Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tre javë para se ai ta vr*ste, 36-vjeçarja i shpëtoi jetën bashkëshortit nga vetëv*rja

Tre javë para se të vritej nga bashkëshorti i saj, Marjola Nakoleci kishte shpëtuar jetën e tij duke e ndaluar nga një tentativë vetëvarjeje. Ky detaj është bërë i ditur nga motrat e viktimës, të cilat thonë se 36-vjeçarja prej kohësh ishte nën dhunë sistematike dhe presion të vazhdueshëm. Trupi i pajetë i Marjola Nakolecit […]

The post Tre javë para se ai ta vr*ste, 36-vjeçarja i shpëtoi jetën bashkëshortit nga vetëv*rja appeared first on BoldNews.al.

REL: Nga Republika Sërpska kërkohet shkëputje e pamundur

Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk parashikon të drejtë për vetëvendosje për entitetet, që do të thotë se as paralajmërimi për miratimin e një rezolute për vetëvendosjen e Republikës Sërpska (RS), i iniciuar nga Kuvendi i këtij entiteti, nuk ka fuqi juridike. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar udhëheqjen e entitetit që të reagojë ndaj […]

The post REL: Nga Republika Sërpska kërkohet shkëputje e pamundur appeared first on BoldNews.al.

Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër

Mëngjesin e së martës është hapur njëra prej dy urave që Qeveria në detyrë e Kosovës nisi t’i ndërtojë muaj më parë mbi lumin Ibër, i cili e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe në veriun e banuar me serbë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Facebook se “më […]

The post Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me a*më drejt automjetit në Kombinat/ Lihen në burg dy të rinjtë: Nuk doja t’i vr*sja

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Oltion Asllanin, i njohur dhe me mbiemrin Vodollari, dhe Serxhio Bajzën. Asllani, 28 vjeç, akuzohet se të premten e kaluar qëlloi me armë automatike drejt një automjeti në lëvizje në zonën e Kombinatit, pas një konflikti të dhunshëm me disa persona. Në seancën […]

The post Të shtënat me a*më drejt automjetit në Kombinat/ Lihen në burg dy të rinjtë: Nuk doja t’i vr*sja appeared first on BoldNews.al.

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

Në një proces mëse të mirëorganizuar, një prodhues vendas i madh, tetë subjekte import- shpërndarje me shumicë dhe dyshimi i arsyeshëm për përcaktim çmimesh dhe cilësie, kanë kthyer 3069 farmaci të licensuara në të gjithë vendin si shitore të produkteve të diktuara nga grosistët e barnave. Krahas dominimit të tregut nga subjekte të mëdha prodhuese […]

The post 3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve appeared first on BoldNews.al.

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën. Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Basha i mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime. Në prag […]

The post Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, është parë këtë të martë duke hyrë në ambientet e Kryeministrisë, e shoqëruar nga ish-ministri i Financave, Ervin Mete. Vizita e tyre vjen pak ditë para formimit të kabinetit të ri qeveritar. Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta për ish-ministrin Mete, i cili është filmuar duke dalë i […]

The post Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re appeared first on BoldNews.al.

Po të flasë Erioni, bëhet “Dumani” i qeverisë

Nga Basir Çollaku Ndonëse është më tepër ende lutje për ndihmë ndaj ish-shefit, deklarata e fundit e Veliajt, nga qelia, pas thirrjes në pyetje dy ditore të vëllait Arbër, ka edhe nota depresioni përzier me iluzione. Kjo me gjasa për të përfunduar dëshmitar i drejtësisë. Ftesa është për Edi Ramën. Mund të dorëzohet nga frika […]

The post Po të flasë Erioni, bëhet “Dumani” i qeverisë appeared first on BoldNews.al.

U arrestua në Malin e Tomorit, lihet në burg Dorian Beu, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal

Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dorian Beun, i arrestuar dy ditë më parë në malin e Tomorrit. Beu akuzohet për “prodhim e shitje të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal” dhe masa në mungesë ndaj tij ishte caktuar në mars 2023. Në sallën e gjyqit, përmes avokatit […]

The post U arrestua në Malin e Tomorit, lihet në burg Dorian Beu, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për disa vjedhje, arrestohet skifteri në Vlorë/ EMRI

Policia ka arrestuar 37-vjeçarin Dritan Bardhi, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim si autor i disa vjedhjeve dhe tentativave të vjedhjes të kryera gjatë vitit 2025. Vjedhjet e kryera nga 37-vjeçari: • më datë 25.02.2025, ka hyrë me forcë në një dyqan në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, ku ka vjedhur […]

The post Në kërkim për disa vjedhje, arrestohet skifteri në Vlorë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Trump trondit (sërish) tregjet: Shkarkon guvernatoren e bankës qendrore

Donald Trump pa ndrojë ka treguar se do interesa të ulëta dhe i do shpejt. Prej muajsh, presidenti ka sulmuar Rezervën Federale, banka qendrore e SHBA-së, se po bën shumë pak për të ulur normat e interesit. Gjatë korrikut ai “flirtoi” me shkarkimin e drejtuesit Jerome Poëell, por u tërhoq. Një tjetër front lufte u hap kur kreu i agjencisë Federale për Financimin e Strehimit, Bill Pulte, akuzoi Lisa Cook, guvernatore në bordin e FED, se kishte gënjyer në aplikimin e saj për kredi.

Këtë herë, Trump nuk duroi më. Në një letër të postuar në rrjetet sociale, ai u shpreh se do ta heqë Cook nga posti i saj, menjëherë. Ajo tha se Trump nuk ka asnjë autoritet mbi postin e saj dhe nuk u largua. Ligjshmëria e vendimit të presidentit është shumë e pasigurt. Një vendim i Gjykatës së Lartë në maj konfirmoi vetëm se guvernatorët e Fed mund të shkarkohen me shkak, dhe Cook nuk është paditur, e lëre më e dënuar, për ndonjë krim. Akuzat, të cilat Departamenti i Drejtësisë po i heton, lidhen me dokumentet e dorëzuara përpara se Cook të merrte postin e saj. Ka pak precedent: asnjë guvernator i Fed nuk është shkarkuar për ndonjë shkak më parë.

Lëvizja ka përshkallëzuar luftën e Trump me FED, agjencia më e izoluar nga politika në SHBA. Në rrethana normale guvernatorët e FED kanë mandate jetëgjata dhe është e vështirë të largohen apo të shkarkohen. Mandati i Cook mbaron në 2038-n. Deri më tani ka qenë një luftë fjalësh, por gjasat janë të shkojë dhe në gjykatë. Ndërhyrjet e Trump në FED, do të dëmtojnë pavarësinë e bankës qendrore.

Tregjet kanë reaguar me nervozizëm. Dollari ra me 0.3% direkt pas njoftimit. Indeksi S&P 500, më i madhi ndër aksionet amerikane ra me 0.5% dhe yield-et e titujve 10-vjeçar të Thesarit u rritën me 0.04%. Ky është një kombinim fatkeq, që do të thotë se asetet amerikane po zhvlerësohen. Deri më tani rënia nuk ka qenë e madhe. Investitorët ende po presin ndonjë veprim tjetër.

Në fillim të këtij muaji, Trump përdori gjithashtu rrjetet sociale për të shkarkuar Erika McEntarfer, kreun e Byrosë së Statistikave të Punës (BLS), pasi rishikimet e të dhënave të punësimit treguan se rritja e vendeve të punës ishte dobësuar ndjeshëm. Ai ka propozuar zëvendësimin e saj me E.J. Antoni, një ekonomist i lidhur me Trump. Edhe pse ndryshimet e të dhënave të motivuara politikisht dhe ulja e normave janë ende disi larg, nuk duket më e pamundur. Trump do të duhet të kthejë disa vende të tjera në FED përpara se të ketë ndonjë shpresë për të bindur shumicën e vendosësve të normave të votojnë për më shumë se një pjesë të vogël të shkurtimeve. Dhe mijëra nëpunës civilë të përfshirë në përpilimin e të dhënave ekonomike të Amerikës me siguri do të jepnin alarmin nëse Antoni do të përpiqej të manipulonte vendet e punës ose shifrat e inflacionit.

Veprimet e Trump pothuajse me siguri do të rezultojnë vetë-shkatërruese, duke e bërë qëllimin e tij përfundimtar – kostot më të ulëta të huamarrjes për qeverinë federale dhe amerikanët e zakonshëm – shumë më të vështirë për t’u arritur. Fed kontrollon vetëm normat afatshkurtra të interesit; normat afatgjata përcaktohen nga tregu i obligacioneve. Ndërmjet deficiteve të fryra dhe kërcënimit se ndërhyrja politike mund të mbajë inflacionin në nivele të larta, investitorët po turbullohen. Yield-et e thesarit 30-vjeçar janë gati 5% dhe po qëndruar i ngritur gjatë muajve të fundit, edhe pse ekonomia është ngadalësuar. Nëse Trump i konsideron të padëshiruara normat e larta të interesit kur rritja ishte e fortë, kombinimi i tyre me rritje të dobët do të ishte akoma më i pakëndshëm./TheEconomist

The post Trump trondit (sërish) tregjet: Shkarkon guvernatoren e bankës qendrore appeared first on Gazeta Si.

Përfitimet fiskale të sezonit turistik/ Konsumi i lartë amortizohet nga informaliteti

Nga Gazeta ‘Si’ – Sezoni turistik 2025 ka gjeneruar më shumë konsum se një vit më parë, përkthyer në më shumë të ardhura, por një pjesë e madhe e tyre vazhdon të minohet nga informaliteti.

Ky është konkluzioni i ekspertëve financiarë të qendrës ALTAX, të cilët analizojnë sezonin turistik nga pikëpamja e cilësisë fiskale.

Nga llogaritjet e ALTAX rezulton se çdo vizitor shtesë gjatë periudhës Janar–Korrik 2025 ka gjeneruar mesatarisht rreth 65.000 lekë të ardhura tatimore shtesë. Ky rezultat tregon se rritja e të ardhurave tatimore +9.4% ka qenë më e shpejtë se rritja e numrit të vizitorëve, +5.1%.

Rritja 11.8% e akcizës është po ashtu një tregues i konsumit të lartë të karburantit, transportit dhe produkteve të zakonshme turistike. Pozitivisht vërehet arkëtimi i lartë nga tatimi mbi pagat, +26.5%, si provë e formalizimit të punësimit sezonal dhe turizmit në tërësi. Nga llogaritjet e ALTAX rezulton se çdo punonjës sezonal në turizëm ka kontribuar mesatarisht rreth 406.000 lekë në tatimin mbi pagat dhe sigurimet shoqërore gjatë periudhës Janar–Korrik 2025.

Por në këtë drejtim ALTAX analizon se informaliteti në turizëm është ende i lartë dhe këtë e konfirmojnë shifrat nga TVSH-ja. Edhe pse rritja është +6.6%, TVSH mbeti nën planifikim, duke sinjalizuar se një pjesë e madhe e konsumit vijon të mos deklarohet dhe se informaliteti në shërbimet turistike është ende i lartë. TVSH fakt mbeti rreth 0.25% nën planin e buxhetit, që është relativisht e ulët në përqindje, por për një ekonomi si Shqipëria, kjo diferencë mund të përfaqësojë një volum të konsiderueshëm konsumesh të paregjistruara, sidomos në sektorin e turizmit ku shërbimet dhe hotelet mund të mos raportojnë të gjitha transaksionet.

Nga llogaritjet rezulton se, çdo vizitor mesatarisht kontribuoi 29 lekë konsum të paregjistruar (TVSH e papaguar). Në përqindje, informaliteti duket i vogël (~0.25% e TVSH-së totale), por për miliona vizitorë ky është një volum i konsiderueshëm i konsumit të paformalizuar, që lidhet kryesisht me shërbimet turistike të vogla dhe transaksionet e pa deklaruara.

Edhe rritja modeste +2.9% e tatimit mbi fitimin tregon se bizneset nuk kanë pasqyruar proporcionalisht fitimet e rritura nga konsumi turistik, duke ngritur dyshime mbi raportimin fiskal të tyre.

Taksat vendore me rënie -7.4%, nxjerrin në pah pamundësinë e bashkive për të kapitalizuar flukset turistike, veçanërisht përmes tatimit mbi pasuritë dhe shërbimet publike. Si pasojë, bashkitë humbasin pjesën e tyre të të ardhurave që mund të vinte nga shërbimet turistike, si pagesat për hotele, restorante, transport lokal dhe aktivitete argëtuese. Rënia e taksave vendore po ndikon në vijimësi gjithashtu në kapacitetin e investimeve lokale dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe turistët.

The post Përfitimet fiskale të sezonit turistik/ Konsumi i lartë amortizohet nga informaliteti appeared first on Gazeta Si.

Pas gjashtë muajve bllokim, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Pas gjashtë muajve ngërçi politik, deputetët e Kuvendit të Kosovës arritën të zgjedhin për kryeparlamentar Dimal Bashën. Basha mori 73 vota pro, kundër ishin 30 dhe 3 abstenuan.

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën.

Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Basha mori 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime.

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se ndien përgjegjësinë e madhe që i është besuar.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi sakrifica.

Basha ka falënderuar gratë e Kosovës për kontributin.

“Sot kjo republikë qëndron e pavarur edhe falë ndihmës së shteteve mike në krye me SHBA-në. Ka disa muaj që ky Kuvend është ballafaquar me një sfidë që nuk e ka parë më herët. Por mos harroni, që me gjithë betejat, besoj që ka qenë shkollë që i ka shërbyer demokracisë dhe emancipimit të shoqërisë”.

Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe unifikim.

“Shumica prej nesh dallojmë me parti por qytetarët presin që të jemi të bashkuar në objektivat tona, si zhvillimi ekonomik, forcimi i së drejtës e mbi të gjitha mbrojtja e integritetit territorial”, ka thënë ai.

Ai ka lavdëruar punën e bërë në veri të vendit, duke thënë se është minimizuar krimi në atë pjesë. Sipas tij, mbrojtja e republikës është detyrë e të gjithëve.

Basha i ka bërë thirrje Serbisë që të sillet në mënyrë demokratike.

Si kishte filluar ngërçi politik në Kosovë?

Seanca konstituive nisi më 15 prill. Por, ajo deri më tani nuk është përmbyllur për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike mes partive politike, pasi asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën për të qeverisur e vetme.

Pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, disa herë dështoi të zgjidhej në krye të organit ligjvënës në gjashtë votime të hapura, Dehari më 1 maj ndryshoi rendin e ditës.

Ai më pas kërkoi nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe që të propozonin nga një anëtar për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.

Kjo u kundërshtua nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, të cilat refuzuan që të propozonin anëtar për këtë Komision.

Fillimisht, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës iu drejtua Kushtetueses për çështjen e ngërçit. Gjykata u përgjigj më 26 qershor, duke thënë se votimi duhej të bëhej sipas praktikave të deritanishme. Ajo u dha deputetëve 30 ditë afat ta përmbyllnin procesin e konstituimit, por ky afat u shpërfill.

Në ndërkohë, PDK-ja dhe LDK-ja, dorëzuan lëndë të ndara për çështjen e votimit të kryeparlamentarit.

Kushtetuesja vendosi masë të përkohshme nga 27 qershori deri më 8 gusht, duke ua ndaluar deputetëve që të ndërmerrnin vendime dhe veprime për konstituimin e Kuvendit.

Më 8 gusht, Kushtetuesja njoftoi për vendimin për dy lëndët e paraqitura – aktgjykimin e plotë të të cilit e publikoi më 18 gusht – përmes së cilit tha se ndryshimi i rendit të ditës ishte shkelje, duke obliguar Kuvendit që t’i kthehet votimit të hapur.

Asnjëra nga subjektet nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të bërë vet shumicën dhe po ashtu nuk është arritur një marrëveshje politike.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Kush është Dimal Basha, kryetar i ri i Kuvendit?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha me 73 vota pro të martën u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.

Biografia e tij, e publikuar në uebfaqen e Lëvizjes Vetëvendosje:

Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt.

Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.”

Dimali gjithashtu ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The New School University,” po ashtu në New York.

Me një përvojë të pasur profesionale, Dimali ka punuar në zyrën e ish-Kongresmenit Eliot Engel, si dhe si Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së.

Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë të suksesshme menaxheriale në Angli dhe ShBA. Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate, duke përfaqësuar Lëvizjen Vetëvendosje! Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim

 

The post Pas gjashtë muajve bllokim, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës appeared first on Revista Monitor.

BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

Bashkimi Evropian ka ndarë 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), duke e rikonfirmuar mbështetjen e tij për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në vend.

Fondet u disbursuan më 19 gusht 2025 dhe janë pjesë e ndihmës së përgjithshme prej 75 milionë eurosh që ka ofruar BE-ja deri tani për sektorin energjetik.

“Nga kjo mbështetjeje, mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për pagesën e faturave të energjisë, janë rinovuar mbi 3,600 shtëpi për efiçiencë energjetike, 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në proces rinovimi, mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë pajisur me panele solare dhe teknologji të kursimit të energjisë. BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike”, thuhet në njoftim.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se tashmë do të mundësojnë 1 mijë e 435 familje dhe 10 biznese.

“Është lëshuar kësti i fundit nga Bashkimi Evropian, duke mundësuar disbursimin e mjeteve për 1,435 familje dhe 10 biznese që kanë përfituar në raundin e fundit të subvencioneve për pajisje efiçiente të energjisë. Prej vitit 2022, fillimisht përmes masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës e tutje me mbështetje të Bashkimit Evropian, kemi përkrahur mbi 43 mijë familje dhe biznese me mbi 19.6 milionë euro, duke ulur kostot e energjisë dhe përmirësuar kushtet e jetesës në mbarë vendin”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ajo ka falënderuar Bashkimin Evropian  për partneritetin e vazhdueshëm dhe besimin që e bën të mundur realizimin e programeve të tilla që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë.

Me mbështetjen e BE-së në vlerë prej 75 milionë eurosh deri më tani:

Mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për faturat e energjisë

Mbi 3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë të energjisë.

28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në rinovim e sipër.

Mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë mbështetur me pajisje solare dhe pajisje me energji efiçiente.

Ndryshe, sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, fondet u disbursuan më 19 gusht 2025 dhe janë pjesë e ndihmës së përgjithshme prej 75 milionë eurosh që ka ofruar BE-ja deri tani për sektorin energjetik.

The post BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës appeared first on Revista Monitor.

Gjendet i vetëvarur i moshuari në Maliq

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maliq, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij. Sipas njoftimit zyrtar, më datë 25.08.2025, në bllokun nr. 3 të qytetit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit Xh. S., 87 vjeç. Paraprakisht dyshohet se i moshuari i ka dhënë fund jetës duke […]

The post Gjendet i vetëvarur i moshuari në Maliq appeared first on BoldNews.al.

Jori Delli rrëfen ngjarjen e rëndë familjare: Babai im pësoi infarkt, spitali i Vlorës nuk u kujdes

Jori Delli ka treguar se ka pasur një rast të rëndë familjar, pasi babai i saj pësoi një infarkt gjatë kohës që ishte në Shqipëri. Ajo ka treguar se ai është sëmurur në Vlorë, ndërsa ka shprehur rezerva për trajtimin mjekësor atje. Postimi i plotë Përshëndetje miq Këto ditë kam munguar në rrjetet sociale sepse […]

The post Jori Delli rrëfen ngjarjen e rëndë familjare: Babai im pësoi infarkt, spitali i Vlorës nuk u kujdes appeared first on BoldNews.al.

Trafikimi i armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet në Laç 41-vjeçari në kërkim/ EMRI

Policia ka kapur në Laç një 41-vjeçar të shpallur në kërkim për trafikim të armëve të zjarrit. Në pranga u vu Ritvan Keqi, 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Ai ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e […]

The post Trafikimi i armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet në Laç 41-vjeçari në kërkim/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Rubio bisedon për luftën në Ukrainë me homologët evropianë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e zhvilloi një bisedë me homologët e tij evropianë në lidhje me përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit të hënën vonë. Rubio bisedoi me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha, ministren […]

The post Rubio bisedon për luftën në Ukrainë me homologët evropianë appeared first on BoldNews.al.

Në prag të krizës së radhës – Kush mund ta qeverisë Francën?

Kryeministri i Francës, François Bayrou, i merr parasysh të gjitha duke vënë në dispozicion të ardhmen e tij politike. Në një konferencë shtypi ai deklaroi, se më 8 shtator do t’i paraqesë parlamentit kërkesën për votëbesim. Me këtë synon të krijojë qartësi, tha Bayrou. Ai i ka kërkuar pesidentit, që të thërrasë seancën e jashtëzakonshme parlamentare. “Pas […]

The post Në prag të krizës së radhës – Kush mund ta qeverisë Francën? appeared first on BoldNews.al.

Qarkullonte me armë zjarri në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari/ EMRI

 Një 38-vjeçar që lëvizte me makinë i armatosur është arrestuar nga Policia e Tiranës, teksa rezulton i proceduar më parë për të njëjtën vepër penale. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua në rrugën e Arbërit, ku u ndalua automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin Besmir Bajraktari 38 vjeç, banues në Burrel. Gjatë kontrollit të […]

The post Qarkullonte me armë zjarri në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

❌