Normal view

Received — 16 March 2025 Gazeta Shqiptare

“Doli me shokët për të festuar lindjen e djalit dhe nuk u kthye më”- Historia rrëqethëse e një prej 59 viktimave nga tragjedia e Koçanit: Sapo ishte bërë baba, por…

By: gsh
16 March 2025 at 22:57

Historitë personale të 59 të rinjve që humbën jetën mëngjesin e kësaj të diele si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut janë drithëruese.

Mediat fqinje kanë publikuar historinë rrëqethëse të Tose Bogdanov, një nga 59 personat që humbën jetën nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan.

Bogdanov doli mbrëmë me miqtë e tij për të festuar lindjen e djalit të tij. Por gëzimi u kthye në tragjedi për familjen e tij, e për fat të keq i biri do të rritet pa baba.

“Tose kishte një djalë dhe doli për të festuar me miqtë lindjen e fëmijës. Ai donte të festonte me miqtë e tij dhe shkoi në një disko, dhe tani ai është larguar përgjithmonë”, tha një person për Informer.

Të paktën 59 persona humbën jetën sot në orët e para të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 1.500 pjesëmarrës në një lokale nate.

Mbi 155 persona është raportuar se janë plagosur – mbi 80 prej tyre janë transferuar në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.

Ai bëri të ditur se janë lëshuar katër urdhër-arrestime, pa dhënë më shumë hollësi.
Toshkovski tha më herët gjatë ditës se një person është arrestuar, ndërsa agjencia e lajmeve MIA ka raportuar se pronari i klubit është ndaluar.

The post “Doli me shokët për të festuar lindjen e djalit dhe nuk u kthye më”- Historia rrëqethëse e një prej 59 viktimave nga tragjedia e Koçanit: Sapo ishte bërë baba, por… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Vatikani publikon foton e parë të Papa Françeskut, që nga shtrimi i tij në spital

By: gsh
16 March 2025 at 21:47

Vatikani ka publikuar foton e parë të Papa Françeskut që kur ai u shtrua në spital një muaj më parë.

Fotoja tregon Papën në një karrocë me rrota përpara një kishë në spitalin Gemelli të Romës, ku ai po trajtohet për sëmundjen e pneumonisë, nga e cila vuan.

Më herët të dielën, në mesazhin e tij të shkruar për Angelus, Papa tha se ai po përballet me një “periudhë sprove” pasi falënderoi dashamirësit për lutjet e tyre dhe u lut për paqe në “vendet e plagosur nga lufta”.

“Këtë mëngjes Papa Françesku kremtoi Meshën e Shenjtë në spitalin Gemelli”, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.

Papa, 88 vjeç, ndodhet i shtruar në spitalin Gemelli në Romë prej 14 shkurtit dhe ai nuk është parë që nga shtrimi.

Mjekët e spitalit thonë se ai nuk është më në gjendje kritike. Papa Françesku u zgjodh si Papa i 266-të në mars 2013.

The post Vatikani publikon foton e parë të Papa Françeskut, që nga shtrimi i tij në spital appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Simptoma që tregon se keni nevojë për më shumë vitaminë D

By: gsh
16 March 2025 at 21:32

Sipas ekspertëve të shëndetit një pjesë e konsiderueshme e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D.

Dhe kjo është mjaft shqetësuese duke pasur parasysh që vitamina D luan një rol kaq të rëndësishëm në organizëm.

Mungesa e saj mund të shkaktojë simptoma të tilla si dobësi të muskujve, dhimbje të kockave dhe ndryshime të humorit.

Shumë njerëz anashkalojnë një nga shenjat që treguese të mungesës së kësaj lënde ushqyese.

Kjo sepse disa simptoma të mungesës së vitaminës D zakonisht mund të ngatërrohen me simptoma të problemeve të tjera shëndetsore.

Një ndër to është edhe lodhja kronike, që mund të ngatërrohet me lodhjen nga plakja ose stresi.

Pra, nëse vëreni se ndiheni më të lodhur se zakonisht, pa marrë parasysh sa flini, shkaku mund të jetë niveli i ulët i vitaminës D.

Çfarë tregojnë studimet në lidhje me lodhjen dhe mungesën e vitaminës D?

Studime të shumta të rasteve të ndryshme, kanë treguar se ekziston një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D në gjak dhe lodhjes.

Jo vetëm kaq! Por një studim i vitit 2014 i në të cilin AgroWeb.org u bazua, tregoi se simptomat e lodhjes u përmirësuan ndjeshëm pasi nivelet e vitaminës D të pacientëve u normalizuan me marrjen e shtesave.

Edhe një studim tjetër i vitit 2016 pohoi të njëjtën gjë, pra se lodhja lidhej drejtpërdrejtë me uljen e niveleve të vitaminës D.

Si të merrni më shumë vitaminë D nëse keni mungesë të saj?
Një mënyrë për të marrë më shumë vitaminë D është përmes regjimit tuaj ushqimor.

Ushqime të caktuara si të verdhat e vezëve, peshku, mishi i kuq dhe drithërat e plota, janë të pasura me këtë lëndë ushqyese.

Po ashtu edhe qëndrimi në diell veçanërisht gjatë muajve mars-tetor, mund t’ju ndihmojë.

Mënyra më e mirë është ekspozimi në diell i lëkurës së zhveshur, për 5 deri në 10 minuta midis orëve të para të mëngjesit dhe gjatë pasdites.

Ekspertët gjithashtu këshillojnë të mos merrni suplemente të vitaminës D, pa këshillën e mjekut.

Ata shpjegojnë se kjo mund të jetë e rrezikshme për ju sepse vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë.

Pra ajo mund të ruhet në trup në vend që të veprojë si një vitaminë e treshme në ujë, duke shkaktuar helmim.

Nëse dyshoni se keni mungesë të vitaminës D, AgroWeb.org ju rekomandon që të kontaktoni mjekun tuaj për një test të thjeshtë gjaku. Në këtë mënyrë do të verifikoni nivelet e vitaminës D dhe të merrni trajtimin e duhur./AgroWeb.org

The post Simptoma që tregon se keni nevojë për më shumë vitaminë D appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Më është thyer shpirti”-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut flet për tragjedinë me 59 viktima: Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar! Ngjarja mos të politizohet!

By: gsh
16 March 2025 at 21:22

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mbajti sot një fjalim për tragjedinë në Koçan, ku 59 të rinj humbën jetën dhe rreth 155 mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në orët e para të së dielës në një lokal nate në Koçan.

“Jam thyer dhe më është thyer shpirti”, këto ishin fjalët e para që kryeministrit maqedonas për tragjedinë që ka tronditur vendin dhe mbarë botën.

“Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar. Por ndryshimet nisin nga ne”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij sot.

“Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”, tha Mickoski.

“Në ditët në vijim do të marrim një sërë masash që do të thonë shumë, në luftën për këtë vend dhe në emër të të gjithë viktimave të kësaj tragjedie dhe familjeve të tyre”, tha Mickoski.

The post “Më është thyer shpirti”-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut flet për tragjedinë me 59 viktima: Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar! Ngjarja mos të politizohet! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Zjarri në Kalanë e Elbasanit! Digjet ish-shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, ja për çfarë dyshohet!

By: gsh
16 March 2025 at 21:18

Detaje të reja dalin lidhur me zjarrin me përmasa të mëdha që shpërtheu mbrëmjen e sotme në Kalanë e Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se flakët e zjarrit kanë djegur ish-shkollën “Kostandin Kristoforidhi”, që më pas u kthye në shkollë private “Dakli” në lagjen “Kala” të Elbasanit.

Mësohet se pas orë 20:50 zjarri Elbasanit u vu në kontroll të plotë .

Për fat të mirë nuk ka dëme ne ndërtesat e tjera.

Mendohet se shkak i zjarrit ka qenë ndonjë cigare e ndezur e hedhur nga kalimtarë apo nga persona përdorues të lëndëve narkotike.

Ndërkohe një nga pistat kryesore ku do përqendrohen hetimet është zjarrvënia e qëllimshme.

The post Zjarri në Kalanë e Elbasanit! Digjet ish-shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, ja për çfarë dyshohet! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Përplasi me makinë për vdekje këmbësorin dhe e braktisi në mes të rrugës! Policia identifikon autorin, shpallet në kërkim 29-vjeçari!

By: gsh
16 March 2025 at 20:49

Policia e Pogradecit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim shoferin e makinës, që përplasi mbrëmjen e sotme për vdekje këmbësorin 55-vjeçar në rrugën Pogradec-Qafë Thanë.

Blutë e Pogradecit bëjnë me dije se autori është 29-vjeçari me iniciale D.J, i cili Rrreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë

Pogradec

Përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi D. J., 29 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili  u largua nga vendi i aksidentit.

Rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë.

vijon puna për kapjen e 29 vjeçarit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Përplasi me makinë për vdekje këmbësorin dhe e braktisi në mes të rrugës! Policia identifikon autorin, shpallet në kërkim 29-vjeçari! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Zgjedhjet e 11 Majit! Rama ironizon opozitën: Demokrati kavajas iu bashkua sot skuadrës së Elisës! Bufi bashkë me një dynja kujtuan se këneta u bë kos

By: gsh
16 March 2025 at 20:30

Teksa zgjedhjet e 11 Majit po afrojnë gjithnjë e më shumë, beteja e elektorale mes partive sa vjen e “përshkallëzohet”.

Këtë herë kryeministri Edi Rama, ka ironizuar opozitën dhe aleancën e PD-së të Sali Berishës “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se sot një qytetar demokrat nga Kavaja iu bashkua skuadrës së Elisa Spiropalit.

“Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030”, shkruan ama për kandodatët e PS për Kavajën.

Aleanca për Kënetën Madhështore, siç ai cilëson koalicionin e PD, i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës.

“Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit”, shkruan Rama.

Postimi i plotë

Sa e do Kavajën PS e tregonin deri tani shumë punët e bëra, të cilat e rilindën qytetin e harruar për dekada nga PD.

Por sa e do Aleanca për Kënetën Madhështore Kavajën, e tregojnë dy pamjet e këtij posteri që një demokrat kavajas, i sapobashkuar sot me skuadrën e Elisës atje, ma coi me lutjen për ta postuar

Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030

AKM-ja i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës, që kavajsit i shikon nga tribuna njëherë në katër vjet, kur shkon te sheshi i demokracisë sa për të ngritur dy gishtat e humbjes së radhës.

Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti

Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit.

The post Zgjedhjet e 11 Majit! Rama ironizon opozitën: Demokrati kavajas iu bashkua sot skuadrës së Elisës! Bufi bashkë me një dynja kujtuan se këneta u bë kos appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

PAMJET/ Zjarr me përmasa të mëdha në një objekt në Kalanë e Elbasanit, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

By: gsh
16 March 2025 at 20:24

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një  objekt të rëndësishëm në Kalanë e Elbasanit.

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet e shërbimit zjarrfikës dhe një numër i madh punonjësish, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e këtij zjarri, i cili duket i vështirë për t’u vënë nën kontroll të plotë për momentin.

Zjarr, Kalaja Elbasan

The post PAMJET/ Zjarr me përmasa të mëdha në një objekt në Kalanë e Elbasanit, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Aksident masiv në Fier, përplasen gjashtë makina! Pamjet nga vendngjarja

By: gsh
16 March 2025 at 20:16

Gjashtë makina janë përfshirë në aksident mbrëmjen e sotme në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Burime bëjnë me dije se për fat të mirë nga aksidenti masiv nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia pritet të mbërrijë në vendngjarje. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

The post Aksident masiv në Fier, përplasen gjashtë makina! Pamjet nga vendngjarja appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Tragjedia me 59 viktima në Koçan! Shoqërohet në polici ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut! Ja për çfarë dyshohet

By: gsh
16 March 2025 at 20:12

Ish-ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, është marrë në pyetje në stacionin policor në Karposh në Shkup, lidhur me tragjedinë e Koçanit, ku 59 të rinj humbën jetën dhe rreth 155 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e zjarrit që shpërtheu në orët e para të mëngjesit sot (16 mars) në një lokal nate.

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, po merret në pyetje lidhur me lëshimin e licencave jolegale ndaj lokalit të natës ku ndodhi tragjedia, raporton Alsat.mk.

Ndërkohë që ,ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi më herët se për këtë ngjarje janë të dyshuar mbi 20 persona, prej të cilëve 15 janë në stacion policor.

Gjithashtu në stacionin policor u shoqëruar edhe ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë.

Bëhet fjalë për Razmina Çekiç nga LSDM, e cila sipas ministrit Toshkovskit, ka falsifikuar licencën për punë të lokalit dhe licenca që i është dhënë vitin e kaluar ka skaduar.

The post Tragjedia me 59 viktima në Koçan! Shoqërohet në polici ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut! Ja për çfarë dyshohet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Neoshqiptarizmi përballë Kosovarizmit: Një përgjigje ndaj Idesë së Kombit Kosovar

By: GSH-al
22 January 2025 at 14:57

Nga Arian Galdini

Në dekadat e fundit, në hapësirën shqiptare, sidomos në Kosovë, është shfaqur një debat i thellë dhe shpesh polarizues mbi përpjekjet për të promovuar idenë e “Kombit Kosovar.”

Kjo ide, ndonëse në sipërfaqe duket si një përpjekje për të ndërtuar një identitet të veçantë në kuadrin e shtetësisë së Kosovës, përfaqëson një rrezik të madh ndaj shqiptarizmit, si ideja e përbashkët dhe e përhershme që ka mbajtur gjallë shpirtin kombëtar ndër shekuj.

Kundër kësaj tendence fragmentuese, Neoshqiptarizmi del si një përgjigje doktrinore dhe vizionare, që jo vetëm ripërtërin shqiptarizmin në një formë moderne, por edhe forcon bashkimin kombëtar të shqiptarëve në një projekt të përbashkët civilizues, politik dhe ekonomik.

Shqiptarizmi, si një ide kombëtare gjithëpërfshirëse, ka mbetur i pandashëm nga historia dhe sakrificat e shqiptarëve, duke përfshirë këtu luftën për çlirimin e Kosovës, që gjithmonë ka pasur në themel të saj një qëllim madhor: unitetin kombëtar shqiptar.

Kosova dhe Shqiptarizmi: Një Trashëgimi Historike dhe Politike

Kosova është një nga shtyllat e shqiptarizmit, jo vetëm për shkak të luftës së saj heroike për liri dhe pavarësi, por edhe si simbol i sakrificës dhe unitetit kombëtar.

Nga Ukshin Hoti, i cili theksonte se “Kosova është pjesë e pandashme e qenies kombëtare shqiptare,” deri te Arben Xhaferi, që paralajmëronte për rreziqet e fragmentimit politik dhe kulturor, shqiptarizmi ka qenë gjithnjë shtylla e identitetit kombëtar.

Sot, përballë një tendence për të promovuar “Kosovarizmin” si një identitet i ndarë nga shqiptarizmi, është jetike të riafirmojmë se Kosova, si dhe të gjitha trojet shqiptare, përbëjnë një komb të vetëm.

Neoshqiptarizmi, si një doktrinë moderne dhe e përditësuar, jo vetëm që e mbron këtë parim, por e shtrin atë në një platformë bashkëpunimi ekonomik, kulturor dhe politik për shqiptarët kudo që ndodhen.

Kosovarizmi: Një Tendencë për Fragmentim Kombëtar

“Kosovarizmi”, si ide, është relativisht i ri dhe bazohet në përpjekjen për të ndërtuar një identitet shtetëror të veçantë për Kosovën.

Në aspektin e tij më të thellë, Kosovarizmi shpesh përpiqet të ndërtojë një identitet që distancohet nga shqiptarizmi, duke e vendosur veten në një kornizë ndonjëherë më të ngushtë shtetërore ose rajonale.

Siç thekson Besa Kabashi-Ramaj, në një artikull të botuar në mediat e Kosovës, “Kosovarizmi është një produkt i elitave që kërkojnë të ndërtojnë një identitet politik të dallueshëm, shpesh për interesa të ngushta politike dhe ndërkombëtare.”

Kjo ide shpesh merr mbështetje nga qarqe ndërkombëtare, që kanë frikë nga një Shqipëri e madhe, duke përfituar nga dobësitë politike dhe nga mungesa e një vizioni të qartë kombëtar brenda vetë elitave kosovare.

Por, siç thoshte At Gjergj Fishta, “Pa shqiptarizëm nuk ka komb, dhe pa komb nuk ka shtet.”

Kosovarizmi, i promovuar nga disa qarqe ndërkombëtare dhe lokale, synon krijimin e një identiteti të veçantë për qytetarët e Kosovës, të ndarë nga identiteti shqiptar. Kjo përpjekje për të ndërtuar një komb të ri është në kundërshtim me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e Kosovës.

Sfidat dhe Rreziqet e Kosovarizmit:

  1. Mohimi i Historisë së Përbashkët: Lufta e Kosovës, siç e theksonte Adem Jashari, nuk ishte një luftë për një identitet të ri, por për të afirmuar të drejtën e shqiptarëve për të jetuar si të lirë dhe të bashkuar.
  2. Izolimi ndërkombëtar: Nëse Kosova distancohet nga shqiptarizmi, ajo humb mbështetjen natyrore të Shqipërisë dhe diasporës, duke u bërë më e dobët përballë sfidave globale dhe rajonale.
  1. Fragmentimi i Kombit: Siç argumentonte Arben Xhaferi, “Çdo përpjekje për të ndarë shqiptarët është një përpjekje për të dobësuar fuqinë e tyre si komb.”
  1. Izolimi politik dhe kulturor: Një Kosovë që distancohet nga shqiptaria rrezikon të humbasë mbështetjen kombëtare dhe të mbetet e izoluar në arenën ndërkombëtare.
  1. Fragmentimi i brendshëm: Kosovarizmi krijon një ndarje mes vetë shqiptarëve, duke ndërtuar barriera artificiale mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës.

Shqiptarizmi dhe Lufta për Kosovën:

(Roli i Luftës për Çlirimin e Kosovës: Shqiptarizmi si Thelb i Sakrificave)

Shqiptarizmi, si një ideologji kombëtare, ka qenë gjithmonë thelbi i përpjekjeve për liri dhe pavarësi në hapësirën shqiptare. Ibrahim Rugova, arkitekti i shtetësisë së Kosovës, ishte një përfaqësues i pastër i shqiptarizmit modern.

Rugova e konsideronte pavarësinë e Kosovës jo si një distancim nga Shqipëria, por si një hap drejt fuqizimit të shqiptarëve në rajon.

Ibrahim Rugova, në veprën e tij politike dhe diplomatike, e theksonte gjithmonë se pavarësia e Kosovës nuk ishte një projekt për të krijuar një komb të ri, por një hap drejt fuqizimit të kombit shqiptar në rajon. Rugova thoshte:

“Kosova është pjesë e shpirtit shqiptar dhe vetëm në harmoni me gjithë shqiptarët mund të ndërtojmë një të ardhme të sigurt.”

Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) janë prova më e fortë e këtij vizioni. Sakrifica e tyre nuk ishte për të ndërtuar një identitet të ri, por për të çliruar shqiptarët dhe për të garantuar që brezat e ardhshëm të jetojnë të lirë si pjesë e një kombi të bashkuar.

Siç shprehej Ismail Kadare në esenë e tij mbi shqiptarët dhe çështjen kombëtare, “Kosova ka qenë gjithmonë një damar jetësor i shqiptarizmit. Të fragmentosh këtë lidhje është një akt i pavlerë dhe kundër natyrës së historisë.”

Adem Jashari, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte mishërimi i shqiptarizmit.

Familja e tij nuk luftoi për një komb të ri, por për lirinë e shqiptarëve.

Sakrifica e tij mbetet një thirrje për bashkim dhe unitet kombëtar.

Siç e shprehu Ismail Kadare në esenë e tij mbi çështjen kombëtare:

“Kosova nuk mund të kuptohet pa Shqipërinë, as Shqipëria pa Kosovën. Fragmentimi është një mohim i qenies sonë.”

Neoshqiptarizmi si Doktrinë e Unitetit Kombëtar

Neoshqiptarizmi, duke kombinuar thelbin e shqiptarizmit me një qasje moderne dhe europiane, është një përgjigje përfundimtare ndaj Kosovarizmit.  Në vend që të fragmentojë identitetin kombëtar, Neoshqiptarizmi e forcon atë, duke ofruar një platformë të përbashkët për shqiptarët kudo që ndodhen. Neoshqiptarizmi është më shumë sesa një ideologji; është një platformë gjithëpërfshirëse që ndërthur vlerat tradicionale shqiptare me një vizion modern properëndimor.

Neoshqiptarizmi propozon një qasje bashkëpunuese dhe harmonizuese mes shqiptarëve, duke përfshirë:

  • Shqipërinë dhe Kosovën si shtylla të një projekti kombëtar të përbashkët.
  • Integrimin ekonomik dhe kulturor të të gjitha trevave shqiptare në rajon.
  • Ndërtimin e një identiteti kombëtar të bazuar në vlera dhe solidaritet.

Një nga shtyllat e Neoshqiptarizmit është orientimi i qartë properëndimor dhe europian.

Shqiptarizmi modern, siç artikulohet nga Neoshqiptarizmi, është një thirrje për të përmbushur idealet europiane të lirisë, barazisë dhe drejtësisë sociale.

Përparësitë e Neoshqiptarizmit

  1. Rinovimi i Identitetit Kombëtar: Neoshqiptarizmi siguron që historia, traditat dhe gjuha shqiptare të mbeten themeli i identitetit tonë kombëtar.

2. Ruajtja e identitetit dhe traditës: Siç theksonte Sami Frashëri, “Një komb që harron rrënjët e veta është i dënuar të humbasë.”

3. Neoshqiptarizmi siguron që traditat, gjuha dhe historia shqiptare të jenë baza e identitetit tonë kombëtar.

  1. Fuqizimi i Kosovës: Në vend që të përqendrohet te një identitet i ri, Neoshqiptarizmi e ndihmon Kosovën të forcojë pozicionin e saj si një shtet shqiptar në arenën ndërkombëtare.
  2. Stabiliteti rajonal: Siç thekson Roger Scruton në “How to Be a Conservative,” një komb i bashkuar dhe me identitet të fortë është një faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon.
  3. Një vizion kombëtar gjithëpërfshirës: Neoshqiptarizmi nuk është një koncept shtetëror, por një ideologji kombëtare që i bashkon të gjithë shqiptarët, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe diasporë.
  4. Fuqizimi i shteteve shqiptare: Duke promovuar bashkëpunimin dhe harmoninë mes shteteve shqiptare, Neoshqiptarizmi mund të kthehet në një forcë stabiliteti dhe paqeje në Ballkan.

Neoshqiptarizmi dhe Roli i Shqipërisë

Në këtë kontekst, Shqipëria duhet të jetë bartëse e flamurit të Neoshqiptarizmit. Siç thoshte Faik Konica, “Një Shqipëri e fortë dhe e drejtë është garancia më e madhe për shqiptarët kudo.”

Shqipëria duhet të veprojë si një shembull i një shteti të drejtë, të zhvilluar dhe të orientuar nga vlerat europiane, duke ofruar mbështetje për Kosovën dhe shqiptarët në rajon.

Shqiptarizmi si Rrugë për të Ardhmen

Neoshqiptarizmi nuk është vetëm një ideologji politike, por një thirrje për bashkim kombëtar dhe mbrojtje të identitetit tonë të përbashkët.

Përballë rreziqeve të Kosovarizmit dhe përpjekjeve për fragmentim, Neoshqiptarizmi ofron një vizion që ndërthur vlerat kombëtare me orientimin drejt zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Neoshqiptarizmi nuk është thjesht një reagim ndaj Kosovarizmit; është një vizion për të ardhmen e shqiptarëve.

Duke kombinuar trashëgiminë tonë historike me nevojat moderne, Neoshqiptarizmi ofron një rrugë për bashkim, zhvillim dhe forcim kombëtar.

Në një kohë kur forcat fragmentuese po përpiqen të ndajnë shqiptarët, Neoshqiptarizmi është platforma që na bashkon dhe na fuqizon si komb.

Siç thoshte Adem Jashari përmes veprës dhe sakrificës së tij:

 “Një komb i bashkuar nuk mund të mposhtet.”

Ky është momenti kur shqiptarët duhet të zgjedhin: një të ardhme të bazuar në ndarje apo një të ardhme të ndritur të unitetit kombëtar.

 

Përbërësit Kryesorë të Neoshqiptarizmit

  1. Bashkimi Kombëtar përmes Identitetit Shqiptar: Neoshqiptarizmi promovon një identitet shqiptar që përfshin të gjitha trevat dhe shtetet ku jetojnë shqiptarët, pa cenuar sovranitetin e tyre.
  2. Ekonomia si Faktor Bashkimi: Duke ndjekur modelin e Komonuelthit Shqiptar, Neoshqiptarizmi propozon integrimin ekonomik të trojeve shqiptare si hap i parë drejt bashkimit të plotë kombëtar.
  3. Ruajtja e Gjuhës dhe Kulturës: Siç e theksonte Gjergj Fishta, “Një komb që humb gjuhën dhe kulturën e tij, humb shpirtin e vet.” Neoshqiptarizmi e sheh promovimin e kulturës dhe gjuhës si një prioritet kombëtar.

 

Sfida në Kontekstin e së Drejtës Ndërkombëtare dhe Gjeopolitikës Moderne

Në epokën e globalizimit dhe përplasjes së qytetërimeve, uniteti i kombeve është bërë një faktor kyç për mbijetesën dhe zhvillimin. Siç argumenton Samuel P. Huntington në “Përplasja e Qytetërimeve,” kombet e forta dhe me identitet të qartë janë ato që mund të mbijetojnë në një botë gjithnjë e më të polarizuar.

Kosovarizmi sfidon këtë parim, duke përçarë unitetin kombëtar dhe duke dobësuar fuqinë negociuese të shqiptarëve në rajon dhe botë.

Ndërkohë, Neoshqiptarizmi, i bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare, respekton sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa promovon bashkimin e shqiptarëve përmes mekanizmave demokratikë dhe ekonomikë.

Neoshqiptarizmi përballë Sfidueseve Modernë

Në një kohë kur forcat globale po përpiqen të krijojnë identitete të reja për të dobësuar kombet e mëdha, shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të fuqizojnë identitetin e tyre përmes Neoshqiptarizmit.

Siç thoshte Sami Frashëri, “Shqiptarët duhet të ndërtojnë të ardhmen e tyre mbi bazën e asaj që janë, jo të asaj që u kërkohet të jenë.”

Në një kohë kur bota po përballet me polarizim dhe përçarje, shqiptarët kanë një mundësi historike për të treguar se bashkimi dhe harmonia kombëtare janë themeli i një të ardhmeje të ndritur.

 

The post Neoshqiptarizmi përballë Kosovarizmit: Një përgjigje ndaj Idesë së Kombit Kosovar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VIDEO/ Zjarri në resortin e skive në Turqi, shkon në 66 numri i viktimave! Turistët shpëtuan duke dalë nga dritaret me…

By: gsh
21 January 2025 at 14:03

Është rënduar bilanci i viktimave nga zjarri që përfshiu në resortin e skive Kartalkaya në provincën veriperëndimore Bolus të Turqisë.

Mësohet se të paktën 66 persona kanë vdekur dhe rreth 51 të tjerë janë lënduarve dhe janë dërguar në spital, pasi hoteli ku ata qëndronin u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm, 21 janar.

Zjarri raportohet se filloi në restorantin e hotelit dhe u përhap në të gjithë ndërtesën 12-katëshe për shkak të izolimit të jashtëm prej druri. Deri më tani, shkaqet mbeten të panjohura, sipas Hurriyet.

zjarri turqi resorti i skive (1)

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, kohë kur shumica e pushuesve ishin në gjumë, gjë që e vështirësoi edhe më shumë situatën, raportojnë mediat turke. Sipas guvernatorit të rajonit, Abdulaziz Aydin, në hotel qëndronin 234 persona.

resorti i skive turqi

Videot e filmuara nga vetë turistët gjatë aksionit të shpëtimit, kanë kapur momentet teksa vizitorët lidhnin çarçafë për t’u zbritur nga dritaret, ndërsa të tjerët bërtisnin për ndihmë. Dy nga viktimat sipas autoriteteve, thuhet se u vranë pasi u hodhën nga ndërtesa në panik.

zjarri turqi resorti i skive (2)

Për ngjarjen e rënë ka ardhur dhe një reagim nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

The post VIDEO/ Zjarri në resortin e skive në Turqi, shkon në 66 numri i viktimave! Turistët shpëtuan duke dalë nga dritaret me… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Bajram Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër

By: gsh
21 January 2025 at 10:48

Presidenti Begaj ka dekretuar lirimin e Mustafa Nanos nga detyra e Ambasadorit në Zvicër.

Nano, ishte emëruar ambasador në korrik të vitit 2023. Aktualisht Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar.

“Presidenti Begaj ka dekretuar lirimin e Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 24 dhjetor 2024, Nano njoftoi dorëheqjen duke falënderuar komunitetin shqiptarë ne Zvicër dhe gazetarët për bashkëpunimin, ka thëne se “kjo dorëheqja ime, është diçka e natyrës personale…”.

 

The post Bajram Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Skandali/ Zvarritja e hapjes së basteve, si qeveria po shkel Kushtetutën

By: gsh
21 January 2025 at 09:59

Çfarë po ndodh me bastet? Ky shkrim po fillon me pyetje sepse një temë e tillë përfshin dhe tregon mënyrën sesi zvarriten gjërat në Republikën e Shqipërisë, por gjithashtu tregon edhe dëmin që ju bëhet qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi.

Një heshtje totale ka kapluar ambientin në lidhje me këtë çështje, edhe pse që prej muajit mars 2024, në Fletoren Zyrtare kanë kaluar të gjitha ndryshimet në ligjin nr.155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” dhe afati 6 mujor i caktuar për nxjerrjen e akteve nënligjore ka përfunduar. Një shkelje e pastër e Kushtetutës nga Këshilli i Ministrave në lidhje me zvarritjen që po i bëhet legalizimit të kësaj industrie dhe mos kalimin e akteve nënligjore sipas afatit të parashikuar në ligj.

Nga ana tjetër, Komisioni i Licencave, një strukturë e ngritur pranë AMLF-së (Agjencia Mbikëqyrëse e Lojërave të Fatit) e cila duhet të shtyjë drejt realizimit në praktikë hapjen e basteve në mënyrë legale, ka rënë në heshtje të plotë. Baste po luhen në të zezë dhe këtë e di shumë mirë i madh dhe i vogël. Që po arrestohen qytetarë për shkak se vendosin baste, ndërkohë që kanë lexuar se ato janë bërë të ligjshme, edhe kjo është një absurditet më vete.

INTERESI

Po pse ka ngecur ky proces, cilët janë palët e interesuara që hapja e basteve të shtyhet sa më shumë dhe pse aktet nënligjore nuk kalojnë në Fletoren Zyrtare? Ndoshta kompanitë që do të garojnë për një licencë nga 10 të tilla që do jepen gjithsej, nuk kanë gati dokumentacionin, por kjo nuk është e vërtetueshme nëse Komisioni i Licencave nuk shpall një thirrje nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen e AMLF-së, dhe të shqyrtojë dosjen e kompanive, ashtu siç e parashikon ligji.

Një tjetër interes është që kompanitë e basteve që operojnë sot në të zezë dhe strukturat policore i dinë shumë mirë vendet e tyre të operimit, ku nuk është çudi edhe të bashkëpunojnë, nuk paguajnë taksa në shtet dhe fitimi është edhe më i madh. Asgjë e deklaruar dhe një “rumpallë” lekësh së pista. Por, nëse nuk ka vullnet nga Komisioni i Licencave apo kryetari i saj për të konkretizuar në ligjshmëri të plotë këtë industri, nuk besoj se kompanitë do të dilnin nga kjo rehati që janë.

Ndoshta edhe anëtarët e Komisionit të Licencave i ka zënë rehatia dhe në prag të procesit zgjedhor që do të kemi këtë vit në vendin tonë, kanë frikë të hedhin hapin e radhës sepse presin një shenjë nga lart, nga qeveria dhe jo Zoti!)8KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

The post Skandali/ Zvarritja e hapjes së basteve, si qeveria po shkel Kushtetutën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Reperi u largua nga banesa? Lumi B dhe bashkëshortja thyejnë heshtjen pasi u përfol për një krizë në marrëdhënien e tyre! Çfarë ka ndodhur mes çiftit

By: gsh
21 January 2025 at 09:53

Thashethemet se këngëtari i njohur Lumi B ishte larguar nga banesa ku jeton së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre, u përhapën 1 ditë më parë.

Mirëpo për t’u dhënë fund këtyre aludimeve dhe për të treguar se janë shumë të lumtur bashkë, çifti ka zgjedhur një mënyrë mjaft humoristike për ta treguar.

Ka qenë bashkëshortja e këngëtarit e cila ka filmuar një video teksa Lumi B ka qenë duke fjetur në shtëpinë e tyre.

Miranda afrohet në krevat dhe e zgjon nga gjumi Lumin duke i thënë: “Lumi, çu, çu shko flej te prindërit sepse po thonë që nuk jemi bashkë” e ndërsa ky i fundit kthehet në anën tjetër dhe vazhdon të flejë.

Vlen të përmendet fakti se çifti janë prindër të dy djemve. Lumi B dhe Miranda postojnë shpesh foto së bashku në rrjetet e tyre sociale me momentet e bukura që kalojnë.

     

The post Reperi u largua nga banesa? Lumi B dhe bashkëshortja thyejnë heshtjen pasi u përfol për një krizë në marrëdhënien e tyre! Çfarë ka ndodhur mes çiftit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Tradhtia e ndihmon marrëdhënien”- Aktori i njohur habit me deklaratën: Do e falja sepse…

By: gsh
20 January 2025 at 14:38

Aktori i njohur grek, Nikos Kouris, ka dhënë së fundmi një deklaratë teksa ka folur për qasjen e tij ndaj tradhtisë.

Ai u shpreh se nëse dikush është i sinqertë dhe e do personin krah tij ai, mund t’ja falë tradhtinë.

“Nëse dikush është i sinqertë dhe e do personin krah tij, ai mund ta falë atë për pabesi. Nëse një burrë jeton një ndjenjë të madhe dashurie nuk duhet të tradhtoj por ja që ndodh. Thjesht nuk e pranojmë sepse jemi egoistë, na duket sikur diçka na mungon,” u shpreh aktori ndërsa shtoi se: “Tradhtia e ndihmon marrëdhënien.”

The post “Tradhtia e ndihmon marrëdhënien”- Aktori i njohur habit me deklaratën: Do e falja sepse… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Ankand/ Zyra e Permbaruesit Gjyqesor “Euglent OSMANAJ”

By: GSH-al
20 January 2025 at 09:00

Zyra e Permbaruesit Gjyqesor “Euglent OSMANAJ”

Me date 14.02.2025 , ora 16:00 zhvillon ankandin e dyte per pasurine si me poshte;
Lloji i pronës: Are me sip. 500 m².

Vendi i ndodhjes: Fshati Lalez, Durres.

Agjencia Shteterore e Kadastres, Drejtoria Vendore Durres, Zona Kadastrale:2375, Numri i Pasurisë:258/59, Volumi 13, faqe 203 , ne pronesi te debitores “Leme Mehmet HOXHA”.
Cmimi fillestar me te cilin fillon ankandi eshte 448.000 (katerqind e dyzete e tete mije) LEKE.

Ankandi do te zhvillohet ne Zyrat e Permbaruesit Gjyqesor “Euglent OSMANAJ”.
Adresa:Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa nr. 6, Hyrja nr. 3, Apartamenti nr. 8, Njësia Administrative nr. 10, 1001, Tiranë
Email:[email protected]

The post Ankand/ Zyra e Permbaruesit Gjyqesor “Euglent OSMANAJ” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pas Donald Trump edhe Zonja e Parë e ardhshme amerikane lançon kriptomonedhën e saj! Ja sa ka arritur vlera e “Melania Coin”

By: gsh
20 January 2025 at 08:57

Zonja e parë e ardhshme amerikane, Melania Trump, ka lançuar një kriptomonedhë në prag të inaugurimit të bashkëshortit të saj si president i SHBA.

Njoftimi vjen një ditë pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump lançoi kriptomonedhën $Trump. Të dyja monedhat janë rritur, por sipas ekspertëve, kanë parë tregti të paqëndrueshme.

“Meme zyrtare e Melania është ‘live’! Ju mund të blini $MELANIA tani,” postoi ajo në platformën sociale X të dielën.

Faqja e internetit për kripton Melania, thotë se është një aset kripto i krijuar dhe gjurmuar në blockchain Solana.

Sipas faqes së internetit të CoinMarketCap, $Trump ka një vlerësim total tregu prej rreth 12 miliardë dollarë, ndërsa $ Melania qëndron në rreth 1.7 miliardë dollarë.

Trump e kishte quajtur më parë kripto-n “mashtrim”, por gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024 u bë kandidati i parë presidencial që pranoi asete dixhitale si donacione.

Në gjurmët e fushatës, Trump tha gjithashtu se do të krijonte një rezervë strategjike bitcoin dhe do të emëronte rregullatorët financiarë që do të marrin një qëndrim më pozitiv ndaj aseteve dixhitale.

Kjo nxiti pritshmëritë se ai do të hiqte rregulloret në industrinë e kriptove.

Në vazhdën e fitores së Trump, bitcoin u hodh në një nivel rekord dhe aktualisht tregtohet me 140,000 dollarë, sipas platformës së tregtimit të kriptove Coinbase.

Kriptovalutat e tjera, duke përfshirë dogecoin,  e cila është promovuar nga mbështetësi i profilit të lartë të Trump, Elon Musk, gjithashtu janë rritur ndjeshëm këtë vit.

Nën Presidentin Joe Biden, rregullatorët përmendën shqetësimet për mashtrimin dhe pastrimin e parave, ndërsa goditën kompanitë e kriptove duke paditur shkëmbimet.

The Official Melania Meme is live!

You can buy $MELANIA now. https://t.co/8FXvlMBhVf

FUAfBo2jgks6gB4Z4LfZkqSZgzNucisEHqnNebaRxM1P pic.twitter.com/t2vYiahRn6

— MELANIA TRUMP (@MELANIATRUMP) January 19, 2025

The post Pas Donald Trump edhe Zonja e Parë e ardhshme amerikane lançon kriptomonedhën e saj! Ja sa ka arritur vlera e “Melania Coin” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

EMRI/ E zhdukur prej 10 ditësh, gjendet e pajetë në lumin Tiber në Itali 62-vjeçarja shqiptare

By: gsh
19 January 2025 at 23:06

Është gjetur e vdekur pas 10 ditësh shqiptarja e cila rezultonte e zhdukur prej datës 9 janar në Itali.

Sipas mediave italiane, Suzana Koçibelli, 62-vjeç, u gjet në ujërat e lumit Tiberit në digën Castel Giubileo.

Trupi i saj i pajetë mësohet se u zbulua nga punonjësit që punonin në hidrocentralin në veri të Romës.

Pasi trupi u nxor nga ushtarakët dhe zjarrfikësit dhe nuk u konstatuan shenja të dukshme dhune.

Sipas mjekut ligjor, vdekja e gruas ka ndodhur pak orë pas largimit të saj nga banesa, dhe dyshohet se ajo është hedhur në lumin Tiber.

Pas denoncimit në polici, familjarët kishin bërë një apel përmes shoqatës Penelope Lazio Odv dhe programit Chi l’ha Visto?, por nuk kishin mundur ta gjenin.

The post EMRI/ E zhdukur prej 10 ditësh, gjendet e pajetë në lumin Tiber në Itali 62-vjeçarja shqiptare appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VIDEO/ Interi bën detyrat e shtëpisë ndaj Empolit, Asllani protagonist me asistit fantastik

By: gsh
19 January 2025 at 22:56

Interi u rikthye te fitorja në Serinë A, teksa mposhti Empolin me rezultatin 3 me 1 në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të Serisë A, me zikaltrit që ngushtuan diferencën me kryesuesit e Napolit me 3 pikë, me skuadrën e Inzagit që ka 1 ndeshje më pak.  

Vlen të theksohet fakti se mbrëmjen e sotme protagonist ishte mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili u aktivizua titullar, teksa në minutën e 79-të, asistoi nga goditja e kendit për Dumfris që shënoi golin e dytë, ndërkohë që Lautaro Martinez në minutën e 55-të, zhbllokoi sfidën. 

Miqtë nga Empoli provuan të rihapnin takimin me Sebastiano Esposito, ndërkohë që për të “vulosur” sfidën mendoi Turam në minutën e 89-të.  Duelin e radhës Interi do e luajë në transfertë ndaj Leçes.  

FT: INTER-EMPOLI 3-1

Martinez 55′, Dumfris 79′, Turam 89′ / Esposito 84′

GOLI I TURAM: VIDEO 

GOLI I ESPOSITO: VIDEO 

GOLI I DUMFRIS PAS ASISTIT TË ASLLANIT: VIDEO 

EUROGOLI I LAUTARO MARTINEZ: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

Inter: Somer, Pavard, De Vraj, Karlos Augusto, Dumfris, Barela, Asllani, Zielinski, Dimarko, Taremi, Martinez

Empoli: Vaskez, De Shiljo, Ismajli, Viti, Pecela, Gyasi, Grasi, Maleh, Kakaçe, Facini, Kolombo

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Interi bën detyrat e shtëpisë ndaj Empolit, Asllani protagonist me asistit fantastik appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌