Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Raportet e Iranit, sa është numri i viktimave dhe të plagosurve nga sulmet izraelite

By: Besnik
25 June 2025 at 18:14

Të paktën 627 persona janë vrarë në Iran gjatë përplasjes me Izraelin në periudhën midis 13 dhe 25 qershorit, raportoi të mërkurën media shtetërore iraniane IRIB, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë të vendit.

Sipas të njëjtit burim, të paktën 4,870 persona të tjerë janë plagosur gjatë kësaj periudhe.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 86% e viktimave humbën jetën në vendin e sulmeve izraelite, siç u citua nga IRIB.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Raportet e Iranit, sa është numri i viktimave dhe të plagosurve nga sulmet izraelite appeared first on Euronews Albania.

Forcat izraelite sulmojnë centralin bërthamor Fordow në Iran

23 June 2025 at 11:35

Sipas raportimeve, objekti bërthamor i Iranit në Fordow është goditur përsëri, këtë herë nga një sulm izraelit.

Vendndodhja, e ndërtuar në një mal, u bë të dielën shënjestër e bombave amerikane që shkatërronin bunkerët.

Një zëdhënës i Shtabit të Menaxhimit të Krizave të Provincës Qom i tha agjencisë së lajmeve Tasnim se Fordow është goditur përsëri.

Sulmi i SHBA-së gjatë fundjavës pritej të kishte shkaktuar “dëme shumë të konsiderueshme” në vend, duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme ndaj dridhjeve të centrifugave të tij, tha sot kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.

Ai shtoi se askush nuk mund të thotë ende se sa i madh është dëmi në nën tokë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Forcat izraelite sulmojnë centralin bërthamor Fordow në Iran appeared first on Euronews Albania.

Izraeli sulmon centralin bërthamor iranian të goditur nga SHBA

23 June 2025 at 11:36

Centrali bërthamor i Iranit në Fordow është goditur përsëri.

Këtë herë nga një sulm izraelit.

Bëhet e ditur se centrali i ndërtuar në një mal, dje ishte cak i bombave amerikane, shkruan skynews.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Shtabit të Menaxhimit të Krizave në Provincën Qom.

Ndryshe, sulmi i SHBA-së gjatë fundjavës pritej të kishte shkaktuar “dëme shumë të konsiderueshme” në central, duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme të centrifugave, njoftoi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.

Ai shtoi se askush nuk mund të thotë ende se sa i madh është dëmi nëntokësor. /Telegrafi/

The post Izraeli sulmon centralin bërthamor iranian të goditur nga SHBA appeared first on Telegrafi.

Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore

22 June 2025 at 11:18

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimeve ndërkombëtare që lidhen me programin bërthamor të Iranit, duke e cilësuar rritjen e armatimit nuklear si kërcënim serioz për sigurinë globale.

“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin,” ka deklaruar Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij veçanërisht për vendet autoritare që, sipas tij, po zhvillojnë programe për t’u pajisur me armë të shkatërrimit në masë.

“Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese”, shkroi Kurti.

Kurti tha se Republika e Kosovës qëndron përkrah qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian lidhur me kërcënimin që paraqet programi bërthamor i Iranit.

“Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare”, tha kryeministri në detyrë.

Ai shtoi se SHBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special.

“Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. SHBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur.”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

The post Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore appeared first on Telegrafi.

Katër skenarët e mundshëm për t’i dhënë fund konfliktit Izrael-Iran

21 June 2025 at 23:59

Ndërsa i afrohemi ditës së dhjetë të krizës midis Izraelit dhe Iranit, fokusi është nëse diplomacia mund të ketë sukses dhe, nëse jo, nëse presidenti Donald Trump do të merr vendim për të përdorur forcën ushtarake amerikane për të shkatërruar atë që ka mbetur nga infrastruktura bërthamore e Iranit – Fordow.

Situata nga e shtuna, dy ditë pasi Trump dha dy javë për të testuar diplomacinë, dukej se kishte arritur një gjendje të qëndrueshme.

Kjo përfshin kontrollin e qiellit iranian nga Izraeli dhe goditjen e objektivave sipas dëshirës, si dhe që Irani të jetë ende në gjendje të lëshojë breshëri raketash, megjithëse në numër më të vogël, në Izrael.

Ushtarakisht, ky ekuacion në fund të fundit favorizon Izraelin, pozicioni i të cilit ka të ngjarë të forcohet më tej këtë javë.

Janë katër skenarë të mundshëm, shkruan CNN.

Zgjidhje diplomatike

Ky mbetet rezultati i preferuar. Por pas bisedimeve të kësaj jave në Gjenevë midis Iranit dhe aleatëve evropianë, situata nuk duket mirë. Ato bisedime nuk çuan askund. Irani mbajti qëndrimet e tij që nga para krizës. SHBA nuk ishte e pranishme dhe i gjithë sfondi – hoteli Intercontinental në Gjenevë, ku u negociua marrëveshja bërthamore me Iranin 10 vjet më parë, kujtonte një epokë tjetër.

Mund të ketë më shumë angazhime të drejtpërdrejta në vazhdim me SHBA-në dhe Iranin ndoshta përmes Katarit dhe Omanit, por përveç kësaj, pista diplomatike nuk ka tërheqje të vërtetë.

Kjo është për të ardhur keq, pasi është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund krizës, dhe e tëra çfarë Irani duhet të bëjë është t’i sinjalizojë të dërguarit të Trump, Steve Witkoff, se është i përgatitur të bjerë dakord me propozimin që ai i paraqiti Iranit rreth gjashtë javë më parë.

Ky propozim thuhet se është i ekuilibruar, duke rezultuar në heqjen dorë nga programi i tij i pasurimit të uraniumit.

Refuzimi i Iranit për t’u angazhuar drejtpërdrejt në këtë propozim si para krizës ashtu edhe veçanërisht tani mund të jetë një gabim fatal.

SHBA ndërhyn ushtarakisht për të shkatërruar Fordow

SHBA po vazhdon të pozicionojë asete ushtarake në Lindjen e Mesme dhe së shpejti do të kenë tri grupe sulmi.

Trump ka dhënë qartë urdhrin për t’u pozicionuar dhe për t’u përgatitur për një sulm.

Kjo mund të ndihmojë në përforcimin e diplomacisë pasi Irani duhet ta dijë se në fund të afatit dy-javor, SHBA është e përgatitur të përdor forcën për ta bërë Fordow të paoperueshëm dhe Irani nuk ka shanse të mbrohet.

Sa më shumë që SHBA duket se po përgatitet për një operacion të tillë, aq më shumë ka gjasa që Irani të jetë gati në fund për të bërë një marrëveshje që SHBA mund ta pranojë.

Në fund të kësaj periudhe, Irani duhet të kuptojë se nuk do të ketë objekte pasurimi – aktualisht, dhjetë kaskada centrifugash shumë të përparuara – në Fordow.

Izraeli gjen një mënyrë për të shkatërruar Fordow

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli mund të ketë mënyra për të shkatërruar Fordow pa SHBA-në.

Kriza thjesht vazhdon

Izraeli mund të deklarojë fundin e operacioneve të mëdha.

Irani do të përgjigjej, por nga një perspektivë izraelite dhe amerikane do të kishte një pikë përfundimtare pasi Fordow të shkatërrohet së bashku me strukturat e tjera kryesore bërthamore në Natanz dhe Isfahan, të cilat janë tashmë të dëmtuara.

Kursi më i mundshëm është që kriza thjesht të vazhdojë.

Kjo do të thoshte që Izraeli vazhdon të kontrollojë hapësirën ajrore të Iranit, të godasë objektiva.

Irani vazhdon të grumbullojë breshëri bombash herë pas here, por rezervat e tij të raketave dhe lansuesit do të shterohen.

Ky skenar është një fund i papërfunduar me Iranin që ende ka aftësi masive pasurimi, por Izraelin që qëndron pezull mbi Iranin për t’u siguruar që ato nuk do të përdoren kurrë, ndërsa diplomacia e re vazhdon në sfond. /Telegrafi/

The post Katër skenarët e mundshëm për t’i dhënë fund konfliktit Izrael-Iran appeared first on Telegrafi.

NYT: Udhëheqësi suprem i Iranit emëron pasardhësit e mundshëm në rast se vritet

21 June 2025 at 23:30

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka emëruar tre klerikë të lartë si kandidatë për ta pasuar atë nëse ai vritet, raporton The New York Times, duke cituar tre zyrtarë iranianë të njohur me çështjen.

Në rast se një udhëheqës suprem vdes, kushtetuta e Iranit kërkon që Asambleja e Ekspertëve, një organ klerikal me 88 anëtarë, të zgjedhë një pasardhës.

Procesi është përdorur vetëm një herë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, kur vetë Khamenei u zgjodh në vitin 1989.

Siç raporton Times, Khamenei dëshiron të sigurojë një tranzicion të shpejtë dhe të rregullt në rast të vdekjes së ti.

Pasi thuhet se hodhi poshtë një plan izraelit për të vrarë Khamenein, presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi këtë javë se udhëheqësi suprem i Iranit është një “objektiv i lehtë”.

“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem'”, tha Trump.

“Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – Ne nuk do ta vrasim!, të paktën jo për momentin.”

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk e ka përjashtuar mundësinë e shënjestrimit të Khameneit, duke thënë se vdekja e udhëheqësit suprem nuk do ta “përshkallëzonte konfliktin, por do t’i jepte fund konfliktit”.

Të enjten, Ministri i Mbrojtjes Israel Katz shkoi më tej, duke deklaruar se Khameneit nuk mund t’i lejohet “të vazhdojë të ekzistojë” pasi një raketë iraniane goditi një spital në Izrael. /Telegrafi/

The post NYT: Udhëheqësi suprem i Iranit emëron pasardhësit e mundshëm në rast se vritet appeared first on Telegrafi.

“Fitorja e palestinezëve është e sigurt”, lideri i Iranit në mbështetje të Palestinës

21 June 2025 at 22:29

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka ndarë sonte një mesazh në mbështetje të popullit palestinez.

Bëhet e ditur se mesazhin e ka ndarë në platformën X.

“Palestina është një çështje qendrore për ne dhe fitorja e palestinezëve është diçka e sigurt”, shkroi Khamenei.

Palestine is a central issue to us, and the victory of Palestinians is something that’s definite.

— Khamenei.ir (@khamenei_ir) June 21, 2025

Ndryshe, tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe veprimet izraelite në Iran dhe Gaza kanë shkaktuar disa protesta dhe tubime këtë fundjavë.

Në Londër, temperaturat përvëluese të qershorit nuk i ndaluan demonstruesit pro-palestinezë t’i bënin thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të ndalonte lejimin e eksporteve të armëve dhe bashkëpunimin ushtarak me Izraelin.

Midis folësve në demonstrata ishin ish-lideri i Partisë Laburiste Jeremy Corbyn dhe këngëtarja Paloma Faith. /Telegrafi/

The post “Fitorja e palestinezëve është e sigurt”, lideri i Iranit në mbështetje të Palestinës appeared first on Telegrafi.

Bombarduesit amerikanë në lëvizje – a po përgatitet Amerika t’i bie Iranit?

21 June 2025 at 18:54

Një grup bombarduesish të fshehtë amerikanë duket se janë në lëvizje, ndërsa tensionet rriten nëse Amerika do t’i bashkohet konfliktit Izrael-Iran.

Sipas Fox News, të dhënat e gjurmimit të fluturimit tregojnë se aeroplanët luftarakë B-2, të cilët janë projektuar për misione sulmi me rreze të gjatë veprimi, po drejtohen drejt bregut perëndimor të Amerikës.

Raportet shtojnë se bombarduesit me sa duket u furnizuan me karburant pasi u nisën nga Misuri, duke treguar se ata u nisën pa rezervuarë të plotë për shkak të një ngarkese të rëndë në bord.

Aeroplanët B-2 janë të aftë të transportojnë bombat e nevojshme për të sulmuar Fordow, objektin bërthamor iranian të varrosur 300 metra brenda një mali, shkruan skynews.

Të enjten, Donald Trump tha se do të merrte një vendim nëse do ta godiste Iranin “brenda dy javëve të ardhshme”.

Dhe vendosja e bombarduesve sugjeron se presidenti amerikan mund të jetë i përgatitur të nisë një sulm më shpejt se sa pritej.

Megjithatë, fillimisht nuk ishte e qartë se ku po shkonin saktësisht bombarduesit.

Destinacionet e raportuara përfshijnë ose Diego Garcia në Oqeanin Indian ose një bazë ushtarake amerikane në Guam.

SHBA-së do t’i duhej leja britanike për të nisur sulme nga Diego Garcia, mbi të cilën Mbretëria e Bashkuar ruan sovranitetin.

Por, kjo nuk do të ishte e nevojshme nëse ata do të dislokoheshin nga baza në Guam.

Dhe tani është raportuar se ato po shkojnë drejt Guam. /Telegrafi/

The post Bombarduesit amerikanë në lëvizje – a po përgatitet Amerika t’i bie Iranit? appeared first on Telegrafi.

Houthit kërcënojnë SHBA-në, thonë se nuk do të rrinë duarkryq nëse ajo ndihmon Izraelin në luftën kundër Iranit

21 June 2025 at 18:15

Zëdhënësi i Houthive jemenas, Yahya Saree, foli për hyrjen e mundshme të ushtrisë amerikane në konfliktin me Iranin dhe tha se Jemeni dhe Houthit nuk do të qëndrojnë pa kundërpërgjigje.

Në një fjalim, Houthit njoftuan gatishmërinë e tyre të plotë për të synuar anijet luftarake amerikane në Detin e Kuq nëse SHBA vendos të sulmojë Iranin, përcjell Telegrafi.

“Çdo sulm i përbashkët SHBA-Izrael ndaj Iranit përfaqëson një agresion të drejtpërdrejtë kundër kombit, me qëllim imponimin e hegjemonisë sioniste mbi rajonin dhe heqjen e lirisë dhe pavarësisë së popullit të tij”, tha ai.

Ai theksoi se forcat jemenase po monitorojnë nga afër të gjitha lëvizjet ushtarake në rajon.

“Ne do të marrim masat e nevojshme për të mbrojtur vendin. Jemeni nuk do të qëndrojë duarkryq përballë asnjë agresioni kundër shtetit islamik”, theksoi Saree.

القوات المسلحة اليمنية تنشر بياناً بشأن التطورات الأخيرة في المنطقة، وتعلن استعدادها للمشاركة في استهداف السفن والبوارج الأميركية في البحر الأحمر، في حال شنت واشنطن عدواناً مسانداً للعدو الإسرائيلي على #إيران.#اليمن #الميادين pic.twitter.com/Jl2inku2pu

— قناة الميادين (@AlMayadeenNews) June 21, 2025

Së fundmi, ai tha se Houthit nuk do t’i harrojnë banorët e Gazës.

“Kjo është beteja e të gjithë kombit. Ne nuk do t’i braktisim vëllezërit tanë në Gaza dhe do të vazhdojmë me të gjithë ata që kundërshtojnë agresionin sionist, qoftë në vetëmbrojtje apo në mbështetje të rezistencës palestineze”, përfundoi ai. /Telegrafi/

The post Houthit kërcënojnë SHBA-në, thonë se nuk do të rrinë duarkryq nëse ajo ndihmon Izraelin në luftën kundër Iranit appeared first on Telegrafi.

Erdogan me një tjetër akuzë për Netanyahu

21 June 2025 at 14:17

Qeveria e Benjamin Netanyahut është “pengesa më e madhe” për paqen në Lindjen e Mesme, ka thënë presidenti i Turqisë.

Recep Tayyip Erdogan tha se Izraeli është përpjekur të “sabotojë” çdo bisedime bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit, duke treguar se nuk dëshiron diplomaci duke nisur sulmet e tij.

Ai u bëri thirrje vendeve të mos dëgjojnë dialogun “helmues” të Izraelit mbi konfliktin, por në vend të kësaj të gjejnë një zgjidhje diplomatike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Disa vende i kanë bërë thirrje Iranit të ulet në tryezën e negociatave për të gjetur një zgjidhje për konfliktin.

Zyrtarët iranianë kanë thënë se një zgjidhje diplomatike nuk do të jetë e mundur ndërsa sulmet e Izraelit vazhdojnë.

Ndërkohë ambasadorët nga gjashtë shtete të Gjirit kanë ngritur shqetësime te mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së në lidhje me synimin e Izraelit ndaj lokacioneve bërthamore në Iranin fqinj.

Të dërguarit nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) paralajmëruan Rafael Grossi-n, kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për “pasoja të rrezikshme” gjatë një takimi në Vjenë.

GCC është një aleancë politike dhe ekonomike midis Arabisë Saudite, Kuvajtit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Bahreinit dhe Omanit.

Paralajmërimi vjen pasi ushtria izraelite tha në një moment të enjten se kishte goditur centralin e vetëm bërthamor në funksion të Iranit, Bushehr, përpara se ta tërhiqte deklaratën si “një gabim”.

Objekti i ndërtuar nga Rusia ndodhet në bregdetin e Gjirit dhe një sulm mund të kontaminonte ajrin dhe ujin. /Telegrafi/

The post Erdogan me një tjetër akuzë për Netanyahu appeared first on Telegrafi.

Izraelitët përballen me frikë dhe pasiguri mes sulmeve me raketa nga Irani

20 June 2025 at 22:44

Euronews foli me njerëz në Izrael rreth mënyrës se si po përballen me konfliktin e vendit me Iranin dhe kërcënimin e përditshëm të raketave që godasin zonat e banuara.

“Ndërsa po shkonim drejt vendit të prekur, kuptova se po i afroheshim ndërtesës sime. Kur mbërritëm atje, zbulova se po – ishte ndërtesa ime që ishte shkatërruar nga një raketë”, tha Jimmy, një ndihmës mjekësor vullnetar.

“Të gjitha rrobat e mbetura që kam janë shkatërruar, si dhe ato pak mobilje që më kishin mbetur.”

“Kam kaluar – dhe kam parë – shumë gjëra në vitet e fundit, por me kalimin e kohës kam mësuar të shkëput ndjenjat e mia, sepse përndryshe do të ulesha dhe do të qaja për këtë luftë të pafundme”, shtoi ai.

“Pjesa më e vështirë për mua është se kam një djalë tetëmuajsh që nuk e kam parë prej muajsh tani, sepse ai dhe gruaja ime janë në Eilat, në jug të Izraelit, ku është shumë më e sigurt se këtu.”

Edhe pse vendi ka qenë në gatishmëri që nga e mërkura, kufizimet për civilët u lehtësuan dhe aktivitetet në vendin e punës, si dhe tubimet e vogla, u lejuan të rifillonin.

Pavarësisht kësaj, shkollat ​​mbeten të mbyllura dhe rrugët janë bosh, përcjell Telegrafi.

Për shumë njerëz në Izrael, rritja e fëmijëve në këtë klimë është e vështirë.

“Nuk do të isha kaq e shqetësuar nëse nuk do ta kisha atë”, tha 30-vjeçarja Emma nga SHBA-ja.

Ajo jeton në Jaffa në jug të Tel Avivit, me burrin e saj dhe djalin e tyre 10-muajsh.

“Ne nuk kemi një strehë kundër bombave në ndërtesën tonë sepse jetojmë në një lagje arabe, burri im është një arab izraelit. Shumë nga apartamentet e përballueshme në Izrael nuk janë të pajisura, kështu që natën marrim fëmijën tonë dhe shkojmë të flemë në shtëpinë e vjehrrës sime”, tha Emma.

Për Emman, ekziston një arsye e qartë pse Izraeli e gjen veten në këtë situatë.

“Mendoj se morali im është më i mirë se i shumicës së izraelitëve dhe kjo sepse nuk besoj se ajo që po bën qeveria është e drejtë – kështu që e kuptoj pse jemi në këtë pozicion.”

Nitzan, 34 vjeç, është një sipërmarrës teknologjik dhe baba i ardhshëm, i cili zakonisht banon në Tel Aviv.

Por që nga konflikti i përshkallëzuar i Izraelit me Iranin, ai dhe gruaja e tij janë zhvendosur në Haifa, në veri të vendit, për të qëndruar me familjen e saj.

“Zhurmat që dëgjojmë nga strehimi janë shumë të ndryshme nga ato që dëgjojmë kur ka raketa të lëshuara nga Hamasi ose nga Hezbollahu. Edhe me Kupolën e Hekurt, tingëllon sikur një kamion po kalon nëpër një tunel pikërisht mbi kokën tuaj”, tha Nitzan.

Bëhet e ditur se shumë në Izrael kanë frikë se mos bien pre e një rakete kur janë jashtë duke bërë gjëra thelbësore si të shkojnë në dyqane ose të ngasin veturën për të marrë furnizime, pasi konflikti mbetet veçanërisht i ashpër për civilët.

Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, rreth 24 izraelitë u vranë nga raketat iraniane në javën e parë të konfliktit, ndërsa më shumë se 2,400 kanë marrë trajtim mjekësor për lëndime.

Të gjithë ishin civilë.

Ndërkohë, grupet iraniane të të drejtave me bazë jashtë vendit kanë raportuar se të paktën 657 njerëz u vranë në Iran deri të enjten.

“Nëse jeni jashtë, udhëzimet janë që të shtriheni përtokë me duart mbi kokë – por nuk mendoj se kjo bën shumë. Në mbrëmjen e sulmit të parë të Iranit, po udhëtonim me veturë për në Haifa dhe pamë qiellin të ndriçohej nga shumë raketa.”

“Nuk ishim të sigurt nëse të ndaleshim sepse ka alarme në të gjithë vendin dhe nuk e di nëse është për zonën. Nëse është më e sigurt të vazhdosh, apo të ndalesh në anë të rrugës”, shtoi Nitzan.

Oriella, një mësuese që jeton në Tel Aviv, tha se ndihet “e rraskapitur”.

“Nuk ka netë, koka jote është e mbushur me shqetësime dhe pasiguri, sepse je e rraskapitur mendërisht, sepse kemi qenë në luftë për vite me radhë”, tha ajo.

“Nuk më pëlqejnë luftërat, besoj në zgjidhjet diplomatike – mendoj se kjo është ajo për të cilën duhet të punojmë me Iranin. Njerëzit po përjetojnë kaq shumë vuajtje dhe për çfarë? Për të pasur luftëra përsëri, dhe përsëri, dhe përsëri”, shtoi ajo. /Telegrafi/

The post Izraelitët përballen me frikë dhe pasiguri mes sulmeve me raketa nga Irani appeared first on Telegrafi.

Irani nis valën e re të raketave drejt Izraelit, publikohen pamjet

20 June 2025 at 16:55

Raketat iraniane goditën vende të shumta në Izrael, përfshirë Haifën.

Një sulm me raketa iraniane goditi vende të shumta në të gjithë Izraelin sot, njoftuan shërbimet e emergjencës, duke dërguar ekipe piroteknike dhe shpëtimi në vendngjarje, përcjell Telegrafi.

Midis vendeve të prekura është porti verior i Haifës, si dhe rajoni më verior i Izraelit, Dan, sipas shërbimeve të zjarrfikësve dhe shpëtimit.

Pamjet e sulmit janë publikuar në rrjete sociale që tregojnë tym të dendur mbi ndërtesat në Haifa, me tingujt e shpërthimeve që dëgjohen qartë.

18/❗ The moment an Iranian missile hits near the port in Haifa. pic.twitter.com/EeotLtxnbz

🪖MilitaryNewsUA🇺🇦 (@front_ukrainian) June 20, 2025

Ndryshe, mijëra njerëz dolën sot në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera iraniane, duke iu përgjigjur thirrjes së regjimit për turma të mëdha për t’u mbledhur për lutjet tradicionale të së premtes dhe protestat kundër Izraelit.

Protestuesit valëvitnin flamuj dhe brohorisnin slogane anti-perëndimore, shumë prej të cilëve mbanin foto të komandantëve iranianë të vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin. /Telegrafi/

19/❗ Another video of the moment an Iranian missile hit Haifa. pic.twitter.com/ubH8TUow12

🪖MilitaryNewsUA🇺🇦 (@front_ukrainian) June 20, 2025

The post Irani nis valën e re të raketave drejt Izraelit, publikohen pamjet appeared first on Telegrafi.

“Përgatitni arkivolet”, mijëra iranianë në rrugë protestojnë kundër Izraelit

20 June 2025 at 16:23

Mijëra njerëz dolën sot në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera iraniane, duke iu përgjigjur thirrjes së regjimit për turma të mëdha për t’u mbledhur për lutjet tradicionale të së premtes dhe protestat kundër Izraelit.

Protestuesit valëvitnin flamuj dhe brohorisnin slogane anti-perëndimore, shumë prej të cilëve mbanin foto të komandantëve iranianë të vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin.

Lutja në Teheran u pasua nga protesta të mëdha në qendër të qytetit, me televizionin shtetëror që shfaqte imazhe të demonstruesve që shkelnin flamujt izraelitë dhe amerikanë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Flamuj të Hezbollahut, aleatit të Iranit në Liban, u valëvitën gjithashtu në rrugë.

Sipas pamjeve nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim, turma brohoriste kundër Izraelit dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sky News citoi gjithashtu një grua nga Karaj, një qytet në perëndim të Teheranit, duke u thënë banorëve të Tel Avivit “përgatitini arkivolet”.

Tubime të ngjashme u mbajtën në qytete të tjera, përfshirë Ahvazin, ku sipas mediave të huaja, një imam drejtoi lutjet me uniformë ushtarake me një pushkë në dorë. /Telegrafi/

The post “Përgatitni arkivolet”, mijëra iranianë në rrugë protestojnë kundër Izraelit appeared first on Telegrafi.

Irani “nuk është i përgatitur për bisedime” ndërsa sulmet e Izraelit vazhdojnë

20 June 2025 at 10:59

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i ka thënë televizionit shtetëror se nuk është i përgatitur për bisedime me askënd ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë, përpara një takimi të planifikuar me homologët evropianë në Gjenevë.

Araghchi ka mbërritur në Gjenevë, Zvicër, për një takim me ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilët po kërkojnë të krijojnë një rrugë kthimi në diplomaci për të çtensionuar konfliktin mbi programin bërthamor të Iranit.

Takimi i planifikuar është përpjekja e parë e madhe diplomatike që kur Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit javën e kaluar.

Por në komentet për televizionin shtetëror iranian, Araghchi tha se nuk ishte i përgatitur të fliste ndërsa Izraeli vazhdonte sulmin e tij ndaj vendit të tij, duke shtuar se “pas rezistencës sonë kundër Izraelit, mendoj se vendet do të distancohen nga ky agresion”.

Sekretari i Jashtëm Britanik, David Lammy, i cili do të marrë pjesë në bisedimet në Gjenevë, tha se beson se “tani ekziston një dritare brenda dy javëve të ardhshme për të arritur një zgjidhje diplomatike”, pasi u takua me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington të enjten. /Telegrafi/

The post Irani “nuk është i përgatitur për bisedime” ndërsa sulmet e Izraelit vazhdojnë appeared first on Telegrafi.

Irani thotë se i gjithë materiali i tij bërthamor ishte zhvendosur ‘në një vend të sigurt’ – përpara se raketat izraelite të godisnin centralet e tij bërthamore

20 June 2025 at 08:55

Irani u mburr se i gjithë materiali i tij bërthamor ishte zhvendosur në “një vend të sigurt” përpara se raketat izraelite të godisnin centralet e tij bërthamore.

“Izraeli goditi Natanzin, Isfahanin, Khandabin dhe Arakun, por ato ishin evakuuar tashmë”, tha të enjten komandanti iranian Mohsen Rezaei, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

“Të gjitha materialet janë zhvendosur në një vend të sigurt”, shtoi ai.

Izraeli ka nisur raketa drejt Iranit në një përpjekje për të dëmtuar aftësitë e tij bërthamore që nga e premtja e kaluar, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump po mendonte të përfshihej.

Por, Trump “u tërhoq”, ndërsa vendet e fuqishme evropiane përgatiten të marrin pjesë në bisedimet e paqes me Iranin.

Në 48 orët e mëparshme, presidenti i SHBA-së kishte kërkuar “dorëzimin pa kushte” të Iranit dhe kishte kërcënuar me sulme ajrore “brenda disa ditësh”.

Megjithatë, pasi kaloi pasditen i mbyllur në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, të cilën ai e ka quajtur “Dhoma e Luftës”, ai tha se do t’i jepte Teheranit dy javë për të bërë një marrëveshje.

Negociatat do të fillojnë sot me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, të cilat pritet të ulen me ministrin e jashtëm të Iranit në Gjenevë.

Ndërkohë, Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, lexoi një deklaratë nga zoti Trump që thoshte: “Bazuar në faktin se ekziston një shans i konsiderueshëm për negociata që mund të zhvillohen ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do të marr vendimin tim nëse do të shkoj apo jo brenda dy javëve të ardhshme”.

Zhvillimet erdhën në një ditë tjetër tmerri, ndërsa një raketë balistike iraniane goditi Spitalin Soroka, në Beersheba, i cili pësoi dëme të mëdha.

Sulmi, një goditje e drejtpërdrejtë, la 71 të plagosur dhe kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua për hakmarrje.

Goditja e spitalit kërcënoi ta çonte Lindjen e Mesme në një luftë të plotë, ndërsa ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se Ajatollah Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Iranit, “nuk mund të lejohet më të ekzistojë”, duke e quajtur atë “Hitleri modern”.

Netanyahu gjithashtu refuzoi të përjashtonte një përpjekje për vrasje të Khameneit.

Ndryshe, sipas raportimeve, SHBA-të më parë kanë vënë veton në dy atentate ndaj jetës së Khameneit. /Telegrafi/

The post Irani thotë se i gjithë materiali i tij bërthamor ishte zhvendosur ‘në një vend të sigurt’ – përpara se raketat izraelite të godisnin centralet e tij bërthamore appeared first on Telegrafi.

Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

19 June 2025 at 23:52

Të enjten në mëngjes, Izraeli sulmoi reaktorin e ujit të rëndë në Arak të Iranit, një nga objektet më të mëdha bërthamore të vendit, i vendosur 250 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Teheran.

Objekti ishte evakuuar plotësisht, pa dëme në zonat civile përreth reaktorit, sipas burimeve iraniane.

Sipas Aleancës Amerikane për Avokimin e Mbrojtjes nga Raketat, reaktori bërthamor i Arak, i njohur edhe si IR-40, është një reaktor bërthamor me ujë të rëndë që filloi të funksionojë në vitin 2003.

Megjithatë, origjina e projektimit të tij është e paqartë, me ekspertë të huaj që besohet se kanë kontribuar në ndërtimin e tij, përfshirë firmën ruse të projektimit Nikit.

Raportet tregojnë se Irani kërkoi ta paraqiste reaktorin si “që nuk do të përdoret për të prodhuar material bërthamor me pastërti ushtarake”, por ai ishte i aftë të prodhonte rreth 9 kilogramë plutonium, duke ngritur shqetësimet e SHBA-së se kjo mund t’i mundësonte Teheranit të prodhonte një armë bërthamore me bazë plutoniumi.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore të Iranit në vitin 2015, bashkësia ndërkombëtare e kushtëzoi modifikimin e reaktorit të Arak me heqjen e sanksioneve.

Bëhet e ditur se në vitin 2016, Irani njoftoi se e kishte mbushur bërthamën e reaktorit me çimento.

Megjithatë, në shkurt të të njëjtit vit, Teherani tejkaloi limitin maksimal të lejuar të rezervave të ujit të rëndë për herë të parë, një limit që u tejkalua përsëri në nëntor 2016.

Përveç kësaj, Teherani transferoi më shumë se 80 ton metrikë ujë të rëndë, të destinuar më parë për reaktorin e Arak, në Oman.

Edhe pse Irani ende ka kontroll mbi këtë sasi, transferimi i tij ndërkufitar nuk u konsiderua shkelje e marrëveshjes, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Çfarë tjetër ka goditur Izraeli në sulmet e tij ndaj objekteve bërthamore të Iranit?

Në një nga sulmet e gjera ushtarake të Izraelit ndaj Iranit, sulmet që filluan të premten e kaluar shënjestruan vende kritike bërthamore, duke dëmtuar rëndë programin e tij bërthamor, sipas raporteve të shumta, të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe imazheve të fundit satelitore.

Raportohet se sulmet shënjestruan tre vende kryesore të pasurimit të uraniumit në të gjithë vendin e Lindjes së Mesme.

Në objektin qendror nëntokësor të Natanzit, infrastruktura elektrike thuhet se u shkatërrua plotësisht, duke përfshirë termocentralet rezervë, duke çuar në dëmtimin ose shkatërrimin e mundshëm të mijëra centrifugave, siç konfirmoi Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi.

Në të njëjtin vend, një objekt më i vogël pranë sipërfaqes, impianti pilot PFEP, u shpall i shkatërruar plotësisht.

Ai përmbante centrifuga të përparuara që pasuronin uraniumin deri në 60%.

Nuk u raportuan dëme të dukshme në objektin e bunkerit Fordow.

Megjithatë, Fordow prodhon sasinë më të konsiderueshme të uraniumit të pasuruar në 60%, që është disa hapa të thjeshtë larg arritjes së nivelit të prodhimit të një bombe bërthamore.

Katër vende të tjera u shënjestruan në Isfahan, duke përfshirë një qendër konvertimi të uraniumit dhe objekte për të punuar në teknologjinë e metalurgjisë së uraniumit, e cila është thelbësore për të bërë bërthamën e një arme bërthamore.

Punëtoritë e prodhimit të centrifugave në Karaj dhe Teheran, të cilat u goditën gjithashtu nga sulmet izraelite, u monitoruan më parë nga IAEA, por numri i punëtorive të mbetura të padeklaruara është i panjohur.

Për më tepër, të paktën 14 shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve, sipas burimeve të shumta në rajon.

Ushtria izraelite tha se nëntë prej tyre ishin një “element kyç” në përpjekjet e Teheranit për të krijuar një armë bërthamore.

Ndryshe, sipas vlerësimeve të IAEA-s që nga e marta, Irani ka uranium të pasuruar deri në 60% për të bërë deri në nëntë bomba bërthamore.

Ai gjithashtu ka uranium të pasuruar më tej në një shkallë më të vogël që mund të përdoret për të prodhuar bomba shtesë.

Teherani ka njoftuar se do të marrë masa “të padeklaruara” për të mbrojtur materialin dhe pajisjet bërthamore dhe mund të zvogëlojë bashkëpunimin me IAEA-n, ndërsa parlamenti i Iranit po shqyrton një projektligj për t’u tërhequr nga Traktati i Mospërhapjes Bërthamore (NPT), duke ndjekur shembullin e Koresë së Veriut.

Nëse impianti i konvertimit të uraniumit në Isfahan del jashtë funksionit, Irani do të duhet të gjejë burime të jashtme të heksafluoridit të uraniumit (UF6), përbërësit kryesor në procesin e pasurimit. /Telegrafi/

The post Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit? appeared first on Telegrafi.

Imazhet satelitore zbulojnë dëme në reaktorin bërthamor në Iran

19 June 2025 at 23:30

Imazhe të reja satelitore me rezolucion të lartë të publikuara sot nga Maxar Technologies tregojnë dëme të konsiderueshme në kompleksin e reaktorit të ujit të rëndë të Iranit pranë qytetit Arak, rreth 230 kilometra në jugperëndim të Teheranit.

Bëhet e ditur se imazhet tregojnë dëme të rënda në kupolën kryesore të reaktorit.

Përveç vetë kupolës, pjesë të tjera të objektit u dëmtuan gjithashtu.

Të paktën dy kulla u shkatërruan pjesërisht, ndërsa dy struktura aty pranë u shkatërruan plotësisht.

Si Izraeli ashtu edhe Irani konfirmuan sot se reaktori i Arak ishte shënjestra e sulmit.

Ndryshe, katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit të tij me Iranin, njoftoi ministria izraelite e mbrojtjes.

Ministria tha në një deklaratë se aeroplanët janë pjesë e urave ajrore dhe detare që kanë qenë në funksionim që nga fillimi i sulmit izraelit kundër Iranit më 13 qershor. /Telegrafi/

The post Imazhet satelitore zbulojnë dëme në reaktorin bërthamor në Iran appeared first on Telegrafi.

“Irani është kërcënim edhe për Evropën”, paralajmëron ambasadori i Izraelit në BE dhe NATO

19 June 2025 at 22:50

Në një intervistë me Euronews, Haim Regev tha se Izraeli e filloi konfliktin me Iranin pasi nuk kishte zgjidhje tjetër dhe paralajmëroi se kërcënimi nga ambiciet bërthamore të Teheranit mund të përhapet përtej Lindjes së Mesme.

“Irani përbën një kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe për rajonin dhe për Evropën”, tha ambasadori i Izraelit në Bashkimin Evropian dhe NATO, Haim Regev.

“Ata janë të përfshirë në promovimin e terrorit, janë të përfshirë në provokime, janë të përfshirë në shumë, shumë akte. Pra, ata janë tashmë shkaku kryesor i paqëndrueshmërisë në rajon dhe për botën”, shpjegoi ai.

Regev po fliste ndërsa dita e shtatë e konfliktit në rritje midis Izraelit dhe Iranit nuk tregon shenja përfundimi.

Herët të enjten, Irani qëlloi 30 raketa balistike drejt Izraelit, me një që goditi Qendrën Mjekësore Soroka në Be’er Sheva.

Breshëria nga Irani dukej se ishte një hakmarrje e drejtpërdrejtë për sulmet izraelite në infrastrukturën bërthamore të Teheranit një ditë më parë.

“Irani ka një plan të qartë për shfarosjen e shtetit të Izraelit”, sipas Regev.

“Në periudhën e fundit, pamë se Irani po përshpejton programin e tij, planin e tij, në dy aspekte kryesore. Së pari, programin e tij bërthamor dhe së dyti, prodhimin e raketave tokë-tokë. Pra, arrijmë në një pikë ku pamë se duhet të veprojmë për të hequr këtë kërcënim.”

Bëhet e ditur se Izraeli nisi një sulm të papritur ndaj Iranit të premten duke vrarë disa figura kyçe nga brenda aparatit të sigurisë së vendit dhe një numër shkencëtarësh bërthamorë.

Vala e parë e sulmeve, e cila përfshinte rreth 200 aeroplanë luftarakë, vrau të paktën katër komandantë të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), si dhe goditi objektiva bërthamore dhe ushtarake në të gjithë vendin.

Por Regev e hodhi poshtë idenë se objektivi kryesor i operacionit të IDF është ndryshimi i regjimit në Iran, përcjell Telegrafi.

“Objektivi i këtij operacioni ushtarak është të eliminojë kërcënimin bërthamor dhe kërcënimin me raketa. Siç e përmenda, Irani ka një plan konkret dhe operativ. Dhe ky është qëllimi kryesor i këtij operacioni tonë ushtarak tani”, tha ai.

Një luftë fjalësh

Konflikti ka çuar gjithashtu në një luftë fjalësh në rritje, veçanërisht midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe zyrtarëve të lartë iranianë.

Kur u pyet nga gazetarët nëse kishte ndërmend të sillte ushtrinë amerikane në konflikt për të goditur Iranin përkrah Izraelit, Trump tha: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Askush nuk e di se çfarë do të bëj”.

Ndërsa Trump dukej se shmangte një angazhim të drejtpërdrejtë për veprime ushtarake, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i interpretoi komentet e tij si një mbështetje dhe, në një fjalim televiziv më vonë falënderoi Trumpin që “qëndroi pranë tyre”.

Ndryshe, misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se asnjë zyrtar nga vendi nuk do të “përulej në portat e Shtëpisë së Bardhë” për të arritur një marrëveshje bërthamore.

Dhe është programi bërthamor i Iranit që qëndron në thelb të përshkallëzimit aktual ushtarak.

Irani më parë i nënshtrohej një marrëveshjeje ndërkombëtare bërthamore të njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), e cila i dha vendit lehtësim nga sanksionet në këmbim të kufizimeve të rrepta në aktivitetet e tij bërthamore.

Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Trump tërhoqi SHBA-në nga pakti në vitin 2018, duke e kritikuar atë si “marrëveshja më e keqe e negociuar ndonjëherë” dhe duke vendosur sanksione të reja ndaj Iranit.

Që atëherë, nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes janë përpjekur ta mbajnë Iranin në përputhje me të, por Teherani e konsideron marrëveshjen të pavlefshme dhe ka vazhduar me pasurimin e uraniumit, i cili në nivelet aktuale është në 60%.

Kjo është ende teknikisht nën nivelet e gradës së armëve prej 90%, por është ende shumë mbi 3.67% të lejuar sipas JCPOA-s.

Irani pohon se programi i tij bërthamor është paqësor dhe thjesht për qëllime civile.

Izraeli, nga ana tjetër, thotë se Teherani po punon drejt ndërtimit të një arme bërthamore, e cila mund të përdoret kundër Izraelit.

“Ne, si demokraci, kur shkojmë në një luftë, e bëjmë vetëm nëse nuk kemi zgjidhje tjetër ose nëse është iniciuar nga pala tjetër. Pra, shkuam në këtë luftë sepse nuk pamë ndonjë zgjidhje tjetër”, tha Regev.

“Izraeli nuk erdhi këtu për të zgjidhur problemin e botës. Izraeli erdhi këtu për të zgjidhur kërcënimin e vet që vjen nga Irani. Por për shkak të suksesit, shoh këtu një mundësi.”

“Dhe shpresoj që diplomacia do të luajë një rol, por këtë herë do të jetë më konkrete, praktike me rezultate specifike”, përfundoi Regev. /Telegrafi/

The post “Irani është kërcënim edhe për Evropën”, paralajmëron ambasadori i Izraelit në BE dhe NATO appeared first on Telegrafi.

Trump zbulon afatin kohor për vendimin për sulm ndaj Iranit

19 June 2025 at 19:51

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka mbajtur një konferencë të rregullt për shtyp.

Pasi filloi duke folur për temat e brendshme, Leavitt i drejtohet konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.

“E di që ka pasur shumë spekulime… në lidhje me vendimmarrjen e presidentit dhe nëse SHBA do të jetë e përfshirë apo jo”, tha Leavitt.

Më pas, ajo lexoi një citat të drejtpërdrejtë nga Donald Trump, shkruan skynews.

“Bazuar në faktin se ekziston një shans i konsiderueshëm për negociata që mund të zhvillohen ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do të marr vendimin tim nëse do të sulmoj apo jo brenda dy javëve të ardhshme.”

Leavitt tha se “askush nuk duhet të habitet” nga qëndrimi i Trumpit se Irani absolutisht nuk mund të sigurojë një armë bërthamore, duke shtuar se ai ka qenë “pa mëdyshje i qartë për këtë për dekada”.

Kur u pyet nëse Trump ka ndonjë pritje përpara takimit të sekretarëve të jashtëm evropianë me homologun e tyre iranian nesër, Leavitt tha se “e gjithë bota është në anën e presidentit”.

Sekretarja shtoi se mesazhi se Irani nuk mund të sigurojë një armë bërthamore “është diçka për të cilën bien dakord pothuajse i gjithë njerëzimi, përveç vetë regjimit terrorist iranian”.

“Presidenti pret që Evropa t’ua përcjellë këtë mesazh drejtpërdrejt iranianëve”, shton ajo. /Telegrafi/

The post Trump zbulon afatin kohor për vendimin për sulm ndaj Iranit appeared first on Telegrafi.

Imazhet satelitore tregojnë anijet amerikane duke u dislokuar përpara një sulmi të mundshëm ndaj Iranit

19 June 2025 at 17:51

Imazhet satelitore kanë zbuluar se të gjitha anijet e Marinës Amerikane të vendosura përpara janë larguar nga një port kyç në Bahrein, ndërsa Uashingtoni përgatitet për një sulm të mundshëm ndaj Iranit.

Imazhet satelitore të analizuara nga ekspertë të burimeve të hapura, përfshirë Ian Ellis, tregojnë se të paktën një anije luftarake bregdetare, katër anije kundër minave dhe anija mbështetëse e operacioneve speciale M/V Ocean Trader aktualisht po operojnë brenda zonës së përgjegjësisë së Komandës Qendrore Amerikane, shkruan AA, përcjell Telegrafi.

Largimi i tyre tregon një zhvendosje drejt vendeve strategjike në të gjithë Gjirin Persik, Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin e Omanit – zona kritike brenda zonës së përgjegjësisë së CENTCOM.

Bëhet e ditur se të hënën, USS Nimitz u ridrejtua nga Deti i Kinës Jugore në Lindjen e Mesme, duke e çuar numrin total të transportuesve të aeroplanëve amerikanë në rajon në dy, mes konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.

Në një veprim të lidhur me këtë, dhjetëra aeroplanë të Forcave Ajrore Amerikane që furnizoheshin me karburant u vendosën në Evropë gjatë fundjavës si një masë paraprake për të mbështetur operacionet e mundshme në Lindjen e Mesme, sipas dy zyrtarëve të mbrojtjes.

“Në përputhje me detyrën për të mbrojtur forcat amerikane në Lindjen e Mesme, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth drejtoi Grupin e Sulmit të Aeroplanmbajtëses Nimitz në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) për të ruajtur qëndrimin tonë mbrojtës dhe për të mbrojtur personelin amerikan”, tha një zyrtar i mbrojtjes. /Telegrafi/

The post Imazhet satelitore tregojnë anijet amerikane duke u dislokuar përpara një sulmi të mundshëm ndaj Iranit appeared first on Telegrafi.

❌
❌