Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Vajzë Fest 2025”, tre ditët e edicionit të tretë të Vajzës së Labërisë që u bë Zonjë e festës së traditës dhe trashëgimisë

Nga Albert Vataj Tre ditë magjike në zemrën e Labërisë, në Vajzën që u ngrit si Zonjë e kujtesës dhe krenarisë, i dhanë jetë një feste që ishte më shumë se thjesht ngjarje kulturore. Ishte një zgjim shpirtëror ku u përqafuan historia dhe e tashmja, tradita dhe moderniteti, zakoni i lashtë dhe energjia e brezave të rinj. Në këtë udhëtim tre-ditor, Vajza u bë altari i mallit, i historisë…

Source

Në përvjetorin e kujtimit të “Mjeshtrit të Madh”, Kujtim Aliaj, shpirtit që farkëtoi zërat e rinj të këngës

Nga Albert Vataj Në Shkodrën e tingujve, ku fëmijët këndojnë si zogjtë e pranverës, dhe zërat zbresin me krahë të bardhë në skenën e komunikimit përmes dritës së shpirtit, ai ishte dirigjenti i ëndrrave, mjeshtri që fliste me flatërimin e magjishëm të krahëve dhe vështrimin e mëndafshtë të muzikës. Kujtim Aliaj është një emër që nuk mund të fshihet nga skena gjigante e këngës për fëmijë…

Source

Një “VAJZË” që ndez Shqipërinë!

Ju ftojmë të ndiqni tre ditët magjike të edicionit të tretë të “Vajzë Fest 2025”, festës së traditës dhe trashëgimisë në fshatin e vogël që u bë sofra e madhe e Labërisë, por jo vetëm, e krejt Shqipërisë. Në këtë udhëtim tre-ditor, Vajza u bë altari i mallit, i historisë, i kulturës, i etnografisë, i mikpritjes dhe i dashurisë. “Vajzë Fest 2025”, nuk u përjetua thjesht si një aktivitet…

Source

Migjeni, poeti i kohnave tragjike, zani i gjëmimshëm i një shpirti të drobitun nga dhimbja

Nga Albert Vataj Migjeni, erdhi në letrat shqipe si një za i gjëmimshëm i një shpirti të drobitur nga dhimbja dhe padurimi, nguti i një hapi që në garë me kohën e n’luftë me sëmundjen, gjeti te fjala dhe vargu forcën me ngrit krye, zgjoi vullnetet e ndrydhuna për me gjuejt me grushtin e paligjshëm malin që s’bzan. Asht ai emër, ai za, ai kushtim që vjen dhe rivjen te sekush prej nesh…

Source

POSTMORTUM PER ARTUR ZHEJIN – Vdekja që vjen për të na treguar se si duhet jetuar

Nga Albert Vataj Një zemër pushoi, por jo një zë, një prej atyre zërave të gjëmimshëm, mëtimeve të përkora dhe mendimeve të shuguruara në dritën e dijes. Një trup u nda nga fryma. Një mendim që s’u këput nga kafshimi i terratisës i Amokut. Një jetë u mbyll, por jo jehona e saj, ajo që kaploi krejtkund mendimi i shpirtit të bukur bëhet qiell për krahët e çdo fluturimi, buzë për këngët e çdo…

Source

Ul siparin skena e “Vajza Fest 2025”, në një natë spektakolare festive

Nga Albert Vataj Mbylli siparin në mesnatën e mbrëmshme me një atmosferë shpërthyese fetive, në një skenë gjigante me kënge dhe valle, “Vajzë Fest 2025”, një event që nisi si takim brezash për t’u shndërruar në një traditë. Për tre ditë me radhë, fshati Vajzë i Labërisë u shndërrua në një tempull arti, kulture dhe kujtese. Nga çdo anë e Shqipërisë, njerëzit u mblodhën për të festuar…

Source

“Vajza Fest 2025”, rikthehet në jetë zemra antike e olimpizmit në Amantian ilire

Nga Albert Vataj Në ditën e dytë të “Vajza Fest 2025”, Amantia u ngrit si një orakull i ringjallur, ku mijëvjeçarët u përkulën para një çasti të vetëm. Në atë amfiteatër të gurtë, ku koha ka gdhendur heshtjen e saj madhështore, tingujt e sotëm u përzien me jehonën e largët të lashtësisë. Gurët, të tharë nga shekujt dhe të rrahur nga erërat, u bënë altari i një flake të re që digjej me të njëjtin…

Source

Teodor Keko, zëri i shpirtit që u këput duke kënduar, 23 vite më parë

Nga Albert Vataj Më 22 gusht 2002, Teodor Keko i dorëzohej vdekjes ende i ri në moshë, por me një jetë të mbushur me përjetim e me ëndrra, me zjarrin e vargut dhe me fjalën e tij që gjëmonte si kushtrim. Ai nuk jetoi gjatë në vite, por jetoi gjatë në thellësi, duke i dhënë kohës së tij një dendësi të rrallë, ku poezia, proza, gazetaria dhe qëndrimi qytetar u bënë shenja të pashlyeshme të…

Source

Lamtumira për Frank Caprio, gjykatësin që e shndërroi gjykatën në tempullin e drejtësisë humane

Nga Albert Vataj Askush nuk zgjedh dot mënyrën se si do të ndahet nga jeta, por ai, Frank Caprio, duke dëgjuar zërin e zemrës ai zgjodhi mënyrën se si po ndahet nga njerëzit, se si do të kujtohet prej tyre, se si do t’i përkasë përjetësisë shpirti hyjnor që ai mbështolli me mantelin e gjykatësit. Ka ndaluar zemra e gjykatësit të zemrave, e asaj zemre që solli në gjyq drejtësi hyjnore…

Source

Gjergj Luca me djalin Ndrekën, përshëndet nga Parga e Vilajetit të Janinës

Nga Albert Vataj Po, nga Parga e Vilajetit të Janinës, një nga katër vilajetet shqiptare të dikurshme. Nga kjo pikë e hartës historike të Shqipërisë etnike, u dëgjua kësaj here fjala e Gjergj Lucës, e shoqëruar me pamje të gjalla dhe të ngrohta familjare. Sipërmarrësi shqiptar, i cili ka ndërtuar një raport të veçantë komunikimi me ndjekësit e tij, ridoli në këtë përditësi të ndarë me publikun…

Source

Alban Skenderaj, fenomeni i muzikës shqiptare, magja e zërit të ngrohtë që diellon shpirtrat

Nga Albert Vataj Ndryshe ngase e kam trajtuar më herët këtë identitet krijues të muzikës shqiptare, kësaj here rrekem ta shpërfaqë Alban Skënderajn, si opus, në një ngulm më të themeltë, duke thjeshtuar kohëshmërinë dhe aktualitetin, për t’iu përafruar një analize, përmes një trajtimi me qasje shteruese. Muzika shqiptare, shquhet për karakteristikat e saja unike, të cilat shpesh mbështeten mbi…

Source

Alban Skenderaj, fenomeni i muzikës shqiptare, risia si sintezë e një identiteti unik artistik

Ndryshe ngase e kam trajtuar më herët këtë identitet krijues të muzikës shqiptare, kësaj here rrekem ta shpërfaqë Alban Skënderajn, si opus, në një ngulm më të themeltë, duke thjeshtuar kohëshmërinë dhe aktualitetin, për t’iu përafruar një analize, përmes një trajtimi me qasje shteruese.

Nga Albert Vataj

Muzika shqiptare, shquhet për karakteristikat e saja unike, të cilat shpesh mbështeten mbi traditën, duke marrë spunto edhe nga etnofolku ynë i larmishëm, por përgjithësisht atë e godet më ndjeshëm ndikimi i huaj. Shpesh ky ndikim është aq fondamental, sa edhe tërësia transformues të asaj tradite, mbi tabanin e të cilit hedh shtat ngrehina muzikore, si përfaqësim identitar.

Referuar këtij konteksti vëzhgues dhe një analize të detajuar të komponentëve në vijim, dal në përfundimin se Alban Skënderaj, si tekstshkrues, muzikant dhe këngëtar, nuk është thjeshtë një kantautor, por një fenomen në muzikën shqiptare. Dhe kjo nuk është një përfundimtare dëshiruese, por një rezultate hulumtuese dhe thellësisht shqyrtues.

Kënga shqiptare dhe Alban Skënderaj

Kur flasim për artin e muzikës, nuk duhet të kënaqemi me leximin sipërfaqësor të produktit të gatshëm, këngës, si një njësi e vetme e shijimit estetik dhe komunikimit. Muzika, përtej melodisë dhe zërit, është një proces kompleks krijimi, që kërkon të analizohet në tërësinë e elementëve që e përbëjnë: ideja, teksti, kompozicioni, interpretimi, orkestrimi dhe emocioni që gjeneron. Këta komponentë, të ndërthurur në mënyrë organike, janë ata që përcaktojnë jetëgjatësinë, ndikimin dhe vlerën e një vepre muzikore.

Në këtë shtrirje të re të vështrimit kritik, larg qasjes së zakonshme që ndalet tek shijet personale apo modat kalimtare, përpiqem të riprojektoj identitetin e krijimtarisë muzikore shqiptare, përmes një shembulli që vetë e artikulon më mirë se çdo përkufizim, Alban Skënderaj.

Në një kohë kur tregu muzikor shqiptar është bërë i tejngopur me prurje të pafiltruara, që variojnë nga formësime të brishta dhe të rrëgjuara, deri tek përpjekje të denja për vëmendje, konsumi i muzikës është kthyer shpesh në një veprim të shpejtë, të paduruar dhe pa reflektim. Kjo ndodh edhe për shkak të formatit me kohështrirje të shkurtër që imponon platforma dixhitale, ku klikimet dhe algoritmet zëvendësojnë gjykimin estetik.

Por përtej këtij kaosi të bollëkut, ekzistojnë figura që nuk i janë dorëzuar rastësisë, as instinktit komercial. Figura që përfaqësojnë jo vetëm cilësinë artistike, por edhe një qëndrueshmëri në kohë, një qëllimësi dhe një etikë krijuese që e tejkalon një hit sezonal. Alban Skënderaj është një prej pak atyre që përfaqësojnë këngën.

Skënderaj nuk është thjesht një emër suksesi, por një rast studimi. Ai është një autor që shkruan, kompozon, interpreton dhe koncepton, duke mbajtur një kontroll të plotë mbi të gjithë hallkat e procesit krijues. Është kjo përmasë e integruar që e veçon nga shumë të tjerë në skenën muzikore shqiptare dhe që i jep atij epitetin “fenomen”, jo në kuptimin hiperbolik të fjalës, por në kuptimin e një dukurie që meriton vëmendje të veçantë analitike.

Në krijimtarinë e tij gjejmë një simbiozë të rrallë midis trashëgimisë kulturore shqiptare dhe ndjeshmërisë moderne globale. Ai di të ruajë aromën e etnofolkut, pa e banalizuar atë, ndërsa përthith me inteligjencë rrymat e huaja pa rënë në imitim. Pikërisht në këtë përballje të dy botëve, tradicionale dhe moderne, qëndron forca e tij ndërtuese. Ai nuk ndërton një kompromis, por një ekuilibër estetik dhe ky është një kriter përcaktues.

Kur fjala është një kod emocional indentitar

Tekstet e Alban Skënderajt nuk janë përshkrime të lehta ndjenjash të zakonshme, por rrëfime që lindin nga përjetimi dhe vetëreflektimi. Ai ka krijuar një kod emocional indentitar, ku fjalët kanë peshë, muzika ka shpirt dhe kënga është gjithnjë një ftesë për bashkëjetesë shpirtërore. Qoftë kur flet për dashurinë, largësinë, brishtësinë njerëzore apo për identitetin, ai e bën këtë me një ndjeshmëri që nuk shteron në modë, por gëlon në kohë.

Në një klimë ku ndikimet e huaja janë gjithnjë e më agresive dhe shpesh deformuese për fizionominë autentike të muzikës shqiptare, Alban Skënderaj ka arritur të ndërtojë një strukturë origjinale, e cila nuk rrezikon të asimilohet. Ai e ka shndërruar individualitetin e tij artistik në një urë mes brezave, zhanreve dhe formave shprehëse, me përkushtim dhe koherencë.

Duke vështruar me objektivitet dhe me kritere të qarta të estetikës muzikore, rezulton se Alban Skënderaj nuk është thjesht një kantautor i suksesshëm, por një figurë themelore në hartën bashkëkohore të muzikës shqiptare. Ai nuk i përket vetëm një brezi, një kohe apo një stili. Ai përfaqëson një mënyrë të të qenit artist, në një kohë që ka humbur orientimin estetik dhe përkushtimin ndaj formës dhe përmbajtjes. Pikërisht për këtë arsye, Alban Skënderaj është më shumë se një emër i dashur për publikun. Ai është një referencë e qëndrueshme për çdo analizë serioze të muzikës shqiptare në dy dekadat e fundit.

Alban Skënderaj, estetika e këngës si ndërgjegje

Kënga, si një ndër format më të përhapura të artit, ka qenë gjithmonë një strehë për ndjeshmërinë dhe përvojën njerëzore, duke alternuar përmasat e saj mes argëtimit dhe shpirtëzimit. Për artistë si Leonard Cohen, kënga është “lutje dhe poezi e zëshme”, për Lucio Dalla ajo është një “monolog i intimitetit njerëzor”, ndërsa për Bob Dylan, ajo është histori, rebelim dhe përsiatje.

Në këtë linjë, Alban Skënderaj, si kantautor, nuk qëndron jashtë këtyre koordinatave. Ai përfaqëson një qasje të ndërgjegjshme ndaj këngës, ku fjala, melodia dhe qëllimi krijojnë një tërësi artistike të përkushtuar, e cila ia del të mbijetojë jashtë koniunkturës së tregut dhe klisheve komerciale.

Një nga elementët më dallues të veprës së Alban Skënderajt është kujdesi ndaj fjalës. Kjo e vendos atë në një traditë të kantautorëve që e shohin tekstin si substrat letrar, jo si mbushje ritmike.

Ashtu siç Leonard Cohen punonte për vite mbi një varg të vetëm, Skënderaj krijon këngë që mund të lexohen si poema të brendshme, të maturuara, të përshkuara nga mendim dhe ndjenjë. Në “Dikur” ose “Duamë”, vargjet nuk janë të zëshme, por të zëna nga përjetimi, të heshtura në formën dhe të forta në kuptim.

Cohen thoshte: “Një këngë e mirë është një përpjekje për të zbuluar të vërtetën e vetes.” Skënderaj e bën këtë pa patetizëm, por me një zëshmëri e thellë shpirtërore që tingëllon.

Ndërtim i emocioneve, jo thjesht strukturë muzikore

Këngët e Albanit nuk janë të ndërtuara për ritmin, por për rrëfimin melodik. Të ndjeshme, të përmbajtura, shpesh të ngadalta. Një ritmikë që e ndjen brenda teje si një energji që mbush gjithë praninë me një gjendje të frymtë. Këto këngë ndërtojnë një ambient për ndjesinë, jo një spektakël për veshin, krijojnë një marrëdhënie, rikonceptojnë një raport, të tundojnë në përfshirje dhe të ngërthejnë në përjetim.

Në këtë aspekt, ai qëndron afër një qasjeje që e hasim te Nick Drake ose James Taylor, ku kitara është shtrat i rrëfimit, dhe melodia e vë ndjesinë në lëvizje, jo në ankth.

Siç ndodh në këngët e Lucio Battisti, tingulli te Skënderaj është ngarkesë e brendshme, jo pamje e jashtme.

Këndimi, zë i kontrolluar, jo i stërngarkuar

Zëri i Alban Skënderajt është një zë që nuk shpërthen, por përfton. Ai nuk është vokalist në kuptimin virtuoz të fjalës, por është interpreti i ndjenjës, një përshkrueshmëri e drejtpërdrejtë dhe e thellë e zërit. Në këtë kuptim, ai i ngjan më shumë Charles Aznavour-it, për të cilin “zëri është për të thënë atë që nuk thuhet dot, jo për të impresionuar.”

Në një realitet ku zërat shpesh ngrihen për të sunduar, ai e ul zërin për të prekur. Dhe kjo është shenjë klasi, jo mungese force, është një trajtim unik i marrëdhënies, përmes të cilit ai kërkon të përshkojë ndijimet dhe të shtratifikojë urtësinë e përshkueshmërisë së lojës harmonike. Zotërimi i asaj gjendje që e thërret qenien në rrokjen e përmasave të lirisë që vjen nga përjetimi, duke e futur ndjenjën në një dimension etern përfshirjeje.

Një tjetër tipar i rëndësishëm është aftësia kompozicionale. Alban Skënderaj rrallë kompozon mbi impulse, këngët e tij janë të qarta në linjën melodike, strukturën narrative dhe zhvillimin dramatik. Ai i mendon si rrëfime që kanë hyrje, tension dhe zgjidhje. Kjo e lidh atë me traditën e cantautori-t italian, ku kënga është një “dramaturgji” e ndjenjës.

Në këtë aspekt, është më pranë Francesco De Gregori dhe Ivano Fossati, ku krijimtaria është ndarje e vetes, jo ekspozim i vetes.

Pozicioni në muzikën shqiptare, një zë jashtë zhurmës

Në peizazhin shqiptar, ku shpesh ka një mbingarkesë emocionalo-komerciale, ku shumë këngë i përkasin një mode të shpejtë, Skënderaj përfaqëson një qasje etike dhe estetike. Ai nuk prodhon, ai krijon. Dhe kjo është ajo që e dallon nga pjesa më e madhe e tregut.

Ai është nga të paktët që nuk është deformuar nga “sistemi i klikimeve”, dhe për këtë, është një model i rrallë rezistence kulturore, një sfidë e kurajshme, jo vetëm për të ruajtur autenticitetin por edhe për të dëshmuar modelin si një strukturë arti që i kundërvihet mendësive dhe paragjykimeve, sipas të cilave është tregu dhe konsumimi ai që imponon.

Krijimtaria e Alban Skënderajt nuk mund të kuptohet vetëm si suksesi i një kantautori, ajo duhet lexuar si dëshmia e një qasjeje serioze ndaj artit të këngës. Ai është një autor i përkushtuar përmes një dedikimi të urtë dhe ekuilibri që e shndërron këngën në një solemnitet të shprehjes.

Ashtu siç Bob Dylan tha dikur: “Një këngë nuk ka për detyrë të të bëjë të ndihesh më mirë, por të të bëjë të ndihesh më ndryshe.”

Skënderaj bën pikërisht këtë. Ai nuk të jep përgjigje, por të fton të bësh pyetje. Dhe kjo është forma më e lartë e artit.

Baladat e introspeksionit dhe dashurisë intime

Kjo është shtylla e artit të tij. Baladat nuk janë të ndërtuara për efekt emocional të menjëhershëm, por për përshkrim të thellë të gjendjeve shpirtërore, ndjesive të papërcaktuara, dashurive të buta, ndarjeve të heshtura.

Shembuj: “Dikur”, “Mirë se vjen në zemrën time”, “Duamë”, “Zemër përmbi zemër” (me Miriam Canin), “Mrekulli e tetë” (me Majk)

Karakteristikat dalluese të të cilave spikasin për melodi e ngadaltë, me ndërtim gradativ emocional, tekst i përpunuar, me figuracion të pasur poetik, performancë vokale e kontrolluar, përmbajtje dhe përqendrim shpirtëror.

Për të cekur sakaq këngët motivuese dhe refleksive ku, Alban Skënderaj është një ndër të paktët artistë që ka një linjë të qëndrueshme motivuese, e cila ndërthur vlerat personale, vetëbesimin dhe përballjen me jetën. Këto këngë janë himne të qeta të kurajos, jo thirrje bombastike.

E konfigurojnë këtë stlistikë krijuese; “Drejt suksesit” (me Noizy), “Ende ka shpresë”, “Nëse thua po”, “Mirëmëngjes”, “Je ti”, të cilat marrin përkatësi identitare përmes një teksti me ngarkesë etike dhe optimiste, udhëprirë përmes një zhvillimi narrativ që ndërton një udhëtim personal. Këtë specifikë të përfaqësimit të Albanit e dallon instrumentim i balancuar mes energjisë dhe introspeksionit.

Për të marrë në konsideratë ripërcaktimi të vlerave të tyre, këngët verore dhe pop-ritmike. Kjo kategori përfaqëson Albanin në versionin e tij më të lehtë dhe më të qasshëm, por gjithsesi me një kujdes estetik të qëndrueshëm. Janë këngë të ndërtuara për të përçuar ndjesinë e çlirimit emocional, të kujtimeve, të momentit.

E shpërfaqin këtë ngjyrim të hareshëm këngët; “24 orë” (me Young Zerka), “Parajsa ime” dhe “Parajsa ime 2” (me Elgit Doda), “Deja Vu”, “Imagjino” “Një ëndërr” (me Capital T). Këto ngulmime komunikuese karakterizohen nga ritme lounge/reggae/pop me ndikime mesdhetare. Refren i kujtueshëm, i lehtë për t’u kënduar, lirizëm i zbutur, me një nostalgji të ëmbël.

Vijmë te bashkëpunime me natyrë urbano-eksperimentale

Në këto këngë, Alban Skënderaj shfaqet si një partner artistik elastik, që e vë artin e vet në funksion të një dialogu muzikor, shpesh me emra nga hip-hop-i, R&B apo DJ të njohur. Këto janë këngë që flasin për adaptueshmërinë e tij pa komprometuar identitetin. Bashkëpërfshirjet që kanë arritur të përmbushin këtë ngulm përfaqësimi dhe ballafaqimi të vlertë krijuese, janë: “Ping Pong” (me MC Kresha), “Kam nevojë” (me Elinel), “Drejt në zemër” (me 2Ton), “Lamtumirë” (me Avaxus), “Një natë” (me Capital T), “1000 Premtime” (me DJ Dalool). Këto prurje artistike dallojnë nga një bashkëdyzim mes tekstit emocional dhe beats modern, kompozim i rafinuar në sfond elektronik ose rap-ritmik, ku vokali i Albanit, funksionon si nyje e ekuilibrit dhe shpirtit të këngës, si një lëndë homogjenizuese e një trupëzimi që vjen për të përcaktuar caqet e synuar të artit si mision.

Janë gjithashtu ndër gurët më të shndritshmë, ata që vezullojnë më shumë në xherdanin e këtij ceremoniali, këngët familjare dhe himne të ndjeshmërisë prindërore.

Këto janë këngë të rralla në tregun shqiptar, ku prindërimi dhe dashuria për jetën familjare shfaqen me dinjitet, thjeshtësi dhe sinqeritet, si një zë dhe predikim etiko-estetik, duke sheshuar pengimet, për ta bërë këtë qasje një gjendje që ofrohet për të ngjyruar me hare dhe dritë vetë shenjtërinë e institucionit të familjes.

Plotësojnë këtë konfigurim të tablosë; “Dhurata” (me Miriam Canin), “Mirëmëngjes”, “More than a song”, “Zemër përmbi zemër”, “Kur të them të dua”, këngë të cilat shquhen për tematikë përjetuese, pa artific, zë emocional dhe afektiv, që i flet çdo dëgjuesi, shpesh e shoqëruar me vizualitet të ndjeshëm në klip, si një përmbyllje e tërësores së kësaj qasshmërie.

Alban Skënderaj, këngëtari i poezisë së mesazhit dhe mendimit

Kënga pa tekst do të ishte një akt gjakftohtë pjesëmarrje në krim. Aftësia e këngëtarëve për t’i hequr këngës në veçanti dhe muzikës në përgjithësi, madhështinë e fjalës, magjinë e oratorisë shprehëse, është po kaq mizore sa ç’është kriminale, duke e vlerësuar aktin krijues me numër klikimesh dhe bubushmëri të konfuzionit admirues.

Ai që ka ardhur me mision për të mbajtur të homogjenizuar, lëndët përbërëse të këngës, duke trajtuar si prioritet secilen nga pjesët përbërëse, padyshim është Alban Skënderaj, ai dhe vetëm ai. Sepse askush nuk ka luajtur më fatin e vet të artistit, për të mbrojtur njëmendësinë e vlerave krijuese si ai, Alban Skënderaj. Pavarësisht se sot ai është kaluar. Nuk duhet mohuar fakti i fatit me të cilin ai ka luajtur, në emër të asaj që ka qenë dhe ka mbetur për të si kriter. Ai jo vetëm që e ngjiti poezinë në eterin e olimpit të një tradite të pasur, por ngulmoi ta vendoste punën e tij në podin e nderimit të saj si një besim. Sepse poezia, fjala, metafora, mendimi, muzikaliteti i rimës dhe vargut, përshkueshmëria emocionale dhe impakti, nuk trajtoheshin të veçuara si copëza të një pazolli, por si një lëndë homogjene.

Albani dhe Miriam, një marrëdhënie simbiotike në art

Pavarësisht se si, Miriam Cani, ashtu edhe, Alban Skënderaj, kanë në repertorin e tyre këngë solo, bashkëpunimi i tyre e tejkalon standardin e gjetjes së kalkulimeve harmonike, sheshimin e strukturës vokale dhe balancimin e kulmimit të timbrit. Përtej logjikës së zakonshmërisë që gjen përkime, rrjedhimisht të kushtëzuara nga statusi social dhe lidhjet e tyre, një vëmendje e painformuar për anën formale të asaj që i lidh këta të dy, do të arrijnë të kuptojnë, se ata janë një simbiozë krijimi dhe virtuoziteti interpretues.

Pa patur nevojën e shtysave besëtyte, vetëm sa komunikimi i tyre krijues, mund të dalim në përfundimin se ata mund të jenë komunikimi më unik i një marrëdhënie krijuese. Në të gjithë komponentët përbërës të aktit shprehës, ata vijnë një harmonizim të tillë përshkueshmërie, aq sa shpesh do ta kesh të pamundur të ndash zërat dhe të sheshosh kulmimet, ku vokali i tyre ngjitet dhe vibrimet që ai promovon si ngjyrim përjetues gjejnë shtresime për t’u bashkëpërfshirë në një emocion etern.

Këngët e tij dëgjohen e dëgjohen, dhe sërish dëgjohen

Duke lënë mënjan pozitat e admiruesit, dhe duke ju referuar aftësisë që ky këngëtar ka të depërtojë në nevojën e atyre që janë të lidhur shpirtërisht dhe psikologjikisht me këngën, nuk do të ishte e vështirë të kuptoje se ai nuk është një këngëtar që adhurohet, ai është një gjendje, emocion, përjetim, është fuqia depërtuese e artit të këngës, në mënyrën se si njerëzit vendosin këndvështrimin me të sotmen, me jetën e tyre, më të kuptuarin dhe të lexuarin e çdo fenomeni jetësor.

Sepse Alban Skënderaj u flet të gjithëve, dhe gjen mënyrën për të depërtuar në thellësinë e çdonjërit, qoftë ky dhe një jo fanatik i muzikës dhe këngës. Të rrëmbyerit e zemrave me zërin dhe fjalën e tij, me muzikën dhe klipet, ndoshta është më shumë se një mënyrë për të kuptuar se si arti i Alban Skënderajt i magjesp njerëzit, duke i thirrur në këtë gosti krijimi, si në një ceremonial të shenjtë besimi. 

Këngët e tij dëgjohen e dëgjohen, dhe sërish dëgjohen, është ndoshta pikërisht kjo marrëdhënie që kënga, muzika dhe poezia e tij, arrijnë të bëjnë njerëzit për vete, sepse ai u flet të gjithëve dhe secili prej tyre ka diçka për të dëgjuar në oratorinë elekuente të Alban Skënderajt. Gjithë larmia e veprimtarisë jetësore e jona është e shkrirë dhe e trupëzuar në aktin krijues dhe interpretues të tij./KultPlus.com

Ferit Vokopola, mistiku i pavarësisë, i fjalës dhe i besimit, zëri dhe përkushtimi i zellshëm i shpirtit kombëtar

Nga Albert Vataj Në horizontin e historisë sonë kombëtare, asaj shtjelle të rrapëllimshme që udhëpriu ekzistencën tonë nga një luftë në tjetrën, nga një trazim në një tjetër mosdakordësi, nga poterisjes së disa zërave dhe kushtrimit të rrënjëve dhe gurëve të kësaj topke të vaditur me gjak e me lot , disa figura nuk shfaqen me zhurmë e ambicie, por me një dritë të brendshme që i bën të qëndrojnë…

Source

Honoré de Balzak, një jete e stuhishme mes sipërmarrjesh të dështuara, krijimtarisë, famës dhe borxheve

Nga Albert Vataj Ai nuk kishte një model. Me të nuk krahasohet asnjë kokëkrisur e aventurier tjetër. Mes kurajos dhe pasionit, një gjeni përpëlitej për asgjënë. U rrëzua dhe ngrit si akush tjetër. Pësimet kurrë nuk i’u bënë mësime. Ishte i prerë njëjt si për gjëra të vogla ashtu edhe për ato gjëra të mëdha, për të cilat ai kujtohet dhe nderohet. Ishte një gjeni në kuptimin e plotë të fjalës.

Source

Desantila Qerimaj Rranxa & Jozef Radi: E magjishme “Kjo botë shpirtnore vajzash e grashë…” në poezin shqipe

Nga Albert Vataj Dy emra, dy kapacitete, dy kontribues, Jozef Radi dhe Desantila Qerimaj Rranxa, sjellin siç i kam quajtur poetet, Amazonat e betejave të ngadhënjimta të vlerës dhe përfaqësimit shpirtëror dhe krijues të letërsisë, i sjelli ashtu gardiane të shërbestarisë së asaj bote dhe atij besimi, që më shumë se qënieve tokësore, u pëshpërisin në vesh yjeve, atyre që shpesh pikojnë netëve të…

Source

Në Zogaj, në fshatin e gurtë të njerëzve të Liqenit, atje ku pamja deh si një magjepsje

Nga Albert Vataj Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, përmes një postimi në mediat sociale na çon në Zogaj, atje në skaj ku pluskon e kuqëlimta e perëndimit liqenor. Atje, ku në verë Liqeni mbërrin deri te varkat dhe rrjetat, dhe në dimër shkumëzon zoritshim, duke e bërë më të thellë blunë e Liqenit të Shkodrës dhe më cingëritës erën që fishkëllen. Dhe ja ku jemi në Zogajn mistike…

Source

Anila Denaj: Zbulo Shqipërinë si një mozaik i gjallë ngjyrash, shijesh dhe traditash, përmes fermave agroturistike

Shqipëria nuk është vetëm një hartë gjeografike, por një mozaik i gjallë ngjyrash, shijesh dhe traditash. Në çdo fshat, mes gjelbërimit të kodrave dhe freskisë së burimeve, jeton një trashëgimi që nuk shuhet: agroturizmi, ku tokat punohen me duar që ruajnë kujtesën dhe tryezat shtrihen si altarë të bujarisë shqiptare. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj…

Source

“Ferma e Kafshëve” e George Orwell, një libër që aktualiteti e rikthen për ta rilexuar pas 80 vitesh

Nga Albert Vataj Sot mbushen plot 80 vite qëkur erdhi në ëndjen për të lexuar, për të menduar dhe për të reaguar, një nga monumentet e letërsisë botërore. Ka libra që nuk plaken kurrë, sepse fjala e tyre nuk i përket vetëm kohës në të cilën u shkruan, por ecën përtej saj, duke e sfiduar çdo epokë me të njëjtën forcë. Një i tillë është “Ferma e Kafshëve” i George Orwell, që lindi më 17 gusht…

Source

Pippo Baudo, një jetë në shërbim të spektaklit dhe kulturës televizive, tashmë në histori dhe kujtesë

Nga Albert Vataj Ndarja nga jeta e Pippo Baudos në moshën 89-vjeçare shënon fundin e një epoke të artë për televizionin italian, por edhe për atë europian. Për më shumë se gjashtë dekada, ai u identifikua me vetë frymën e RAI-t, duke u bërë një figurë e pashmangshme për publikun. Prezantues, autor, drejtues, krijues formatesh dhe talentesh, ai mishëroi tiparin e njeriut të skenës që nuk i…

Source

Rama sjell Lumin e Shalës, këtë vërshim të kristaltë që gjarpëron në zemër të peizazhit magjik dhe mistik të maleve

Nga Albert Vataj Mirëmëngjesi i Kryeministrit Rama, i shoqëruar me urimin për një të diel të mbarë, na vjen sot nga një peizazh që nuk është thjesht pamje, por është frymë, është mall dhe bekim i kësaj toke: Lumi i Shalës. Është si të na sillte një faqe të hapur të librit të natyrës, ku fjala është ujë dhe muzika është gjëmimi i rrjedhës mbi gurë. Ky lum nuk është vetëm freski që shuan etjen…

Source

❌