Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Lajme Shqiperi

Masivi pyjor i Drenovës ‘i mbërthyer’ nga flakët/ Era favorizon përhapjen në disa drejtime, mbërrijnë mjete të tjera të ushtrisë

17 July 2025 at 20:32

Flakët  të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u përhapur në një sipërfaqe shumë të gjerë. Më herët një situatë kritike është tejkaluar pranë grupeve të puseve të naftës 25 dhe 38 ku flakët janë afruar  shumë pranë duke krijuar një situatë alarmante.

Kanë qënë mjetet zjarrfikëse të Fierit, Mallakastrës , Roskovecit, Beratit , Patosit dhe Albpetrolit që kanë vijuar pa ndërprerje përballjen me flakët deri në neutralizimin e tyre, ndërsa situata është ndjekur në terren edhe nga kreu i Albpetrol Eltar Deda.

Tashmë kanë mbërritur edhe 4 mjete zjarrfikëse të ushtrisë të cilat po ndihmojnë për të vëne nën kontroll flakët të cilat të favorizuara nga era po përhapen në disa drejtime. / abcnews.al

“Vendi ka nevojë për reformë zgjedhore, gjithëpërfshirëse”, Jupi: Opozita, nuk ishte alternativë në zgjedhjet e fundit

17 July 2025 at 20:26

Kandidatja për deputete nga ‘Koalicioni Euroatlantik’ Taulanda Jupi, e ftuar në ‘Real Story’ tha se duhet të bëhet menjëherë një reformë e re zgjedhore. Jupi shtoi më tej se ndihet e keqardhur që opozita nuk mundi të jetë një alternativë në zgjedhje dhe se ka qenë vetë vendimi i saj që në zgjedhjet e 11 majit të ishte në listë të hapur. Sipas saj, vendin në listë duhet ta përcaktojnë qytetarët.

“Për hir të sistemit dhe dakortësisë, ne tentuam një akt të guximshëm. Jemi future në betejë duke kërkuar edhe vetë të jem në listë të hapur. Vendin në listë duhet të ma përcaktojnë qytetarët, atë që duan në raport me përfaqësimin politik. Kushti që i kam vënë kryetarit ka qenë që nuk dua të jem në listë në mbyllur.

Ne e dimë se çfarë ka ndodhur, një sistem që e detyron zgjedhësin të shkojë drejt dy partive të mëdha. Në 26 korrik të 2024 ka qenë një dakortësi për një kod zgjedhor mes dy partive të mëdha. Keqardhja më e madhe e imja ka qenë mungesa e alternativës, mungesa e opozitës për të qenë një alternative, shumë demoraktë ndihen të keqardhur.

Ka nevojë për një reform zgjedhore që duhet të nis me votimin elektronik. Nga rinumërimi kemi parë sesi është deformuar vullneti I qytetarëve. Duhet një reform gjithpërfshirëse, edhe pse mendoj që mungon vullneti politik.” , tha Jupi. / abcnews.al

A ka jetë pas Kuvendit? Gjikondi: Në parlamentin e ri, më shumë pragmatistë se idealistë

17 July 2025 at 20:25

Juristja Brizida Gjikondi komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News figurat që nuk do të jenë pjesë e parlamentit të ri, pas zgjedhjeve të 11 majit.

E ndalur tek deputeti i PS Lavdrim Krashi, i cili nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ri, Gjikondi tha se “që nga momenti që ka dalë nga tufa patjetër që nuk do të shihet si i preferuar”.

“Që nga momenti që ka dalë nga tufa patjetër që nuk është shumë i preferuar. Në rastin e tij patjetër që nuk je i preferuar. Në parlamentin e ri 82 prej deputetëve të mëparshëm nuk do jenë më. Raportin e ka të dhimbshëm sepse pjesa më e madhe janë pragmatistë dhe jo idealistë. Mendoj që është mirë të lëvizë uji, por pak mund të ketë peshë që dalin nga rrjeta pa dijeninë e kryetarit. Ajo që më dhëmb se siç mori zoti Jenishehri dhe zoti Gjuzi, gati mbi 1 milion e gjysmë rrogë, edhe deputetë do marrë nga buxheti i shtetit shqiptar. Sepse duhet marrë edhe mënyra se si zgjidhet se sa merita kanë. Rrogën e kanë 3 milion e kusur, por mendoj që pjesa më e madhe e tyre që kanë vegjetuar katër vjet pavarësisht se nuk kanë arritur të jetë përfaqësues, të marrin dhe mbi 1 milion e gjysmë lekë rrogë minimalja”, tha ajo.

“Puna ime në Kuvend, e 15-ta në karrierë”/ Krashi: Të jesh deputet, përgjegjësi e privilegj i madh

17 July 2025 at 20:19

Deputeti i PS Lavdri Krashi, në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi skenën politike shqiptare. Krashi gjatë intervistës, u shpreh se të qenit deputet është një përgjegjësi, por edhe privilegj i madh. Megjithëse do t’i mungojë parlamentit të ri, ai shtoi se mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarëve është të qënurit kritik konstruktiv, duke shtuar se një gjë të tillë nuk ka ngurruar ta bëjë.

“Të gjithë kandidatët për deputetet për mua janë njerëz të papunë që gjatë fushatës elektorale janë në intervista pune. Ndërkohë qytetarët e kanë të qartë se kush është qasja e qeverisë dhe nëse u pëlqen vazhdojnë me të. Për mua si një anëtar i parlamentit puna 2021-2025 ka qenë puna e 15 dhe krejt natyrshëm do kaloj nga puna e 15 në punën e 16.  Të qenit anëtar i parlamentit, është përgjegjësi dhe privilegj i madh, në kuptimin e saj se çfarë përfaqëson, shërbëtor publik, jo abuzues publik. Kjo është një përgjegjësi publike kështu e kam parë dhe vazhdoj ta shikoj edhe tani që nuk jam. Dua të them që ka një sërë faktorësh që merren parasysh para se të vendoset, nuk të merr njeri mezor, edhe qëndrimi që mban tregon shumë. Unë mendoj që mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarëve është të qenit kritik konstruktiv. Puna më e madhe është në komisionet parlamentare dhe prandaj ne ndahemi në komisione të ndryshme parlamentare për të dhënë eksperiencën në të mirë të vendit. Patjetër partitë politike kanë forumet e tyre, kanë nga ata që bëjnë kompromis, unë nuk e fus veten tek ata. Nëse ka diçka të gabuar unë do ta them”, tha ai.

/abcnews.al/

Situata me zjarret/ Vijon ‘lufta’ me flakët, AKMC: Janë raportuar 18 vatra zjarri, 8 prej tyre ende aktive

17 July 2025 at 20:11

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

  1. Në fshatin Poshnje, njësia administrative Poshnje, bashkia Dimal, vatër e cila është vendosur plotësisht nën kontroll në segmentin, ku ishin në rrezik banesat dhe reparti ushtarak. Aktualisht, po kryhet komtrolli i zonës për të shmangur riaktivizimin e flakëve. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe do të vijojnë ndërhyrjet sipas nevojës.
  2. Në fshatin Kotë, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë
  3. Në fshatin Vrion, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq
  4. Në vendin e quajtur“Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës
  5. Në fshatin Mengël, njësia administrative Labinot-Fushë, bashkia Elbasan
  6. Në zonën e Liqenit të Thatë, njësia administrative Farkë, bashkia Tiranë
  7. Në rrugën “Haki Stërmilli”, njësia administrative Nr.6, bashkia Tiranë
  8. Në lagjen Nr.5, njësia administrative Kavajë, bashkia Kavajë
  9. Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Shkodër
  10. Në fshatin Radanj, njësia administrative Qender Leskovik, bashkia Kolonjë

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Dibër

  1. Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datë 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Në operacionin e shuarjes së zjarrit u angazhuan 30 forca operacionale dhe 30 forca nga FA. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.
  2. Vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarriti cili ishte riaktivizuar në datë 13.07.2025. Zjarri është aktiv në 2 vatra me zhvillim të ngadaltë, ku njëra zhvillohet në drejtim të fshatit Vlashaj dhe tjetra në drejtim të fshatit Krajkë. Në operacionin sot marrin pjesë rreth 35 forca operacionale.

 

Qarku Fier

  1. Fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër 36 forca, 40 forca ushtarake nga FA, 2 helikopterë dhe 4 automjete zjarrfikëse nga FA. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Vatra e zjarrit kaloi në fshatin Gorishovë, nj.adm. Cakran, bashkia Fier.

Qarku Vlorë

  1. Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Gjirokastër

  1. Në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje shkuan shërbimi vendor i MZSH të bashkive Përmet me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Elbasan

  1. Në fshatin Gjevur, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin, ka rënëzjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
  2. Në fshatin Dufshan, njësia administrative Sult, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Gramsh me 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
  3. Në njësinë administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd me 1automjet zjarrfikës dhe 4 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 291 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme marrin  pjesë edhe FA me 2 helikopterë, 120 trupa dhe 4 automjete zjarrfikëse. / abcnews.al

Plagosja në Sarandë/ Policia gjen një armë zjarri në çantën e të lënduarve

17 July 2025 at 19:44

Një armë zjarri tip pistoletë, e futur në një çantë krahu është gjetur nga policia e Sarandës në vendin ku sot u plagosën të rinjtë nga Kamza.

Burime bëjnë me dije se arma dyshohet se i përket njërit prej dy të plagosurve, Ernest Lama 24 vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç.

Policia po heton lidhje të mundshme të plagosjes, edhe me ngjarje të tjera të ndodhura në Sarandë, ndërkohë që bashkë me FNSH po kryejnë kontrolle të shumta në qytet.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja të shkrepura nga arma e autorit, të cilën e ka marrë me vete.

Për ngjarjen në kërkim janë Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 42 vjeç dhe vëllai tij Erjon Canaj, 35 vjeç, nga Saranda, persona me precedentë të rëndë penalë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se në ngjarje mund te ketë te tjerë persona të përfshirë, për të cilët po vijojnë hetimet.

Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë, teksa ata janë duke u mjekuar në Spitalin e Traumës në Tiranë pas transportit me helikopter nga Spitali Sarandës.

/abcnews.al/

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë, Rama: Videokartolinat e një dite të bukur miqësie

By: redi
17 July 2025 at 20:49

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Al Nahyan u dekorua nga kryeministri Rama me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një nga vlerësimet më të larta të shtetit shqiptar. Ky nderim u akordua për…

Source

Situata me zjarret/ 8 vatra aktive, në terren helikopterë dhe mbi 290 efektivë

By: redi
17 July 2025 at 20:42

Deri në orët e pasdites të ditës së sotme janë raportuar gjithsej 18 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 10 janë shuar plotësisht, ndërsa 8 vazhdojnë të jenë aktive. Situata mbetet dinamike dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC. Falë punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren është bërë e mundur izolimi dhe…

Source

Mësoni ushqimin më të mirë për shëndetin e zorrëve

By: redi
17 July 2025 at 20:40

Shumica e të rriturve hanë çdo ditë të paktën një vakt të vogël (snack), që përbën rreth 20 për qind të kalorive të përditshme. Për të zgjedhur një ushqim që është i shijshëm, i pasur me proteina dhe i mirë për zorrët, mund të duket e vështirë. Çelësi është të zgjedhim ushqime që përmirësojnë shëndetin tonë, jo që na lodhin e na ulin energjinë. Kombinimi ideal është proteina dhe fibra…

Source

”O Muçi, t’u bëftë Bardha kurban”, rrëfen tregtarja që u bë virale me rigonin pa faturë

By: redi
17 July 2025 at 20:23

Në tregun e perimeve të Sarandës, mes aromave të rigonit të mbledhur nga mali dhe shijeve të tjera autentike, prej më shumë se 35 vitesh, një grua e thjeshtë po mban gjallë traditën familjare të tregtisë. Bardha Nesturaj e nisi këtë rrugëtim në vitin 1990 bashkë me prindërit dhe më pas me vëllezërit, e sot e vazhdon vetëm tregtinë, por me të njëjtin pasion dhe sinqeritet që e nisi atë kur ishte…

Source

Loredana tregon gjestin që nuk ia fal Egli Takos: Atë që më ka bërë…

By: redi
17 July 2025 at 20:11

Ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 4”, Loredana Brati foli pa filtra për eksperiencën e saj gjatë dhe pas reality show-t, me të cili fitoi pëlqimin e publikut. Ajo shprehu zhgënjimin nga qasja që disa ish-banorë, dhe përmendi konkretisht këngëtaren Egli Tako. Loredana tregon nëj veprim që nuk ia fal aktores. “Kam dëgjuar që Egli më ka marrë jastëkun kur kam qenë brenda në Big…

Source

Ministri Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

By: redi
17 July 2025 at 20:04

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, admiralin Pierre Vandier. Gjatë bashkëbisedimit, u vu në dukje angazhimi i palëkundur i Shqipërisë për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, nëpërmjet investimeve të qëndrueshme në industri dhe inovacion. “Përballë sfidave aktuale të…

Source

Shakaja për bombë në avion, i riu përfundon në pranga

By: redi
17 July 2025 at 20:00

Një 16-vjeçar shkaktoi panik në avionin ”Spirit Airlines”. Ai bëri një shaka të papërshtatshme duke thënë se kishte bombë, ndërsa po përgatitej të nisej nga aeroporti i Fort Lauderdale drejt Kansas City, të hënën pasdite. Shakanë e dëgjuan pasagjerë dhe stjuardesa të fluturimit 1332, të cilët e raportuan menjëherë si kërcënim për sigurinë. Si rezultat, avioni i mbushur me pasagjerë u devijua në…

Source

Berisha thërret protesta kundra Ramës, por a vjen njeri?!

By: njeshi
17 July 2025 at 19:55

Lideri demokrat e ka bërë zakon që sa herë ndjehet keq apo nuk realizon atë që do, thërret protesta. Por në vitet e fundit duhet pranuar se nuk vijnë aq shumë njerëz sa të rrezikojë kryeministrin. Ose me saktë vijnë shumë pak. E kemi parë edhe në protestën e fundit kur ishte Samiti Europian në Tiranë, ku propoganda e tij bënte thirrje për protestë masive, por për dreq nuk kishte as 300 veta!

Source

Aksidenti me pasoja, Policia: I plagosuri rëndë një 15-vjeçar, transportohet te Trauma në Tiranë

By: redi
17 July 2025 at 19:40

Këtë të enjte, një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës. Nga përplasja e mjeteve u lënduan 4 persona, ku një është në gjendje të rëndë. ”Në aksin rrugor “Librazhd-Qafë thanë”, automjeti me drejtues shtetasin R.D, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ç. H. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar…

Source

Kryeparlamentarja Spiropali vendos kurorë me lule te Mauzoleu i Mustafa Qemal Ataturkut

By: redi
17 July 2025 at 19:27

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali filloi sot vizitën zyrtare në Turqi, e ftuar nga Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare, Numan Kurtulmuş. Pas takimit, Spiropali dhe Kurtulmuş mbajtën nga një deklaratë për mediat. Spiropali dhe delegacioni i Kuvendit u përshëndetën në seancën plenare të Parlamentit të Turqisë. Në nisje të vizitës, Kryetarja Spiropali, e shoqëruar nga delegacioni i Kuvendit…

Source

❌
❌