Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Superkupa e Italisë sërish në Arabinë Saudite, datat dhe çiftet gjysmëfinale

2 July 2025 at 14:40

Superkupa e Italisë do të zhvillohet sërish në Arabinë Saudite, duke ndjekur për të tretin vit radhazi formatin me katër skuadra, i njohur si “Final Four”. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Ligës së Serie A, Ezio Maria Simonelli, në përfundim të asamblesë së fundit të zhvilluar në Itali.

Ndeshjet janë planifikuar të luhen në muajin dhjetor, me gjysmëfinalet më 17 dhe 18 dhjetor, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 22 dhjetor. Ende nuk është përcaktuar zyrtarisht qyteti pritës, por gara është mes Riadit dhe Jeddah, me autoritetet saudite që do të marrin vendimin final.

Ky edicion i Superkupës do të sjellë përballje të forta, Napoli – Milan në njërën gjysmëfinale, Inter – Bologna në tjetrën.

Napoli, kampion i Serie A për sezonin 2024-25 do të kërkojë të rikthehet në majë edhe në këtë kompeticion, ndërsa Bologna, fituese e Kupës së Italisë, synon të bëjë surprizën. Milani që mban aktualisht trofeun e Superkupës pas fitores dramatike 3-2 ndaj Interit sezonin e kaluar, kërkon ta mbrojë titullin.

The post Superkupa e Italisë sërish në Arabinë Saudite, datat dhe çiftet gjysmëfinale appeared first on Sot News | Lajme.

Humbje e rëndë dhe mësim i hidhur për Interin: Çmimi i presionit dhe boshllëku financiar

1 June 2025 at 17:40

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, e pa skuadrën e tij të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve të shtunën në Mynih, ndërsa lojtarët e Interit qëndruan të shokuar dhe të dëshpëruar në fushë. Ishte një mësim i ashpër për Nerazzurrët, të cilët shpresonin të rikrijonin magjinë e sezonit legjendar të tripletës 15 vjet më parë.

Shumëkush e përmendi menjëherë hendekun financiar si arsye kryesore për këtë humbje. PSG ka një faturë pagash prej 650 milionë eurosh, ndërsa Interi vetëm 150 milionë euro. Edhe investimet gjatë dy viteve të fundit janë dramatikisht të ndryshme: 700 milionë euro për PSG-në kundër 150 për Interin.

Megjithatë, përtej shifrave, finalja tregoi se paratë nuk janë gjithçka. Interi kishte ndërtuar një ekip që ka arritur të konkurrojë me më të mirët, duke nënshkruar kryesisht lojtarë me përvojë të lirë. Presidenti Beppe Marotta ka paralajmëruar se ky strategji do të ndryshojë këtë verë, por finalja tregoi se hendeku financiar ende ka peshë, shkruan gazetari italian Lorenzo Bettoni.

Kjo humbje e rëndë erdhi pas një sezoni të lodhshëm për Interin, i cili luajti plot 59 ndeshje. Vetëm disa javë më parë, ata ëndërronin një tjetër tripletë historike, por humbjet kundër Bolognas, Milanit dhe Romës i shuan shpresat për Scudetto.

Mungesa e një trofeu kombëtar i bëri të përqendrohen tërësisht te Liga e Kampionëve. Lojtarët dhe stafi i Inzaghit e panë këtë finale si mundësinë e vetme për të shpëtuar sezonin.

Madje, ndihmësi Massimiliano Farris i tha Denzel Dumfries pas ndeshjes së fundit të Serie A: “Nuk ishte sot, do ta marrim në Mynih”. Por kjo qasje e mbushi Interin me presion të madh.

Ndërsa PSG-ja e Luis Enriques pati një përgatitje krejt tjetër. Enrique tha pas finales se fokusin e kishte te lehtësimi i presionit për lojtarët. Rezultati tregoi qartë se spanjolli e kishte kuptuar më mirë psikologjinë e një finaleje.

Për Interin, humbja e finales dhe e Scudettos e lanë ekipin duarbosh. Një sezon pa asnjë trofe, kur vetëm pak muaj më parë dukeshin të paprekshëm, është një goditje e fortë për ambiciet e klubit.

Napoli, ndërkohë, fitoi Scudetton me vetëm 82 pikë, duke treguar se garat në Itali ishin të hapura këtë sezon. Por Interi, i rraskapitur nga numri i madh i ndeshjeve dhe i mbërthyer nga stresi mendor, nuk ia doli të përfitojë.

Tani, me Kupën e Botës për Klube që nis pas pak ditësh, Interi duhet të rifitojë besimin dhe të rikthejë frymën fituese. Finalja e Mynihut i dha një mësim të vlefshëm: paratë janë të rëndësishme, por edhe psikologjia dhe balancimi i sezonit kanë po aq peshë./Telegrafi/ 

The post Humbje e rëndë dhe mësim i hidhur për Interin: Çmimi i presionit dhe boshllëku financiar appeared first on Telegrafi.

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

By: armand
14 May 2025 at 23:03

Bologna fiton Kupën e Italisë, duke mposhtur 1-0 Milanin në finalen e luajtur në “Olimpico”. Finalja nisi vrullshëm, në minutën e 4-të, Bologna pretendon për një penallti, ku Orsolini ndalet nga Maignan, por aksioni rezultoi i pavlefshëm për pozicion jashtë lojë, kështu që pretendimi i bolonjezëve bie. Në minutën e 8-të, Bologna provon me Castro, […]

The post Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe appeared first on BoldNews.al.

“E dinim se çfarë do të bënte Milani, Bologna e meriton trofeun” – Italiano i lumtur pas fitores në finale

14 May 2025 at 23:37

Vincenzo Italiano e pranon se Bologna e dinte çfarë do të bënte Milani në finalen e Kupës së Italisë, duke nënvizuar se ata e meritojnë triumfin në Kupë të Italisë. 

Rossoblutë nuk kishin luajtur në një finale për 51 vjet, duke fituar trofeun në vitet 1970 dhe 1974, dhe nuk konsideroheshin favoritë sonte në Romë. 

Megjithatë, Dan Ndoye shënoi golin e fitores, ndërsa Lukasz Skorupski bëri dy pritje të mira në pjesën e parë, por përndryshe nuk pati probleme nga Milani. 

Kjo ia rikthen trofeun Bolognas, por gjithashtu garanton kualifikimin e tyre për në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm. 

“Pas disa zhgënjimeve, mendoj se e meritonim këtë, veçanërisht pasi luajtëm një ndeshje të shkëlqyer sonte. Ishte një performancë e jashtëzakonshme, e dinim edhe një herë se çfarë do të bënte Milani në pjesën e dytë, kështu që iu përgjigjëm”. 

“Ky vit i jashtëzakonshëm është kurorëzuar me këtë trofe, të cilin e meritonin këta tifozë”, deklaroi Italiano për Sport Mediaset. 

Italiano kishte arritur në tre finale me Fiorentinën në harkun kohor të dy viteve, duke humbur dy herë Ligën e Konferencës dhe një herë Kupën e Italisë. 

Italiano mori drejtimin e ekipit nga Thiago Motta te Bologna dhe nuk pritej të bënte kaq mirë, por bëri përshtypje në Ligën e Kampionëve dhe Serie A përpara se të ngrinte trofeun e Kupës së Italisë. /Telegrafi/  

The post “E dinim se çfarë do të bënte Milani, Bologna e meriton trofeun” – Italiano i lumtur pas fitores në finale appeared first on Telegrafi.

Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales

By: armand
14 May 2025 at 21:54

Po luhet në “Olimpico” të Romës, finalja e Kupës së Italisë, Milan-Bologna. Kuqezinjtë e Conceicaos-s duan të shpëtojnë disi sezonin dhe ta mbyllin me trofe, ndërsa bolonjezët kanë treguar që janë një kundërshtar tejet i fortë dhe do kërkojnë të fitojnë trofeun pas plot 51 vitesh. Finalja nisi vrullshëm, në minutën e 4-të, Bologna pretendon […]

The post Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales appeared first on BoldNews.al.

Në Itali të sigurtë, Coincecao do të largohet nga Milan pavarësisht finales së Kupës së Italisë

25 April 2025 at 15:26

Milan arriti të presë biletën në finale të Kupës së Italisë, pasi mposhti në një derbi të dominuar nga fillimi në fund rivalët e qytetit Interin. Sukses i merituar ky për ekipin e drejtuar nga Sergio Coincecao, që do të tentojë trofeun e dytë sezonal pas triumfit në Superkupën e Italisë.

Por mbrëmjen e 14 Majit, kuqezinjtë do të ndeshen me Bolognën, një rival aspak komod, duke ditur edhe formën tepër të mirë që po kalon skuadra kuqeblu. Por sipas të përditshmes italiane Corriere dello Sport, fitorja hipotetika e Kupës së Italisë mund të mos shërbejë që tekniku portugez Coincecao të vijojë të jetë në krye të stolit të “Djallit”.

Bashkëpunimi mes teknikut portugez dhe klubit milanez do të përfundojë pavarësisht rezultatit që do të prodhojë finalja ndaj Bolognës. Një aventurë e shkurtër kjo për Coincecaon, që gjithsesi në rast suksesi mbrëmjen e 14 Majit në Olimpico, do të bëhet tekniku i parë i Milanit që do të arrinte të fitonte dy trofe brenda një sezoni, pas Ancelottit në sezonin 2006-2007, ku arriti të fitonte Champions dhe Kupën e Italisë.

Sigurisht nëse ky lajm do të konfirmohet, drejtuesit e Milanit duhet të nisin të mendojnë edhe për pasusesin e tij në krye të stolit, për të nisur ndërtimin e skuadrës sa më parë për sezonin e ardhshëm.

The post Në Itali të sigurtë, Coincecao do të largohet nga Milan pavarësisht finales së Kupës së Italisë appeared first on Sot News | Lajme.

Bolonja arrin pas 51 vitesh në finalen e Kupës së Italisë, do përballet me Milanin

By: fra nc
25 April 2025 at 11:01

Milan-Bolonja është finalja e Kupës së Italisë, me këtë të fundit të cilët i bashkohen kuqezinjve të Conceicao pasi eliminuan mbrëmjen e së enjtes Empolin. Në ndeshjen e kthimit skuadra e Vincenzo Italianos vinte me avantazhin 3-0 të duelit të parë, ndërsa arriti më tepër ta menaxhojë atë. Një fitore 2-1 e rezultat total 5-1 në favor të Bolonjas, që do të nisë përgatitjet për finalen e madhe ndaj Milanit.

Pjesa e parë u mbyll në barazpeshë 1-1 me golat e Fabbian dhe Kovalenko. Në pjesën e dytë vendësit u hodhën në sulm pavarësisht rezultatit në favor, ndërsa arritën të gjejne golin e fitores me Dallingan në minutën e 86’. Një fitore totalisht e merituar për Bolonjën e cila tanimë synon të fitojë trofeun. Plot 51 vite pritje për të shkelur në finalen e kupës së Italisë, një arsye më tepër për ta fituar atë.

Më herët ia kanë dalë ta fitojnë në dy vite në vitin 1970 dhe 1974 e që nga ajo periudhë është eliminuar në faza të mëhershme të garës. Në anën tjetër, vite pritje dhe për Milanin që numëron 5 trofe të fituar, ndërsa finalja e fundit në të cilën ka marrë pjesë është ajo e 2018ës, ku u mposht nga Juventus.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bolonja arrin pas 51 vitesh në finalen e Kupës së Italisë, do përballet me Milanin appeared first on Euronews Albania.

Interi “sakrifikon” Kupën e Italisë, Milan fiton thellë derbin dhe arrin finalen

By: armand
23 April 2025 at 22:59

Milan ka fituar në ndeshjen e kthimit 0-3 ndaj Interit në “San Siro” dhe siguron biletën për finalen e Kupës së Italisë. Ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1, ndërsa sot kuqezinjtë fituan 0-3. Interi me mendjen në kampionat dhe Champions e mbyll këtu aventurën për Kupën e Italisë. Përsa i përket takimit të […]

The post Interi “sakrifikon” Kupën e Italisë, Milan fiton thellë derbin dhe arrin finalen appeared first on BoldNews.al.

Mbyllen 45 minutat e parë: Dominoi Interi, por epërsinë e ka Milani

23 April 2025 at 21:51

Milani ka shkuar në epërsi në pushimin mes pjesëve përballë Interit në takimin e dytë në kuadër të Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1, ndërsa aktualisht rezultati i përgjithshëm është 2-1 në të mirë të Rossonerëve.

Nerazzurët e nisën shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar me anë të Matteo Darmian qysh në minutën e 10-të.

12 minuta më vonë, Federico Dimarco lëshoi një një goditje të fuqishme, por që shtylla ishte në anën e Milanit.

Në minutën e 33-të, Mehdi Taremi pasoi te Lautaro Martinez, por që argjentinasi nuk ia doli të gjuante kuadratin.

Tre minuta më vonë, Alejandro Jimenez asistoi te Luka Jovic, që kaloi Milanin në epërsi.

Kështu, Rossonerët shkuan në pushimin mes pjesëve me epërsi, por që janë në dijeni se ndaj rivalit të tyre më të madh do të jetë shumë e vështirë. /Telegrafi/

The post Mbyllen 45 minutat e parë: Dominoi Interi, por epërsinë e ka Milani appeared first on Telegrafi.

Dueli për finale: Interi dhe Milani startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

23 April 2025 at 19:56

Interi dhe Milani përballen në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, për të përcaktuar se kush rezervon vendin për në finale.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1, ndërsa sonte nga ora 21:00 – do të mësohet emri i finalistit.

Do të jetë një përballje tejet e zjarrtë, pasi Interi ka gjallë shpresat për tripletë.

Në anën tjetër, Milani shpreson që të fitojë edhe Kupën e Italisë, pas Superkupës italiane që fituan muaj më parë.

Formacionet zyrtare:

Inter: Josep Martínez; Bisseck, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martínez, Taremi.

Gli undici per #InterMilan ✍

Powered by @play_eFootball #ForzaInter #CoppaItaliaFrecciarossa #DerbyMilano pic.twitter.com/S2ApsPD4og

— Inter ⭐⭐ (@Inter) April 23, 2025

Milan: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Alejandro Jiménez, Fofana, Reijnders, Theo Hernández; Pulisic, Jovic, Leao. /Telegrafi/

Your Rossoneri XI for tonight’s semi-final second leg! 📋#InterMilan #SempreMilan #CoppaItaliaFrecciarossa
Brought to you by 𝗞𝘂𝗺𝗵𝗼 𝗧𝗶𝗿𝗲 pic.twitter.com/VPPRXIDz5k

— AC Milan (@acmilan) April 23, 2025

The post Dueli për finale: Interi dhe Milani startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Milan dhe Inter bëjnë paqe në “San Siro”, finalisti vendoset në sfidën e kthimit

By: armand
2 April 2025 at 23:00

Milan dhe Inter kanë barazuar në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Derbi i Milanos, i zhvilluar në stadiumin “San Siro”, nuk kishte fitues, teksa është mbyllur me rezultatin 1-1. Golin për Milanin e shënoi Tammy Abraham. Sulmuesi anglez e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 47-të të sfidës. Ndërkohë që për barazimin […]

The post Milan dhe Inter bëjnë paqe në “San Siro”, finalisti vendoset në sfidën e kthimit appeared first on BoldNews.al.

Milan-Inter, Çalhanoğlu vendos baraspeshën në derbi

By: armand
2 April 2025 at 22:37

Inter ka barazuar shifrat 1-1 ndaj Milan në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Correa asiston për Hakan Calhanoglu, turku barazon shifrat në minutën e 66-të me një goditje shumë të bukur nga jashtë zone. Festë e madhe nga zikaltrit, sidomos nga Calhangolu, i cili dikur ka veshur fanellën e Milanit dhe […]

The post Milan-Inter, Çalhanoğlu vendos baraspeshën në derbi appeared first on BoldNews.al.

Kupa e Italisë/ Milan e nis vrullshëm pjesën e dytë, ndëshkon Interin

By: armand
2 April 2025 at 22:16

Milan e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në derbin ndaj Interit, me kuqezinjtë që shënuan gol që në minutën e parë. Një aksion i shpejtë i kuqezinjve, Hernandez pason për Fofana, ky i fundit jep një asist perfekt për Tammy Abraham dhe anglezi dërgon topin në rrjetë. Në […]

The post Kupa e Italisë/ Milan e nis vrullshëm pjesën e dytë, ndëshkon Interin appeared first on BoldNews.al.

Milan-Inter/ Caktohet arbitri i gjysmëfinales së Kupës së Italisë

By: armand
31 March 2025 at 15:37

Arbitri i derbit të parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Milan dhe Inter, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje në “San Siro” në orën 21:00, do të jetë Michael Fabbri. Ky do të jetë takimi i katërt mes këtyre dy skuadrave këtë sezon, pas disa përballjesh të tjera shumë të ngarkuara. […]

The post Milan-Inter/ Caktohet arbitri i gjysmëfinales së Kupës së Italisë appeared first on BoldNews.al.

Interi cinik, eliminon Lacion dhe gjen Milanin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

By: armand
25 February 2025 at 23:01

Një fitore me vuajtje, por Interi arrin të mposhtë Lacion. Zikaltrit triumfojnë në shtëpi ndaj kryeqytetasve me rezultatin e pastër 2-0 në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Një fitore që e kalon menjëherë Interin në gjysmëfinale të Kupës. Fillimisht ishte Marko Arnautovic me një supergol në pjesën e parë që i dha avantazhin vendasve. Ndërsa […]

The post Interi cinik, eliminon Lacion dhe gjen Milanin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë appeared first on BoldNews.al.

Trajneri i Milanit, Conceiçao ishte shumë nervoz gjatë pushimit të ndeshjes me Juventusin – ai theu një televizor

7 January 2025 at 16:33

Zlatan Ibrahimovic zbuloi se Sergio Conceiçao ‘theu një televizor’ brenda dhomës së zhveshjes së Milanit gjatë Superkupës së Italisë. Gazzetta dello Sport raporton se kjo ka ndodhur gjatë pushimit të pjesës së parë të gjysmëfinales kundër Juventusit.

Conceiçao ka pasur një ndikim të menjëhershëm te Milani. Në dy ndeshjet e tij të para në krye, ai mundi rivalët kryesorë, Juventusin dhe Interin në Superkupën e Italisë.

Kuqezinjtë siguruan një fitore 2-1 ndaj Juventusit në gjysmëfinale javën e kaluar përpara se të tronditnin Interin me një rikthim me dy gola mbrëmë.

 

Oi, oi, oi 🕺#InterMilan #SempreMilan pic.twitter.com/4sU4tnqwMz

— AC Milan (@acmilan) January 6, 2025

Gjatë fjalimit të tij në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes të së hënës, këshilltari i RedBird, Ibrahimovic tha se Conceiçao kishte thyer një televizor brenda dhomës së zhveshjes .

Gazzetta zbuloi se kjo ka ndodhur gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Juventusit.

Sipas Gazzetta, Conceiçao ishte ‘i neveritur’ nga performanca e pjesës së parë kundër Bianconerëve dhe me atë gjest ai bëri ta kuptojnë lojtarët e tij se di ndjehej me paraqitjen.

Siç tha Ibrahimovic, Conceiçao kishte ethe, por edhe në atë gjendje ai goditi televizorin, duke e thyer atë në dysheme.

Milani u kthye në Itali me trofeun të martën në mëngjes.

Rafael Leao dhe Christian Pulisic pranuan se trajneri i ri solli një “energji dhe atmosferë të ndryshme” në ekip./Telegrafi/

The post Trajneri i Milanit, Conceiçao ishte shumë nervoz gjatë pushimit të ndeshjes me Juventusin – ai theu një televizor appeared first on Telegrafi.

Conceicao fiton trofeun më shpejt se çdo trajner i Milanit që nga viti 1930

7 January 2025 at 08:45

Nën drejtimin e trajnerit portugez, Sergio Conceicao, AC Milan ka mposhtur me rikthim 3-2 Interin në finalen e Superkupës së Italisë.

Rossonerët arritën ta marrin një fitore të madhe me rikthim ndaj rivalëve Nerazzurr, duke fituar kështu trofeun e parë të sezonit.

Ky triumf erdhi nën urdhrat e trajnerit të ri të tyre, Conceicao, i cili zëvendësoi së fundmi Paulo Fonsecan e shkarkuar.

 

Oi, oi, oi 🕺#InterMilan #SempreMilan pic.twitter.com/4sU4tnqwMz

— AC Milan (@acmilan) January 6, 2025

Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë për trajnerin 50-vjeçar portugez në krye të skuadrës italiane.

Kështu, Conceicao është bërë trajneri më i shpejtë në historinë e Milanit që nga sezoni 1929/30 që arrin të fitojë një trofe.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Vincenzo Montella, i cili fitoi Superkupën e Italisë në dhjetor 2016 pas 18 ndeshjeve në krye. /Telegrafi/

The post Conceicao fiton trofeun më shpejt se çdo trajner i Milanit që nga viti 1930 appeared first on Telegrafi.

Derbi i çmendur i Superkupës së Italisë, Milan përmbys Interin dhe rrëmben trofeun

By: Besnik
7 January 2025 at 07:53

Milani i trajnerit portugez, Serxho Konseisaos, bëri një përmbysje fantastike për të marrë trofeun prestigjioz, pas fitores 3-2 kundër Interit në një finale dramatike të zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.

Ndeshja nisi me Interin që u duk superior, duke zhbllokuar shifrat në minutën e 45+1, me një goditje të bukur të Lautaro Martinez nga brenda zonës që mposhti portierin Mike Maignan.

Por, pas një dëmtimi të Hakan Calhanoglu, në minutën e 34-të, u aktivizua Kristjan Asllani, i cili iu bashkua lojës. Pasi Interi mori një avantazh të dyfishtë në minutën e 50-të, me një gol tjetër nga Taremi, duke ngritur shpresat për një fitore të lehtë, milanistët nuk u dorëzuan.

Në minutën e 58-të, Teo Hernandez shkurtroi diferencën duke shënuar me një goditje të majtë të shkëlqyer nga një goditje dënimi, duke sjellë shpresë për Milanin. Më pas, Pulisic barazoi shifrat në minutën e 80-të, pas një aksioni të bukur që shpërbleu përpjekjet e skuadrës. Në minutat e fundit, ndërsa të dyja ekipet kërkonin të triumfonin, ishte Tammy Abraham që vendosi fitoren për Milanin me një gol të mrekullueshëm, duke siguruar një fitore të çmendur me rezultatin përfundimtar 2-3.

Një festë për Milanin dhe Serxho Konseisaon

Kjo fitore ka një vlerë të veçantë, pasi është e para e Konseisaos me Milanin që pason një karrierë shumë të suksesshme me Porton. Në ndeshjen e tij të dytë në krye të kuqezinjve, ai siguroi Superkupën e Italisë dhe e festoi këtë arritje me një emocion të madh. Milan, pavarësisht se nisi me një disavantazh të madh, tregoi forcë, karakter dhe guxim për të përmbysur gjithçka dhe për të rrëmbyer trofeun.

Kjo finale, që ofroi gjithçka – nga emocionet, golat e bukur dhe kthesat dramatike – do të mbetet në kujtimet e tifozëve të të dyja ekipeve si një nga finalet më të çmendura të Superkupës së Italisë!

LEXONI GJITHASHTU:

The post Derbi i çmendur i Superkupës së Italisë, Milan përmbys Interin dhe rrëmben trofeun appeared first on Euronews Albania.

“Ishte një paraqitje e shkëlqyer, po kthehemi në formë” – Hernandez flet pas fitores së madhe të Milanit

6 January 2025 at 22:53

Theo Hernandez ka folur pas fitores s Milanti ndaj Interit me rezultat 3-2, në finalen e Superkupës së Italisë.

Kishte një paraqitje të shkëlqyeshme të mbrojtësit që shënoi dhe asistoi në rikthimin e madh të Milanit sonte.

“Ishte një paraqitje e shkëlqyer. E dinim që Interi ishte një ekip i madh, ishte një moment i vështirë për mua, por mendoj se tani po kthehem në formë”.

“Nuk jam ende në 100 për qind, por po përpiqem të ndihmoj skuadrën”.

“Është e mrekullueshme. Ne duhet të mbajmë disa nga fajet që shkoi Fonseca, nuk ishte vetëm faji i tij. Ne jemi mirënjohës që e kemi pasur këtu dhe i urojmë më të mirat. Nuk kemi pasur shumë kohë për të punuar me Conceicaon, por mendoj se na bëri mirë”.

“Golin ia dedikoj gruas, djalit tim dhe tani së shpejti do të vijë edhe vajza e vogël për të rritur familjen”, ka thënë Theo Hernandez për Sport Mediaset. /Telegrafi/

The post “Ishte një paraqitje e shkëlqyer, po kthehemi në formë” – Hernandez flet pas fitores së madhe të Milanit appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Inter 2-3 Milan: Taremi dhe Hernandez më të mirët

6 January 2025 at 22:28

Milani arriti të shënojë fitore të madhe ndaj Interit me një rikthim të jashtëzakonshëm me rezultat 3-2 në finalen e Superkupës së Italisë.

Interi kishte epërsinë e dy golave me Lautaro Martinez dhe Mehdi Taremi që gjetën rrjetën.

Theo Hernandez e nisi kthimin, ndërsa Christian Pulisic dhe Tammy Abraham shënuan golat që sollën fitoren.

 

The Supercoppa is ours! Absolutely amazing from our boys! 🏆#InterMilan #SempreMilan
Brought to you by @Bitpanda_global pic.twitter.com/BVoVJ10pQE

— AC Milan (@acmilan) January 6, 2025

Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas SofaScore ishte Taremi i cili u vlerësua me notën 8.6.

Ndërsa te Milani më i miri ishte Theo Hernandez i cili u vlerësua me notën 8.3.

Notat e lojtarëve të Interi dhe Milanit

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Inter 2-3 Milan: Taremi dhe Hernandez më të mirët appeared first on Telegrafi.

❌
❌