Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari shqiptar (EMRI)

By: V K
22 June 2025 at 15:56

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për një grabitje të armatosur në një argjendari në Gjirokastër, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë.

Ai akuzohet se në vitin 2021, në bashkëpunim me një person tjetër, ka vjedhur bizhuteri. Operacioni u zhvillua falë punës së Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë.

Raportohet se, nga Greqia është ekstraduar shtetasi Armand Mevlani.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri, ekstradohet nga Greqia, 45-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 45-vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri.

The post Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari shqiptar (EMRI) appeared first on Albeu.com.

PD kërkon kontestimin, numëruesit e saj refuzojnë votat e Greqisë

By: Besnik
17 May 2025 at 11:38

Edhe pse numërimi i votave të emigrantëve shqiptarë në Greqi filloi këtë të shtunë në mëngjes pas vendimit të Kryekomisionerit Ilirian Celibashi, Partia Demokratike i qëndron mendimit të saj se këto vota nuk duhen numëruar.

PD ka nxjerrë një porosi të Sekretarit të Përgjithshëm për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e saj të votës së diasporës, që çdo votë e ardhur nga Greqia të kontestohet.

Po ashtu, kërkohet që edhe procesverbali të mos miratohet dhe në të, të shënohet një tekst që thotë:

“Ne si numërues kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës, sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual”

“Për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike, me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm: çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet nga numëruesit dhe komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Konkretisht, numëruesit dhe komisionerët duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë: “Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës, sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual”, thuhet në porosinë e Partisë Demokratike për numëruesit dhe komisionerët e votës së diasporës.

Të njëjtën gjë e konfirmoi në një deklaratë për mediat dhe përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu.

Pretendimi kryesor i Partisë Demokratike është se një pjesë e madhe e votave të Greqisë nuk janë dorëzuar personalisht te votuesi dhe nuk janë kthyer personalisht nga ai.

Aktualisht numërimi i votave nga shtetet e tjera ka përfunduar ku Partia Socialiste ka marrë gjithashtu edhe mbështetjen e diasporës.

PD: Nuk njohim votat e Greqisë, të mblidhet KAS pic.twitter.com/BdUnDTZLqV

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 17, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD kërkon kontestimin, numëruesit e saj refuzojnë votat e Greqisë appeared first on Euronews Albania.

Zhbllokohet situata/ Hapen kutitë me votat e emigrantëve nga Greqia, nis numërimi

By: Besnik
17 May 2025 at 09:30

Ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune hapja e kutive të votimit të diasporës nga Greqia, pas vendimit të dhënë të premten nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili urdhëroi nisjen e numërimit të votave të ardhura nga emigrantët shqiptarë në shtetin grek.

Kutitë e votimit nga Greqia kishin mbetur të bllokuara që prej së dielës, si pasojë e ankesës së Partisë Demokratike, e cila pretendon se ka pasur manipulime në këtë proces.

Votat e ardhura nga Greqia janë gjithsej rreth 53 mijë, ndërsa qarku i Tiranës është i pari që u hap dhe ka filluar të numërohet ndërsa përfaqësuesit e PD nuk po shprehin kundërshti për momentin.

Në sallën e numërimit të votave në Parkun Olimpik në Tiranë këtë të shtunë, janë parë edhe Ulsi Manja i PS-së dhe Agron Gjekmarkaj i PD-së, të dy drejtues politik, duke ndjekur numërimin e votave të diasporës për qarkun e Lezhës.

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Celibashit pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke kërkuar pezullimin e procesit, por deri në një vendim të KAS-it, numërimi vijon.

Nis hapja e kutive për Diasporën e Greqisë
Ka nisur hapja e kutive të zarfeve që kanë brenda votën e diasporës nga Greqia. Kjo, pas vendimit që mori ditën e djeshme kreu i KQZ Ilirjan Celibashi. Qarku i Tiranës, do të numërohet i pari. pic.twitter.com/Xi795x9S3w

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 17, 2025

Nis numërimi i votave të Greqisë! Asnjë kundërshti nga numëruesit e PD! pic.twitter.com/Y77X7ZnOJk

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 17, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zhbllokohet situata/ Hapen kutitë me votat e emigrantëve nga Greqia, nis numërimi appeared first on Euronews Albania.

Kolegji Zgjedhor i hap rrugën numërimit të votave nga Greqia

16 May 2025 at 18:33

Kolegji Zgjedhor rrëzoi të premten kërkesën e Partisë Demokratike ndaj vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, duke i hapur rrugën numërimit të votave të emigrantëve të cilët jetojnë në Greqi. Përpara se të shpallej vendimi, edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi doli me një vendim të ri për të vijuar procesin e numërimit […]

The post Kolegji Zgjedhor i hap rrugën numërimit të votave nga Greqia appeared first on Reporter.al.

Kolegji Zgjedhor vendos për numërimin e votave nga Greqia

By: user 5
16 May 2025 at 17:06

Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin për të rrëzuar kërkesën padinë e Partisë Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Administratës Shtetërore (KAS). PD kishte kundërshtuar lejimin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia, duke e konsideruar këtë një shkelje të procedurave. Ndërkohë, KAS kishte vendosur që të pranohej numërimi i këtyre votave si pjesë e procesit zgjedhor. Kolegji Zgjedhor, pas shqyrtimit të kërkesës, e ka cilësuar si të pavlefshme kërkesën e PD-së, duke konfirmuar kështu vlefshmërinë e numërimit të votave të Greqisë.

The post Kolegji Zgjedhor vendos për numërimin e votave nga Greqia appeared first on Lapsi.al.

KAS rrëzon Celibashin për votën e Greqisë

13 May 2025 at 15:37

Problematika ka ngecur në fakt me zarfet e ardhura nga Greqia, proces i cili është kontestuar nga opozita dhe komisionerët e saj nuk pranojnë që t’i numërojnë këto vota. Vendimi i Celibashit zhbllokoi procesin e numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik dhe anëtarët e grupeve të numërimit po ndanin më vete në një […]

The post KAS rrëzon Celibashin për votën e Greqisë appeared first on Reporter.al.

KAS pranon kërkesën e PS: Do të numërohen edhe zarfet me vota të ardhura nga Greqia

13 May 2025 at 14:42

KAS ka vendosur pranimin e kërkesës së Partisë Socialiste për numërimin e votave të diasporës të ardhura nga Greqia.

“Vendosi pranimin e kërkesës ankimore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit numër 11/21 datë 12.05.2025 të komisionit shtetëror të zgjedhjeve për administrimin e zarfit B”,-tha kreu i KAS.

Për këto vota të ardhura nga Greqia, rreth 52 mijë PD kishte kërkuar pezullimin e numërimit.

PD kërkon që çdo zarf me fleta votimi që ka ardhur nga Greqia të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet, pasi pretendoi se nuk janë plotësuar nga votuesit, por persona të PS.

LEXONI GJITHASHTU:

The post KAS pranon kërkesën e PS: Do të numërohen edhe zarfet me vota të ardhura nga Greqia appeared first on Euronews Albania.

PS kërkon të rinisë numërimi votave të diasporës nga Greqia, ankimon vendimin e KQZ

By: Besnik
12 May 2025 at 05:10

Partia Socialiste, përmes një shkrese zyrtare, i është drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar që të shfuqizojë vendimin për lënien mënjanë të fletëve të votimit nga Greqia.

KQZ e mori këtë vendim pas ankesës së Partisë Demokratike, që pretendonte se kishte parregullsi në procesin e votimit nga diaspora në Greqi.

Pas kësaj, KQZ pranoi të ndante me një anë votat e emigrantëve nga Greqia, për të cilat PD kërkoi që të mos numëroheshin.

Megjithatë, PS ka reaguar, duke theksuar se ky akt është i pavlefshëm dhe i nxjerrë në kundërshtim me ligjin, duke bërë thirrje për shfuqizimin e tij.

Sipas PS, vendimi është në shkelje të nenit 124/1, pika 2 të Kodit Zgjedhor dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve për Kuvendin e datës 11 Maj 2025.

Në ankimimin e saj, PS argumenton se Komisioneri i KQZ-së nuk ka marrë masat e duhura dhe ka trajtuar votat e shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi si të pavlefshme.

Gjithashtu, PS thotë se kjo ka ndodhur pa ndonjë justifikim ligjor dhe përkundër faktit që votat e emigrantëve duhet të kenë të njëjtën vlerë me ato të shtetasve shqiptarë që jetojnë në shtetet e tjera.

Aktualisht, votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen përkatësisht sipas qarqeve, por pa përfshirë ato të Greqisë.

Partia Socialiste kërkon që të rikthehet procesi i numërimit të votave nga Greqia, duke e cilësuar këtë akt si të pabazuar dhe të dëmshëm për procesin zgjedhor të 11 majit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PS kërkon të rinisë numërimi votave të diasporës nga Greqia, ankimon vendimin e KQZ appeared first on Euronews Albania.

KQZ plotëson kërkesën e PD, lihen mënjanë zarfat me votat nga Greqia

By: Besnik
12 May 2025 at 01:40

KQZ merr një tjetër vendim në favor të opozitës pas mosnxjerrjes së rezultatit të votimit elektronik.

KQZ vendosi në orët e para të mëngjesit të së hënës që të plotësohet edhe kërkesa për të lënë mënjanë votën e diasporës nga Greqia.

Kujtojmë që PD kërkoi që votat nga Greqia të numërohen në  një proces të veçante pasi shpreh dyshime për deformim të procesit të votimit.

Ishte vete flamur Noka që urdhëroi komisionerin e PD që të mos numëronte asnjë votë që vjen nga Greqia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post KQZ plotëson kërkesën e PD, lihen mënjanë zarfat me votat nga Greqia appeared first on Euronews Albania.

Flamur Noka urdhëron komisionerin: Nuk do të numërosh asnjë votë nga Greqia

By: Besnik
12 May 2025 at 00:05

Deputeti i PD, Flamur Noka, dhe përfaqësuesi ligjor Marsh Logu ishin të pranishëm në Parkun Olimpik, aty ku do të numërohen votat e diasporës.

Ata urdhëruan numëruesit e tyre që asnjë votë nga Greqia të mos numërohet dhe të mos futet në proces, por të veçohet dhe t’i kalojë KZAZ-së ose KQZ-së.

Ky urdhër vjen pasi Partia Demokratike kërkon që të gjitha votat e ardhura nga Greqia të grupohen dhe të ketë një proces monitorimi dhe vëzhgimi nga KQZ, pasi pretendon se ka parregullsi në procesin e votimit të diasporës në Greqi.

“Çdo votë që vjen nga Greqia kontestohet dhe nuk futet në proces, pikë. Numërimi t’i kalojë KZAZ dhe t’i kalojë KQZ,” i thanë Noka dhe Logu komisionerit të PD-së.

Noka foli më pas dhe për mediat ku tha se do numërohet çdo votë e diasporës por asnjë votë e emigrantëve në Greqi. Ai hodhi akuza ndaj Taulant Ballës për proçesin e votës së diasporës në Greqi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Flamur Noka urdhëron komisionerin: Nuk do të numërosh asnjë votë nga Greqia appeared first on Euronews Albania.

Dokumenti ekskluziv/ Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

By: user 2
6 May 2025 at 17:20

Historia e gjykatëses së posaçme Irena Gjoka po shndërohet në një xhalo të vërtetë. Dje në të gjithë shtypin u bë publik një dokument i gjykatës së Janinës, që vërtetonte dënimin e saj për kalim të paligjshëm kufiri me vizë të fallcifikuar.

Publikimi i këtij dokumenti ekzistenca e të cilit përflitej prej më shumë se një viti e rëndonte edhe më tepër pozitën e drejtueses së GJKKO njekohësisht edhe gjkatëse e proceseve të bujshme kundër politikanëv opozitarë, pasi përfocohej dyshimi se ajo kishte gënjyer dy heë përpara komisionit të vetingut edhe duke deklaruar se nuk kishte qenë kurrë e dënuar brenda apo jshtë vendit edhe se nuk kishte qenë kurrë e debuar nga një shtet i BE-së.

Del dokumenti i gjykatës së Janinës/ Irena Gjoka u dënua në Greqi

Ndaj këtij pretendimi gjyqtarja bëri një përgënjeshtrim evaziv dhe të paqartë duke folur për Birn. Ndësa dokumenti fliste për një dënim nga gjykata e Janinës, ajo pretendoi se ishte e pastër në gjykatën e Athinës.

“Absolutisht nuk jam e dënuar nga asnjë nga autoritetet e drejtësisë greke,” tha gjyqtarja Irena Gjoka përmes telefonit, ndërsa i përcolli BIRN disa dokumente të përcjella nga autoritetet gjyqësore greke të Athinës, ku shkruhet se nuk rezultojnë të dhëna për ndonjë proces penal ndaj Irena Gjokës, e cila ka mbajtur më parë edhe mbiemrat Shpata dhe Maneku.

“Në kuadër të verifikimeve zyrtare që po kryen Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në ligjin për dekriminalizimin, autoritetet greke i janë përgjigjur zyrtarisht kërkesës së institucionit, duke konfirmuar se une gjyqtarja Irena Gjoka jo vetëm që nuk jam e dënuar, por nuk ekziston asnjë e dhënë negative në emrin tim në te gjitha institucionet ligjzbatuese”, tha Gjoka, ndërsa shtoi se akuzat ishin intimidim dhe pengim në ushtrimin e detyrës.
Por, pas publikimit  të dokumentit se ajo ka qenë e dënuar, Lapsi.al sot ka arritur të siguojë një dokument ekskluziv që provon edhe gënjeshtrën tjetër të saj, Kjo provë e re dëshmon ajo se ka qenë e dëbuar nga Greqia për kalim të kufirit me dokumenta të fallcifikuara.
Pasi kjo gjë i ka ndodhur Irena, që në këtë kohë mbante ende mbiemrin Maneku, bashkë me bashkëshortin e fundi, Stefanaq Gjokën bëjnë prokurë (faksimilja poshë) tek një noter në Fier për të autorizuar një avokat në Patra, me emrin Andon Konomi, për të ndjekur çështjen e tyre.
Pra, qëllimi qe për të anulluar masën e dëbimit të marrë nga pala greke. Kjo prokurë e datës 31 mars 2003, para noterit Fejzo Behaj, që Lapsi po publikon sot dëshmon më së miri me vetë gojën e Irena Gjokës se ajo e pranon së është dëbuar nga Greqia (dokumenti poshte). Pikërisht për këtë ka bërë përçapje edhe për ta kundërshtuar me avokat këtë masë. 
Por, ama kur ka ardhur puna që të thoshte të vërtetën në formularin e dekriminalizimit ajo ka gënjyer duke thënë se s’ka qenë kurrë e dëbuar.

 

 

Pra në të dyja rastet edhe kur ka gënjyer se ka qenë e dënuar edhe kur ka gënjyer që ka qenë e dëbuar Inena Maneku, Shpata, Gjoka duhet ta humbiste të drejtën për të qenë gjyqtare.

©Lapsi.al

 

The post Dokumenti ekskluziv/ Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka appeared first on Lapsi.al.

Tjetër skandal/ Luleshtrydhet e importuara nga Greqia me prani pesticidi të rrezikshëm. “Dorëzohet” AKU: Janë shitur, nuk i bllokuam

By: V K
4 April 2025 at 11:59

Me shpejtësi rrufe në media qarkulloi lajmi se mandarinat shqiptare u bllokuan në disa vende të BE-së, sepse përmbanin nivele të larta pesticidesh, por e kundërta ndodh kur vendet e BE-së fusin në tregun shqiptar fruta dhe perime me pesticide të rrezikshme.

Te luleshtrydhet e importuara nga Greqia, është konstatuar prania e mbetjes së pesticidit Hexythiazox, i cili konsiderohet me risk për shëndetin e njeriut.

Kontrollet e AKU-t në terren, pas analizave të kryera në ISUV, kanë faktuar se luleshtrydhet e importuara nga shteti grek kanë prani të pesticidit, që përbën risk për shëndetin e konsumatorëve.

Situata bëhet më alarmante edhe për vetë faktin që luleshtrydhet preferohen shumë nga fëmijët.

Në një kërkesë për informacion drejtuar AKU-t, na bëhet me dije se subjekti importues është “Geri shpk” me aktivitet “Magazinë fruta-perime”.

Sipas AKU-t, subjekti e ka importuar produktin në përputhje me legjislacionin në fuqi. Pra, teorikisht në bazë të certifikatave shoqëruese, luleshtrydhja e importuar nga Greqia ishte konform rregullave dhe për konsum, por praktikisht nga analizat e ISUV rezultoi se ky produkt duhet të hiqej menjëherë nga tregu, sepse paraqiste rrezik.

Megjithatë, inspektorët e AKU-t nuk arritën të minimizojnë rrezikun duke bllokuar luleshtrydhen, pasi e gjithë sasia e importuar rezultoi e shitur.

Në bazë të procedurave standarde kur një produkt dërgohet për t’u analizuar, duhet të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e rezultatit të analizave.

Në rastin konkret, asnjë kilogram luleshtrydhe nuk rezultoi e bllokuar.

Efikasiteti i AKU-t, duhet të qëndrojë në evidentimin e rasteve problematike dhe bllokimin e produkteve që paraqesin risk, pa u konsumuar nga qytetarët.

Më herët, televizioni “Ora News” ka ngritur alarmin për shitjen e mishit të pulës së infektuar me salmonelë në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri.

Deri në momentin që është bërë bllokimi, në dyqanet “KFC” është shitur 1357 kg mish pule dhe sasia e bllokuar ishe vetëm 177 kg.

Edhe në rastin e ëmbëlsirave “Fruit Toffee” Mix 500g me prezencë të copave të metalit që janë tregtuar në Shqipëri, sipas burimeve zyrtare rezultoi se produkti nuk ka mundur të bllokohet dhe rezulton i shitur.

The post Tjetër skandal/ Luleshtrydhet e importuara nga Greqia me prani pesticidi të rrezikshëm. “Dorëzohet” AKU: Janë shitur, nuk i bllokuam appeared first on Albeu.com.

❌
❌