Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Këneta sheh ëndrra me rrugë qumështi”, Rama: Kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri

8 May 2025 at 11:41

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën, duke thënë se “mendoi se vërtet ia hoqën damkën”, referuar këtu disa lajmeve se kreu i PD-së mund të udhëtojë në SHBA. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo ishte një tallje, duke theksuar se “mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari”. Kryeministri thekson se këto janë trushpëlarje që Berisha i kë bërë të gjithëve në këto vite.

“Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Rama

“Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…

Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri”

The post “Këneta sheh ëndrra me rrugë qumështi”, Rama: Kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri appeared first on Sot News | Lajme.

Rama ironizon deklaratat e Berishës: 6 milionë dollarë i do për hallin e vet…

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste ironizoi sërish sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale dëgjohet kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa premton në takimet elektorale pensione 100 euro e pastaj 200 euro.

‘Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë dollarë i do për hallin e vet…”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.

The post Rama ironizon deklaratat e Berishës: 6 milionë dollarë i do për hallin e vet… appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ne jemi ADN-ja e integrimit”/ Berisha çel fushatën, Rama ironizon në rrjete sociale: Fiks buf… (Video)

8 April 2025 at 12:51

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me satirizimin e rivalit te tij, Sali Berishës, duke e krahasuar me bufin në rrjetet sociale. Në postimin e radhës, Rama ka kapur një pjesë nga një prej fjalimeve të Berishës, ku kryedemokrati thotë se PD është ADN-ja e integrimit ne BE dhe kjo forcë politike do e çojë Shqipërinë drejt anetarësimit në Bashkimin Europian.

“Askush nuk duhet të mashtrohet sepse ky tund një pasaportë! Shqipërinë do ta integrojmë ne në Bashkimin Evropian! Ne jemi ADN-ja e integrimeve”, tha Berisha në një fjalim.

Këtë moment Rama e shoqëron me pamje të dy bufëve, një i madh dhe tjetri i vogël. Sakaq, video ka një mbishkrim: ‘Gjuzi PD-ASHM’, duke ironizuar Aleancën për Shqipërinë Madhështore me një prej aleatëve të Berishës në zgjedhje Kujtim Gjuzin. Nderkohe qe shkruan “Fiks buf”.

The post “Ne jemi ADN-ja e integrimit”/ Berisha çel fushatën, Rama ironizon në rrjete sociale: Fiks buf… (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

“I duket vetja i bukur”/ Rama komenton fizikun e Berishës: E dini vetë sa super seksi është

30 March 2025 at 17:40

Pak ditë më parë, partitë politike nënshkruan në KQZ kodin etik të fushatës elektorale, ku një prej pikave ishte dhe ndalimi i bullizimi. Por, kur bëhet fjala për kodet etike, i pari që i shkel ato është Edi Rama. Edhe pse PS e nënshkroi atë dokument, Rama vazhdon ta etiketojë Sali Berishën si “buf kënetet”, […]

The post “I duket vetja i bukur”/ Rama komenton fizikun e Berishës: E dini vetë sa super seksi është appeared first on BoldNews.al.

Dhuratat nga mbështetësit! Rama suprizohet me një buf, Berishës i japin dorezën e boksit

By: Oldi
23 March 2025 at 15:59

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Sali Berisha kanë marrë dhurata nga mbështetësit. Kreu i qeverisë gjatë një takimi në Vlorë, mori dhuratë një buf. “Kujt s’ia gjetën vlonjatët! Faleminderit për dhuratën”, shkruan Rama në përshkrimin e fotos. Ndërsa kryedemokrati, mori nga aferisti shqiptar, Kujtim Potja, dorezën e kampionit botëror të boksit me mbishkrimin […]

The post Dhuratat nga mbështetësit! Rama suprizohet me një buf, Berishës i japin dorezën e boksit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌