Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ekskluzive | Ky është mërgimtari që u arrestua për ngacmim e shantazh ndaj ish-të dashurës në Fushë Kosovë

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një grua nga Fushë Kosova që kishte denoncuar ish-partnerin e saj për ngacmim dhe shantazh, pas kërcënimeve të vazhdueshme që ai i kishte bërë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Bekim Aliaj, rreth 53-vjeçar është arrestuar pas denoncimit të J.U., rreth 37-vjeçare, e cila ka deklaruar se ai e kërcënonte se do të publikonte foto intime për ta degraduar, pasi ajo kishte vendosur të ndahej prej tij.

Më 26 gusht, Aliaj kishte shkuar te banesa e saj në rrugën “Dardania” dhe e kishte shqetësuar duke trokitur në derë. Viktima ka thirrur policinë, e cila ka intervenuar dhe e ka arrestuar të dyshuarin.

Pas intervistimit në prani të organeve të rendit, me urdhër të Prokurores së Shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Ngacmim”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është mërgimtari që u arrestua për ngacmim e shantazh ndaj ish-të dashurës në Fushë Kosovë appeared first on Sinjali.

Prishtinë: Gruaja 66-vjeçare dyshohet se sulmoi bashkëshortin me thikë dhe gërshërë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një tjetër rast i tillë ka ndodhur pasditen e 26 gushtit në Prishtinë, ku viktimë ka mbetur një 70-vjeçar.

Sinjali mëson se në rrugën “Hyzri Talla” ka ndodhur një konflikt mes bashkëshortëve H. M., rreth 70-vjeçar dhe M.M., rreth 66-vjeçare, i cili ka përfunduar me dhunë fizike.

Sipas deklarimit të viktimës, pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshortja e tij fillimisht e kishte goditur me grushte, ndërsa më pas kishte marrë një thikë kuzhine dhe një palë gërshërë, me të cilat kishte tentuar ta sulmonte. Gjatë përpjekjes për t’u mbrojtur, ai kishte pësuar lëndime në dorë, si dhe në pjesën e nofullës dhe kokës.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF në lagjen “Bregu i Diellit” dhe në QKUK, ndërsa si dëshmitar është marrë edhe djali i tyre.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prishtinë: Gruaja 66-vjeçare dyshohet se sulmoi bashkëshortin me thikë dhe gërshërë appeared first on Sinjali.

Ngacmoi dhe shantazhoi ish-të dashurën me foto intime, 53-vjeçari nga Zvicra ndalohet në Fushë Kosovë

Vajzat dhe gratë përveç që janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, shumë herë edhe kërcënohen, shantazhohen e detyrohen të veprojnë kundër vullnetit të tyre. Një rast i tillë që dyshohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka denoncuar ish-partnerin e saj për ngacmim dhe shantazh, pas kërcënimeve të vazhdueshme që ai i kishte bërë.

Sinjali mëson se viktima J.U., rreth 37-vjeçare ka deklaruar në polici se kishte qenë në lidhje dashurie për rreth një vit me B.A., rreth 53-vjeçar, i cili jeton në Zvicër. Sipas saj, ai e kishte kërcënuar se do të publikonte disa foto intime që ia kishte dërguar më herët, me qëllim për ta degraduar publikisht.

Pasi kishte vendosur të ndahej, i dyshuari nuk po e linte të qetë duke e ngacmuar dhe shantazhuar vazhdimisht. Më 26 gusht, ai është paraqitur te banesa e saj në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë dhe ka trokitur në derën e saj, duke e shqetësuar përsëri.

Policia ka ndërhyrë rreth orës 23:20 dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku edhe është intervistuar. Me urdhër të Prokurores së Shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Ngacmim” dhe po hetohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ngacmoi dhe shantazhoi ish-të dashurën me foto intime, 53-vjeçari nga Zvicra ndalohet në Fushë Kosovë appeared first on Sinjali.

Lipjan: 23-vjeçarja denoncon bashkëjetuesin për dhunë psikike

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 26 gushtit në fshatin Medvec të Lipjanit.

Sinjali mëson se rreth orës 22:00, policia është njoftuar për një incident mes një çifti bashkëjetuesish, ku viktimë ka mbetur A. Sh., rreth 23-vjeçar, e cila ka deklaruar se është përballur me dhunë psikike nga partneri i saj, I.G., rreth 27-vjeçar.

Të dy palët janë shoqëruar në stacionin policor të Lipjanit dhe janë intervistuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” (dhunë psikike).

Viktima më pas ka shkuar me vullnetin e saj te familjarët në Istog.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lipjan: 23-vjeçarja denoncon bashkëjetuesin për dhunë psikike appeared first on Sinjali.

Podujevë: 21-vjeçari kapet me drogë e thikë në veturë, përfundon në polici

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Kështu, Sinjali mëson se një i ri ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e 26 gushtit në Podujevë, pasi u kap me drogë dhe armë të ftohtë.

Sinjali mëson se rreth orës 22:20, një veturë e tipit Opel Insignia, ngjyrë kafe, u ndalua nga njësitë policore në rrugën “Nuhi Gashi”. Gjatë kontrollit, tek shoferi Ensar Musliu, rreth 21-vjeçar u gjet një thikë si dhe një sasi narkotiku që dyshohet të jetë marihuanë (0.90 gram) e fshehur në automjet.

Sendet e dyshimta janë sekuestruar, ndërsa Musliu është shoqëruar në stacionin policor. Me urdhër të Prokurorisë, ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Podujevë: 21-vjeçari kapet me drogë e thikë në veturë, përfundon në polici appeared first on Sinjali.

Dhunë e rëndë në familje në Kaçanik, burri dyshohet se rrahu gruan – viktima me lëndime të rënda trupore

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhune në familje ka ndodhur mbrëmjen e 26 gushtit në fshatin Vatë të Kaçanikut.

Sinjali mëson se rreth orës 20:40, policia është njoftuar për një incident në rrugën “Rremza Sharri”, ku viktimë ka mbetur një grua 53-vjeçare, e identifikuar si M. Xh., rreth 53-vjeçar. Ajo ka marrë trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për këtë rast është arrestuar i dyshuari M.Xh, i cili është shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë e rëndë në familje në Kaçanik, burri dyshohet se rrahu gruan – viktima me lëndime të rënda trupore appeared first on Sinjali.

Ky është i dyshuari për rrahjen e 71-vjeçarit në Gjilan, përfundon në ndalim 48 orësh

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një përleshje të rëndë që është raportuar në Gjilan, ku viktimë ka mbetur një 71-vjeçar.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur më 25 gusht, në rrugën “Sali Çeku”, ku i dyshuari Labinot Latifi, rreth 43-vjeçar është përfshirë në një konflikt me të moshuarin I.K, rreth 71-vjeçar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Latifi është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ky është i dyshuari për rrahjen e 71-vjeçarit në Gjilan, përfundon në ndalim 48 orësh appeared first on Sinjali.

Përleshje në Gjilan, 43-vjeçari dyshohet se rrahu një 71-vjeçar

Një incident i dhunshëm është raportuar mbrëmjen e 25 gushtit në qytetin e Gjilanit.

Sinjali mëson se në rrugën “Sali Çeku” ka ndodhur një përleshje mes dy personave, ku ka mbetur i lënduar një 71-vjeçar, me inicialet I.K. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas ngjarjes.

Si i dyshuar për rastin është identifikuar L. L., reth 43-vjeçar, i cili është intervistuar nga policia. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar dhe dosja i është referuar Prokurorisë Themelore në Gjilan për procedim të mëtutjeshëm.

Një incident i dhunshëm është raportuar mbrëmjen e 25 gushtit në qytetin e Gjilanit.

Sinjali mëson se në rrugën “Sali Çeku” ka ndodhur një përleshje mes dy personave, ku ka mbetur i lënduar një 71-vjeçar, me inicialet I.K. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas ngjarjes.

Si i dyshuar për rastin është identifikuar L. L., reth 43-vjeçar, i cili është intervistuar nga policia. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar dhe dosja i është referuar Prokurorisë Themelore në Gjilan për procedim të mëtutjeshëm.

The post Përleshje në Gjilan, 43-vjeçari dyshohet se rrahu një 71-vjeçar appeared first on Sinjali.

Policia ndalon për kontroll një veturë në Prishtinë, një person kapet mat me 38 qese kokainë

Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, më konkretisht Njësiti për Reagim të Shpejtë, gjatë kontrolleve të rregullta kanë ndaluar një person në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë.

Gjatë kontrollit janë gjetur 38 qese substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë.

Për mes një komunikate për media, Policia bëri të ditur se: “I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore.”

Ai theksoi se ky veprim është pjesë e angazhimit të përhershëm të policisë për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia ndalon për kontroll një veturë në Prishtinë, një person kapet mat me 38 qese kokainë appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet lokale – KQZ sot mban mbledhjen e radhës, këto janë pikat e rendit të ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me mbajtjen e mbledhjeve, në fokus të të cilave është vendimmarrja për përgatitjen e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Në pikën e parë të rendit të ditës, KQZ pritet të vendos për decertifikimin e kandidatëve që i takojnë partive të ndryshme politike, si Vetëvendosje, LDK, Guxo, Alternativa, Bashkimi Demokratik, Kosovski Zavez dhe Koalicioni Vakat.

Por, përveç përgatitjes së zgjedhjeve lokale, KQZ pritet të vendosë për pjesëmarrjen e këtij institucioni në dy ngjarje jashtë Kosovës. Në mesin e tyre është pjesëmarrja e KQZ-së në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Estoni nga data 17 – 20 tetor 2025, pra vetëm 5 ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Rendi i ditës i plotë për mbledhjen e 52-të të KQZ-së:

  1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
  2. Aktivitetet e Zyrës

2.1. Rekomandimi 97: Rekomandim për de certifikim dhe certifikim të kandidatëve: Partia Politike Lëvizja VETËVENDOSJE!, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.2. Rekomandimi 98: Rekomandim për de certifikim dhe certifikim të kandidatëve: Partia Politike LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.3. Rekomandimi 99: Rekomandim për de certifikim të kandidatëve: Partia Politike GUXO, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.4. Rekomandimi 100: Rekomandim për de certifikim të kandidatëve: Partia Politike ALTERNATIVA, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.5. Rekomandimi 101: Rekomandim për de certifikim të kandidatit: Partia Politike Bashkimi Demokratik, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.6. Rekomandimi 102: Rekomandim për de certifikim të kandidatit: Partia Politike KOSOVSKI SAVEZ , për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.7. Rekomandimi 103: Rekomandim për de certifikim të kandidatit: Koalicioni KOALICIJA VAKAT, për Zgjedhjet Lokale 2025;

  1. Këshillat e KQZ

3.1. Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ në punëtorinë rajonale të ODIHR: Ruajtja e Integritetit Zgjedhor në Ballkanin Perëndimor – Forcimi i Mbikëqyrjes dhe Rritja e Besueshmërisë (Varshavë, 16–17 shtator 2025)”.

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ në Programin e Vizitorëve për Zgjedhjet e Këshillave të Qeverisjes Lokale 2025 në Tallinn, Estoni, 17–20 tetor 2025.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet lokale – KQZ sot mban mbledhjen e radhës, këto janë pikat e rendit të ditës appeared first on Sinjali.

Nxehtë edhe sot, temperatura shkon deri në 32°C

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 8-31 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat minimale do të sillen prej 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nxehtë edhe sot, temperatura shkon deri në 32°C appeared first on Sinjali.

Sulmi mbi spitalin në Gaza, OKB kërkon hetim urgjent: Duhet të ketë drejtësi

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se “duhet të ketë drejtësi” pas sulmit të dyfishtë të Izraelit ndaj një spitali në Gaza, ku u vranë të paktën 20 persona. Një hetim fillestar i ushtrisë izraelite ka thënë se shënjestra ishte një “kamerë e vendosur nga Hamasi”.

Sulmi ka shkaktuar dënime të ashpra ndërkombëtare, pasi ndër viktimat ishin edhe pesë gazetarë dhe katër punonjës shëndetësorë. Kryeministri britanik, Keir Starmer, e përshkroi ngjarjen si “krejtësisht të pambrojtshëm”.

Më vonë të martën, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) publikuan një hetim të parë, duke pranuar disa “mangësi” që kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm.

Sipas raportimeve, mes viktimave ishin edhe gazetarë që punonin për media ndërkombëtare si Associated Press, Reuters, Al Jazeera dhe Middle East Eye.

“Kjo është një tronditje dhe është e papranueshme,” deklaroi zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Thameen al-Kheetan.

“Kjo ngre shumë, shumë pyetje për shënjestrimin e gazetarëve dhe të gjitha këto incidente duhet patjetër të hetohen dhe përgjegjësit të mbahen para drejtësisë. […] Këto hetime duhet të japin rezultate. Duhet të ketë drejtësi. Ende nuk kemi parë rezultate apo masa llogaridhënieje,” shtoi ai.

Në anën tjetër, IDF deklaroi se kishte identifikuar një kamerë të vendosur nga Hamasi pranë spitalit, “e përdorur për të vëzhguar aktivitetin e trupave izraelite”. Sipas saj, trupat “vepruan për të eliminuar kërcënimin duke goditur dhe shkatërruar kamerën”, ndërsa pretendoi se gjashtë nga të vrarët ishin “terroristë”. Një zëdhënës ushtarak më vonë sqaroi se gazetarët e Reuters dhe Associated Press nuk ishin objektiv.

Raporti i IDF përbën një ndryshim toni krahasuar me deklaratën e kryeministrit Benjamin Netanyahu të hënën mbrëma, i cili e kishte përshkruar incidentin si një “aksident tragjik”.

Izraeli ka goditur disa herë spitalet në Gaza gjatë luftës, pavarësisht mbrojtjes që ato gëzojnë sipas të drejtës ndërkombëtare, duke pretenduar se Hamasi i përdor si baza ushtarake.

Ndërkohë, brenda Izraelit protestuesit bllokuan autostrada me goma të djegura dhe organizuan demonstrata në Tel Aviv dhe qytete të tjera, duke kërkuar që qeveria të pranojë një marrëveshje armëpushimi për lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi dhe për t’i dhënë fund luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmi mbi spitalin në Gaza, OKB kërkon hetim urgjent: Duhet të ketë drejtësi appeared first on Sinjali.

Sunderlandi eliminohet nga Kupa e Ligës angleze

Sunderlandi është eliminuar nga Kupa e Ligës angleze të martën mbrëma. Sunderlandi, që garon në Premier League të Anglisë, humbi nga Huddersfieldi i Kategorisë së Tretë angleze.

U eliminua pas ekzekutimit të penalltive. Humbi 6:5. Koha e rregullt përfundoi baras, 1:1.

Xhaka nuk ishte pjesë e ekipit. Ai u pushua për këtë ndeshje nga trajneri i Sunderlandit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sunderlandi eliminohet nga Kupa e Ligës angleze appeared first on Sinjali.

Moti për nesër: Me diell dhe i nxehtë, maksimalja arrin deri në 32°C

Nesër parashikohet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 8-31 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen prej 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti për nesër: Me diell dhe i nxehtë, maksimalja arrin deri në 32°C appeared first on Sinjali.

Bllokada e re në Kuvend, krejt çka ndodhi në seancën e sotme

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri, Dimal Bashën, dhe katër nënkryetarë, por procesi konstituiv nuk mund të konsiderohet i plotë, pasi nuk është zgjedhur ende nënkryetari nga komuniteti serb.

Kjo përbën përpjekjen e 58-të për konstituimin e legjislaturës së re, e cila rezultoi pjesërisht e suksesshme.

Dimal Basha u zgjodh kryetar me votat e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të dy partive të tjera të mëdha shqiptare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përzgjedhja e tij nuk është pritur mirë nga PDK dhe AAK, të cilat si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë kritikuar Bashën duke mos e konsideruar të denjë për këtë pozitë.

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala u zgjodhën nënkryetarë në një votim në pako. Nënkryetari i komunitetit joserb, Emilja Rexhepi, do të ndajë pozicionin me rotacion më vonë me Fidan Jilltan dhe Artan Asllanin. Megjithatë, votimi për nënkryetarin serb mbeti i bllokuar. Sllavko Simiq, kandidati i Listës Serbe, nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme.

Në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjes, Dimal Basha theksoi rëndësinë e unitetit dhe sakrificës që qëndron pas ndërtimit të Kosovës. “E ndjej përgjegjësinë për besimin tuaj dhe gjithashtu do të marrë momentin për të falënderuar Avni Deharin, dhe Sala Jasharin, për mbajtjen e këtyre seancave. E ndjej përgjegjësinë e madhe që më është besuar. Ky vend është zemra e demokracisë sonë, vendi ku përfaqësohet zëri i të gjithë qytetarëve tanë. Republika jonë u ndërtua mbi sakrifica se liria dhe shteti unë janë më të mëdha se çdo interes i veçantë”, tha Basha.

Ai shtoi se mbrojtja e Kosovës është detyrë e të gjithëve, pushtetit dhe opozitës, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes partive: “Ju bëj thirrje për bashkëpunim. Është koha të dëshmojmë se pavarësisht dallimeve politike, ne e kemi guximin dhe mençurinë për të punuar së bashku për interesin më të lartë për vendin tonë”. Po ashtu, ai iu drejtua Serbisë duke kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Procesi për nënkryetarin serb u pezullua dhe Kuvendi do të takohet sërish të enjten në orën 11:00 për të diskutuar kandidatët e mundshëm. As Verica Çeraniq, as Stefan Kovaçeviq, as Nenad Rashiq nuk arritën të sigurojnë votat e nevojshme.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kritikoi zgjedhjen e Bashës, duke theksuar se as Vetëvendosje dhe as qytetarët nuk janë të kënaqur me këtë vendim. “I patë me fytyra të varura”, tha ai duke iu referuar deputetëve të VV-së.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abidixhiku, e cilësoi votën e PDK-së dhe AAK-së për Bashën si “gabim trashanik” dhe paralajmëroi një krizë të mundshme kushtetuese për moszgjedhjen e nënkryetarit serb: “E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish-opozitës PDK e AAK që institucioneve të Kosovës t’u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullnet 73 deputetëve shumicës, LDK e respekton këtë vullnet por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione”.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se votoi Bashën për kryeparlamentar duke e konsideruar emrin serioz, por ngriti shqetësimin për sfidën e nënkryetarëve: “I pyeta, a e keni seriozisht më thanë po, e votova dhe ju uroj suksese. Ky është realiteti i Kosovës dhe deri në pafundësi s’mund ta lëmë kështu. Ta shohim tash sfidën e radhës me nënkryetarë”.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kërkoi që VV të japë shpjegim për vonesat në zgjedhjen e kryetarit: “Le të japë një shpjegim pse e kanë vonuar vendin deri me tani sa muaj. Shpresoj që do ta kenë një shpjegim para qytetarëve të Kosovës pse është vonuar vendi deri me tani”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur fillimin e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe shpreh shpresën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën.

“Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, znj. Vlora Çitaku, z. Kujtim Shala dhe znj. Emilija Redžepi”, thuhej në njoftimin e Presidencës në Facebook.

Presidentja gjithashtu shpreson që Kuvendi, sa më parë dhe në përputhje me procedurat kushtetuese, të votojë edhe Qeverinë e re, të dalë nga vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Po ashtu, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin për situatën politike në vend, duke theksuar se mungesa e vullnetit për zgjidhje institucionale po e dëmton Kosovën dhe po rrezikon fondet e jashtme.

Në një prononcim për media jashtë ndërtesës së Kuvendit, Rohde tha se kishte pasur shpresë që kriza do të tejkalohej, por se tash për tash nuk po sheh vullnet të mjaftueshëm politik për një zgjidhje.

“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu. Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, tha Rohde.

Tutje, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje partive politike që të ndërmarrin sa më shpejt hapat e radhës për të konstituar Kuvendin dhe krijuar qeverinë e re.

Hargreaves ka mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, i cili u zgjodh të martën. Megjithatë, konstituimi i plotë i Kuvendit ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga radha e komunitetit joshumicë serb, dhe seanca është shtyrë për të enjten.

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti. U bëj thirrje partive politike në Kosovë që të marrin hapat e radhës sa më shpejt e ta përfundojnë formimin e Kuvendit dhe të qeverisë së re”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.

Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar pas muajve të tërë ngërçi në Kuvend, duke marrë 73 vota për dhe mbështetje nga PDK dhe AAK, ndërkohë që Nisma vazhdoi të abstenojë me tre deputetët e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bllokada e re në Kuvend, krejt çka ndodhi në seancën e sotme appeared first on Sinjali.

Tahiri: Votimi për nënkryetarët u nda sepse Kurti nuk i ka numrat për qeveri, do zvarritje

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ndarja e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve të komuniteteve është bërë qëllimshëm nga Lëvizja Vetëvendosja. Sipas tij, kjo mënyrë i ka konvenuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka shtuar se Kurti do që të krijojë një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese, që ta zvarrisë krijimin e institucioneve meqë, sipas Tahirit, Kurti nuk i ka numrat për qeverinë.

“Pse iu deshtë që të ndajë votimin te minoritetet, sepse nuk i ka numrat për qeveri dhe nuk e dëshiron pataten e nxehtë në duart e tij, sepse kriza reale është nëse mund ta krijojë Kurti qeverinë”, ka thënë Tahiri në RTK.

Ndërkohë ka përjashtuar mundësinë e koalicionit qeverisës me LVV-në.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tahiri: Votimi për nënkryetarët u nda sepse Kurti nuk i ka numrat për qeveri, do zvarritje appeared first on Sinjali.

Ukraina e pranon se Rusia ka hyrë në rajonin kyç të Dnipropetrovskut

Forcat ukrainase kanë pranuar se ushtria ruse ka kaluar në rajonin lindor industrial të Dnipropetrovskut dhe po përpiqen të krijojnë një pikëmbështetje, por kanë njoftuar se përparimi i tyre është ndalur.

“Ky është sulmi i parë i një shkalle kaq të gjerë në rajonin e Dnipropetrovskut”, ka thënë për BBC-në Viktor Trehubov, i Grupit Operacional-Strategjik të Trupave të Dniproskut, duke shtuar se përparimi rus është ndalur.

Rusia ka pretenduar gjatë gjithë verës se ka hyrë në këtë zonë, ndërsa forcat e saj përpiqen të avancojnë më thellë në territorin ukrainas nga rajoni i Donetskut. Në fillim të qershorit, zyrtarët rusë thanë se një ofensivë kishte filluar në Dnipropetrovsk, megjithatë raportet e fundit ukrainase tregojnë se ata sapo kanë arritur të shkelin kufirin rajonal.

Çdo përparim rus në Dnipropetrovsk mund të përbëjë një goditje për moralin e ukrainasve, pasi përpjekja diplomatike e udhëhequr nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës duket se po dobësohet, pavarësisht takimit të presidentit Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin më 15 gusht në Alaska.

Sipas projektit të hartëzimit DeepState të Ukrainës, Rusia ka pushtuar tashmë dy fshatra brenda rajonit, Zaporizke dhe Novohryhorivka. Megjithatë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka mohuar këtë.

Ushtria ukrainase “vazhdon të kontrollojë” Zaporizken, ka thënë ajo në një deklaratë, dhe “luftime aktive po vazhdojnë gjithashtu në zonën e fshatit Novohryhorivka”.

Moska nuk ka pretenduar Dnipropetrovskun, ndryshe nga Donetsku dhe katër rajonet e tjera lindore të Ukrainës, por ka sulmuar qytetet e tij më të mëdha, përfshirë kryeqytetin rajonal Dnipro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ukraina e pranon se Rusia ka hyrë në rajonin kyç të Dnipropetrovskut appeared first on Sinjali.

Barduani takon ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, flasin për sigurinë – përmendet edhe dialogu

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajllovski, zhvilloi sot një takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Enriko Barduani, për të diskutuar rolin dhe rëndësinë e këtij misioni në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, në takim u theksua kontributi i vazhdueshëm i KFOR-it për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë.

“Ky mision i NATO-s është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një rajon edhe më të qëndrueshëm dhe të sigurt. Mbetemi të përkushtuar ndaj kontributit tonë në KFOR dhe mbështetjes logjistike që i ofrojmë këtij misioni në të ardhmen”, tha ministri Misajllovski gjatë takimit.

Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e një rajoni të sigurt në kohë sfidash serioze gjeopolitike dhe paqëndrueshmërie, duke theksuar se Maqedonia do të vazhdojë të jetë një shtyllë sigurie në Ballkan.

Duke pasur parasysh se mandati i gjeneral Barduanit si Komandant i KFOR-it po përfundon së shpejti, ministri e falënderoi atë për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyer lidhur me kontingjentin e Maqedonisë në këtë mision.

Nga ana e tij, gjeneral Barduani theksoi profesionalizmin e lartë dhe përkushtimin e ushtarëve të Maqedonisë, të cilët çdo ditë kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre me përkushtim të plotë.

Në kuadër të vizitës, gjeneral Barduani zhvilloi gjithashtu një takim edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-major Sashko Lafçiski.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barduani takon ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, flasin për sigurinë – përmendet edhe dialogu appeared first on Sinjali.

Tom Cruise dhe Brad Pitt e vështirë të ribashkohen në një film të ri të “F1”

Regjisori Joseph Kosinski, i njohur për suksesin e “Top Gun: Maverick”, ka treguar idenë  e re gjatë një interviste për Collider.

 “Një gazetar më pyeti: ‘Nëse do të bëje një film me Tom Cruise dhe Brad Pitt, çfarë filmi do të ishte?’ Dhe unë thashë me shaka që Sonny Hayes (personazhi i Brad Pitt në F1) kthehet në botën e Formula 1 dhe ndeshet me rivalin e vjetër Cole Trickle (roli i Tom Cruise në Days of Thunder), i cili garonte në NASCAR në vitet ’90”, ka thënë Kosinski.

Ai ka menduar që do të ishte histori fantastike, por ndoshta e pamundur për t’u realizuar.

“Flasim për një “Mission: Impossible” të vërtetë. Do të ishte shumë, shumë e vështirë për t’u bërë”, ka thënë ai.

Kanë kaluar më shumë se tre dekada që nga hera e fundit kur Cruise, 63 vjeç dhe Pitt 61 vjeç, kanë punuar bashkë, në filmin “Interview With the Vampire” të vitit 1994.

Kosinski ka zbuluar se kishte tentuar t’i bashkonte aktorët edhe më herët, në projektin “Go Like Hell”, një dramë rreth garave që më vonë u shndërrua në filmin “Ford v Ferrari” me Matt Damon dhe Christian Bale.

“Madje bëmë edhe një lexues të skenarit në shtëpinë e Tom, me Bradin dhe të tre aty bashkë. Ishte moment surreal”, ka thënë ai.

Regjisori tutje ka kujtuar se Cruise ka marrë pjesë në premierën e “F1” në Londër, ku dy aktorët patën rastin të takoheshin përsëri.

“Do të ishte e mrekullueshme sikur të gjenim një mënyrë për t’i parë të dy në të njëjtin film”, ka shtuar Kosinski.

Ai ka pranuar se suksesi i madh i “F1”, që është bërë filmi me fitimet më të mëdha të karrierës së Pitt, ishte lehtësim i madh.

“Sa herë që një film funksionon, për mua është thjesht një frymëmarrje lehtësimi. Sepse kurrë nuk e di çfarë do të ndodhë. Nuk ke asnjë ide se si do të pritet një film deri sa të shfaqet. Ka qenë fantastike ta shohësh mënyrën se si është pritur ky projekt”, ka thënë regjisori.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tom Cruise dhe Brad Pitt e vështirë të ribashkohen në një film të ri të “F1” appeared first on Sinjali.

E trishtë: Ky është 75-vjeçari nga Klina që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, nesër i jepet lamtumira e fundit

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një ngjarje të rëndë qëka ndodhur në fshatin Qeskov të Klinës, ku një burrë që jetonte i vetëm është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Siç mësoi Sinjali, viktima është Tahir Berisha rreth 75-vjeçar, i cili prej rreth 10 ditësh nuk kishte pasur asnjë kontakt me familjarët. Kjo ka bërë që një e afërme e tij, të njoftonte Policinë më 25 gusht 2025, rreth orës 15:30.

Lamtumira e fundit për të ndjerin do të bëhet më 27 gusht 2025, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Qeskovë.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Ky është 75-vjeçari nga Klina që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, nesër i jepet lamtumira e fundit appeared first on Sinjali.

❌