Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 August 2025Albeu

Eva Murati shkëlqen në bregdet me një paraqitje plot elegancë

By: D Marku
10 August 2025 at 10:51

Moderatorja e njohur, Eva Murati, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një set fotografish të reja që frymojnë verë, dritë dhe pozitivitet.

E veshur me një rrobabanje me motive delikate blu dhe të bardha, Murati shfaqet duke pozuar pranë ujit të kthjellët, ndërsa rrezet e diellit theksojnë linjat dhe bukurinë e saj natyrale.

Në imazhe, ajo alternon mes pozave lozonjare dhe atyre më serioze, duke treguar një harmoni të përsosur mes thjeshtësisë dhe finesës.

Kombinimi i dizajnit elegant i bikini, me sfondin natyror, krijon një estetikë të kuruar që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe medieve rozë.

Postimi i saj ka marrë qindra komente dhe mijëra pëlqime brenda pak orësh, me ndjekësit që e komplimentojnë për stilin, energjinë dhe natyralitetin që përcjell.

The post Eva Murati shkëlqen në bregdet me një paraqitje plot elegancë appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Autor i disa vjedhjeve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë

By: D Marku
10 August 2025 at 10:31

Një 25-vjeçar autor i disa vjedhjve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.

Gjatë kontrollit fizik blutë i gjetën Françesko Doçit edhe një sasi lënde kokainë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë-Kurbin/ Zbardhen dhe dokumentohen një sërë vjedhjesh dhe tentativa vjedhjesh në zonën e Lezhës dhe Laçit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Door”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua shtetasi në kërkim:

F. D., 25 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Ky shtetas dyshohet për një sërë vjedhjesh në lokale, restorante, agjenci udhëtimi e marketingu.

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

The post EMRI/ Autor i disa vjedhjeve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Rama: Lirimi i hapësirave dhe prishja e ndërtimeve pa leje nuk është sulm ndaj sipërmarrësve

By: D Marku
10 August 2025 at 10:03

Kryeministri, Edi Rama në një dalje live në rrjetet sociale foli për aksionin e lirimit të hapësirave publike.

Shefi i Qeverisë u shpreh se lirimi i hapësirave publike dhe prishja e ndërtimeve pa leje nuk është sulm ndaj sipërmarrësve.

Rama: Për arsye se isha në listën e Tiranës, kam bërë një fushatë me shumë ndalesa në Tiranë.

Dhe kam parë e konstatuar shumë gjëra.

Kam parë dhe ngulfatjen e hapësirës së përbashkët.

Për këtë aryse kam angazhuar deputetët për tu rikhtyer të njerëzit.

Dhe janë konstatuar 1000 e kusur pika që duhen çliruar.

Nuk jemi në kushtet si më përpara.

Nuk bëhet fjalë për ndërtime pa leje, mur llac e tulla, por bëhet fjalë për ndërtime të çmontueshme.

Në tërësi kemi pasur mirëkuptim.

Nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës.

 

The post Rama: Lirimi i hapësirave dhe prishja e ndërtimeve pa leje nuk është sulm ndaj sipërmarrësve appeared first on Albeu.com.

Tërmet i fuqishëm në Guatemala, ja sa ishte magnituda

By: D Marku
10 August 2025 at 09:16

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë goditi rajonin bregdetar jugperëndimor të Guatemalës në orët e para të mëngjesit të dielën.

Ngjarja sizmike, e regjisttrua nga Instituti Gjeofizik i Shteteve të Bashkuara, afërsisht 101 kilometra në jug-jugperëndim të qytetit të Champerico, me një hipoqendër në një thellësi prej 9 kilometrash.

Sipas mediave lokale, aktualisht nuk ka raportime për dëme ose të lënduar.

Autoritetet po monitorojnë zonën për të vlerësuar çdo pasojë të mundshme dhe për të dhënë përditësime zyrtare.

The post Tërmet i fuqishëm në Guatemala, ja sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

Gjesti ndez thashethemet për një romancë të re pas një postimi enigmatik në rrjete sociale

By: D Marku
10 August 2025 at 08:59

Ish-fituesi i Big Brother VIP Albania, Gjesti, po vazhdon të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale, duke ngjallur kureshtje dhe debat me përmbajtjen që ndan.

Postimi i tij i fundit ka hapur diskutime të reja, pasi shumë prej komentuesve e shohin si një sinjal të mundshëm për një lidhje të re dashurie.
Në videon e publikuar në Instagram, në sfond dëgjohet muzikë turke me tone romantike, ndërsa në ekranin e telefonit shfaqet një fotografi që duket se nuk është zgjedhur rastësisht.

Imazhi tregon këmbët e një vajze, të kapura gjatë një momenti pushimi, ndoshta në një destinacion bregdetar ose turistik.

Detaji i përzgjedhjes së muzikës dhe imazhit ka bërë që ndjekësit të aludojnë se Gjesti mund të jetë duke sinjalizuar diçka për jetën e tij private.

Ky nuk është hera e parë që ish-banori i BBVIP nxit reagime me postimet e tij enigmatike.

Prej përfundimit të spektaklit, ai ka ndarë me publikun momente nga jeta e tij, por shpesh me elemente që lënë hapësirë për interpretime.

Ndjekësit e tij në komente kanë nisur të hedhin teori, duke u ndarë mes atyre që mendojnë se bëhet fjalë për një romancë të sapolindur dhe atyre që e shohin si një provokim të qëllimshëm për të mbajtur vëmendjen e publikut.

Deri tani, Gjesti nuk ka bërë asnjë deklaratë për të konfirmuar apo mohuar këto zëra

 

The post Gjesti ndez thashethemet për një romancë të re pas një postimi enigmatik në rrjete sociale appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 42°C

By: D Marku
10 August 2025 at 08:35

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit hera-herës do të arrijë 8-14 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat pritet të regjistrojnë vlera të larta, duke arritur deri në 42°C në disa zona të vendit.

Temperaturat parashikohen si më poshtë:

Qyteti Min (°C) Max (°C) Kushtet atmosferike

Shkodër 23 42 Diell

Kukës 18 37 Diell

Lezhë 23 41 Diell

Dibër 18 37 Diell

Durrës 22 38 Diell

Tiranë 25 40 Diell

Elbasan 25 41 Diell

Berat 20 41 Diell

Vlorë 23 36 Diell

Korçë 18 32 Diell

Gjirokastër 18 42 Diell

Sarandë 22 35 Diell

The post Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 42°C appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Natë sfiduese në Finiq, zjarrfikësit dhe ushtria përballen me flakët, evakuohen banorët e disa fshatrave

By: D Marku
10 August 2025 at 08:14

Një natë e gjatë dhe sfiduese është regjistruar në zonën e Finiqit, ku ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetura nga 5 mjete zjarrfikëse dhe 70 efektivë të Forcave të Armatosura, kanë luftuar pa ndërprerje me disa vatra zjarri të favorizuara nga era e fortë.

Flakët janë përhapur në fshatrat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj.

Për shkak të rrezikut, është kryer evakuimi i përkohshëm i banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, ndërsa janë marrë masa për të ofruar asistencë mjekësore për personat e moshuar.

Në zonë pritet të ndërhyhet edhe nga ajri për të garantuar shuarjen e plotë të zjarrit.

Autoritetet kanë njoftuar se, për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë–Bistricë do të mbetet i kufizuar deri në përfundim të operacioneve.

Forcat në terren vijojnë kontrollin e çdo hapësire që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë gjatë ditës së sotme.

 

The post VIDEO/ Natë sfiduese në Finiq, zjarrfikësit dhe ushtria përballen me flakët, evakuohen banorët e disa fshatrave appeared first on Albeu.com.

Gonxhja: 19% e nxënësve të regjistruar në arsimin profesional, niveli më i lartë në 25 vitet e fundit

By: D Marku
9 August 2025 at 23:54

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije sot, se niveli i regjistrimeve në arsimin profesional, është më i larti në 25 vitet e fundit duke e konsideruar këtë një arritje historike.

Sipas Gonxhes, “19% e nxënësve të arsimit të mesëm janë të regjistruar në Arsimin Profesional, niveli më i lartë në 25 vitet e fundit”.

“Falë reformave të Qeverisë: investime moderne, laboratorë të pajisur, staf mësimdhënës të kualifikuar profile të reja dhe arsimin dual, rezultatet janë të prekshme, në rrugën drejt objektivit 1 në 3 nxënës në 2030”, tha Gonxhja në postimin në rrjetet sociale.

Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy, tre dhe katërvjeçare, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme.

Sistemi publik i arsimit dhe formimit profesional përfshin 41 institucione, nga të cilat 31 janë shkolla profesionale dhe 10 janë qendra formimi. Këto institucione ofrojnë kualifikime profesionale të nivelit të mesëm, përfshirë edhe programe të arsimit profesional në formën e dyfishtë, kualifikime pas të mesme dhe programe formimi afatshkurtra, të përshtatura për të gjitha grupmoshat.

The post Gonxhja: 19% e nxënësve të regjistruar në arsimin profesional, niveli më i lartë në 25 vitet e fundit appeared first on Albeu.com.

U bllokuan në një zonë të thepisur shkëmbore, shpëtohen 3 turistët e huaj në Himarë

By: D Marku
9 August 2025 at 23:13

Tre turistë të huaj janë shpëtuar në zonën e plazhit të Akuariumit pasi kishin mbetur të bllokuara.

Patrulla e policisë në zonën e Jalës ka ndërhyrë menjëherë pas thirrjes për ndihmë.

Turistët ishin bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes të tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

The post U bllokuan në një zonë të thepisur shkëmbore, shpëtohen 3 turistët e huaj në Himarë appeared first on Albeu.com.

Izraeli nuk ndal sulmet! Të paktën 34 të vrarë në Gaza, mes tyre edhe palestinezët që prisnin ndihma ushqimore

By: D Marku
9 August 2025 at 22:42

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që prisnin të merrnin ndihma.

Mijëra palestinezë mblidhen çdo ditë pranë pikave të shpërndarjes së ushqimit në Gaza, përfshirë katër të menaxhuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli. Që nga nisja në fund të majit, operacionet e saj janë shoqëruar me raportime pothuajse të përditshme se forcat izraelite qëllojnë mbi ata që presin të marrin ndihma.

Kufizimet izraelite për hyrjen e furnizimeve në Gaza që nga fillimi i luftës gati dy vjet më parë kanë çuar në mungesë të ushqimit dhe produkteve thelbësore, duke përfshirë ilaçet dhe karburantin, të cilat spitalet i kërkojnë për të furnizuar me energji gjeneratorët e tyre.

Kryeministri Benjamin Netanyahu përballet me presion në rritje për të rënë dakord për një armëpushim për të shmangur një katastrofë humanitare për mbi dy milionë banorë të territorit.

Të premten në mëngjes, kabineti izraelit i sigurisë miratoi planet për një operacion të madh për të ndërhyrë në Gaza, duke shkaktuar një valë zemërimi në të gjithë globin. Në një postim në mediat sociale të premten vonë, Netanjahu tha se “nuk do të pushtojë Gazën – por do ta çlirojë nga Hamasi

The post Izraeli nuk ndal sulmet! Të paktën 34 të vrarë në Gaza, mes tyre edhe palestinezët që prisnin ndihma ushqimore appeared first on Albeu.com.

Po shkonte të merrte shërbimin e punës, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

By: D Marku
9 August 2025 at 22:16

Një polic është përplasur në Shkodër teksa kalonte vijat e bardha.

60-vjeçari ishte rrugës për në punë, teksa u përplas nga një mjet që humbi kontrollin.

”Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin”, njofton policia.

Punonjësi i Policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Po shkonte të merrte shërbimin e punës, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 9 August 2025Albeu

Turistët në Evropë do të ”mbyten” me gjoba: Nëse doni të qëndoni, silluni mirë! Çfarë nuk do të tolerohet më

By: D Marku
9 August 2025 at 21:56

Evropa po zbaton masa të reja ndëshkuese ndaj turistëve të padisiplinuar këtë verë, me gjoba që shkojnë deri në mijëra euro për sjellje që dikur toleroheshin, nga ecja me rroba banje jashtë plazhit deri te drejtimi i makinës me shapka.

Në Turqi, një pasagjer që zgjidh rripin e sigurimit para ndalimit të plotë të avionit mund të gjobitet me 62 euro. Në Albufeira të Portugalisë, veshja me bikini në rrugë mund të kushtojë deri në 1,500 euro, ndërsa në Ishujt Balearik të Spanjës, pirja e alkoolit në publik mund të sjellë një gjobë deri në 3,000 euro.

Autoritetet lokale thonë se masat nuk kanë për qëllim të trembin turistët, por të ruajnë mirëqenien e banorëve dhe të promovojnë turizmin e përgjegjshëm.

“Rregullat janë për të mbrojtur përvojën e shumicës së vizitorëve që sillen mirë,” tha Jessica Harvey Taylor nga Zyra Spanjolle e Turizmit në Londër.

Në Malaga, një fushatë sensibilizuese me 10 pika u lançua për të edukuar pushuesit mbi sjelljen e duhur, përfshirë shmangien e mbeturinave, zhurmës dhe përdorimit të pakujdesshëm të skuterëve elektrikë.

Gjobat janë konkrete dhe policia po monitoron nga afër zonat turistike, veçanërisht ato me jetë të gjallë nate.

Në Greqi, marrja e një guaske nga plazhi mund të kushtojë deri në 1,000 euro. Në Itali, ecja në shtigjet e Cinque Terre me këpucë të papërshtatshme mund të sjellë një gjobë prej 2,500 eurosh. Madje edhe duhanpirja në plazhet publike në Francë tani ndalohet dhe ndëshkohet me 90 euro.

Ekspertët thonë se kjo është përgjigje ndaj viteve të pakënaqësisë lokale ndaj mbiturizmit dhe mungesës së respektit ndaj komuniteteve pritëse.

Megjithatë, ka shqetësime për efektivitetin afatgjatë të këtyre masave. Për momentin, prania e policisë është rritur dhe turistët janë të këshilluar të njihen me rregullat përpara udhëtimit.

Në Albufeira, posterat dhe fletëpalosjet informuese janë vendosur në hotele, por shumë vizitorë ende nuk janë të vetëdijshëm për rregullat e reja.

Si të mos gjobiteni në Evropë këtë verë:

Gjoba: Deri në 300 euro (261 paund) për drejtim mjeti me shapka, këmbë zbathur ose sandale.

Ku? Spanjë, Greqi, Itali, Francë, Portugali

Si ta shmangni: Vishni këpucë të përshtatshme për të drejtuar makinën.

Gjoba: Deri në 1,500 euro (1,307 paund) për veshjen e rrobave të banjës larg plazhit.

Ku? Barcelona, Albufeira, Split, Sorrento, Kanë, Venecia

Si ta shmangni: Mbulohuni kur të largoheni nga plazhi.

Gjoba: Deri në 3,000 euro (2,615 paund) për pirjen e alkoolit në publik

Ku? Majorka, Ibiza, Magaluf, Ishujt Kanarie

Si ta shmangni: Pijeni me masë në një bar, restorant ose në vilën apo apartamentin tuaj.

Gjoba: Deri në 1,000 euro (871 paund) për marrjen e një guaske ose guraleci nga plazhi

Ku? Greqi

Si ta shmangni: Bëni një foto në vend të kësaj.

Gjoba: 350 euro (305 paund) për not në një kanal

Ku ? Venecia

Si ta shmangni: Mos harroni se ujërat e zeza derdhen në kanal; në vend të kësaj bëni një udhëtim me gondolë.

The post Turistët në Evropë do të ”mbyten” me gjoba: Nëse doni të qëndoni, silluni mirë! Çfarë nuk do të tolerohet më appeared first on Albeu.com.

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

By: D Marku
9 August 2025 at 21:29

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente jordaneze, kanë kryer sot hedhjen në zona të veçanta të ndihmës humanitare prej 8.5 ton ushqimesh, në Rripin e Gazës, një zonë e shkatërruar dhe në prag të urisë.

Operacioni u përfundua me pjesëmarrjen e dy avionëve transportues (C-130H dhe C-27J) të Forcave Ajrore Helene (HAF) me personelin e tyre përkatës, si dhe personelin nga Komanda e Luftës Speciale (SWCC).

Greqia do të vazhdojë të ndërmarrë iniciativa për ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur, lirimin e pengjeve dhe rrjedhën e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza. Është detyrë e të gjithëve ne të ndalojmë menjëherë vuajtjet njerëzore”, ka deklaruar me një postim në rrjetin Facebook kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis .

Sipas tij, operacioni në fjalë u organizua në bashkëpunim me vendet e Bashkimit Evropian dhe Lindjes së Mesme dhe synonte të mbështeste nevojat themelore të njerëzve në  një rajon, banorët e të cilit vuajnë tejmase.

The post Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët appeared first on Albeu.com.

Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici hero: Veprova instiktivisht, askush tjetër nuk ndërhyri

By: D Marku
9 August 2025 at 20:38

Klaidi Mustaj, 26 vjeç, efektiv policie nga Fier, është kthyer në “heroin e ditës” pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar katër persona që udhëtonin me një automjet tip “Benz”, i cili u përmbys mbrëmjen e kaluar në Qafën e Koshovicës.

Ngjarja ndodhi kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke përfunduar e përmbysur.

Mustaj, ish-jurist i Bashkisë Mallakastër, i cili la profesionin për t’u bërë polic, u hodh menjëherë në ndihmë.

Ai rrëfen se ka vepruar instinktivisht për të nxjerrë trupat nga makina, e cila mori flakë pak çaste më vonë.

Sipas tij, pavarësisht se aty ndodheshin rreth 30 persona, askush tjetër nuk ndërhyri për të ndihmuar.
Pas ngjarjes, polici hero ka marrë shumë falënderime nga qytetarë të thjeshtë dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

Mustaj thotë se nëse do të përballej sërish me një situatë të ngjashme, nuk do të hezitonte të vepronte njësoj.

Në fund, ai u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur tragjeditë.

The post Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici hero: Veprova instiktivisht, askush tjetër nuk ndërhyri appeared first on Albeu.com.

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

By: D Marku
9 August 2025 at 20:16

Në Portin e Durrësit ka mbërritur sot superjahti “Dragonfly”, me  gjatësi 142 metra, i ndërtuar nga kantieri gjerman Lürssen dhe i pajisur me teknologji të avancuar e dizajn luksoz.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur për ATSH-në se ky jaht u nis nga porti i Palermos dhe mbërriti paraditen e sotme në Portin e Durrësit.

Fillimisht i pagëzuar me emrin “Alibaba”, ky jaht u porosit nga bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin. Vetëm dy ditë më parë në Portin e Durrësit u ankoruan tre jahte turistike, të cilat morën shërbime turistike të ndryshme.

Jahtet ishin në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, njëherazi edhe pronar i klubit të njohur të futbollit Manchester City.

Në Portin e Durrësit edhe këtë sezon turistik vijon ankorimi i jahteve turistike. Edhe këtë vit numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në këtë port është rritur ndjeshëm ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre.

Durrësi dhe bregdeti i Shqipërisë prej vitesh tashmë janë kthyer në mikpritës të jahteve luksozë nga e gjithë bota.

The post Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit appeared first on Albeu.com.

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

By: D Marku
9 August 2025 at 19:46

Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij janë dhunuar brutalisht para dhjetëra të ftuarve.

Sipas dëshmive, incidenti shpërtheu pasi Kasapi, i ftuar për të kënduar në dasmë, mbërriti me vonesë. Raportohet se ai ka qenë edhe në gjendje të dehur, çka ka shkaktuar pakënaqësi te dhëndri dhe disa nga të ftuarit. Ajo që nisi si një debat verbal u kthye shpejt në një përleshje fizike.

Kasapi dhe vëllai i tij dyshohet se janë sulmuar nga disa persona, mes tyre edhe vetë dhëndri i dasmës. Sulmuesit kanë goditur këngëtarin me grushte e shkelma, duke i shkaktuar lëndime, ndërsa skena e dhunës është zhvilluar para syve të dasmorëve.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen. Njëri prej tyre është dërguar në paraburgim, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, teksa hetimet për rastin vijojnë.

The post Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët appeared first on Albeu.com.

Mbetën të bllokuar me velierën e tyre, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

By: D Marku
9 August 2025 at 19:39

Dy turistë gjermanë u shpëtuan nga policia kufitare e Vlorës, pasi mbetën të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman.

Salla Operative e DVKM Vlorë mori njoftim se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy shtetas, kishte mbetur e bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman dhe kërkohej ndihmë.

Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë.

Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme.

The post Mbetën të bllokuar me velierën e tyre, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Shkoi si pushues në Zvicër, 23-vjeçari shqiptari kapet duke shitur kokainë

By: D Marku
9 August 2025 at 19:25

Një 23-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë në Zvicër si turist, është arrestuar nga autoritetet zvicerane nën akuzën e trafikut të kokainës. Sipas Policisë dhe Zyrës së Prokurorit Publik, i riu dyshohet se ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish droge në qytetin e Bellinzonës.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën ku ai qëndronte, janë sekuestruar dhjetëra doza kokaine të gatshme për shitje, si dhe rreth 1 mijë franga zvicerane dhe qindra euro në para cash, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informacioneve operative, ndërsa arrestimi është kryer të hënën. I riu akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe për shkelje të ligjit federal për të huajt.

Arrestimi i tij është konfirmuar tashmë nga gjyqtari përgjegjës për masat shtrënguese, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit vijojnë.

The post Shkoi si pushues në Zvicër, 23-vjeçari shqiptari kapet duke shitur kokainë appeared first on Albeu.com.

Rama shpërndan videon: Shembjet vijojnë, ndëshkohen edhe “shkelësit e mëdhenj”

By: D Marku
9 August 2025 at 18:53

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të shembjes së një ndërtese në Vlorë, duke dhënë mesazhin se ndërhyrjet ndaj ndërtimeve të paligjshme nuk do të ndalen.

Ai thekson se ndëshkimi prek edhe ata që mendohet se nuk preken, “shkelësit e mëdhenj”.

 “Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj.” -shkruan Rama.

Ai thekson se godina e shembur nuk është rast i izoluar, por pjesë e një procesi më të gjerë.

Kjo ngrehinë këtu nuk është as e para e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri.“-vijon Rama.

Në vijim të qëndrimit të tij, Rama paralajmëron edhe miratimin e një pakete të re masash që synon jo vetëm ndëshkimin e shkelësve, por edhe të atyre që lejojnë këto paligjshmëri të ndodhin.

Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët, po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve.” -shkruan ai.

 

The post Rama shpërndan videon: Shembjet vijojnë, ndëshkohen edhe “shkelësit e mëdhenj” appeared first on Albeu.com.

Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë

By: D Marku
9 August 2025 at 18:47

Media italiane ka publikuar një lajm duke u referuar nga The Guardian, se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë blerë ishullin e Sazanit në Shqipëri për mbi një miliard dollarë. Ky ishull i njohur për bukuritë e tij natyrore dhe historinë ushtarake, ka tërhequr vëmendjen e çiftit, i cili ka planifikuar ta shndërrojë atë në një resort luksoz.

Ishulli i Sazanit, një ish-bazë ushtarake, është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan dhe që nga viti 2015 është hapur për vizitorët, ndërkohë që një pjesë e tij vazhdon të ruhet si zonë ushtarake. Gjatë regjimit komunist, ishulli ishte përdorur për stërvitje dhe operacione ushtarake, dhe mbetet ende i mbushur me mbetje bunkerësh dhe tunele.

Negociatat për blerjen e ishullit u zhvilluan pa dijeninë e banorëve dhe parlamentarëve shqiptarë, deri në momentin kur u arrit marrëveshja prej 1.4 miliardë eurosh, e cila u bë publike. Sipas raportimeve, sfida kryesore për projektin është pastrimi i tokës nga minat e pashpërthyera dhe mbetjet ushtarake që ndodhen në ishull.

Përveç Sazanit, Grupi Affinity, që ka menaxhuar negociatat, ka planifikuar gjithashtu një projekt tjetër në Serbi, ku ka shprehur interes për transformimin e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz.

Idetë për transformimin e ishullit në një vendpushim luksoz kanë shkaktuar shqetësime nga grupet mjedisore dhe shkencorë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë ky projekt në mjedisin natyror dhe kulturor të zonës. Madje, shqiptarët kanë filluar ta quajnë ishullin “Ishulli Trump”, një emër që tregon ndikimin e familjes Trump në zhvillimin e këtij projekti të madh.

Në një podcast, Presidenti Trump shprehu entuziazmin për këtë iniciativë, duke e cilësuar atë “të jashtëzakonshme”, por duke theksuar se sfida më e madhe mbetet pastrimi i zonës dhe sigurimi i sigurisë për vizitorët e ardhshëm.

The post Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë appeared first on Albeu.com.

❌
❌