Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kristjan Asllani refuzon Betisin – ka dy oferta brenda Italisë

12 July 2025 at 17:30

Bisedimet mes Real Betis dhe Inter për Kristjan Asllanin kanw marrw fund, pasi mesfushori shqiptar preferon të qëndrojë në Serie A, mes interesimit nga Bologna dhe Fiorentina. 

Ditët e fundit ishte raportuar se Real Betis kishte dërguar përfaqësues në Itali për të negociuar me Interin për Asllanin dhe me Milanin për Emerson Royal. 

Sipas Sport Mediaset, tentativa për të transferuar reprezentuesin shqiptar është braktisur, për dy arsye: oferta e Betisit ishte shumë e ulët dhe vetë lojtari nuk ishte i bindur nga destinacioni. 

Në vend të kësaj, Asllani preferon të mbetet në Serie A, ku ka alternativa të vlefshme,  më konkretisht Bologna dhe Fiorentina e Stefano Piolit. 

Edhe pse është nën kontratë me Interin deri në qershor 2028, klubi zikaltër duket se beson se ka ardhur momenti që Asllani të largohet, duke synuar një transferim përfundimtar me çmim 18-20 milionë euro. 

Kjo do të thotë se çdo ofertë duhet të jetë për një shitje të plotë, ose të paktën për një huazim me detyrim blerjeje, nëse përmbushen kushte të caktuara. 

Asllani është një produkt i akademisë së Empolit dhe u bashkua me Interin në vitin 2022 për një shumë totale prej 15.7 milionë euro./Telegrafi/

The post Kristjan Asllani refuzon Betisin – ka dy oferta brenda Italisë appeared first on Telegrafi.

Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë

10 July 2025 at 10:41

Largimi i Kristjan Asllanit nga Interi po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, pasi klubi zikaltër tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Sipas mediave italiane, për Asllanin ka interes konkret, dhe së fundmi është zhvilluar një bisedë telefonike mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Bolognës. Kjo e fundit synon të vazhdojë ecurinë pozitive në Serie A dhe të garojë për një vend në Ligën e Kampionëve, ndaj është në kërkim të përforcimeve cilësore.

“Corriere Dello Sport” raporton se sapo Bologna është informuar për çmimin prej rreth 18 milionë eurosh, të vendosur nga Interi për kartonin e Asllanit, drejtori sportiv Giovanni Sartori ka reaguar qartë: klubi nuk është i gatshëm të paguajë një shumë të tillë.

Megjithatë, Bologna nuk e ka hequr dorë nga mesfushori shqiptar. Klubi vlerëson potencialin e tij dhe e sheh si një element të rëndësishëm për idetë taktike të trajnerit Vincenzo Italiano.

Pritet që negociatat të vazhdojnë në ditët në vijim, me synimin për të gjetur një marrëveshje që kënaq të dyja palët.

Interi duket i hapur ndaj një formule të re ose uljes së çmimit, nëse oferta e Bolognës vjen me kushte të favorshme, qoftë për shitje të plotë apo huazim me të drejtë blerjeje.

Asllani kërkon më shumë minuta në fushë, dhe një lëvizje në një skuadër ku mund të ketë më shumë hapësira, siç është Bologna , shihet si një hap logjik për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

The post Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë appeared first on Telegrafi.

Bologna, “sulm” për Asllanin/ Prezantohet tek Inter me ofertë zyrtare, 13 milion euro për shqiptarin

By: xhir jeta
2 July 2025 at 12:48

Sipas mediave italiane, Bolonja është klubi që ka shfaqur interes konkret për Asllanin.

Klubi italian është i gatshëm të paguajë rreth 13 milionë euro për kartonin e tij.

Kjo shumë i afrohet vlerës që Interi ka dhënë për mesfushorin, e cila është rreth 14 milionë euro, duke bërë ofertën shumë joshëse dhe serioze./abcnews.al

 

Bologna dorëzon ofertën e parë për Kristjan Asllanin

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani është vënë në qendër të merkatos së Serisë A.

Sipas medieve italiane, Bologna ka bërë ofertën e parë zyrtare për mesfushorin shqiptar, duke e vlerësuar kartonin e tij në 13 milionë euro.

Trajneri Vincenzo Italiano ka kërkuar me ngulm afrimin e Asllanit, duke e konsideruar atë një profil ideal për projektin e tij teknik.

Ish-lojtari i Empolit dhe aktualisht pjesë e Interit, është vlerësuar për disiplinën taktike që ka treguar, pavarësisht moshës së re dhe hapësirave të kufizuara në formacionin zikaltër.

Interi ndodhet përballë një dileme, të përfitojë nga oferta prej 13 milionë eurosh, apo ta mbajë në skuadër si pjesë e planeve të trajnerit të ri, Cristian Chivu.

Vendimi për të ardhmen e Asllanit pritet të merret pas disa ditësh.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Bologna dorëzon ofertën e parë për Kristjan Asllanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fjalët e fundit të Mihajlovic: “Më vjen keq që nuk do t’i shoh fëmijët të rriten”

By: user 2
20 June 2025 at 22:37

“Më vjen keq që nuk do t’i shoh fëmijët e mi të rriten.” Ishte një nga fjalitë e fundit të Sinisa Mihajlovic para se të vdiste. Të jep të dridhura dhe të shtrëngon zemrën. Efekti që krijon kur e dëgjon nga rrëfimi i bashkëshortes së tij, Arianna Rapaccioni, është edhe më i dhimbshëm. Tre vjet pas vdekjes së ish-futbollistit (i rrënuar nga rikthimi i një forme të rëndë të leukemisë), gruaja foli për sëmundjen e bashkëshortit, për mënyrën si e përballuan kur zbuluan se cila ishte shkaku i gjendjes së tij të keqe, për trajtimet e ndjekura me shpresë dhe frikë, për momentet më të dhimbshme të përjetuara në “atë udhëtim shumë të trishtuar nga Bologna në Romë, kur u bë e qartë se ishte fundi”.

Emocione të tilla të dhembin përbrenda edhe vetëm kur i përfytyron apo i dëgjon sërish, sepse kush është gjendur në situata të tilla e di mirë sa shkatërruese mund të jenë ankthi, dhimbja dhe ndjenja e pafuqisë.

Lexo më tej: Arianna Mihajlovic: “Bolonja e ka paguar Sinisan edhe pas ndarjes nga jeta”

“Pas vdekjes së Sinisës pata një reagim të çuditshëm – fjalët e ish-bashkëshortes, e ftuar te ‘Storie al bivio show’ me Monica Setta –. E përdora rrjetin social shumë, duke shtirur një lumturi që nuk ekzistonte. Ishte një mënyrë për ta përballuar dhimbjen. Por tani e kam kuptuar që Sinisa do të donte të më shihte të ecja përpara.” Të ecësh përpara, sigurisht. Është gjithmonë gjëja më e vështirë. Të duket e pamundur. Kthehesh prapa për të parë dhe nuk gjen më një copë të jetës sate (“e njoha Sinisën në një restorant roman te Gianicolo dhe ishte dashuri me shikim të parë”).

Diagnoza e tmerrshme dhe marrëveshja

Një dhimbje shumë e fortë ndjerë natën. Kalvari filloi kështu, në vitin 2019, ndërsa Mihajlovic dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në Sardenjë. “Pas të gjitha kontrolleve zbuluam atë sëmundje shumë agresive. Diagnoza ishte e tmerrshme, por bëmë një marrëveshje: ta përballonim atë sëmundje të keqe së bashku dhe ta mundnim. Në fund të terapisë ishim të sigurt se ia kishim dalë. Momenti më i keq erdhi kur zbuluam rikthimin. Sinisa më pyeste gjithmonë: A do t’ia dal? I thoja po, nuk më ka parë kurrë duke qarë.”

Udhëtimi i fundit nga Bologna në Romë

“Tani nuk kishte më asgjë për të bërë.” Përgjigjja mjekësore ishte një goditje e tmerrshme në fund të një rruge me terapi shumë të rënda (“nëse nuk funksionon kjo, ka mbaruar”, tha Mihajlovic). Dhe rrëfimi i udhëtimit nga Bologna në Romë është po aq i dhimbshëm. “Sinisa heshti, më tha vetëm: Më vjen keq që nuk do t’i shoh fëmijët e mi të rriten. Pastaj u kthye në spital. Isha pranë shtratit të tij dhe më tha: Arianna, mbaj mend që të dua, tani do të jesh ti ajo që do t’i udhëheqë fëmijët tanë.” Dhe ajo pohoi me kokë, duke i dhënë premtim solemn se do të kujdesej për ta. “Pas pak më la dorën butësisht dhe u largua, i qetë, sepse më kishte besuar dashurinë dhe familjen e tij.”

The post Fjalët e fundit të Mihajlovic: “Më vjen keq që nuk do t’i shoh fëmijët të rriten” appeared first on Lapsi.al.

Shpendi drejt Serisë A, zbulohen 3 klubet që e kërkojnë

By: armand
3 June 2025 at 16:16

E ardhmja e Cristian Shpendit mund të jetë në Serinë A. Sipas raportimeve nga Italia, janë tre klube që duan shërbimet e shqiptarit. Bëhet fjalë për Bolognan, Torinon dhe Fiorentinën. Këto klube janë në kërkim të një sulmuesi në merkato dhe kanë hedhur sytë nga “bomberi” i Cesenas. Skuadra bardhezi dështoi të ngjitet në elitë […]

The post Shpendi drejt Serisë A, zbulohen 3 klubet që e kërkojnë appeared first on BoldNews.al.

Interi nis rinovimin e skuadrës: Zirkzee dhe Bonny për sulmin, në mbrojtje rikthehet në skenë Leoni

21 May 2025 at 11:46

Te Interi ka nisur zyrtarisht procesi i rinovimit dhe ringjalljes së skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Objektivi kryesor i afatit kalimtar mbetet talenti i Real Madridit, Nico Paz, edhe pse negociatat janë të komplikuara. Pavarësisht kësaj, në zyrat e “Viale della Liberazione” nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga pista dhe puna e bërë deri tani, ndërkohë që paralelisht po zhvillojnë tratativa edhe në fronte të tjera.

Në repartin mbrojtës është rindezur interesi për mbrojtësin e ri Giovanni Leoni, i cili ka shpërthyer këtë sezon te Parma nën drejtimin e Cristian Chivus. Leoni ishte pranë kalimit te Interi edhe verën e kaluar, por negociatat e trazuara bënë që gjithçka të dështonte në momentet e fundit. Tani vlera e tij ka shkuar lart, por gjithashtu ka bërë një hap të madh në aspektin teknik e taktik.

Megjithatë, në listën e zikaltërve për mbrojtjen mbeten edhe emra si Koni De Winter i Genoas dhe Jhon Lucumi dhe Sam Beukema të Bolognas.

Në mesfushë, prioritet është gjetja e një zëvendësuesi për Hakan Calhanoglu, pasi Kristjan Asllani pritet të largohet. Samuele Ricci i Torinos mbetet një nga emrat më të preferuar, por çmimi i lartë dhe interesimi nga Milani mund të komplikojnë operacionin. Në këtë drejtim, Interi po vëzhgon me kujdes edhe danezin Morten Frendrup të Genoas, ndërsa mesfusha pritet të drejtohet nga eksperienca dhe vizioni i Piotr Zielinskit.

Sipas Corriere dello Sport, edhe në sulm priten ndryshime të mëdha. Mehdi Taremi, Joaquin Correa dhe Marko Arnautovic nuk kanë arritur të bindin, përveç disa muajve pozitivë në fillim të vitit 2025, dhe Interi nuk mund të përballojë më mungesën e efikasitetit në repartin sulmues.

Kjo nënkupton që do të ketë dy përforcime të reja për sulmin: për rolin e “sulmuesit të tretë” pas Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, emri që pëlqehet më shumë është Joshua Zirkzee. Ndërsa për vendin e katërt në sulm, ka marrë shumë vlerësime Georges Bonny nga Parma, një profil që shihet me shumë potencial për të ardhmen. /Telegrafi/

The post Interi nis rinovimin e skuadrës: Zirkzee dhe Bonny për sulmin, në mbrojtje rikthehet në skenë Leoni appeared first on Telegrafi.

Pse Gimenez u përjashtua për goditjen me bërryl e Beukema jo:interpretim i ndërlikuar

By: user 2
19 May 2025 at 15:56

Pse goditja me bërryl e Gimenez ndaj Mancinit të Romës u konsiderua përjashtim dhe ai i Beukema të Bolognës ndaj Gabbias jo? Sergio Conceiçao dhe Milan shfrynë nga zemërimi për atë episod që në Olimpico e bëri gjithçka më të vështirë. Trajneri, i cili u përjashtua për protesta, nuk mund të mos rikthehej te ai kontakt që brenda pak ditësh u interpretua në dy mënyra të ndryshme.

“AVAR-i që ishte me Romën është i njëjti VAR që ishte ndaj Bologna – pranoi trajneri i Milan pas ndeshjes, si në TV ashtu edhe në konferencë për shtyp. – Vetëm se atëherë VAR-i nuk e thirri arbitrin… nuk po them se nëse do të kishte ndodhur përjashtimi do ta kishim fituar ndeshjen, por këto janë episode, detaje që më pas bëhen të vështira për t’u përballuar”. Kujt i referohej trajneri? Arbitrit Mazzoleni, që në finalen e Kupës së Italisë (të humbur 1-0) ishte asistenti i kolegut të tij, Meraviglia. Portugezi thjesht nuk arrin të kuptojë si është e mundur një gjë e tillë. Dhe nuk është i vetmi, duke pasur parasysh se edhe midis ish-gjyqtarëve të angazhuar në analizat me moviolë ka shumë pikëpyetje për këtë rast specifik.

Çfarë ndodhi mes Gimenez dhe Mancini në zonën e Romës

Çfarë ndodhi? Ngjarja ndodh në minutën e 21-të të pjesës së parë kur, gjatë një dyluftimi mbrojtës/sulmues brenda zonës romaniste, Gimenez i jep një bërryl Mancinit, larg topit. Gjyqtari i ndeshjes, Piccinini, nuk e vëren ngjarjen por i raportohet nga dhoma e regjisë, që i sugjeron ta verifikojë në rishikimin në fushë (on-field review): merr shumë pak kohë për të marrë vendimin dhe sapo kthehet ka tashmë në dorë kartonin e kuq. Sulmuesi shkon në dushe (dhe pothuajse me siguri do të marrë 2 ndeshje pezullim), Milani detyrohet të luajë edhe mbi 70 minuta në inferioritet numerik, me gjithë tensionin e një skuadre që ndjehet padrejtësisht e ndëshkuar nga një vendim kontrovers, i ndërlikuar, i pashpjegueshëm edhe për ekspertët e moviolës.

Shpjegimi që mund të jepet (dhe një i tillë mbetet, një hipotezë) është një interpretim tepër i ndërlikuar dhe mbetet vetëm një supozim përballë të vërtetës që vetëm korpusi gjyqësor e njeh për vlerësimin e atyre episodeve. Beukema përpiqet të çlirohet nga një markim i ngushtë nga Gabbia. I tiji nuk është një reagim si ai i Gimenez që godet me bërryl mbrojtësin e Romës. Një version që nuk bind aspak ish-gjyqtarët.

Përplasja e arbitrave në moviolë: “Episodet janë identike”

Në “Pressing”, Graziano Cesari shpjegon: “Janë dy episode identike! Ashtu si Gimenez sot, edhe Beukema duhej të përjashtohej në finalen e Kupës së Italisë! Protokolli nuk ka ndryshuar… edhe ai i Kupës së Italisë është konsideruar gabim në ambientet e AIA-s”. Luca Marelli në DAZN është në të njëjtën linjë: “Gimenez dhe Mancini përplasen dhe në një moment, me dorën e djathtë, meksikani jep një bërryl. Jam i prirur të them se në futboll nuk ka episode identike, në rastin më të mirë të ngjashme. Por nëse i shohim këto dy episode, janë në të vërtetë identike. Piccinini nuk mund ta shihte dhe VAR-i e thërret sepse konstaton një sjellje të dhunshme, pra një gjest të qëllimshëm për të dëmtuar kundërshtarin. Në këto raste pezullimi është 2 ose më shumë ndeshje”.

Trova le differenze…#MilanBologna #RomaMilan pic.twitter.com/PZthDDgaDM

— Gianpaolo Calvarese (@Calvarese_) May 18, 2025

Gianpaolo Calvarese, përmes rrjeteve sociale, komentoi episodin në mënyrë elokuente: “Gjej dallimet”. Disa ditë më parë, me rastin e asaj që ndodhi në Olimpico, ai ishte shprehur kështu duke iu referuar kartonit të kuq të dhënë për Kalulu për një ndërhyrje ndaj Castellanos të Lazios: “Sipas meje, gabon Meraviglia (sipas meje ishte një rrezik ta dërgoje në VAR në një finale të Kupës së Italisë) që nuk ndërhyn për një gjest shumë më të qartë se ai i Kalulu ndaj Castellanos si ai i Beukema ndaj Gabbias. Mbrojtësi i Bolognës ishte për karton të kuq”.

The post Pse Gimenez u përjashtua për goditjen me bërryl e Beukema jo:interpretim i ndërlikuar appeared first on Lapsi.al.

Bologna çon Milanin në “ferr”/ Kuqeblutë fitojnë Kupën e Italisë pas plot 51 viteve

By: Re Nato
15 May 2025 at 18:00

Trofeun e nxorri në fushë një legjendë.

Bolonja dhe Milani luajtën finalen e Kupës së Italisë në “Olimpiko”, ndërsa në kryeqytet kishte ardhur për të ndjekur bolonjezët e tij edhe një legjendë e këngës, Xhani Morandi.

I kishte të gjitha atmosfera e kësaj ndeshjeje që do të mbetet në histori.

Bolonja e trajnerit Vinçenco Italiano fitoi titullin pas një pritjeje 51-vjeçare, me suksesin e vogël, por gjithsesi të merituar 1-0.

Vendosi goli I shënuar nga Ndoje në 53’, për kënaqësinë e madhe të 30 000 tifozëve kuqeblu në stadiumin kryesor të Romës.

Milani u detyrua të bënte diçka më shumë, të provonte më shpesh drejt portës, pasi u ndodh në humbje që në nisje të pjesës së parë, por nuk pati sukses.

Zhgënjim I madh për tifozët e ekipit 7 herë kampion të Europës dhe 19 herë kampion të Italisë, që këtë sezon thuajse janë jashtë kontinentit.

Për trajnerin Italiano, kandidat për Interin ose Milanin, kjo ishte finalja e parë e fituar pasi humbi finalen e Kupës dhe dy finale të Ligës së Konferencës me Fiorentinën.

Sink Italiano

“Një kënaqësi e pabesueshme! Një lumturi fantastike! Ishte diçka që e prisnim prej vitesh. Një ndeshje e mrekullueshme, e luajtur shumë mirë. E merituam për sezonin që bëmë, për lojën tonë. I dhamë lumturi klubit, tifozëve. Një kënaqësi e madhe!”

Lavdet nga mediat italiane nuk mund të mungonin.

“La Gazeta delo Sport”: Bolonja në parajsë! Kupë e Italisë pas 51 viteve, Ndoje gol për 1-0! Milan, një tjetër zhgënjim!”

“Jemi Perëndi, – është titulli për “Il Korriere delo Sport”, – Bolonjë e mahnitshme, ngre kupën pas 51 viteve!”

Ja edhe “Il Kuotidiano Sportivo”: Parajsë për Bolonjën, ndëshkohet “djalli”! Përfundon 1-0 në “Olimpiko”, Ndoje dhuron një kupë që pritej për 51 vjet!”

“Tutosport” e ka titullin me ngjyra kuqeblu: Bolonja, parajsë! Fitore plotësisht e merituar, kuqezinjtë kurrë nuk ishin në ndeshje! Konseisao lamtumirë e sigurt!”

Ky ishte trofeu I tretë I Kupës së Italisë për bolonjezët, që dikur ka qenë fuqi e futbollit italian me 7 tituj në Serinë A, të fundit në 1964./abcnews.al

Conçeicao e injorimin ndaj Calabria: çfarë ndodhi në të vërtetë në Milan-Bologna

By: user 2
15 May 2025 at 11:53

Ishte një mbrëmje shumë e hidhur për Milan dhe teknikun Sergio Conçeicao, në Romë ishte Bologna që ngriti Kupën e Italisë dhe gëzoi në kulmin e një sezoni fantastik, ku Vincenzo Italiano arriti të bëjë më mirë – dhe pak e besonin të mundur – se paraardhësi i tij Thiago Motta. Rezultati 1-0 i skalitur nga goli i Ndoye jo vetëm e bën CEO-n e kuqezinjve Giorgio Furlani të thotë se “ky është një sezon dështim”, por në fakt e ‘shkarkon’ portugezin Conçeicao, shpresat e fundit të të cilit për konfirmim ishin të lidhura me fitoren e kupës, pasi Superkupa e fituar menjëherë pas ardhjes së tij nuk mjaftonte. Prandaj është e kuptueshme gjendja shpirtërore e portugezit 50-vjeçar në fund të ndeshjes, por kjo nuk justifikon shpikjen e gjërave që nuk janë të vërteta për të goditur teknikun Conçeicao, sidomos duke e sulmuar si njeri.

Videoja që tregon Conçeicao duke injoruar Calabria

Një video që është bërë virale tregon trajnerin e Milanit duke kaluar përpara ish-kapitenit kuqezi Davide Calabria (i cili kishte hyrë në fushë një çerek ore para fundit), dhe në dukje duke e kaluar përtej pa e vënë re, duke mërmëritur diçka me një vështrim të egër. Është e pashmangshme të mendohet për përplasjen e ndodhur me Calabria në fund të janarit pak pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes me Parmën dhe prandaj për mbetje ende të pranishme mes të dyve, aq sa të bëjnë teknikun Conçeicao të sillet në mënyrë të ashpër ndaj tij. Por gjërat nuk kanë shkuar kështu, siç kuptohet mirë kur rishikohet e gjithë skena nga fillimi i saj.

Çfarë ndodhi realisht në momentin e ndarjes së medaljeve

Para ndarjes së çmimeve, Milan doli i pari: në krye të të gjithëve është kapiteni Mike Maignan, më pas menjëherë pas tij Conçeicao dhe pastaj të gjithë lojtarët e tjerë kuqezinj, të cilët i dhanë dorën shumë sportivisht lojtarëve kuqeblu. Trajneri jo, ai ishte vërtet i shkatërruar, nuk i zgjati dorën ndaj askujt, duke bërë të njëjtën gjë natyrisht edhe në fund të radhës me mbrojtësin Calabria. Sa i përket fjalës që ai mërmëriti, nga leximi i buzëve duket të jetë e njëjta që i tha pak më parë një lojtari tjetër të Bolognës, pra “komplimente” ose diçka e ngjashme. Shprehja e fytyrës është e errët, por kjo nuk e bën automatikisht një njeri të keq që duhet turpëruar publikisht.

Conceicao ignores Calabria pic.twitter.com/7gm7aVgDBK

— Milan Posts (@MilanPosts) May 14, 2025

Përqafimi mes Sergio Conçeicao dhe Davide Calabria pas Milan-Bologna më 9 maj

Do të kishte qenë më e bukur – në një ideal sporti ku duhen pranuar edhe humbjet – sikur trajneri nga Coimbra të kishte dhënë dorën të gjithë lojtarëve të Bolognës ashtu siç bënë djemtë e tij, dhe po ashtu do të kishte qenë bukur sikur pak më vonë të kishte pranuar të vendoste në qafë medaljen e rezervuar për finalistët, në vend që të bënte shenjë jo dhe ta merrte me dorë. Por asgjë nga këto nuk ka të bëjë me një përplasje të supozuar ende ekzistuese me Calabrian. Përkundrazi, ekziston një foto shumë e bukur që tregon të dy duke u përqafuar me shumë sinqeritet në fund të Milan-Bologna të premten e kaluar. Ajo po, është e vërtetë – pjesa tjetër është thjesht përfitim mbi fatkeqësinë.

The post Conçeicao e injorimin ndaj Calabria: çfarë ndodhi në të vërtetë në Milan-Bologna appeared first on Lapsi.al.

Capello: Bologna e meritoi Kupën e Italisë, Milani nuk bëri asgjë

15 May 2025 at 10:44

Fabio Capello këmbëngul se Bologna ishte fituese e denjë e trofeut të Kupës së Italisë, edhe pse atij ‘nuk i pëlqeu’ ndeshja që u luajt në Stadio Olimpico të mërkurën në mbrëmje, veçanërisht nga perspektiva e Milanit, i cili sipas tij nuk bëri asgjë për të fituar ndeshjen.

Një gol i vetëm nga Dan Ndoye ishte i mjaftueshëm që Bologna të ruante fitoren 1-0 ndaj Milanit në Stadio Olimpico të mërkurën në mbrëmje, e cila i dha Rossobluve trofeun e tyre të parë të madh në 51 vjet.

Milani, i cili ishte fituesi i Superkupës së Italisë të këtij viti, nuk mundi ta përsëriste suksesin e tij të janarit dhe tani rrezikon të humbasë krejtësisht kualifikimet në futbollin evropian sezonin e ardhshëm.

Duke analizuar ndeshjen që u zhvillua në kryeqytet të mërkurën në mbrëmje, Capello shpjegoi se nuk ishte një ndeshje emocionuese midis dy skuadrave.

“Bologna e meritonte kupën, edhe nëse ndeshja në Romë nuk ishte një reklamë e mirë për futbollin italian, për të qenë i sinqertë”, ka shkruar fillimisht Capello në rubrikën e tij në Gazzetta dello Sport.

“Nuk më pëlqeu ndeshja. Rossoblutë e gjetën golin e fitores nëpërmjet Dan Ndoye, një lojtar i rëndësishëm dhe bujar, por më argëtuan më shumë në fazat e tjera të sezonit. Kjo është në rregull, gjithçka bëhet më e ndërlikuar në një finale”.

“Por, Bologna shënoi golin e saj, edhe pa krijuar shumë, dhe më pas e mbrojti mirë atë”.

“Nga ana tjetër, performancat e Milanit lanë shumë për të dëshiruar. Përveç disa ideve nga Rafa Leao në pjesën e parë, kuqezinjtë nuk bënë asgjë, zero. Milani pati një shans të vërtetë, në fillim dhe pastaj praktikisht asgjë”, përfundoi trajneri legjendar italian. /Telegrafi/

The post Capello: Bologna e meritoi Kupën e Italisë, Milani nuk bëri asgjë appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Bolonja e mund në finale Milanin dhe çon trofeun pas 51 vitesh pritje

By: admin
15 May 2025 at 00:10

Bolonja është fituesja e këtij edicioni të Kupës së Italisë, pasi ka mundur në finale pas një ndeshje shumë të luftuar ekipin e Milanit.

Ndeshja mes dy skuadrave nisi e zjarrtë, me raste në të dy portat, por më pas ata ia dolën të mbanin larg katërkëndorit sulmuesit e rrezikshëm të të dy skuadrave. Ndaj për të parë golin u desh të pritej pjesa e dytë e ndeshjes, kur Bolonja ia doli të mposhte Menja me një gjuajtje të Ndoye (SHIKO GOLIN – VIDEO).

Pritej një reagim i Milanit, por ai ishte shumë i vakët, pasi skuadra e Konseisaos rrallëherë u shfaq para Skorupskit deri në vërshëllimën përfundimtare.

Kështu, Bolonja triumfoi 1-0 dhe siguroi trofeun e tretë të Kupës së Italisë në historinë e tij, 51 vite pasi e kishte bërë një gjë të tillë për herë të fundit. Ndërsa te Milani vazhdon mallkimi në një turne që nuk e fiton që nga viti 2003.

The post VIDEO/ Bolonja e mund në finale Milanin dhe çon trofeun pas 51 vitesh pritje appeared first on Albeu.com.

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

By: armand
14 May 2025 at 23:03

Bologna fiton Kupën e Italisë, duke mposhtur 1-0 Milanin në finalen e luajtur në “Olimpico”. Finalja nisi vrullshëm, në minutën e 4-të, Bologna pretendon për një penallti, ku Orsolini ndalet nga Maignan, por aksioni rezultoi i pavlefshëm për pozicion jashtë lojë, kështu që pretendimi i bolonjezëve bie. Në minutën e 8-të, Bologna provon me Castro, […]

The post Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe appeared first on BoldNews.al.

“E dinim se çfarë do të bënte Milani, Bologna e meriton trofeun” – Italiano i lumtur pas fitores në finale

14 May 2025 at 23:37

Vincenzo Italiano e pranon se Bologna e dinte çfarë do të bënte Milani në finalen e Kupës së Italisë, duke nënvizuar se ata e meritojnë triumfin në Kupë të Italisë. 

Rossoblutë nuk kishin luajtur në një finale për 51 vjet, duke fituar trofeun në vitet 1970 dhe 1974, dhe nuk konsideroheshin favoritë sonte në Romë. 

Megjithatë, Dan Ndoye shënoi golin e fitores, ndërsa Lukasz Skorupski bëri dy pritje të mira në pjesën e parë, por përndryshe nuk pati probleme nga Milani. 

Kjo ia rikthen trofeun Bolognas, por gjithashtu garanton kualifikimin e tyre për në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm. 

“Pas disa zhgënjimeve, mendoj se e meritonim këtë, veçanërisht pasi luajtëm një ndeshje të shkëlqyer sonte. Ishte një performancë e jashtëzakonshme, e dinim edhe një herë se çfarë do të bënte Milani në pjesën e dytë, kështu që iu përgjigjëm”. 

“Ky vit i jashtëzakonshëm është kurorëzuar me këtë trofe, të cilin e meritonin këta tifozë”, deklaroi Italiano për Sport Mediaset. 

Italiano kishte arritur në tre finale me Fiorentinën në harkun kohor të dy viteve, duke humbur dy herë Ligën e Konferencës dhe një herë Kupën e Italisë. 

Italiano mori drejtimin e ekipit nga Thiago Motta te Bologna dhe nuk pritej të bënte kaq mirë, por bëri përshtypje në Ligën e Kampionëve dhe Serie A përpara se të ngrinte trofeun e Kupës së Italisë. /Telegrafi/  

The post “E dinim se çfarë do të bënte Milani, Bologna e meriton trofeun” – Italiano i lumtur pas fitores në finale appeared first on Telegrafi.

Ndoye mposht Milan dhe e lë pa trofe: Kupa e Italisë shkon te Bologna pas 51 vitesh

By: user 2
14 May 2025 at 23:13

Bologna mposhti 1-0 Milan në finalen e madhe në Romë dhe fitoi Kupën e Italisë për herë të tretë në histori, duke u rikthyer te suksesi pas 51 vitesh. Pas një pjesë të parë të ekuilibruar dhe shumë të tensionuar, ishte Ndoye ai që shënoi golin vendimtar në fillim të pjesës së dytë, duke vendosur fatet e mbrëmjes në “Olimpico”. Ndryshe nga sa ndodhi të premten e kaluar në kampionat, zëvendësimet e teknikut Conceição nuk mjaftuan për të përmbysur rezultatin. Për kuqezinjtë vazhdon agjërimi që zgjat tashmë prej vitit 2003.

Skuadra e teknikutVincenzo Italiano triumfoi në “Olimpico” ndaj Milan dhe fitoi Kupën e tretë të Italisë në historinë e saj. Goli i Ndoye në minutën e 53’ shpërtheu gëzimin e kuqebluve, që me një goditje të vetme siguruan trofeun dhe kualifikimin për në Europa League sezonin e ardhshëm. Pjesa e parë u ndez vetëm në çerekorëshin e parë, kur të dyja skuadrat patën raste për të shënuar. Më pas, ritme më të ulëta dhe, në thelb, pak emocione.

Në lojë, Bologna u tregua më e mirë, ndërsa Milan pati vështirësi në përballimin e presionit kundërshtar. Minutat e fundit të pjesës së parë u shoqëruan me nervozizëm nga të dyja palët. Në pjesën e dytë, goli që vendosi finalen erdhi rreth dhjetë minuta pas rifillimit dhe reagimi i Milan ishte shumë i vakët për të shqetësuar Skorupski. Conceiçao tentoi të ndryshonte rrjedhën e lojës me zëvendësime, por pa sukses. Tani Europa duhet të fitohet përmes kampionatit.

The post Ndoye mposht Milan dhe e lë pa trofe: Kupa e Italisë shkon te Bologna pas 51 vitesh appeared first on Lapsi.al.

Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales

By: armand
14 May 2025 at 21:54

Po luhet në “Olimpico” të Romës, finalja e Kupës së Italisë, Milan-Bologna. Kuqezinjtë e Conceicaos-s duan të shpëtojnë disi sezonin dhe ta mbyllin me trofe, ndërsa bolonjezët kanë treguar që janë një kundërshtar tejet i fortë dhe do kërkojnë të fitojnë trofeun pas plot 51 vitesh. Finalja nisi vrullshëm, në minutën e 4-të, Bologna pretendon […]

The post Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales appeared first on BoldNews.al.

Ja formacionet e mundshme të Milan-Bolonja

By: admin
14 May 2025 at 15:45

Edhe pse në konferencën e trajnerit italian duket se nuk është vendosur ende, mediat italane janë të sigurta se do të jetë sulmuesi serb ai që do të udhëheq sulmin kuqezi.

Ai gjithashtu do të mbështetet nga Rafael Leao që do të jetë i gatshëm në këtë sfidë dhe amerikani Kristian Pulisiç.

Me skemën 3-4-2-1, Konseisao duket se pjesën tjetër të ekipit tashmë e ka caktuar.
Në Portë do të jetë i përhershmi menja, ndërsa mbrojtja me tre do të përbëhet nga Tomori, Gabia e Pavloviç.
Në mesfushë sakaq, në krahun e majtë nuk diskutohet Teo Hernandez, ndërsa në të djathtin pritet Jimenez.
Në qendër të mesfushës do të luajnë Reijnders dhe Fofana, me këtë të fundit që do të vlerësohet deri në minutën e fundit për të parë kushtet fizike para sfidës.

Nga ana tjetër, Bolonja i gëzohet faktit që janë rikthyer Holm dhe Ndoje, edhe pse asnjëri prej tyre nuk pritet ta nisin nga minuta e parë.
Në portë do të jetë i përhershmi Skorupski, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes me katër do të jetë një ish-milanist si Kalabria.
Në të majtë do të jetë Miranda, ndërsa qendra do të plotësohet nga Lukumi dhe Bjukema. Para mbrojtjes, do të vendosen Ferguson dhe Remo Frojler.
I vetëm në sulm pritet të konfirmohet Dalinga që do të mbështetet nga Rikardo Orsolini, Odgard dhe Kambiagi.

The post Ja formacionet e mundshme të Milan-Bolonja appeared first on Albeu.com.

“Vendimi i VAR-it në Bergamo për të shtyrë Juventus në Champions? Jeni seriozë?”

By: user 2
14 May 2025 at 11:22

Do të jenë 180 minuta jo për zemrat e dobëta. Tifozët, lojtarët, klubet janë të thirrur të mbajnë përqendrimin lart dhe të frenojnë nervozizmat e lehta në të cilat është e lehtë të biesh. Thirrja në VAR nga Sozza në episodin e penalltisë së supozuar në kontaktin Kone-Pasalic në Atalanta-Roma, ka nisur një teori komploti kundër rivaleve të Juventusit në garën për vendin e katërt. Në X e kemi provën.

Teoria e komplotit

Gara për vendin e katërt përfshin më shumë skuadra, por sytë janë të drejtuar sidomos te Juventus që tani është bërë favoritja e madhe pas humbjes së Romës në Bergamo. Dhe është pikërisht episodi i heqjes së penalltisë që ka shpërthyer teoritë e komplotit pro Juventus në X.

Lexo më tejLajm i bujshëm te Juventus: Calvo jep dorëheqjen, edhe Giuntoli mund të largohet

Gazetari Giovanni Capuano është “kapur” nga disa tifozë në rrjetin e Musk dhe ka reaguar kështu ndaj atyre që përhapnin këtë teori: “Pra jemi kthyer te pohimi se vendimi (madje i saktë) i VAR-it për të thirrur Sozza-n në Bergamo ka qenë një mënyrë për të shtyrë #Juventus në Ligën e Kampionëve? Jeni seriozë?”. Polemikat nuk mbarojnë kurrë kur është fjala për një top…

Quindi siamo tornati all’affermazione che la decisione (peraltro corretta) del Var di richiamare Sozza a Bergamo è stata un modo di spingere la #Juventus in Champions League?

Siete seri?

— Giovanni Capuano (@capuanogio) May 13, 2025

The post “Vendimi i VAR-it në Bergamo për të shtyrë Juventus në Champions? Jeni seriozë?” appeared first on Lapsi.al.

Gimenez e Pulisic përmbysin Bolonjën: Milan bën provat për finalen e Kupës së Italisë

By: user 2
9 May 2025 at 23:01

Milan mposhti 3-1 Bolognën në ndeshjen hapëse të javës së 36-të në Serie A dhe regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke fituar kështu edhe “antipastën” e finales së Kupës së Italisë që do të luhet të mërkurën në Olimpico. Futja në fushë e Gimenez ndryshoi fytyrën e Milan, që përmbysi një ndeshje që po e humbiste për shkak të golit të Orsolini. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë: fillimisht Bologna kaloi në avantazh me numrin 7, më pas Gimenez barazoi, Pulisic i dha epërsinë kuqezinjve dhe në fund meksikani vulosi gjithçka me një tjetër gol.

Pjesa e parë, e mbyllur pa gola, tregoi një histori krejt tjetër. Vendasit – të detyruar të largonin Tomori para kohe pas një kontakti me Dominguezin që i shkaktoi marramendje – patën tre raste në tre minuta me Pulisic, Joao Felix dhe Jovic, por pa sukses. Në anën tjetër, Dominguez provoi në çdo mënyrë të kalonte mbrojtjen dhe Maignan, por edhe ai pa rezultat. Në fund u rrezikua nga Orsolini, por rastin më të mirë – një “penallti në lëvizje” – e dërgoi në tribunë.

Lexo më tej: Milan, takimi i dytë Furlani-Tare: lajme të kundërta, kaos për drejtorin sportiv

Pas një pjesë të parë pa shumë emocione, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë: Orsolini zhbllokoi takimin me një goditje të bukur me të majtën në minutën e 49’, por më pas skenën e mori zëvendësuesi Gimenez që barazoi në të 73’ dhe përmbysi gjithçka me një dygolësh personale, pas golit të Pulisic në të 79’. Djemtë e Conceiçãos ngjiten në -2 nga Fiorentina e Italianos, që ndalet befas në garën për një vend në Champions.

The post Gimenez e Pulisic përmbysin Bolonjën: Milan bën provat për finalen e Kupës së Italisë appeared first on Lapsi.al.

Dy gola në 5 minuta, Pedro shpëton Lazion: ndalet Bologna, humb vendin e katërt

By: user 2
28 April 2025 at 23:07

Lazio-Parma përfundon 2-2 në javën e 34-t të Serie A. Në “Olimpico”, formacioni i teknikut Chivu e zhbllokoi menjëherë ndeshjen me golin e Ondrejka, me suedezin që arriti të përsëritej pas vetëm pak sekondash në pjesën e dytë për dygolëshin e tij të parë në kampionatin më të lartë italian. Një pritje e madhe e Mandas ballë për ballë me Pellegrinon shmangu kapitullimin e Lazios, që me hyrjen e Pedro, autor i një dygolëshi mes minutës së 79′ dhe të 84′, arriti të shmangë humbjen duke mbetur vetëm -2 pikë nga vendi i katërt i Juventus, që vlen për Champions League.

Pedro, një kampion absolut, që e mori skuadrën mbi supe. Me Lazion në disavantazh 0-2 në shtëpi ndaj Parmës dhe tifozët të tërbuar që kërkonin nga skuadra të tregonte karakter, Baroni, në minutën e 57′, hodhi në fushë spanjollin Pedro, i cili e rikuperoi ndeshjen me një dygolësh. Në “Olimpico” përfundoi kështu 2-2 (dygolësh i Ondrejka, në gol në minutën e 3′ dhe të 46′, më pas replikoi ish-lojtari i Barcelonës në minutën e 79′ dhe 84′).

Lexo më tej: Juventus fitoi por u turpërua me të dhënat në pjesën e dytë: Monza u duk si Barcelona

Për Lazion, që me një fitore do të kapte Juventusin (që do ta presin pas dy javësh) në vendin e katërt, është gjithsesi një pikë jetike në garën për në Evropë: bardhekaltërit janë aktualisht të shtatët (poshtë Romës për shkak të ndeshjeve direkte), por ende të kapur edhe pas katër të parave. Parma, që me rumunin Chivu ka humbur vetëm një ndeshje në nëntë të fundit, bën një tjetër hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.

Bologna bllokohet nga Udinese, Juve rimerr vendin e katërt

Bologna nuk shkoi më shumë se 0-0 ndaj Udinese në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Serie A dhe rrëshqet sërish në vendin e pestë në renditje, e kaluar nga Juventus. Djemtë e teknikut Italiano, i pezulluar për këtë ndeshje pas kartonit të kuq të marrë kundër Inter, vuajtën shumë në pjesën e parë nga intensiteti i skuadrës së Runjaic, që goditi edhe një traversë me Davis. Miqtë u rritën në pjesën e dytë, goditën nga ana e tyre një traversë me Orsolini nga goditja e dënimit, por nuk arritën kurrë të vihen vërtet në pozicion për të rrezikuar portierin Okoye. Të dielën në “Dall’Ara” do të zhvillohet përballja direkte me skuadrën e Tudor që mund të përfaqësojë një pikë kyçe në sulmin për një vend në Champions League e ardhshme.

The post Dy gola në 5 minuta, Pedro shpëton Lazion: ndalet Bologna, humb vendin e katërt appeared first on Lapsi.al.

❌
❌