I harruari Mërgim Berisha merr ofertë nga klubi elitar në Turqi
Kasımpaşa ka bërë një ofertë zyrtare për Mërgim Berishën, sulmuesin 27-vjeçar që aktualisht luan te Hoffenheim, por ka mbetur i harruar.
Interesimi i Kasımpaşas u raportua nga gazetari Yagız Sabuncuoglu, i cili konfirmoi se klubi turk ka paraqitur një propozim formal për transferimin e lojtarit te Hoffenheimi.
Kontrata e Berishës me Hoffenheim skadon në vitin 2027, dhe vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, vlerësohet rreth 3.5 milionë euro.
ÖZEL | Kasımpaşa, Hoffenheim forması giyen Mergim Berisha için resmi teklif yaptı.
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) August 25, 2025
Të tjera klube, përfshirë Kayserispor dhe Hertha BSC, gjithashtu janë lidhur me lojtarin, që dikur refuzoi Kosovën për Gjermaninë, por asnjëherë nuk arriti të bëjë hapin e madh.
Nëse vendos të kalojë në Turqi, do të ishte një rikthim, pasi Berisha më parë ka luajtur te Fenerbahce.
Mërgim Berisha gjatë karrierës së tij ka luajtur për FC Liefering, Red Bull Salzburg, LASK Linz, 1. FC Magdeburg, SCR Altach, Fenerbahçe, FC Augsburg dhe aktualisht për TSG Hoffenheim. /Telegrafi/
The post I harruari Mërgim Berisha merr ofertë nga klubi elitar në Turqi appeared first on Telegrafi.