Shorti i fazës së ligës së Ligës së Kampionëve për sezonin 2025-2026 u zhvillua të enjten pasdite në Monaco, duke nxjerrë disa përballje spektakolare që premtojnë emocione maksimale për tifozët e futbollit në gjithë Evropën.
Ceremonia u madhështua nga legjendat Zlatan Ibrahimovic dhe Kaka, të cilët tërheqë vëmendjen me prezencën e tyre.
Kampionët në fuqi, Paris Saint-Germain, do të përballen me Bayernin dhe Barcelonën, ndër të tjera, ndërsa skuadrat si Atalanta, Bayer Leverkusen, Tottenham, Sporting, Newcastle dhe Athletic Bilbao plotësojnë listën e kundërshtarëve të tyre në fazën e ligës.

NdĂ«r ndeshjet mĂ« tĂ« pritura janĂ« edhe Real Madrid â Manchester City, ku spanjollĂ«t do tĂ« pĂ«rballen gjithashtu me Liverpool, Juventus, Benfica, Marseille, Olympiacos, Monaco dhe Kairat Almaty.
Manchester City do të luajë gjithashtu kundër Dortmundit, Bayer Leverkusenit, Villarrealit, Napolit, Bodo/Glimt, Galatasaray dhe Monacos.
Bayern Munich do të përballet me Chelsean, PSG-në, Club Brugge, Arsenalin, Sporting, PSV, Union SG dhe Pafos, ndërsa Liverpooli do të ketë sfida të forta ndaj Interit, Atletico Madrid, Eintracht Frankfurt, PSV, Marseille, Qarabag dhe Galatasaray.
Ky sezon shĂ«non edicionin e dytĂ« tĂ« âChampionsitâ me formatin e ri tĂ« fazĂ«s sĂ« ligĂ«s, qĂ« zĂ«vendĂ«soi gruporet klasike. NĂ« total, 36 skuadra janĂ« tĂ« ndara nĂ« katĂ«r vazo dhe secila do tĂ« pĂ«rballet me tetĂ« kundĂ«rshtarĂ« tĂ« ndryshĂ«m, dy herĂ« secilin.
Â
Here we go againâŠ@Ibra_official pic.twitter.com/D7dt4hHm3K
â UEFA (@UEFA) August 28, 2025
Pas tetë xhirove, tetë skuadrat e para kualifikohen direkt në 1/8 e finales, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në 24-t do të vazhdojnë në plejofin e fazës nokaut. Ekipet që përfundojnë nga vendi i 25-t deri në 36-t eliminohen nga gara.
Katër skuadra do të debutojnë këtë sezon në Ligën e Kampionëve: Bodo/Glimt, Kairat, Pafos dhe Union Saint-Gilloise, duke sjellë freski dhe emocion shtesë.
Kundërshtarët e fazës së ligës për skuadrat e vazos së parë
PSG: Bayern, Barcelona, Bayer Leverkusen, Tottenham, Sporting, Newcastle United, Athletic Bilbao
Real Madrid: Manchester City, Liverpool, Juventus, Benfica, Marseille, Olympiacos, Monaco, Kairat
Manchester City: Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayer Leverkusen, Villarreal, Napoli, Bodo/Glimt, Galatasaray, Monaco
Bayern Munich: Chelsea, PSG, Club Brugge, Arsenal, Sporting, PSV, Union SG, Pafos
Liverpool: Real Madrid, Inter, Atletico Madrid, Eintracht Frankfurt, PSV, Marseille, Qarabag, Galatasaray
Inter: Liverpool, Borussia Dortmund, Arsenal, Atletico Madrid, Slavia Praha, Ajax, Kairat, Union SG
Chelsea: Barcelona, Bayern, Benfica, Atalanta, Ajax, Napoli, Pafos, Qarabag
Borussia Dortmund: Inter, Manchester City, Villarreal, Juventus, Bodo/Glimt, Tottenham, Athletic Bilbao, Copenhagen
Barcelona: PSG, Chelsea, Eintracht Frankfurt, Club Brugge, Olympiacos, Slavia Praha, Copenhagen, Newcastle United
Â
Home and away opponents for Pot 1 teams 
#UCLdraw pic.twitter.com/mWi7lwxw3I
â UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 28, 2025
Kundërshtarët e fazës së ligës për skuadrat e vazos së dytë
Â
Home and away opponents for Pot 2 teams 
#UCLdraw pic.twitter.com/Nqis4DXlU2
â UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 28, 2025
Kundërshtarët e fazës së ligës për skuadrat e vazos së tretë
Â
Home and away opponents for Pot 3 teams 
#UCLdraw pic.twitter.com/kEt1qqRglh
â UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 28, 2025
Kundërshtarët e fazës së ligës për skuadrat e vazos së katërtë
Â
Home and away opponents for Pot 4 teams 
#UCLdraw pic.twitter.com/a9gDwUKDMC
â UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 28, 2025
Orari i ndeshjeve do tĂ« finalizohet sĂ« shpejti, me xhiron e parĂ« tĂ« planifikuar pĂ«r 16â18 shtator, xhiron e dytĂ« mĂ« 30 shtator dhe 1 tetor, dhe xhiron e fundit tĂ« fazĂ«s sĂ« ligĂ«s mĂ« 28 janar 2026. /Telegrafi/Â
The post Superndeshjet e LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve â shorti pĂ«rcakton sfidat e fazĂ«s sĂ« ligĂ«s appeared first on Telegrafi.