Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 June 2026Reporter

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

By: BIRN
3 June 2026 at 13:32
protesta 1
Nga dita e 3 e protestës kundër projektit për ndërtime masive në zonën e mbrojtur Pishë Poro -Nartë. Foto: LSA.
Organizatat në mbrojtje të mjedisit, arkitektë dhe qytetarë të angazhuar në protestat kundër projektit të turizmit masiv në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë u bënë thirrje aktitektëve të huaj që mblidhen sot në Tiranë për edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, “Bread&Heart”, që të mos bëhen bashkëfajtorë në atë që ata […]The post Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë! appeared first on Reporter.al.
Before yesterdayReporter

Reagim për shkrimin: Zgjedhja pa garë e Berishës në PD ngre shqetësime për të ardhmen e opozitës

By: BIRN
8 May 2026 at 12:34
Në editorialin tuaj politik, të paraqitur gabimisht ose taktikisht si lajm, merrni përsipër të parashikoni të ardhmen e opozitës, në kundërshtim me standardet bazë të gazetarisë profesionale, të cilat kërkojnë ndarjen e qartë mes opinionit dhe lajmit, ose së paku identifikimin korrekt të zhanrit. Për dijeninë tuaj, Kryetari i Partisë Demokratike zgjidhet sipas parimit “1 […]The post Reagim për shkrimin: Zgjedhja pa garë e Berishës në PD ngre shqetësime për të ardhmen e opozitës appeared first on Reporter.al.

Strasburgu gjen shkelje të konventës në vetingun e gjyqtarit Ervin Metalla

By: BIRN
5 May 2026 at 14:45
gjykata
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi të martën se shkarkimi i gjyqtarit Ervin Metalla gjatë procesit të vetingut ishte joporpocional dhe në shkelje të artikullit 8 të Konventës që sanksionon të drejtën për jetë private dhe familjare. Në vendimin e publikuar më 5 maj, Gjykata e Strasburgut sugjeron rihapjen e procesit për Metallën […]The post Strasburgu gjen shkelje të konventës në vetingun e gjyqtarit Ervin Metalla appeared first on Reporter.al.

Konusmatorët pesimistë për ekonominë shqiptare

By: BIRN
4 May 2026 at 17:01
Qytetare duke blere fruta dhe perime. Foto: LSA
Sipas vrojtimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u ul me 1.5 pikë gjatë prillit, megjithëse vijon të qëndrojë mbi mesataren historike me rreth 6.4 pikë . Rënia e treguesit u ndikua kryesisht nga përkeqësimi i besimit në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë, si dhe nga një tkurrje e ndjeshme […]The post Konusmatorët pesimistë për ekonominë shqiptare appeared first on Reporter.al.

Gjykata e Lartë ndryshon standardet për “arrestin në burg”

By: BIRN
4 May 2026 at 15:03
Kolegjet e Bashkuara thirren për të riparë praktikën e "arrestit me burg"
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Foto: LSA.
Vendimi u mor pas një nisme të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i cili kërkoi ndërhyrjen e Kolegjeve për të adresuar praktika të ndryshme dhe shpesh të paqarta në arsyetimin dhe zbatimin e kësaj mase, që konsiderohet më e rënda ndaj të dyshuarve. Në arsyetimin e tyre, Kolegjet vlerësojnë se deri më tani gjykatat nuk […]The post Gjykata e Lartë ndryshon standardet për “arrestin në burg” appeared first on Reporter.al.

Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq katër persona për pastrim parash prej 500 mijë eurosh

By: BIRN
4 May 2026 at 12:19
Foto ilustruese.
Sipas organit të akuzës, të pandehurit me inicialet A.C., A.G., G.G. dhe V.J. dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim për të kryer një sërë transaksionesh dhe veprimesh bankare fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të parave. Hetimet, të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 1280 të vitit 2021, kanë dokumentuar kryerjen e […]The post Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq katër persona për pastrim parash prej 500 mijë eurosh appeared first on Reporter.al.

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë

By: BIRN
4 May 2026 at 12:09
ilir meta ne gjkko
Ish-presidenti Ilir Meta paraqitet për herë të parë pas arrestimit në sallën e gjyqit. Foto: LSA.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi të hënën kërkesën e Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë. Sipas një njoftimi zyrtar, gjyqtarja Saida Dollani vendosi mospranimin e ankimit të paraqitur nga Meta, i cili përmes avokatit të tij kishte kërkuar […]The post Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë appeared first on Reporter.al.

Ndalohet në Rinas një shtetas turk i shpallur në kërkim për terrorizëm

By: BIRN
4 May 2026 at 11:55
Aeroporti i Rinasit, Foto LSA
Një shtetas turk, i kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të lidhura me terrorizmin, është ndaluar në aeroportin e Rinasit teksa tentonte të hynte në Shqipëri, njoftoi policia. Sipas autoriteteve, 67-vjeçari me inicialet I.K. u ndalua nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm në Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe partnerët turq, pas verifikimeve në hyrje të territorit shqiptar. […]The post Ndalohet në Rinas një shtetas turk i shpallur në kërkim për terrorizëm appeared first on Reporter.al.

Ratko Mlladiç, “afër fundit të jetës”, kërkon lirim nga burgu

By: BIRN
1 May 2026 at 13:49
Një mural që lavdëron Ratko Mlladiçin si “hero” në Kalinovik. Foto: BIRN.
Avokatët mbrojtës të ish-komandantit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, po kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm për arsye humanitare pas një incidenti të rëndë shëndetësor që e ka afruar me vdekjen, sipas kërkesës së bërë publike të premten nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë. Kërkesa thotë se Mlladiçi, […]The post Ratko Mlladiç, “afër fundit të jetës”, kërkon lirim nga burgu appeared first on Reporter.al.

Vakancat: Sadushi kritik për KLGJ-në dhe KLP-në

By: BIRN
28 April 2026 at 14:49
photo 2026 04 28 12 32 56
Sokol Sadushi
Vonesat në vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve po pengojnë funksionimin normal të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ndikuar drejtpërdrejt në promovimet, plotësimin e vakancave dhe uljen e stokut të çështjeve të prapambetura. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tha gjatë një takimi të përbashkët të institucioneve të drejtësisë se procesi […]The post Vakancat: Sadushi kritik për KLGJ-në dhe KLP-në appeared first on Reporter.al.

Vendet e Ballkanit ndërmarrin masa për të zbutur rritjen e çmimeve të naftës

By: BIRN
24 March 2026 at 10:04

Qeveritë e Ballkanit kanë filluar të ndërmarrin masa për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës, gjë e cila është përshkallëzuar pasi Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli, duke kërcënuar ekonomitë në mbarë botën. Kjo rrugë ujore midis Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit është thelbësore për tregtinë […]

The post Vendet e Ballkanit ndërmarrin masa për të zbutur rritjen e çmimeve të naftës appeared first on Reporter.al.

Misteri i “armës zanore” mbetet ende i pazgjidhur një vit pas panikut në protestën në Serbi

By: BIRN
13 March 2026 at 13:55

Nga Katarina Baletic, Milica Stojanovic dhe Jack Sapoch Ndoshta ishte protesta më e madhe e mbajtur ndonjëherë në kryeqytetin serb dhe, për disa minuta, ajo heshti plotësisht. Rreth 300,000 njerëz morën pjesë në demonstratën në Beograd më 15 mars 2025, një nga një seri protestash kundër qeverisë të nxitura nga katastrofa e stacionit hekurudhor në Novi […]

The post Misteri i “armës zanore” mbetet ende i pazgjidhur një vit pas panikut në protestën në Serbi appeared first on Reporter.al.

Udhëheqësit e Ballkanit thurin lavde për Bordin e Paqes të Trump

By: BIRN
20 February 2026 at 23:01

Udhëheqës të Ballkanit dhe Turqisë lavdëruan Bordin e Paqes në ceremoninë e inaugurimit në Uashington të enjten – ndërsa pjesëmarrja e një Komisionereje të BE-së nga Kroacia tërhoqi kritika nga disa shtete anëtare të BE-së për praninë e saj. Teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbikëqyrte inaugurimin e Bordit të tij të Paqes të enjten […]

The post Udhëheqësit e Ballkanit thurin lavde për Bordin e Paqes të Trump appeared first on Reporter.al.

Pa shenja paqeje në horizont, refugjatët ukrainas në Evropë dëshirojnë të kthehen në shtëpi

By: BIRN
16 February 2026 at 11:25

Shkruar nga: Xhorxhina Bami, Milica Stojanovic, Ada Petriczko, Andrea Braschayko dhe Gian Marco Moisé. Më shumë se tre vjet pasi iu largua luftës në Ukrainë, gazetarja Daria Meshcheriakova vendosi vitin e kaluar të kthehej në atdhe nga Holanda. “E di që tingëllon pak absurde. Nuk ka kuptim”, tha Meshcheriakova për BIRN, duke shpjeguar se që nga kthimi […]

The post Pa shenja paqeje në horizont, refugjatët ukrainas në Evropë dëshirojnë të kthehen në shtëpi appeared first on Reporter.al.

Në radhë për bonusin e Vitit të Ri

By: BIRN
18 December 2025 at 12:21

Hapësira e ngushtë brenda një zyre postare në Tiranë, është mbushur me pensionistë që presin në radhë për të tërhequr bonusin e Vitit të Ri. Karriget janë zënë, ndërsa shumë syresh qëndrojnë në këmbë, të rreshtuar ngushtë nga sportelet deri te dera hyrëse. Hapësira e ngushtë brenda një zyre postare në Tiranë, është mbushur me […]

The post Në radhë për bonusin e Vitit të Ri appeared first on Reporter.al.

Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK

By: BIRN
11 December 2025 at 15:59

Prokurori Klodian Braho u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme të enjten, pas një séance maratonë dëgjesash në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e cila u monitorua gjerësisht nga diplomatët e huaj dhe media. Braho mori votat e shtatë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kundrejt tre votave që shkuan në favor të […]

The post Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK appeared first on Reporter.al.

Reagim për shkrimin: Korrupsioni në universitete: Studentët paguajnë për nota dhe përballen me materiale plagjiaturë

By: BIRN
19 November 2025 at 12:40

I Nderuar Botues, U njoha me ‘studimin’ nga Qëndresa Qytetare, plot bujë edhe në median pamore dhe të shkruar. Nuk mund të kundërshtoj se shqetësimet e ngritura janë pa vend. Përkundrazi, në një vend ku gëlon korrupsioni në gjithë ngjyrat e tij, nuk mund të mbeten jashtë edhe universitetet. Por kjo është për të gjitha […]

The post Reagim për shkrimin: Korrupsioni në universitete: Studentët paguajnë për nota dhe përballen me materiale plagjiaturë appeared first on Reporter.al.

Live Blog: Zgjedhjet e pjesshme vendore 2025

By: BIRN
9 November 2025 at 07:45

Zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki: Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. Në total rreth 334.539 qytetarë kanë të drejtë vote në këto 5 bashki. Fushata zyrtare për këto zgjedhje u mbaj nga 1 deri në 7 nëntor.   Zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki: Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. Në total […]

The post Live Blog: Zgjedhjet e pjesshme vendore 2025 appeared first on Reporter.al.

Arsimi në fshat: Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit

By: BIRN
4 October 2025 at 08:28

Fredi Sulejmani drejton prej 13 vitesh shkollën 9-vjeçare “Halit Gremi” në Mbrostar të Fierit dhe po kaq vite përballet me probleme që nuk gjejnë zgjidhje. Godina e shkollës është e rrethuar nga ujërat e zeza, të cilat kutërbojnë erë dhe shkaktojnë lagështirë në klasa dhe palestër, duke rrezikuar shëndetin e nxënësve. Oborri i shkollës mbushet […]

The post Arsimi në fshat: Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit appeared first on Reporter.al.

Reagim ndaj shkrimit: Omeri i Ri dhe heteroseksualiteti tradicional

By: BIRN
2 October 2025 at 11:12

Debati i hapur së fundmi nga projektligji i barazisë gjinore i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë i mbështetur politikisht nga justifikimi, që na kërkohet nga Bashkimi Evropian – po mbrohet nga një grup i ngushtë aktivistësh socialë tashmë të njohur për të gjithë publikun. Teza e parë që u hodh prej tyre ka bazë edhe […]

The post Reagim ndaj shkrimit: Omeri i Ri dhe heteroseksualiteti tradicional appeared first on Reporter.al.

❌
❌