Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 26 gusht /ATSH/ Është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar të enjten në orën 11:00.

Deputetët, në seancën e sotme përkundër zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve nga tri partitë e mëdha shqiptare, si dhe atë nga komunitetet jo serbe, dështuan ta zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb.

Pas disa dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e nënkryetarit nga deputetët e Listës Serbe, përmes shortit dështoi të zgjidhet nënkryetar edhe deputeti tjetër nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, i cili është kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, parti tjetër nga Lista Serbe.

Rashiq mori vetëm 55 vota pro, një deputet ishte kundër, kurse shtatëmbëdhjetë deputetë abstenuan. Ndërkaq, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim në momentin e votimit të nënkryetarit nga komuniteti serb.

Kështu, Kuvendi i Kosovës konsiderohet i pakonstituuar, pasi bazuar në Kushtetutë dhe në Rregullore të parlamentit, Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Sot, gjatë ditës, me 73 vota për është zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me 101 vota pro, asnjë kundër dhe nëntë abstenime.

/KosovaPress/

The post Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zyra e BE-së inkurajon partitë politike ta konstituojnë shpejt Kuvendin

Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike në Kosovë ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të konstituojnë shpejt Kuvendit, pak orë pas dështimit më të fundit të deputetëve për ta zhbllokuar ngërçin.

Zyra e BE-së në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se blloku “po i ndjek me kujdes zhvillimet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë”.

Deputetët u mblodhën të mërkurën paradite për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati prej 30 ditëve, i cili skadon më 18 shtator.

Megjithatë, konstituimi dështoi pasi asnjëra prej dy kandidateve të propozuara nga partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje – Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla – nuk arritën t’i marrin më shumë se 57 vota, që është 4 vota më pak se të paktën 61 votat e kërkuara për t’u zgjedhur.

Zyra e BE-së theksoi se “formimi i shpejtë i Kuvendit dhe i Qeverisë është thelbësor për Kosovën që të ecë përpara me reformat e rëndësishme në të gjitha sektorët, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës”.

Ndërkohë, Ambasada e Italisë në Prishtinë, e pa si diçka inkurajuese faktin që Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, propozoi një kandidat të ri për kryeparlamentar, pasi në të kaluarën kishte propozuar vetëm Haxhiun.

Në një përgjigje me shkrim për REL-in, Ambasada italiane tha se propozimi i Gërvallës “tregon gatishmëri për të bërë përparim, i cili do të duhet të konfirmohet në ditët në vijim”.

“Shpresojmë që të gjithë aktorët politikë të punojnë me përgjegjësi për të siguruar konstituimin e Kuvendit me kohë, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Pas seancës, Vetëvendosje i akuzoi partitë e tjera të mëdha në Kuvend, si PDK, LDK dhe AAK, se me këtë dëshmuan se emri i Haxhiut nuk ishte problemi kryesor, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.

PDK-ja përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin paraprak.

LDK-ja tha Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Në të kaluarën, LDK ka thënë vazhdimisht se nuk e voton asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Ndërkaq, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Nisma Socialdemokrate tha se do të abstenojë dhe nuk do të japë votë për pa u arritur një marrëveshje politike.

Vazhdimi i seancës u caktua për të premten, më 22 gusht.

Kosova mbajti zgjedhje parlamentare në shkurt, por nuk ka qenë në gjendje t’i themelojë institucionet e reja prej atëherë.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Vetëvendosje i fitoi 48 ulëse, PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./REL

Konstituimi i Kuvendit, sot vazhdon seanca

Sot, me fillim nga ora 11:00, është thirrur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar rregulla të reja për konstituimin e organit ligjvënës.

Në këtë seancë pritet të mblidhen 120 deputetët e legjislaturës së 9-të, për të vijuar procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, si dhe për konstituimin e organeve të tjera udhëheqëse.

Pas publikimit të aktgjykimit, afati 30-ditor për përfundimin e konstituimit ka nisur zyrtarisht, duke e vënë Kuvendin dhe subjektet politike përballë një presioni institucional dhe kushtetues për të siguruar funksionalitetin e plotë të institucionit.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se konstituimi i Kuvendit është një urgjencë shtetërore, duke theksuar rëndësinë e krijimit të institucioneve të reja në këtë periudhë sfidash globale dhe zhvillimesh të ndjeshme rajonale.

Sipas Presidencës, zvarritja e procesit deri më tani ka dëmtuar jo vetëm besueshmërinë e institucioneve dhe zhvillimin e brendshëm, por edhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Ndërkohë, analistët politikë dhe njohësit e çështjeve juridike kanë paralajmëruar se, pa një marrëveshje politike, konstituimi i Kuvendit mbetet i vështirë.

Juristi Mazllum Baraliu tha se është momenti të tejkalohet retorika e bllokadave dhe të vihet funksionaliteti institucional në fokus.

Po ashtu, analisti Dorajet Imeri deklaroi se momentumi i tanishëm, që ka mbajtur peng jetën institucionale të vendit, duhet të përmbyllet me një marrëveshje politike në shërbim të stabilitetit dhe demokracisë.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin e tij përmes votimit të hapur, brenda 30 ditësh, me jo më shumë se tri raunde votimi për të njëjtin kandidat./rtk/ KultPlus.com

Meta do lirinë, shtyhet seanca/ Avokati kërkon kthimin e gjyqtarit paraprak Erjon Çela

Këtë të premte u zhvillua seanca për ish-presidentit Ilir Meta. Meta ka kërkuar lirinë nga qelia dhe zëvendësim të masës “arrest me burg” në një masë më të lehtë sigurie.

Seanca është shtyrë për javën e ardhshme. Shkak u bë kërkesa ligjore e avokatit të Ilir Metës.  Gjyqtari i hetimeve paraprake është Erion Cela. Në mungesë të tij u përzgjidh Erion Bani.

Avokatët kërkuan moskompetencë pasi duan që gjyqtari të jetë i hetimit paraprak pra Erion Cela. Pasi gjykata u tërhoq për vendim u vendos për javën tjetër.

Kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, nis seanca në GJKKO për Ilir Metën

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, nis seanca në Gjykatën e Posacme në ngarkim të ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon zëvëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari i gatshëm Erjon Bani, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë së Posacme është Alfred Shehu, i cili është i gatshëm këtë periudhë, duke qenë se prokurorët e cështjes Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi nuk janë të pranishëm.

Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, nuk është i pranishëm në seancën me dyer të mbyllura dhe ka shprehur dakordësinë që të përfaqësohet nga mbrojtësit e tij ligjorë.

The post Kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, nis seanca në GJKKO për Ilir Metën appeared first on Albeu.com.

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës dështuan sërish sot në tentimin e fundit për konstituimin e Kuvendit, përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca do të vazhdojë sërish sot në orën 22:00, për një tentativë të fundit, të […]

The post Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00! appeared first on BoldNews.al.

Dosja ‘Partizani’/ Mbahet sot seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin në GJKKO

Do të mbahet seot në orën 10:30, seanca e radhës në GJKKO për dosjen Partizani, ku janë të akuzuar kreu i PD-së Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Seanca e parë, e mbajtur më 30 qershor, u shty për shkak të mungesës së Sali Berishës me pretendimin se nuk kishte marrë fletëthirrjen, dhe […]

The post Dosja ‘Partizani’/ Mbahet sot seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin në GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”/ Mbahet sot në GJKKO seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, seanca e radhës për çështjen “Partizani”. Seanca pritet të nisë në orën 10:30, ndërkohë që ajo paraardhëse u shty për shkak se kreu i PD Sali Berisha nuk ishte i pranishëm.

Ai pretendoi se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar në lidhje me seancën, megjithatë në komunikime të mëparshme me gazetarët, Berisha ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në seancën e sotme.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, kryer në bashkëpunim.

The post Dosja “Partizani”/ Mbahet sot në GJKKO seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin appeared first on Albeu.com.

Kërkon lirinë, zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, në Apelin e Posaçëm, mbahet seanca për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.

Gjykata do të shqyrtojë ankimimin e ish-presidentit kundër vendimit që e la në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024.

Meta i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e vendimit të 27 shkurtit të Gjykatës së Lartë, që e la në masën e sigurisë arrest në burg si dhe prishjen e vendimeve edhe në shkallët më të ulëta, atë të Apelit të Gjykatës së Posaçme më 19 nëntor 2024 dhe të Shkallës së Parë më 20 dhe 23 tetor 2024.

Ilir Meta, u vu në pranga në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme, e cila ka bashkuar në një dosje të vetme çështjen CEZ-DIA, lobimin në SHBA të ish-LSI-së, si dhe hetimin pasuror ndaj tij dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

The post Kërkon lirinë, zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës appeared first on Albeu.com.

Në burg apo liri me kusht? Fati i Veliajt vendoset nesër

Nesër, më 8 korrik, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj do të dalë sërish në gjyq. Kësaj herë do të përballet me trupën gjykuese të Gjykatës së Lartë, duke prezantuar edhe njëherë mbrojtjen e tij në këmbim të lirisë. Për fatin e Veliajt do të vendosë trupa gjykuese e përbërë nga Medi Bici dhe Sokol Binaj, ndërsa relatore e çështjes është caktuar Albana Boksi.

Të gjithë bashkë do të duhet të “peshojnë” në peshoren e drejtësisë se cilat argumenta janë në përputhje me ligjin, ato të Veliajt, apo ato të përfaqësuesëve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Këta të fundit, sërish do të kërkojnë mbajtjen në qeli të kryebashkiakut, të paktën deri në përfundimin e hetimeve, ndërsa Veliaj do të kërkojë sërish lirimin e tij me kusht, qoftë edhe në ‘arrest shtëpie’.

Kërkesa të ngjashme kanë bërë deri më tani të gjithë të arrestuarit me urdhër të SPAK, por vetëm rasti i Malltezit, ka fituar lirinë. I pari ishte Berisha që u la për shkak të moshës në “arrest shtëpie”, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u vendos në qeli. Por brenda pak kohësh fitoi lirinë dhe u la gjithashtu në arrest shtëpie, derisa sot u caktua që mund të dalë nga banesa në këmbim të garancisë pasurore. Megjithatë edhe rasti i tyre është ndryshe, pasi për dosjen “Partizani”, SPAK i ka mbyllur hetimet dhe çështja është pranuar për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Ndërsa si Veliaj, edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë ende duke u hetuar. Por ndryshe nga të hetuarit e tjerë, Veliaj mund të humbasë shumë, mund të humbasë detyrën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës.

Disa ditë më parë, në një mbledhje me deputetët dhe drejtuesit e institucioneve të Bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama preku edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë,”- citohet të ketë thënë Rama. Ndaj edhe kjo pikëpyetje e ngritur nga Rama për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Tiranë, duket se pret një “përgjigje” nga vendimi që do të marrë nesër Gjykata e Lartë.

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash ‘OJF’. Kallëzimi për Veliajn u dorëzua nga një profil i rremë, nën identikitin Nesti Angoni, një person që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Që nga zbulimi i këtij fakti ka pasur shumë aludime se cili është personi që fshihet pas kësaj nofke, por deri më tani nuk është zbuluar.

The post Në burg apo liri me kusht? Fati i Veliajt vendoset nesër appeared first on Sot News | Lajme.

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

Arben Loshi ,sekretar i Kuvendit ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka vendosur që seanca konstituive të mbahet në orën 20:00. Ky vendi është marrë pas një informate se në ndërtesën e Kuvendit ka një bombë. Loshi bëri të ditur se njësiti i veçantë për antibombë po i kryejnë veprimet e tyre […]

The post Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00 appeared first on BoldNews.al.

Përplasje e ashpër në gjyq, Plarent Dervishaj ofendon Alibejn! Nxirret nga salla

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion nisi këtë të premte seanca për çështjen në ngarkim të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt, lidhur me atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Në sallën e gjykatës u paraqit si dëshmitar Erjon Alibej, me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”.

Dëshmia e Alibejt u shoqërua me ndërhyrje dhe replika të forta dhe ofendime e sharje nga Plarent Dervishaj, duke detyruar gjykatën të ndërhyjë dhe ta largojë këtë të fundit nga salla

Në dëshminë e tij, Alibej tregoi:

“Komunikimi në fillim u bë në EnchroChat. Plarenti kishte dyshime për shumë persona, ndër to ishte edhe ‘Rrumi i Shijakut’ dhe prokurori Ndoja. Plarenti ishte i habitur, thoshte pse? U çudiste për prokurorin. Rrumin nuk e llogariste ai si autor të mundshëm. Diskutimet me Plarentin shpesh kanë qenë edhe për portin e Durrësit. Rrumi donte t’u fuste në port. Ai ishte njeri që e mbështeste prokurorin. Plarenti iu referonte në aplikacion me emrin ‘prokurori Ndoja’. E quante të korruptuar Plarenti prokurorin, ma ka thënë disa herë në aplikacion dhe që ishte i lidhur me ‘Rrumin’. Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur ne. Çfarë merrja vesh për Plarentin, ja thosha, ai e gjykonte vetë. Informacionet lidheshin me atentatin e parë që i kishin bërë Plarentit. Në lidhje me prokurorin Ndoja dhe Rrumin, për herë të parë i kam dëgjuar nga Plarenti. Unë mora vesh për ish-kunatin e Plarentit, Lul Berisha. Unë i kam dhënë disa informacione: për Kabashin durrsak. I thashë shiko se mund të jetë ky pas atentatit tënd. Ishin dhe dy djem që e kishin shtëpinë buzë autostradës Tiranë-Durrës. Çova Nuredin Dumanin dhe i thashë shko bëji një foto shtëpisë së tyre, që t’ia çoja foto Plarentit. Dhe i thashë shiko se mund të jenë këta gjyqtastët e tu. Kam marrë foton e Rrumit nga sistemi TIMS, ia kam dërguar Plarentit dhe kemi komunikuar gjatë për të, ashtu si dhe për prokurorin Ndoja. Ai më thoshte kam dërguar njerëz te shtëpia e Rrumit, e ka pas rrethimin me llamarina më thoshte, tani ka bërë mur të madh dhe ka vënë kamera. Flisnim për mënyrën se si ndryshoi ky personazh, ‘Rrumi.’”

Në këtë moment, Plarent Dervishaj e ndërpreu duke e pyetur:

“Ke qenë i gatshëm të marrësh pjesë në atentatin e Arjan Ndojës? Ka qenë me dëshirën tënde apo me imponim nga ana ime?”

Alibej u përgjigj:

“Duke e ditur që nuk e kishte nevojën për mua, ia thashë unë. I thashë a do të vij dhe unë të marr pjesë? Për vrasjen e prokurorit, jo për Aleksandër Lahon, te një lokal në Gjirin e Lalzit. Duke ditur që ai nuk ma kishte nevojën, ia thashë që ai të kuptonte që dhe unë po bëja diçka për të. Unë arsyen nuk e kam ditur kurrë pse ai donte ta vriste.”

Dervishaj vijoi me një tjetër pyetje provokuese:

“Ditën që më ke takuar mua, gabohesh në kohë, në orë dhe në personat që përmend. Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai, Itali, Spanjë? Për tentativat që ke bërë ti për të vrarë Franc Çopjan me vëllanë?”

Alibej replikoi shkurt:

“Kolegët e tu të punës?”

Në këtë pikë, Dervishaj iu kthye me fjalë të ashpra:

“Altin Dumani t’i ka dhënë informacionet gabim djalë. Sqaroj çfarë kolegësh i kam unë këta? Kush ishte arsyeja që mori statusin e të penduarit Erjoni?”

Gjykata ndërhyri duke thënë:

“Nuk pranohet pyetja.”

Debatet mes palëve u përshkallëzuan, me Dervishajn që ofendoi Alibejn gjë që detyroi trupin gjykues të urdhërojë largimin e tij nga salla për të rikthyer qetësinë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përplasje e ashpër në gjyq, Plarent Dervishaj ofendon Alibejn! Nxirret nga salla appeared first on Euronews Albania.

Seancë për “5D” në GJKKO/ Ish-pronari i IGOR Electric, Eduard Meta: Alfred Qaton e njoh prej vitesh, kemi paguar nën dorë…

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, në Gjykatën e Posaçme, po mbahet seanca për dosjen “5D”. Ish- pronari i IGOR Electric, Eduard Meta, në dëshminë e dhënë në seancë, ka themelimin e kompanisë Igor Electric e ka bërë vetë, nga person fizik në person juridik.

Ai ka rrëfyer se për një periudhë 2 vjeçare, 2016-2018, IGOR funksiononte me nënkontraktim, ku bënte instalime dhe përmbushte kontrata private.

“Kam bërë pune publike, me OSHEE, bashkinë Tiranë, Tirana Parking te Pazari i Ri. Kam bërë një depo uji, një kolektor ujërash të zeza, saktë nuk më kujtohet. Administrator i kompanisë isha vetëm, isha ortak i vetëm, kur kam ikur unë, erdhi Nestor Muhametllari”, tha ai.

Më tej, Meta ka sqaruar se Alfred Qaton, e njeh prej një kohë shumë të gjatë pasi banonin në të njëjtën lagje.

Ndërkohë sa i përket personave që punonin në kompani, ai u shpreh se ishin tre ekonomiste, bashkëshortja e tij, Anxhela Meta, dhe Pranvera Mema.

I pyetur nga prokurori i posaçëm në lidhje me punë të kryera në vitin 2016 në Ujësjellësin e Tiranës, kanalizime dhe rikonstruksioni i kolektorit, Meta u përgjigj se procedurat i ka gjetur online te Prokurimet Publike.

Ndërsa në lidhje me faktin që prokurori ka kërkuar se çfarë ka ndodhur me 114 mld lekë të tërhequra në vitin 2016, ai u përgjigj: Kompania në 2016 ka dalë me fitim. Nuk ka ndarë fitime, nuk ka pasur ortakë. Kam tërhequr shuma të ndryshme nga llogaria e IGOR. Por nuk i mbaj mend sa. Pjesa dërrmuese ka shkuar nëpër objekte, rërë, naftë, fadromat. I kemi paguar nën dorë se ashtu ishte atëherë.

The post Seancë për “5D” në GJKKO/ Ish-pronari i IGOR Electric, Eduard Meta: Alfred Qaton e njoh prej vitesh, kemi paguar nën dorë… appeared first on Albeu.com.

Nis seanca plenare në Kuvend

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në seancën e sotme në rend dite është janë një sërë projektligjesh për të diskutuar. Në rendin e ditës së sotme është raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.

Projektligjet e tjera që janë parashikuar të miratohet janë ai për investimet e huaja, për rezervat materiale të shtetit, për markat tregtare, për patentat dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë, për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa, si dhe ai për pushtetet dhe autoritetet e komandimit të Forcave të Armatosura.

The post Nis seanca plenare në Kuvend appeared first on Lapsi.al.

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, projektligjet që do të diskutohen

Sot parlamenti do të zhvillojë seancën e fundit plenare të legjislaturës së 10-të. Deputetët do të vazhdojnë të mbajnë mandatin deri në shtator, kur do të konstituohet legjislatura e te, por nga java e ardhshme nuk do të kenë më ‘fuqi’ për të miratuar ligje.

Seanca nis në orën 10:00 dhe në rend dite është janë një sërë projektligjesh, mes tyre Strategjia Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja, e cila u konfirmua pak ditë më parë në Komisionin për Dezinformimin, si dhe akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025. Po ashtu, në rend dite është edhe raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.

Krahas rendit të ditës, diskutime pritet të ketë edhe për zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i ka cilësuar si farsë elektorale.

Projektligjet e tjera që janë parashikuar janë ai për investimet e huaja, për rezervat materiale të shtetit, për markat tregtare, për patentat dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë, për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa, si dhe ai për pushtetet dhe autoritetet e komandimit të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu, në axhendë janë përfshirë dy marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me kërkimin-shpëtimin ajror dhe lehtësimin e tregtisë elektronike.

The post Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, projektligjet që do të diskutohen appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet sërish seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

Shtyhet seanca për pretencën e ish-kryetarit të baskisë së Himarës Jorgo Goro, i cili nuk ishte prezent në sallë. Në deklaratë nuk është caktuar ora dhe data për arsyen e mosprezencës. Seanca shtyhet për në datën 4 korrik, ora 11:00.

“Marrë në konsideratë se i pandehuri nuk ka shprehur saktë deklarimin nëse i referohet ditës së sotme ose jo, pasi nuk ka caktuar as trupën gjykuese, konsiderohet i pa shprehur vullneti i tij.”

Ish-kryebashkiaku i Himarës, u arrestua për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut. Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.

Goro u arrestua në mars të vitit të kaluar, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri. Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka që ka masën ‘arrest në shtëpi’.

 

The post Shtyhet sërish seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

Seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, u shty pasi ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallë. Në deklaratë nuk u caktua data dhe ora për arsyet e mungesës së tij.

Për shkak se Jorgo Goro nuk ka shprehur qartë nëse mungesa i referohet ditës së sotme apo jo, vullneti i tij konsiderohet i paqartë. Gjykata caktoi seancën e radhës për të premten, më 4 korrik, në orën 11:00.

Nga hetimet, SPAK thotë se Jorgo Goro, në kohën kur ushtronte detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë, në bashkëpunim me ish-zyrtarët Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, ka miratuar kalimin e pronave në mënyrë të parregullt, në dëm të disa banorëve të zonës.

Çështja është pasojë e kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri, i cili pretendon se në vitin 2016 Goro i ka dhuruar pasuesit të tij në detyrë, Arqile Bollano, një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtyhet seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro appeared first on Euronews Albania.

Debat në seancën gjyqësore/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit

✇Albeu
By: V K

Seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, ku një nga të pandehurit kryesorë është Altin Ndoci, u ndërpre sërish sot, pasi për të dytën herë radhazi avokatët mbrojtës braktisën sallën.

Kësaj here, ishte avokatja Elda Zotaj, përfaqësuese ligjore e Altin Ndocit, ajo që u largua nga seanca, pak çaste, pasi kërkoi përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Engjëllushe Tahiraj.

Zotaj akuzoi gjyqtaren për qëndrim të njëanshëm dhe intimidim ndaj përfaqësuesve ligjorë të të pandehurve, duke kërkuar largimin e saj nga çështja.

Pas largimit të saj, gjykata u detyrua të ndërpresë procesin, duke mos mundur të zhvillojë pyetjen e planifikuar ndaj të penduarit të tretë të çështjes, Skerdo Tasi, i cili kishte zënë vendin në karrigen e dëshmitarit.

Në pjesën e mëparshme të seancës, që zgjati rreth dy orë dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për të vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Endrit Alibej.

Gjithashtu, u miratua edhe dorëzimi i procesverbaleve të deklarimeve të dhëna nga Alibej në vitin 2022, përpara se të firmoste marrëveshjen e bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë se edhe seanca e kaluar e këtij procesi, u ndërpre pas një largimi demonstrativ nga salla të katër avokatëve të të pandehurve, të cilët më pas u ndëshkuan me gjoba nga gjykata.

Procesi ndaj Altin Ndocit dhe të bashkëpandehurve të tjerë në dosjen “Plumbi i Artë”, vijon të përballet me pengesa dhe tensione të vazhdueshme, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet në një datë të re që ende nuk është bërë publike.

The post Debat në seancën gjyqësore/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit appeared first on Albeu.com.

GJKKO vendosi shtyrjen e seancës, Malltezi: Që sot ka filluar farsa

Jamarbër Malltezi foli për mediat pasi Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen e gjyqit për çështjen “Partizani”.

Malltezi tha se sot ka filluar farsa, ndërsa shtoi se njoftimi për gjyqin, kreut të PD-së Sali Berishës, i cili mungoi në seancë, i është dërguar të premten. Ai tha se njoftimi duhet të vinte para 10 ditësh, por policia vendosi ta sillte vetëm para dy ditësh.

“Ne jemi të gatshëm të përballemi në çfarëdo lloj dite. Sot ka filluar farsa, ne do vazhdojmë. Njoftimi për zotin ka ardhur të premten, sipas kodit të procedurës duhet të vinte para 10 ditësh. Që nga kjo ne shohim se shteti po bën farsa, sepse shteti, policia e kishte njoftimin që para dy javësh, por solli ta sillte para dy ditësh. Policia ka gënjyer dhe e ka sjellë të premten.”, tha Malltezi.

The post GJKKO vendosi shtyrjen e seancës, Malltezi: Që sot ka filluar farsa appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet për në 7 korrik seanca për Jamarbër Malltezin

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 7 korrik seancën në ngarkim të Jamarbër Malltezit për dosjen “Partizani”. Ky i fundit ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë seanca e 7 korrikut është caktuar të mbahet në orën 11:00.

Malltezi foli jashtë gjykatës për mediat ku e cilësoi gjithë procesin si një “gjueti shtrigash”. Ai u shpreh se do të përballen me çështjen, ndonëse sipas tij është çështje pa fakt penal, ku shton se nisi me kallëzim të rremë nga Taulant Balla.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

The post Shtyhet për në 7 korrik seanca për Jamarbër Malltezin appeared first on Lapsi.al.

❌