Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 August 2025Abc News

Donald Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë, telefonon Vladimir Putin

By: Re Nato
18 August 2025 at 22:50

Donald Trump ka ndërprerë takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Vladimir Putinin.

BILD raporton mbi zhvillimin dhe thotë se takimi do të vazhdojë më pas.

Trump fillimisht tha se do ta telefononte udhëheqësin rus pas takimit me udhëheqësit në Uashington.

Në një takim historik në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë, me qëllimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Të ulur përballë njëri tjetrit në tryezën e bisedimeve Trump dhe Zelensky theksuan rëndësinë e garancivë të sigurisë për Ukrainën dhe nevojën për një takim trepalësh bashkë me presidentin rus Vladimir Putin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e bëri të qartë se pjesë e diskutimeve është edhe shkëmbimi I territoreve mes Moskës dhe Kievit. Një foto e tij dhe Zelensky para hartës së Ukrainës, la të kuptohet se tema e territoreve ishte pjesë e bisedës./abcnews.al

FOTO/ Ky është shqiptari që u ekzekutua me armë zjarri në Athinë

By: Re Nato
18 August 2025 at 22:27

Një 47-vjeçar shqiptar u ekzekutua me armë zjarri në Athinë.

Viktima ishte i njohur me emrin Bashimi ose Artur Turabi, shkruan Protothema.

Ai u gjet i shtrirë në tokë me plagë në kokë të shkaktuara nga armë zjarri.

Turabi ishte i njohur për autoritetet dhe kishte precedentë penalë. Në vitin 2022 ai ishte arrestuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, e cila kryente vjedhje ndaj pasagjerëve të transportit publik në Greqi.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të këtij ekzekutimi./abcnews.al

 

Ministri i Jashtëm gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

By: Re Nato
18 August 2025 at 22:19

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi Kinën për kërcënime e saj të vazhdueshme për “ndryshimin e njëanshëm” të kufijve në rajonin e Azi-Paqësorit, duke thënë se Pekini po bëhet “gjithnjë e më agresiv”.

“Kina kërcënon vazhdimisht, pak a shumë haptazi, për ndryshimin e njëanshëm të status quo-së dhe zhvendosjes së kufijve në favor të saj”, tha ministri Johann Wadephul gjatë qëndrimit në Japoni, duke përmendur sjelljen e Kinës në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detin Lindor dhe Detin Jugor të Kinës.

“Çdo përshkallëzim në këtë qendër të ndjeshme të tregtisë ndërkombëtare do të kishte pasoja serioze për sigurinë globale dhe ekonominë botërore”, shtoi Wadephul pas bisedimeve me homologun japonez, Takeshi Iwaya.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën para vizitës së Wadephulit në Japoni – dhe më pas në Indonezi – u tha se Kina “gjithnjë e më shumë po imponon supermacinë e saj rajonale dhe, duke e bërë këtë, po vë në dyshim parimet e të drejtës ndërkombëtare”.

 

Amnesty akuzon Izraelin se qëllimshëm po shkakton uri në Gazë

By: Re Nato
18 August 2025 at 22:04

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi Izraelin se po aplikon “një politikë të qëllimshme” për të shkaktuar uri në Gazë, teksa Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun e zisë së bukës në këtë territor palestinez.

Izraeli, që ka kufizuar hyrjen e ndihmës në Rripin e Gazës, vazhdimisht ka mohuar akuzat se qëllimshëm po shkakton uri gjatë luftës 22-mujore kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në një raport që citon dëshmi të palestinezëve të zhvendosur dhe të stafit mjekësor që ka trajtuar fëmijë të kequshqyer, Amnesty International theksoi se “Izraeli po zhvillon një fushatë të qëllimshme të urisë në Rripin e Gazës të okupuar”.

Amnesty International e akuzoi Izraelin për “shkatërrimin sistematik të shëndetit, mirëqenies dhe strukturës sociale të jetës palestineze”.

“Ky është rezultati i qëllimshëm i planeve dhe politikave që Izraeli ka hartuar dhe zbatuar gjatë 22 muajve të fundit, për të shkaktuar qëllimisht te palestinezët në Gaza kushte jetese, që janë përllogaritur për të sjellë shkatërrimin e tyre fizik – që është pjesë përbërëse e gjenocidit të vazhdueshëm të Izraelit ndaj palestinezëve në Gazë”, tha Amnesty International.

Vritet me armë zjarri shqiptari në Athinë

By: Re Nato
18 August 2025 at 21:34

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Athinë, shkruan Protothema.

Ngjarja ndodhi në zonën e Agios Panteleimonas, ku shqiptari u qëllua me plumb në kokë.

Forca të forta policie dhe një mjek ligjor kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa po zhvillohen hetime për rrethanat e ngjarjes./abcnews.al

Macron: Po punojmë për paqe afatgjatë. Presidenti francez: Arrihet vetëm një takim trepalësh

By: Re Nato
18 August 2025 at 21:11

Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se Evropa po punon për paqe afatgjatë dhe ndalim të luftës në Ukrainë.

Në takimin me udhëheqës evropianë, Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Macron u shpreh se paqja arrihet me takim trepalësh, ku përfshihet edhe Vladimir Putin.

“Të gjithë rreth kësaj ravoline, janë për paqe. Kemi punuar për një paqe afatgjatë. Ideja e një takmi trepalësh është e vetmja mënyrë për ta zgjidhur Kur flasim për garancitë e sigurisë, flasim për sigurinë e të gjithë Evropës. Evropa do ketë anën e saj në këto garanci të sigurisë.”, theksoi ai./abcnews.al

“Të shtojmë presionin mbi Rusinë”/ Kancelari Merz: Negociatat do të jenë të komplikuara, duam armëpushim

By: Re Nato
18 August 2025 at 21:08

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë para samitit të liderëve, duke kundërshtuar kështu thirrjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për të punuar drejt një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Në takimin me udhëheqës evropianë, Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Merz u shpreh se duhet shtuar presioni mbi Rusinë.

“Rruga është hapur tashmë, por për negociata të komplikuara. Do donim të shihnim një armëpushim. Le të punojmë për këtë dhe le të vendosim presion për Rusinë. Të paktën të arrijmë një armëpushim. Do doja të shihja një armëpushim në takimin e ardhshëm”, theksoi Merz./abcnews.al

Shefi i NATO-s, Mark Rutte: T’i japim fund shkatërrimit të infrastrukturës së Ukrainës

By: Re Nato
18 August 2025 at 21:04

Shefi i NATO-s, Mark Rutte thotë se duhet t’i jepet fund shkatërrimit të infastrukturës së Ukrainës.

Në takimin me udhëheqësit evropianë, Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Rutte u shpreh se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë, teksa përgëzoi Trump për lidershipin e treguar.

Nëse ne luajmë mirë këtë, ta ndalojmë shkatërrimin e infrastrukturës së Ukrainës. Të sigurohemi që t’i japim fund kësaj lufte. Dua të përgëzoj lidershipin tuaj.”, theksoi Rutte./abcnews.al

Zelensky: Uroj të kemi takim trepalësh. Presidenti ukrainas: Të rëndësishme garancitë e paqes për Ukrainën

By: Re Nato
18 August 2025 at 21:02

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se shpreson të ketë takim trepalësh me Donald Trump dhe Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës.

Në takimin me Trump dhe udhëheqës të BE, Zelensky u shpreh se garancitë e sigurisë janë të rëndësishme për Ukrainën.

“Jemi shumë të lumtur me presidentin, të gjithë udhëheqësit evropianë janë këtu. Do flasim për garancitë e sigurisë, SHBA do japin sinjale të forta. Në drejtimin humanitar, është e rëndësishme të lirojmë të burgosurit. Të ndihmojmë fëmijët. Kjo është shumë e rëndësishme. Jam i lumtur që e diskutuam këtë me presidentin Trump. Do flasim me liderët, presidenti Trump do përpiqet për një takim trepalëshme Putin. E rëndësishme, garancitë e sigurisë”, theksoi ai./abcnews.al

Bilisht/ Vdes 55-vjeçari, pas një ndërhyrjeje në klinikë dentare

By: Re Nato
18 August 2025 at 20:21

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit.

Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.

Nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së 55 vjeçarit.

Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen./abcnews.al

U bllokuan në kanionin e Langaricës/ Përmet, 14 turistë francezë e gjermanë ndihmohen nga policia

By: Re Nato
18 August 2025 at 19:49

Në vendin e quajtur “Ura e Dashit”, 14 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe ato të zonave të mbrojtura, u nisën drejt zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.

Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata falënderuan shërbimet e Policisë dhe strukturat e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Trump: Putin pret telefonatën time pas takimit me Zelensky

By: Re Nato
18 August 2025 at 19:46

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se homologu rus, Vladimir Putin pret telefonatën e tij, pas përfundimit të takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Para gazetarëve, në Zyrën Ovale me Zelensky, Trump u shpreh se nëse nuk ka takim tre palësh bashkë me Putin, lufta do të vazhdojë.

“Kemi njerëz që presin në një dhomë tjetër tani. Ata janë të gjithë këtu nga Evropa – njerëzit më të mëdhenj në Evropë dhe duan të ofrojnë mbrojtje. Ata ndihen shumë të vendosur për këtë dhe ne do t’i ndihmojmë me këtë. Mendoj se është shumë e rëndësishme. Mendoj se është shumë e rëndësishme që marrëveshja të arrihet. Ne folëm, do kemi edhe një telefonatë pas këtyre takimeve sot dhe mund të kemi takim trepalësh. Nëse nuk ndodh, do të vazhdojë lufta. Ai po pret telefonatën time pas këtij takimi”, theksoi ai./abcnews.al

Trump me Zelensky në Shtëpinë e Bardhë: Lufta nuk do kishte nisur nëse do isha unë president

By: Re Nato
18 August 2025 at 19:39

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur se lufta Rusi-Ukrainë nuk do të kishte ndodhur, nëse ai do të ishte president.

Para gazetarëve, në Zyrën Ovale me presidentin ukraninas, Volodymyr Zelensky, Trump tha se SHBA nuk po i jep asgjë Ukrainës, por po i shet armë.

Ndërsa Zelensky deklaroi se Ukraina po blen armë amerikane.

Donald Trump: Ne nuk po japim asgjë, ne po shesim armë. Nëse unë do isha president, kjo luftë nuk do kishte ndodhur kurrë. Miliona njerëz, ushtarë kanë vdekur në Ukrainë. Nuk do të kishte ndodhur asgjë prej tyre. Biden ishte president i tmerrshëm, jashtëzakonisht i keq dhe korruptiv.

Zelensky: Ne kemi aftësi të blejmë armë, i jemi falenderues SHBA./abcnews.al

Zelensky: Duam armëpushim. Presidenti ukrainas: Do ndërmarrim hapa të sigurt, do të kemi zgjedhje

By: Re Nato
18 August 2025 at 19:31

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se në Ukrainë nuk mund të ketë zgjedhje, për sa kohë ka luftë.

Para gazetarëve, në Zyrën Ovale me presidentin amerikan, Donald Trump, Zelensky u shpreh se do ndërmerren hapa të sigurt për të arritur armëpushimin.

“Po, patjetër. Jemi të hapur për zgjedhje të ardhshme. Duhet të punojmë në parlament, gjatë luftës nuk mund të kemi zgjedhje.”, theksoi ai./abcnews.al

“Ndalimi i luftës, vetëm në rrugë diplomatike”/ Trump: Do punojmë me Ukrainën dhe Rusinë për të arritur paqen

By: Re Nato
18 August 2025 at 19:25

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se ndalimi i luftës në Ukrainë, do të ndodhë vetëm në rrugë diplomatike.

Para gazetarëve, në Zyrën Ovale me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Trump u shpreh se SHBA do punojë me Ukrainën dhe Rusinë për të arritur paqen.

“Ata janë fronti i parë i mbrojtjes dhe do t’i ndihmojmë, do të përfshihemi. Lufta do të përfundojë. Nuk e di se kur, por lufta do të përfundojë. Vladimir Putin do që të mbarojë lufta. Mendova se do ishte e thjeshtë, por është e vështirë për mua që ta ndal këtë luftë”, theksoi ai./abcnews.al

Donald Trump pret Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë

By: Re Nato
18 August 2025 at 19:15

Donald Trump e ka pritur Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë.

Mbërritja e presidentit ukrainas vjen pas asaj të udhëheqësve evropianë dhe të NATO-s, shkruan Sky News.

Ai do të ulet me Donald Trump dhe JD Vance në Zyrën Ovale – duke shpresuar të shmangë një përsëritje të pasojave tronditëse të shkurtit.

Në përditësim…

Zelensky me udhëheqësit evropianë, para takimit me Trump: Qëllimi kryesor, paqe e qëndrueshme për Ukrainën dhe Evropën

By: Re Nato
18 August 2025 at 19:01

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i takoi liderët kryesorë evropianë, për t’i bashkërenduar qëndrimet para takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington.

Në një postim në llogarinë e vet në X, Zelensky tha se “qëllimi ynë kryesor” është paqja e besueshme dhe e qëndrueshme për Ukrainën dhe për mbarë Evropën.

“Dhe është e rëndësishme që dinamika e të gjitha takimeve tona të çojë pikërisht në këtë rezultat. Ne e kuptojmë se nuk duhet të presim që Putini të heqë dorë me dëshirë nga agresioni dhe përpjekjet e reja për pushtim. Prandaj, presioni duhet të funksionojë, dhe ai duhet të jetë presion i përbashkët – nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, dhe nga të gjithë në botë që respektojnë të drejtën për jetën dhe rendin ndërkombëtar”, shkroi ai.

Ai i falënderoi partnerët e Kievin që po punojnë për t’i dhënë fund vrasjeve dhe luftës së Rusisë në Ukrainë./abcnews.al

Hamasi dakordësohet për armëpushim me Izraelin

By: Re Nato
18 August 2025 at 18:54

Hamasi ka rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, sipas një zyrtari të lartë.

Ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari kanë zhvilluar bisedime me Hamasin në përpjekjen e tyre të fundit për të ndërmjetësuar një armëpushim me Izraelin në Gaza, shkruan Sky News.

Zyrtari i Hamasit nuk dha detaje të mëtejshme mbi marrëveshjen apo atë që ishte pranuar.

Hamasi është përgjigjur pozitivisht ndaj marrëveshjeve të tilla në të kaluarën, ndërsa ka propozuar ndryshime që kanë rezultuar të papranueshme për Izraelin.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme./abcnews.al

❌
❌