Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë kryesisht të kthjellët dhe pa reshje.

Moti do të jetë me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës. Vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen kryesisht në orët e mesditës, në zonat veriore të vendit, pa ndikim të dukshëm në temperaturë apo lagështi.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, era mund të forcohet përkohësisht deri në 10 m/s, duke krijuar ndjesi pak më të freskëta në ato zona.

Valëzimi në det do të jetë i lehtë, me forcë 1 deri në 2 ballë, kushte shumë të mira për lundrim dhe aktivitete detare.

Ekskluzive | Ky është mërgimtari që u arrestua për ngacmim e shantazh ndaj ish-të dashurës në Fushë Kosovë

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një grua nga Fushë Kosova që kishte denoncuar ish-partnerin e saj për ngacmim dhe shantazh, pas kërcënimeve të vazhdueshme që ai i kishte bërë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Bekim Aliaj, rreth 53-vjeçar është arrestuar pas denoncimit të J.U., rreth 37-vjeçare, e cila ka deklaruar se ai e kërcënonte se do të publikonte foto intime për ta degraduar, pasi ajo kishte vendosur të ndahej prej tij.

Më 26 gusht, Aliaj kishte shkuar te banesa e saj në rrugën “Dardania” dhe e kishte shqetësuar duke trokitur në derë. Viktima ka thirrur policinë, e cila ka intervenuar dhe e ka arrestuar të dyshuarin.

Pas intervistimit në prani të organeve të rendit, me urdhër të Prokurores së Shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Ngacmim”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është mërgimtari që u arrestua për ngacmim e shantazh ndaj ish-të dashurës në Fushë Kosovë appeared first on Sinjali.

Prishtinë: Gruaja 66-vjeçare dyshohet se sulmoi bashkëshortin me thikë dhe gërshërë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një tjetër rast i tillë ka ndodhur pasditen e 26 gushtit në Prishtinë, ku viktimë ka mbetur një 70-vjeçar.

Sinjali mëson se në rrugën “Hyzri Talla” ka ndodhur një konflikt mes bashkëshortëve H. M., rreth 70-vjeçar dhe M.M., rreth 66-vjeçare, i cili ka përfunduar me dhunë fizike.

Sipas deklarimit të viktimës, pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshortja e tij fillimisht e kishte goditur me grushte, ndërsa më pas kishte marrë një thikë kuzhine dhe një palë gërshërë, me të cilat kishte tentuar ta sulmonte. Gjatë përpjekjes për t’u mbrojtur, ai kishte pësuar lëndime në dorë, si dhe në pjesën e nofullës dhe kokës.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF në lagjen “Bregu i Diellit” dhe në QKUK, ndërsa si dëshmitar është marrë edhe djali i tyre.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prishtinë: Gruaja 66-vjeçare dyshohet se sulmoi bashkëshortin me thikë dhe gërshërë appeared first on Sinjali.

Ngacmoi dhe shantazhoi ish-të dashurën me foto intime, 53-vjeçari nga Zvicra ndalohet në Fushë Kosovë

Vajzat dhe gratë përveç që janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, shumë herë edhe kërcënohen, shantazhohen e detyrohen të veprojnë kundër vullnetit të tyre. Një rast i tillë që dyshohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka denoncuar ish-partnerin e saj për ngacmim dhe shantazh, pas kërcënimeve të vazhdueshme që ai i kishte bërë.

Sinjali mëson se viktima J.U., rreth 37-vjeçare ka deklaruar në polici se kishte qenë në lidhje dashurie për rreth një vit me B.A., rreth 53-vjeçar, i cili jeton në Zvicër. Sipas saj, ai e kishte kërcënuar se do të publikonte disa foto intime që ia kishte dërguar më herët, me qëllim për ta degraduar publikisht.

Pasi kishte vendosur të ndahej, i dyshuari nuk po e linte të qetë duke e ngacmuar dhe shantazhuar vazhdimisht. Më 26 gusht, ai është paraqitur te banesa e saj në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë dhe ka trokitur në derën e saj, duke e shqetësuar përsëri.

Policia ka ndërhyrë rreth orës 23:20 dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku edhe është intervistuar. Me urdhër të Prokurores së Shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Ngacmim” dhe po hetohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ngacmoi dhe shantazhoi ish-të dashurën me foto intime, 53-vjeçari nga Zvicra ndalohet në Fushë Kosovë appeared first on Sinjali.

Lipjan: 23-vjeçarja denoncon bashkëjetuesin për dhunë psikike

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 26 gushtit në fshatin Medvec të Lipjanit.

Sinjali mëson se rreth orës 22:00, policia është njoftuar për një incident mes një çifti bashkëjetuesish, ku viktimë ka mbetur A. Sh., rreth 23-vjeçar, e cila ka deklaruar se është përballur me dhunë psikike nga partneri i saj, I.G., rreth 27-vjeçar.

Të dy palët janë shoqëruar në stacionin policor të Lipjanit dhe janë intervistuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” (dhunë psikike).

Viktima më pas ka shkuar me vullnetin e saj te familjarët në Istog.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lipjan: 23-vjeçarja denoncon bashkëjetuesin për dhunë psikike appeared first on Sinjali.

Podujevë: 21-vjeçari kapet me drogë e thikë në veturë, përfundon në polici

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Kështu, Sinjali mëson se një i ri ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e 26 gushtit në Podujevë, pasi u kap me drogë dhe armë të ftohtë.

Sinjali mëson se rreth orës 22:20, një veturë e tipit Opel Insignia, ngjyrë kafe, u ndalua nga njësitë policore në rrugën “Nuhi Gashi”. Gjatë kontrollit, tek shoferi Ensar Musliu, rreth 21-vjeçar u gjet një thikë si dhe një sasi narkotiku që dyshohet të jetë marihuanë (0.90 gram) e fshehur në automjet.

Sendet e dyshimta janë sekuestruar, ndërsa Musliu është shoqëruar në stacionin policor. Me urdhër të Prokurorisë, ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Podujevë: 21-vjeçari kapet me drogë e thikë në veturë, përfundon në polici appeared first on Sinjali.

Dhunë e rëndë në familje në Kaçanik, burri dyshohet se rrahu gruan – viktima me lëndime të rënda trupore

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhune në familje ka ndodhur mbrëmjen e 26 gushtit në fshatin Vatë të Kaçanikut.

Sinjali mëson se rreth orës 20:40, policia është njoftuar për një incident në rrugën “Rremza Sharri”, ku viktimë ka mbetur një grua 53-vjeçare, e identifikuar si M. Xh., rreth 53-vjeçar. Ajo ka marrë trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për këtë rast është arrestuar i dyshuari M.Xh, i cili është shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë e rëndë në familje në Kaçanik, burri dyshohet se rrahu gruan – viktima me lëndime të rënda trupore appeared first on Sinjali.

Ky është i dyshuari për rrahjen e 71-vjeçarit në Gjilan, përfundon në ndalim 48 orësh

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një përleshje të rëndë që është raportuar në Gjilan, ku viktimë ka mbetur një 71-vjeçar.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur më 25 gusht, në rrugën “Sali Çeku”, ku i dyshuari Labinot Latifi, rreth 43-vjeçar është përfshirë në një konflikt me të moshuarin I.K, rreth 71-vjeçar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Latifi është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ky është i dyshuari për rrahjen e 71-vjeçarit në Gjilan, përfundon në ndalim 48 orësh appeared first on Sinjali.

Përleshje në Gjilan, 43-vjeçari dyshohet se rrahu një 71-vjeçar

Një incident i dhunshëm është raportuar mbrëmjen e 25 gushtit në qytetin e Gjilanit.

Sinjali mëson se në rrugën “Sali Çeku” ka ndodhur një përleshje mes dy personave, ku ka mbetur i lënduar një 71-vjeçar, me inicialet I.K. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas ngjarjes.

Si i dyshuar për rastin është identifikuar L. L., reth 43-vjeçar, i cili është intervistuar nga policia. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar dhe dosja i është referuar Prokurorisë Themelore në Gjilan për procedim të mëtutjeshëm.

Një incident i dhunshëm është raportuar mbrëmjen e 25 gushtit në qytetin e Gjilanit.

Sinjali mëson se në rrugën “Sali Çeku” ka ndodhur një përleshje mes dy personave, ku ka mbetur i lënduar një 71-vjeçar, me inicialet I.K. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas ngjarjes.

Si i dyshuar për rastin është identifikuar L. L., reth 43-vjeçar, i cili është intervistuar nga policia. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar dhe dosja i është referuar Prokurorisë Themelore në Gjilan për procedim të mëtutjeshëm.

The post Përleshje në Gjilan, 43-vjeçari dyshohet se rrahu një 71-vjeçar appeared first on Sinjali.

Policia ndalon për kontroll një veturë në Prishtinë, një person kapet mat me 38 qese kokainë

Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, më konkretisht Njësiti për Reagim të Shpejtë, gjatë kontrolleve të rregullta kanë ndaluar një person në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë.

Gjatë kontrollit janë gjetur 38 qese substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë.

Për mes një komunikate për media, Policia bëri të ditur se: “I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore.”

Ai theksoi se ky veprim është pjesë e angazhimit të përhershëm të policisë për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia ndalon për kontroll një veturë në Prishtinë, një person kapet mat me 38 qese kokainë appeared first on Sinjali.

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 3 persona të kërkuar nga Italia për trafik droge/ EMRAT

Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikim të lëndëve narkotike në Itali. Policia e Shtetit sqaron se në kuadër të tre operacioneve u vunë në pranga me qëllim ekstradimi në Itali shtetasit, Kledis Shermadhi, 24 vjeç, Ardit Mehdiu, 29 vjeç dhe Emiseldo Fasko., 22 vjeç, të tre banues në Fier. Ata […]

The post Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 3 persona të kërkuar nga Italia për trafik droge/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në restorantin e dasmave të Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike në kuzhinë

Këngëtari Zef Beka ka reaguar për zjarrin e rënë një ditë më parë restorantin e dasmave”Orkidea Palace” në Lezhë. Në një reagim, ai thotë se zjarri ra si pasojë e një shkëndije elektrike në kuzhinën e restorantit, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll dhe nuk pati rrezik për jetën. Reagimi i plotë:  Të nderuar miq, familjarë […]

The post Zjarri në restorantin e dasmave të Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike në kuzhinë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet pallati 3-katësh, evakuohen banorët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të Peshkopisë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Flakët kanë nisur nga kati i tretë i godinës dhe janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar të gjithë ndërtesën. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme. Zjarri […]

The post Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet pallati 3-katësh, evakuohen banorët appeared first on BoldNews.al.

Lejet mbi 6 kate në Tiranë, rënie pas arrestimit të Veliajt

Ai nuk i ka fillesat si Rama. Dhe sa duket as të ardhmen politike. Nga 10 shkurti i këtij viti, ai ndodhet në arrest me burg. SPAK dyshon se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë përfituar pasuri personale nga fonde publike. Skema përfshin favorizim të kompanive private për tendera dhe leje ndërtimi. Qysh prej muajit […]

The post Lejet mbi 6 kate në Tiranë, rënie pas arrestimit të Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Kthjellime dhe vranësira në mesditë! Sa do të shkojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në veri të vendit. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe […]

The post Kthjellime dhe vranësira në mesditë! Sa do të shkojnë temperaturat sot appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 27 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 84.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.8 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 27 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Fier: Arrestohen 3 të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge në Itali

Finalizohen 3 operacione të tjera nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohen operacionet policore të koduara “Operacionalja 61”, “Operacionalja 62” dhe “Operacionalja 63”. Vihen në pranga 3 shtetas të cilët akuzohen nga autoritetet italiane, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara, kapën gjatë 3 operacioneve të zhvilluara në qarkun e Fierit, 3 shtetas të kërkuar nga autoritetet italiane, konkretisht:

-Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues në Fier;
-Në kuadër të operacionit “Operacionalja 62” u kap dhe u vu në pranga A. M., 29 vjeç, banues në Fier;
-Në kuadër të operacionit “Operacionalja 63” u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. F., 22 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Maksimumi i dënimit: 10 vjet burgim.
Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdhaja droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

Situata me zjarret/ Mbetet aktive vatra në pyllin e Poros, vijon ndërhyrja nga ajri për neutralizimin

Vlorë- Vijon të mbetet aktiv zjarri në pyllin e Poros pranë hidrovorit në Vlorë.

Edhe pse situata u normalizua disi në orët e mëngjesit, sërish po punohet nga toka dhe ajri me një helikopter për shkak të riaktivizimit të vatrave dhe mos lejuar avancimin e zjarrit. / abcnews.al /

‘Fshesa Rama’ në Elbasan/ Emërohen administratorët e rinj në 17 njësitë e bashkisë

Pas shpalljes se vakances dhe rivleresimit ne njesite administrative dhe njesite e Bashkise Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime të vazhdueshme per pergjedhjen e administratratoreve te rinj. Është vënë re një interes i madh, sidomos nga të rinjtë, për tu bërë pjesë e këtij procesi i cili u zhvillua me korrektësi dhe transparencë ku të gjithë aplikantët u testuan me shkrim, por edhe në aftësitë e tyre komunikuese dhe punën në ekip.

Pas përfundimit të procesit Bashkia e Elbasanit ka përzgjedhur administratorët e 17 Njësive Administrative, me përjashtim të Rajonit nr. 4 në qytet ku ende nuk ka rezultuar asnjë fitues, në të gjithë njësitë e tjera janë shpallur administratorët e rinj, apo ata që u rizgjodhën.

Sa më sipër, në Rajonin nr. 1 te Qytetit është riemëruar Andromeda Poloska e cila prej pak kohësh ishte vendosur në këtë detyrë dhe u bë pjesë e konkursit për të riqëndruar.

Në Rajonin nr. 2 largohet Elsid Zyma dhe në vend të tij është emëruar znj. Eltjona Kolla.

Në Rajonin nr. 3  është rizgjedhur Fatjon Hasalla.

Në njësinë nr. 5 largohet Dritan Pisha dhe në vend të tij emërohet Agron Lulaj.

Në njësinë nr. 6 largohet Gëzim Keci dhe emërohet Luan Rama.

Në Funar Oltion Haka largohet ndërsa vendin e tij, për t’u shërbyer banorëve dhe për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm turistik, e merr Fisnik Bozha.

Në Gracen largohet Fadil Salla ndërsa emërohet Detin Haka.

Pas një pune disa vjeçare me përkushtim në shërbim të komunitetit, pavarësisht sfidave të mëdha, në Bradashesh largohet Andi Lici dhe emërohet Edmond Muça.

Gjergjani dhe Shirgjani janë dy zonat më të mëdha bujqësore të cilat kanë marrë zhvillim shumë të madh vitet e fundit, falë investimeve të Bashkisë Elbasan, por edhe përçimit të zërit të banorëve nga ana e administratorëve, respektivisht Resul Hoxha dhe Ylli Dushku të cilët largohen dhe në vend të tyre për të vazhduar këtë mision vijnë Alfred Mukja dhe Ibrahim Roçi.

Tregani me natyrën e tij fantastike dhe ujërat termalë është përtej një njësie administrative të Elbasanit, por është shtëpia e mijëra turistëve që e vizitojnë çdo vit. Banorët, e po njësoj turistët, e kësaj zone kanë gjetur përherë të hapur derën e Manjola Rexhepit për çdo problematikë të tyre, dhe me të njëjtin përkushtim këtë detyrë do ta vijojë Mërkur Kaçi.

Në Shushicë largohet Gëzim Ruda dhe emërohet Sokol Sinani i cili angazhohet të punojë më fort për zhvillimin turistik të kësaj zone, pa lënë pas dore problematikat e komunitetit.

Në njesinë administrative Labinot Fushë, pas punës së mirë të bere nga Jonuz Qosja ne detyren e administratorit shpallet fitues Islam Kaculi.

Në Papër, Gjinar, Zavalinë dhe Labinot Mal, kanë rezultuar fitues administratorët aktualë të cilët detyrën e kishin marrë prej pak kohësh dhe kërkojnë ende kohë për të plotësuar misionin e tyre.

Përkatësisht në këto zona do të administrojnë Arjan Vrapi, Emanuel Hida, Ervis Dedja, Ylber Kuçi.

Gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë Z. Gledian Llatja, administratorët edhe një herë morën porosi për të qenë në shërbim të komunitetit, zëri i çdo banori në zgjidhjen e problematikave aty ku është e mundur dhe adresimi në raste të tjera.

Sipas Z. Llatja, administratorët janë 18 sy e veshë më shumë për të qenë pranë çdo zone ashtu si komuniteti meriton të trajtohet, me përkushtim dhe dinjitet.

Llatja edhe një herë kujtoi administratorët e rinj se zyrat e njësive duhet të qëndrojnë hapur dhe të asistojnë çdo qytetar në aksesin në portalin qeveritar e-albania. Po ashtu, në fshatra fokus duhet ketë gjithashtu asistenca ndaj fermerëve për përfitimin nga fondet e AZHBR. / abcnews.al /

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike/ Fier, arrestohen tre shtetas

Policia e Fierit ka arrestuar përmes tre operacioneve të koduara ‘Operacionalja’ tre shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i  narkotikëve”, maksimumi i dënimit: 10 vjet burgim.

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Kledis Shermadhi 24 vjeç;  “Operacionalja 62” u kap dhe u vu në pranga Ardit Mehdiu 29 vjeç; “Operacionalja 63” u kap dhe u vu në pranga shtetasi Emiseldo Fasko 22 vjeç.

Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdhaja droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit.

/ abcnews.al /

❌