Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Albeu

Peshëngritësja Enkileda Carja mori tre medalje evropiane dhe theu edhe 3 rekorde të tjera, Rama: Urime kampione!

By: D Marku
27 July 2025 at 21:37

Enkileda Carja nuk ndalet. Peshëngritësja e talentuar shqiptare ka arritur të tjera rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke u konfirmuar si një prej talenteve më të mëdha që ka nxjerrë ndonjëhere shtanga shqiptare.

Carja është shpallur kampione e trefishtë në Kampionatin Europian për moshat U-17, aktivitet që po zhvillohet në Madrid dhe këtë e ka bërë me një perfomancë të pabesueshme, duke thyer plot gjashtë rekorde europiane për këtë grupmoshë.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ceremonia e ndarjes së medaljeve në kampionat ku po luhej edhe himni shqiptar.

“Peshëngritësja e talentuar Enkileda Carja fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinj, që po zhvillohet në Madrid, duke thyer 3 rekorde europiane për të rinj, në peshën 63 kg”, – shkroi Rama në rrjetet sociale.

The post Peshëngritësja Enkileda Carja mori tre medalje evropiane dhe theu edhe 3 rekorde të tjera, Rama: Urime kampione! appeared first on Albeu.com.

Hyri me not në det rreth orës 18:00, një portugez 57-vjeçar nuk del më në breg. Policia në kërkim të turistit

By: D Marku
27 July 2025 at 21:20

Deti është një nga destinacionet më të frekuentura gjatë verës, sidomos në këto ditë të nxehta të korrikut. Dhe kjo si për vendasit, ashtu edhe për të huajt.

Një numër i madh nga këta të fundit zgjedhin Sarandën, por deti nganjëherë nuk është aq dashamirës. I tillë mund të jetë rasti edhe për një turist portugez, i cili është futur në ujë orë më parë, por nuk është dukur më në breg.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 27.07.2025, rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Hyri me not në det rreth orës 18:00, një portugez 57-vjeçar nuk del më në breg. Policia në kërkim të turistit appeared first on Albeu.com.

Trump arrin akordin me BE për tarifat prej 15%, Presidenti i SHBA-së: Marrëveshje mbresëlënëse!

By: D Marku
27 July 2025 at 20:55

Një marrëveshje është arritur midis SHBA-së dhe BE-së për tarifat. Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nënshkruan marrëveshjen për tarifën prej 15% gjatë një takimi  në Skoci.

Gjatë konferencës për shtyp para takimit dypalësh, të dy udhëheqësit folën për një shans të mirë për të arritur një marrëveshje, “nëse ka ndonjëherë një të tillë, do të jetë më e madhja ndonjëherë”, deklaruan ata.
Dhe tani marrëveshje është arritur. Në fakt, Trump e bëri të ditur se tarifat nuk do të uleshin poshtë 15% dhe kështu ndodhi. Kjo tarifë është e njëjtë me atë të Japonisë. Krahasuar me 30% që Trump vendosi më 9 korrik dhe kur afati i fundit ishte 1 gushti, duket një e marrëveshje e mirë edhe për BE-në.

The post Trump arrin akordin me BE për tarifat prej 15%, Presidenti i SHBA-së: Marrëveshje mbresëlënëse! appeared first on Albeu.com.

Pas aksionit të IKMT-së në Theth, godet Erion Isai në Ersekë. Njofton fermerët se do i prishë stallat, ata e kallëzojnë në prokurori

By: D Marku
27 July 2025 at 20:08

Teksa IKMT-ja ndërmori një aksion për prishjen e rreth 80 objekteve të ndërtuara pa lejë në zonën e Parkut Kombëtar të Thethit, në skajin tjetër të Shqipërisë në Ersekë, kryetari i bashkisë Ersekë, është angazhuar personalisht të prishë forcërisht stallën e një fermeri të zonës.

Kryebashkiaku i Ersekës Erion Isai, ka vendosur ti vërsulet një stalle të ndërtuar para vitit 2020 nga fermeri Elodjan Beqo.

Ky i fundit prej muajit qershor 2021 ka aplikuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës dhe aktualisht është në proces legalizimi të objektit stallë, ku mban qindra bagëti.

Objektin fermeri e ka ndërtuar në tokën e tij të hipotekuar për nevoja të familjes dhe fermës së tij ku mbarështon bagëtitë. Por përmes një vendimi të menjëhershëm, kryetari i Ersekës, Erjon Isai, ka vendosur t’ia prishë.

Përmes një njoftimi të firmosur nga vetë kryebashkiaku Isa, ai ka paralajmëruar fermerin, Elodjan Beqo, se ditën e nesërme ditë e hënë në datën 28 Korrik 2025,në orën 11:00 do kryejë me fadromat e bashkisë objektin (stallë) në vendin e quajtur “Pyllëzimi i Ersekës”.

Nga ana tjetër para se të kryhet kjo procedurë, fermeri Elodjan Beqo pretendon se është tërësisht i rregullt, ka paguar taksat e femerit dhe ka ndërtuar në një sipërfaqe toke që është tërësisht e tij dhe me dokumenta hipotekorë.

Për shkak të veprimeve arbitrare të zyrtarëve të bashkisë Ersekë dhe veprimeve të personalizuara nga kryebashkiaku i zonës, Erion Isai, Beqo, ka paraqitur një kallëzim penal ndaj zyrtarit të bashkisë.

Kallëzimi është referuar nëprokurori për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Mbajtjes pa të drejtë të titujve” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Kjo pasi sipas kallëzimit kryetari i bashkisë Ersekë ka shmangur qëllimit Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, duke marë kopetencat e këtij organi dhe vepruar edhe si kryebashkiak edhe si drejtor IMT-je.

Ndërkohë të kallëzuar në prokurorinë e Shkodrës janë dhe Petro Risto, me detyrë zv/kryetar i bashkisë Ersekë, Brikena Ali me detyrë Drejtoreshë e Shërbimeve Publike, Ermal Zylfo me detyrë Drejtor i Policisë Bashkiake dhe Orgest Lifo me detyrë Drejtor i Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike.

The post Pas aksionit të IKMT-së në Theth, godet Erion Isai në Ersekë. Njofton fermerët se do i prishë stallat, ata e kallëzojnë në prokurori appeared first on Albeu.com.

FOTO/ ”Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’’, Ministria e Mbrojtjes: Jemi në “luftë” …

By: D Marku
27 July 2025 at 20:05

Në Kalasë, Delvinë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë Besmir Veli ndodhen në terren, ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve.

The post FOTO/ ”Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’’, Ministria e Mbrojtjes: Jemi në “luftë” … appeared first on Albeu.com.

Mediat italiane shkruajnë për zjarret në Shqipëri: Mbi 1 mijë zjarrfikës në punë, banorë të evakuuar. Situata mbetet e rëndë

By: D Marku
27 July 2025 at 19:20

Shqipëria ka rreth tre ditë që po lufton me flakët. Në të gjithë vendin, por veçanërisht në zonat jugperëndimore, zjarret po djegin mijëra hektarë bimësi. Gjatë natës të së shtunës, më 26 korrik, flakët u përhapën drejt shtëpive dhe hoteleve në vendpushimet bregdetare, përfshirë Borshin.

Të dielën, më 27 korrik, 40 persona, përfshirë shumë turistë, u evakuuan. Aktiviteti njerëzor është shkaku i zjarreve, por edhe valët e të nxehtit po i ushqejnë flakët. Pranë Vlorës, në jug të vendit, një bari u arrestua me dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme
Shqetësimi po rritet për zjarret e pakontrolluara ose të vështira për t’u kontrolluar: mbi 1,000 zjarrfikës dhe njësi emergjence janë të angazhuara në operacionet e shuarjes së tyre. Forcat italiane, hungareze dhe kroate janë gjithashtu të përfshira në mbështetje, duke përfshirë një avion Canadair nga Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile.

Fjalët e Ramës

 

Mëngjesin e së dielës, më 27 korrik, Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen e tij për personelin e përfshirë në menaxhimin e zjarreve. Në një postim në Facebook, duke përfshirë një seri fotosh të zjarreve që po vazhdonin, ai përgëzoi dhe falënderoi pjesëtarët e forcave të armatosura dhe policinë e shtetit për shpëtimin e atyre që ishin në rrezik.

“Mendimet tona shkojnë gjithashtu për zjarrfikësit, forcat kombëtare të emergjencës dhe forcat e mbrojtjes civile që po luftojnë me flakët” – shkroi Rama.

Ndërkohë, megjithatë, situata mbetet e rëndë, me disa zjarre aktive midis Borshit, Piqerasit dhe Sasajt. Në këtë të fundit, zjarret janë përshkruar si “të pakontrollueshme”.

Mbështetje për popullsinë

Një zjarr shkatërroi një pjesë të fshatit Kopaçez, duke dëmtuar të mbjellat, bagëtinë, rrjetet elektrike dhe tubacionet e ujit. Vetëm falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u shmang një tragjedi.

Megjithatë, fshati është i izoluar dhe kërkon punë të shumta për të riparuar, si rrjetin e ujit, ashtu edhe atë të energjisë elektrike. Për më tepër, tubat e dëmtuar kanë lënë dy fshatra të tjerë pa ujë të pijshëm. Mbështetja tashmë po vjen nga Ministria e Bujqësisë, me iniciativa për të ndihmuar fermerët e prekur nga zjarret dhe të cilët tani përballen me mungesë ushqimi për bagëtinë e tyre.

The post Mediat italiane shkruajnë për zjarret në Shqipëri: Mbi 1 mijë zjarrfikës në punë, banorë të evakuuar. Situata mbetet e rëndë appeared first on Albeu.com.

Eduart Kuqi komenton sherrin Jozi–Gjesti: Kur e sheh hollë, Jozi kishte të drejtë

By: D Marku
27 July 2025 at 18:58

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Eduart Kuqi, ka komentuar së fundmi konfliktin mes Jozit dhe Gjestit, që shpërtheu në javët e fundit të formatit dhe vazhdon të përflitet edhe jashtë.

I ftuar në emisionin “Koment për Koment”, Eduarti lexoi një nga komentet që e përmendte mbështetjen e tij ndaj Gjestit në kohën e sherrit me Jozin. Dhe këtë herë, ai vendosi të japë një reflektim ndryshe.

“Ky koment është shumë i vërtetë dhe shumë i saktë se kemi folur fjalë të mëdha për Jozin, por në fakt unë mund të them një gjë: unë Jozin tani neve si Dukagjinit na ka penguar pak, kur ta shikon hollë e hollë, nuk ka faj. Jozi nuk ka pasur faj”, u shpreh ai.

Eduarti ka qenë banor vetëm për dy javë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, por kjo kohë ka mjaftuar për t’i formuar një mendim të qartë për Gjestin.

“Unë dy javë sa kam qëndruar brenda nuk kam mundur ta duroj, e leje më që ka dalur sa ditë para finales. E kish paralajmëruar demek: ‘Mos më provoko më’, por ai e ka shfrytëzuar atë mundësi, nuk i ka nervat e veta. Secili njeri reagon ndryshe në ato momente.”

Madje, ai theksoi se nëse do të ishte në vend të Jozit, ndoshta reagimi i tij do të ishte edhe më i ashpër:

“Po të isha në vend të Jozit ndoshta kisha reaguar edhe më keq”, përfundoi Eduarti, duke shtuar se nuk ka më kontakte me asnjërin prej tyre.

The post Eduart Kuqi komenton sherrin Jozi–Gjesti: Kur e sheh hollë, Jozi kishte të drejtë appeared first on Albeu.com.

Tabaku nga Como: Reformat e qeverisë, propagandë që ka ndëshkuar punën dhe biznesin e ndershëm

By: D Marku
27 July 2025 at 18:55

Dy ditë pas një sërë takimesh intensive në Como të Italisë me përfaqësues të CDU dhe Partisë Popullore Europiane, deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherësh kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane në Kuvendin e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh ku ka prekur kësaj radhe gjendjen ekonomike dhe mungesën e reformave reale në vend.

“Shqiptarët kanë të ardhura më të ulëta se gjithë rajoni. Reformat e qeverisë kanë qenë një lojë propagande: tani shqiptarët fitojnë më pak dhe shpenzojnë më shumë”, – shprehet në videon e saj nga Como, ku ndodhet me ftesë të Fondacionit Konrad Adenauer (KAS).
Duke theksuar se rruga drejt Bashkimit Europian kalon përmes reformave të thella dhe një sistemi të ndershëm, Tabaku denoncoi se në 12 vite qeverisje, socialistët “kanë ndëshkuar punën, biznesin e vogël dhe dijen”. Ajo shtoi se përmirësimi i standardeve të jetesës nuk mund të vijë me propagandë, por me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër klientelizmit.

The post Tabaku nga Como: Reformat e qeverisë, propagandë që ka ndëshkuar punën dhe biznesin e ndershëm appeared first on Albeu.com.

Delvinë/ Zjarri përparon drejt fshatit Kalasë, rrezikohen banesat

By: D Marku
27 July 2025 at 18:19

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Delvinë, teksa gjatë pasdites flakët kanë përparuar në fshatin Kalasë.

Burime bëjnë me dije se rrezikohen disa banesa të fshatit Kalasë, teksa janë evakuuar banorët.

Forcat zjarrfikëse po përballen me vështirësi, teks është kërkuar edhe ndihmë nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ku një helikopter është nisur drejt fshatit Kalasë. Po ashtu, mësohet se në ndihmë po shkojnë edhe dy zjarrfikëse nga Himara.

The post Delvinë/ Zjarri përparon drejt fshatit Kalasë, rrezikohen banesat appeared first on Albeu.com.

Kamarieri u dhu*ua nga efektivi, mësuesja e të riut: Po punon për shpenzimet e maturës, në shkollë është me 10-ta

By: D Marku
27 July 2025 at 17:56

Mësuesja e kamarierit 18-vjeçar që u dhunua nga oficeri i policië në Vlorë ka reaguar pas ngjarjes tronditëse.

Mësuesja Vali Veshaj ka thënë se 18-vjeçari ishte nxënës i shkëlqyer dhe se punonte për të siguruar shpenzimet e maturës.

Arsimtarja ka bërë një apel të drejtpërdrejtë, nëpërmjet mediave, ndaj institucioneve shtetërore, duke theksuar se dhuna ndaj një të riu që përpiqet ndershmërisht të ndërtojë të ardhmen është e papranueshme.

“Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta.

Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë.

Është djalë i mrekullueshëm dhe po punon për shpenzimet e maturës.

Unë që po ju shkruaj jam mësuesja kujdestare e tij. Shteti të marrë masa se kjo është rinia e cila nuk e gjen veten askund,” ka thënë mësuesja.

Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.

Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t’i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur.

Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit kur u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.

Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

The post Kamarieri u dhu*ua nga efektivi, mësuesja e të riut: Po punon për shpenzimet e maturës, në shkollë është me 10-ta appeared first on Albeu.com.

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, nesër intervista në panel

By: D Marku
27 July 2025 at 17:19

Shtatë kandidatët e mbetur në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zhvilluar ditën e enjte dhe të premte në Akademinë e Policisë testin e poligrafit, ose i njohur ndryshe si testi i së vërtetës.

Gjatë monitorimit të poligrafit kandidatët iu përgjigjen pyetjeve provokuese. Specialistët e poligrafit, një prej të cilëve mësohet se ka mbërritur nga jashtë, ka vlerësuar reagimin e disa indikatorëve si pulsi, djersitja, etj.

Ndërkohë, SPAK ka njoftuar kandidatët se ditën e hënë do t’i nënshtrohen intervistës në panel, ku do të merren në pyetje me gojë përballë komisionit që monitorohet edhe nga disa përfaqësues të misioneve të ShBA dhe BE.

Ky është edhe testi i fundit, pasi më pas do të kalojnë në fazën e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës.

Më pas, Komisioni i Përzgjedhjes, i cili përbëhet nga prokurorët e SPAK, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, do të zgjedhin kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Shtatë kandidatët e mbetur në garë janë Gledis Nano, Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Joni Keta.

Mediat kanë raportuar për një garë të paracaktuar, pasi dy kandidatët favoritë për të marrë postin e drejtuesit të BKH-së janë Joni Keta dhe Elton Kërluku, e cila ka sjellë edhe një përplasje mes Altin Dumanit dhe Arben Krajës.

Drejtueses aktuale të BKH-së, Aida Hajnajt, i përfundon mandati 5-vjeçar më 31 Gusht. Edhe pse kishte shprehur që më 28 mars interesin për një tjetër mandat, ajo u përjashtuar nga e drejta për rikandidim, pasi nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj.

The post Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, nesër intervista në panel appeared first on Albeu.com.

Ndodhej me pushime në Sarandë, gjendet pa shenja jete një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut

By: D Marku
27 July 2025 at 17:13

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili ndodhej me pushime në Sarandë është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

Në njoftimin e policisë thuhet se dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkake natyrale.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 26.07.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, në banesën ku qëndronte gjatë pushimeve, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, shtetasi O. J., 20 vjeç, banues në Maqedoni. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se 20 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

The post Ndodhej me pushime në Sarandë, gjendet pa shenja jete një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut appeared first on Albeu.com.

“Ishte momenti më i vështirë si qenie njerëzore”/ Erjona Rusi shpërthen në lot teksa rrëfen dhimbjen për babain (VIDEO)

By: D Marku
27 July 2025 at 16:25

Moderatorja Erjona Rusi ishte e ftuara e puntatës së fundit të këtij sezoni në emisionin që vetë ajo ka moderuar gjatë gjithë vitit. Kësaj here, në një format të veçantë, ajo u vendos përballë ish-kolegut të saj Arjon Muça dhe rrëfeu më shumë nga vetja.

Ndër momentet më prekëse të bisedës, ishte rrëfimi i saj për periudhën kur babai i saj ishte i sëmurë. Me lot në sy, Erjona ndau me publikun një përvojë që e ka lënë thellë të prekur, duke prekur edhe problematikat e sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Erjona Rusi: Kam një kujtim shumë të keq që lidhet me sëmundjen e babit, më është ngulitur shumë thellë, momenti më i vështirë si qenie njerëzore dhe që ka të bëjë edhe me politikat e këtij shteti me faktin se sa social ka qenë shteti shqiptar.

Njerëzit e paralizuar apo me aftësi ndryshe përfitojnë kemp, një shumë qesharake, por që të përfitosh kempin duhet që pas një viti të bëhet një rikontroll, mjekët e kempit duhet të vërtetonin që i sëmuri vazhdon të jetë i sëmurë dhe unë i jam lutur, po lutur atyre mjekëve që të vinin ta shihnin babin tek shtëpia, unë sa kisha marrë një makinë të vogël dhe u thashë ju marr unë me makinë dhe hajdeni shiheni se babin s’e lëvizim dot, nuk erdhën, do ta sillni këtu thanë, unë me mamin dhe vëllanë e kemi marrë babin me batanije se nuk e ngrinim dot, e kemi futur në makinë që ta shihnin mjekët dhe të merrnim kempin pastaj ne. Po e di ç’ndjesi e ndyrë dhe e poshtër njerëzore është ta shohësh të afërmin tënd në atë gjendje? Isha shumë e vogël, të isha kjo Erjona që jam sot përpara atyre mjekëve, ata do ta harronin, unë kurrë s’do ta bëja, jo vetëm nga ana ekonomike se sot jam më mirë, por namin do të bëja.

Ishte edhe një rast kur isha në spital, isha gati t’i fusja thonjtë në fyt një mjeku se e hoqi nga reanimacioni dhe e çoi në dhomë se s’kishte marrë lekët, si mund të luash me jetët e njerëzve se s’ke marrë lekët, mbase emrat mund t’i kem harruar, por i mbaj mend, s’dua t’i takoj, kam urrejtje shumë, nuk janë të gjithë mjekët kështu. Kam pasur eksperienca të tmerrshme me babin dhe mjekët.

 

The post “Ishte momenti më i vështirë si qenie njerëzore”/ Erjona Rusi shpërthen në lot teksa rrëfen dhimbjen për babain (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Punëtori u dëmtua gjatë punës në kantier, arrestohet inxhinieri i ndërtimit. Nis hetimi për 21-vjeçaren

By: D Marku
27 July 2025 at 16:15

Një punëtor 58-vjeçar, Petrit Alkollari është dëmtuar gjatë punës në një kantier ndërtimi në Paskuqan dhe ndodhet në spital.

Për ngjarjen, policia ka arrestuar një inxhinier ndërtimi, Agim Spahiu, 56 vjeç dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për një inxhiniere tjetër, 21 vjeçe, pasi dyshohet se nuk kishin marrë masat e duhura për sigurinë në punë.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. S., 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi si referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 21 vjeçe, me detyrë inxhinier ndërtimi, pasi në Paskuqan, në një kantier ndërtimi, gjatë punës është dëmtuar punëtori shtetasi P. A., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

The post EMRAT/ Punëtori u dëmtua gjatë punës në kantier, arrestohet inxhinieri i ndërtimit. Nis hetimi për 21-vjeçaren appeared first on Albeu.com.

Konflikti i shëmtuar fizik në Vlorë/ Rama: Sapo të dalë nga spitali, të përjashtohet pa kthim efektivi i policisë që u përfshi, t’i dorëzohet drejtësisë

By: V K
27 July 2025 at 15:55

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social X, lidhur me dhunimin e një kamarieri në Vlorë, prej një efektivi policie.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, efektivi u pezullua nga detyra, por Rama ka shkuar më tej, teksa kërkon përjashtimin përgjithmonë nga radhët e policisë, madje t’i dorëzohet organeve të drejtësisë.

Postimi i Ramës:

Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.

*Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh.

The post Konflikti i shëmtuar fizik në Vlorë/ Rama: Sapo të dalë nga spitali, të përjashtohet pa kthim efektivi i policisë që u përfshi, t’i dorëzohet drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

By: V K
27 July 2025 at 15:36

Kryeministri Edi Rama, vijon të monitorojë situatën e aksionit të lirimit të hapësirave publike, sidomos në qytetin e Tiranës.

Përmes fotove të fundit të postuara në rrjetet sociale, Rama tregon se si ishte një ambient dhe se si u lirua pas urdhërit të fundit për lirimin vetë të hapësirave, në të kundërt ndërhyhet nga organet përkatëse

Postimi i Ramës:

VAZHDOJMË

Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës.

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës appeared first on Albeu.com.

Adriatik Lapaj shpërthen keq ndaj Endri Shabanit: Më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë…

By: V K
27 July 2025 at 15:15

Kryetari i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish përplasjet pas-zgjedhore me ish-bashkëpunëtorin Endri Shabani.

Lapaj tha se përfshirja në zgjedhje ishte një “kontratë morale” me qytetarët dhe një përpjekje për të sjellë ndryshim përmes besimit dhe institucioneve, jo përmes përplasjes dhe presionit.

“Ne ishim duke bërë një kontratë morale me shoqërinë. Shkuam në këtë lloj besimi. Nëse do më gjykoni për besimin, jam i hapur t’i marr të gjitha kostot. Por e rëndësishme është të shikohet se çfarë ka ndodhur”, u shpreh Lapaj.

Ai theksoi se mosmarrëveshjet që dolën pas procesit zgjedhor janë pjesë e një ushtrimi demokratik, ku palët ndonjëherë nuk bien dakord, por sipas tij, rruga për zgjidhje nuk ishte asnjëherë përmes “institucioneve paraligjore”.

“Ne nuk shkuam në institucione paraligjore për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet përmes forcës. Shkuam në institucione ligjore, si KQZ dhe KAS”, tha ai.

Lapaj nuk i fshehu zhgënjimin ndaj Endri Shabanit, duke deklaruar se, pavarësisht paralajmërimeve nga miqtë e tij, kishte ruajtur një marrëdhënie shoqërore 12-vjeçare me të dhe nuk e kishte imagjinuar ndarjen në këtë formë.

“Nuk e mendoja kurrë që dikush mund t’i bënte një akt kamikaz rrugëtimit politik të ndryshimit në Shqipëri”, tha më tej Lapaj.

Sa i takon deklaratës së mëparshme se nuk do të hynte në Parlament nëse subjekti politik që ai drejtonte do të merrte vetëm një mandat, Lapaj theksoi se ishte bërë në funksion të motivimit të ekipit, para formimit të koalicionit dhe se nuk kishte synuar keqinterpretim të sistemit zgjedhor.

Ai zbuloi se pas zgjedhjeve ka propozuar një akt të fortë simbolik: dorëzimin e mandatit nga ai vetë, Shabani dhe Soko, për të ruajtur integritetin moral të lëvizjes.

“I kam kërkuar Shabanit, në prani të zotit Soko, që të linim mandatin. Mandatin do e merrte personi i dytë më i votuar i ‘Shqipëria Bëhet’”, tha Lapaj në A2CNN.

Në fund, Lapaj thekson se pavarësisht se sistemi elektoral i ka penalizuar me formulën e mandateve, lëvizja e tij mori një sasi votash që në kushte të tjera do të siguronte disa deputetë.

Ai shton gjithashtu se ka qenë i gatshëm të japë një shembull ndryshe nga politika tradicionale

The post Adriatik Lapaj shpërthen keq ndaj Endri Shabanit: Më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë… appeared first on Albeu.com.

Ana dhe Kevini drejt një kapitulli të ri? Këngëtari zbulon si po ecën lidhja në Kosovë

By: V K
27 July 2025 at 15:09

Këngëtari Kevin Edmond,ishte i ftuar në “Weekend” ku foli për relacionin e tij me Anën dhe eksperiencën ne “Big Brother Vip Kosova”.

Ai tha se me Anën është shumë i lumtur, madje nuk po shkon as në klube të natës dhe e ka lënë edhe alkoolin.

Kevin tha se tash është fokusuar në lidhjen e tij dhe në muzikë.

“Jemi shumë të lumtur, jemi tu punu shumë. Sidomos Ana, unë jam me muzikë. Nuk du me përzi shumë si influence, jam këngëtar”, tha Kevin.

Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetojë në Kosovë dhe përmendi se mund të ketë fejeës me Anën.

The post Ana dhe Kevini drejt një kapitulli të ri? Këngëtari zbulon si po ecën lidhja në Kosovë appeared first on Albeu.com.

U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK (EMRI)

By: V K
27 July 2025 at 14:25

Gjykata e Posaçme, ka liruar menjëherë një pr4ej të arrestuarve në kuadër të operacionint anti-drogë të SPAK.

Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Ilir Lloshi, i cili u ndalua gabimisht pasi përkonin gjeneralitetet dhe vendbanimi.

Ai ka deklaruar në gjykatë se nuk ka asnjë lidhje botën e krimit, madje nuk është larguar asnjëherë jashtë vendit.

Ballafaqimi me bashkëpunëtorin e drejtësisë Erion Alibej, si dhe verifikimi i fotove, konfirmoi se nuk bëhej fjalë për të njëjtin person që dyshohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ndërkohë GJKKO konfirmoi masat e sigurisë arrest me burg për:

Artur Hoxhosmani

Klevis Hoxhosmani

Ermir Ndrejaj

Erjon Alibej

Plarent Dervishaj

The post U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar, blegtoria po zhduket në Shqipëri

By: V K
27 July 2025 at 14:16

Shtimi i kostove ushqyese për kafshët, emigracioni i të rinjve dhe mungesa e fuqisë punëtore janë faktorë që vijojnë të reflektojnë negativisht te blegtoria në vend.

Edhe për 2024, numri i kafshëve prodhuese për qumësht që përdoret si lëndë e parë nga industria përpunuese vijon të jetë në rënie në pjesën më dërrmuese të qarqeve në vend, me tradita në zhvillimin e bregtorisë.

 

 

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024, numri i lopëve në vend arriti në 224 mijë krerë nga 232 mijë në vitin 2023, me rënie 3,5%.

Rënia e numrit të lopëve është shënuar për qarqet, si: Berat, Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Elbasan.

Berati është qarku që ka pësuar uljen më të madhe të numrit të lopëve në nivel kombëtar. Numri i lopëve ka rënë nga 11,2 mijë në 9,1 mijë, një tkurrje prej rreth 18,2%. Kjo tregon një tendencë të fortë në tkurrjen e blegtorisë në këtë zonë.

Korça, një nga qarqet më të njohura për blegtorinë, ka pësuar ulje të ndjeshme prej 15,8%. Nga 27,3 mijë lopë në vitin 2023, numri i tyre ka rënë në 23 mijë në 2024.

Edhe pse një nga qarqet me numër të lartë lopësh, Shkodra ka shënuar një ulje prej 13,7% nga 23,8 mijë krerë në 2023, në rreth 21 mijë krerë lopë për 2024.

Gjirokastra gjithashtu ka pësuar rënie të numrit të lopëve prej 6,3%, nga 9,2 mijë në 8,7 mijë lopë. Edhe për Qarkun e Elbasani, numri i lopëve ka pësuar një rënie prej 5,8%, ku nga 18,4 mijë krerë që ishin në 2023, numri i tyre për 2024 arriti në 17,3 mijë lopë.

 

 

Rënie nëpër qarqe është shënuar edhe te numri i deleve. Qarku me rënien më të madhe është Berati, ku numri i deleve ka rënë nga 62 mijë në 51,3 mijë, që përkthehet në një ulje prej rreth 17,2%. Korça gjithashtu ka pasur ulje të ndjeshme, nga rreth 140 mijë krerë në 126 mijë, apo 10% më pak.

Vlora ka pësuar rënie prej rreth 4,7% nga rreth 283 mijë krerë në 270 mijë. Qarqet e Dibrës dhe Durrësit kanë pësuar ulje të vogla, përkatësisht rreth 2,3% dhe 5,2%. Elbasani ka pasur rënie prej 4,6%. Kukësi ka rënë me rreth 2%.

Në anën tjetër, disa qarqe kanë pasur rritje të lehtë të numrit të deleve, si: Fieri me një rritje prej 1,1%. Gjirokastra pothuajse e pandryshuar. Lezha, Shkodra dhe Tirana kanë shënuar rritje të vogla nga 2-5%.

 

 

Po ashtu, në vitin 2024, numri i dhive ka pësuar ndryshime në qarqe të ndryshme. Qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Kukës, Lezhë dhe Tiranë kanë shënuar rënie në numrin e dhive, me rënien më të madhe në Berat prej rreth 19,7%.

Gjirokastra është e qëndrueshme me një ndryshim minimal, ndërsa Shkodra dhe Vlora kanë regjistruar rritje të dukshme përkatësisht 19% dhe 11,3%.

Grumbullimi i qumështit ndjek tendencën rënëse të bagëtive

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe gjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive, veçanërisht për fermat e vogla.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonësh nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023.

Krahasuar me 2023, sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.

Rënia është shënuar për të gjitha llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.

Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me rënie prej 6,5% krahasuar me 2023. Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.

Ndërsa sasia e qumështit të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.

 

 

Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkoi për përpunim.

Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe 0,5% qumësht i skremuar.

Përpunuesit e qumështit në vend raportojnë rënie të ndjeshme të sasisë së qumështit të grumbulluar, e ndikuar drejtpërdrejt nga mbyllja progresive e fermave të vogla me 4, 5 apo 10 krerë bagëti.

Sipas tyre, ky trend ka ardhur si pasojë e dy faktorëve kryesorë.

Së pari, emigracionit masiv në zonat rurale, që ka boshatisur familjet dhe ka lënë fermat pa trashëgimtarë aktivë.

Së dyti, kostove të papërballueshme të fuqisë punëtore, sidomos për punët në stallë, ku mungesa e të rinjve e ka bërë të domosdoshme punësimin e stafit të paguar.

“Shumë prej drejtuesve të fermave të vogla janë të moshuar dhe nuk mund t’i përballojnë më punët e përditshme të fermës. Ata janë të detyruar të punësojnë të rinj, por aktualisht një punëtor stalle kushton nga 800 deri në 1,000 euro në muaj.

Kjo kosto është e papërballueshme për fermat me pak krerë”, – pohon një nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të qumështit në vend.

Kjo situatë po krijon një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.

Po ashtu, për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar jashtë po përdoret, kryesisht në sezonin e verës, si lëndë e parë për përpunuesit vendas.

Sipas të dhënave të Doganave, në periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 milionë litra qumësht. Kjo ishte sasia më e lartë e qumështit të importuar prej 2016-s. Në janar-prill 2025 u importuan 5,1 milionë litra qumësht.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, importet janë ulur 15,4%./ Monitor.al

The post Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar, blegtoria po zhduket në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

❌
❌