Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tayna e pathyeshme, artistja më e dëgjuar në Spotify

Tayna është shpallur zyrtarisht artistja më e dëgjuar dhe më e paguar shqiptare në Spotify për muajin gusht. Me 3.8 milion dëgjues mujor dhe një rritje të jashtëzakonshme prej +300 mijë dëgjuesish brenda vetëm një muaji. Renditja e publikuar e vendos atë në krye, duke lënë pas emra të njohur si Noizy, Azet, Dhurata Dora, Butrint Imeri e shumë të tjerë. Ajo ka kaluar kufijtë e tregut shqiptar dhe…

Source

Skema e Investimeve, ministrja Denaj: 1,5 milionë lekë për hektar për rrjetat antibreshër

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se fermerët po mbështeten me financim për rrjetat antibreshër, për të mbrojtur prodhimin bujqësor nga risku i kushteve klimaterike. Për të me skemën e re të investimeve, financojmë rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha.

Source

Arrestimet e inspektorëve, IMT: Distancohemi nga sjellje të tilla të papranueshme, i shkarkuam nga detyra

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Tiranë ka reaguar pas operacionit të SPAK dhe të policisë duke arrestuar 2 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë, punonjës të këtij institucioni. IMT distancohet nga ngjarja duke thënë se veprimet korruptive të punonjësve janë veprime individuale, duke bërë thirrje gjithashtu që institucionet ligjzbatuese të veprojnë. Reagimi i Inspektoriatit të…

Source

1354 operacione për shuarjen e 193 zjarreve masive

Në të gjithë gjithë vendin gjatë kësaj vere janë kryer 1354 operacione për shuarjen e 193 zjarreve masive. Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur sot disa të dhëna lidhur me angazhimet në terren nga ajri dhe toka të forcave operacionale në javët e vështira të luftës ndaj zjarreve. “Në operacionet për shuarjen e flakëve në të gjithë Shqipërinë morën pjesë mbi 10 mijë forca operacionale dhe…

Source

Aksioni i SPAK, zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Në panga kanë rënë dy inspektorët Gërald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim (shtetasit Klajdi Zhilla dhe një tjetër person). Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona merrnin para tek biznese të…

Source

Spahiu: Berisha i njohu zgjedhjet, sepse 12 mijë komisionerët firmosën në çdo kuti

Në një kohë që opozita flet për mosnjohje të rezultatit dhe të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, juristi Kreshnik Spahiu thotë se PD i ka njohur kur komisionerët nënshkruan për rezultatin e zgjedhjeve. ”Berisha i njohu zgjedhjet nëpërmjet 12 mijë komisionerëve që kanë nënshkruar rezultatin për çdo kuti. Kur një parti nënshkruan dhe njeh rezultatin ky është akti juridik që i bënë zgjedhjet…

Source

Ylli Manjani: Pas SHBA-së e Gjermanisë, edhe Zvicra rrëzon përdorimin gjyqësor të të dhënave të SKY ECC

Nga Ylli Manjani Me gjykimin në Apel, më e larta e gjykimit në nivel Kantoni, mund të themi krejt pa entuziazëm, se Zvicra përfundimisht e rrëzon përdorimin gjyqsor të të dhënave të SKY ECC. Drejtësia Zvicerane thotë prerë se: 1. Të dhënat e marea nga SKY ECC janë rezultat i përgjimit masiv, ku shumica e të përgjuarve nuk kanë qenë në ndjekje penale. 2. Përgjimi masiv është i paligjshëm…

Source

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Dy persona janë arrestuar, ndërsa të paktën 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona merrnin para tek biznese të ndryshme, duke i favorizuar në zabtimin e ambienteve publike.

Source

Ndërtimi i Urës së re të Bahçallëkut, Rama poston fotot: Lehtëson trafikun e mjeteve drejt Tiranës

Vijon puna për ndërtimin e Urës së Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga puna e përditshme për ndërtimin e kësaj ure brenda parametrave të duhur. ”Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës, një vepër e rëndësishme që do të lehtësojë trafikun për mjetet që do të lëvizin në drejtim të Tiranës, ndërkohë që edhe ura e…

Source

Teatri Kombëtar i Kukullave shkon në Lezhë, shfaqja Smërfët dhe Gargamela ndiqet me interes

Teatri Kombëtar i Kukullave ndaloi në qytetin e Lezhës për më të vegjlit. Sheshi Gjergj Kastrioti u shndërrua në skene të hapur, ku fëmijët u argëtuan dhe përjetuan emocione të shumta përmes interpretimit të aktorëve. Me shfaqjen “Smërfët dhe Gargamela”, aktorët e teatrit sollën në skenë personazhe shumëngjyrëshe dhe histori plot fantazi, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për të vegjlit. …

Source

Gruaja e aktorit Naun Shundit jep lajmin e keq: Shëndeti i tij ka marrë një kthesë aspak optimale

Bashkëshortja e aktorit dhe regjisorin e njohur, Naun Shundi, ka reaguar sot lidhur me gjendjen shëndetësore të tij, i cili po trajtohet në QSUT. Ajo shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë, kolegët dhe artdashësit që janë solidarizuar me familjen në ditët e vështira, duke dhënë ndihmën e tyre. Por ka dhënë lajmin e hidhur se gjendja e aktorit ka marrë një kthesë aspak optimale, duke i bërë thirrje…

Source

Afro 6 milion shikime, fotoja e Sarës shpërthen në internet

Sara Hoxha postoi në Instagram një foto ku në trupin e saj kishte vendosur një iriq deti, duke shkruar: “E kam gjetur truprojen e Nemo-s”. Mirëpo, imazhi i shkrepur nga lart nuk të jipte ndjesinë që ajo ishte iriq deti dhe kjo duket të ketë qenë arsyeja që kjo fotografi të bëhej virale. Në më pak se tre ditë, ajo ka regjistruar 5.7 milionë shikime, e duke e ndarë këtë storyn e saj…

Source

VIDEO/ Rrufeja godet në mes të plazhit

Imazhe të frikshme të një rrufeje që goditi midis çadrave të plazhit të një resorti, janë parë në Lignano Sabbiadoro (Udine) të Italisë. Asnjë pushues nuk u lëndua në ato momente, edhe për shkak se plazhi ishte i shkretë pas stuhisë së fortë që po kalonte në ato momente. Rrufeja dëmtoi një tavolinë plastike dhe përkuli tubin e një çadre aty pranë, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale…

Source

💾

Balla me të riun shqiptar: I lindur në New York, por është kthyer të kontribuojë në atdhe

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mirëpriti në një takim Marko Çekajn, një i ri shqiptar që ka lindur në New York, SHBA ku është arsimuar për ekonomi. Me një përvojë ndërkombëtare në fushën e ekonomisë, Marko ka vendosur të kthehet në atdheun e tij për të vazhduar studimet dhe për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin e vendit. Gjatë takimit, Balla u shpreh se…

Source

FOTO/ Ura më e lartë në botë, 96 kamionë për testin e forcës

Ura e Kanionit të Madh Huajiang, një nga projektet më mbresëlënëse inxhinierike të Kinës, ka kaluar me sukses një provë kritike qëndrueshmërie vetëm disa javë para hapjes së saj. Ura masive e varur, e cila shtrihet në 625 metra mbi një grykë në lumin Beipan të provincës Guizhou, është më e larta në botë. Gjatësia e saj totale është më shumë se 2.8 km. Ndërtimi filloi në janar 2022 dhe pritet të…

Source

Fillimi i vitit të ri shkollor, Anuela Ristani: Hapim 5 shkolla të reja dhe japim kompensim financiar për fëmijët në nevojë

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani zhvilloi një takim me institucionet e varësisë për fillimin e vitit të ri shkollor. Nënkryetarja dha lajmin e mirë për hapjen e 5 shkollave të reja këtë vit. ”Gjatë vitit do të hapim 5 shkolla të reja të ndërtuara nga fillimi dhe 1 të rikonstruktuar rrënjësisht. Do të jetë shkolla “Pjetër Budi”, njësia administrative 7, “Edith Durham”, historikja…

Source

Auron Tare: Ministria publikon fotot e shpellës në Kinë si të projektit për shpellën e Spilesë në Himarë

Projekti për shpellën e Spilesë në Himarë është temë debati mes studiuesit Auron Tare dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Pas denoncimit të parë të Auron Tares se në hyrje të kësaj shpelle po ndërtohet një lavazh, pretendim që u hodh poshtë nga Ministria, studiuesi ka akuzon se po tallen me taksapaguesit shqiptarë. Fotot e projektit të publikuara nga Ministria…

Source

Në garë për Bashkinë e Tiranës? Lapaj: Edhe mundet, edhe jo!

Adriatik Lapaj nuk e ka një përgjigje finale sa i përket një kandidimi të mundshëm të tij për kryebashkiak të Tiranës, nën siglën e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. “Edhe mundet edhe mundet jo ngelet për tu parë”, tha Lapaj në një intervistë televizive. Në vijim Lapaj ishte më shterues, teksa renditi arsyet pse partia që ai drejton do të vijojë të mbetet aktive në jetën politike dhe do të punojë për të…

Source

Lita: Në mes të shtatorit shpallet qeveria ”Rama 4”, opozitës i duhet të jetë më agresive

Gazetari Lavdrim Lita, thotë se në javën e dytë të shtatorit do të kemi mbledhjen e asamblesë së PS-së, ku do të mësohet sesi do të jetë qeveria ”Rama 4”. ”Shtatori është një muaj i çuditshëm sepse janë ditët e fundit të nxehta dhe më pas vijnë rrebeshet politika. Duhet formuar qeveria dhe këto ditë po shohim intervista dhe audicione ministrash. Në javën e dytë të shtatorit do të kemi mbledhjen e…

Source

❌