Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Nëse shkon me pushime me një grua më të madhe, sigurohu që ajo është nëna jote’ – Adu i jep Yamalit këshilla për karrierën

Një nga talentet më të mëdha të futbollit të dekadës së fundit, Freddy Adu, ka dhënë këshilla për yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, lidhur me mënyrën se si të përballojë famën dhe presionin që e shoqëron një futbollist të tillë.

“Këshilla ime do të ishte të përqendrohesh, të stërvitesh dhe të fokusohesh te arti yt, sepse do të ketë shumë shpërqendrime. Dhe jam i sigurt se kjo është pikërisht ajo që po ndodh tani”, u shpreh Adu.

Ish-futbollisti amerikan ka komentuar gjithashtu edhe rreth jetës private të Yamalit, duke e paralajmëruar se çdo veprim i tij do të jetë në qendër të vëmendjes mediatike.

“Pashë në gazeta se ai ishte me pushime me një grua shumë më të madhe se ai, dhe të gjithë po flisnin për këtë. Në këtë moshë, gjithçka që bën do të diskutohet. Nëse shkon me pushime me një grua më të madhe, sigurohu që ajo të jetë vetëm nëna jote, sepse përndryshe do të kthehet në lajm”, deklaroi Adu me humor, duke nënvizuar presionin publik mbi lojtarët e rinj.

Një karrierë e ndalur për shkak të vendimeve të gabuara

Freddy Adu ishte konsideruar si premtimi më i madh i futbollit amerikan. Ai debutoi me kombëtaren e SHBA-ve në moshën 16 vjeçare dhe ishte lojtari më i ri në historinë e MLS, duke debutuar vetëm 14 vjeç. Për pak vite u bë lojtari më i paguar i Ligës dhe nënshkroi kontratë milionëshe me Nike.

Megjithatë, kalimi në Evropë nuk i solli suksesin e pritur. Ai nuk arriti të bindte trajnerë si Alex Ferguson, edhe pse provoi me Manchester United.

Pas një karriere me 14 klube të ndryshme, Adu mbeti pa ekip në moshën 33-vjeçare dhe vendosi të tërhiqej pas një aventure të fundit në futbollin suedez.

“Kur isha më i ri, bëra shumë gabime. Dilja me miq, më bënin foto në festa dhe kjo kthehej në lajm të madh. Narrativa bëhej sikur nuk isha i përqendruar te futbolli. Gabimet më kushtuan shumë”, deklaroi amerikani.

Identifikimi me Yamal

Adu e sheh veten te Lamine Yamal dhe sfidat që ky i fundit përjeton si një supertalent.

“Të gjithë sytë janë mbi të gjatë gjithë kohës, dhe kjo është e vështirë. Unë nuk mund të isha një djalë normal, edhe pse luaja në SHBA, ku futbolli as nuk është sporti më i madh. Për Yamal, në Spanjë, presioni është shumëfish më i madh. Për një lojtar të ri është jashtëzakonisht e vështirë të përballosh këtë situatë”, përfundoi Adu. /Telegrafi/

The post “Nëse shkon me pushime me një grua më të madhe, sigurohu që ajo është nëna jote’ – Adu i jep Yamalit këshilla për karrierën appeared first on Telegrafi.

Mrekulli në Kazakistan: Kairat eliminon Celticun dhe hyn në Ligën e Kampionëve për herë të parë

Kampioni kazak, Kairat Almaty, bëri historinë e klubit duke u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, pasi eliminoi Celtic në play-off në dy ndeshjet.

Kazakët nuk u frikësuan nga Celticu i famshëm dhe i favorizuar. Ata fillimisht arritën një barazim 0-0 jashtë fushe në Skoci, dhe nuk pati gola në ndeshjen e kthimit.

Pasuan koha shtesë dhe 30 minuta shtesë, po ashtu nuk pati as gola. Në total, ndeshja dyshe zgjati 210 minuta në lojë aktive, por nuk pamë gol, por kjo është më pak e rëndësishme për të dyja ekipet.

Ajo që është e rëndësishme është se Kairat mundi Celtic 3-2 me një performancë mbresëlënëse në gjuajtjet e penalltive dhe në fund kaloi tutje.

 

🇰🇿 Kazakistan ekibi tarih yazdı: Kairat 4 eleme turu geçerek Şampiyonlar Ligi’nde! pic.twitter.com/BaXoFF7Cup

— TRT Spor (@trtspor) August 26, 2025

Për Kairat, kjo është pjesëmarrja e parë në Ligën e Kampionëve në histori, por jo e para për futbollin kazak, pasi Astana më parë ka marrë pjesë në garën më elitare të futbollit në Evropë. /Telegrafi/ 

The post Mrekulli në Kazakistan: Kairat eliminon Celticun dhe hyn në Ligën e Kampionëve për herë të parë appeared first on Telegrafi.

Dikur kishte lënë Zvicrën për Kroacinë, Petric i del në mbrojtje Avdullahut

Leon Avdullahu ka marrë vendimin për të veshur fanellën e ekipit kombëtar të Kosovës. Ka disa arsye që mund të çojnë një lojtar të ndërron ekipin e përfaqësimit, një temë që mediumi Blue Sport e diskutoi me sulmuesin Mladen Petric, i cili kishte bërë njëjtë.

Futbollisti, i cili ka kaluar të gjitha grupmoshat e Zvicrës nga U15 deri në U21 dhe ishte në listën për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, tani mund të debutojë për Kosovën më 5 shtator kundër Zvicrës.

Për Federatën Zvicerane, kjo është humbja e dytë e një talenti të madh brenda pak ditësh, pas mbrojtësit Eman Kospo, i cili vendosi të luajë për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Petric shpjegon se vendime të tilla nuk janë të rralla në Zvicër, me sulmuesin që kishte kaluar te Kroacia në atë kohë.

“Mund të ketë arsye të ndryshme për secilin lojtar. Disa lojtarë zgjedhin të ndërrojnë sepse shohin perspektiva më të mira për të luajtur. Ka edhe ata që besojnë se mund të kenë sukses më të madh me ekipin kombëtar të vendlindjes së tyre”, ka thënë ish-lojtari kroat për Blue Sport.

Megjithatë, për Avdullahun, perspektiva e pjesëmarrjes në turne të mëdha ndërkombëtare nuk është e njëjtë si me Zvicrën.

“Aktualisht është e pamundur që ai të luajë në një turne të madh me Kosovën në një kohë të afërt”, thotë Petriç, duke theksuar se Kosova po ngjitet ngadalë në renditjen botërore.

Një faktor tjetër mund të jetë ndikimi i familjes dhe lidhja emocionale me vendin e origjinës.

“Është vendimi i tij dhe ai duhet të jetojë me të. Ka shumë arsye që nuk i dimë, dhe sigurisht është një humbje për futbollin zviceran, por në fund, është zgjedhja e lojtarit”, deklaroi Petric. /Telegrafi/

The post Dikur kishte lënë Zvicrën për Kroacinë, Petric i del në mbrojtje Avdullahut appeared first on Telegrafi.

Barcelona është e vendosur ta mbajë Fermin Lopezin, shitet vetëm nëse lojtari kërkon largimin

Barcelona ka një qëndrim të qartë për mesfushorin 22-vjeçar, Fermin Lopez, duke deklaruar se nuk ka ndërmend ta shesë atë, pavarësisht interesimit të madh nga Chelsea, shkruan gazetari Gerard Romero.

Klubi katalanas, ndonëse përballet me kufizimet e rrepta të “fair play financiar, është i gatshëm të shqyrtojë një transferim vetëm nëse vetë lojtari kërkon largimin.

Sidoqoftë, Barcelona e konsideron Lopezin një pjesë të rëndësishme të skuadrës së trajnerit Hansi Flick.

Sipas “The Athletic”, Chelsea ka nisur kontaktet me kampin e futbollistit për të testuar gatishmërinë e tij për një kalim në “Stamford Bridge”, ku mesfushorit i është premtuar një rol udhëheqës nga trajneri Enzo Maresca.

Lopez ka pasur minuta të kufizuara si titullar në dy ndeshjet e para të Barcelonës në La Liga për sezonin 2025/26, për shkak të konkurrencës së fortë nga Dani Olmo dhe Raphinha.

Megjithatë, ai ka shprehur hapur besnikërinë e tij ndaj Barcelonës, klubit ku është rritur.

Hansi Flick e sheh 22-vjeçarin si një element kyç në sistemin e tij dinamik me presion të lartë, ndërsa çdo ofertë e mundshme nga Chelsea – e cila mund të arrijë shifrën 50-75 milionë euro – nuk do të merret në konsideratë, përveçse në rast se vetë lojtari kërkon largim. /Telegrafi/ 

The post Barcelona është e vendosur ta mbajë Fermin Lopezin, shitet vetëm nëse lojtari kërkon largimin appeared first on Telegrafi.

Arbnor Muja pranë rikthimit në Belgjikë, ka kërkuar largimin nga Samsunspor

Samsunspor ka vendosur të ndahet me sulmuesin anësor Arbnor Muja për të liruar hapësirë në kontingjentin e lojtarëve të huaj.

26-vjeçari pritet të vazhdojë karrierën në Belgjikë, aty ku ka luajtur edhe më parë, te klubi Antwerp.

Muja ishte një nga emrat kryesorë të sezonit të kaluar te Samsunspor, duke shënuar golin vendimtar në sekondat e fundit kundër Kayserisporit në javën e fundit të Superligës turke – gol që i siguroi klubit pjesëmarrjen historike në Ligën e Evropës.

Megjithatë, me plotësimin e kuotës prej 14 lojtarësh të huaj, Samsunspor është i detyruar të bëjë lëvizje në afatin kalimtar, shkruan Gazete Gercek.

Muja ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe sipas raportimeve, është shumë afër të rikthehet në një klub të Belgjikës.

I transferuar nga Antwerp, shqiptari me origjinë nga Kosova ka regjistruar 50 paraqitje për Samsunsporin, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 2 asiste./Telegrafi/ 

The post Arbnor Muja pranë rikthimit në Belgjikë, ka kërkuar largimin nga Samsunspor appeared first on Telegrafi.

FC Malisheva prezanton përforcimin e ri Assane Diatta

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të krahut, Assane Diatta, i cili vjen pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar.

Futbollisti senegalez i është bashkuar klubit kosovar për edicionin e ri, duke sjellë me vete eksperiencë dhe cilësi shtesë në repartin ofensiv.

Diatta në edicionin e kaluar ishte pjesë e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut, ku u dallua për paraqitjet e mira dhe kontributin e tij në fazën sulmuese. Në 25 ndeshje, ai kishte 2 gola dhe 3 asistime.

Para kësaj aventure, ai ka luajtur edhe në futbollin turk me klubin Karşıyaka SK.

Përforcimi i ri pritet të rrisë konkurrencën brenda skuadrës dhe t’i ofrojë trajnerit Qatip Osmani një alternativë më shumë në fazën e avancuar të lojës.

Ky transferim shihet si pjesë e planeve të Malishevës për ta forcuar skuadrën në prag të edicionit të ri, ku synimet janë për paraqitje të forta si në Superligë, pasi në dy vitet e fundit ky klub e mbylli në pozitëne tretë. /Telegrafi/ 

The post FC Malisheva prezanton përforcimin e ri Assane Diatta appeared first on Telegrafi.

Kush është Leon Avdullahu, ardhja më e re te Kombëtarja e Kosovës?

Leon Avdullahu ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij, duke zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Kosovës.

Leon Avdullahu ka lindur dhe është rritur në Solothurn të Zvicrës, ndërsa ka rrënjë nga Kosova, më saktësisht nga Komuna e Kamenicës. Ai ka bërë të gjithë rrugëtimin e tij te Baseli, ku ka kaluar të gjitha grupmoshat e ekipit dhe ka bërë një paraqitje të shquar që e ka shpërblyer me debutimin në ekipin e parë në vitin 2023.

Gjatë kohës së tij te Baseli, Avdullahu ka arritur të shpallet kampion i Zvicrës dhe të fitojë Kupën e vendit, duke konfirmuar cilësitë e tij si një lojtar i talentuar dhe me potencial të lartë.

21-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit defensiv dhe këtë verë ka bërë një hap të madh në karrierë duke u transferuar te skuadra gjermane Hoffenheim për një shifër prej 8 milionë eurosh.

Ai është titullar i rregullt në Bundesligë, duke treguar pjekuri dhe qëndrueshmëri në fushë, ndërsa vlera e tij aktuale në Transfermarkt është 10 milionë euro.

Avdullahu ka përfaqësuar Zvicrën në të gjitha grupmoshat nga U15 deri te U21, duke grumbulluar përvojë të vlefshme ndërkombëtare.

Ai kishte ftesë edhe nga Kombëtarja A e Zvicrës, por ka vendosur të marrë një drejtim tjetër në karrierën e tij, duke zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Kosovës.

Debutimi i tij pritet të jetë pikërisht ndaj Zvicrës më 5 shtator, një moment simbolik dhe emocionues për të dhe për tifozët e Kosovës.

Ky është një vendim i madh për të ardhmen e Avdullahut dhe për Kombëtaren e Kosovës, duke i shtuar mesfushës një lojtar të ri, të talentuar dhe me vizion. /Telegrafi/ 

 

The post Kush është Leon Avdullahu, ardhja më e re te Kombëtarja e Kosovës? appeared first on Telegrafi.

Pritjes i erdhi fundi – Leon Avdullahu ka zgjedhur Kosovën para Zvicrës

Leon Avdullahu ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij, duke zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Kosovës dhe duke refuzuar përfundimisht mundësinë për të përfaqësuar Zvicrën.

Kjo zgjedhje u konfirmua nga presidenti i FFK-së Agim Ademi, ku i shtoi se mesfushori i talentuar ka zgjedhur me zemër Dardanët.

“Pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës. Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak kohë më parë kur edhe i kishim diskutuar të gjitha gjërat. Leoni me këtë vendim dëshmoi edhe një herë fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen. Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme për ekipin kombëtar të Kosovës dhe për Ty”, ka shkruar Ademi në rrjetin e tij social.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agim Ademi (@agimademi_official)

Vendimi i Avdullahut është i rëndësishëm për futbollin kosovar, pasi shton thellësinë dhe kualitetin në mesfushën e ekipit kombëtar.

Lojtari i ri ka treguar potencial të madh në karrierën e tij me klube dhe pritet të sjellë energji, vizion dhe kreativitet në fushë, duke përforcuar skuadrën në përballjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Avdullahu ka luajtur nga fillimet e tij te Baseli, ndërsa këtë vit për 8 milionë euro ai bëri hapin e madh duke u transferuar në Bundesliga te Hoffenheim.

Ai ka debutuar tashmë në Bundesliga, ku kishte një paraqitje briliante ndaj Bayer Leverkusen, ndërsa vlera e tij në Transfermakt është rritur në 10 milionë euro.

Avdullahu do t’i jap Franco Fodas një shtysë të re në mesfushë, ku Kosova në këto kualifikime, do të jetë përballë Suedisë, Zvicrës dhe Sllovenisë. /Telegrafi/ 

The post Pritjes i erdhi fundi – Leon Avdullahu ka zgjedhur Kosovën para Zvicrës appeared first on Telegrafi.

Interi tmerron Torinon në ndeshjen hapëse – pesë gola, funksionoi gjithçka

Interi ka startuar në sezonin e ri të Serie A me një fitore të jashtëzakonshme 5-0 ndaj Torinos, duke treguar forcë dhe efikasitet të lartë në “San Siro”.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu dominoi ndeshjen nga minuta e parë deri në të fundit, duke dërguar një sinjal të qartë për ambiciet e saj këtë edicion.

Pjesa e parë filloi me presion të madh nga zikaltërit. Marcus Thuram rrezikoi që në minutën e parë me një goditje me kokë që kaloi mbi traversë.

Epërsia erdhi në minutën e 18-të kur Alessandro Bastoni shënoi me kokë pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Nicolò Barella.

Image

Vetëm pas pak minutash, Interi dyfishoi rezultatin me Marcus Thuram, i cili u shërbye nga Petar Sucic dhe me qetësi dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Në minutat e fundit të pjesës, Acerbi dhe Sucic patën raste të tjera, por portieri Israel i Torinos reagoi mjaft mirë.

Image

Pjesa e dytë ishte edhe më dominuese nga Interi. Në minutën e 52-të, një gabim i mbrojtjes së Torinos u shfrytëzua nga Lautaro Martinez, i cili shënoi nga afër për 3-0.

Vetëm 10 minuta më vonë, Bastoni asistoi Thuram për golin e katërt, duke e bërë rezultatin të pakapshëm (4-0).

Në minutën e 72-të, pas një aksioni të bukur të nisur nga Lautaro Martinez, debutuesi Ange-Yoan Bonny gjeti golin e pestë, duke vulosur një fitore të madhe 5-0.

Me këtë paraqitje, Interi tregon se është i gatshëm të luftojë për titull që nga starti. /Telegrafi/ 

 

The post Interi tmerron Torinon në ndeshjen hapëse – pesë gola, funksionoi gjithçka appeared first on Telegrafi.

I harruari Mërgim Berisha merr ofertë nga klubi elitar në Turqi

Kasımpaşa ka bërë një ofertë zyrtare për Mërgim Berishën, sulmuesin 27-vjeçar që aktualisht luan te Hoffenheim, por ka mbetur i harruar.

Interesimi i Kasımpaşas u raportua nga gazetari Yagız Sabuncuoglu, i cili konfirmoi se klubi turk ka paraqitur një propozim formal për transferimin e lojtarit te Hoffenheimi.

Kontrata e Berishës me Hoffenheim skadon në vitin 2027, dhe vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, vlerësohet rreth 3.5 milionë euro.

 

ÖZEL | Kasımpaşa, Hoffenheim forması giyen Mergim Berisha için resmi teklif yaptı.

— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) August 25, 2025

Të tjera klube, përfshirë Kayserispor dhe Hertha BSC, gjithashtu janë lidhur me lojtarin, që dikur refuzoi Kosovën për Gjermaninë, por asnjëherë nuk arriti të bëjë hapin e madh.

Nëse vendos të kalojë në Turqi, do të ishte një rikthim, pasi Berisha më parë ka luajtur te Fenerbahce.

Mërgim Berisha gjatë karrierës së tij ka luajtur për FC Liefering, Red Bull Salzburg, LASK Linz, 1. FC Magdeburg, SCR Altach, Fenerbahçe, FC Augsburg dhe aktualisht për TSG Hoffenheim. /Telegrafi/

The post I harruari Mërgim Berisha merr ofertë nga klubi elitar në Turqi appeared first on Telegrafi.

Lando Norris ka 16 makina në garazhin e tij – ai zotëron gjithashtu një Lamborghini me vlerë rreth 2 milionë euro

Njëri nga pilotët më të mirë të Formula 1, Lando Norris, ka zbuluar se zotëron një koleksion mbresëlënës prej 16 makinash në garazhin e tij privat.

Në një paraqitje të fundit në podcastin Quadcast, britaniku foli për pasionin e tij për veturat dhe zbuloi cila është e preferuara e tij.

Norris tha se ndonëse ka shitur disa modele së fundmi, koleksioni i tij mbetet i pasur dhe i veçantë.

Ai pranoi se makina e tij më e dashur është Lamborghini Miura P400, një klasik i viteve ’60 me motor V12, 350 kuaj fuqi dhe shpejtësi maksimale prej 280 km/h. Vlera e kësaj makine sot arrin deri në 2 milionë euro.

“Kjo ishte hera e parë që i bëra vetes një dhuratë të vërtetë. Shpenzova shumë para, por ishte një makinë që gjithmonë doja ta kisha”, tha Norris.

Një tjetër perlë e koleksionit të tij është Shelby Cobra, një model ikonik amerikan. Norris e ka personalizuar atë duke e kromuar tërësisht dhe e ka sjellë në pistën e Silverstone, ku e ka vozitur me shumë pasion.

“Doja patjetër një të tillë. E ngava vitin e kaluar dhe ishte fantastike – tingulli është i pabesueshëm”, shtoi piloti i McLarenit.

Interesante mbetet fakti se, ndryshe nga shumica e pilotëve të rinj të Formula 1 që preferojnë modelet moderne, Norris është i lidhur më shumë me klasiket.

Pasioni i tij për makinat daton që nga fëmijëria, kur babai i tij – një entuziast i madh i automobilizmit – e shoqëronte në çdo garë që nga mosha shtatëvjeçare. /Telegrafi/ 

The post Lando Norris ka 16 makina në garazhin e tij – ai zotëron gjithashtu një Lamborghini me vlerë rreth 2 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Ermal Krasniqi kalon te Legia Varshava

Sulmuesi anësor i Kosovës, ish-lojtar i AC Sparta Prague, Ermal Krasniqi, është huazuar te Legia Varshavë për sezonin 2025/26, me mundësi blerjeje.

Krasniqi ka zhvilluar 45 ndeshje për klubin më të suksesshëm të Republikës Çeke, përfshirë shtatë takime në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve të UEFA-s kundër finalistëve të mëvonshëm, Inter Milan dhe Manchester City.

Sukseset më të mëdha vendase i arriti me FK Ballkani, ku fitoi dy herë titullin e kampionit të Kosovës në vitet 2022 dhe 2023. Ai u bashkua me Ballkanin në moshën 19-vjeçare dhe spikati për katër sezone, çka e çoi në transferimin te CFR Cluj në janar 2023.

Në të njëjtin vit, Krasniqi përfundoi i dyti në kampionat dhe arriti në raundin e 32-shave të Ligës së Konferencës së UEFA-s.

Ermal Krasniqi ka gjithashtu përvojë ndërkombëtare, me tetë paraqitje dhe dy gola për Kosovën. Ai debutoi në nëntor 2022 kundër Ishujve Faroe dhe ishte pjesë e kampit stërvitor të ekipit kombëtar në qershor 2025, duke luajtur në një miqësore kundër Armenisë.

Ermal Krasniqi do të mbajë numrin 77 te Legia Varshavë. /Telegrafi/ 

 

The post Zyrtare: Ermal Krasniqi kalon te Legia Varshava appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Albian Hajdari kalon te Hoffenheim

Albian Hajdari ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar nga Lugano te Hoffenheim në Bundesligë, një nga pesë ligat më të forta në Evropë.

Mbrojtësi 22-vjeçar ishte një nga elementët më të spikatur të Luganos dhe konsiderohet një shpresë e përfaqësueses zvicerane.

Megjithëse ishte pritur të transferohej në Ligën Premier, Hajdari përfundoi në Gjermani, ku do të bashkohet me Fisnik Asllanin dhe Leon Avdullahun, dy futbollistë me origjinë shqiptare që luajnë te Hoffenheimi.

Ky transferim erdhi pas lëndimit serioz të Koki Machidas, duke krijuar nevojën për një qendërmbrojtës të ri.

Hajdari është zhvilluar te Baseli dhe Juventusi, ndërsa te Lugano ka luajtur që nga viti 2022, duke u bërë një nga lojtarët kyç të skuadrës.

“Mezi pres ta filloj sfidën te Hoffenheimi dhe në Bundesligën gjermane, një nga top-ligat evropiane. Bisedimet me drejtuesit e klubit ishin shumë të mira. Synimi im është të jap gjithçka në fushë dhe të kontribuoj për realizimin e objektivave të skuadrës”, deklaroi Hajdari.

Në total, Hajdari ka regjistruar 110 paraqitje për Luganon dhe nëntë për Baselin. Në Superligën zvicerane ka luajtur 91 ndeshje, ndërsa 11 të tjera në Ligën e Konferencës dhe Kupën zvicerane. /Telegrafi/ 

 

The post Zyrtare: Albian Hajdari kalon te Hoffenheim appeared first on Telegrafi.

E kryer, Conrad Harder do të jetë qendërsulmuesi i ri i Milanit

Conrad Harder do të bëhet qendërsulmuesi i ri i Milanit, pasi klubi dhe lojtari kanë arritur një marrëveshje për transferimin prej 27 milionë eurosh nga Sporting, përfshirë edhe bonuset.

Dakordësia ndërmjet klubeve u arrit dy ditë më parë, ndërsa që atëherë kuqezinjtë kanë punuar për të bindur Harder të pranojë projektin sportiv të Milanit.

Kjo përfshinte edhe refuzimin e ofertës nga Rennes, e cila ishte shumë afër finalizimit të marrëveshjes para se Milani të hynte në lojë.

Harder i ka dhënë bekimin e tij Milanit dhe tani po përgatiten detajet e fundit. Pasi përfundojnë formalitetet, ai do të udhëtojë drejt Italisë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

Sulmuesi është një opsion që u shty përpara nga ndërmjetësi Busardò, ndërsa miratimi i tij u sigurua gjithashtu nga trajneri Max Allegri.

Megjithatë, kjo nuk ishte zgjedhja e parë e strategut italian, i cili fillimisht kishte shpresuar për një ribashkim me ish-sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic. /Telegrafi/ 

The post E kryer, Conrad Harder do të jetë qendërsulmuesi i ri i Milanit appeared first on Telegrafi.

Ngannou nuk ndalet me meçe ndaj emrave të njohur të boksit – tani merr përgjigje nga ‘Bombarduesi i Bronztë’

Ekipi i boksierit amerikan Deontay Wilder ka thyer heshtjen pas thirrjeve të vazhdueshme nga rivali i tij në sportet luftarake, Francis Ngannou, ish-kampion i peshave të rënda në UFC.

Wilder mbetet një nga emrat më të njohur në boksin amerikan falë fuqisë së tij nokautuese, trilogjisë së paharruar me Tyson Fury dhe përpjekjes për t’u rikthyer edhe në moshën 39-vjeçare pas disa humbjeve radhazi.

Në periudhën 2023–2024, ai u mund nga Joseph Parker me vendim gjyqtarësh dhe më pas pësoi nokaut nga Zhilei Zhang në raundin e pestë, çka bëri të dukej sikur karriera e tij po shkonte drejt fundit.

Megjithatë, më 27 qershor Wilder u rikthye në ring dhe mposhti me nokaut në raundin e shtatë Tyrrell Herndon, duke treguar se ende ka përpara ndeshje të mëdha. Njëra prej tyre mund të jetë pikërisht përballja me Ngannou.

Gjithçka nisi kur Ngannou shtoi presionin publik ndaj Wilder, duke shkruar në rrjetet sociale: “Është koha që më në fund ta zgjidhim debatin, ‘Bombarduesi i Bronztë’”.

Dy sportistët janë krahasuar prej vitesh për fuqinë e jashtëzakonshme të goditjes: Ngannou u bë i famshëm në MMA duke rrëzuar emra si Alistair Overeem, Cain Velasquez dhe Stipe Miocic, ndërsa Wilder ka mposhtur me nokaut shumicën dërrmuese të kundërshtarëve në ringun e boksit.

Përfaqësuesi i Wilder, Shelly Finkel, konfirmoi për “Sky Sports” se një përballje është e mundshme: “Deontay do të ishte i hapur për atë ndeshje vitin e ardhshëm”.

Nuk dihet nëse Wilder do të zhvillojë një tjetër përballje këtë vit përpara se të sfidojë Ngannou, apo nëse do të pushojë derisa të përballet direkt me ish-kampionin e UFC-së.

Ngannou aktualisht është më aktiv në sportin e tij, pasi vitin e kaluar mposhti Renan Ferreiran në një event të PFL Super Fights brenda një raundi të vetëm.

Megjithatë, në ringun e boksit ai ende nuk ka shënuar fitore: në dy ndeshjet e zhvilluara humbi ndaj Tyson Furyt me vendim pas 10 raundesh dhe më pas pësoi nokaut nga Anthony Joshua në raundin e dytë.

Tani, ai shpreson ta ndryshojë këtë ecuri pikërisht kundër Wilder. /Telegrafi/ 

The post Ngannou nuk ndalet me meçe ndaj emrave të njohur të boksit – tani merr përgjigje nga ‘Bombarduesi i Bronztë’ appeared first on Telegrafi.

Bayern Munich godet në sulm, afër marrëveshjes për Nicolas Jackson

Bayern Munich ka arritur një marrëveshje personale me sulmuesin e Chelseat, Nicolas Jackson, raporton gazetari gjerman Christian Falk nga “BILD”.

Aktualisht, bisedimet po zhvillohen mes dy klubeve, me bavarezët që preferojnë një marrëveshje huazimi, ndërsa Chelsea është i prirë drejt një transferimi të përhershëm.

Blutë e Londrës janë të gatshëm të ulin çmimin fillestar prej 90 milionë eurosh për ta lehtësuar largimin e lojtarit.

 

🚨 Bayern Munich have reached an agreement with Nicolas Jackson.

(🔗 Bild) pic.twitter.com/9Id48B7J7M

— Catenaccio Sports (@CatenaccioSPRT) August 25, 2025

Jackson, 24-vjeçar, u transferua te Chelsea në verën e vitit 2023 nga Villarreal dhe sezonin e kaluar shënoi 13 gola e regjistroi 5 asiste në 34 paraqitje.

Megjithatë, afrikanoveriorit nuk i është dhënë hapësirë këtë edicion nga trajneri i ri Enzo Maresca, i cili nuk e sheh atë si pjesë të planeve afatgjata të klubit.

Një marrëveshje për Jackson pritet të konkretizohet në ditët e ardhshme, ndërsa Bayern Munich kërkon me ngulm përforcime në repartin ofensiv. /Telegrafi/ 

The post Bayern Munich godet në sulm, afër marrëveshjes për Nicolas Jackson appeared first on Telegrafi.

Sulmuesi italian Scamacca shënon golin e parë pas 455 ditësh

Sulmuesi i Atalantës, Gianluca Scamacca, shënoi golin e tij të parë pas 455 ditësh, duke i dhënë fund një thatësie të gjatë.

Scamacca shënoi në barazimin 1-1 të Atalantës me Pizzën në një ndeshje të luajtur të dielën në mbrëmje.

Gjatë sezonit të kaluar, ai kaloi vetëm pesë minuta në fushë me fanellën e Atalantës, arsyeja ishte një dëmtim serioz në kofshë, i cili ndodhi pasi u rikuperua nga një operacion në gju. Më parë, ai shënoi golin e fundit në maj të vitit 2024, saktësisht 455 ditë para ndeshjes me Pizza.

“Punova shumë për këto momente. Kam kaluar disa muaj të vështirë pas meje, por çdo seancë stërvitore ishte e fokusuar në rikthimin në fushë për të ndihmuar shokët e skuadrës”.

“Më vjen keq për barazimin, por performancat ishin të mira. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Isha i motivuar, por i mbajta këmbët fort në tokë”.

“Dua të jem më i mirë dhe të shënoj gola të rëndësishëm. Kam pritur gjatë dhe tani kam ndërmend të vazhdoj të shënoj gola”, deklaroi Scamacca për DAZN. /Telegrafi/ 

The post Sulmuesi italian Scamacca shënon golin e parë pas 455 ditësh appeared first on Telegrafi.

Albian Hajdari drejt Hoffenheim, shkon në tre numri i shqiptarëve te klubi gjerman

Hoffenheimit pritet t’i bashkohet së shpejti edhe një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Luganos, Albian Hajdari.

Sipas mediumit zviceran Blick, mbrojtësi 22-vjeçar është afër të kompletojë kalimin në Bundesliga, pasi ka pranuar një ofertë të mirë nga Hoffenheimi.

Hajdari të hënën nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e Luganos, gjë që ka shtuar spekulimet për largimin e tij.

Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, interesimi për të ka qenë i madh. Kohë më parë u raportua se Hajdari kishte arritur një marrëveshje me West Ham Unitedin, ndërsa për shërbimet e tij kanë shfaqur interes edhe disa klube të tjera evropiane.

Hajdari është cilësuar si një nga mbrojtësit më të talentuar në Superligën e Zvicrës. Ai ka kontratë me Luganon deri në qershor të vitit 2028, klub të cilit iu bashkua në vitin 2023. Më parë është zhvilluar si futbollist te Baseli dhe Juventusi.

Në rast të transferimit, ai do të bashkohej te Hoffenheimi me dy futbollistët shqiptarë që tashmë janë pjesë e klubit, Fisnik Asllanin dhe Leon Avdullahun.

Dyshja luajtën si startues në fundjavën që lamë pas, ku Hoffenheim shënoi fitore ndaj Bayer Leverkusen si mysafir.   /Telegrafi/ 

The post Albian Hajdari drejt Hoffenheim, shkon në tre numri i shqiptarëve te klubi gjerman appeared first on Telegrafi.

Rodrygo hedh fanellën në tokë nga frustrimi pas zëvendësimit të hershëm kundër Oviedos

Rodrygo mori një mundësi të rrallë si titullar për Real Madridin në ndeshjen ndaj Real Oviedos, një shans për të treguar veten përpara Xabi Alonsos.

Megjithatë, braziliani nuk arriti të ndikojë në lojë dhe u zëvendësua në minutën e 63-të, duke i lënë vend Vinicius Juniorit.

Pas zëvendësimit, Rodrygo u duk i frustruar dhe hodhi bluzën e stërvitjes në tokë, gjest që la të kuptohet pakënaqësia e tij.

 

Rodrygo it’s never too late to join mancity
It’s obvious Real Madrid don’t want you there pic.twitter.com/DBHAdrD4fH

— ×͜× (@MciNicoo) August 24, 2025

Mbetet e paqartë nëse veprimi i lojtarit ishte drejtuar ndaj tij vetë apo trajnerit, por emocionet dhe frustrimi ishin të dukshëm.

Pavarësisht performancës së tij, Real Madrid shënoi fitore të qetë 3-0.

 

🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: RODRYGO IS ANGRY AFTER BEING TAKEN OFF! pic.twitter.com/IG1tKKWteW

— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) August 24, 2025

Kylian Mbappé realizoi dy gola fantastikë, ndërsa Vinicius Junior vulosi rezultatin me një tjetër gol të bukur, duke e ngritur ekipin në kuotën e 6 pikëve dhe në krye të klasifikimit të La Ligës pas dy javëve të para. /Telegrafi/

The post Rodrygo hedh fanellën në tokë nga frustrimi pas zëvendësimit të hershëm kundër Oviedos appeared first on Telegrafi.

Mbappe dy herë, Vinicius i bashkohet festës – Real Madridi fiton pastër ndaj Real Oviedos

Real Madrid shënoi fitore të qetë me rezultat 3-0 ndaj Real Oviedos në ndeshjen e javës së dytë të La Ligës, duke u bashkuar me Barcelonën dhe Villarrealin në krye të klasifikimit.

Ndeshja nisi me disa raste për skuadrën e Real Madridit.

Në minutën e 36-të, Franco Mastantuono provon nga brenda zonës, por portieri i Oviedos, Escandell, ndërhyn saktë.

Pak çaste më vonë, Arda Güler merr një pasim dhe gjuan drejt portës, por topi përfundon sërish te duart e portierit.

Në minutën e 37-të, erdhi gol, me Arda Güler që shërben një top të gjatë për Kylian Mbappé, i cili depërton në zonë dhe shënon me një goditje fantastike në qoshen e poshtme të majtë, duke çuar Real Madridin në avantazh prej 1-0.

 

🚨🇪🇸 MBAPPE OPENS THE SCORING FOR REAL MADRID!

Real Oviedo 0-1 Real Madrid.pic.twitter.com/hrjykgevCc

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 24, 2025

Në minutën e 82-të, Kwasi Sibo provon një gjuajtje nga brenda zonës për Oviedon, por goditja e tij përfundon në shtyllën e majtë.

Një minutë më vonë, Vinicius Junior realizon një pasim të saktë mbrapa te Kylian Mbappe, i cili nga afër rrëmben topin dhe e dërgon në qoshen e poshtme të djathtë për të vulosur rezultatin 2-0 në minutën e 83-të.

 

🚨🇪🇸 MBAPPE DOUBLES THE LEAD FOR REAL MADRID! VINICIUS JR WITH THE ASSIST!

Real Oviedo 0-2 Real Madrid.pic.twitter.com/9mFRLLd3b6

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 24, 2025

Në kohën shtesë shënoi edhe Vinicius Junior, i cili përfitoi nga asistimi i Brahim Diaz për 3-0.

 

🚨🇪🇸 VINICIUS JR MAKES IT THREE FOR REAL MADRID!

Real Oviedo 0-3 Real Madrid.pic.twitter.com/SkVAFtOgKg

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 24, 2025

Me këtë fitore, Real Madrid ngjitet në kuotën e 6 pikëve, duke u bashkuar me Barcelonën dhe Villarrealin në krye të klasifikimit të La Ligës pas dy javëve të para. /Telegrafi/ 

The post Mbappe dy herë, Vinicius i bashkohet festës – Real Madridi fiton pastër ndaj Real Oviedos appeared first on Telegrafi.

❌