Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Juventusi kërkon ta blej përfundimisht Francisco Conceicao, Porto refuzon ofertën e parë

9 July 2025 at 14:41

Juventusi ka bërë ofertën e parë për transferimin përfundimtar të Francisco Conceicao, por është refuzuar nga Porto.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, klubi portugez nuk ka pranuar shumën prej 22 milionë eurosh.

Anësori 22-vjeçar ishte i huazuar te Juventusi gjatë sezonit 2024/25 dhe ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Torino.

Megjithatë, klubi italian nuk është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh, e cila është e vlefshme deri më 15 qershor 2026.

Juventusi po përpiqet të negociojë një marrëveshje të re me çmim më të ulët, të paguar në disa këste, duke shpresuar në mirëkuptimin e Portos.

Conceicao është dalluar me paraqitjet e tij, përfshirë dy gola në fitoren 5-0 kundër Al Ain në Kupën e Botës për Klube.

Forma e tij ka tërhequr gjithashtu interesin e klubeve si Atletico Madrid dhe RB Leipzig, që po e ndjekin nga afër situatën e tij.

Bisedimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa Juventusi mbetet i vendosur për ta bërë portugezin pjesë të përhershme të skuadrës. /Telegrafi/ 

The post Juventusi kërkon ta blej përfundimisht Francisco Conceicao, Porto refuzon ofertën e parë appeared first on Telegrafi.

Milani zyrtarizon shkarkimin e Sergio Conceiçaos

29 May 2025 at 23:35

Klubi i madh italian, Milan, ka njoftuar shkarkimin e Sergio Conceiçaos, i cili mori drejtimin e skuadrës në dhjetor të vitit 2024, pas largimit të Paulo Fonsecës.

Conceiçao, i cili kishte ardhur pas një eksperience të suksesshme te Porto, ku fitoi tre tituj kampion dhe dyfishin në sezonet 2019-20 dhe 2021-22, nuk arriti të përmbushë pritshmëritë në San Siro.

Gjatë kohës së tij të shkurtër te Milani, Conceiçao regjistroi një fitore të rëndësishme 2-1 kundër Juventusit në gjysmëfinalen e Superkupës Italiane, por rezultatet e tjera nuk ishin të kënaqshme, duke çuar në ndarjen e tij nga klubi.

Njoftimi u bë përmes një postimi në X, ku Milani shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e Conceiçaos dhe stafit të tij gjatë muajve të fundit.

Largimi i Conceiçaos pas vetëm disa muajsh në krye të Milanit thekson presionin e madh dhe volatilitetin e pozicioneve të trajnerëve në futbollin e nivelit të lartë, veçanërisht në Serie A.

Ky eveniment është pjesë e një tendence më të gjerë të ndryshimeve të shpejta në stolin e trajnerëve, çka ka nxitur diskutime mbi ndikimin e rikthimit të shpejtë në performancën dhe stabilitetin e skuadrave.

Conceiçao, i cili kishte një karrierë të suksesshme si lojtar, duke fituar tituj te Porto dhe Lazio, tashmë largohet nga Milani, duke lënë pas një periudhë të shkurtër dhe të trazuar. Klubi italian është duke kërkuar tashmë një trajner të ri për të rifituar formën dhe për të plotësuar objektivat e sezonit. /Telegrafi/

We would like to thank Sérgio Conceição and his staff for their commitment, professionalism and dedication shown during their time leading the First Team over the past few months. pic.twitter.com/Qd8WDNIGCW

— AC Milan (@acmilan) May 29, 2025

The post Milani zyrtarizon shkarkimin e Sergio Conceiçaos appeared first on Telegrafi.

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

By: armand
29 May 2025 at 22:50

Tashmë është zyrtare: Sergio Conceição nuk do të jetë më trajner i Milanit. Klubi kuqezi ka bërë publik njoftimin nëpërmjet një komunikate zyrtare: “AC Milan dhe Sérgio Conceição nuk do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku në sezonin e ardhshëm. Klubi dëshiron ta falënderojë Sérgio-n dhe stafin e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar […]

The post Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição appeared first on BoldNews.al.

Tare, një sherif i ri në Milano: lamtumira surreale e Conceiçao nga kuqezinjtë

By: user 2
23 May 2025 at 15:13

Në heshtje totale përfundon aventura e Sergio Conceiçao në krye të Milan. Vëmendja është e gjitha te firma me Drejtorin e ri Sportiv Igli Tare dhe emrin që ai ka ndërmend pë pankinën. Paraqitja e fundit në “San Siro” kundër Monzës do të përjetohet, apo më saktë do të vëzhgohet nga larg nga Conceiçao, me trajnerin portugez të pezulluar dhe zëvendësin e tij Joao Costa që do të drejtojë skuadrën kuqezi për herë të fundit. Një epilog të paktën i hidhur për dikë që, me kontratë deri në vitin 2026, kishte imagjinuar një tjetër fat…

Një dalje nga skena në hije

As konferencë për shtyp, as ndonjë përshëndetje publike për tifozët dhe, me shumë gjasa, as ndonjë deklaratë pas ndeshjes: Conceiçao do të largohet nga Milano pa u ulur as në pankinë në ndeshjen e fundit të sezonit. Megjithatë, këmbëngulja dhe karizma e tij e padiskutueshme nuk kanë munguar asnjëherë. “Ka qenë një sezon i mirë? Sigurisht që jo.

Lexo më tej: Milan ka zgjedhur Igli Tare si drejtorin e ri sportiv: të gjitha detajet e tratativës

Dhe ajo e sotmja (me Romën, red.) është një ndeshje që përfaqëson plotësisht atë që kam përjetuar në këto pesë muaj: shumë episode negative, të vegjël dhe të mëdhenj”, kishte deklaruar pas humbjes së fundit ndaj Romës. Një lamtumirë surreale, e trishtë, për një trajner që vetëm pak muaj më parë konsiderohej një nga më të mirët në nivel europian. Sergio ka deklaruar se një ditë do të tregojë versionin e tij për muajt e vështirë te Milani, ndoshta në një libër…

Shifrat nuk falin

Shifrat flasin qartë dhe, edhe pse të ftohta e ndonjëherë mashtruese, përshkruajnë një realitet që Milani nuk mund ta injorojë. Me 33 pikë në 19 javë, rrugëtimi i Conceiçao ka qenë në të njëjtën linjë me atë të Atalantës, por më i dobët se i skuadrave si Roma, Napoli dhe Interi. “Një vit i tillë për një skuadër historike si Milani nuk është i pranueshëm, pastaj secili duhet të vlerësojë punën e vet dhe unë jam gjithmonë kërkues ndaj vetes.

Edhe klubi do të vlerësojë atë që është bërë”, kishte pranuar pas ndeshjes me Romën, me një ndershmëri që zbutte frustrimin e tij të dukshëm. Fitorja në Kupën e Italisë nuk do ta kishte shpëtuar pankinën e tij (Milani kishte vendosur të paktën prej një muaji të sillte ajër të ri në verë), por të paktën do të kishte shpëtuar një sezon të dështuar, me një parantezë të vogël pozitive të shënuar nga fitorja në Superkupën Italiane, trofeu i parë dhe i vetëm i ngritur nga ish-trajneri i Portos.

The post Tare, një sherif i ri në Milano: lamtumira surreale e Conceiçao nga kuqezinjtë appeared first on Lapsi.al.

Conçeicao e injorimin ndaj Calabria: çfarë ndodhi në të vërtetë në Milan-Bologna

By: user 2
15 May 2025 at 11:53

Ishte një mbrëmje shumë e hidhur për Milan dhe teknikun Sergio Conçeicao, në Romë ishte Bologna që ngriti Kupën e Italisë dhe gëzoi në kulmin e një sezoni fantastik, ku Vincenzo Italiano arriti të bëjë më mirë – dhe pak e besonin të mundur – se paraardhësi i tij Thiago Motta. Rezultati 1-0 i skalitur nga goli i Ndoye jo vetëm e bën CEO-n e kuqezinjve Giorgio Furlani të thotë se “ky është një sezon dështim”, por në fakt e ‘shkarkon’ portugezin Conçeicao, shpresat e fundit të të cilit për konfirmim ishin të lidhura me fitoren e kupës, pasi Superkupa e fituar menjëherë pas ardhjes së tij nuk mjaftonte. Prandaj është e kuptueshme gjendja shpirtërore e portugezit 50-vjeçar në fund të ndeshjes, por kjo nuk justifikon shpikjen e gjërave që nuk janë të vërteta për të goditur teknikun Conçeicao, sidomos duke e sulmuar si njeri.

Videoja që tregon Conçeicao duke injoruar Calabria

Një video që është bërë virale tregon trajnerin e Milanit duke kaluar përpara ish-kapitenit kuqezi Davide Calabria (i cili kishte hyrë në fushë një çerek ore para fundit), dhe në dukje duke e kaluar përtej pa e vënë re, duke mërmëritur diçka me një vështrim të egër. Është e pashmangshme të mendohet për përplasjen e ndodhur me Calabria në fund të janarit pak pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes me Parmën dhe prandaj për mbetje ende të pranishme mes të dyve, aq sa të bëjnë teknikun Conçeicao të sillet në mënyrë të ashpër ndaj tij. Por gjërat nuk kanë shkuar kështu, siç kuptohet mirë kur rishikohet e gjithë skena nga fillimi i saj.

Çfarë ndodhi realisht në momentin e ndarjes së medaljeve

Para ndarjes së çmimeve, Milan doli i pari: në krye të të gjithëve është kapiteni Mike Maignan, më pas menjëherë pas tij Conçeicao dhe pastaj të gjithë lojtarët e tjerë kuqezinj, të cilët i dhanë dorën shumë sportivisht lojtarëve kuqeblu. Trajneri jo, ai ishte vërtet i shkatërruar, nuk i zgjati dorën ndaj askujt, duke bërë të njëjtën gjë natyrisht edhe në fund të radhës me mbrojtësin Calabria. Sa i përket fjalës që ai mërmëriti, nga leximi i buzëve duket të jetë e njëjta që i tha pak më parë një lojtari tjetër të Bolognës, pra “komplimente” ose diçka e ngjashme. Shprehja e fytyrës është e errët, por kjo nuk e bën automatikisht një njeri të keq që duhet turpëruar publikisht.

Conceicao ignores Calabria pic.twitter.com/7gm7aVgDBK

— Milan Posts (@MilanPosts) May 14, 2025

Përqafimi mes Sergio Conçeicao dhe Davide Calabria pas Milan-Bologna më 9 maj

Do të kishte qenë më e bukur – në një ideal sporti ku duhen pranuar edhe humbjet – sikur trajneri nga Coimbra të kishte dhënë dorën të gjithë lojtarëve të Bolognës ashtu siç bënë djemtë e tij, dhe po ashtu do të kishte qenë bukur sikur pak më vonë të kishte pranuar të vendoste në qafë medaljen e rezervuar për finalistët, në vend që të bënte shenjë jo dhe ta merrte me dorë. Por asgjë nga këto nuk ka të bëjë me një përplasje të supozuar ende ekzistuese me Calabrian. Përkundrazi, ekziston një foto shumë e bukur që tregon të dy duke u përqafuar me shumë sinqeritet në fund të Milan-Bologna të premten e kaluar. Ajo po, është e vërtetë – pjesa tjetër është thjesht përfitim mbi fatkeqësinë.

The post Conçeicao e injorimin ndaj Calabria: çfarë ndodhi në të vërtetë në Milan-Bologna appeared first on Lapsi.al.

Kandidatët e ‘djallit’/ Conceicao do largohet, Milan kthehet te “shkolla” italiane

By: xhir jeta
30 April 2025 at 12:51

Kupa e Italisë mund të shpëtojë sezonin e Milan, por jo pankinën e Sergio Conceiicao.

Trajneri portugez do të largohet nga drejtimi i skuadrës, megjithëse në rast triumfi në finalen kundër Bolonjës do ti jepte kuqezinjve trofeun e dytë në pak muaj, pas atij të Superkupës.

Të sigurta për këtë janë mediat italiane. Sipas tyre, Milan ka që tani një listë të gjatë me kandidatët për të marrë drejtimin e ekipit duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Ajo që bie në sy është fakti, që “Djalli” do të kthehet sërish te shkolla italiane e trainingut, pasi lista trajnerëve të mundshëm kryesohet nga emra të njohur të Serie A.

Ritkhimi i Masimilliano Allegri përflitet prej kohësh tashmë. Tekniku është pa skuadër që pas largimit nga Juventus, ndërsa asnjëherë nuk i ka mohuar zërat që e afrojnë me Milan.

Përveç Allegri, mes kandidatëve të tjerë janë shtuar Maurizio Sarri, Roberto De Zerbi dhe Gianpiero Gasperini.

I pari gjithashtu është prej kohësh pa skuadër, ndërsa Milan do t’I mundësonte një rikthim prestigjoz në Serinë A.

Dy të tjerët janë në detyrë, por në fund të sezonit do të ndryshojnë ambjent.

De Zerbi drejton Olimpik Marsejë, por pavarësisht rezultateve pozitive, aventura e tij është shoqëruar me përplasje të forta me drejtuesit e klubit francez.

Ndërkohë, Gasperini ka refuzuar rinovimin e kontratës me Atalanta dhe sipas mediave përtej Adriatikut, kuotat e tij si trajneri i ardhshëm I Milan janë rritur ndjeshëm kohët e fundit.

 

Nga bidon në kampion, Conceiçao cinik pas derbit: “Jam i njëjti si para 2-3 ditësh”

By: user 2
24 April 2025 at 10:41

Sergio Conceiçao është shumë i kënaqur me kualifikimin e Milan në finalen e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë mposhtën sërish Inter dhe këtë herë e bënë me një rezultat të thellë 3-0. Trajneri portugez komentoi kështu për mikrofonët e Canale 5: “Kisha të njëjtat ndjesi që kisha para ndeshjes me Atalantën, detajet e vogla janë të rëndësishme. Më pëlqeu qëndrimi, ambicia, soliditeti i skuadrës. Në pushimin mes pjesëve u përpoqëm të përmirësonim dy-tre aspekte dhe në fund bëmë një pjesë të dytë në një nivel shumë të lartë”.

Trajneri i kuqezinjve vlerësoi lojtarët e tij, por njëkohësisht i qortoi disi: “Lojtarët meritojnë lavdata, sepse ndonjëherë në kampionat nuk kemi treguar cilësi. Por cilësitë teknike duhet të shoqërohen me përulësi dhe dëshirë për të fituar në çdo aksion të ndeshjes”.

Conceiçao: “Jovic në maksimum, ka humbur edhe disa kg”

Moncada është shprehur për të ardhmen e Sergio Conceiçao (“Jemi shumë të kënaqur me Sergion sepse po punon shumë për t’u rikthyer në një nivel të rëndësishëm”) te Milan, por trajneri portugez “shkundi disa pluhura” pas fitores në derbi: “Nuk është i rëndësishëm Conceiçao, e rëndësishme është të fitosh. Kundër Venezias dhe më pas kur të vijë finalja, për të cilën jemi të kënaqur. Nuk kemi fituar ende, unë nuk jam një trajner ndryshe nga 2-3 ditë më parë dhe as lojtarët nuk kanë ndryshuar. Nuk është se tani gjithçka është perfekte, por as më parë nuk ishte gjithçka keq”.

Lexo më tej: Milan në finalen e Kupës me Jovic e Reijnders: fiken ëndrrat e tripletës për Inter

Trajneri portugez foli me vlerësim edhe për Luka Jovic, autor i një dygolëshi shumë të rëndësishëm dhe vendimtar për kualifikimin në finalen e kupës: “Po punon shumë mirë gjatë 3-4 javëve të fundit, në maksimum. Ka humbur edhe disa kilogramë, ishte e rëndësishme. Na jep atë ‘diçka më shumë’ që donim për ndeshjen. Nuk u jep pika referimi mbrojtësve, punon mirë me mesfushorët. Donim që të shërbente si mbështetje për të hyrë në korridoret anësore. Kam besim të plotë te të gjithë: në ndeshje të tjera, me karakteristika të tjera, ndoshta do luajnë Abraham ose Santi. Është detyra ime të zgjedh sipas karakteristikave që ka secili. Në Udine, për shembull, pamë që Tammy hyri dhe dha një përgjigje të rëndësishme. Më vjen keq që në kampionat ajo që përgatisim nuk del në fushë, por kjo është diçka tjetër”.

The post Nga bidon në kampion, Conceiçao cinik pas derbit: “Jam i njëjti si para 2-3 ditësh” appeared first on Lapsi.al.

Ardhja e Tudor ndryshon planet, dy të huazuarit te Juventusi priten të largohen

By: armand
3 April 2025 at 19:41

Largimi i Thiago Mottës dhe ardhja e Igor Tudor, duket se nuk ka ndikuar mirë për dy lojtarë në kampin e Juventusit. Bëhet fjalë për të huazuarit, Randal Kolo Muani dhe Fransicso Conceicao. Emërimi i teknikut kroat në ambientin bardhezi, i ka lënë prapa dy lojtarët e përmendur më sipër. Siç raportojnë mediat italiane, në […]

The post Ardhja e Tudor ndryshon planet, dy të huazuarit te Juventusi priten të largohen appeared first on BoldNews.al.

Conceicao pritet të largohet në verë nga Milani

31 March 2025 at 19:57

Milani pritet që të ndajë rrugët me Sergio Conceicaon në verë dhe drejtori i ri sportiv do të zgjedhë trajnerin e ri të ‘Rossonerëve’ për sezonin 2025/2026.

Conceicao nuk pritet që të jetë në krye të Milanit sezonin e ardhshëm. Tekniku portugez ka dështuar që ta përmirësojë situatën në ‘San Siro’ që prej se e zëvendësoi Paulo Fonsecan në dhjetor.

Conceicao e fitoi Superkupën e Italisë në janar, por ai ka humbur pesë ndeshje në Serie A nga 13 (gjashtë fitore, dy barazime) dhe është eliminuar në ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve nga Feyenoordi.

Milani momentalisht gjendet në pozitën e nëntë në tabelën e Serie A, me katër pikë larg pozitës që dërgon në garat evropiane.

Tekniku portugez ka kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2026, por drejtuesit mund ta ndërprejnë atë në fund të sezonit.

Sky Sport Italia dhe Calciomercato sugjerojnë se kjo është saktësisht se çfarë do të bëjë Milani në fund të sezonit – shkarkimi i Conceicaos dhe emërimi i trajnerit të ri.

Një drejtor i ri sportiv që do të zgjidhet nga Giorgio Furlani në javët në vazhdim, do të emërojë trajnerin e ri të Milanit për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

The post Conceicao pritet të largohet në verë nga Milani appeared first on Telegrafi.

Conceição rrëfen ditën e tmerrshme në Napoli që nga zgjimi: “Sot ndodhi gjithçka”

By: user 2
31 March 2025 at 11:23

Nëntë pikë larg Bolonjës së vendit të katërt – kur kanë mbetur edhe tetë javë deri në fund të kampionatit – duken si një dënim për shpresat e Milanit për një vend në Champions League. Megjithatë, përveç humbjes 2-1 ndaj Napolit, kuqezinjtë e Sergio Conceição mund të marrin me vete edhe një reagim të fortë në pjesën e dytë, duke e mbyllur ndeshjen me një sulm të vazhdueshëm që i vuri në vështirësi napolitanët.

Para çdo analize teknike apo taktike, Conceição u shfaq para mikrofonëve të DAZN për të treguar një ditë vërtet të vështirë, që nisi keq që nga mëngjesi me lajme të këqija të njëpasnjëshme për lojtarët e tij: “Që kur kam ardhur këtu, nuk kam kërkuar asnjëherë justifikime, si për shembull fakti që kemi pasur pak kohë për punë ose që kemi luajtur çdo tre ditë deri dy javë më parë. Gjithsesi, sot ndodhi vërtet gjithçka.”

Conceição: “Më vjen një telefonatë nga doktori”

Trajneri portugez më pas tregoi në detaje se çfarë ndodhi që në fillim të kësaj të diele të mallkuar për Milanin: “U zgjova rreth orës 7:30-8:00 dhe më erdhi një telefonatë nga doktori. Një lojtar nuk ndihej mirë, Loftus-Cheek. Ai shkoi në spital dhe sot u operua. Pas mesditës, folëm me lojtarët dhe më thanë që Thiaw nuk mund të luante sepse kishte të vjella, kështu që mbeti jashtë pasi kishte probleme me stomakun dhe zorrët. Dhe si të mos mjaftonte kjo, pak më vonë më thanë se Leão ndjente lodhje në kofshë”.

Lexo më tejNapoli mund 2-1 Milan dhe ruan diferencën me Interin

Sa i përket sulmuesit portugez, i cili u aktivizua në pjesën e dytë në vend të João Félix, duke sjellë një ndryshim të dukshëm në lojën e Milanit, Conceição pranoi me sinqeritet se gjithsesi “e kishim përgatitur ndeshjen pa Leão, ai nuk do të kishte luajtur titullar”.

“Reagim i madh në pjesën e dytë, barazimi do ishte më i drejtë”

“E kishim përgatitur ndeshjen në një mënyrë të caktuar, por kjo nuk është justifikim,” – vazhdoi trajneri i Milanit. “Mund dhe duhej të bënim shumë më mirë në pjesën e parë. Nuk i luajtëm 20 minutat e para siç donim dhe siç e kishim përgatitur. Në këto momente po na ndodhin këto gjëra të vogla, nuk dua të kapem pas fatit të keq, por për këtë aspekt, ishte një ditë e zezë për ne.”

“Më pas, në pjesën e dytë, skuadra pati një reagim shumë të mirë, shumë pozitiv. Bëmë disa rregullime që duheshin bërë dhe në pjesën e dytë Napoli pothuajse nuk iu afrua portës sonë. Krijuam shumë raste dhe mendoj se rezultati më i drejtë do të kishte qenë barazimi.”

The post Conceição rrëfen ditën e tmerrshme në Napoli që nga zgjimi: “Sot ndodhi gjithçka” appeared first on Lapsi.al.

Conceiçao: Ëndërroj të fitoj Champions League, prandaj erdha te Milani

By: admin
23 March 2025 at 15:14

Sergio Conceiçao nuk i fsheh ambiciet e tij. Trajneri i Milanit foli hapur për këtë gjatë Kongresit të Futbollit në Coimbra:

“Doja të shkoja në një nga ligat më të mira në botë. Unë ëndërroj dhe synoj të fitoj Ligën e Kampionëve dhe kjo është arsyeja pse zgjodha Milanin. E dija vështirësitë që do të hasja, në një kontekst në të cilin nuk kisha kohë, por ku të stërvitja skuadrën një klub historik, i cili mund të më japë mundësinë për t’u afruar më shumë me një nga objektivat që kam për karrierën time, pasi kam fituar kaq shumë në Portugali.

Në 30 ditë luajtëm 9 ndeshje: nuk patëm kohë të stërviteshim, gjë që është jashtëzakonisht e ndërlikuar. Do të thotë që nuk kam pasur shumë mundësi për të dhënë gjurmën time të fortë në ekip.

Pasi fituam Superkupën kundër Interit, barazuam me Cagliarin me një gabim individual, gjë që mund të ndodhë. Që atëherë, klubit i janë bashkuar çdo ditë trajnerë të rinj…”, ka thënë mes të tjerash portugezi.

The post Conceiçao: Ëndërroj të fitoj Champions League, prandaj erdha te Milani appeared first on Albeu.com.

Conceição vendos Milanin në dietë, Maignan në qendër të kritikave për mbipeshë

By: armand
4 March 2025 at 18:48

Sergio Conceição po i provon të gjitha për ta nxjerrë Milanin nga kriza që po kalon. Trajneri portugez nuk po fokusohet vetëm te aspekti mendor apo tekniko-taktik, por edhe te fiziku i lojtarëve. Sipas ‘La Repubblica’, Conceição ka vënë re probleme me peshën e disa lojtarëve dhe ka vendosur t’i fusë ata në dietë. Një […]

The post Conceição vendos Milanin në dietë, Maignan në qendër të kritikave për mbipeshë appeared first on BoldNews.al.

Sergio Conceicao drejt largimit, Milan mendon për ish-trajnerin e Barcelonës

By: armand
3 March 2025 at 21:25

Aventura e Sergio Conceicao-s në krye të stolit të Milanit mund të zgjasë shumë më pak nga sa pritej. Eleminimi nga Champions League, rezultatet e dobta në Serie A, atmosfera e brendshme në ekip aspak e mirë, të gjitha këto janë arsye që drejtuesit e klubit kuqezi të shkarkojnë Conceicao-n. Mediat italiane bëjnë më dije […]

The post Sergio Conceicao drejt largimit, Milan mendon për ish-trajnerin e Barcelonës appeared first on BoldNews.al.

Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

1 March 2025 at 11:42

Me punën e Sergio Conceicao nën kërcënim në rritje pas dy humbjeve radhazi në Serie A, Milani po eksploron alternativat e mundshme për sezonin e ardhshëm dhe trajneri i Comos, Cesc Fabregas thuhet se po shfaqet si opsioni i tyre i preferuar.

Humbjet radhazi të kuqezinjve kundër Torinos dhe Bolognës i kanë lënë ata në vendin e tetë në renditje, tetë pikë larg vendit të katërt që i dërgon në Ligën e Kampionëve – objektivi minimal i Milanit që Conceicao të mbajë vendin e tij.

Për rrjedhojë, Rossonerët nuk duan të kapen të papërgatitur dhe kanë nisur vlerësimin e kandidatëve për të zëvendësuar trajnerin portugez, i cili ka gjasa të largohet në fund të sezonit .

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani aktualisht e sheh Fabregasin si kandidatin kryesor për të zëvendësuar Conceicao sezonin e ardhshëm, me interesin e tyre që rrjedh nga debutimi i tij mbresëlënës si menaxher me Comon.

Pasi i udhëhoqi ata drejt inkuadrimit në Serie A sezonin e kaluar, ish-mesfushori i Arsenalit ka impresionuar në sezonin e tij të parë si trajner, duke zbatuar një qasje dinamike, të bazuar në posedimin e topit dhe duke fituar lëvdata për zgjuarsinë e tij taktike dhe cilësitë e lidershipit.

Filozofia e tij përputhet me vizionin e Milanit për futbollin progresiv, duke e bërë atë një zgjedhje tërheqëse për drejtuesit e klubit, të cilët besojnë se është thelbësore të veprohet herët për të siguruar një menaxher që tërheq interes nga disa klube evropiane.

Ndërsa Fabregas konsiderohet si favoriti, kandidatët e tjerë gjithashtu janë lidhur me vendin vakant të mundshëm.

 

🚨 AC Milan’s targets to replace Sérgio Conceição as head coach:

🇪🇸 Cesc Fàbregas
🇦🇷 Roberto De Zerbi
🇮🇹 Maurizio Sarri

(Source: @Gazzetta_it) pic.twitter.com/bolV4nm8EX

— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) March 1, 2025

Maurizio Sarri dhe Roberto De Zerbi, thuhet se janë ndër alternativat që po vlerësohen nga drejtuesit e kuqezinjve.

Përvoja e Sarrit në Serie A dhe taktikat inovative të De Zerbit paraqesin opsione të mundshme, por suksesi i fundit dhe perspektiva e freskët e Fabregas duket se e kanë vendosur atë përpara në procesin e përzgjedhjes. /Telegrafi/

The post Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit appeared first on Telegrafi.

Milani mund të shkarkojë Conceicaon nëse nuk përmbushen objektivat, zbulohen detajet e klauzolës

25 February 2025 at 11:50

Sergio Conceicao është një njeri nën presion te Milani dhe thuhet se ai është në rrezik të shkarkimit pa një kthesë në rezultate gjatë ndeshjeve të ardhshme, por së fundmi është zbuluar se kuqezinjtë mund të ndërpresin marrëdhëniet me portugezin nëse klubi nuk arrin objektivat që i kishte vendosur kur ai u emërua në fillim të 2025.

Ka qenë një javë për t’u harruar për kuqezinjtë, të cilët u eliminuan nga Liga e Kampionëve në raundin ‘play-off’ nga një skuadër si Feyenoord, përpara se të vazhdonin të regjistronin një humbje zhgënjyese 2-1 kundër Torinos gjatë fundjavës.

Kuqezinjtë aktualisht janë në vendin e shtatë në tabelën e Serie A, tetë pikë larg vendeve të Ligës së Kampionëve dhe 16 pikë larg rivalit të tyre, Interit, në krye të renditjes.

Sipas Calciomercato.com, ka një klauzolë në kontratën e Conceicaos që i lejon Milanit të ndërpresë lidhjet me të nëse skuadra nuk kualifikohet për edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve.

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është objektivi kryesor për drejtuesit e Milanit, madje më shumë se Kupa e Italisë, i vetmi trofe që Milani është ende në garë për të fituar këtë sezon.

Nëse Milani fiton Kupën e Italisë, por nuk përfundon në vendet e Ligës së Kampionëve, klubi ka ende gjasa të ndërpresë lidhjet me trajnerin sipas raporteve të së hënës mbrëma.

Kontrata e Conceicaos zgjat deri në verën e vitit 2026, i cili aktualisht fiton rreth 1 milion euro në sezon në paga, të cilat mund të rriten në 2 milion euro në vit nëse ai qëndron përtej verës. /Telegrafi/

The post Milani mund të shkarkojë Conceicaon nëse nuk përmbushen objektivat, zbulohen detajet e klauzolës appeared first on Telegrafi.

Drejtuesit e Milanit dhe Ibrahimovici të acaruar me trajnerin Conceicao

14 February 2025 at 11:58

Sergio Conceicao thuhet se është tashmë nën vëzhgimin e Milanit për rezultate të paqëndrueshme dhe disa pretendime që kanë irrituar Zlatan Ibrahimovic.

Sipas Il Corriere dello Sport, këshilltari i Milanit dhe Red Bird, Ibrahimovic nuk janë plotësisht të kënaqur me trajnerin e ri Conceicao, i cili zëvendësoi Paulo Fonsecan në dhjetor të 2024.

Conceicao ka një mesatare më të mirë pikë për lojë se paraardhësi i tij (1,83 kundër 1,58), por kuqezinjtë mbeten shtatë pikë poshtë katër vendeve të para e me një lojë më pak dhe humbën në ndeshjen e parë ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve kundër Feyenoord të mërkurën.

Corriere dello Sport raporton se Ibrahimovic dukej i pakënaqur në tribunë kur pa Conceicao të zëvendësonte Santiago Gimenez dhe Rafael Leao me Francesco Camarda dhe Tammy Abraham në minutat e fundit të lojës në Roterdam.

Ish-sulmuesi,  i cili shërben si këshilltar i Red Bird, tha para ndeshjes se Conceicao  “kishte dy ekipe” në dispozicion pasi mirëpriti pesë nënshkrimet e janarit.

Trajneri u përgjigj: “Në të vërtetë janë më shumë se dy, pasi kemi shumë në sektorin e të rinjve”, por sipas CorSport, Ibras nuk i ka pëlqyer komenti i tij.

 

Il credito della Supercoppa vinta a gennaio si è esaurito, il #Milan riflette sul futuro di #Conceicao. Alcuni atteggiamenti del tecnico non sono piaciuti e hanno mese in imbarazzo il club, il rapporto con #Ibrahimovic non è decollato e senza qualificazione alla prossima… pic.twitter.com/29Bl91Qtnc

— Giovanni Capuano (@capuanogio) February 14, 2025

Conceicao mori detyrën e trajnerit të Milanit më 30 dhjetor 2024. Nën drejtimin e tij, Milani siguroi titullin e Superkupës së Italisë dhe luajti gjashtë ndeshje në Serie A, duke arritur tre fitore, dy barazime dhe një humbje, me 11 pikë në total.

Portugezi nënshkroi një kontratë deri në qershor 2026, por klubi mund të vendosë në mënyrë autonome të ndërpresë marrëveshjen në fund të sezonit. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve 2025/26 shihet si një kërkesë e detyrueshme për të mbajtur trajnerin përtej verës. /Telegrafi/

The post Drejtuesit e Milanit dhe Ibrahimovici të acaruar me trajnerin Conceicao appeared first on Telegrafi.

Fitorja e Milanit, Conceiçao: Rrezikova, sepse barazimi është si të humbësh dy pikë

By: armand
8 February 2025 at 21:32

Fitorja e dytë radhazi dhe tri pikë të rëndësishme për Milanin, i cili ngjitet në 5 pikë (me një ndeshje më pak) nga vendi i katërt i mbajtur nga Juventusi. Në minutën e 90-të, Conceiçao është i kënaqur: “Pas kartonit të kuq për Tomorin, tundimi ishte të heqja një sulmues dhe të vendosja një mbrojtës […]

The post Fitorja e Milanit, Conceiçao: Rrezikova, sepse barazimi është si të humbësh dy pikë appeared first on BoldNews.al.

Milan, Conceição i tërbuar me lojtarët: portugezi ia ka rrëfyer prapaskenën miqve

By: user 2
20 January 2025 at 13:45

Sérgio Conceição është i tërbuar. Humbja e rëndë që Milani pësoi të shtunën në fushën e Juventusit e ka zemëruar shumë trajnerin portugez, i cili me siguri nuk e priste një hap mbrapa kaq të madh nga skuadra e tij në aspektin karakterial dhe luftarak. Humbja mund të pranohet, por jo në këtë mënyrë.

“Djalli” nuk tregoi asnjë ide loje në fushë, duke dëshmuar mungesë të grintës dhe dëshirës për të marrë përgjegjësitë e veta. Trajneri foli ashpër me lojtarët në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, por veçanërisht gjatë një mbledhjeje të fundit në Milanello, ku ishte i pranishëm edhe Zlatan Ibrahimovic.

Conceição kundër lojtarëve të tij: krizë në shtëpinë e Milanit

Trajneri Conceição nuk pa asgjë nga ato që ishin përgatitur përballë bardhezinjve, por ajo që e zhgënjeu më shumë ishte mungesa e dëshirës dhe agresivitetit të skuadrës. Ai ua bëri të qartë lojtarëve se duhet të marrin përgjegjësi, përndryshe do të ketë masa të rënda. Në fund të fundit, merkatoja e dimrit është ende e hapur dhe klubi e di mirë që skuadra ka nevojë për përforcime.

Ajo që ka habitur edhe më shumë është rrëfimi që, sipas “Corriere della Sera”, trajneri ua ka bërë disa miqve të tij të ngushtë dhe besnikë. Përtej nivelit mesatar të cilësisë, Conceição ka zbuluar se ky është grupi me më pak karakter dhe dëshirë për të fituar që ka trajnuar ndonjëherë në karrierën e tij.

Lexo më tejVideo/ Mbangula-Weah, dy shuplaka Milanit: Juventus kap vendin e katërt

Një ndjenjë që duket qartë edhe nga jashtë, e reflektuar në fytyrat e lojtarëve kuqezinj në fushë. Frika për të luajtur dhe për të gabuar është e pranishme, dhe trajneri portugez nuk e pranon këtë gjë. Conceição po bën gjithçka për të ndryshuar situatën, por diçka duhet të ndryshojë në themel, përndryshe kjo do të jetë një tjetër sezon i dështuar për Milanin.

The post Milan, Conceição i tërbuar me lojtarët: portugezi ia ka rrëfyer prapaskenën miqve appeared first on Lapsi.al.

Conceição e komenti: “Djali im fle me një burrë? Kujdes, ai është burrë i vërtetë”

By: user 2
18 January 2025 at 11:45

Sergio Conceição u bë protagonist i një “shkarjeje” të rëndë gjatë konferencës së fundit për shtyp para ndeshjes Juventus-Milan. Gjatë një pyetjeje për merkaton, që përfshinte djalin e tij Rodrigo dhe ish-shokun e dhomës së tij Joao Felix, trajneri i Milanit bëri një koment homofob.

Komentet homofobe të Sergio Conceição para Juve-Milan

Gjithçka nisi nga një pyetje mbi një nga objektivat e Milanit gjatë merkatos dimërore, konkretisht Joao Felix, të cilin Conceição e njeh mirë si bashkatdhetar. Sulmuesi i Chelseat, i cili pëlqehet shumë nga kuqezinjtë, ka ndarë fanellën me djalin e trajnerit, Rodrigo, si në Benfica ashtu edhe në ekipet e moshave të Portugalisë.

Çfarë tha Sergio Conceição dhe komenti i tij i papërshtatshëm

Pyetja në sallën e shtypit ishte drejtuar babait të Rodrigo-s: “Doja t’ju bëja një pyetje për merkaton dhe për një lojtar që flinte me djalin tuaj Rodrigo.” Kjo situatë e vuri në siklet Sergio Conceição, i cili fillimisht u përgjigj: “Po?” Kur kuptoi se bëhej fjalë për Joao Felix, ai tha: “Ah, kështu e paskeni vënë çështjen… Djali im fle me një burrë (ngre duart). Kujdes, ai është një burrë i vërtetë. Po më thoni që flinte me një… qetësohuni.”

Ky koment, i papërshtatshëm dhe me tone homofobe, pavarësisht të qeshurave të disa të pranishmëve në sallën e shtypit, nuk kaloi pa u vënë re. Trajneri vazhdoi të flasë për lojtarin e përmendur në merkato, sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Reagimet dhe kritikat ndaj Conceição

Pamjet e këtij momenti përfunduan shpejt në rrjetet sociale, ku Conceição u kritikua ashpër për komentin e tij. Shumë menduan se ai duhej të kishte shmangur një batutë të tillë. Nuk dihet nëse do të ketë një kërkim ndjese nga vetë trajneri apo nga klubi i Milanit, por kjo situatë ka shkaktuar polemika të shumta.

The post Conceição e komenti: “Djali im fle me një burrë? Kujdes, ai është burrë i vërtetë” appeared first on Lapsi.al.

Conceicao konfirmon një mungesë të madhe për duelin ndaj Juventusit

17 January 2025 at 17:49

Christian Pulisic ishte zëvendësuar nga loja më herët gjatë kësaj jave ndaj Comos për shkak të një lëndimi në këmbë dhe tashmë trajneri Sergio Conceicao ka konfirmuar se ai do të mungojë ndaj Juventusit. 

Këtë trajneri i Milanit e konfirmoi në konferencën për shtyp para duelit ndaj ‘Zonjës së Vjetër’. 

“Pulisic është jashtë. Nuk dua të bëjë blof. Ai ende po ndjen disa shqetësime dhe ne nuk duam ta rrezikojmë atë”. 

 “Nuk është asgjë serioze, por nëse ai luan për 20 minuta, ai rrezikon që ta bëjë situatën edhe më të rënduar dhe unë nuk e dua këtë”. 

Pulisic i cili e humbi pjesën më të madhe të dhjetorit me një lëndim në kofshë, u rikthye në fushë vetëm në fund të vitit kalendarik. 

Ai pati një çarje të muskulit në kofshën e tij të djathtë dhe pësoi një lëndim të vogël në kyçin e fushës që e detyroi të mbetet jashtë fushave. 

Ai ka qenë sulmuesi kryesor i Milanit në sezonin 2024/2025, me pesë gola dhe katër asistime në Serie A dhe tre gola në Ligën e Kampionëve. 

Milani qëndron në pozitën e shtatë në Serie A, tri vende më poshtë se Juventusi, me këta të fundit që janë të pamposhtur në 20 takimet e fundit në ligë, ku në 13 prej tyre kanë barazuar. 

‘Rossonerët’ së fundmi e mposhtën Juventusin në Superkupën e Italisë me rezultat 2-1 ku Pulisic shënoi një penallti të rëndësishme./Telegrafi/

The post Conceicao konfirmon një mungesë të madhe për duelin ndaj Juventusit appeared first on Telegrafi.

❌
❌