nga 2.45% qĂ« kishte qenĂ« pĂ«r qershorin. Inflacioni bazĂ« neto pĂ«rjashton mĂ« tej nga inflacioni edhe nĂ«ngrupet e ushqimeve tĂ« pĂ«rpunuara (pĂ«rfshirĂ« bukĂ«n dhe drithĂ«rat) dhe matet mbi 44.6% tĂ« shoqĂ«risĂ« sĂ« IÇK-sĂ«.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin korrik u rrit në 2.94%, nga 2.45% që kishte qenë në muajin qershor.

Sipas INSTAT, inflacioni total në ekonomi, i matur për të gjithë shportën e mallrave dhe shërbimeve të konsumit për korrikun u rrit më tej në 2.5%, nga 2.4% që kishte qenë për muajin qershor dhe 2.1% që kishte qenë një vit më parë./ E.Shehu

 

https://monitor.al/cmimet-e-ushqimeve-pershpejtojne-inflacionin-e-korrikut-ne-2-5-niveli-me-i-larte-nga-shkurti-2024/

 

Burimi: BSH

The post Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera appeared first on Revista Monitor.

NAREA: Rivlerësim me 3% për banesat, 5% për të tjerat. Tatimi 15% nxit informalitetin

Nga Gazeta ‘SI’- Shoqata KombĂ«tare e NdĂ«rmjetĂ«sve tĂ« Pasurive tĂ« Paluajtshme tĂ« ShqipĂ«risĂ«, NAREA i ka kĂ«rkuar qeverisĂ« qĂ« tatimi pĂ«r banesat nĂ« rivlerĂ«sim tĂ« vendoset nĂ« masĂ«n 3% dhe pĂ«r çdo tipologji tjetĂ«r pasurie nĂ« masĂ«n 5%.

Projektligji i propozuar nga qeveria parashikon nivelin 5% për të gjitha pronat

Në emër të mbi 115 Zyrave të Real Estate, NAREA argumenton se tatimi 15% i ka shkaktuar shtetit shqiptar më shumë humbje se sa fitim, si pasojë e informalitetit.

“Nga krahasimi i 5 viteve te fundit, nĂ« vitet 2020-21-22 kur tatimi ka qenĂ« nĂ« nivelet 3%, nĂ« buxhetin e shtetit janĂ« realizuar mesatarisht 44 milionĂ« euro tĂ« ardhura nĂ« vit nga rishitja pasurive tĂ« paluajtshme. Kjo shifĂ«r Ă«shtĂ« 60% me tepĂ«r nĂ« krahasim me vitet kur tatimi ka qenĂ« 15%. NjĂ« e barrĂ« fiskale kaq e lartĂ« ngadalĂ«son transaksionet, duke ngurtĂ«suar investimet, ndikon negativisht nĂ« tĂ« ardhurat buxhetore, me tĂ« paktĂ«n 40 milionĂ« euro nĂ« vit si edhe nxit informalitetin”.

Propozohet që periudha e Rivlerësimit të jetë të paktën 12-mujore dhe jo 9-mujore, siç e ka projektligji. NAREA thotë se nga 4.5 milionë pasuri të paluajtshme, vlerësohet se vetëm 250 mijë pasuri kanë arritur të rivlerësohen në të shkuarën.

“Duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« eksperiencĂ«n nĂ« 3 periudhat e rivlerĂ«simit, kur janĂ« procesuar mesatarisht 30 mijĂ« -33 mijĂ« aplikime nĂ« vit, periudha 9 mujore e propozuar nĂ« projektligj vlerĂ«sohet si shumĂ« e shkurtĂ«r dhe qĂ« nuk do arrij efektet e synuara”, shprehet shoqata nĂ« fjalĂ«.

NAREA propozon gjithashtu “qĂ« tĂ« pĂ«rfshihen si objekt i kĂ«tij ligji edhe rivlerĂ«simi i pasurive tĂ« paluajtshme qĂ« janĂ« nĂ« proces, nĂ«pĂ«rmjet kontratave tĂ« porosive, tĂ« cilat janĂ« depozituar dhe regjistruar nĂ« ASHK nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi”.

The post NAREA: Rivlerësim me 3% për banesat, 5% për të tjerat. Tatimi 15% nxit informalitetin appeared first on Gazeta Si.

‘MĂ« kanĂ« arrestuar’, familjarĂ«t denoncojnĂ« zhdukjen e ish-zv.drejtorit tĂ« AKSHI-t

Nga Gazeta ‘SI’ – Zhduket ish-zv/drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« KombĂ«tare dhe ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit (AKSHI), Daniel Shima.

Kanë qenë familjarët e tij që kanë denoncuar në polici humbjen e të afërmit që prej mesditës.

Më saktësisht, e ëma ka shkuar në komisariatin numër 1 të kryeqytetit për të kallëzuar zhdukjen e djalit.

“MĂ« datĂ« 20.08.2025, rreth orĂ«s 17:00, nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Nr. 1 Ă«shtĂ« paraqitur shtetasja M. Shima, e cila ka kallĂ«zuar se ditĂ«n e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin Danie Shima, 34 vjeç”, njoftoi policia.

Përpara se të humbte kontaktet, Shima është shprehur se po e arrestonin në Tiranë. Ka qenë e dashura e tij, ajo që ka dëshmuar një gjë të tillë në polici.

“MĂ« tha se po e shoqĂ«ronin nĂ« polici”, Ă«shtĂ« shprehur ajo.

Deri më tani nuk dihet asnjë informacion për vendndodhjen e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.

The post ‘MĂ« kanĂ« arrestuar’, familjarĂ«t denoncojnĂ« zhdukjen e ish-zv.drejtorit tĂ« AKSHI-t appeared first on Gazeta Si.

Punime në rrjet, reduktohet furnizimi me ujë në disa zona në kryeqytet

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ NdĂ«rmarrja e UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizimeve TiranĂ« njoftoi sot abonentĂ«t se pĂ«r shkak tĂ« punimeve nĂ« rrjetin e furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m do tĂ« ketĂ« reduktim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m tĂ« furnizimit nĂ« disa zona nĂ« kryeqytet.

Konkretisht reduktim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m tĂ« furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m do tĂ« ketĂ« nĂ« zonĂ«n “Kodra e Diellit” dhe nĂ« zonĂ«n “Komuna e Parisit”.

UKT siguron qytetarët se ekipet e saj janë në terren për të përfunduar punimet sa më shpejt.

/m.m//a.f/

The post Punime në rrjet, reduktohet furnizimi me ujë në disa zona në kryeqytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: Ecim


TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Lirimi i hapĂ«sirave publike, njĂ« nismĂ« qĂ« i paraprin vizionit tĂ« qeverisĂ« pĂ«r Rilindjen Urbane 2.0, po vijon nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ« e vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në Durrës, ndërhyrje që synojnë të rrisin cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

” DurrĂ«s, ecim”, shkruan Rama krahas pamjeve tĂ« çmontimit tĂ« strukturave tĂ« ndryshme tĂ« vendosura nĂ« shkelje nga subjektet private.

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin prej muajit korrik.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Ky aksion ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m//a.f/

The post Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: Ecim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FDA ngre alarmin, karkalecat e paketuar të dyshuar për kontaminim radioaktiv

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të mos konsumojnë disa produkte karkalecash të ngrirë të markës Great Value, të shitur në rrjetin e supermarketeve Walmart, për shkak të dyshimeve për kontaminim me Cesium-137, një izotop radioaktiv.

FDA bĂ«ri tĂ« ditur se kushdo qĂ« ka blerĂ« produktet duhet t’i hedhĂ« menjĂ«herĂ« dhe tĂ« mos i konsumojĂ«. ParalajmĂ«rimi erdhi pasi Dogana dhe Mbrojtja e Kufijve e SHBA-sĂ« (CBP) zbuloi praninĂ« e Cs-137 nĂ« disa kontejnerĂ« transporti nĂ« katĂ«r porte amerikane – Los Angeles, Houston, Savannah dhe Miami. KontejnerĂ«t e prekur janĂ« bllokuar dhe nuk janĂ« lejuar tĂ« hyjnĂ« nĂ« vend.

Hetimi dhe shqetësimet e FDA-së

Agjencia tha se po “heton nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive” rastin e kontaminimit me Cs-137 nĂ« ngarkesat e ardhura nga Indonezia. Deri tani, nuk ka prova qĂ« ndonjĂ« produkt i kontaminuar tĂ« ketĂ« hyrĂ« nĂ« tregun amerikan, por FDA thekson se karkalecat mund tĂ« jenĂ« “pĂ«rgatitur, paketuar ose ruajtur nĂ« kushte tĂ« pasigurta higjienike” qĂ« i ekspozuan ndaj rrezikut.

“NĂ«se keni blerĂ« karkaleca tĂ« papĂ«rpunuar tĂ« ngrirĂ« nĂ« Walmart qĂ« pĂ«rputhen me kĂ«tĂ« pĂ«rshkrim, mos i konsumoni. Hidhini menjĂ«herĂ«,” – theksoi FDA nĂ« njoftimin zyrtar.

Agjencia shtoi se edhe ekspozimi i kufizuar ndaj Cs-137 rrit rrezikun pĂ«r zhvillimin e kancerit, pasi izotopi dĂ«mton ADN-nĂ« e qelizave tĂ« gjalla. SasitĂ« e gjetura janĂ« nĂ«n nivelin e shqetĂ«simit pĂ«r ushqimet e importuara, por FDA thekson se kujdesi lidhet me “ekspozimin e pĂ«rsĂ«ritur dhe afatgjatĂ« nĂ« doza tĂ« vogla.”

Reagimi i Walmart

Walmart ka konfirmuar tĂ«rheqjen e produkteve dhe njoftoi se klientĂ«t qĂ« i kanĂ« blerĂ« mund t’i kthejnĂ« pĂ«r rimbursim tĂ« plotĂ«.
“ShĂ«ndeti dhe siguria e klientĂ«ve tanĂ« Ă«shtĂ« prioriteti kryesor,” – tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i kompanisĂ« pĂ«r TIME. “Ne kemi bllokuar menjĂ«herĂ« shitjen dhe kemi hequr produktin nga dyqanet e prekura, ndĂ«rkohĂ« qĂ« po bashkĂ«punojmĂ« me furnitorin pĂ«r tĂ« hetuar rastin.”

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« Cesium-137?

Sipas Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), Cs-137 është izotopi radioaktiv më i zakonshëm i Cesium-it. Ai prodhohet përmes fisionit bërthamor dhe përdoret në pajisje mjekësore, instrumente matëse dhe në terapinë me rrezatim për trajtimin e kancerit.

Megjithatë, Cs-137 është edhe një nënprodukt i mbetjeve nga reaktorët bërthamorë dhe shpesh është zbuluar në zonat pranë aksidenteve bërthamore. Në tokë mund të qëndrojë për dekada, duke hyrë në ciklin ushqimor. Ekspozimi i zakonshëm ndodh në nivele shumë të ulëta, të padëmshme për shëndetin, por FDA paralajmëron se edhe këto nivele, nëse grumbullohen me kohën, përbëjnë rrezik.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sasi më të larta të Cs-137 mund të shkaktojnë djegie, sëmundje nga rrezatimi dhe në raste ekstreme edhe vdekje.

The post FDA ngre alarmin, karkalecat e paketuar të dyshuar për kontaminim radioaktiv appeared first on Revista Monitor.

NAREA: Rivlerësim me 3% për banesat, lehtësi të përhershme tatimore për shtëpinë e parë

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) ka dalë me disa propozime zyrtare për projektligjin për rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme dhe për trajtimin fiskal të të ardhurave nga shitja e pronave.

NAREA propozon që tatimi për banesat të vendoset në masën 3% dhe për çdo tipologji tjetër pasurie në masën 5%. Projektligji i propozuar nga qeveria parashikon nivelin 5% për të gjitha pronat. Sipas NAREA-s, ky lehtësim për banesat do të ndihmonte në uljen e barrës fiskale për kategorinë e pronave për strehim duke e bërë atë më të përballueshëm. Gjithashtu, një lehtësim i tillë do të inkurajonte shtimin e ofertës në treg dhe lehtësonte transaksionet me synim strehimin.

periudha e Rivlerësimit të jetë të paktën 12-mujore dhe jo 9-mujore, siç propozohet në projektligj. NAREA shprehet se nga 4.5 milionë pasuri të paluajtshme, vlerësohet se vetëm 250 mijë pasuri kanë arritur të rivlerësohen në të shkuarën.

Duke marrë në konsideratë eksperiencën në 3 periudhat e rivlerësimit, kur janë procesuar mesatarisht 30 mijë -33 mijë aplikime në vit, periudha 9 mujore e propozuar në projektligj vlerësohet si shumë e shkurtër dhe që nuk do arrij efektet e synuara.

MbĂ«shtetur nĂ« tĂ« dhĂ«nat e INSTAT, CENSI 2023, 2/3 e banesave nĂ« pĂ«rdorim nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« mbi 25 vite tĂ« vjetra dhe vetĂ«m 12.3% janĂ« mĂ« tĂ« reja se 10 vite. NAREA mbi kĂ«tĂ« bazĂ« vlerĂ«son se rreth 500 mijĂ« banesa janĂ« potencialisht pĂ«r t’u rivlerĂ«suar.

NAREA propozon gjithashtu që të përfshihen si objekt i këtij ligji edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme që janë në proces, nëpërmjet kontratave të porosive, të cilat janë depozituar dhe

regjistruar në ASHK në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu, NAREA propozon edhe ndryshime në legjislacionin tatimor, për të mundësuar lehtësi të përhershme lidhur me të ardhurat nga shitja e shtëpisë së parë.

Në momentin e kalimit të titullit të pronësisë, nëse pasuria në transaksion ka shërbyer

si vendbanim kryesor për të paktën tre vite nga momenti i marrjes në pronësi, ose nëse

provohet që ka shërbyer si banesë e parë për të paktën 50% të kohës së zotërimit, NAREA propozon që transaksioni me këtë pasuri të përjashtohet nga tatimi mbi fitimin kapital të

realizuar.

Gjithashtu, propozohet qĂ« nĂ« momentin e kalimit tĂ« titullit tĂ« pronĂ«sisĂ«, nĂ«se ka fitim kapital tĂ« tatueshĂ«m, baza e tatueshme (çmimi i shitjes – çmimi i blerjes/marrjes nĂ« pronĂ«si) tĂ« korrigjohet me normĂ«n e inflacionit vjetor, pĂ«r çdo vit nga momenti i blerjes deri nĂ« atĂ« tĂ« shitjes, si dhe

me kostot financiare të gjeneruara në momentin e marrjes në pronësi apo dhe gjatë zotërimit (kostot e financimit të blerjes, interesat e huave bankare hipotekare, ato të restaurimeve etj). Nëse rezulton kapital i realizuar, pasi baza e tatueshme është korrigjuar si me sipër, ky kapitali i realizuar të tatohet me jo më tepër se 3%.

The post NAREA: Rivlerësim me 3% për banesat, lehtësi të përhershme tatimore për shtëpinë e parë appeared first on Revista Monitor.

Depozitat në Bankën Qendrore të Kosovës arrin në 1.58 miliardë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se depozitat në BQK, deri më 31 korrik 2025 ishin 1.58 miliard euro, duke shënuar rritje prej 64.69 milionë euro nga periudha paraprake.

Prej tyre, 636.33 milionë euro janë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, 616.99 milionë euro nga bankat komerciale, 186.95 milionë euro nga AKP dhe 135.64 milionë euro nga burimet tjerat.

“Asetet e BQK-sĂ« – nĂ« fund tĂ« muajit korrik 2025 arritĂ«n vlerĂ«n prej 1.86 miliard euro, duke shĂ«nuar rritje prej 68.71 milionĂ« euro krahasuar me muajin qershor 2025. Kjo rritje ishte kryesisht si rezultat i rritjes sĂ« depozitave tĂ« Buxhetit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s (Llogaria e Thesarit), AgjencisĂ« Kosovare tĂ« Privatizimit (AKP), Fondeve pensionale dhe Fondi pĂ«r Sigurimin e Depozitave”.

Sipas raportit, nga gjithsej asetet vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit më 31 korrik 2025 ishte 1.39 miliard euro.

“Krahasuar me muajin paraprak investimet e BQK-sĂ« jashtĂ« vendit nĂ« formĂ« tĂ« depozitave dhe letrave me vlerĂ« janĂ« rritur pĂ«r 70.64 milionĂ« euro, prej tĂ« cilave investimet nĂ« depozita janĂ« rritur 101.39  milionĂ« euro, ndĂ«rsa investimet nĂ« letra me vlerĂ« janĂ« zvogĂ«luar pĂ«r 30.76 milionĂ« euro”.

BQK njofton se kapitali i BQK-së deri më 31 korrik 2025 ishte 118.77 milionë euro.

“Asetet e RezervĂ«s ndĂ«rkombĂ«tarenĂ« fund tĂ« muajit korrik shĂ«nuan vlerĂ«n 1.46 miliard euro, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 50.4 milionĂ« euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo ka ardhur kryesisht nga rritja e depozitave pĂ«r 77.4 milionĂ« euro dhe zvogĂ«limi i investimeve nĂ« letra me vlerĂ« pĂ«r 28.6 milionĂ« euro”.

The post Depozitat në Bankën Qendrore të Kosovës arrin në 1.58 miliardë euro appeared first on Revista Monitor.

Metodologjia e EUROSAT: Çmimet u rriten 2.4% nĂ« korrik, ushqimet me ndikimin mĂ« tĂ« madh

Rritja mesatare e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat ishte 2.4 % në korrik, një vlerë e ngjashme me inflacionin mesatar të vendeve të BE-së në këtë muaj.

Sipas ndryshimit vjetor tĂ« matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve tĂ« Konsumit nĂ« muajin Korrik 2025  Rritja mĂ« e madhe e çmimeve prej 12,0 % vĂ«rehet nĂ« grupin “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,3 % secili. Grupi  “Mobilim, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje” u rrit me 2,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8 %, “ShĂ«rbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me 1,6 % secili, “Komunikimi” me 1,4 %, “ShĂ«ndeti” me 1,0 %, “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€ me 0,4 %, “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” me 0,3 %.

Nga ana tjetĂ«r, çmimet e grupit “Transporti” u ulĂ«n me 0,8 %.

NdĂ«rsa ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve tĂ« Konsumit Ă«shtĂ« -0,2 %. Ky ndryshim Ă«shtĂ« ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve tĂ« grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %, pasuar nga grupet “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” me 0,3 %, “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€, “Mobilim, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje” dhe “ShĂ«ndeti” me 0,2 % secili, “Transporti” me 0,1 % .

Nga ana tjetĂ«r, çmimet e grupit “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€ u rritĂ«n me 1,7 %, pasuar nga grupet dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 %, “Mallra dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me 0,2 %.

Rumania u përball me rritjen më të madhe te çmimeve me 6.7% në korrik, e ndjekur nga Estonia dhe Slovakia, ndërsa Zvicra dhe Qipro kishin rritjen më të ulët me pak se 0.3%.

Ndryshe nga ICK, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve tĂ« Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit tĂ« çmimeve me pakicĂ« tĂ« mallrave dhe shĂ«rbimeve nga pikĂ«pamja e strukturĂ«s sĂ« shpenzimeve tĂ« cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnĂ« pĂ«r konsumin final nĂ« territorin e ShqipĂ«risĂ«. IHÇK pĂ«rdoret pĂ«r monitorimin e lĂ«vizjes sĂ« çmimeve me pakicĂ« nĂ« vendet Evropiane, duke krahasuar pĂ«rqindjen e inflacionit ndĂ«rmjet vendeve tĂ« EvropĂ«s dhe si inflacion zyrtar i BankĂ«s Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve nĂ« Bashkimin Ekonomik dhe Monetar

Burim: INSTAT

Burim: INSTAT

Burim: INSTAT

Burim: INSTAT

 

The post Metodologjia e EUROSAT: Çmimet u rriten 2.4% nĂ« korrik, ushqimet me ndikimin mĂ« tĂ« madh appeared first on Revista Monitor.

❌